Tone Free TONE-FP9 - Dëgjues LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Tone Free TONE-FP9 LG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Tone Free TONE-FP9 LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Dëgjues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Tone Free TONE-FP9 - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Tone Free TONE-FP9 e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT Tone Free TONE-FP9 LG
Si të përdorni kufjet LG TONE Free™
Upotreba LG TONE Free™
LG Electronics Inc. Single point of contact (EU/UK) :
Krijgsman 1, 1186 DM Amstelveen, The Netherlands
Using LG TONE Free™
Si të përdorni kufjet LG TONE Free™
SHËNIM: Për rezultatet më të mira dhe për të shmangur çdo dëmtim ose keqpërdorim të kufjeve, jeni të lutur të lexoni me kujdes të gjitha informacionet përpara se t'i përdorni kufjet.
Çdo modifikim ose ndryshim i këtij manuali për shkak të ndonjë gabimi tipografik ose pasaktësie në informacionet e përmendura kryhet vetëm nga kompania “LG Electronics Inc.”
Kufjet "LG TONE Free" (TONE-FP9) janë kufje valore të lehta me teknologjinë "Bluetooth".
Ky produkt mund të përdoret si aksesor audioje për pajisjet që mbështesin ose A2DP, ose profilin "Bluetooth" pa prekje.
Masat paraprake të sigurisë
Masat e mëposhtme paraprake të sigurisë jepen për të shmangur ndonjë aksident ose dëmtim të papritur. Jeni të lutur të informoheni rreth masave paraprake të sigurisë.
Masat paraprake të sigurisë klasifikohen si "PARALAJMËRIM" dhe "KUJDES".

PARALAJMËRIM: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndim të rëndë ose vdekje.

KUJDES: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndime të lehta ose në dëmtim të produktit.

PARALAJMËRIM
Mos e rrëzoni produktin nga ndonjë lartësi e madhe.
Sigurohuni që produkti të mos bjerë në kontakt me ujin, alkoolin ose benzenin.
Mos e ruani produktin në vende të njoma ose me pluhur.
Mos vendosni objekte të rënda mbi produkt.
Ky produkt është hermetik (i papërshkueshëm nga uji) deri në nivelin IPX4 (mbrojtje nga uji në kushte të zakonshme, të jetës së përditshme). (Vlerësimi "IPX4" për papërshkueshmërinë nga uji vlen vetëm për kufjet.)
Mos e fusni produktin në ujë dhe mos e përdorni në ambiente me lagështi, p.sh. në banjë.

KUJDES
Mos e çmontoni, përshtatni ose riparoni produktin pa autorizim.
Mos e vendosni produktin pranë burimeve të temperaturës së lartë ose pranë materialeve që ndizen shpejt.
Produkti mund të dëmtohet nëse përdorni ndonjë karikues që nuk përputhet me të.
Sigurohuni që foshnja ose fëmija të mos e gëlltisë magnetin ose ndonjë përbërës të vogël të produktit.
Sigurohuni që në fishat e karikuesit (porta e karikimit dhe spina e furnizimit me energji) të mos futen sende të huaja. Përndryshe, mund të bjerë zjarr ose të shkaktohet zënie nga korrenti (shok elektrik).
Nëse keni ndonjë pajisje mjekësore të impiantuar, flisni me doktorin përpara se ta përdorni këtë pajisje.
Ky produkt ka një bateri të integruar dhe kjo bateri nuk mund të hiqet dhe as të zëvendësohet nga përdoruesi.
Për hir të sigurisë suaj, mos e hiqni baterinë e integruar të produktit.
Nëse e zëvendësoni baterinë pa autorizim ose nëse nuk e zëvendësoni si duhet, ajo mund të shpërthejë.
Bateritë me jone litiumi janë komponent i rrezikshëm i produktit, që mund të shkaktojë lëndime fizike.
Nëse baterinë e zëvendëson ndonjë profesionist i pakualifikuar, pajisja juaj mund të dëmtohet.
Mos e zëvendësoni vetë baterinë. Bateria mund të dëmtohet, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje dhe lëndime trupore. Bateria duhet të zëvendësohet patjetër vetëm nga ofruesi i autorizuar i shërbimit.
Bateria duhet të riciklohet ose hidhet në mënyrë të veçuar nga mbetjet e tjera shtëpiake.
Mos e hidhni baterinë pa zbatuar rregulloret. Ndiqni procedurat lokale për kthimin e baterive (sistemimin e tyre).
Për të mos konsumuar energji të panevojshme, shkëputeni pajisjen pasi të karikohet plotësisht. Për të karikuar pajisjen, përdorni gjithmonë një prizë tek e cila mund të mbërrini me lehtësi.
Nëse bateria zëvendësohet me ndonjë lloj të pasaktë baterie, një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik zjarri ose shpërthim.
Mos e ruani dhe mos e transportoni baterinë në ambiente me trysni më të ulët sesa 11,6kPa dhe në lartësinë mbi 15000 metra.
Zëvendësimi i baterisë me një lloj të pasaktë mund të shkaktojë rrezik (për shembull, në rastin e disa tipave të baterive me litium).
Hedhja e baterisë në zjarr ose në furrë të nxehtë ose shtypja ose prerja e baterisë në mënyrë mekanike mund të shkaktojë shpërthim.
Lënia e baterisë në një mjedis me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të shkaktojë shpërthim të baterisë ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit.
Nëse bateria ekspozohet ndaj trysnisë atmosferike shumë të ulët, kjo mund të çojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit.
Mos i hidhni pa kujdes bateritë e vjetra. Një veprim i tillë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr. Metoda e riciklimit të baterive mund të ndryshojë nga njëri vend ose rajon në tjetrin. Riciklojeni baterinë në mënyrën e duhur.

SHËNIM
Nëse produkti ekspozohet ndaj djersës së tepërt, pastrojeni produktin. Mbajini kufjet të pastra.
Mbajtja e kufjeve në vesh për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje dhe nëse në vesh ka lagështi për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë probleme lëkure.
Altoparlanti me cilësi të lartë zëri (HD)
Nëse rrjeti i komunikimit të pajisjes me të cilën jeni lidhur i përkrah thirrjet zanore HD (me cilësi të lartë zëri), ju mund të bëni telefonata zanore dhe të dëgjoni muzikë me cilësi të lartë zëri.
Përbërësit e produktit

Kufjet "LG TONE Free™" (me mbulesa të buta mesatare të instaluara që futen në vesh) Kutia e karikimit me rreze ultravjollcë

Mbulesa shtesë për kufjet e veshit (të vogla & të mëdha)

Fisha e karikimit për USB të tipit C™

Kablloja përshtatëse USB-C™ në AUX

text_image
LG LG TONEUdhëzuesi i referencës Manuali i thjeshtë i përdoruesit

Karta WEEE (vetëm për Evropën)

SHËNIM: Dizajni i produktit real mund të ndryshojë nga imazhet që paraqiten në manual.

KUJDES
Sigurohuni që të përdorni përbërës ose pjesë origjinale të markës "LG Electronics". Nëse përdorni përbërës/pjesë jo-origjinale, produkti mund të dëmtohet, gjë që zhvleftëson garancinë.
Përdorni kabllon e USB-së të tipit C™/kabllo përshtatëse "USB-C™ në AUX", që jepet bashkë me produktin.
Panoramë e përgjithshme
Kutia e karikimit

text_image
Ndriçimi i mjedisit (kur hapni kutinë e karikimit, drita e mjedisit ndizet dhe fiket.) Porta e karikimit Llamba LED UVnano Llamba LED UVnano Terminalat e karikimit Çelësi i modalitetit "Prizë & komunikim valor" Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë (lart) Treguesi UVnano (poshtë)Kufjet
Mbulesa e altoparlantit (mikrofoni)
Terminalet e karikimit

text_image
Mikrofoni t MikrofoniMbulesa e altoparlantit (mikrofoni)
- Fusha e prekjesFusha e prekjes Terminalet e karikimit
*Sigurohuni që terminali i karikimit të mos jetë i ndotur me substanca të huaja.
*Paraqitja e jashtme dhe specifikimet e produktit real mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Çiftimi dhe lidhja
Çiftimi i shpejtë

flowchart
graph LR
A["Smartphone"] --> B["Bluetooth"]
B --> C["~1 m"]
C --> D["Global Payment"]
D --> E["Hand gestures"]
1 Aktivizoni funksionin e Bluetooth-it në celular ose në pajisjen që do të lidhet.
2 Hapni kapakun e kutisë së karikimit, brenda së cilës janë fiksuar kufjet. Shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes të kufjes së majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda derisa treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të pulsojë në ngjyrë blu.

text_image
LG-TONE-FP9 Bluetooth® LG-TONE-FP93 Kur të shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të celularit tabela e lidhjes me “Çiftim të shpejtë”, prekeni për ta lidhur pajisjen. (Pörkrahet
vetëm versioni 6.0 Android™ ose më i lartë dhe duhet bërë konfigurimi i Bluetooth-it dhe i cilësimeve të informacioneve të vendndodhjes së pajisjes mobile.)
4 Nëse nuk shfaqet tabela, përzgjidhni emrin “[LG-TONE-FP9]” nga menyja e Bluetooth-it në celular dhe lidheni (për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS ose Android me version 5.0 ose më të ulët)

KUJDES: Në listën e pajisjeve Bluetooth të lidhura, emri
"LG-TONE-FP9_LE" nuk është emri i saktë i modelit me të cilin synohet të bëhet lidhja. Verifikoni emrin e modelit në përdorim dhe lidheni pajisjen mobile me modelin, emri i të cilit nuk ka "LE".
Nëse emri i modelit të kufjeve shfaqet në mënyrë jo të rregullt në pajisjen “Android”, ndërroni emrin e modelit te menyja e Bluetooth-it në cilësimet e pajisjes së lidhur.

SHËNIM: Për të lidhur një pajisje tjetër, përsëritni të njëjtën procedurë të përmendur më lart.
Rilidhja automatike
Kufjet lidhen në mënyrë automatike kur hapni kapakun e kutisë së karikimit. Nëse e mbyllni kapakun e kutisë së karikimit ndërkohë që të dyja kufjet janë të fiksuara në kutinë e karikimit, kufjet do të shkëputen.
Mbajtja në vesh e kufjeve
1 Hiqini kufjet nga kutia e karikimit dhe përshtatini ato në veshë në mënyrë të tillë që t'ju rrinë rehat.

SHËNIM: Ju mund të përdorni mbulesat e kufjeve që futen në vesh për të përmirësuar cilësinë e funksionit të anulimit aktiv të zhurmave (ANC) dhe për të shijuar tinguj të gjallë e të pasur.

2 Kur i vini kufjet në vesh, do të dëgjoni një sinjal që tregon se kufjet janë futur në vesh.

| Funksioni Përshkrimi | |
| Luaj/pezullo | ![]() |
| Rregullimi i volumit të zërit | ![]() |
| Luaj skedarin tjetër | ![]() |

SHËNIM: Ju mund të ndryshoni mënyrën se si aktivizohen funksionet duke shkuar te cilësimet e tastierës në aplikacionin "LG TONE Free".
Pasi të aktivizoni funksionin e “Prizës dhe komunikimit valor” (plug & wireless), kufjet reagojnë ndaj prekjeve në këtë mënyrë:
- Për ta çaktivizuar ose aktivizuar zërin, prekini një herë.
- Për të rregulluar volumin e zërit, prekini dy herë.
- Nëse i prekni tri herë, ky veprim nuk shkakton asnjë reagim.
Funksionet e telefonatave përmes celularit

| Funksioni Gjendja Përshkrimi | ||
| Përgjigjja ndaj thirrjeve telefonike | Rënia e ziles | Prekni kufjen e majtë ose të djathtë një herë. |
| Mbyllja e telefonatave | Biseda | Prekni dy herë kufjen e majtë ose të djathtë. |
| Kryerja e telefonatave | Gjendja e pritjes | Nëse bëni ndonjë telefonatë duke përdorur celularin, telefonata lidhet automatikisht me kufjet. |
| Pranimi i thirrjeve telefonike ndërkohë që jeni duke përdorur telefonin | Biseda | Nëse prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë, telefonata aktuale do të vendoset në pritje, çka do t’ju japë mundësinë t’i përgjigjeni ndonjë thirrjeje tjetër hyrëse.Nëse telefonata e mëparshme është në pritje, ju mund ta mbyllni telefonatën aktuale nga celular.(Ky funksion punon ndryshe në varësi të cilësimeve të celularit.) |
| Refuzimi i thirrjeve | Rënia e ziles | Prekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë. |
Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS) / Anulimi aktiv i zhurmës (ANC)
Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS)

Funksioni "LAS" (dëgjimi i tingujve të ambientit) ju mundëson të dëgjoni tingujt e ambientit me qëllim që të informoheni për gjendjen në mjedisin rrethues dhe për ndonjë rrezik të mundshëm.
Anulimi aktiv i zhurmave (ANC)

Funksioni "ANC" (anulimi aktiv i zhurmave) bllokon tingujt e ambientit. Pra, këtë funksion mund ta përdorni për të dëgjuar muzikë ose për të parë video pa u shqetësuar nga zhurmat.
Prekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë për të kaluar nga funksioni ANC në funksionin LAS dhe anasjelltas.
Funksionet "LAS" dhe "ANC" mund t'i modifikoni në aplikacionin "LG TONE Free".
Duke përdorur aplikacionin "LG TONE Free", mund të konfiguroni funksionet "Dëgjimi i tingujve të ambientit" (LAS) dhe të bisedës.
Nëse përdorni funksionin "LAS" ose "ANC", bateria do të shkarkohet më shpejt, gjë që ul kohëzgjatjen e përdorimit të produktit.
Ju mund t'i përdorni funksionet "LAS" dhe "ANC" gjatë kohës kur nuk bëni ndonjë punë, kur dëgjoni muzikë, ose kur përdorni telefonin.
*Funksioni "ANC" është shkurtesë e emërtimit "Active Noise Cancellation" në gjuhën angleze. Në shqipe, do të thotë "anulim aktiv i zhurmës".

KUJDES: Kur aktivizohet funksioni "LAS", mund të vini re që tingujt e ambientit papritmas bëhen më të lartë.
Kur e përdorni funksionin "ANC" në ambiente të hapura, jini syçelë sepse në ambientin rrethues mund të ketë rreziqe që nuk i vini re.
UVnano

Kutia e karikimit ka një llambë LED me rreze ultravjollcë (UVnano) që shërben për të dezinfektuar kufjet.
Nëse i karikoni kufjet (me kabllo) pasi i fiksoni ato brenda kutisë së karikimit dhe e mbyllni kapakun, llama LED UVnano qëndron ndezur për 5 minuta.
*“UVnano” është fjalë e përbërë nga fjalët “UV” (ultravjollcë) dhe njësia “nanometër”.

SHËNIM: Treguesi i UVnano-s ndizet në blu ndärkohë që llamba LED UVnano është e ndezur.
Kutia e karikimit me llambë LED UVnano eliminon deri në 99,9% të baktereve të dëmshme që mund të ndodhen brenda vrimave të kufjeve.
Nëse produkti është i bardhë, ai mund të çngjyroset në zonën e kontaktit të llambës LED UVnano, por kjo nuk e cenon punën e produktit.

KUJDES: Mbani parasysh që temperatura e kufjeve mund të ngrihet ndërkohë që llamba LED UVnano është e ndezur.
Karikimi
Karikimi me kabllo

Kur lidhet kablloja e karikimit, gjendja e karikimit shfaqet në kutinë e karikimit.

SHËNIM: Kufjet dhe kutia e karikimit karikohen në të njëjtën kohë. Porta e karikimit e kutisë së karikimit nuk mund të përdoret për të furnizuar me energji celularët, etj.
Modaliteti i “Prizës dhe komunikimit valor” (modaliteti i lidhjes me pajisje të jashtme)
Ju mund ta lidhni kutinë e karikimit me një pajisje, p.sh. sistem stereo për aeroplan, pistë vrapimi, kasetofon, radio dhe televizor për të dëgjuar muzikë nëpërmjet kufjeve.
Si bëhet lidhja?
1 Lidhni kabllon përshtatëse USB-C™ në AUX, me kutinë e karikimit.
2 Lidhni anën AUX të kabllos me pajisjen që dëshironi të përdorni.

3 Vini kufjet në vesh.
4 Për ta aktivizuar modalitetin e "Prizës dhe komunikimit valor", lëvizeni nga e djathta çelësin përkatës.
5 Treguesi në kutinë e karikimit do të pulsojë në jeshile.
6 Pasi kutia e karikimit të lidhet me kufjet, treguesi do të fiket.

1 Lëvizeni nga e majta çelësin e modalitetit "Prizës dhe komunikimit valor"
2 Treguesi në kutinë e karikimit do të pulsojë në blu.
3 Pasi të shkëputen nga kutia e karikimit, kufjet do të lidhen përsëri me pajisjen që ishte e lidhur më përpara.
-Nëse pajisja nuk gjendet, kufjet futen në modalitetin "Gati për lidhje".

SHËNIM: Ju nuk mund ta përdorni aplikacionin "LG TONE Free", por cilësimet e barazuesit (EQ) dhe të fushës së prekjes janë ashtu siç janë. (Përdorimi me anë të prekjes: Shihni pjesën "Dëgjimi i muzikës".) Kufjet nuk e përkrahin funksionin e telefonatave.
Kablloja përshtatëse USB-C™ në AUX, nuk e përkrah funksionin e karikimit.
Kufjet mund të mos përshtaten me disa pajisje, prandaj mund të jetë e nevojshme të përdoret një përshtatës i veçuar (që shitet veçmas) për të përdorur portat në ndenjëset e disa aeroplanëve.
Nëse i përdorni kufjet për një kohë të gjatë, bateria e kufjeve (duke përfshirë kutinë e karikimit) mund të harxhohet më shpejt sesa kur është e lidhur fizikisht me smartfonin.
Verifikimi i gjendjes së karikimit të baterisë
Gjendja e karikimit të baterisë së kufjeve shfaqet atëherë kur ato janë të fiksuara brenda kutisë së karikimit. Përndryshe, do të shfaqet gjendja e karikimit të baterisë së kutisë së karikimit.
Nëse kufjet janë fiksuar në kutinë e karikimit ndërkohë që kjo është e lidhur me prizën, procesi “UVnano” do të nisë dhe do të zgjasë 5 minuta. Gjendja e baterisë së kutisë së karikimit shfaqet pasi të mbarojë ky proces.

| Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë | Bateria e mbetur (karikuesi nuk është bashkuar) | Gjendja e karikimit (karikuesi është bashkuar) |
| I kuq | 20% ose më e ulët | Në karikim e sipër |
| I verdhë 20% | - 80% - | |
| Jeshil | 80% ose më shumë | Karikuar plotësisht |

SHËNIM: Gjendja e baterisë së kutisë së karikimit shfaqet atëherë kur mbyllet kapaku i kutisë së karikimit. Nëse kutisë së karikimit i është shkarkuar bateria, treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë nuk do të ndizet fare dhe kutia nuk mund të funksionojë. Ne ju rekomandojmë që ta mbani kutinë e karikimit të karikuar gjatë gjithë kohës, sepse kufjet nuk mund të ndizen dhe fiken vetë.
Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë
| Gjendja Përshkrimi | |
| Modaliteti i kërkimit me Bluetooth | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në ngjyrë blu. |
| Bateria nën 20% | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të kuqe. |
| Bateria 20% - 80% | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të verdhë. |
| Bateria 80% ose më shumë | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në jeshile. |
| Kur ka ndonjë problem gjatë karikimit | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në të kuqe. |
| Në karikim e sipër (karikuesi është bashkuar) | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në të kuqe. |
| Procesi i karikimit ka përfunduar (karikuesi është bashkuar) | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në jeshile. |
Tejkalimi i distancës maksimale
Nëse pajisja e lidhur me produktin është jashtë zonës së komunikimit efektiv, sinjali i komunikimit bëhet i dobët dhe lidhja shkëputet. Zona e komunikimit efektiv mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit rrethues dhe kushteve të tjera.
Nëse pajisja futet përsëri në zonën e komunikimit efektiv, produkti rilidhet automatikisht me pajisjen. Nëse pajisja nuk rilidhet automatikisht, prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë për t'i lidhur.
Aplikacioni "LG TONE Free"
Nëse instaloni aplikacionin "LG TONE Free", ju mund të përdorni funksionet "Check Earbud Battery" (kontrollo baterinë e kufjeve), "Voice Alert" (alarmi zanor), "Change Equalizer Mode" (ndërrimi i modalitetit të barazuesit), "Check Last Connected Location Information" (shih informacionet për vendndodhjen e fundit të bashkimit të produktit) dhe "Find My Earbuds" (më gjej kufjet). Për më shumë hollësi, hidhini një sy aplikacionit.
Për ta instaluar aplikacionin "LG TONE Free", kërkoni me fjalët "LG TONE Free" në platformën "Google Play Store" ose "App Store" ose skanoni kodin QR më poshtë.
Ky aplikacion përkrah sistemin Android, versioni 7.0 e lart dhe sistemin iOS, versioni 11 e lart.

Zgjidhja e problemeve
Nëse shihni ndonjë prej simptomave të mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, sigurohuni ta kontrolloni atë. Mund të mos jetë defekt.
*Kthimi në vlerat fillestare të prodhuesit dhe modaliteti i kërkimit nuk mund të përdoren kur është aktiv modaliteti “Prizë dhe komunikim valor” (Plug & wireless).
| Simptoma Shkaku dhe zgjidhja | |
| Produkti nuk ndizet. | Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë. |
| Nëse nuk mund të bëni telefonata nëpërmjet kufjeve | Nëse celularii nuk i përkrah kufjet dhe funksionet pa prekje, ju nuk mund t'i përdorni funksionet e thirrjeve telefonike.Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë. |
| Nëse nuk jeni në gjendje të regjistroni kufjet në celular. | Verifikoni nëse kufjet janë ndezur.Verifikoni nëse kufjet kanë hyrë në modalitetin e kërkimit.- Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda për të kaluar në modalitetin e kërkimit. |
| Nëse i keni zëvendësuar kufjet ose nëse ka ndonjë problem gjatë punës së tyre (kthimi në vlerat fillestare të prodhuesit -factory reset) | Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 10 sekonda ose më shumë.- Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të kutisë së karikimit pulson në të kuqe dhe kryhet procesi i kthimit në vlerat fillestare të prodhuesit (factory reset). Pas nisjes së procesit të kthimit të vlerave fillestare të prodhuesit, lidhini përsëri kufjet. |
Udhëzuesi i pastrimit
Pastrimi i kufjeve:
Pastroni vrimën e altoparlantit dhe vrimën e ajrosjes në mënyrë që të mos jenë të bllokuara nga substancat e huaja (sebum, dyllë veshësh etj.).
* Nëse vrima e altoparlantit dhe vrima e ajrosjes janë të bllokuara, volumi mund të jetë i ulët dhe mund të shkaktohet zhurmë dhe performanca e anulimit të zhurmës mund të ulet.
1 Së pari, ndani majën e kufjes dhe hiqni substancat e huaja brenda majës së kufjes.

2 Më pas, pastroni vrimën me një furçë të butë ose tampon pambuku për ta pastruar atë.
Vrima e ajrosjes
(Ajo mund të jetë e vendosur ndryshe ose të mos ekzistojë, në varësi të modelit.)

text_image
Vrima e altoparlantitSpecifikimet dhe veçoritë
| Artikulli Komentet | ||
| Specifikimet e Bluetooth-it | V 5.2 (kufje/pa prekje/A2DP/AVRCP) | |
| Bateria | Kufjet: 3.7 V / 68 mAh, bateri me jone litiumiKutia e karikimit: 3.7 V / 390 mAh, bateri me jone litiumi | |
| Kohëzgjatja e dëgjimit të muzikës nga kufjet & me kutinë e karikimit | Funksioni ANC joaktiv: Deri në 10 orë & deri në 24 orë*Funksioni ANC aktiv: Deri në 6 orë & deri në 15 orë* | |
| Koha e karikimit | Kufjet: brenda një ore / kutia e karikimit: brenda 2 orëshKarikimi i shpejtë: 5 min karikim zgjat deri në 60 minpërdorim*※ Kur karikimi bëhet me kabllo në temperaturën e ambientit | |
| Tensioni nominal hyrës | Kufjet: 5 V ---, 136 mAKutia e karikimit: 5 V ---, 500 mA | |
| Temperatura e punimit | 0°C ~ +40°C | |
| Lagështia e ambientit të punimit | 5% ~ 60% | |
| Përmasat (mm) / Pesha (g) | Kufjet: 21,2 mm (gjerësi) X 28,3 mm (gjatësi) X 23,2 mm (lartësi) / 5.2 g (një kufje)Kutia e karikimit: 54,5 mm (gjerësi) X 54,5 mm (gjatësi) X 30 mm (lartësi) / 36,7 g | |
| Brezi i frekuencave Fuqia e daljes (maks) | ||
| Nga 2402 MHz deri në 2480 MHz | Kufjet: 11.5 dBmKutia e karikimit: 10 dBm | |
*Kohëzgjatja e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të pajisjes portative të lidhur, funksioneve, cilësimeve, fuqisë së sinjalit, temperaturës së punës, brezit të frekuencave dhe mënyrave të tjera të përdorimit.
Upotreba LG TONE Free™
Autorska prava © 2021 - 2023 LG Electronics Inc. Sva prava pridržana

Udhëzuesi i referencës
Referentni vodič
Reference Guide
Udhëzuesi i referencës
Deklarata e konformitetit
DEKLARATA E KONFORMITETIT:
Me këtë shkresë, kompania "LG Electronics" deklaron që radiopajisja e tipit "kufje" është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Tekstin e plotë të "Deklaratës së konformitetit" të BE-së mund ta gjeni në adresën: http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#
Bluetooth® është markë tregtare e regjistruar e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” në mbarë botën.
"Android", "Google Play", logoja e platformës "Google Play" dhe shenjat dhe logot e tjera të ndërlidhura janë marka tregtare të kompanisë "Google LLC".

Bluetooth®
CE
Informacione shtesë
1. Ekspozimi ndaj radiofrekuencave
Këto kufje stereo me "Bluetooth" të kompanisë "LG" janë radiotransmetues dhe radiomarrës. Kur janë në punë, ato komunikojnë me një pajisje portative të pajisur me teknologjinë "Bluetooth" nëpërmjet marrjes dhe transmetimit të fushës elekromagnetike (mikrovalë) të radiofrekuencave (RF) me brez frekuencash 2402 deri në 2480 MHz.
Kufjet tuaja me Bluetooth janë projektuar për të punuar në përputhje me udhëzimet për ekspozimin ndaj radiofrekuencave dhe me kufizimet e përcaktuara nga autoritetet kombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare të shëndetit, kur përdoren me çdo pajisje mobile të përputshme të kompanisë “LG Electronics”.
2. Masat paraprake për sa i takon lidhjes nëpërmjet Bluetooth-it
Mjediset e mëposhtme ndikojnë në zonën e punës dhe në marrjen e sinjaleve të Bluetooth-it:
- Kur midis pajisjes me Bluetooth dhe pajisjes së lidhur ka mure, metale, trupa njerëzorë ose pengesa të tjera
- Kur pajisja që përdor sinjale me frekuencë 2.4 GHz (LAN-et valore, telefonat pa kabllo, furrat me mikrovalë, etj.) vendoset pranë pajisjes që përdoret
- Kur përdoret ndonjë pajisje me Bluetooth (televizor, laptop, etj.) përveç telefonit celular, cilësia e zërit mund të ndikohet nga specifikimet dhe performanceca e pajisjes
3. Atmosfera ku mund të ndodhin shpërthime
Fikeni pajisjen kur ndodheni në zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime. Ndodh rrallë, por pajisja juaj elektrike mund të krijojë shkëndija. Shkëndijat në këto zona mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr që çon në lëndime fizike dhe madje vdekje. Shpeshherë, edhe pse jo gjithmonë, zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime janë të shenjuara si të tilla.
4. Informacione për baterinë
Nëse përdoret si duhet, bateritë e karikueshme zgjasin për një kohë të gjatë. Bateritë e reja ose bateritë që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë mund të kenë kapacitet të ulët kur përdoren për herë të parë. Mos e ekspozoni kurrë baterinë ndaj temperaturave ekstreme: mbi +50° ose nën -10°. Që bateria të ketë kapacitetin maksimal, përdoreni në temperaturë ambienti. Nëse bateria përdoret në temperatura të ulëta, kapaciteti i saj do të zvogëlohet. Bateria mund të karikohet vetëm në temperaturat midis 0° dhe +45°.
5. Riciklimi i baterisë së kufjeve me Bluetooth
Bateria e kufjeve me Bluetooth duhet të riciklohet si duhet dhe të mos hidhet kurrë te mbetjet e tjera që mblidhen nga shërbimi komunal.
6. Kushtet
- Garancia është e vlefshme vetëm nëse produkti që do të riparohet ose zëvendësohet shoqërohet me faturën originale që i është lëshuar blerësit fillestar nga ana e shitësit, ku të specifikohet data e blerjes dhe numri serial. Kompania “LG Electronics” rezervon të drejtën për të refuzuar shërbimin e garancisë nëse ky informacion është hequr ose ndryshuar pasi produkti është blerë fillimisht prej blerësit.
- Kjo garanci nuk mbulon defektet që mund t'i shkaktohen produktit për shkak të amortizimit normal, ose për shkak të keqpërdorimit, duke përfshirë, ndër të tjera, mënyrën jonormale dhe jo të zakonshme të përdorimit, të specifikuar në udhëzimet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e produktit. Kjo garanci nuk mbulon asnjë defekt që mund të pësojë produkti për shkak të ndonjë aksidenti, modifikimi ose përshtatjeje, force madhore ose dëmtimit nga lëngjet.
- Kjo garanci nuk mbulon defektet e produktit që vijnë si pasojë e instalimeve të papërshtatshme gjatë riparimit, modifikimet ose shërbimet që kryhen nga persona që nuk janë të autorizuar nga kompania “LG Electronics”. Cenimi i vulave të produktit e zhvlerëson garancinë.
Garancia e kufizuar
NË VARËSI TË KUSHTEVE TË KËSAJ "GARANCIE TË KUFIZUAR", KOMPANIA "LG ELECTRONICS" GARANTON SE KY PRODUKT NUK KA DEFEKTE NË PROJEKTIM, MATERIAL DHE PRODHIM NË KOHËN E BLERJES FILLESTARE NGA KLIENTI DHE PËR NJË PERIUDHË PASUESE PREJ DY (2) VJETËSH. NËSE PRODUKTI JUAJ KA NEVOJË PËR SHËRBIM QË MBULOHET NGA GARANCIA, JENI TË LUTUR TA KTHENI ATË TE BLERËSI NGA I CILI E KENI BLERË PRODUKTIN OSE TË KONTAKTONI ME QENDRËN E KONTAKTIT TË KOMPANISË "LG ELECTRONICS" PRANË JUSH PËR INFORMACIONE TË MËTEJSHME.
Informacione të rëndësishme lidhur me sigurinë
Parandalimi i dëmtimit të dëgjimit
Mund të humbni dëgjimin përgjithmonë nëse dëgjoni muzikë me kufje me volum të lartë. Uleni volumin duke e çuar në një nivel të sigurt. Me kalimin e kohës, mund ta rrisni volumin e zërit vetëm që ta dëgjoni normalisht zërin, por kjo nënkupton se jeni duke e dëmtuar dëgjimin.
Nëse dëgjoni zhurmë në vesh ose zë të mbytur kur flisni, ndaloni së përdoruri kufjet dhe bëjini një kontroll mjekësor dëgjimit. Sa më i lartë të jetë volumi i zërit, aq më shpejt ju dëmtohet dëgjimi. Ekspertët sugjerojnë që, për të mbrojtur dëgjimin, duhet:
- Të kufizoni kohën gjatë së cilës i përdorni kufjet me volum të lartë zëri.
- Të mos e ngrini volumin e zërit me qëllim që të "mbysni" zhurmën e ambientit.
- Ta ulni volumin nëse nuk mund t'i dëgjoni njerëzit pranë jush kur ata ju flasin.

Ju lutem, shihni udhëzuesin e përdoruesit të kufjeve për më shumë informacion lidhur me mënyrën se si duhet të përshtatet volumi i zërit në kufje.
Përdorimi i sigurt i kufjeve
Nuk rekomandohet që t'i përdorni kufjet për të dëgjuar muzikë gjatë kohës kur jeni duke ngarë automjetin, madje në disa shtete kjo përbën vepër penale. Bëni kujdes dhe jini syçelë gjatë kohës kur ngisni automjetin. Mos e përdorni këtë pajisje nëse përdorimi i saj ju pengon ose shpërqendron gjatë ngarjes së çdo lloj automjeti ose gjatë çdo lloj veprimtarie tjetër për kryerjen e së cilës duhet vëmendje e plotë.
Njoftim për softuerin me burim të hapur
Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.
“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com.
Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.
| GRUPI 2 I RREZIKUT | |
![]() | KUJDES: KY PRODUKT NXJERR RREZE ULTRAVJOLLCË.EKSPOZIMI MUND TË SHKAKTOJË ACARIM TË SYVEOSE LËKURËS.PËRDORNI MJETE MBROJTËSE TË PËRSHTATSHME. |
| PARALAJMËRIM: NËSE NUK E KARIKONI KUTINË EKARIKIMIT OSE NËSE E HAPNI KËTË KUTI, FUNKSIONIUVNANO NUK AKTIVIZOHET. | |
Kur shkëputet burimi i energjisë, niveli në dalje kthehet automatikisht në nivel daljeje që nuk e tejkalon nivelin RS1.
Referentni vodič
| ~ | I referohet rrymës alternative (AC). |
| --- | I referohet rnymës së vazhduar (DC). |
| □ | I referohet pajisjeve të klasit ll. |
| ➊ | I referohet gjendjes së pritjes. |
| │ | I referohet gjendjes “NDEZUR” të pajisjes. |
| ⚡ | I referohet tensionit të rrezikshëm. |
• BOSANSKI
![]() | Odnosi se na naizmjeničnu struju (AC). |
![]() | Odnosi se na jednosmernu struju (DC). |
![]() | Odnosi se na opremu Klase II. |
![]() | Odnosi se na stand-by mod. |
| Odnosi se na “ON” (napajanje). | |
![]() | Odnosi se na opasan napon. |

LG Customer Information Center
Deutschland
0800 45 444 45
(Kostenfrei)
LG ELECTRONICS
Deutschland GmbH
Alfred-Herrhausen-
Allee 3-5
D-65760 Eschborn








