AEG Conventional EOH2H00BX - Furrë elektrike

Conventional EOH2H00BX - Furrë elektrike AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Conventional EOH2H00BX AEG në format PDF.

📄 148 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG Conventional EOH2H00BX - page 93
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Conventional EOH2H00BX AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë elektrike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Conventional EOH2H00BX - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Conventional EOH2H00BX e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT Conventional EOH2H00BX AEG

Udhëzimet për përdorim Furrë

SQ 93

Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë.

Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

AEG Conventional EOH2H00BX - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.electrolux.com/support

AEG Conventional EOH2H00BX - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 2

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registerelectrolux.com

AEG Conventional EOH2H00BX - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:

www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....94
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....95
  3. INSTALIMI....98
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT....100
  5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË....100
  6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 101
  7. FUNKSIONET E ORËS....102
  8. PËRDORIMI I AKSESORËVE.... 102
  9. FUNKSIONET SHTESË....103
  10. UDHËZIME DHE KËSHILLA....103
  11. KUJDESI DHE PASTRIMI....106
  12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....108
  13. EFIKASITETI ENERGJETIK.... 109
  14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....110

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

• PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.

- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.

- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.

- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.

• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
• PARALAJMËRİM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
- Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG Conventional EOH2H00BX - Instalimi - 1

PARALAJMĚRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

  • Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
  • Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.

  • Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e furrës hapet pa pengesë.

  • Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës)580 (600) mm

Gjerësia e mobilies 560 mm

Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes589 mm
Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes570 mm
Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes594 mm
Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes558 mm

Thellësia e pajisjes 561 mm

Thellësia inkaso e pajisjes 540 mm
Gjerësia me derën të hapur 1007 mm
Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme1100 mm

Vidat e montimit 4x25 mm

2.2 Lidhja elektrike

AEG Conventional EOH2H00BX - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Pajisja duhet tokëzuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

  • Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.

  • Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
  • Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
  • Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.

Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën:

H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F

Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe tabelës:

Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²)

maksimumi 1380 3 x 0.75

maksimumi 2300 3 x 1

maksimumi 3680 3 x 1.5

Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë se kabllot e fazës dhe nulit (kabllot blu dhe kafe).

2.3 Përdorimi

AEG Conventional EOH2H00BX - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.

  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
  • Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
  • Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
  • Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
  • Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
  • Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
  • Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

AEG Conventional EOH2H00BX - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik dëmtimi i pajisjes.

- Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:

  • mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
  • mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
    – mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
  • mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
    – bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.

- Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.

- Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur.

- Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

AEG Conventional EOH2H00BX - Kujdesi dhe pastrimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.

  • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
  • Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni gendrën e autorizuar të shërbimit.
  • Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
  • Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.

- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

  • Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.
  • Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifieke.

2.6 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
  • Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.

2.7 Hedhja

AEG Conventional EOH2H00BX - Hedhja - 1

PARALAJMĚRIM!

Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
  • Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.

3. INSTALIMI

AEG Conventional EOH2H00BX - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Montimi inkaso

AEG Conventional EOH2H00BX - Montimi inkaso - 1

text_image (*mm) 80 60 520 min. 550 20 6 min. 560 18 21548 114 589 595±1 60 20 6 3 198 518

AEG Conventional EOH2H00BX - Montimi inkaso - 2

text_image (*mm) 70 60 520 min. 550 580 20 min. 560 18 21548 114 589 595±1 60 20 9 198 ④ 518

3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
AEG Conventional EOH2H00BX - Montimi inkaso - 3

4.1 Pasqyra e përgjithshme

AEG Conventional EOH2H00BX - Pasqyra e përgjithshme - 1

text_image 1 4 6 7 8 9 10 11 2 3 4 1

4.2 Aksesorët

- Rafti me rrjetë

Për enë gatimi, forma keku, rosto.

• Tava e skarës/pjekjes

1 Paneli i kontrollit
2 Çelësi i funksioneve të ngrohjes
3 Çelësi për kohëmatësin
4 Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
5 Treguesi / simboli i temperaturës
6 Kanalet e ajrit për ventilatorin e ftohjes
7 Elementi i ngrohjes
8 Llamba
9 Ventilimi
10 Relievi i hapësirës së brendshme - Depozita e pastrimit me ujë
11 Poyicioni i raftit

Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës.

5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

AEG Conventional EOH2H00BX - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

5.1 Përpara përdorimit të parë

Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë.

AEG Conventional EOH2H00BX - Përpara përdorimit të parë - 1
Hapi 1

AEG Conventional EOH2H00BX - Përpara përdorimit të parë - 2
Hapi 2

Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh

  1. Nxirrni të gjithë aksesorët nga furra.
  2. Pastroni furrën dhe aksesorët me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

  3. Vendosni temperaturën maksimale për funksionin:

AEG Conventional EOH2H00BX - Përpara përdorimit të parë - 3

Koha: 1 orë.

  1. Vendosni temperaturën maksimale për funksionin:

AEG Conventional EOH2H00BX - Përpara përdorimit të parë - 4

Koha: 15 min.

Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni aksesorët në furrë.

6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

AEG Conventional EOH2H00BX - PËRDORIMI I PËRDITSHËM - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Mënyra e caktimit: Funksioni i nxehjes

Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës për të përzgjedhur një funksion ngrohjeje.

Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të zgjedhur temperaturën.

Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.

6.2 Funksionet e nxehjes

Funksioni e Aplikimi ngrohjes

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 1

Pozicioni fikur

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 2

Gatim me ajrim

Furra është e fikur.

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 3

Skarë turbo

Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një raft, pa përzierjen e aromave.

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 4

Nxehtësia e poshtme

Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar.

Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit.

Funksioni e Aplikimi ngrohjes

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 1

Gatim tradicional / Pastrimi me ujë

Për të pjekur ushqimin në një nivel furre.

Shikoni kapitullin "Kujdesi dhe pastrimi" për më shumë informacion rreth: Aqua Clean.

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 2

Skarë

Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 3

Shkrirja

Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë.

AEG Conventional EOH2H00BX - Funksioni e Aplikimi ngrohjes - 4

Pjekje vent. me lagështirë

Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi": Pjekje vent. me lagështirë.

6.3 Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë

Ky funksion éshtë përdorur për të qenë në pajtim me klasin e efikasitetit energjetik dhe kërkesat e ekodizajnit sipas BE 65/2014 dhe BE 66/2014. Testet sipas EN 60350-1.

Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë.

Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme

të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit "Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.

7. FUNKSIONET E ORËS

7.1 Mënyra e vendosjes: Fundi i gatimit

Për të vendosur kohën e fikjes për funksionet e furrës.

Hapi 1 Regjistroni funksionin e furrës dhe temperaturën.

Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kohëmatësit deri në fund.

Hapi 3 Rrotullojeni çelësin e kohëmatësit për të vendosur kohën e fikjes. Kur përfundon koha e vendosur, bie sinjali dhe furra fiket.

Hapi 4 Rrotullojeni çelësin e funksioneve të furrës dhe çelësin e temperaturës në pozicionin e fikjes.

Për të vendosur funksionin e nxehjes pa një kohë gatimi të caktuar, rrotullojeni çelësin e kohëmatësit në pozicionin fillestar.

8. PËRDORIMI I AKSESORËVE

AEG Conventional EOH2H00BX - PËRDORIMI I AKSESORËVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

Rafti me rrjetë:

Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që këmbët të jenë me drejtim poshtë.

8.1 Futja e aksesorëve

AEG Conventional EOH2H00BX - Futja e aksesorëve - 1

Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit.

AEG Conventional EOH2H00BX - Futja e aksesorëve - 2

Kur furra është në punë, ventilatori ftohës ndizet aktivizohet për t'i mbajtur sipërfaqet e furrës të ftohta. Nëse fikni furrën, ventilatori ftohës ndalon.

9.2 Termostati i sigurisë

Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje të rezikshme. Për ta parandaluar këtë, furra ka një termostat sigurie që ndërpret furnizimin me energji. Furra ndizet aktivizohet përsëri automatikisht kur bie temperatura.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

10.1 Rekomandimet e gatimit

Furra ka katër pozicione raftesh.

Numërojini pozicionet e rafteve të furrës nga poshtë.

Furra juaj mund të pjekë ndryshe nga furra që keni pasur më parë.

Gatimi i kekëve

Mos e hapni derën e furrës para se të mbarojnë 3/4 e kohës së caktuar të gatimit.

Nëse përdorni dy tava për pjekje në të njëjtën kohë, mbani një nivel bosh mes tyre.

Gatimi i mishit dhe peshkut

Përdorni një tigan të thellë për ushqim shumë të yndyrshëm për të parandaluar njollat e furrës që mund të jenë të përhershme.

Lëreni mishin për afërsisht 15 minuta para se ta prisni në mënyrë që lëngu të mos dalë jashtë.

Për të parandaluar shumë tym në furrë gjatë pjekjes, shtoni pak ujë në enën e thellë. Për të parandaluar kondensimin e tymit, shtoni ujë çdo herë pasi të thahet.

Koha e gatimit

Koha e gatimit varet nga lloji i ushqimit, qëndrueshmëria e tij dhe vëllimi.

Fillimisht, monitoroni performancën kur gatuani. Gjeni cilësimet më të mira (vendosja e nxehtësisë, koha e gatimit, etj.) për enët tuaja të gatimit, recetat dhe sasitë kur përdorni këtë pajisje.

10.2 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar

Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese.

AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar - 1

Tavë për bazë pandispanje

E errët, joreflektuese 28 cm diametër

E errët, joreflektuese 26 cm diameter

Qeramikë 8 cm diametër, 5 cm lartësi

E errët, joreflektuese 28 cm diameter

10.3 Pjekje vent. me lagështirë

Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë.

AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - 1AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - 2AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - 3AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - 4AEG Conventional EOH2H00BX - Pjekje vent. me lagështirë - 5
(°C) (min)
Role të ëmbla, 12 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 35 - 40
Roleta, 9 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 35 - 40
Picë e ngrirë, 0,35 kg rafti rrjetë 220 2 35 - 40
Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 30 - 40
Ëmbëlsirë “Brownie” tavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 30 - 40
Sufle, 6 copë tasa qeramike në raftin e telit 200 3 30 - 40
Bazë pandispanjë tavë baze pandispanje në raft teli170 2 20 - 30
Sandviç “Viktoria” tavë pjekjeje mbi raft me rrjetë 170 2 35 - 45
Peshk i zier, 0,3 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 35 - 45
Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 35 - 45
Fileto peshku, 0,3 kg tavë pice mbi raft teli 180 3 35 - 45
Mish i zier, 0,25 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë200 3 40 - 50
Shashlik, 0,5 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë200 3 25 - 35
Kukit, 16 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 20 - 30
Amareta, 20 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 40 - 45
Kek në kupa, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 30 - 40
Ëmbëlsira pikante, 16 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 35 - 45
Biskota me kore të shkrifët, 20 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë150 2 40 - 50
Byrek i hapur, 8 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 20 - 30
(°C) (min)
Zarzavate, të ziera, 0,4 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 35 - 40
Omëletë vegjetariane tavë pice mbi raft teli 200 3 30 - 45
Zarzavate mesdhetare, 0,7 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë180 4 35 - 40

10.4 Informacion për institutet e testimit

Testet sipas IEC 60350-1.

AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 1AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 2AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 3AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 4AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 5AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 6AEG Conventional EOH2H00BX - Informacion për institutet e testimit - 7
(°C) (min)
Kekë të vegjël, 20 copë për tepsiGatim tradicionalTava e pjekjes3 170 20 - 30 -
Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava ∅20 cmGatim tradicionalRafti me rrjetë1 170 80 - 120 -
Pandispanjë, formë keku ∅26 cmGatim tradicionalRafti me rrjetë2 170 35 - 45 -
Biskota GatimtradicionalTava e pjekjes3 150 20 - 35 Ngroheni furrënparaprakisht për 10 minuta.
Bukë e thekur, 4 - 6 copëSkarë Rafti merrjetë3 maks. 2 - 4 minuta njëra anë; 2 - 3 minuta ana tjetërNgroheni furrën paraprakisht për 3 minuta.
Qofte lope, 6 copë, 0,6 kgSkarë Rafti rrjetëdhe tava e kullimit3 maks. 20 - 30 Vendosni raftin merrjetë në nivelin e tretë dhe tavën e kullimit në nivelin e dytë të furrës. Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit. Ngroheni furrën paraprakisht për 3 minuta.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

11.1 Shënime mbi pastrimin

AEG Conventional EOH2H00BX - Shënime mbi pastrimin - 1
Agjentët e pastrimit

Pastroni pjesën e përparme të furrës me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së hapësirës së brendshme.

Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

AEG Conventional EOH2H00BX - Shënime mbi pastrimin - 2
Përdorimi i përditshëm

Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Në furrë ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur kondensimin, lëreni furrën të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në furrë për më shumë se 20 minuta. Thajeni brendësinë me një leckë të butë pas çdo përdorimi.

AEG Conventional EOH2H00BX - Shënime mbi pastrimin - 3
Aksesorët

Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në lavastovilje.

Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues agresivë ose objekte me majë të mprehtë.

11.2 Si ta përdorni: Pastrimi me ujë

Kjo procedurë pastrimi përdor lagështirë për heqjen e yndyrës së mbetur dhe pjesëve ushqimore nga furra.

Hapi 1 Derdhni ujë në relievin e hapësirës së brendshme: 150 ml.

Hapi 2

Caktoni funksionin:

AEG Conventional EOH2H00BX - Si ta përdorni: Pastrimi me ujë - 1

Hapi 3 Vendoseni temperaturën në 90°C.

Hapi 4 Lëreni furrën të punojë për 30 minuta.

Hapi 5 Fikni furrën.

Hapi 6 Prisni derisa furra të jetë ftohur. Thajeni ujin me një leckë të butë.

11.3 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera

Dera e furrës është e përbërë nga dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm prej xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se të hiqni panelet prej xhami.

AEG Conventional EOH2H00BX - Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera - 1

KUJDES!

Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.

Hapi 1 Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja menteshat.
Hapi 2 Ngrini dhe rrotulloni levat plotësisht mbi të dyja mentesha.
AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 1

Hapi 3 Mbylleni derën e furrës deri në gjysmë në pozicionin e parë të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni përpara dhe hiqeni derën nga vendi.

AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 2

Hapi 4 Vendoseni derën mbi një leckë të butë në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe lironi sistemin bllokues për të hequr panelin e brendshëm prej xhami.

AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 3

Hapi 5 Rrotulloni mbërthyeset me 90° dhe hiqini nga vendi.

AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 4

Hapi 6 Në fillim ngrijeni me kujdes panelin e xhamit dhe më pas hiqeni atë.

AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 5

text_image 90°

Hapi 7 Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe sapun. Thajini me kujdes panelet prej xhami. Mos i pastroni panelet e xhamit në lavastovilje.

AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 6

text_image 1 2

Hapi 8 Pas pastrimit, instaloni panelin prej xhami dhe derën e furrës.
Kur instalohet saktë korniza e derës kërcet. Sigurohuni që të instaloni panelet e brendshme të xhamit siç duhet në vendet e tyre.
AEG Conventional EOH2H00BX - KUJDES! - 7

Llamba mund të jetë e nxehtë.

Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës:

Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur.Shkëputeni furrën nga priza e korrentit.Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës.

Llamba e pasme

Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr.

Hapi 2 Pastroni kapakun prej xhami.

Hapi 3 Ndërroni Ilambën me një Ilambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C.

Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG Conventional EOH2H00BX - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

12.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Në çdo rast që nuk përfshihet në këtë tabelë, ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

Problemi Kontrolloni nëse...

Furra nuk nxehet. Ešhtë djegur siguresa.

Problemi Kontrolloni nëse...

Guarnicioni i derës është i dëmtuar.Mos e përdorni furrën. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Përfundimi i gatimit - nuk është vendosur.Caktoni: Përfundimi i gatimit. Shikoni "Funksionet e orës".
Llamba nuk punon. Llamba është djegur.

12.2 Të dhënat e shërbimit

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar.

Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën ballore të brendësisë së furrës. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e furrës.

Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:

Modeli (MOD.)
Numri i produktit (PNC)

Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:

Numri i serisë (S.N.) ....

13. EFIKASITETI ENERGJETIK

13.1 Informacion i produktit dhe Fleta e Informacionit të produktit\*

Emri i furnizuesit Electrolux

Identifikimi i modelit EOH2H00BX 944068237

Indeksi i Eficiencës së Energjisë 94.9

Klasi i efikasitetit energjetik A

Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 0.89 kWh/cikli

Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim të 0.75 kWh/cikli detyruar

Numri i zgavrave 1

Burimi i nxehtësisë Elektriciteti

Volumi 58 I

Lloji i furrës Furrë e integruar

Sasi 27.3 kg

* Për Bashkimin Evropian sipas Rregulloreve të BE-së 65/2014 dhe 66/2014.

Për Republikën e Bjellorusisë sipas STB 2478-2017, Shtojca G; STB 2477-2017, Anekset A dhe B.

Për Ukrainën sipas 568/32020.

Kategoria e efikasitetit të energjisë nuk aplikohet për Rusinë.

EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Gama, furrat, furrat me avull dhe skarat -

Metodat për matjen e performancës.

13.2 Kursimi i energjisë

AEG Conventional EOH2H00BX - Kursimi i energjisë - 1

Furra ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm.

Sigurohuni që dera e furrës të jetë e mbyllur kur furra është në punë. Mos e hapni derën e furrës shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend.

Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë.

Kur është e mundur, mos e ngrohni furrën përpara se të gatuani.

Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht.

Gatimi me ventilator

Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji.

Nxehtësia e mbetur

Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e furrës në minimum, 3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit.

Nxehtësia e mbetur brenda furrës do të vazhdojë të gatuajë.

Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera.

Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë

Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.

Pjekje vent. me lagështirë

Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit.

14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin

AEG Conventional EOH2H00BX - ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN - 1

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike

dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e

shënuara me simbolin ✉ mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

МИСЛИМО НА ВАС

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : Conventional EOH2H00BX

Kategori : Furrë elektrike