AC3854 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AC3854 PHILIPS në format PDF.
| Lloji i produktit | Pastrues ajri |
| Dimensionet (L x G x T) | 510 x 365 x 365 mm |
| Pesha | 8.5 kg |
| Konsumi i energjisë | Maks 55 W |
| Tensioni | AC 220-240 V, 50/60 Hz |
| Zona e mbulimit | Deri në 60 m² |
| CADR (Shkalla e shpërndarjes së ajrit të pastër) | 380 m³/h |
| Fazat e filtrimit | Para-filtër, karbon aktiv, HEPA, nano-mbrojtje |
| Lloji i filtrit HEPA | HEPA H13 |
| Llojet e sensorëve | PM2.5, gaz, lagështia |
| Niveli i zhurmës (min/maks) | 20 – 55 dB |
| Cilësimet e shpejtësisë së rrjedhës së ajrit | Auto, Gjumë, 1-5, Turbo |
| Modaliteti automatik | Po |
| Modaliteti i gjumit | Po |
| Kohëmatës | 1 – 12 orë |
| Treguesi i zëvendësimit të filtrit | Po |
| Lidhshmëria | Wi-Fi, aplikacioni Philips Clean Home+ |
| Kontrolli | Panel me prekje, aplikacion në distancë |
| Ekrani | Unazë me ngjyra, vlera PM2.5, lagështia |
| Lloji i filtrit | FY3850 (nano+HEPA+karbon aktiv) |
| Jetëgjatësia e filtrit | Përafërsisht 3 vjet (bazuar në përdorim mesatar) |
| Intervali i rekomanduar i pastrimit | Para-filtri çdo 2 javë, filtrat e tjerë sipas treguesit |
| Karakteristikat e sigurisë | Bllokim për fëmijë, fikje automatike kur hapet paneli i përparmë |
| Aksesorët e përfshirë | Njësia kryesore, para-filtri (i instaluar), filtri HEPA+nano, manuali i përdoruesit |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - AC3854 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth AC3854 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AC3854 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AC3854 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT AC3854 PHILIPS
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së 220
2 Pastruesi i ajrit 221
Paraqitja e produktit (Fig. ①) 221
Pasqyra e kontrolleve (Fig. ②) 221
3 Hapat e parë në fillim 222
Instalimi i filtrit 222
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi 222
Lidhja me Wi-Fi 222
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit 223
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit 223
Ndezja dhe fikja 224
Ndryshimi i cilësimit të modalitetit të ditës 224
Ndryshimi i cilësimit të modalitetit të natës 225
Shkëmbimi i treguesve të ekranit 225
Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes së dritave 225
Vendosja e bllokimit për fëmijët 225
Kontrolli i statusit të filtrit 225
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja 226
Grafiku i pastrimit 226
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit 226
Pastrimi i sensorit të grimcave 227
Pastrimi i sipërfaqes së filtrit 227
Ndërrimi i filtrit 227
Resetimi i kohës së filtrit 228
6 Ruajtja 228
7 Zgjidhja e problemeve 229
8 Garancia dhe servisi 230
Porositja e pjesëve ose aksesorëve 230
1 E rëndësishme
Siguria
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Për të siguruar performancë optimale, sigurohuni që pastruesi të përditësohet në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Clean Home+.
Rrezik
- Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
- Mos spärkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Paralajmërim
- Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Shmangni vendosjen e kordonit elektrik nga zona e trafikut dhe sistemojeni pranë vendit ku nuk bëhet shkas për pengesa.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyrren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nën moshën 8 vjeç nuk duhet t'i afrohen pajisjes pa mbikëqyrjen e të rriturve.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. - Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
- Mos bblokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
- Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimave të daljes së ajrit.
• Mos e ngrohni filtrin apo pajisjen, për të shmangur dëmtimin e pajisjes apo rrezikun nga zjarri. - Mos spärkatni ndonjë leng në filter për pastrim, mund të dëmtojë strukturën e brendshme të filtrit.
- Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një fuqi dalëse maksimale prej 31.62 mW EIRP.
Kujdes
- Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrimin e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me vakuum apo përdorimin e një aspiratori gatimi apo ventilatori gjatë gatimit.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
• Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje. - Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
• Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/apo zëvendësoni filtrin. - Kur e hidhni filtrin izolojeni në një qese për hedhje dhe ndiqni këshillën e autoriteteve tuaja vendore shëndetësore për administrim e sipërfageve gë mund të jenë të infektuara.
-
Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni asnjë filtrër tjetër.
-
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
- Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
- Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin fizik ose problemet në funksionimin e pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
- Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
- Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
- Pajisja është projektuar për përdorim në hapësira shtëpiake dhe komerciale. Synohet për përdorim në ambiente të brendshme në kushte normale pune.
• Kjo pajisje éshtë parashikuar vetëm për përdorim familjar në kushte pune normale. - Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagështa ose në ambiente me lagështi të lartë apo me temperatura të larta, si për shembull në banjë, tualet ose kuzhinë apo në një dhomë me ndryshime të mëdha temperature.
- Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
- Temperatura e rekomanduar për përdorimin e pajisjes është nga 5°C në 45°C, me nivel lagështie relative prej ≤85%. Pajisja mund të ndalojë së punuari ose të dëmtohet nëse nuk ndiqni nivelin e rekomanduar të temperaturës dhe të lagështirës.
- Diapazoni i rekomanduar i temperaturës për mbajtjen e pajisjes është nga -20°C në 55°C. Pajisja do të dëmtohet nëse ruhet në klimë ekstreme jashtë diapazonit.
- Ajërpastruesit shërbejnë vetëm si pjesë e planit parandalues për viruset, ato nuk janë zgjidhja e vetme kundër një transmetimit të mundshëm viral.
- Niveli i presionit të zërit për emetimin e zhurmës është nën 70dB(A).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së
Nëpërmjet kësaj deklarate, DAP B.V. deklaron se pajisja radio e llojit AC3854/AC3858 është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
2 Pastruesi i ajrit
Urime për blerjen e ajërpastruesit AC3854/AC3858.
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Paraqitja e produktit (Fig. ①)
A Paneli i kontrollit
B Sensori i gazit
C Vrima e daljes së ajrit
D Sensori i grimcave
E Filtri "NanoProtect" i serisë 3 (FY4440/30)
F Kapaku i pasmë
Pasqyra e kontrolleve (Fig. ②)
Butonat e komandimit
![]() | Butoni i statusit të filtrit/resetimit | Çelësi i ekranit/Butoni i ndezjes/fikjes së dritës | |
![]() | Butoni i ndezjes/fikjes Butoni i modalitetit të ditës | ||
![]() | Butoni i modalitetit të natës |
Paneli i ekranit
![]() | Treguesi i Wi-Fi | ![]() | Modaliteti automatik (ditën)/ Modaliteti i gjumit antialergjik (natën) |
| [WISTY] | Shpejtësia manuale 1 Shpejtësia manual | ![]() | |
| [WZSA] | Modaliteti "Turbo" | ![]() | Ekrani i indeksit të brendshëm të alergjenëve |
| PM2.5 | Ekrani PM2.5 Ekrani i ndotjes me gaz | Gas | |
![]() | Sinjali për pastrimin e filtrit Sinjali për ndi | nin e filtrit |
3 Hapat e parë në fillim
Instalimi i filtrit
Hiqni të gjithë paketimit e filtrit përpara përdorimit të parë.
Shënim: Sigurohuni që ajërpastruesi të jetë hequr nga priza përpara instalimit të filtrit.
1 Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig. ③).
2 Tërhiqni filtrin nga pajisja (fig. ④).
3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit të ajrit (fig. ⑤).
4 Vendosni sërish filtrin në pajisje (fig. ⑥).
5 Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig. ⑦).
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi
| Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi |
| Pulson në ngjyrë portokalli Duke u lidhur me smartfonin |
| I qëndrueshëm në portokalli I lidhur me smartfonin |
| Pulson në ngjyrë të bardhë Duke u lidhur me serverin |
| E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë I lidhur me serverin |
Lidhja me Wi-Fi
Shënim:
- Rrjetet korporative/të ndërmarrjeve (p.sh. certifikata, profile rrjeti) nuk mbështeten. Ne rekomandojmë që ajërpastruesit Philips të konfigurohen në një rrjet të dedikuar të krijuar për pajisjet IoT ose në rrjet personale WPA2.
- Detajet e konfigurimit jepen në aplikacionin Clean Home+ (p.sh. adresa Mac) për të ndihmuar në konfigurimin e rrjeteve të menaxhuara.
Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips "Clean Home+" nga App Store ose Google Play.
2 Vendoseni spinën e ajërpastruesit në prizë dhe prekni përtë ndezur ajërpastruesin.
→Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.
3 Sigurohuni që smartfoni ose tableta juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi.
4 Hapni aplikacionin "Clean Home+" dhe klikoni te "Connect a New Device" ose shtypni butonin "+" në krye të ekranit. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj.

Shënim:
- Nuk mbështeten rrjete autentikimi me fage interneti shtesë/për ndërmarrjen.
- Ky udhëzim vlen vetëm kur ajërpastruesi konfigurohet për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar ose konfigurimi duhet kryer sërish, shih kapitullin "Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi" në fagen 223.
- Nëse do të lidhësh më shumë se një ajërpastrues me smartfonin apo tabletë, duhet t'i bësh një nga një.
- Sigurohu që distanca mes smartfonit apo tabletës dhe ajërpastruesit të jetë më pak se 10 m pa ndonjë pengesë.
- Ky aplikacion mbështet versionet më të fundit të Android dhe të iOS. Kontrolloni www.philips.com/cleanhome për përditësimin e fundit të sistemeve operative dhe të pajisjeve të mbështetura.
Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi
Shënim:
- Rivendosni lidhjen Wi-Fi nëse ndryshoni rrjetin tuaj bazë.
1 Vendoseni spinën e ajërpastruesit në prizë dhe prekni përtë ndezur ajërpastruesin.
2 Prekni dhe njëherësh për 3 sekonda derisa të dëgjoni një tingull. →Ajërpastruesi kalon në modalitet çiftimi. → Treguesi i Wi-Fi pulson në ngjyrë portokalli.
3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni "Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë".
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit
Drita e cilësisë së ajrit ndizet automatikisht kur ndizet ajërpastruesi dhe ndriçon me të gjitha ngjyrat njëra pas tjetrës. Pas rreth 30 sekondash punë, sensori i grimcave përzgjedh ngjyrën që korrespondon me cilësinë e ajrit përreth të grimcave në ajër.
Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit përcaktohet sipas indeksit të rrezikut më të lartë midis matjeve PM2.5, IAI dhe të gazit.
| Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit | Niveli i cilësisë së ajrit |
| Blu l mirë | |
| Blu-e purpurt l pranueshëm | |
| E purpurt-e kuqe l keq | |
| E kuqe Shumë i keq |
PM2.5
Teknologjia e detektimit AeraSense detekton me saktësi dhe reagon shpejt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të grimcave në ajër. Ai ju ofron sigurinë e sinjalizimit PM2.5 në kohë reale.
Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bie nën PM2.5 – që u referohet grimcave që barten në ajër më të vogla se 2,5 mikrometra. Burimet e zakonshme të ambienteve të mbyllur për grimca të imëta janë tymi i duhanit, gatimi, djegia e qirinjve. Disa baktere që barten nga ajri dhe sporet më të imëta të mykut, alergjenëve të kafshëve shtëpiake dhe grimcave alergjenëve të morrave të përfshihen gjithashtu nën PM2.5.
| Niveli i PM2.5 | Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit |
| ≤12 | Blu |
| 13-35 | Blu-e purpurt |
| 36-55 | E purpurt-e kuqe |
| >55 | E kuqe |
|AI
Sensori i nivelit profesional AeraSense detekton nivelin e alergjenëve të ajrit të brendshëm dhe me sinjalizim numerik nga 1 në 12, mund të shfaqet niveli i rrezikut të mundshëm për alergjenë të ajrit të brendshëm. 1 tregon cilësinë më të mirë të ajrit.
| Niveli i IAI | Ngjyra e dritës së cilësisësë ajrit |
| 1-3 Blu | |
| 4-6 Blu-e purpurt | |
| 7-9 E purpurt-e kuqe | |
| 10-12 E kuqe | |
GAS
Me një sensor të avancuar gazi, një ekran me diapazon nga L1 në L4 tregon ndryshimin e nivelit të gazeve të diktuara me potencial dëmtues (duke përfshirë përbërjet organike flurore, kundërmimet etj.). L1 tregon cilësinë më të mirë të ajrit.
| Niveli i gazit | Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit |
| L1 Blu | |
| L2 Blu-e purpurt | |
| L3 E purpurt-e kuqe | |
| L4 E kuqe |
Ndezja dhe fikja
Shënim:
- Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
- Mbajini perdet larg hyrjes së ajrit apo daljes së ajrit.
1 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.
2 Prekni pérte ndezur ajërpastruesin.
Kodi QR për aplikacionin shfaqet në ekran në përdorimin e parë, mund ta skanoni dhe ta shkarkoni në aplikacion.
→ Ajërpastruesi punon në modalitetin automatik me PM2.5 të shfaqur në mes të ekranit.
→ Pas matjes së cilësisë së ajrit, ajërpastruesi kalon automatikisht në ekranin që ka matjen më të lartë mes PM2.5, IAI dhe Gas (fig. ⑧).
3 Prekni e mbani butonin për3 sekonda për ta fikur ajërpastruesin.
Shënim: Nëse ajërpastruesi qëndron i lidhur në prizë pasi FIKET, do të punojë me cilësimet e mëparshme kur të RINDIZET.
Ndryshimi i cilësimit të modalitetit të ditës
Mund të zgjidhni midis modalitetit Auto, shpejtësisë 1, shpejtësisë 2 ose modalitetit Turbo duke prekur butonin
Modaliteti Auto (A): Në modalitetin Auto, sensori i dyfishtë detekton cilësinë e ajrit në kohë reale dhe pajisja rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.
Paneli i kontrollit mund të rregullojë automatikisht ndriçimin e ekranit të ekranit sipas dritës së ambientit. (fig. ⑨).
Shpejtësia manuale ( 📋 dhe Ⓞ): Në modalitetin manual, pastruesi i ajrit funksionon me shpejtësinë 1 ose shpejtësinë 2 (fig. ⑩).
Modaliteti Turbo ( ☎ ): Në modalitetin Turbo, ajërpastruesi funksionon me shpejtësinë më të lartë (fig. ⑪).
Ndryshimi i cilësimit të modalitetit të natës
Mund të zgjidhni modalitetin Sleep normal ose Allergy Sleep duke prekur butonin Ⓐ
Modaliteti Sleep normal: Në modalitetin Sleep normal ajërpastruesi punon me qetësi në shpejtësi të ulët. Pas 3 sekondash butoni Ⓐ zbehet, të gjitha dritat dhe butonat fiken (fig. ⑫).
Modaliteti Allergy Sleep ( A ): Në modalitetin Allergy Sleep, ajërpastruesit u përgjigjen rasteve të pluhurit gjatë natës dhe e kalojnë pajisjen në një modalitet më të fuqishëm - duke mbajtur nivelin e zhurmës të përshtatshëm për gjumë. Në ekran shfaqet treguesi A. C dhe A zbehet, butonat e tjere fiken (fig. 13).
Prekni cilindo buton për t'u zgjuar nga modaliteti i fjetjes. Pastaj, nëse nuk ka ndonjë veprim brenda 3 sekondave, të gjitha dritat do të zbehen përsëri.
Shkëmbimi i treguesve të ekranit
Shënim:
- Niveli i PM2.5 shfaqet në mes të ekranit si rregull.
1 Prekni një herë butonin ⚙ për të aktivizuar treguesin e ekranit (fig. ⑭).
Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes së dritave
Me sensorin e dritës paneli i kontrollit mund të ndizet, fiket apo errësohet automatikisht në përputhje me dritën e ambientit. Drita e panelit të kontrollit do të jetë e fikur ose e errësuar nëse drita e ambientit është e errët. Ju mund të prekni një buton çfarëdo për të rindezur të gjitha dritat. Në vijim, nëse nuk ka veprime të mëtejshme, të gjitha dritat fiken ose errësohen sërish për të përkuar me dritën e ambientit (fig. ⑮).
Mund ta prekni dhe mbani butonin ⓣ per 3 sekonda manualisht për të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit. Prekni cilindo buton për t'i aktivizuar të gjitha dritat (fig. ⑯).
Vendosja e bllokimit për fëmijët
1 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda, për të aktivizuar siguresën e fëmijëve. (Fig ⑰).
→ Ndizet vetëm butoni 📄 dhe ⚙, butonat e tjere errësohen. Pas 3 sekondash ndizen të gjithë butonat.
2 Shtypni e mbani butonin ☐ dhe ☐ për 3 sekonda sërish për të çaktivizuar siguresën e fëmijëve. (Fig 18).
→Ndizen të gjithë butonat.
Kontrolli i statusit të filtrit
- Prekni butonin e kontrollit/rivendosjes së statusit të filtrit për të kontrolluar statusin e jetëgjatësisë së filtrit (fig. ⑲).
→Në ekran shfaqet përqindja e jetëgjatësisë së mbetur të filtrit.
| Ngjyra e ikonës Treguesi i jetëgjatësisë së filtrit Shfaqja (%) | |
| Blu Jetëgjatësi optimale 16-100 | |
| Blu-e purpurt Jetëgjatësi e mirë 9-15 | |
| E purpurt-e kuqe Jetëgjatësia thuajse ka kapur fundin 4-8 | |
| E kuqe Jetëgjatësia në mbarim, ndërrojeni filtrin 0-3 |
Shänim: Pajisja kthehet në ekranin normal nëse nuk kryhen veprime pas 3 sekondash.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
- Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
- Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshirë ujin) për pastrimin e filtrit.
- Mos tentoni të pastroni sensorin e grimcave dhe të gazit me fshesë me korrent.
Grafiku i pastrimit
| Shpeshtësia Mënyra e pastrimit | |
| Kur nevojitet | Fshijeni pjesën tekstile të pajisjes me një leckë të njomë, fshijeni pjesën plastike të pajisjes me një leckë të butë, të thatë |
| Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit | |
| Çdo dy muaj Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të thatë | |
| Kur shfaqet 🚗ë ekran (fig. 20) | Pastrojeni sipërfaqen e filtrit |
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
1 Fshijeni lehtë sipërfaqen tekstile me një leckë të njomë (vetëm për AC3838).
2 Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë ajërpastruesit dhe për vrimën e daljes së ajrit.
Shënim:
- Tekstili i mbuluar në pajisje nuk mund të hiqet.
- Mos përdorni ujë të ngrohtë, alkool, pastrues të ashpër për pastrimin e tekstilit.
Pastrimi i sensorit të grimcave
Pastroni sensorin e grimcave çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes.
Shënim:
- Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.
- Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin e grimcave.
- Sensori i gazit nuk ka nevojë të pastrohet.
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig. ③).
3 Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të njomë (fig. 21).
4 Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.
5 Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig. ⑦).
Pastrimi i sipërfaqes së filtrit
| Statusi i dritës sinjalizuese të filtrit | Veprimi |
| Sinjalizimi i pastrimit të filtrit 🚗 shfaqet në ekran (fig. 22). | Pastroni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent. |
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig. ③).
3 Tërhiqeni filtrin nga pajisja (fig. 23).
4 Pastrojeni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent (fig. 24).
5 Vendosni sërish filtrin në pajisje (fig. ⑥).
6 Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig. ⑦).
7 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.
8 Prekni butonin pérte ndezur pajisjen.
9 Prekni e mbani butonin e kontrollit të statusit të filtrit/rivendosjes ⚫ për 3 sekonda për të rivendosur kohën e pastrimit të filtrit (fig. 25).
→Ekrani shfaq një mesazh "Filter cleaning completed".
10 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrit.
Ndërrimi i filtrit
Kuptimi i kyçjes së mbrojtjes së shëndetshme
Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i ajërpastrimit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur filtri duhet ndërruar, sinjali për ndërimin e filtrit Índizet në ngjyrë të kuqe.
Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojeni filtrin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërrimi i filtrit
Shënim:
- Filtri nuk mund të lahet ose të përdoret përsëri.
- Gjithmonë fikeni pastruesin e ajrit dhe hiqeni atë nga priza elektrike përpara ndërrimit të filtrit.
| Statusi i dritës sinjalizuese të filtrit Veprimi | |
| Ndizet sinjalizimi i ndërrimit të filtrit (fig. 26) | Ndërrojeni filtrin NanoProtect Series 3 (FY4440/30) |
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig. ③).
3 Tërhiqeni filtrin nga pajisja (fig. ②3).
4 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të ri (fig. ⑤).
5 Vendoseni filtrin e ri në pajisje (fig. ⑥).
6 Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig. ⑦).
7 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.
8 Prekni butonin pértë ndezur pajisjen.
9 Prekni e mbani butonin e kontrollit të statusit të filtrit/rivendosjes ⏻ për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrit (fig. 27).
10 Lani duart mirë pas ndërrimit të filtrit.
Shënim: Mos i merrni erë filtrit, pasi ka mbledhur ndotës nga ajri.
Resetimi i kohës së filtrit
Ju mund ta ndërroni filtrin edhe më përpara se drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit (☐) të shfaqet në ekran. Pas ndërrimit të filtrit ju duhet ta resetoni manualisht numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
1 Mbajeni prekur butonin e energjisë ⏻ për 3 sekonda, për ta fikur pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Futni spinën në prizë (fig. ⑳).
3 Brenda 15 sekondash pas ndezjes, prekni dhe mbani butonin dhe për sekonda për të resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit (fig. 29).
6 Ruajtja
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Pastroni ajërpastruesin, sensorin e grimcave dhe sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Mbështillni filtrin me qese plastike hermetike ndaj ajrit.
5 Vendoseni pastruesin e ajrit dhe filtrin e tij në ruajtje në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lajini gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrin.
7 Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbedh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
| Problemi Zgjidhja e mundshme | |
| Pajisja nuk punon edhe pse është e vendosur në prizë. | Sinjali për ndërimin e filtrit ka qenë i ndezur në vazhdimësi, por ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe mbani gjatë shtypur butonin jër të resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. |
| Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. | Sipërfaqja e filtrit është bërë pis. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë. | Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.Filtri nuk është vendosur në pajisje. Sigurohuni që filtri (FY4440/30) është montuar saktë.Sensori i grimcave është i lagur. Niveli i lagështisë në dhomën tuaj është i lartë dhe shkakton kondensim. Sigurohuni që sensori i grimcave të jetë i pastër dhe i thatë (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull tym duhani, tym gatimi, tym djegieje, parfum ose alkool.Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një filtrër të ri. |
| Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit qëndron gjithmonë e njëjtë. | Sensori i grimcave është bërë pis. Pastroni sensorin e grimcave (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Pajisja lèshon një aromë të çuditshme. | Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lèshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lèshon një aromë djegieje edhe nëse e hiqni filtrin, atëherë kontaktoni me shitësin e Philips ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga Philips. Filtri mund të lèshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon akoma, ndërroni filtrin. |
| Pajisja bën shumë zhurmë. | Është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".Në modalitetin "Auto", nëse pajisja bën shumë zhurmë, ka mundësi që pajisja të jetë duke punuar në shpejtësi të lartë, sepse cilësia e ajrit vjen duke u përkeqësuar ose cilësimi juaj personal në aplikacion nxit një shpejtësi të lartë të ventilatorit. Ju mund të zgjidhni modalitetin "Sleep" ose të ndryshoni cilësimet në aplikacion.Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.Nëse bie diçka brenda në vrimën e daljes së ajrit, ajo mund të shkaktojë nivel të lartë zhurme. Fikni menjëherë pajisjen, kthejeni atë përmbys për ta nxjerrë objektin jashtë pajisjes. |
Problemi Zgjidhja e mundshme
| Ekrani tregon se kapaku i pasmë është i hapur. | Fikeni fillimisht pajisjen, pastaj vendosni siç duhet kapakun e pasmë.Futeni pajisjen në prizë dhe riprovoni. |
| Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". | Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. |
| Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. | Nëse pastruesit të ajrit është i lidhur në rrugëzues me bandë të dyfishtë dhe aktualisht nuk është i lidhur në një rrjet 2,4GHz, atëherë kaloni në një bandë tjetër të të njëjtit rrugëzues (2,4GHz) dhe provoni përsëri që të lidhni pastruesin e ajrit. Rrjetet 5GHz nuk mbështeten.Nuk mbështeten rrjetet e autentikimit nga interneti.Kontrolloni nëse pastruesi i ajrit ndodhet brenda rrezes së rrugëzuesit Wi-Fi. Mund të provoni ta vendosni pastruesin e ajrit më pranë rrugëzuesit Wi-Fi.Kontrolloni nëse është saktë emri i rrjetit. Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla.Kontrolloni nëse fjalëkalimi i Wi-Fi është i saktë. Fjalëkalimi është i ndjeshëm ndaj madhësisë së germave.Riprovojeni konfigurimin me udhëzimet në seksionin "Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi".Lidhja me Wi-Fi mund të ndërpritet nga interferenca elektromagnetike apo natyre tjetër. Mbajeni pajisjen larg nga pajisjet e tjera elektrike që mund të shkaktojnë interferenca.Kontrolloni nëse pajisja celulare është në modalitetin e avionit. Sigurohuni që të çaktivizoni modalitetin e avionit kur kryeni lidhje në një rrjet Wi-Fi.Konsultohuni në seksionin e ndihmës së aplikacionit për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. |
8 Garancia dhe servisi
Nëse ju nevojitet informacion apo nëse keni ndonjë problem, vizitoni faqen e internetit të "Philips" në adresën www.philips.com ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit të "Philips" në vendin tuaj (numrin e telefonit mund t'ia gjeni në fletëpalosjen e garancisë botërore). Nëse nuk keni qendër shërbimi klientit në shtetin tuaj, paraqituni pranë shitësit vendas të "Philips".
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me blerjen e pjesëve kontaktoni me Qendrën e Kujdesit për Klientin të "Philips" në vendin tuaj (numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore).
Sadržaj
1 Važno 232
Bezbednost 232
Elektromagnetna polja (EMF) 233
Recikliranje 233








nin e filtrit