LG GBV3200CPY - Frigorifer

GBV3200CPY - Frigorifer LG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBV3200CPY LG në format PDF.

📄 676 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice LG GBV3200CPY - page 593
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth GBV3200CPY LG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBV3200CPY - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBV3200CPY e markës LG.

MANUAL I PËRDORUESIT GBV3200CPY LG

Skanoni kodin QR për të parë manualin.

LG GBV3200CPY - 1

MANUALI I PËRDORIMIT

FRIGORIFERI & NGRIRËSI

LG GBV3200CPY - FRIGORIFERI & NGRIRËSI - 1

Para se të filloni instalimin, lexoni këto udhëzime me kujdes. Kjo do të thjeshtojë instalimin dhe do të garantojë që produkti të instalohet mirë dhe në mënyrë të sigurt. Lërini këto udhëzime pranë produktit pas instalimit për referencë në të ardhmen.

SHQIP

Për informacion më të detajuar referojuni manualit të prodhuesit në faqen e internetit të LG.

www.lg.com

Ky manual mund të përmbajë figura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë.

Ky manual mund të rishikohet nga prodhuesi.

UDHËZIME SIGURIE

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PËRPARA PËRDORIMIT ....3

PARALAJMËRIM....3

KUJDES....9

INSTALIMI

Përpara instalimit....12

Nivelimi i pajisjes....13

Si të lëvizim pajisjen për ta zhvendosur....14

PËRDORIMI

Përpara përdorimit....15

Veçoritë e produktit....18

Paneli i kontrollit ....19

Dispenseri i ujit....21

FUNKSIONET INTELIGJENTE

Aplikacioni LG ThinQ....22

MIRËMBAJTJA

Pastrimi 24

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Para se të telefononi për servis....26

LG GBV3200CPY - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

LG GBV3200CPY - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 2

LG GBV3200CPY - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 3

Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' sîç tregohet më poshtë.

Mesazhe Sigurie

LG GBV3200CPY - Mesazhe Sigurie - 1

Ky simbol shërben për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni me kujdes pjesën me këtë simbol dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet.

LG GBV3200CPY - Mesazhe Sigurie - 2

PARALAJMËRIM

Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje.

LG GBV3200CPY - PARALAJMËRIM - 1

KUJDES

Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.

PARALAJMËRIM

LG GBV3200CPY - PARALAJMËRIM - 1

PARALAJMËRIM

- Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.

Siguria teknike

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me

4 UDHËZIME SIGURIE

pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

  • Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
  • Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen t'i mbushin dhe t'i zbrazin pajisjet frigoriferike.
  • Kjo pajisje ka për qëllim të përdoret në kushte shtëpie dhe në përdorimet e ngjashme të mëposhtme:

  • në hapësirat e kuzhinave të stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;

  • në shtëpi, në ferma dhe nga klientë në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
  • në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
  • për katering dhe aplikime të ngjashme jo për shitje.

- Kjo pajisje frigoriferi nuk është projektuar për t'u përdorur si pajisje inkaso.

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 1

Ky simbol ju paralajmëron për materialet e djegshme që mund të marrin flakë dhe të shkaktojnë zjarr nëse nuk tregoni kujdes.

  • Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi isobutan (R600a), i cili është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
  • Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i hidhni.
  • Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës.

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 2

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 3

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 4

  • Nëse kabllo e energjisë është dëmtuar ose vrima e daljes së prizës është shumë e lirë, mos e përdorni kabllon e energjisë dhe kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar.
  • Mos vendosni dalje prizash të shumëfishta portative apo furnizues portativë me energji në pjesën e pasme të pajisjes.
  • Fiksojeni mirë spinën e energjisë në daljen e prizës pasi ta keni pastruar nga lagështia dhe pluhuri.
  • Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen nga furnizimi me energji duke tërhequr kabllon e energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt nga dalja e prizës.
  • Mos lini pengesa në hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar.
  • Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të djegshëm në këtë pajisje.
  • Transportojeni pajisjen vetëm drejt me kokë lart dhe mos e anoni.
  • Kur të poziciononi pajisjen, sigurohuni që kabulli i energjisë të mos jetë i bllokuar ose i dëmtuar.
  • Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.
  • Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
  • Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të vendosjes së ushqimeve në pajisje, përveç nëse janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë ndonjë pjesë trupi si dora apo këmba kur lëvizni pajisjen.
  • Shkëputni kordonin e energjisë përpara se të pastroni pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
  • Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh, alkool, hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material gërryes etj.) për të pastruar pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
  • Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 5

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 6

LG GBV3200CPY - UDHËZIME SIGURIE - 7

- Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e shërbimit LG Electronics duhet të çmontojë ose riparojë pajisjen.

Rreziku i zjarrit dhe materialeve të djegshme

- Nëse zbulohet se ka rrjedhje, largoni çdo flakë ose burim të mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet pajisja për disa minuta. Për të shmangur rrezikun e përzierjes së ajrit me gazin e djegshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Sipërfaqja e dhomës duhet të jetë 1 m² për çdo 8 g gazi ftohës R600a brenda pajisjes.

- Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë shpërthim.

- Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në etiketën e identifikimit brenda pajisjes.

Instalimi

- Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.

- Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar.

- Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen në një vend jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.

- Mos e vendosni pajisjen nën dritën direkte të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë prej pajisjeve me nxehtësi të tilla si sobat ose ngrohëset.

- Bëni kujdes të mos e ekspozoni pajisjen kur e instaloni.

- Instalojeni pajisjen në një vend ku të jetë e lehtë të shkëputet spina e energjisë.

- Bëni kujdes të mos e lini pajisjen të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit.

- Bëni kujdes të mos kafshoni, shtypni ose dëmtoni kabllin e energjisë gjatë montimit ose çmontimit të derës së pajisjes.

UDHËZIME SIGURIE

7

  • Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini pajisjen të mbështetet mbi spinën e energjisë.
  • Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
  • Sigurohuni që dalja e prizës të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një konduktor tokëzimi dhe një prizë tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një dalje prize të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendëse.
  • Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
  • Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje.
  • Mos e lidhni pajisjen me një prizë shumëfishuese që nuk ka kabillo korrenti të vetin (të montuar).
  • Pajisja duhet të lidhet me një linjë të dedikuar të energjisë e cila është më vete.
  • Mos përdorni priza me shumë fole, të cilat nuk janë të tokëzuara siç duhet (portative). Duhet të jetë në përputhje me specifikimet teknike të pajisjes dhe mund të përdoret vetëm për pajisjen.

Përdorimi

  • Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për ruajtjen e ushqimeve shtëpiake.
  • Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose kur nuk përdoret për kohë të gjatë.

8 UDHËZIME SIGURIE

  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.
  • Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të rënda mbi të.
  • Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
  • Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr ajrin e ftohtë, ose mos e mbuloni ose nxehni grilën e shkarkimit mbrapa.
  • Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të pajisjes.
  • Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime. Mos lini asnjë person të varet tek dyert pasi mund të ndodhë që pajisja të bjerë dhe të shkaktojë lëndime serioze.
  • Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një fëmijë i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
  • Mos futni kafshë, si p.sh, kafshë shtëpiake brenda produktit.
  • Mos vendosni sende të rënda ose delikate, enë të mbushura me lëng, substanca të djegshme, sende të ndezshme (si p.sh. qirinj, llamba etj.), ose pajisje ngrohëse (si p.sh. soba, ngrohës etj.) mbi pajisje.
  • Mos vendosni asnjë pajisje elektronike (si ngrohëse ose celular) brenda pajisjes.
  • Nëse ka rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e prekni pajisjen ose spinën e energjisë dhe ajroseni vendin menjëherë. Kjo pajisje përdor një gaz ftohës (isobutan, R600a). Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.
  • Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.

UDHËZIME SIGURIE

9

  • Kjo pajisje përfshin një tokëzim vetëm për për qëllime funksionale.
  • Lidheni vetëm me furnizimin me ujë të pijshëm.

- Nëse do ta lidhni me furnizimin me ujë, lidheni vetëm me furnizim me ujë të pijshëm.

- Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.

- Nëse përdorni një prodhues akulli ose depozitë uji, sigurohuni që ta mbushni vetëm me ujë të pijshëm.

Hedhja

- Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet dhe koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.

KUJDES

LG GBV3200CPY - KUJDES - 1

KUJDES

- Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet:

Instalimi

  • Pasi të keni hequr paketimin, kontrolloni pajisjen për ndonjë dëm që mund të ketë ndodhur gjatë transportit.
  • Prisni për të paktën 3 deri në 4 orë në mënyrë që të siguroheni që qarku i frigoriferit të jetë plotësisht efikas.
  • Kjo pajisje nuk kërkon ndryshime në instalim ose përdorim në lartësi.

Përdorimi

  • Mos i prekni ushqimet e ngrira ose pjesët metalike në vendin e ngrirjes me duar të lagura ose të njoma. Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice.
  • Mos vendosni enë qelqi, shishe ose kanoçe (sidomos ato që përmbajnë pije të gazuara) në ndarësin e ngrirësit, në rafte apo në koshin e akullit të cilat do të ekspozohen ndaj temperaturave nën

LG GBV3200CPY - Përdorimi - 1

LG GBV3200CPY - Përdorimi - 2

LG GBV3200CPY - Përdorimi - 3

zero. Përmbajtja mund të zgjerohet kur ngrihet, mund të thyejë enën dhe të shkaktojë lëndime.

  • Xhami i temperuar në anën e përparme të derës së pajisjes ose xhami i rafteve mund të dëmtohet nga ndonjë përplasje e mundshme. Nëse është thyer, mos e prekni me duar.
  • Mos u varni në dyert e pajisjes, dhomën e mbajtjes të ushqimeve, raftet ose mos hipni në të.
  • Mos mbani tepër sasi shishesh uji ose enë mbi koshat e derës.
  • Mos e hapni ose mbyllni derën e pajisjes me tepër forcë.
  • Nëse mentesha e derës të produktit dëmtohet ose nuk punon mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një gendër shërbimi të LG Electronics.
  • Mos i lejoni kafshët të ngacmojnë kabllin e energjisë ose tubin e ujit.
  • Asnjëherë mos hani ushqime të ngrira menjëherë pasi janë nxjerrë nga ngrirja. Ekziston rreziku i ngrirjes ose formimit të fluskave me ngricë. NDIHMA E PARË: Futeni menjëherë në ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Mos e tërhiqni.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë dora apo këmba kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes ose derën-në-derë.

Mirëmbajtja

  • Kjo pajisje është e pajisur me një Ilambë të brendshme LED që nuk ka nevojë për mirëmbajtje. Mos e hiqni kapakun apo Ilambën LED në përpjekje për ta riparuar ose rregulluar. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Mos i pastroni raftet ose kapakët prej xhami me ujë të ngrohtë kur janë të ftohtë. Ato mund të prishen nëse ekspozohen ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës.
  • Mos futni raftet me përmbys (kokëposhtë). Raftet mund të rrëzohen.
  • Nëse krijohet akull në ndarjen e ngrirësit, ju lutemi kontaktoni shërbimin e klientit të LG Electronics. Mos përdorni objekte me tehe të mprehta për të hequr ngricën ose grumbullimin e akullit. Mos përdorni spraj, pajisje elektrike ngrohëse si ngrohës me ventilator, tharëse flokësh, pastrues me avull ose burime të tjera nxehtësie për shkrirje. Pjesët plastike mund të deformohen.

LG GBV3200CPY - Mirëmbajtja - 1

- Hidheni akullin që ndodhet në koshin e akullit në ngrirje gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë.

SHQIP

LG GBV3200CPY - Mirëmbajtja - 2

LG GBV3200CPY - Mirëmbajtja - 3

LG GBV3200CPY - Mirëmbajtja - 4

Përmasat dhe distancat

Nëse distanca është shumë e vogël mes artikujve që janë afër njëri-tjetrit, kjo mund të çojë në degradim të kapaciteteve ngrirëse dhe në rritjen e kostove të energjisë elektrike. Lejoni një distancë prej 50 mm nga çdo paret i afërt gjatë kohës që instaloni pajisjen.

LG GBV3200CPY - Përmasat dhe distancat - 1

text_image A B C H 5

LG GBV3200CPY - Përmasat dhe distancat - 2

text_image D E F G

1

LG GBV3200CPY - Përmasat dhe distancat - 3

text_image D E F G

2

12
Madhësia (mm)
A 595 595
B 1 720/1 860/2 0301 720/1 860/2 030
C 682 677/675
D 615 610
E 682 677/675
F 1 230 1 225
G 995 995
H 2 200 2 200

SHËNIM

  • Matjet në tabelën më sipër janë të përafërta.
  • Duke parë etiketën brenda pajisjes mund të përcaktoni llojin e pajisjes.

Temperatura e ambientit

  • Pajisja është konceptuar për të funksionuar brenda një rrezeje të kufizuar të temperaturave mjedisore, në varësi të zonës klimaterike.
  • Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga vendndodhja e pajisjes, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe kështu me radhë.
  • Klasa klimaterike mund të gjendet në etiketën e vlerësimit.
KategoriaklimaterikeRrezja e Temperaturëssë Ambientit °C
SN (E moderuar eshtrirë)+10 - +32
N (E moderuar) +16 -+32
ST (Subtropikale) +16- +38 / +18 - +38**
T (Tropikale) +10 - +43* / +16 - +43 / +18 - +43**

* Australi, Indi, Kenia
** Argjentinë

SHËNIM

- Pajisjet e vlerësuara nga SN tek T janë konceptuar të përdoren në një temperaturë të mjedisit ndërmjet 10 °C dhe 43 °C.

Aksesorët

*1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

LG GBV3200CPY - Aksesorët - 1

LG GBV3200CPY - Aksesorët - 2
2

LG GBV3200CPY - Aksesorët - 3
3

LG GBV3200CPY - Aksesorët - 4
4

① Mentesha e poshtme*1
② Mbajtësi i kabllos*1
③ Ngjitësi*1
④ Këllëfi i Menteshës*1

Dyert me dy kahe

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Pajisja juaj është projektuar me dyer me dy kahe në mënyrë që të mund të hapen nga e majta ose nga e djathta, për t'iu përshtatur dizajnit të kuzhinës tuaj.

SHËNIM

- Ndërrimi i kaheve të dyerve duhet të kryhet nga personeli i kualifikuar i LG Electronics. Përndryshe, dyert nuk do të mbulohen nga garancia.

Nivelimi i pajisjes

Rregullimi i këmbës niveluese

Nëse pajisja duket e paqëndrueshme, ose dyert nuk mbyllen lehtësisht, rregulloni animin e pajisjes duke përdorur udhëzimet më poshtë.

1 Rrotulloni këmbën niveluese në drejtim të akrepave të orës për të ngritur anën e pajisjes ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta ulur atë.

LG GBV3200CPY - Rregullimi i këmbës niveluese - 1

2 Hapni dyert dhe kontrollojeni për tu siguruar që ato mbyllen lehtësisht.

SHËNIM

  • Nivelimi i dyerve mund të mos jetë i mundur kur dyshemeja nuk është e niveluar, ose ka konstruksion të dobët.
  • Frigoriferi éshtë i rëndë dhe duhet të instalohet në sipërfaqe të forta dhe të qëndrueshme.

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 1

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 2

14 INSTALIMI

SHËNIM

- Disa dysheme prej druri mund të shkaktojnë vështirësi në nivelim nëse janë shumë fleksibël.

5 Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën e korrentit në një dalje kryesore prize dhe ndizeni atë.

Ndezja e pajisjes

Lidhja e pajisjes

Për të ndezur pajisjen, lidheni spinën e korrentit në daljen e spinës. Mos e lidhni në të njëjtën prizë bashkë me pajisje të tjera.

SHËNIM

  • Pasi të keni lidhur kabllon e energjisë (ose spinën) në prizë, prisni 3-4 orë para se të futni ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime në pajisje, para se ajo të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.
  • Për të fikur pajisjen, shkëputni spinën e korrentit nga dalja e prizës.

Si të lëvizim pajisjen për ta zhvendosur

Lëvizja e Pajisjes

1 Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja.
2 Tërhiqeni spinën, futeni dhe fiksojeni atë në çengelin e spinës në pjesën e pasme ose të sipërme të pajisjes.
3 Pjesët e tilla, si raftet dhe doreza e derës, fiksojini me shirit ngjitës për të mos lejuar që të bien ndërsa lëvizni pajisjen.
4 Lëvizeni pajisjen me kujdes me më shumë se dy persona. Kur të transportoni pajisjen në distancë të gjatë, mbajeni në pozicion vertikal.

LG GBV3200CPY - Lëvizja e Pajisjes - 1

LG GBV3200CPY - Lëvizja e Pajisjes - 2

LG GBV3200CPY - Lëvizja e Pajisjes - 3

Shënime për përdorimin

  • Përpara se të vendosni ushqime në pajisje, pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe me solucion larës të butë për të hequr mbetjet e prodhimit.
  • Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se mund të formohet ngricë nëse dera nuk mbyllet plotësisht ose nëse lagështia është shumë e lartë gjatë verës.
  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që dera të mbyllet komplet.
  • Nëse e mbani hapur derën për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni rritjen e ndjeshme të temperaturës në dhomëzat e pajisjes.
  • Nëse pajisjen ftohëse e lini bosh për një kohë të gjatë, duhet ta fikni, shkrini, pastroni, thani dhe lini derën e saj hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes.
  • Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes ka një rreze të lejueshme në specifikimet e pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin në ruajtjen e ushqimeve për shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini ose mbështillini ushqimet e ruajtura me disa shtresa.

Alarmi i derës së hapur

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Alarmi tingëllon 3 herë në intervale prej 30 sekondash nëse dera lihet hapur ose jo plotësisht e mbyllur për 1 minutë.

SHËNIM

- Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse alarmi vazhdon edhe pasi të keni mbyllur të gjitha dyert.

Alarm i temperaturës së lartë

Alarmi i temperaturës së lartë është një funksion që paralajmëron kur temperatura e ngrirjes rritet mjaftueshëm sa të përbëjë problem. Drita LED e temperaturës së ngrirjes pulson dhe alarmi ndizet.

  • Ky alarm tingëllon në rastet e mëposhtme:
  • Kur pajisja ndizet për herë të parë (që do të thotë se temperatura e ngrirjes është e lartë).
  • Kur dera e ngrirjes është lënë hapur për një kohë që gjatë ose është hapur shumë shpesh.
  • Kur ka ndërprerje të energjisë për një kohë të gjatë.
  • Kur në ngrirës vendosen sasi më të mëdha të ushqimit të nxehtë vendosen.

Fikja e alarmit

Shtypni butonin Freezer deri sa alarmi të ndalojë.

Identifikimi i problemit

Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit.

SHËNIM

  • Nëse gjendet një problem, pajisja nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.
  • Nëse shfaqet ndonjë kod gabimi në ekran, mos e fikni energjinë. Kontaktoni menjëherë qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics dhe raportoni kodin e gabimit. Nëse e fikni energjinë, tekniku i riparimit nga qendra jonë e informacionit për klientin mund të ketë vështirësi në gjetjen e problemit.

Sugjerim për kursimin e energjisë

- Për përdorim më efikas të energjisë, mbajini të gjitha pjesët e brendshme(p.sh. koshat e derës, sirtarët dhe raftet) në vendin e tyre fillestar.

LG GBV3200CPY - Sugjerim për kursimin e energjisë - 1

LG GBV3200CPY - Sugjerim për kursimin e energjisë - 2

  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e energjisë elektrike.
  • Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i lagështisë ose akullit.
  • Kur vendosni ushqime në ndarjen e ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se temperatura e treguar në ushqim.
  • Mos e vendosni temperaturën e pajisjes më të ulët se sa është e nevojshme.
  • Mos vendosni ushqime pranë sensorit të temperaturës së frigoriferit. Mbani një distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.

Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme

  • Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin në temperaturën e duhur për ushqimet që do të ruani.
  • Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
  • Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni ushqimet në pajisje.
  • Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata kohe nëse prishen lehtë në temperaturë të ulët.
  • Mos i vendosni ushqimet e shkrira në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet e ngrira. Mos ruani sasi të tepërt të ushqimit të freskët.
  • Nëse dëshironi të ngrini ushqimin për disa ditë, ruani vetëm 2/3 e kapacitetit maksimal të ngrirjes.
  • Ngrijeni ushqimin në sasi të mëdha porcioni për ngrirje më të shpejtë, shkrirje dhe përpunim më të lehtë.
  • Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.
  • Ruani mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi ushqimet e tjera.

  • Ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimore mund të ruhen në pjesën e sipërme të sirtarit të perimeve.

  • Mos i ngrini përsëri ushqimet që janë shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat ushqyese.

- Merrni vetëm sasinë e ushqimit që ju nevojitet. Konsumoni shpejt ushqimin e shkrirë. Mund të ngrihet vetëm pasi të jetë gatuar.

  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë brenda, temperatura e brendshme e pajisjes mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
  • Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.
  • Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t'i ruajtur ushqimet mirë.
  • Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të ulët.
  • Ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesit të ushqimit për kohëzgjatjen e lejueshme të ruajtjes së ushqimit të ngrirë. Mos e tejkaloni kohën e rekomanduar të ruajtjes së ushqimit.

- Shënoni datën e ruajtjes, kohëzgjatjen e lejuar të ruajtjes dhe emrin e ushqimit në paketim për të parandaluar tejkalimin e afatit të ruajtjes.

- Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni kohëzgjatjen e ndërprerjes.

  • Duhet të shmangni hapjet e derës kur nuk ka korrent.
  • Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.
  • Nëse ndërprerja e energjisë elektrike zgjat shumë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ndiqni këto udhëzime:
  • Mos vendosni ushqim shtesë në pajisje gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike.

LG GBV3200CPY - Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme - 1

LG GBV3200CPY - Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme - 2

LG GBV3200CPY - Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme - 3

  • Nëse lajmëroheni për ndërprerjen e energjisë dhe pritet të zgjasë më shumë se 10 orë, përgatitni pak akull dhe vendoseni në një enë në raftin e sipërm të frigoriferit.
  • Për shkak të rritjes së temperaturës në pajisje gjatë një ndërprerjeje të energjisë ose mosfunksionim tjetër, kohëzgjatja e ruajtjes së ushqimit do të reduktohet dhe cilësia e tij do të ulet. Nëse është e nevojshme, përpunoni ushqimin e shkrirë dhe ngrijeni përsëri në gjendje të gatuar.

SHËNIM

  • Për të arritur një qarkullim më të mirë, futni të gjithë sirtarët.
  • Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur.

Kapaciteti maksimal i ngrirjes

  • Për një kapacitet maksimal të ngrirjes, caktoni temperaturën e ngrirësit në cilësimin më të ftohtë të temperaturës.
  • Funksioni Express Freeze do ta lejojë frigoriferin të arrijë kapacitetin maksimal të ngirjes. Kjo zgjat zakonisht deri në 24 orë dhe çaktivizohet automatikisht.
  • Express Freeze duhet të ndizet për 7 orë përpara se të vendosen produktet e freskëta në ndarjen e ngrirësit.
  • Për të ngrirë shpejt artikujt ushqimor, vendosini ushqimet në anën e majtë të sirtarit të sipërm. Artikujt ushqimor do të ngrijnë më shpejt në atë sirtar.
  • Për të pasur qarkullim më të mirë të ajrit, vendosini të gjitha pjesët e brendshme si koshat, sirtarët dhe raftet.

Ngrirja e sasisë maksimale të ushqimeve

Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi, të gjithë sirtaret e ngrirësit duhet të nxirren jashtë pajisjes dhe ushqimi duhet të vendoset pirg direkt në raftet e ngrirësit në ndarjen e ngrirësit.

KUJDES

- Për të hequr sirtarët, së pari hiqni ushqimet nga sirtarët dhe më pas tërhiqni jashtë me kujdes sirtarët. Nëse nuk veproni kështu mund të lëndoheni ose të shkaktoni dëmtime të sirtarëve.

LG GBV3200CPY - KUJDES - 1

LG GBV3200CPY - KUJDES - 2

LG GBV3200CPY - KUJDES - 3

Veçoritë e produktit

Pamja ose komponentët e pajisjes mund të ndryshojnë nga modeli në model.

Ndarjet për ruajtjen e ushqimeve

Mbajtja e ushqimeve në pjesën e frigoriferit

  • Rafti
  • Mbani ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimor.
  • Mbajini ushqimet me përmbajtje më të lartë uji në raftin e sipërm.
    • Sirtari i frigoriferit
  • Ruan frutat dhe perimet për të qenë të freskëta sa më shumë të jetë e mundur.
  • Koshi i derës të frigoriferit
  • Mbani pakot e vogla me ushqime të ftohura, pije dhe enë salce.

Mbajtja e ushqimeve në pjesën e ngrirjes

• Sirtari i ngrirësit

- Ruan ushqime të ngrira për më shumë kohë.

SHËNIM

- Për më shumë informacion për pjesët e tjera, vizitoni faqen Ig.com dhe shkarkoni manualet e përdoruesit.

Paneli i kontrollit

Paneli i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model.

Paneli i kontrollit dhe funksionet

*1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Paneli i kontrollit ndodhet në derën e frigoriferit ose në brendësi të frigoriferit, në varësi të modelit.

LG GBV3200CPY - Paneli i kontrollit dhe funksionet - 1

① Fridge

Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 1 °C deri në 7 °C.

- Temperatura automatike e frigoriferit éshtë 3 °C.

LG GBV3200CPY - ① Fridge - 1

Ky funksion mund të ftohtë shpejt një sasi të madhe ushqimesh të tilla si perime, fruta e kështu me radhë.

- Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.

③ Freezer

Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga -15 °C deri në -23 °C.

- Temperatura automatike e ngrirjes është -18 °C.

④ Express Freeze

Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.

  • Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.
  • Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.
  • Kur ky modalitet është ndezur, mund të dëgjohen zhurma dhe konsumi i energjisë mund të rritet.

⑤ Vacation

Ky funksion është i dobishëm kur jeni larg me pushime. Kur ky funksion është i aktivizuar, temperatura e frigoriferit është 7 °C dhe temperatura e ngrirjes -15 °C. Kur ky funksion është i çaktivizuar, temperatura e frigoriferit dhe e ngrirjes kthehen në konfigurimin e mëparshëm të temperaturës.

  • Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
  • Kur ky funksion éshtë i aktivizuar, butonat e tjerë përveç butonave Lock dhe Wi-Fi nuk janë funksional.
    • Eco Friendly është riemërtuar Vacation.

KUJDES

  • Kur ky funksion është i aktivizuar, bëni kujdes për ruajtjen e ushqimeve që kërkojnë një temperaturë më të ulët se temperatura e paracaktuar.
  • Kur të ktheheni në shtëpi, mos harroni ta fikni këtë buton për të aktivizuar butonat e tjerë dhe që cilësimet e frigoriferit të kthehen në temperaturën e mëparshme.

⑥ Wi-Fi\*1

Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. ReferojuniSMART FUNCTIONS për informacione në lidhje me konfigurimin fillestar të aplikacionitLG ThinQ.

⑦ Lock\*1

Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.

  • Për të kyçur butonat e panelit të kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa funksioni do të aktivizohet.
  • Për të çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa funksioni të çaktivizohet.

SHËNIM

  • Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C ose një nivel nga temperatura e paracaktuar për secilën ndarje.
  • Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 1

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 2

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 3

- Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë.

Dispenseri i ujit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Përdorimi i dispenserit

Ujin mund ta shpërndani duke shtypur levën.

- Shtypni levën e dispenserit të ujit ① për të marrë ujë të ftohtë.

LG GBV3200CPY - Përdorimi i dispenserit - 1

  • Mbajini fëmijët larg nga dispenseri për të mos i lejuar të luajnë ose të dëmtojnë kontrollet.
  • Mos përdorni enë kristali ose artikuj porcelani të hollë kur nxirrni ujin ose akullin.

SHËNIM

- Nëse gryka e gotës është e vogël, mund të derdhet ujë nga gota ose të mos hyjë fare në gotë.

Mbushja e depozitës së ujit

Depozita e ujit mban ujin që duhet të shpërndahet.

1 Hapeni kapakun në pjesën e sipërme të depozitës së ujit.

LG GBV3200CPY - Mbushja e depozitës së ujit - 1

2 Mbusheni depozitën e ujit me ujë të pijshëm dhe mbylleni kapakun.

PARALAJMËRIM

  • Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm. Mos e mbushni depozitën e ujit me pije apo me ujë të nxehtë.
  • Duhen ndaluar fëmijët që të qëndrojnë në afërsi të depozitës së ujit.

KUJDES

  • Mos ushtroni shumë forcë ose ndikim kur të hiqni ose të montoni depozitën e ujit.
  • Nëse nuk del ujë, mbusheni depozitën e ujit me ujë të pijshëm.

SHËNIM

  • Depozita e ujit duhet të lahet përpara se të mbushet me ujë të pijshëm.
  • Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë.

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 1

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 2

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 3

Kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në modelet me Wi-Fi.

Aplikacioni LG ThinQ bën të mundur që të komunikoni me pajisjen duke përdorur një telefon smart.

Veçoritë e aplikacionit LG ThinQ

Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.

Smart Diagnosis

- Nëse hasni ndonjë problem ndërkohë që përdorni këtë pajisje, kjo karakteristikë e Smart Diagnosis do t'ju ndihmojë të diagnostikoni problemin.

Cilësimet

- Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion.

SHËNIM

  • Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj me valë, ofruesit të shërbimit të internetit apo kur ndryshoni fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe më pas e regjistroni edhe një herë atë.
  • Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.
  • Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Instalimi i aplikacionit LG ThinQ dhe lidhja e pajisjes LG

Modelet me kod QR

Skanoni kodin QR që ndodhet në produkt duke përdorur kamerën ose një aplikacion lexues të kodit QR në telefonin tuaj inteligjent.

LG GBV3200CPY - Modelet me kod QR - 1

text_image LG ThinQ

Modelet pa kod QR

1 Kërkoni dhe instaloni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store ose Apple App Store në një telefon inteligjent.
2 Aktivizoni aplikacionin LG ThinQ dhe identifikohuni me llogarinë tuaj ekzistuese ose krijoni një llogari LG për t'u identifikuar.
3 Shtypni butonin shto (+) në aplikacionin LG ThinQ për të lidhur pajisjen LG. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin.

SHËNIM

- Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 1

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 2

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 3

  • Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose shikoni manualin e ruterit me valë.
  • LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
  • Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.
  • Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë lidhjen ose instalimi mund të dështojë.
  • Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
  • Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë sïç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
  • Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.
  • Pajisja nuk mund të lidhet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë. Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
  • Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.
  • Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)
  • Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
  • Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe lidhni përsëri produktin.
  • Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda. Drita e treguesit Wi-Fi do të fiket.
  • Për të rilidhur pajisjen ose për të shtuar një përdorues tjetër, shtypni dhe mbani shtypur

butonin Wi-Fi për 3 sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Aktivizoni aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të lidhur pajisjen.

Njoftim për softuerin me burim të hapur

Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https:// opensource.lge.com.

"LG Electronics" do t'ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkesse me email në opensource@lge.com.

Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.

LG GBV3200CPY - Njoftim për softuerin me burim të hapur - 1

LG GBV3200CPY - Njoftim për softuerin me burim të hapur - 2

LG GBV3200CPY - Njoftim për softuerin me burim të hapur - 3

Këshilla për pastrimin e përgjithshëm

  • Shkrirja manuale, mirëmbajtja ose pastrimi i pajisjes ndërkohë që ushqimet ndodhen ende në ngrirës mund të rrisin temperaturën e ushqimit dhe të pakësojnë jetëgjatësinë e ushqimit.
  • Pastroni rregullisht çdo sipërfaqe që mund të ketë kontakt me ushqimin.
  • Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të djegshme. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosjen ose dëmtimin e pajisjes.
  • Substancat e ndezshme: alkool (etanol, metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj), hollues, zbardhues, benzen, lèng i djegshëm, abraziv, etj
  • Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar kablli elektrik.

Pastrimi i pjesës së jashtme

  • Kur pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, duhet të hiqet kordoni i energjisë nga priza për të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose që mund të shkaktojë goditje elektrike. Rekomandohet pastrimi sistematik i kapakëve të pasmë dhe anësore të ventilimit për të ruajtur funksionimin e besueshëm dhe ekonomik të njësisë.
  • Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes. Hapësirat e ajrimit të bblokuara mund të shkaktojnë zjarr ose të dëmtojnë pajisjen.
  • Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues gërryes ose të fortë.Thaheni mirë me leckë të butë. Mos përdorni lecka të ndotura kur pastroni dyert prej çelik inoksi. Gjithmonë përdorni një leckë të dedikuar dhe fshiheni në drejtimin e njëjtë me vijat. Kjo

ndihmon në reduktimin e njollave dhe humbjes së shkëlqimit të sipërfaqes.

Pastrimi i pjesës së brendshme

  • Përpara se të hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje. Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
  • Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe detergjent të butë, dhe pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
  • Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë të butë të njomë.
  • Spärkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
  • Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje. Pjesët mund të deformohen për shkak të nxehtësisë.
  • Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje lejon që ndarja të mos akumulojë asnjëherë akull në kushte normale funksionimi. Nuk është nevoja që përdoruesit të bëjnë shkrirje manuale.

Pastrimi i Kapakut të Kondensatorit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Përdorni një fshesë me korrent me një furçë për të pastruar kapakun e kondensatorit dhe ventilatorët. Mos zhvendosni panelin që mbulon zonën e bobinës së kondensatorit.

LG GBV3200CPY - Pastrimi i Kapakut të Kondensatorit - 1

Ju rekomandojmë që këtë ta bëni çdo 12 muaj për të ruajtur efikasitetin e funksionimit.

LG GBV3200CPY - Pastrimi i Kapakut të Kondensatorit - 2

Para se të telefononi për servis

Kujdesi dhe Shërbimi ndaj Klientit

Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.

  • Për të gjetur informacion për qendrën e autorizuar të shërbimit të LG, vizitoni faqen tonë të internetit në faqen www.lg.com.
  • Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e autorizuar e shërbimit të LG duhet të bejë çmontimin, riparimin apo modifikimin e pajisjes.
  • Periudha minimale e garancisë së kësaj pajisje frigoriferike është 24 muaj.
  • Pjesët rezervë të përmendura në Rregulloren BE 2019/2019 janë të disponueshme për 7 vjet (vetëm gominat e dyerve janë të disponueshme për 10 vjet).
  • Për të blerë pjesë rezervë, kontaktoni me qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics në faqen tonë të internetit www.lg.com.

SHËNIM

  • Rregullorja BE 2019/2019, e vlefshme nga 1 mars 2021, lidhet me klasat e Eficencës së Energjisë sipas Rregullores BE 2019/2016.
  • Për më shumë informacion rreth efijcencës së energjisë së kësaj pajisje, vizitoni faqen https://ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit (e vlefshme nga 1 mars 2021).
  • Skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë bashkë me pajisjen, ku është shënuar një link në internet për informacionin që lidhet me performancën e pajisjes në bazën e të dhënave të EPREL të BE-së. Ruajeni për referencë etiketën e energjisë së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të dhëna me pajisjen (e vlefshme nga 1 mars 2021).
  • Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e vlerësimit të pajisjes.
  • Ky produkt përmban një burim të lehtë të eficiencës së energjisë së klasës G.

LG GBV3200CPY - SHËNIM - 1

Hedhja e pajisjes suaj të vjetër

  • Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga mbetjet e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet vendase.
  • Hedhja e duhur e pajisjes suaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
  • Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes të pajisjes suaj të vjetër, ju lutem kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë produktin.

SRPSKI

Odlaganje starog aparata

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : LG

Modeli : GBV3200CPY

Kategori : Frigorifer