AC3360 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AC3360 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth AC3360 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AC3360 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AC3360 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT AC3360 PHILIPS
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së 457
2 Pastruesi juaj i ajrit për kafshë shtëpiake ....458
Përmbedhje e produktit 458
Përmbledhje e komandave 459
3 Hapat e parë në fillim 459
Instalimi i filtrit 459
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi 460
Lidhja me Wi-Fi 461
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit për kafshë shtëpiake .....462
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit 462
Ndezja dhe fikja 462
Ndryshimi i vendosjes së modalitetit 463
Modaliteti i përforcimit të kapjes së qimeve të gëzofit 464
Vendosja e siguresës së kafshëve 464
Përdorimi i funksionit të dritës 465
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja 465
Grafiku i pastrimit 465
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit 466
Pastrimi i sensorit PM2.5+gaz 466
Pastrimi i filtrave 467
Ndërrimi i filtrit 469
6 Ruajtja 471
7 Zgjidhja e problemeve 472
8 Garancia dhe mbështetja 474
Porositja e pjesëve ose aksesorëve 474
Siguria
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr flakë, në mënyrë që të shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose rrezikun për zjarr.
- Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Paralajmërim
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart nën mbikëqyrje. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë me aftësi të reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. - Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëgyrur.
- Mos bblokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
- Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimës së daljes së ajrit.
- Mos i futni gishtat apo bishtin e kafshës brenda hapësirës së hyrjes/daljes së ajrit të pastruesit.
- Mos e tundni pastruesin kur është duke punuar.
- Sigurohuni që mburoja të jetë vendosur në pozicionin e duhur përpara se të ndizni pastruesin.
- Mos i zgjasni gishtat brenda mburojës për t'u mbrojtur nga ngecja ose lëndimi.
- Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n/ax në 2.4 GHz me kapacitet maksimal 72 mW EIRP.
- Bluetooth versioni 5.2 (LE) në frekuencë 2,4 GHz me dalje RF më pak se 10 mW EIRP.
Kujdes
- Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrimin e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë korrent apo përdorimin e një thithëseje me korrent apo përdorimin e aspiratorit ose të ventilatorit gjatë gatimit.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Lini të paktën 30 cm hapësirë të lirë rreth pajisjes dhe lini të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisjen.
- Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
- Sigurohuni që të gjithë filtrat të jenë instaluar saktë përpara se të ndizni pajisjen.
- Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni filtra të tjerë.
- Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
-
Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
-
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi apo mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje apo avuj kimikë.
- Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
- Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni mirëmbajtje.
- Pajisja synohet vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
- Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështi ose në ambiente me temperatura të larta, si për shembull në banjë, tualet apo kuzhinë.
- Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se radiopajisjet e tipit AC3360 janë në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
2 Pastruesi juaj i ajrit për kafshë shtëpiake
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin tuaj në faqen www.philips.com/welcome.
Përmbledhje e produktit

text_image
A I B C D E H G F PHILIPS| A Paneli i kontrollit F Mburoja | |||
| B Sensori i gazit PM2.5+ G Kapaku mbrojtës i kordonit elektrik | |||
| C Filtri i integruar HEPA dhe me karbon aktiv (FY3110) | H Shiriti i dritës | ||
| D Parafiltri I Vrima e daljes së ajrit | |||
| E Kopertina | |||
Përmbledhje e komandave

| (WWBW) | Ndezja/fikja Butoni i ndërrimit të modalitetit | ||
| (AK34) | Modaliteti i përforcimit të kapjes së qimeve të gëzofit | Butoni i çelësit të dritës | |
| (486X) | Butoni i siguresës së kafshëve | Butoni/treguesi i lidhjes/resetimit të Wi-Fi | |
| (A577) | Butoni i resetimit të ndërrimit të filtrit |
3 Hapat e parë në fillim
Instalimi i filtrit
Hiqni të gjithë paketimit e filtrit përpara përdorimit të parë.
Shënim: Sigurohuni që ajërpastruesi të jetë hequr nga priza përpara instalimit të filtrit.
1 Hapni kapakun e përparmë.

2 Shtypni kapëset në të dyja anët e parafiltrit për ta hequr.

4 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit.

5 Rivendoseni filtrin e integruar HEPA dhe me karbon aktiv në pajisje, duke u siguruar që filtri me dy kapëse të jetë me drejtim nga jashtë.

6 Vendoseni filtrin paraprak sërish në pajisje. Sigurohuni që ta fusni parafiltrin në vrimën e majtë dhe të djathtë në anën e poshtme. Dy kapëset në pjesën e sipërme të filtrit bëjnë një tingull "klik" kur instalohet siç duhet.

7 Rivendosni kapakun e parmë.

Funksionimi i treguesit të Wi-Fi
| Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi | |
| Pulson në ngjyrë portokalli Lidhja me smartfonin | |
| E qëndrueshme në ngjyrë të portokalli I lidhur me smartfonin | |
| Pulson në ngjyrë të bardhë Duke u lidhur me serverin | |
| E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë I lidhur me serverin | |
| Joaktiv Funksioni Wi-Fi i çaktivizuar |
Lidhja me Wi-Fi
Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips "Air+" nga App Store ose Google Play.

2 Vendosni spinën e pastruesit në prizë dhe shtypni ðër të ndezur pastruesin.
→Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.

3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi.

text_image
2.4GHzShënim:
- Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfonin tuaj për të mundësuar çiftimin në mënyrë të lehtë.
- Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik.
Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.
4 Hapni aplikacionin "Air+" dhe klikoni te "Connect a New Device" ose shtypni butonin "+" në krye të ekranit. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj.

- Ky udhëzim vlen vetëm kur pastruesi i ajrit konfigurohet për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar ose konfigurimi duhet kryer sërish, shih kapitullin "Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi" në faqen 463.
- Nëse do të lidhësh më shumë se një ajërpastrues me smartfonin apo tabletë, duhet t'i bësh një nga një.
- Sigurohuni që distanca mes smartfonit apo tabletës dhe ajërpastruesit të jetë më pak se 10 metra pa pengesa.
Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi
Shënim:
- Rivendosni lidhjen Wi-Fi nëse ndryshoni rrjetin tuaj bazë.
1 Vendosni spinën e pastruesit në prizë dhe shtypni për të ndezur pastruesin.

2 Shtypni për 3 sekonda derisa të dëgjoni një tingull "bip".

→Pastruesi kalon në modalitetin e çiftimit.
→Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli.
3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni "Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë".
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit për kafshë shtëpiake
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit
Shiriti i dritës ndizet automatikisht kur ndizet pastruesi i ajrit për kafshët. Pas rreth 30 sekondash, ekrani shfaq ngjyrë drite që përkon me cilësinë e ajrit të ambientit.
PM2.5 dhe gaz
Teknologjia e detektimit AeraSense detekton me saktësi dhe reagon shpejt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të grimcave në ajër. Ajo ju jep siguri me informacion konfirmues në kohë reale për PM2.5. Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bie nën PM2.5 – që u referohet grimcave që barten në ajër më të vogla se 2,5 mikrometra. Burimet e zakonshme të ambienteve të mbyllur për grimca të imëta janë tymi i duhanit, gatimi, djegia e qirinjve. Disa baktere që barten nga ajri dhe sporet më të imëta të mykut, alergjenëve të kafshëve shtëpiake dhe grimcave alergjenëve të morrave të përfshihen gjithashtu nën PM2.5. Me një sensor të avancuar gazi, një ekran me ngjyra të ndryshme tregon ndryshimet në nivelin e PM2.5 dhe të gazeve e dëmshme të mundshme (me përbërjet organike flurore, kundërmimet etj.).
| nivelin e PM2.5 dhe të gazit | Niveli i cilësisë së ajrit |
| E kaltër I mirë | |
| Blu-e purpurt I pranuešhëm | |
| E purpurt-e kuqe I keq | |
| E kuqe Shumë i keq |
Ndezja dhe fikja
Shënim:
- Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
- Shmangni rënien e sendeve të huaja (si perdet) apo pengimin e hyrjes ose të daljes së ajrit.
1 Vendosni spinën e pastruesit të ajrit për kafshët në prizë.

3 Shtypni sërish butonin për të fikur pastruesin.

Shënim: Nëse ajërpastruesi qëndron i lidhur në prizë pasi FIKET, do të punojë me cilësimet e mëparshme kur të RINDIZET.
Ndryshimi i vendosjes së modalitetit
Mund të shtypni butonin Ⓤ për të zgjedhur modalitetin "Auto", "Sleep" ose "Turbo".
- Modaliteti "Sleep": Kur jeni në modalitetin "Sleep", pajisja ju jep ajër të pastër thuajse në heshtje. Pak pas aktivizimit të këtij modaliteti, dritat e ekranit zbehen dhe të gjitha dritat e tjera në pajisje fiken. Ky cilësim është ideal për dhomën e gjumit kur është koha për t'u shtrirë.

- Modaliteti "Auto": Në modalitetin "Auto", pajisja e bën vetë bëjë punën për ju. Bazuar në të dhënat e sensorit që matin dhe gjurmojnë cilësinë e ajrit në dhomë, pajisja zgjedh automatikisht shpejtësinë e duhur të ventilatorit për ta bërë sërish ajrin të pastër dhe të shëndetshëm.

- Modaliteti "Turbo": Kur pajisja është në modalitetin "Turbo", funksionon në shpejtësinë më të lartë për pastrim të fuqishëm dhe të shpejtë të ajrit.

Modaliteti i përforcimit të kapjes së qimeve të gëzofit
Shënim:
- Modaliteti "Fur Capture Boost" është projektuar posaçërisht për heqjen pushit nga gëzofi i kafshëve shtëpiake. Nuk është menduar për përdorim standard të pastrimit të ajrit.
Shtypni butonin për të aktivizuar modalitetin "Fur Capture Boost". Në këtë modalitet, pajisja do të funksionojë me shpejtësinë më të lartë për 2 orë që të arrijë efikasitetin maksimal të thithjes së gëzofit me zhurmë disi më të lartë pune. Pas funksionimit për 2 orë do të kthehet në modalitetin "Auto". Ne sugjerojmë ta ekzekutoni këtë modalitet kur keni nevojë të menjëhershme për të pastruar gëzofin ose erërat.

Vendosja e siguresës së kafshëve
1 Shtypni butonin per të aktivizuar siguresën e kafshëve shtëpiake. →Pajisja tingëllon me bip. →Butonat e tjerë nuk reagojnë.

2 Shtypni e mbani për 3 sekonda, për të çaktivizuar siguresën e kafshëve shtëpiake. →Pajisja tingëllon me bip.

Përdorimi i funksionit të dritës
Mund ta shtypni butonin për të ndezur dritën e cilësisë së ajrit, dritën e ambientit ose për të fikur shiritin e dritës.
1 Shtypni butonin për të kaluar në modalitetin e llambës: një shirit drite komode nën pjesën e poshtme të pajisjes. Përshtatni ndriçimin dhe ngjyrën e dritës komode në aplikacionin Air+.

2 Shtypni butonin pär të kaluar në modalitetin e cilësisë së ajrit. Shiriti i dritës do të ndryshojë ngjyrë në bazë të cilësisë aktuale të ajrit të ambientit.

3 Shtypni butonin për 3 sekonda për të fikur shiritin e dritës.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.
- Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
- Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshirë ujin) për të pastruar filtrin e integruar HEPA dhe me karbon aktiv.
- Mos tentoni të pastroni sensorin e PM2.5+gaz me fshesë me korrent.
Grafiku i pastrimit
| Shpeshtësia Mënyra e pastrimit | |
| Rreth një muaj | Fshini sipërfaqen plastike të pajisjes me një leckë të butë e të thatë |
| Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit | |
| Çdo dy muaj | Pastrojeni sensorin PM2.5+gas me një tampon pambuku të thatë |
| Kur nevojitet | Pastroni parafiltrin dhe filtrin e kafshëve shtëpiake |
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
- Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë ajërpastruesit dhe për vrimën e daljes së ajrit.
Pastrimi i sensorit PM2.5+gaz
Pastroni sensorin PM2.5+gas çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes.
Shënim:
- Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.
- Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori PM2.5+gaz dhe cilësia e ajrit mund të tregojë vlerë më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin PM2.5+gaz.
- Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të mbajnë maskë dhe doreza.
1 Fikni pastruesin dhe hiqeni nga priza.

2 Hapni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

3 Pastroni sensorin PM2.5+gaz me një tampon pambuku të lagësht. Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.

4 Mbyllni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

Për të siguruar performancë optimale, rekomandohet pastrimi i rregullt i filtrit të integruar të HEPA dhe me karbon aktiv, dhe i parafiltrit bazuar në përdorimin tuaj aktual.
1 Fikni pajisjen dhe hiqeni nga priza

2 Nxirrni pjesën e poshtme të kapakut të përparmë nga pajisja dhe ngrijeni lart.

3 Përdorni një furçë të butë për të pastruar mburojën.

4 Pastroni gëzofin e kafshëve në parafiltër.

5 Pastrojeni parafiltrin nën rubinet. Temperatura e ujit nuk duhet të jetë më e lartë se 40°C.

text_image
< 40°C6 Thajeni parafiltrin me ajër.

7 Përdorni fshesë me korrent për të pastruar filtrin e integruar HEPA dhe me karbon aktiv.

8 Vendoseni filtrin paraprak sërish në pajisje. Sigurohuni që ta fusni parafiltrin në vrimën
e majtë dhe të djathtë në anën e poshtme. Dy kapëset në pjesën e sipërme të filtrit bëjnë një tingull "klik" kur instalohet siç duhet.

9 Rivendosni kapakun e parmë.

10 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrit.

Kuptimi i kyçjes së mbrojtjes së shëndetshme
Ky pastrues ajri për kafshët shtëpiake vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i pastrimit të ajrit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të pastruesit të ajrit. Kur filtri duhet të ndërrohet, shiriti i dritës në fund të pajisjes ndizet i kuq dhe vazhdon të shfaqet i kuq menjëherë pasi ta keni hequr nga priza, ta keni rifutur në prizë dhe ta keni ndezur.
Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojini filtrat sa më shpejt të jetë e mundur.

Shiriti i dritës ndizet i kuq në fillim dhe vazhdon të shfaqet i kuq menjëherë pasi ta hiqni nga priza dhe ta ndizni.
Rivendosja e filtrit të integruar HEPA dhe me karbon aktiv
Shënim:
- Filtri i integruar i karbonit dhe aktiv HEPA nuk është i lashëm apo i ripërdorshëm.
- Gjithmonë fikeni pastruesin dhe hiqeni nga priza elektrike përpara ndërrimit të filtrit të integruar HEPA dhe me karbon aktiv.
- Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të mbajnë maskë dhe doreza.
Kur shiriti i dritës ndizet i kuq, ndërrojeni filtrin e integruar HEPA dhe me karbon aktiv (FY3110).
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Nxirrni pjesën e poshtme të kapakut të përparmë nga pajisja dhe ngrijeni lart.

3 Shtypni kapëset në të dyja anët e parafiltrit për ta hequr.

5 Hidheni filtrin e përdorur.

6 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të ri të pastrimit.

7 Rivendoseni filtrin e integruar HEPA dhe me karbon aktiv në pajisje, duke u siguruar që filtri me dy kapëse të jetë me drejtim nga jashtë.

8 Vendoseni filtrin paraprak sërish në pajisje. Sigurohuni që ta fusni parafiltrin në vrimën e majtë dhe të djathtë në anën e poshtme. Dy kapëset në pjesën e sipërme të filtrit bëjnë një tingull "klik" kur instalohet siç duhet.

9 Rivendosni kapakun e parmë.

10 Vendosni spinën e pastruesit në prizë dhe shtypni për të ndezur pastruesin.

11 Resetoni jetëgjatësinë e filtrit të integruar HEPA dhe me karbon aktiv duke shtypur gjatë butonin e modalitetit dhe butonin e dritës njëherësh për 3 sekonda ose rivendoseni me anë të aplikacionit.

text_image
3s +12 Lani duart mirë pas ndërrimit të filtrit.

- Mos i merrni erë filtrit, sepse ai ka ndotës të grumbulluar nga ajri.
6 Ruajtja
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Pastroni pajisjen, sensorin PM2.5+gaz dhe sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Mbështillini filtrat me qese plastike hermetike.
5 Ruajeni ajërpastruesin dhe filtrat në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lajini gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrin.
7 Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
| Problemi | Zgjidhja e mundshme |
| Pajisja nuk punon më si duhet. | Kontrolloni nëse kapaku i parmë është instaluar siç duhet. Nëse jo, për arsye sigurie, pajisja do të ndalojë së punuari.Shiriti i dritës ndizet i kuq. Në fillim mund ta hiqni nga priza, pastaj ta vendosni dhe ta ndizni sërish. Nëse shiriti i dritës ndizet direkt në të kuqe, do të thotë se nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.Shiriti i dritës ndizet i kuq. Në fillim mund ta hiqni nga priza, pastaj ta vendosni dhe ta ndizni sërish. Nëse shiriti i dritës ndizet i kuq pas të 30s, do të thotë se motori ka defekt. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. |
| Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. | Sipërfaqja e filtrit është bërë pis. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë. | Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.Sigurohuni që filtri (FY3110) është vendosur saktë.Nëse dëshironi të pastroni burimet e brendshme të ndotjes, kaloni në modalitetin "Turbo".Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.Për performancë optimale të pastrimit, shmangni pengimin e pajisjes nga objekte të tjera në afërsi të saj.Për performancë optimale pastrimi, ne rekomandojmë së tepërmi ndjekjen e udhëzimeve në manualin e përdorimit për pastrim ose ndërrim të rregullt të filtrit. |
| Pajisja lèshon një aromë të çuditshme. | Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lèshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lèshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrat, atëherë kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lèshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon akoma, ndërroni filtrin.Mospastrimi i parafiltrit mund të rezultojë në grumbullimin e qimeve dhe të pluhurave, që mund të shkaktojë erë të pakëndshme. |
| Pajisja bën shumë zhurmë. | Pajisja funksionon në modalitetin "Turbo" ose "Fur Capture Boost", është normale.Në modalitetin "Auto", nëse pajisja bën shumë zhurmë, ka mundësi që pajisja të jetë duke punuar në shpejtësi të lartë, sepse cilësia e ajrit vjen duke u përkeqësuar. Kur përdorni pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidhni shpejtësinë "Sleep".Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.Nëse bie diçka brenda daljes së ajrit, mund dhe të shkaktojë nivele të larta zhurme. Fikni menjëherë pajisjen, kthejeni atë përmbys për ta nxjerrë objektin jashtë pajisjes. |
| Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. | Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit. |
| Pajisja tregon ende se duhet të ndërroj filtrin, ndërkohë që e kam ndërruar atë. | Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. Ndizni pajisjen dhe më pas shtypni gjatë butonin e modalitetit dhe butonin e dritës njëherësh për 3 sekonda ose resetoni jetëgjatësinë përmes aplikacionit derisa drita pulsuese e kuqe të fiket. |
| Pse pajisja nuk arriti të filtronte gëzofin e kafshëve shtëpiake në shtëpinë time? | Përgjithësisht pajisja mund ta filtrojë gëzofin që fluturon në ajër dhe në dyshemenë e afërt, ndërsa gjendja e përdorimit mund të ndikojë në efektin e filtrimit ndoshta për shkak të situatës së ndryshme të numrit të kafshëve shtëpiake, gjendjes së ajrimit, lagështisë dhe temperaturës, modalitetit të përdorur më shpesh etj. Mund ta shikoni sërish statusin e parafiltrit pas veprimeve të mëposhtme: 1) duke e përdorur të paktën 8 orë në ditë dhe 5 ditë në javë; 2) rregulloni zgjedhjen e modalitetit dhe shpeshtësinë e përdorimit, për shembull, merrni parasysh përdorimin e modalitetit "Fur Capture Boost" ose "Turbo" për të arritur efikasitet më të lartë filtrimi ose përdorni funksionin e planifikuesit në aplikacion për të planifikuar orarin tuaj të pastrimit. |
| Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. | Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit. Sigurohuni që të aktivizoni lejet e mëposhtme: "Location", "Storage", "Bluetooth" dhe "Local Network" në smartfonin tuaj. Pas një konfigurimi të suksesshëm të Wi-Fi, mund t'i ndryshoni cilësimet e lejeve sipas dëshirës.Verifikoni që të keni futur fjalëkalimin e saktë të Wi-Fi. Fjalëkalimi bën dallim mes shkronjave të vogla dhe të mëdha dhe ka një kufi prej 63 germash. Nuk lejohen simbolet joshkronjore.Sigurohuni që emri i rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë të jetë i saktë. Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla.Nëse jeni duke përdorur VPN në smartfon, çaktivizojeni përpara se të filloni procesin e çiftimit.Nëse rrugëzuesi juaj ka një listë bllokimi të konfiguruar për të bllokuar çiftimin, çaktivizojeni listën për të siguruar lidhje të suksesshme.Sigurohuni që pajisja dhe smartfoni të jenë brenda 10 metrave nga rrugëzuesi.Sigurohuni që aplikacioni të jetë përditësuar në versionin më të fundit.Për të siguruar një lidhje të fortë Wi-Fi, shmangni vendosjen e pajisjes pranë pajisjeve të tjera elektronike, burimeve të forta të dritës apo stacioneve të sinjalit që mund të shkaktojnë ndërhyrje. Nëse keni probleme me lidhjen, largojeni pajisjen nga këto burime dhe përpiquni ta rilidhni me rrjetin Wi-Fi.Shihni seksionin e ndihmës në aplikacion për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. |
8 Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit www.home.id/warranty.
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi juaj i "Philips" ose vizitoni www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.
Sadržaj
1 Važno 476
Bezbednost 476
Elektromagnetna polja (EMF) 477
Recikliranje 477