GORENJE IR540W - Ngrohje

IR540W - Ngrohje GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas IR540W GORENJE në format PDF.

📄 88 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE IR540W - page 28
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth IR540W GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IR540W - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IR540W e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT IR540W GORENJE

Masa të rëndësishme paraprake për sigurinë

RUAJINI KETO UDHÉZIME

LEXOJINI DHE RUAJINI KËTO UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË Kur përdorni pajisje elektrike, gjithmonë duhet të merren masat themelore paraprake për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike apo lëndimit personal. Masat e tilla përfshijnë sa vijon:

  • Lexojini të gjitha udhëzimet para se ta përdorni këtë ngrohës.
  • Mos e përdorni këtë ngrohës në afërsi të një banje, dushi apo pishine.
  • Kujdes: ky ngrohës nuk është i pajisur me një pajisje për të kontrolluar termostatin e jashtëm të dhomës.
  • Mos e përdorni këtë ngrohës në dhoma të vogla, që përdoren nga persona që nuk janë në gjendje të largohen vetë nga dhoma, përveç nëse sigurohet mbikëqyrje e vazhdueshme.
  • Fëmijët më të vogël se 3 vjeç duhet të mbahen larg ngrohësit, nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.
  • Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç duhet ta ndezin/fikin pajisjen vetëm nëse është vendosur ose instaluar në pozicionin e saj të synuar të funksionimit normal. Kjo bëhet me kusht që të mbikëqyren ose t'u jepen udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe që të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët e kësaj moshe nuk duhet ta vënë në prizë, ta rregullojnë apo pastrojnë pajisjen dhe as nuk duhet të kryejnë ndonjë mirëmbajtje nga përdoruesi.
  • Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, me kusht që ata të mbikëqyren ose t'u jepen udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes elektroshtëpiake dhe që ata të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen, ndërsa pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
  • Në qoftë se kabilloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget ndonjë rrezik.
  • Kujdes: disa pjesë të këtij produkti mund të nxehen shumë dhe të shkaktojnë djegie.

Vëmendje e veçantë duhet të kushtohet aty ku janë të pranishëm fëmijët dhe njerëzit e cenueshëm.

  • Për të shmangur mbinxehjen, mos e mbuloni ngrohësin
  • Ngrohësi nuk duhet të përdoret nëse panelet e xhamit (allçisë) janë të dëmtuara
  • Pajisja nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveç rasteve kur mbikëqyren ose u janë dhënë udhëzime të përshtatshme.
  • Ngrohësi është i nxehtë kur është në përdorim. Për të shmangur djegiet, mos lejoni që lëkura e zhveshur të prekë sipërfaqet e nxehta të pajisjes. Mbajini materialet e djegshme si mobiliet, jastëkët, shtrojat, letrën, rrobat dhe perdet të paktën 0.9 metra larg nga pjesa e përparme e ngrohësit dhe mbajini larg anëve dhe pjesës së pasme.
  • Nevojitet kujdes i jashtëzakonshëm kur ky ngrohës përdoret nga ose pranë fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara, si dhe në rastet kur ngrohësi lihet të funksionojë pa mbikëqyrje. Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo pa përvojë dhe njohuri, përveçse nëse mbikëqyrren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyrren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
  • Hiqeni gjithmonë nga priza ngrohësin kur nuk e përdorni.
  • Mos e përdorni ngrohësin nëse ka kabllo ose spinë të dëmtuar dhe mos e përdorni ngrohësin nëne nuk funksionon siç duhet, është rrežuar apo dëmtuar në çfarëdo lloj mënyre. Kthejeni atë në një pikë të autorizuar shërbimi për ekzaminim, rregullim elektrik ose mekanik apo riparim.
  • Vetëm për përdorim të brendshëm, e montuar në mur dhe e montuar në tavan. Mos e përdorni në mjedise të jashtme. (Hiqet nëse ngrohësi është i paraparë për përdorim në mjedis të jashtëm.)
  • Ky ngrohës nuk është i paraparë për t'u përdorur në banja, zona lavanderie ose vende të ngjashme të brendshme me lagështi të lartë. Asnjëherë mos e vendosni ngrohësin aty ku mund të bjere në vaskë ose në ndonjë enë tjetër me ujë.
  • Mos e fusni kabllon nën ndonjë material. Mos e mbuloni kabllon me tapeta, qilima, rrugica apo mbulesa të ngjashme. Mos e përdorni ngrohësin nëse nuk funksionon sîç duhet. Mos e përdorni ngrohësin nëse bie alarmi (ose ndriçon). Shkëpusni energjinë në panelin e shërbimit dhe inspektoni ngrohësin te një elektricist me reputacion para se të rifilloni përdorimin.
  • Për të parandaluar një zjarr të mundshëm, mos e bllokoni në asnjë mënyrë hapësirën midis ngrohësit dhe murit, pasi kjo hapësirë lejon që ajri të rrjedhë brenda dhe jashtë.

  • Ngrohësi ka pjesë të nxehta dhe me hark elektrik/me shkëndija brenda. Mos e përdorni në zonat ku përdoret apo ruhet benzinë, bojë ose lëngje të ndezshme.

  • Përdoreni këtë ngrohës vetëm siç përshkruhet në këtë manual. Çdo përdorim tjetër, që nuk rekomandohet nga prodhuesi, mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim personal.
  • Shmangni përdorimin e kabllove zgjatuese, pasi mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë rrezik zjarri.
  • Për të parandaluar mbingarkimin e qarkut, mos e fusni ngrohësin në një qark që tashmë ka pajisje të tjera që punojnë. Mos e vendosni ngrohësin nën prizën e murit.
  • Ešhtë normale që spina të ndihet e ngrohtë në prekje; megjithatë, nëse spina nuk qëndron e lidhur fort në prizë (kuti), kjo mund të shkaktojë mbinxehje dhe shtrembërim të spinës. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar për të zëvendësuar prizat e lirshme ose të konsumuara.
  • Prodhimi i këtij ngrohësi mund të ndryshojë dhe temperatura e tij mund të bëhet mjaft intensive për të djegur lëkurën e ekspozuar. Për të shmangur djegiet, përdorimi i këtij ngrohësi nuk rekomandohet për personat me ndjeshmëri të reduktuar ndaj nxehtësisë ose me reagime të vonuara.
  • Mos e mbuloni ngrohësin në asnjë rrethanë.

UDHËZIMET E SHPAKETIMIT DHE MONTIMIT

LISTA E PAKETIMIT

  1. Ngrohës: 1 copë
  2. 4x vidha (ST 4*35mm)
  3. 4x upa
  4. 1x manual udhëzimi
  5. 1x shabllon montimi në mur

UDHËZIMET E MONTIMIT PËR VETËQËNDRIM

  1. Zhvidhosni dy vidhat e këndit të poshtëm në secilën anë të kornizës së pasme të ngrohësit.
  2. Drejtvendosni veimën e kapëses për vetëqëndrim me vrimën e kornizës, në mënyrë që qoshet e jashtme të kapëses dhe kornizës së ngrohësit të jenë në një vijë.
  3. Vidhosni përsëri vidhat e hequra më parë. Sigurohuni që t'i vidhosni ato duke futur vidhën në kornizë.
  4. Filloni të përdorni ngrohësin tuaj.

UDHËZIMET E MONTIMIT NË MUR

  1. Matni distancën midis qendrës së secilës kapëse të ngrohësit, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht, për t'u siguruar që po shponi vrimat në vendin e duhur. Shënoni pozicionet e katër vrimave në mur. Ju gjithashtu mund të përdorni shabllonin e bashkëngjitur ose tabelën më poshtë.

GORENJE IR540W - UDHËZIMET E MONTIMIT NË MUR - 1

text_image A B
MODELI A (cm) B (cm)
IR540W29,2 24,4
IR800W 42,4 39,6
IR1200W 64,4 36,6
  1. Hapni vrimat me një trapan të përshtatshëm të shpimit për materialin që ka vendi ku po montoni ngrohësin.
  2. Futni tubat plastikë në vrima.
  3. Vidhosni 4 vidhat nëpër upa. Lëreni vidhën përafërsisht 4 deri në 5 mm jashtë murit. Kur të vendosni ngrohësin, do të jenë të nevojshme rregullime të vogla të vidhave
  4. Bashkëngjisni ngrohësin me panel mbi vidha dhe lëvizni ngrohësin në të majtë, në mënyrë që vidhat të bien në vrimat e sigurisë.

UDHËZIMET E VENDOSJES NË PËRDORIM

  1. Kur të jetë i lidhur me energjinë elektrike, shtypni çelësin e kuq mekanik të sigurisë në pozicionin ON (ndezur). Çelësi është i vendosur në anën e panelit operativ.
  2. Butoni ON (ndezur)/OFF (fikur) do të aktivizojë ngrohësin për të filluar punën me temperaturën e ambientit të paracaktuar në 37°C. Nëse temperatura e dhomës suaj është më e ulët se 37°C, ngrohësi do të fillojë të punojë menjëherë.
  3. Vendosni temperaturën e dëshiruar të dhomës duke përdorur butonat "+" dhe "-".
  4. Butoni i ORËS ME KOHËMATËS do t'ju lejojë të vendosni një kohë numërimi mbrapsht për ngrohësin. Rregulloni kohën e dëshiruar të numërimit mbrapsht duke përdorur butonat "+" dhe "-".

UDHËZIME PËR LIDHJEN ME APLIKACIONIN

  1. Në Google Play ose Apple Store, shkarkoni aplikacionin e mëposhtëm:
  1. Hapni aplikacionin dhe kryeni procesin e regjistrimit duke përdorur një email të vlefshëm ose një metodë tjetër verifikimi të sugjeruar.
  2. Ndizni ngrohësin dhe sigurohuni që sinjali i Wi-Fi të pulsojë me shpejtësi (3 fikje dhe ndezje në sekondë). Nëse jo, shtypni butonin e Wi-Fi për 3 sekonda për të ndryshuar gjendjen e pulsimit.
  3. Ndizni Wi-Fi dhe Bluetooth në telefonin tuaj.
  4. Shtypni "Add device" (Shto pajisje) në ekranin bazë të aplikacionit.
  5. Nëse ngrohësi nuk njihet automatikisht, gjeni skedën "Small Home Appliances" (Pajisjet e vogla shtëpiake) në anën e majtë dhe prekni opsionin "Heater" (Ngrohësi) [Wi-Fi].
  6. Ndiqni hapat e kërkuar nga aplikacioni për të shtuar ngrohësin manualisht.

IDENTIFIKIMI I PROBLEMEVE

Nëse ngrohësi juaj nuk funksionon, ndiqini këto ud- hëzime:

  • Sigurohuni që ndërprerësi ose siguresa juaj të funk- sionojë siç duhet.
  • Sigurohuni që ngrohësi të jetë në prizë dhe që priza elektrike të funksionojë siç duhet.
  • Nëse çelësi ON (ndezur)/OFF (fikur) nuk është i ndriçuar në pozicionin ndezur, dërgojeni në qendrën e shërbimit direkt për riparim.

VINI RE: NËSE KENI PROBLEME ME NGROHËSIN TUAJ, SHIKONI INFORMACIONIN E GARANCISË PËR UDHËZIME. MOS PROVONI TA HAPNI APO RIPARONI VETË NGROHËSIN, PASI KËSHTU MUND TA ANULONI GARANCINË DHE TË SHKAKTONI DËME APO LËNDIME PERSONALE. NËSE PROBLEMI VAZHDON, KONTAKTONI SHPËRNDARËSIN.

Para se të pastroni ngrohësin, fikeni ngrohësin dhe lëreni të ftohet. Shkëputni furnizimin me energji elektrike nga pajisja. Pjesa e jashtme mund të pastrohet duke e fshirë atë me një leckë të butë të lagur dhe pastaj të thatë.

Mos përdomi pluhur pastrues gërryes ose lustrues mobiliesh, pasi kjo mund të dëmtojë sipërfaqen.

Për ruajtje afatshkurtër, thjesht hiqni spinën e ngrohësit dhe lëreni; për ruajtje afatgjatë, mund ta çmontoni atë nga muri.

SPECIFIKIMET

Voltazhi:

220-240V, 50/60Hz

Fuqia:

540 Watt për PH-ET540E1

800 Watt për PH-ET800E1

1200W për PH-ET1200E1

Tolerancat në të gjitha specifikimet:

përafërsisht +5%, -10%.

Garanci 2 vjeçare e prodhuesit. Për detajet e garancisë, kontaktoni shitësin tuaj me faturën e blerjes.

Hedhja e duhur e këtij produkti.
GORENJE IR540W - SPECIFIKIMET - 1Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake në të gjithë BE-në. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, riciklojeni atë me përgjegjësi për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, përdorni sistemet e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni pikën ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për riciklim të sigurt për mjedisin.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : IR540W

Kategori : Ngrohje