FRL 3374 B - Tenxhere BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas FRL 3374 B BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Tigan me ajër të nxehtë |
| Marka | Beko |
| Modeli | FRL 3374 B |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V ~, 50-60 Hz |
| Fuqia nominale | 1750 W |
| Lloji i kontrollit | Dixhital me ekran LED dhe panel me prekje |
| Programet e gatimit | Manual, Pulë, Perime, Furrë/Tortë, Ringrohje, Dehidratim, Grill, Hell |
| Gama e temperaturës | Nga 70 °C (dehidratim) në 200 °C (standard) |
| Kohëmatësi | Po, e rregullueshme sipas programit |
| Kapaciteti i shportës | Rreth 4 deri në 5 litra (shportë e lëvizshme me grilë) |
| Materiali | Plastikë, çelik inox (grilë silikoni rezistente ndaj temperaturave të larta) |
| Doreza | Po, e izoluar termikisht |
| Dritare shikimi | Po, në enën e lëvizshme |
| Siguria | Ndalim automatik në fund të gatimit, mbrojtje kundër mbinxehjes, dorezë e ftohtë, sipërfaqe të nxehta të sinjalizuara |
| Pastrimi | Shporta dhe grila të lara me ujë me sapun; pjesa e jashtme me një leckë të lagur |
| Mirëmbajtja | Shkëputeni nga rryma dhe lëreni të ftohet para pastrimit; ruajtja në një vend të freskët dhe të thatë |
| Aksesorët e përfshirë | Shportë gatimi e lëvizshme, grilë gatimi e lëvizshme |
| Përdorimi | Vetëm për përdorim shtëpiak |
| Pesha | Rreth 5 kg (vlerësim) |
| Dimensionet (përafërsisht) | 30 x 30 x 35 cm (vlerësim) |
| Kodi i korrigjimit | E2 (NTC i shkurtuar), E4 (pjesë të dëmtuara) |
Pyetjet më të shpeshta - FRL 3374 B BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth FRL 3374 B BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Tenxhere në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FRL 3374 B - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FRL 3374 B e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT FRL 3374 B BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që zgjodhët një produkt Beko. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Simbolet e mëposhtme janë përdorur në këtë udhëzues:

Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme për përdorimin e pajisjes.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme që lidhen me sigurinë e jetës dhe pronës.

E përshtatshme për kontaktin me ushqimin.

Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

PARALAJMËRIM: Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.
Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme të gjitha garancitë.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përgatitjen e ushqimeve; ajo nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.
- Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët e moshës 0-8 vjeç. Pajisja mund të përdoret vetëm nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart, me kusht që të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë aftësi të kufizuara fizike, dëgjimore ose mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse u sigurohet mbikëqyrje ose informacion në lidhje me përdorimin e sigurt dhe rreziqet e përfshira.
- Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet përdorur në shtëpi dhe në këto raste:
— Në kuzhinat e personelit në dy-qane, zyrä dhe ambiente të tjera pune,
– Në shtëpitë e fermave,
– Nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomodu-ese;
– Në hostele ose ambiente të ng-jashme.
– Dhomat e gjumit dhe vendet për ngrënien e mëngjesit
- Fëmijët që mbikëqyren të mos luajnë me pajisjen.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë punë pastrimi dhe mirëmbajtjeje pa mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Mbajeni produktin dhe kabllon e tij larg fëmijëve nën 8 vjeç.
- Vendosni dorezat e pajisjeve të gatimit (nëse ka) në mënyrë që lëngjet e nxehta të mos derdhen dhe vendosini ato mirë.
- Sigurohuni që tensioni i treguar në pajisje të jetë i njëjtë me ten-
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
sionin e rrjetit në shtëpinë tuaj.
- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
- Mos e vendosni pajisjen tuaj mbi ose pranë burimeve të nxehtësisë si furra dhe soba.
- Për të parandaluar dëmtimin e kabllos elektrike, mos lejoni të cimbiset, të përdridhet ose të fërkohet pas teheve të mprehta.
- Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllon.
- Mos e zhytni në ujë pajisjen ose kordonin e saj elektrik.
- Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje kur është në prizë.
- Mos e çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Hiqeni pajisjen nga priza për- para se ta pastroni dhe thajini plotësisht të gjitha pjesët pas pastrimit.
-
Pastroni pajisjen në përputhje me udhëzimet në seksionin Pastrimi dhe mirëmbajtja.
-
Mos vendosni copa të mëdha ushqimi në pajisje pasi mund të shkaktohet zjarr.
- Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen në mje- dise me lagështi.
- Mos e lëvizni pajisjen kur është në përdorim dhe vaji brenda saj është i nxehtë.
- Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
- Për të shmangur rrezikun e dje-gies, mos prekni sipërfaqet e nxehta.
- Lëreni pajisjen të ftohet në një vend të sigurt larg fëmijëve.
- Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe daljes së ajrit kur pajisja është në punë.
- Mos u përkulni mbi të kur pajisja është në përdorim. Ajri i nxehtë del nga pajisja gjatë përdorimit!
- Pajisja nxhet gjatë përdorimit. Për të shmangur rrezikun e dje-gies, mos prekni sipërfaqet e nxehta.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur siç duhet gjatë përdorimit.
- Në rast zjarri, hiqeni pajisjen nga priza.
- Mos derdhni ujë mbi pajisjen, pasi mund të shkaktojë rrezik për goditje elektrike.
- Mos e përdorni pajisjen me një kohëmatës të jashtëm ose një sistem të veçantë telekomandimi.
- Përdorni vetëm enë gatimi metalike me doreza të izoluara me pajisjen.
- Mos vendosni asgjë mbi pajisjen kur është në punë ose është e nxehtë.
- Fikni butonin tregues për ta shkëputur. Më pas hiqeni pajisjen nga priza.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të ng-jashëm të kualifikuar për të sh-mangur rreziqet e mundshme.
1.1 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit:
Ky produkt është në përputhje me Direktivën evropiane WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk du- het hedhur me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoritete- ve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.2 Përputhja me Direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.3 Informacione mbi paketimin

Materialet e paketimit të produktit prod- hohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
1.4 Pika të rëndësishme për kursimin e energjisë
Ndiqni kohët e rekomanduara nga manuali gjatë përdorimit të pajisjes. Hiqni pajisjen nga priza pas çdo përdorimi.
2 Tenxhere me më pak vaj

| Burimi i energjisë 220-240V~, 50-60Hz |
| Konsumi i energjisë 1750 W |
Shenjat në pajisje dhe vlerat e specifikuara në dokumentet e dhëna bashkë me produktin janë marrë në kushte laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Vlerat mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit. Vlerat e energjisë elektrike janë testuar me tension 230 V.
3 Përdorimi
3 Përdorimi i synuar
- Pajisja është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.
- Kur e përdorni pajisjen për herë të parë, mund të shfaqet pak tym. Kjo është normale.
3.1 Përgatitja e pajisjes për përdorim
- Përdoreni pajisjen në një pozicion vertikal në një sipërfaqe të qëndrueshme, në nivel, të pastër, të thatë dhe jorrëshqitëse.

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni materialet e paketimit dhe vendoseni pajisjen në një zone të sheshtë dhe të pastër.
Kapeni fort dorezën (4) për të liruar kos- hin e lëvizshëm të gatimit (3); më pas nxirreni pjesën në formë sirtari nga kasa.
Vendoseni sirtarin në një sipërfaqe të sheshtë për të shkëputur rrjetën e gatimit (2) nga sirtari. Hiqni rrjetën e gatimit (2) duke e ngritur nga sirtari.

Pastroni rrjetën e gatimit (2) dhe koshin e lëvizshëm të gatimit (3) me ujë të ngrohtë me sapun dhe më pas thani sipërfaqen e jashtme të pajisjes dhe pjesët që keni larë tërësisht.
Ka 2 të dala në të dyja anët e dorezës. Vendoseni koshin në kasë duke i vendosur kapëset në pjesët e dala në pjesën e sipërme të sirtarit të koshit.
Pas pastrimit të të gjitha pjesëve, vendoseni sirtarin në pajisje. Pajisja është gati për përdorim.

- Për përdorimin për herë të parë, vendoseni produktin në temperaturën më të lartë dhe caktojeni për rreth 10 minuta pa shtuar ushqime.
- Asnjëherë mos e përdorni sirtarin e koshit (6) pa rrjetën e lëvizshme të gatimit (2).
3 Përdorimi
3.2 Paneli i kontrollit dhe ekrani LED:

text_image
Manual Pulë Patataë skuqura Tortë Rin-grohje Skarje Skarë Tharje Hell Ulja e temperaturës / kohës Rritja e temperaturës / kohës Dhomëza e gatimit me ndriçim me monitorim Ndryshimi i temperaturës / kohës Menyja Nisja / ndalimi Ndezja / fikja
- Shtypni simbolin e "Menusë" derisa të gjeni programin e dëshiruar për të zgjedhur një program. Kur të gjeni programin e dëshiruar, drita e programit do të pulsojë, shtypni simbolin e "Nisjes" për të nisur programin.
- Kur në ekran të shfaqet "End" (Përfundimi), procesi i gatimit do të përfundojë dhe koshi i gatimit duhet të hiqet.
- Ekrani fiket kur koshi i gatimit nxirret nga pajisja. Pajisja vazhdon përsëri kur koshi i gatimit vendoset përsëri.
3 Përdorimi
3.3 Paralajmërime përpara përdorimit të parë

Kur koshi i lëvizshëm i gatimit (3) tërhiqet prapa kur pajisja është në punë, avulli i nxehtë do të dalë nga vrima e daljes së ajrit dhe pjesa e sipërme e koshit. Për këtë arsye, kini kujdes që të mos digjeni nga avulli me temperaturë të lartë.
Kur përdorni rrjetën e gatimit (2) dhe sirtarin e koshit (3) në temperatura më të larta, kini kujdes që të mos bini në kontakt të drejtpërdrejtë me to.
3.4 Përdorimi
3.4.1 Zgjedhja dhe fillimi i një programi

Ekrani tregon temperaturat dhe kohët e caktuara automatikisht sipas funksioneve të zgjedhu-ra të gatimit. Mund t'i ndryshoni këto temperatura dhe kohë sipas dëshirës.

Shtypni simbolin e fikjes nëse dëshironi të kaloni në një program tjetër pasi produkti të ketë nisur punën. Më pas, shtypni “Menu” për të zgjedhur programin e dëshiruar.

Futni produktin në prizë dhe shtypni një herë simbolin e ndezjes/fikjes. Do të sh-faqet i gjithë ekrani i zgjedhjes Shtypni simbolin e "Menusë ̣derisa të arri-ni te funksioni që dëshironi të zgjidhni.
Shtypni simbolin për ndryshimin e "Temperaturës / Kohës 📁 Temperatura do të pulsojë në ekran. Ndërrojeni me simbolet ose temperaturën e dëshiruar - bse . Kur shtypni përsëri simbolin e "Temperaturës / Kohës 📁 koha do të pulsojë në ekran. Caktoni kohën e gatimit me simbolet - bse .
Shtypni simbolin e "Nisjes / Ndalimit ▶ dhe nisni punën e pajisjes. Vendosni ushqimet që dëshironi të gatuani në koshin e gatimit të produktit. Kur vendosni koshin e gatimit në vendin e vet, koha që keni vendosur do të shfaqet në ekran, duke përjashtuar kohën e ngrohjes paraprake, dhe koha do të fillojë numërimin mbrapsht.
3 Përdorimi
3.4.2 Rregullimi i temperaturës dhe kohës

Shtypni simbolin ⚠ per të vendosur temperaturën dhe kohën. Më pas shtypni simbolin ⚠ per të vendosur temperaturën dhe kohën e nevojshme. Shtypni simbolin ⚠ per të filluar.
Kur të arrihet gjysma e kohës së cak- tuar të programit, në këtë pikë, sirtari i koshit (3) mund të hiqet dhe mund ta ktheni ushqimin me një pajisje ndihmë- se (kapëse etj.).

- Rrjeta e gatimit éshtë realizuar me material silikoni rezistent ndaj temperaturës së lartë që mund të përdoret për gatimin e ushqimeve. Në thelb, ajo parandalon gërvishtjen e veshjes së koshit. Prandaj, sigurohuni që të mos higet gjatë gatimit.
- Kini kujdes ndaj avullit të nxehtë që mund të dalë gjatë nxjerrjes së sirtarit të koshit (3) dhe mos e prekni me duar të zhveshura sepse është shumë i nxehtë.
- Kur hiqni ushqimet e gatuara, përdorni një mjet (kapëse etj.) që nuk e dëmton sipërfaqen e brendshme të pajisjes.
3 Përdorimi
3.5. Gatimi
- Përzieni ushqimet me vajin përpara se t'i vendosni në koshin e lëvizshëm të gatimit (3).

Mos e mbani sirtarin e koshit (3) dhe rrjetën e lëvizshme të gatimit (2) me asgjë tjetër për- veç dorezës kur janë të nxehta.

Kapeni fort dorezën për të hapur sirtarin e koshit (3); më pas hiqeni sirtarin nga pajisja dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë dhe të pastër.
Vendosni ushqimet në koshin e gatimit (3). Më pas vendoseni koshin në pajis-je dhe sigurohuni që të përputhet plotë-sisht.
Futni pajisjen në prizë dhe zgjidhni programin e dëshiruar të gatimit. Më pas filloni procesin e gatimit.

Kur të përfundojë koha e caktuar do të dëgjohet një tingull paralajmërues dhe pajisja juaj do të fiket automatikisht. Kur të përfundojë programi i gatimit, në ekran shfaqet një njoftim "End" (Përfundimi). Kjo shprehje tregon që programi i ushqimeve ka përfunduar.
Hiqni koshin e lëvizshëm të gatimit (3) dhe kontrolloni ushqimet, nëse janë të ngrira, të skuqura apo jo. Nëse duhet më shumë kohë për gatimin, mund ta zgjasni edhe pak kohën e gatimit.
Pasi të përfundojë procesi, hidhini për- bërësit e koshit në një tas ose pjatë.
3 Përdorimi


Shmangni kontaktin e koshit të gatimit me sipërfaqen e jashtme të pajisjes, pasi sipërfaqja e koshit të gatimit (5) do të jetë e nxehtë gjatë dhe pas gatimit.

- Lërini ushqimet të ftohen për 5-10 sekonda përpara se t'i hiqni nga koshi i lëvizshëm i gatimit (5).
- Përdorni kapëse për të nxjerrë ushqimet e mëdha ose të buta nga koshi për të mos shkaktuar dëmtim në sipërfaqen e brendshme të pajisjes.
- Kur një grup të jetë gati, pajisja është menjëherë gati për një grup tjetër.

Kini parasysh se pajisja mund të nxhet shumë gjatë procesit të rrotullimit.
4 Koha e gatimit
Tabela e mëposhtme jep një përmbedhje të kohës së gatimit për ushqime të ndryshme. Koha e gatimit ndryshon në varësi të trashësisë dhe strukturës së ushqimeve. Kohët dhe sasitë e rekomanduara duhet të konsiderohen të përafërta.
Kryeni ngrohjen paraprake derisa pajisja të arrijë temperaturën e rekomanduar të specifikuar në tabelë përpara procesit të gatimit për të arritur rezultate të suksesshme.
| PROGRAMI | USHQIMET SASIA | SMBOLI | TEMPERA-TURA | KOHA (min.) INTERVALI | PËRZIERJE / TUNDJE | |
| SHKRIRJE | 80 °C 13-17 min. 2 | ![]() | ||||
| PATATE TË SKUQURA | Patate të ngrira 5 | 00 g 200 °C 15-20 min | ![]() | |||
| PULË Kofshë | pule 450 | g 200 °C 20 minuta | ![]() | 2 | ||
| SKARË | Role me qofte | 500 g | ![]() | 190 °C | 15 min. | 2 |
| SHISHQEBAP | Shishqebap pule | 500 g 180 °C 15- in. 4 | ||||
| TORTË Kifle | 6 gota, minikifle | ![]() | 160 °C 20 minuta | X | ||
| THARJE | 70 °C | 60-140 min. | ![]() | |||
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
5.1 Pastrimi

Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

Fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga buri- mi i energjisë elektrike.


Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht. Hiqni koshin e gatimit (3) nga sirtari.


Hiqeni rrjetën e gatimit (2) nga koshi duke kapur dorezën e saj dhe duke e tërhequr lart.


Pastroni koshin e gatimit (3) dhe rrjetën e gatimit (2) me ujë të ngrohtë me sapun dhe më pas thajini plotësisht.


Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një pecetë të njomë. Thajeni plotësisht pjesën e jashtme të pajisjes.

Mbani gjithmonë të pastra bazën e koshit të lëvizshëm të gatimit (3) dhe rrjetën e gatimit (2) për të parandaluar grumbullimin e substancave të huaja.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
5.2 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet përpara se ta largoni.
- Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Mbajeni pajisjen dhe kabllon larg fëmijëve.
5.3 Transporti dhe dërgesa
- Transportojeni pajisjen në paketimin e saj origjinal gjatë manovrimit dhe transportit të saj. Paketimi e mbron pajisjen nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Pajisja mund të dëmtohet.
- Nëse pajisja bie, ajo mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë një dëmtim i përhershëm.
6 Zgjidhja e problemeve
| Problemi Shkaku Zgjidhja | |||
| 1 Pajisja | nuk funksionon Ndërprerjet e | energjisë elektrike Kontrolloni furnizimin me | energji elektri-ke dhe sigurohuni që ka energji |
| Nuk ka energji ose kontakt të dobët në prizë | |||
| Mospërputhje e tensionit të furnizimit me energji elektrike me tensionin nominal të pajisjes | |||
| 2 Ushqimet | nuk janë gatuar/pjekur mjaftueshëm | Koha e gatimit nuk është e saktë Kombinoni recetat dhe përvojën tuaj personale për të rregulluar përgatitjen dhe kohën | |
| 3 Tym gjatë përdorimit për herë të parë | Vaji për parandalimin e ndryshkut që mbetet në ngrohësin e pajisjes | Vendosni temperaturën në maksimum dhe kryeni ngrohjen paraprake për 10-15 minuta për të larguar vajin për parandalimin e ndryshkut në ngrohësin e pajisjes | |
| 4 Erë e çuditshme Objekt i huaj në koshin e gatimit, sirtarin e koshit dhe ngrohësin | Hiqni objektin e huaj | ||
| 5 E2 NTC | me qark të shkurtër, pjesë me defekt | Dërgojeni te servisi për riparim | |
| 6 E4 NTC | me qark të shkurtër, pjesë me defekt | ||
Kontaktoni me shërbimin tonë të autorizuar për riparimin në rast se problemi nuk mund të zgjidhet pas kryerjes së mbikëgyrjes së sipërpërmendur.












in. 4
