LG TONE Free TONE-FP3 - Dëgjues

TONE Free TONE-FP3 - Dëgjues LG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TONE Free TONE-FP3 LG në format PDF.

📄 550 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice LG TONE Free TONE-FP3 - page 313
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth TONE Free TONE-FP3 LG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Dëgjues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TONE Free TONE-FP3 - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TONE Free TONE-FP3 e markës LG.

MANUAL I PËRDORUESIT TONE Free TONE-FP3 LG

Si të përdorni kufjet LG TONE Free™

Upotreba LG TONE Free™

LG Electronics Inc. Single point of contact (EU/UK) :

Krijgsman 1, 1186 DM Amstelveen, The Netherlands

Using LG TONE Free™

Si të përdorni kufjet LG TONE Free™

SHËNIM: Për rezultatet më të mira dhe për të shmangur çdo dëmtim ose keqpërdorim të kufjeve, jeni të lutur të lexoni me kujdes të gjitha informacionet përpara se t'i përdorni kufjet.

Çdo modifikim ose ndryshim i këtij manuali për shkak të ndonjë gabimi tipografik ose pasaktësie në informacionet e përmendura kryhet vetëm nga kompania “LG Electronics Inc.”

Kufjet "LG TONE Free" (TONE-FP3) janë kufje valore të lehta me teknologjinë "Bluetooth".

Ky produkt mund të përdoret si aksesor audioje për pajisjet që mbështesin ose A2DP, ose profilin "Bluetooth" pa prekje.

Masat paraprake të sigurisë

Masat e mëposhtme paraprake të sigurisë jepen për të shmangur ndonjë aksident ose dëmtim të papritur. Jeni të lutur të informoheni rreth masave paraprake të sigurisë.

Masat paraprake të sigurisë klasifikohen si "PARALAJMËRIM" dhe "KUJDES".

LG TONE Free TONE-FP3 - Masat paraprake të sigurisë - 1

PARALAJMËRIM: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndim të rëndë ose vdekje.

LG TONE Free TONE-FP3 - Masat paraprake të sigurisë - 2

KUJDES: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndime të lehta ose në dëmtim të produktit.

LG TONE Free TONE-FP3 - Masat paraprake të sigurisë - 3

PARALAJMËRIM

Mos e rrëzoni produktin nga ndonjë lartësi e madhe.

Sigurohuni që produkti të mos bjerë në kontakt me ujin, alkoolin ose benzenin.

Mos e ruani produktin në vende të njoma ose me pluhur.

Mos vendosni objekte të rënda mbi produkt.

Ky produkt është hermetik (i papërshkueshëm nga uji) deri në nivelin IPX4 (mbrojtje nga uji në kushte të zakonshme, të jetës së përditshme).

(Vlerësimi "IPX4" për papërshkueshmërinë nga uji vlen vetëm për kufjet.)

Mos e fusni produktin në ujë dhe mos e përdorni në ambiente me lagështi, p.sh. në banjë.

LG TONE Free TONE-FP3 - PARALAJMËRIM - 1

KUJDES

Mos e çmontoni, përshtatni ose riparoni produktin pa autorizim.

Mos e vendosni produktin pranë burimeve të temperaturës së lartë ose pranë materialeve që ndizen shpejt.

Produkti mund të dëmtohet nëse përdorni ndonjë karikues që nuk përputhet me të.

Sigurohuni që foshnja ose fëmija të mos e gëlltisë magnetin ose ndonjë përbërës të vogël të produktit.

Sigurohuni që në fishat e karikuesit (porta e karikimit dhe spina e furnizimit me energji) të mos futen sende të huaja. Përndryshe, mund të bjerë zjarr ose të shkaktohet zënie nga korrenti (shok elektrik).

Nëse keni ndonjë pajisje mjekësore të impiantuar, flisni me doktorin përpara se ta përdorni këtë pajisje.

Ky produkt ka një bateri të integruar dhe kjo bateri nuk mund të hiqet dhe as të zëvendësohet nga përdoruesi.

Për hir të sigurisë suaj, mos e hiqni baterinë e integruar të produktit.

Nëse e zëvendësoni baterinë pa autorizim ose nëse nuk e zëvendësoni si duhet, ajo mund të shpërthejë.

Bateritë me jone litiumi janë komponent i rrezikshëm i produktit, që mund të shkaktojë lëndime fizike.

Nëse baterinë e zëvendëson ndonjë profesionist i pakualifikuar, pajisja juaj mund të dëmtohet.

Mos e zëvendësoni vetë baterinë. Bateria mund të dëmtohet, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje dhe lëndime trupore. Bateria duhet të zëvendësohet patjetër vetëm nga ofruesi i autorizuar i shërbimit.

Bateria duhet të riciklohet ose hidhet në mënyrë të veçuar nga mbetjet e tjera shtëpiake.

Mos e hidhni baterinë pa zbatuar rregulloret. Ndiqni procedurat lokale për kthimin e baterive (sistemimin e tyre).

Për të mos konsumuar energji të panevojshme, shkëputeni pajisjen pasi të karikohet plotësisht. Për të karikuar pajisjen, përdorni gjithmonë një prizë tek e cila mund të mbërrini me lehtësi.

Nëse bateria zëvendësohet me ndonjë lloj të pasaktë baterie, një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik zjarri ose shpërthim.

Mos e ruani dhe mos e transportoni baterinë në ambiente me trysni më të ulët sesa 11,6kPa dhe në lartësinë mbi 15000 metra.

Zëvendësimi i baterisë me një lloj të pasaktë mund të shkaktojë rrezik (për shembull, në rastin e disa tipave të baterive me litium).

Hedhja e baterisë në zjarr ose në furrë të nxehtë ose shtypja ose prerja e baterisë në mënyrë mekanike mund të shkaktojë shpërthim.

Lënia e baterisë në një mjedis me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të shkaktojë shpërthim të baterisë ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit.

Nëse bateria ekspozohet ndaj trysnisë atmosferike shumë të ulët, kjo mund të çojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit.

Mos i hidhni pa kujdes bateritë e vjetra. Një veprim i tillë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr. Metoda e riciklimit të baterive mund të ndryshojë nga njëri vend ose rajon në tjetrin. Riciklojeni baterinë në mënyrën e duhur.

LG TONE Free TONE-FP3 - KUJDES - 1

SHËNIM

Nëse produkti ekspozohet ndaj djersës së tepërt, pastrojeni produktin. Mbajini kufjet të pastra.

Mbajtja e kufjeve në vesh për kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje dhe nëse në vesh ka lagshti për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë probleme lëkure.

Altoparlanti me cilësi të lartë zëri (HD)

Nëse rrjeti i komunikimit të pajisjes me të cilën jeni lidhur i përkrah thirrjet zanore HD (me cilësi të lartë zëri), ju mund të bëni telefonata zanore dhe të dëgjoni muzikë me cilësi të lartë zëri.

Përbërësit e produktit

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 1

Kufjet "LG TONE Free™" (me mbulesa të buta mesatare të instaluara që futen në vesh) Kutia e karikimit

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 2

Mbulesa shtesë për kufjet e veshit (të vogla & të mëdha)

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 3

text_image @ LG — LG TONG

Udhëzuesi i referencës

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 4

Manuali i thjeshtë i përdoruesit

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 5

Karta WEEE (vetëm për Evropën)

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 6

SHËNIM: Dizajni i produktit real mund të ndryshojë nga imazhet që paraqiten në manual.

LG TONE Free TONE-FP3 - Përbërësit e produktit - 7

KUJDES

Sigurohuni që të përdorni përbërës ose pjesë origjinale të markës "LG Electronics". Nëse përdorni përbërës/pjesë jo-origjinale, produkti mund të dëmtohet, gjë që zhvleftëson garancinë.

Panoramë e përgjithshme

Kutia e karikimit

LG TONE Free TONE-FP3 - Panoramë e përgjithshme - 1

text_image Porta e karikimit të kutisë së karikimit Terminalet e karikimit të kufjeve Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë

Kufjet

LG TONE Free TONE-FP3 - Panoramë e përgjithshme - 2

text_image Mikrofoni Mbulesa e altoparlantit Fusha e prekjes Mibulesa e altoparlantit Fusha e prekjes Terminal e karikimitTermina Mikrofoni

*Sigurohuni që terminali i karikimit të mos jetë i ndotur me substanca të huaja.

*Paraqitja e jashtme dhe specifikimet e produktit real mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Çiftimi dhe lidhja

Çiftimi i shpejtë

LG TONE Free TONE-FP3 - Çiftimi i shpejtë - 1

1 Aktivizoni funksionin e Bluetooth-it në celular ose në pajisjen që do të lidhet.

2 Hapni kapakun e kutisë së karikimit, brenda së cilës janë fiksuar kufjet. Shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes të kufjes së majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda derisa treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të pulsojë në ngjyrë blu.

3 Kur në pjesën e poshtme të ekranit të smartfonit shfaqet tabela e çiftimit të shpejtë (fast pair), prekni butonin "Lidhu" (connect) për të bërë lidhjen. (Përkrahet vetëm versioni 6.0 Android™ ose më i lartë dhe duhet bërë konfigurimi i Bluetooth-it dhe i cilësimeve të informacioneve të vendndodhjes së pajisjes mobile.)

4 Nëse nuk shfaqet tabela, përzgjidhni emrin “[LG-TONE-FP3]” nga menyja e Bluetooth-it në celular dhe lidheni (për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS ose Android me version 5.0 ose më të ulët)

LG TONE Free TONE-FP3 - Çiftimi i shpejtë - 2

text_image Bluetooth LG-TONE-FP3

! KUJDES: Në listën e pajisjeve Bluetooth të lidhura, emri "LG-TONE-FP3_LE" nuk është emri i saktë i modelit me të cilin synohet të bëhet lidhja. Verifikoni emrin e modelit në përdorim dhe lidheni pajisjen mobile me modelin, emri i të cilit nuk ka "LE". Nëse emri i modelit të kufjeve shfaqet në mënyrë jo të rregullt në pajisjen "Android", ndërroni emrin e modelit te menyja e Bluetooth-it në cilësimet e pajisjes së lidhur.

LG TONE Free TONE-FP3 - Çiftimi i shpejtë - 3

SHËNIM: Për të lidhur një pajisje tjetër, përsëritni të njëjtën procedurë të përmendur më lart.

Rilidhja automatike

Kufjet lidhen në mënyrë automatike kur hapni kapakun e kutisë së karikimit. Nëse e mbyllni kapakun e kutisë së karikimit ndërkohë që të dyja kufjet janë të fiksuara në kutinë e karikimit, kufjet do të shkëputen.

Mbajtja në vesh e kufjeve

1 Hiqini kufjet nga kutia e karikimit dhe përshtatini ato në veshë në mënyrë të tillë që t'ju rrinë rehat.

LG TONE Free TONE-FP3 - Mbajtja në vesh e kufjeve - 1

SHËNIM: Ju mund t'i hiqni me lehtësi kufjet nga kutia e karikimit duke e rrotulluar në të majtë ose në të djathtë pjesën me vizë të pikëzuar që tregohet më poshtë, dhe duke i ngritur kufjet nga baza.

LG TONE Free TONE-FP3 - Mbajtja në vesh e kufjeve - 2

2 Kur i vini kufjet në vesh, do të dëgjoni një sinjal që tregon se kufjet janë futur në vesh.

LG TONE Free TONE-FP3 - Mbajtja në vesh e kufjeve - 3

Funksioni Përshkrimi
Luaj/pezullo: Prekni kufjen e majtë ose të djathtë një herë.
Rregullimi i volumit të zërit: Prekni dy herë kufjen e majtë (ulje volumi) ose të djathtë (ngritje volumi).
Luaj skedarin e radhës: Prekni tri herë kufjen e majtë ose të djathtë.

LG TONE Free TONE-FP3 - Mbajtja në vesh e kufjeve - 4

SHËNIM: Ju mund të ndryshoni mënyrën se si aktivizohen funksionet duke shkuar te cilësimet e tastierës në aplikacionin "LG TONE Free".

Funksionet e telefonatave përmes celularit

LG TONE Free TONE-FP3 - Funksionet e telefonatave përmes celularit - 1

Funksioni Gjendja Përshkrimi
Përgjigjja ndaj thirrjeve telefonikeRënia e zilesPrekni kufjen e majtë ose të djathtë një herë.
Mbyllja e telefonataveBisedaPrekni dy herë kufjen e majtë ose të djathtë.
Kryerja e telefonataveGjendja e pritjesNëse bëni ndonjë telefonatë duke përdorur celularin, telefonata lidhet automatikisht me kufjet.
Pranimi i thirrjeve telefonike ndërkohë që jeni duke përdorur telefoninBisedaNëse prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë, telefonata aktuale do të vendoset në pritje, çka do t’ju japë mundësinë t’i përgjigjeni ndonjë thirrjeje tjetër hyrëse. Nëse telefonata e mëparshme është në pritje, ju mund ta mbyllni telefonatën aktuale nga celularii.(Ky funksion punon ndryshe në varësi të cilësimeve të celularit.)
Refuzimi i thirrjeveRënia e zilesPrekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë.

Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS)

LG TONE Free TONE-FP3 - Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS) - 1

Funksioni “LAS” (dëgjimi i tingujve të ambientit) ju mundëson të dëgjoni tingujt e ambientit me qëllim që të informoheni për gjendjen në mjedisin rrethues dhe për ndonjë rrezik të mundshëm.

Prekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë për ta aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e “Dëgjimit të tingujve të ambientit” (LAS).

Në aplikacionin "LG TONE Free" mund të zgjidhni funksionin e "Dëgjimit të tingujve të ambientit" (LAS).

Duke përdorur aplikacionin "LG TONE Free", mund të konfiguroni funksionet e "Dëgjimit të tingujve të ambientit" (LAS) dhe të bisedës.

Kur përdorni funksionin LAS, bateria e produktit zgjat më pak sesa kur nuk e përdorni.

Funksioni LAS punon atëherë kur telefoni është në gjendjen e pritjes ose duke luajtur muzikë.

LG TONE Free TONE-FP3 - Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS) - 2

KUJDES: Kur aktivizohet funksioni "LAS", mund të vëreni që tingujt e ambientit papritmas bëhen më të lartë.

Karikimi

Karikimi me kabllo

LG TONE Free TONE-FP3 - Karikimi me kabllo - 1

Kur lidhet kablloja e karikimit, gjendja e karikimit shfaqet në kutinë e karikimit.

LG TONE Free TONE-FP3 - Karikimi me kabllo - 2

SHËNIM: Kufjet dhe kutia e karikimit karikohen në të njëjtën kohë. Porta e karikimit e kutisë së karikimit nuk mund të përdoret për të furnizuar me energji celularët, etj. Blini një kabllo karikimi veçmas.

Verifikimi i gjendjes së karikimit të baterisë

Gjendja e karikimit të baterisë së kufjeve shfaqet atëherë kur ato janë të fiksuara brenda kutisë së karikimit. Përndryshe, do të shfaqet gjendja e karikimit të baterisë së kutisë së karikimit.

LG TONE Free TONE-FP3 - Verifikimi i gjendjes së karikimit të baterisë - 1

Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisëBateria e mbetur (karikuesi nuk është bashkuar)Gjendja e karikimit (karikuesi është bashkuar)
I kuq20% ose më e ulëtNë karikim e sipër
I verdhë 20% - 80% -
Jeshil80% ose më shumëKarikuar plotësisht

LG TONE Free TONE-FP3 - Verifikimi i gjendjes së karikimit të baterisë - 2

SHËNIM: Gjendja e baterisë së kutisë së karikimit shfaqet atëherë kur mbyllet kapaku i kutisë së karikimit. Nëse kutisë së karikimit i është shkarkuar bateria, treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë nuk do të ndizet fare dhe kutia nuk mund të funksionojë. Ne ju rekomandojmë që ta mbani kutinë e karikimit të karikuar gjatë gjithë kohës, sepse kufjet nuk mund të ndizen dhe fiken vetë.

Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë

Gjendja Përshkrimi
Modaliteti i kërkimit me BluetoothTreguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në ngjyrë blu.
Bateria nën 20%Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të kuqe.
Bateria 20% - 80%Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të verdhë.
Bateria 80% ose më shumëTreguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në jeshile.
Kur ka ndonjë problem gjatë karikimitTreguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në të kuqe.
Në karikim e sipër (karikuesi është bashkuar)Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në të kuqe.
Procesi i karikimit ka përfunduar (karikuesi është bashkuar)Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në jeshile.

Tejkalimi i distancës maksimale

Nëse pajisja e lidhur me produktin është jashtë zonës së komunikimit efektiv, sinjali i komunikimit bëhet i dobët dhe lidhja shkëputet. Zona e komunikimit efektiv mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit rrethues dhe kushteve të tjera.

Nëse pajisja futet përsëri në zonën e komunikimit efektiv, produkti rilidhet automatikisht me pajisjen. Nëse pajisja nuk rilidhet automatikisht, prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë për t'i lidhur.

Aplikacioni "LG TONE Free"

Nëse instaloni aplikacionin "LG TONE Free", ju mund të përdorni funksionet "Check Earbud Battery" (kontrollo baterinë e kufjeve), "Voice Alert" (alarmi zanor), "Change Equalizer Mode" (ndërrimi i modalitetit të barazuesit), "Check Last Connected Location Information" (shih informacionet për vendndodhjen e fundit të bashkimit të produktit) dhe "Find My Earbuds" (më gjej kufjet). Për më shumë hollësi, hidhini një sy aplikacionit.

Për ta instaluar aplikacionin "LG TONE Free", kërkoni me fjalët "LG TONE Free" në platformën "Google Play Store" ose "App Store" ose skanoni kodin QR më poshtë.

Ky aplikacion pärkrah sistemin Android, versioni 7.0 e lart dhe sistemin iOS, versioni 11 e lart.

LG TONE Free TONE-FP3 - Aplikacioni "LG TONE Free" - 1

Zgjidhja e problemeve

Nëse shihni ndonjë prej simptomave të mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, sigurohuni ta kontrolloni atë. Mund të mos jetë defekt.

Simptoma Shkaku dhe zgjidhja
Produkti nuk ndizet.Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë.
Nëse nuk mund të bëni telefonata nëpërmjet kufjeveNëse celularii nuk i përkrah kufjet dhe funksionet pa prekje, ju nuk mund t'i përdorni funksionet e thirrjeve telefonike.Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë.
Nëse nuk jeni në gjendje të regjistroni kufjet në celular.Verifikoni nëse kufjet janë ndezur.Verifikoni nëse kufjet kanë hyrë në modalitetin e kërkimit.- Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda për të kaluar në modalitetin e kërkimit.
Nëse i keni zëvendësuar kufjet ose nëse ka ndonjë problem gjatë punës së tyre (kthimi në vlerat fillestare të prodhuesit - factory reset)Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 10 sekonda ose më shumë.- Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të kutisë së karikimit pulson në të kuqe dhe kryhet procesi i kthimit në vlerat fillestare të prodhuesit (factory reset). Pas nisjes së procesit të kthimit në vlerat fillestare të prodhuesit, lidhini përsëri kufjet.

Udhëzuesi i pastrimit

Pastrimi i kufjeve:

Pastroni vrimën e altoparlantit dhe vrimën e ajrosjes në mënyrë që të mos jenë të bblokuara nga substancat e huaja (sebum, dyllë veshësh etj.).

* Nëse vrima e altoparlantit dhe vrima e ajrosjes janë të bllokuara, volumi mund të jetë i ulët dhe mund të shkaktohet zhurmë dhe performanca e anulimit të zhurmës mund të ulet.

1 Së pari, ndani majën e kufjes dhe hiqni substancat e huaja brenda majës së kufjes.

LG TONE Free TONE-FP3 - Pastrimi i kufjeve: - 1

2 Më pas, pastroni vrimën me një furçë të butë ose tampon pambuku për ta pastruar atë.

Vrima e ajrosjes

(Ajo mund të jetë e vendosur ndryshe ose të mos ekzistojë, në varësi të modelit.)

LG TONE Free TONE-FP3 - Pastrimi i kufjeve: - 2

text_image Vrima e altoparlantit

*Kohëzgjatja e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të pajisjes portative të lidhur, funksioneve, cilësimeve, fuqisë së sinjalit, temperaturës së punës, brezit të frekuencave dhe mënyrave të tjera të përdorimit.
Specifikimet dhe veçoritë

Artikulli Komentet
Specifikimet e Bluetooth-itV 5.1 (kufje/pa prekje/A2DP/AVRCP)
BateriaKufjet: 3.7 V / 55 mAh, bateri me jone litiumiKutia e karikimit: 3.7 V / 210 mAh, bateri me jone litiumi
Kohëzgjatja e dëgjimit të muzikës nga kufjet & me kutinë e karikimitDeri në 7 orë & deri në 15 orë*
Koha e karikimitKufjet: brenda 1 ore dhe 30 minutash /Kutia e karikimit: brenda 2 orësh10 min karikim zgjat deri në 60 min përdorim*※ Kur karikimi bëhet me kabllo në temperaturën e ambientit
Tensioni nominal hyrësKufjet: 5 V ---, 80 mAKutia e karikimit: 5 V ---, 500 mA
Temperatura e punimit0°C ~ +40°C
Lagështia e ambientit të punimit5% ~ 60%
Përmasat (mm) / Pesha (g)Kufjet: 16,1 mm (gjerësi) X 32,65 mm (gjatësi) X 25,7 mm (lartësi) / 5.3 g (një kufje)Kutia e karikimit: 54,5 mm (gjerësi) X 54,5 mm (gjatësi) X 30 mm (lartësi) / 33 g
Brezi i frekuencave Fuqia e daljes (maks)
Nga 2402 MHz deri në 2480 MHz 13.5 dBm

Upotreba LG TONE Free™

Autorska prava © 2021 - 2023 LG Electronics Inc. Sva prava pridržana

LG TONE Free TONE-FP3 - Autorska prava © 2021 - 2023 LG Electronics Inc. Sva prava pridržana - 1

Udhëzuesi i referencës

Referentni vodič

Reference Guide

Udhëzuesi i referencës

Deklarata e konformitetit

DEKLARATA E KONFORMITETIT:

Me këtë shkresë, kompania "LG Electronics" deklaron që radiopajisja e tipit "kufje" është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Tekstin e plotë të "Deklaratës së konformitetit" të BE-së mund ta gjeni në adresën: http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#

Bluetooth® është markë tregtare e regjistruar e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” në mbarë botën.

"Android", "Google Play", logoja e platformës "Google Play" dhe shenjat dhe logot e tjera të ndërlidhura janë marka tregtare të kompanisë "Google LLC".

LG TONE Free TONE-FP3 - DEKLARATA E KONFORMITETIT: - 1

Bluetooth®

CE

Informacione shtesë

1. Ekspozimi ndaj radiofrekuencave

Këto kufje stereo me "Bluetooth" të kompanisë "LG" janë radiotransmetues dhe radiomarrës. Kur janë në punë, ato komunikojnë me një pajisje portative të pajisur me teknologjinë "Bluetooth" nëpërmjet marrjes dhe transmetimit të fushës elekromagnetike (mikrovalë) të radiofrekuencave (RF) me brez frekuencash 2402 deri në 2480 MHz. Kufjet tuaja me Bluetooth janë projektuar për të punuar në përputhje me udhëzimet për ekspozimin ndaj radiofrekuencave dhe me kufizimet e përcaktuara nga autoritetet kombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare të shëndetit, kur përdoren me çdo pajisje mobile të përputshme të kompanisë "LG Electronics".

2. Masat paraprake për sa i takon lidhjes nëpërmjet Bluetooth-it

Mjediset e mëposhtme ndikojnë në zonën e punës dhe në marrjen e sinjaleve të Bluetooth-it:

- Kur midis pajisjes me Bluetooth dhe pajisjes së lidhur ka mure, metale, trupa njerëzorë ose pengesa të tjera

- Kur pajisja që përdor sinjale me frekuencë 2.4 GHz (LAN-et valore, telefonat pa kabllo, furrat me mikrovalë, etj.) vendoset pranë pajisjes që përdoret

- Kur përdoret ndonjë pajisje me Bluetooth (televizor, laptop, etj.) përveç telefonit celular, cilësia e zërit mund të ndikohet nga specifikimet dhe performanca e pajisjes

3. Atmosfera ku mund të ndodhin shpërthime

Fikeni pajisjen kur ndodheni në zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime. Ndodh rrallë, por pajisja juaj elektrike mund të krijojë shkëndija. Shkëndijat në këto zona mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr që çon në lëndime fizike dhe madje vdekje. Shpeshherë, edhe pse jo gjithmonë, zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime janë të shenjuara si të tilla.

4. Informacione për baterinë

Nëse përdoret si duhet, bateritë e karikueshme zgjasin për një kohë të gjatë. Bateritë e reja ose bateritë që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë mund të kenë kapacitet të ulët kur përdoren për herë të parë. Mos e ekspozoni kurrë baterinë ndaj temperaturave ekstreme: mbi +50° ose nën -10°. Që bateria të ketë kapacitetin maksimal, përdoreni në temperaturë ambienti. Nëse bateria përdoret në temperatura të ulëta, kapaciteti i saj do të zvogëlohet. Bateria mund të karikohet vetëm në temperaturat midis 0° dhe +45°.

5. Riciklimi i baterisë së kufjeve me Bluetooth

Bateria e kufjeve me Bluetooth duhet të riciklohet si duhet dhe të mos hidhet kurrë te mbetjet e tjera që mblidhen nga shërbimi komunal.

6. Kushtet

- Garancia është e vlefshme vetëm nëse produkti që do të riparohet ose zëvendësohet shoqërohet me faturën originale që i është lëshuar blerësit fillestar nga ana e shitësit, ku të specifikohet data e blerjes dhe numri serial. Kompania “LG Electronics” rezervon të drejtën për të refuzuar shërbimin e garancisë nëse ky informacion është hequr ose ndryshuar pasi produkti është blerë fillimisht prej blerësit.

- Kjo garanci nuk mbulon defektet që mund t'i shkaktohen produktit për shkak të amortizimit normal, ose për shkak të keqpërdorimit, duke përfshirë, ndër të tjera, mënyrën jonormale dhe jo të zakonshme të përdorimit, të specifikuar në udhëzimet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e produktit. Kjo garanci nuk mbulon asnjë defekt që mund të pësojë produkti për shkak të ndonjë aksidenti, modifikimi ose përshtatjeje, force madhore ose dëmtimit nga lëngjet.

- Kjo garanci nuk mbulon defektet e produktit që vijnë si pasojë e instalimeve të papërshtatshme gjatë riparimit, modifikimet ose shërbimet që kryhen nga persona që nuk janë të autorizuar nga kompania “LG Electronics”. Cenimi i vulave të produktit e zhvlerëson garancinë.

Garancia e kufizuar

NË VARËSI TË KUSHTEVE TË KËSAJ "GARANCIE TË KUFIZUAR", KOMPANIA "LG ELECTRONICS" GARANTON SE KY PRODUKT NUK KA DEFEKTE NË PROJEKTIM, MATERIAL DHE PRODHIM NË KOHËN E BLERJES FILLESTARE NGA KLIENTI DHE PËR NJË PERIUDHË PASUESE PREJ DY (2) VJETËSH. NËSE PRODUKTI JUAJ KA NEVOJË PËR SHËRBIM QË MBULOHET NGA GARANCIA, JENI TË LUTUR TA KTHENI ATË TE BLERËSI NGA I CILI E KENI BLERË PRODUKTIN OSE TË KONTAKTONI ME QENDRËN E KONTAKTIT TË KOMPANISË "LG ELECTRONICS" PRANË JUSH PËR INFORMACIONE TË MËTEJSHME.

Informacione të rëndësishme lidhur me sigurinë

Parandalimi i dëmtimit të dëgjimit

Mund të humbni dëgjimin përgjithmonë nëse dëgjoni muzikë me kufje me volum të lartë. Uleni volumin duke e çuar në një nivel të sigurt. Me kalimin e kohës, mund ta rrisni volumin e zërit vetëm që ta dëgjoni normalisht zërin, por kjo nënkupton se jeni duke e dëmtuar dëgjimin.

Nëse dëgjoni zhurmë në vesh ose zë të mbytur kur flisni, ndaloni së përdoruri kufjet dhe bëjini një kontroll mjekësor dëgjimit. Sa më i lartë të jetë volumi i zërit, aq më shpejt ju dëmtohet dëgjimi. Ekspertët sugjerojnë që, për të mbrojtur dëgjimin, duhet:

  • Të kufizoni kohën gjatë së cilës i përdorni kufjet me volum të lartë zëri.
  • Të mos e ngrini volumin e zërit me qëllim që të "mbysni" zhurmën e ambientit.
  • Ta ulni volumin nëse nuk mund t'i dëgjoni njerëzit pranë jush kur ata ju flasin.

LG TONE Free TONE-FP3 - Parandalimi i dëmtimit të dëgjimit - 1

Ju lutem, shihni udhëzuesin e përdoruesit të kufjeve për më shumë informacion lidhur me mënyrën se si duhet të përshtatet volumi i zërit në kufje.

Përdorimi i sigurt i kufjeve

Nuk rekomandohet që t'i përdorni kufjet për të dëgjuar muzikë gjatë kohës kur jeni duke ngarë automjetin, madje në disa shtete kjo përbën vepër penale. Bëni kujdes dhe jini syçelë gjatë kohës kur ngisni automjetin. Mos e përdorni këtë pajisje nëse përdorimi i saj ju pengon ose shpërqendron gjatë ngarjes së çdo lloj automjeti ose gjatë çdo lloj veprimtarie tjetër për kryerjen e së cilës duhet vëmendje e plotë.

Njoftim për softuerin me burim të hapur

Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.

“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkesse me email në opensource@lge.com.

Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.

Kur shkëputet burimi i energjisë, niveli në dalje kthehet automatikisht në nivel daljeje që nuk e tejkalon nivelin RS1.

Referentni vodič

~I referohet rrymës alternative (AC).
---I referohet mymës së vazhduar (DC).
I referohet pajisjeve të klasit ll.
I referohet gjendjes së pritjes.
I referohet gjendjes “NDEZUR” të pajisjes.
I referohet tensionit të rrezikshëm.

• BOSANSKI

LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 1Odnosi se na naizmjeničnu struju (AC).
LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 2Odnosi se na jednosmernu struju (DC).
LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 3Odnosi se na opremu Klase II.
LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 4Odnosi se na stand-by mod.
LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 5Odnosi se na “ON” (napajanje).
LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 6Odnosi se na opasan napon.

LG TONE Free TONE-FP3 - Referentni vodič - 7

LG Customer Information Center

Deutschland

0800 45 444 45

(Kostenfrei)

LG ELECTRONICS

Deutschland GmbH

Alfred-Herrhausen-

Allee 3-5

D-65760 Eschborn

France

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : LG

Modeli : TONE Free TONE-FP3

Kategori : Dëgjues