WHVS 61F LT DP - Kapuçina kuzhine WHIRLPOOL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WHVS 61F LT DP WHIRLPOOL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WHVS 61F LT DP WHIRLPOOL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WHVS 61F LT DP - WHIRLPOOL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WHVS 61F LT DP e markës WHIRLPOOL.
MANUAL I PËRDORUESIT WHVS 61F LT DP WHIRLPOOL
•Mos kryeni ndryshime elektrike ose mekanike në produkt ose në tubat e shkarkimit. •Përpara çdo operacioni pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputni produktin nga rrjeti elektrik duke hequr spinën ose duke shkëputur çelësin kryesor të banesës. •Për të gjitha operacionet e instalimit dhe të mirëmbajtjes, përdorni doreza pune. • Produkti mund të përdoret nga fëmijë të moshës jo më të vegjël se 8 vjeç dhe nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo pa përvojë ose pa njohurinë e duhur, me kusht që të jenë nën mbikëqyrje ose pasi të kenë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe të kenë kuptuar rreziqet që përfshihen. • Fëmijët duhet të mbikëqyren që të mos luajnë me produktin. • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje. •Dhoma duhet të ketë ajrosje të mjaftueshme kur produkti përdoret në të njëjtën kohë me pajisje të tjera me gaz ose lëndë të tjera djegëse. •Produkti duhet të pastrohet shpesh si nga brenda, edhe nga jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ). Në çdo rast respektoni atë që tregohet shprehimisht në udhëzimet e mirëmbajtjes. •Mosrespektimi i rregullave për pastrimin e produktit dhe ndërimin/pastrimin e filtrave sjell rrezik zjarri. • Ndalohet rreptësisht gatimi i ushqimeve në flakë nën produkt. • KUJDES: Kur pianura është ndezur, pjesët e aksesueshme të produktit mund të nxehen. • Mos e lidhni produktin me rrjetin elektrik derisa instalimi të ketë përfunduar plotësisht. • Për sa u përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të merren për shkarkimin e tymrave, respektoni rreptësisht dispozitat e rregulloreve të autoriteteve vendore kompetente. • Ajri i thithur nuk duhet të përcillet në një kanal që përdoret për shkarkimin e tymrave të prodhuar nga pajisjet me gaz ose lëndë të tjera djegëse. • Mos e përdorni ose mos e lini produktin pa llama të montuara siç duhet për shkak të rrezikut të mundshëm të goditjes elektrike. • Produkti nuk duhet të përdoret ASNJËHERË pa një skarë të montuar siç duhet. • Produkti nuk duhet të përdoret ASNJËHERË si sipërfaqe mbështetëse, përveçse nëse tregohet shprehimisht.
- Përdorni vetëm vidat montuese që ju janë dhënë për instalimin e produktit ose, nëse nuk ju janë dhënë, blini llojin e duhur të vidave. Përdorni gjatësinë e duhur për vidat e identifikuara në “Udhëzuesin e instalimit”.
- Kujdes! Mosinstalimi i vidave dhe i pajisjeve montuese në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
- Për të zëvendësuar llambën, përdorni vetëm llojin e llambës të treguar në seksionin e mirëmbajtjes /sistemit të ndriçimit të këtij manuali. • Përdorimi i flakës së hapur është i dëmshëm për filtrat dhe mund të shkaktojë zjarre, prandaj duhet shmangur në çdo rast. • Skuqja duhet të bëhet nën mbikëqyrje për të mos lejuar që vaji i mbinxehur të marrë flakë. • Nëse keni dyshime, konsultohuni me një qendër shërbimi të autorizuar ose personel të kualifikuar të ngjashëm.
Kujdes! Mos e përdorni me një programues, kohëmatës, telekomandë të veçantë ose ndonjë pajisje tjetër që aktivizohet automatikisht.
- Distanca minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve në pajisjen e gatimit dhe pjesës më të ulët të aspiratorit të kuzhinës nuk duhet të jetë më e vogël se 45 cm në rastin e sobave elektrike dhe 60 cm në rastin e sobave me gaz ose të përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pajisjes suaj të gatimit me gaz specifikojnë një distancë më të madhe, kjo duhet të merret parasysh.
Mbajini fëmijët nën 3 vjeç larg pajisjes. Pa mbikëqyrjen e vazhdueshme të të rriturve, mbajeni pajisjen larg fëmijëve nën 8 vjeç.
⚠ KUJDES: Pajisja nuk është projektuar të vihet në punë nëpërmjet një pajisjeje të jashtme ose një sistemi të veçantë komandimi në distancë.
⚠️ Kjo pajisje nuk është projektuar për përdorim profesional. Mos e përdorni pajisjen jashtë.
⚠️ Për të shmangur rrezikun e lëndimeve personale, pajisja duhet të lëvizet dhe të instalohet nga dy ose më shumë persona.
⚠ Instalimi, duke përfshirë çdo lidhje për furnizimin me ujë (nëse parashikohet) dhe lidhjet elektrike, si dhe punët e riparimit, duhet të kryhen nga personeli i kualifikuar.
Pasi të përfundojë instalimi, ruajeni materialin e paketimit (pjesët plastike, prej polistireni, etj.) larg fëmijëve për të shmangur rrezikun e mbytjes.
Mos e përdorni pajisjen kur jeni të lagur ose me këmbët zbathur.
Asnjëherë mos përdorni pajisje pastrimi me avull – rrezik goditjeje elektrike.
Ndiqni rreptësisht udhëzimet në këtë manual. Ne refuzojmë të gjitha përgjegjësitë për çdo shqetësim, dëmtim ose zjarr që i shkaktohet pajisjes si rezultat i mosrespektimit të udhëzimeve në këtë manual. Pajisja është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak për gatimin e ushqimeve dhe thithjen e tymrave që vijnë nga vetë gatimi. Nuk lejohen përdorime të tjera (p.sh. për ngrohjen e ambienteve). Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi për përdorime të papërshtatshme ose cilësime të gabuara të komandave.
- Lexoni me kujdes udhëzimet: ka informacione të rëndësishme për instalimin, përdorimin dhe sigurinë.
- Mos bëni asnjë ndryshim elektrik në pajisje.
- Përpara se të vazhdoni me instalimin e pajisjes, kontrolloni që të gjithë komponentët të mos jenë dëmtuar. Përndryshe, kontaktoni shitësin tuaj dhe mos vazhdoni me instalimin.
- Ēshtë e rëndësishme t'i ruani të gjitha manualet që e shoqërojnë produktin në mënyrë që t'i konsultoni ato në çdo kohë. Në rast shitjeje, transferimi ose lëvizjeje, sigurohuni që ato të mbeten me produktin.
Pajisja mund të ketë pamje të ndryshme nga ato të ilustruara në vizatimet në këtë broshurë, megjithatë udhëzimet e përdorimit, mirëmbajtjes dhe instalimit mbeten të njëjta.
LIDHJA ELEKTRIKE
Tensioni i rrjetit duhet të korrespondojë me tensionin e treguar në etiketën e karakteristikave të vendosur brenda aspiratorit. Nëse është i pajisur me spinë, lidheni aspiratorin me një prizë në përputhje me rregulloret aktuale, e cila të ndodhet në një zonë të aksesueshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka spinë
(lidhje direkte me rrjetin elektrik) ose spina nuk ndodhet në një zonë të aksesueshme, edhe pas instalimit, aplikoni një çelës të përshtatshëm me dy pole që të sigurojë shkëputjen e plotë të rrjetit në kushtet e mbitensionit të kategorisë III, në përputhje me rregullat e instalimit.
- Kujdes! Para se të lidhni qarkun e ushqimit të rrjetit dhe të verifikoni funksionimin e saktë, kontrolloni gjithmonë nëse kablli i ushqimit është montuar si duhet.
Mos përdorni kordonë zgjatues, priza shumëfishe ose përshtatës.
Nëse kablloja nuk ka spinë, lidhini telat sipas tabelës së mëposhtme:
Tensioni dhe frekuenca e rrjetit
Referojuni vlerës së treguar në etiketën e karakteristikave brenda aspiratorit.
Lidhja e telave

i verdhë/jeshil
N: blu
L: ngjyrë kafe
Zëvendësimi i kabllos së energjisë
Aspiratori është i pajisur me një kabllo të veçantë të energjisë; nëse kablloja është e dëmtuar, kërkojani shërbimit të asistencës teknike.
SHKARKIMI I AJRIT
(për versionet thithëse)
Lidheni aspiratorin me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (flanxha lidhëse).
Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me një diametër më të vogël do të çojë në një ulje të performancës së thithjes dhe në një rritje drastike të zhurmës.
Si rezultat, ne refuzojmë çdo përgjegjësi në këtë drejtim.
! Përdorni një tub me gjatësinë minimale të nevojshme.
! Përdorni një tub me sa më pak kthesa të jetë e mundur (këndi maksimal i kthesës: 90°).
! Shmangni ndryshimet drastike në seksionin e tubit.
! Kompania refuzon çdo përgjegjësi nëse këto rregulla nuk respektohen.
FILTRUES APO THITHËS?
! Aspiratori juaj është gati për t'u përdorur në versionin thithës.
Për ta përdorur aspiratorin në versionin filtrues, duhet të instalohet KOMPLETI i posaçëm SHTESË.
Kontrolloni në faqet e para të këtij manuali nëse KOMPLETI SHTESË është dhënë tashmë ose duhet të blihet veçmas.
Shënime: Nëse është dhënë, në disa raste, sistemi shtesë i filtrimit me bazë karbonesh aktive mund të jetë instaluar tashmë në aspirator.
Informacionet për transformimin e aspiratorit nga një version thithës në një version filtrues gjenden tashmë në këtë manual.
Versioni thithës
Avujt nxirren nga jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e lidhjes.
⚠️ KUJDES
Tubi i nxjerrjes nuk ofrohet dhe duhet blerë.
Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës bashkuese.
Nëse aspiratori është i pajisur me filtër/ra karboni, ky/këta duhet të hiqet/n.
Versioni filtrues
Ajri i thithur do të pastrohet nga yndyra dhe erërat përpara se të kthehet në dhomë. Për ta përdorur aspiratorin në këtë version, është e nevojshme të instaloni një sistem filtrimi shtesë me bazë karbonesh aktive.
DROP PROTECT
Një trajtim novator me nano-veshje që ndalon me efikasitet rënien e pikave nga sipërfaqja prej xhami e aspiratorit, në planin e gatimit, duke garantuar kështu një përvojë gatimi pa pikime*.
*bazuar në teste të brendshme të Whirlpool, duke marrë parasysh kushte normale gatimi.
KOMANDAT
Aspiratori është i pajisur me një panel komandash me një kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe një kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pianurës.

text_image
① T1 T2 T3 T4 T5 T6T1= Butoni i motorit i fikur - stand by - rivendosja e parametrave të larjes/zëvendësimi i sinjalizimit të filtrave – çaktivizo butonat përzgjedhës.
Shtypeni shkurt për të fikur motorin.
RIVENDOSJA E SINJALIZIMIT TË FILTRAVE
Pasi të keni kryer mirëmbajtjen e filtrave, shtypni për 3 sekonda butonin, drita LED pulsuese T2 (filtri i yndyrës) ose T3 (filtri i karbonit) nuk pulson më.
ÇAKTIVIZIMI I KOMANDAVE
Mbani shtypur butonin për 3 sekonda, për të çaktivizuar butonat përzgjedhës të shpejtësisë.
Ky funksion mund të rezultojë i nevojshëm gjatë proceseve të pastrimit të produktit, për të shmangur aktivizimin e papritur të aspiratorit.
Mbajeni sërish shtypur për 3 sekonda për t'i riaktivizuar.
T2= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) e ulët - kur pulson tregon se duhet të lani filtrin e yndyrës.
T3= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) mesatare - kur pulson tregon se duhet të lani ose të zëvendësoni filtrin e karbonit. Ky sinjalizim normalisht éshtë i çaktivizuar. Për të aktivizuar sinjalizimin, çaktivizoni komandat, butoni T1, shtypni njëkohësisht butonat T2 dhe T3, fillimisht do të pulsojë vetëm butoni T2 e më pas do të pulsojnë të dy butonat T2 dhe T3 për të treguar aktivizimin.
Përsëriteni procesin për të çaktivizuar sinjalizimin, fillimisht pulsojnë butonat T2 dhe T3 e më pas do të pulsojë T2 për të treguar çaktivizimin.
T4= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) së lartë.
T5= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes ) intensive - me kohëzgjatje 5 minuta - shtypeni sërish për t'u kthyer në cilësimin e mëparshëm.
T6= Butoni ON/OFF i dritës.
Në rast anomalish të mundshme funksionimi, para se t'i drejtoheni shërbimit të asistencës, shkëputeni pajisjen për të paktën 5 sek. nga ushqimi elektrik, duke e hequr spinën e duke e lidhur atë sërish. Nëse anomalia vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
MIRËMBAJTJA
- Pastrimi: Për pastrimin përdorni vetëm një leckë të lagur me detergjentë të lëngshëm neutralë. Mos përdorni enë apo mjete pastrimi.

kundër yndyrës: Duhet të pastrohet një
herë në muaj (ose kur sistemi i treguesit të ngopjes së filtrave - nëse ofrohet në modelin që keni - e tregon këtë nevojë), me detergjentë jo agresivë, me dorë ose në lavastovilje në temperatura të ulëta dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në lavastovilje, filtri metalik kundër yndyrës mund të zbardhet, por karakteristikat e tij filtruese nuk ndryshojnë fare.
Për të çmontuar filtrin kundër yndyrës, tërhiqni dorezën e lirimit me sustë.

prej karboni (vetëm për versionin
filtrues): Duhet ta ndërroni kasetën maksimumi çdo katër muaj. NUK MUND të lahet apo të rigjenerohet. Siç tregohet në seksionin e vizatimeve: hiqni filtrat kundër yndyrës, vendosni një filtrër karboni në secilën anë dhe mbërthejeni te produkti. Rivendosni filtrat kundër yndyrës.
- Filtri prej karboni bblokon aromat e pakëndshme që vijnë nga gatimi. • Ngopja e filtrit prej karboni ndodh pas një përdorimi pak a shumë të zgjatur në varësi të llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit kundër yndyrës.
Ndriçimi
- Sistemi i ndriçimit bazohet në teknologjinë LED. Dritat LED garantojnë një ndriçim optimal, me një kohëzgjațje deri në 10 herë më të madhe se llambat tradicionale dhe mundësojnë kursimin e 90% të energjisë elektrike.
- Sistemi i ndriçimit: Sistemi i ndriçimit nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi, Në rast keqfunksionimi, kontaktoni shërbimin e asistencës.
ASGJËSIMI NË FUND TË JETËS

Kjo pajisje është e shënuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC - UK SI 2013 Nr.3113, Waste Electrical and Electronic Equipment (WEEE).
Sigurohuni që ky produkt të asgjësohet siç duhet. Përdoruesi ndihmon për të parandaluar pasojat e mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin. Simboli në produkt ose në dokumentacionin shoqërues tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake, por duhet të dorëzohet në pikën përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Asgjësojeni duke ndjekur rregulloret lokale të depozitimit të mbetjeve. Për më shumë informacione mbi trajtimin, rikuperimin dhe riciklimin e këtij produkti, kontaktoni zyrën përkatëse lokale, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku është blerë produkti.

Materiali i paketimit është 100% i riciklueshëm dhe është i shënuar me simbolin e riciklimit
RREGULLORET
Pajisje e projektuar, e testuar dhe e prodhuar në përputhje me rregullat e sigurisë: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN
Këshilla për një përdorim korrekt për të reduktuar ndikimin në mjedis: Kur të filloni gatimin, ndizni pajisjen me shpejtësi minimale, duke e lënë të ndezur për disa minuta edhe pasi të ketë përfunduar gatimi. Rriteni shpejtësinë vetëm në rast sasish të mëdha tymi dhe avulli, duke e përdorur funksionin përforcues vetëm në raste ekstreme. Për ta mbajtur efikas sistemin e reduktimit të aromave, ndërrojeni filtrin/at prej karboni kur është e nevojshme. Për ta mbajtur efikas filtrin e yndyrës, pastrojeni kur është e nevojshme. Për të optimizuar efikasitetin dhe për të minimizuar zhurmat, përdorni diametrin maksimal të sistemit të kanalizimit të treguar në këtë manual.
ANOMALITË GJATË FUNKSIONIMIT
Nëse diçka duket se nuk po funksionon, përpara se të telefononi Shërbimin e Asistencës, kryeni kontrollet e mëposhtme të thjeshta:
• Nëse aspiratori nuk funksionon:
Kontrolloni që:
-Nuk ka ndërprerje të energjisë
-Është zgjedhur një shpejtësi
- -Nëse aspiratori ka pak rendiment:
Kontrolloni që:
-Shpejtësia e zgjedhur e motorit është e mjaftueshme për sasinë e tymit dhe avujve të lëshuar.
-Kuzhina është e ajrosur mjaftueshëm për të lejuar marrjen e ajrit.
-Filtri prej karboni nuk është i konsumuar (aspiratori në versionin filtrues).
- Nëse aspiratori është fikur gjatë funksionimit normal:
Kontrolloni që:
-nuk ka ndërprerje të energjisë.
-pajisja e ndërprerjes me dy pole nuk është aktivizuar.
Në rast të ndonjë anomalie gjatë funksionimit, përpara se të kontaktoni shërbimin e asistencës, shkëputeni pajisjen nga rryma për të paktën 5 sekonda duke hequr spinën dhe më pas lidheni përsëri. Nëse anomalia vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
TË DHËNAT TEKNIKE
| Lartësia (cm) Gjerësia (cm) Thellësia (cm) ∅ i tubit të shkarkimit (cm) | ||||
104.5-147.5 | 60-90 36.8 15 | |||
104.5-147.5 | ||||
CE

Komponentët nuk janë dhënë me produktin

Për të shkarkuar udhëzimet e sigurisë, manualin e përdorimit, fletën e të dhënave teknike dhe të dhënat e energjisë:
• Vizitoni faqen e internetit docs.whirlpool.eu
• Përdorni kodin QR
- Ose, kontaktoni Shërbimin e Asistencës (në numrin e telefonit të treguar në broshurën e garancisë). Kur të kontaktoni Shërbimin e Asistencës, jepni kodet që ndodhen në pllakën e numrit të serisë.

104.5-147.5
104.5-147.5