GF5137PZJZ - Frigorifer LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GF5137PZJZ LG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GF5137PZJZ - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GF5137PZJZ e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT GF5137PZJZ LG
- За да ја елиминирате бучавата, проверте дали страните и задниот дел се допираат до ѕид или ормар кога вибрираат.Меморандумwww.lg.com MANUALI I PËRDORUESIT NGRIRËSI Lexoni këtë manual përdoruesi plotësisht para se të përdorni pajisjen dhe mbajeni në vend të volitshëm për t'iu referuar gjithmonë. MFL68864503_00 SHQIPTabeLa e përmbajTjes Ky manual është prodhuar për një grup produktesh dhe mund të përmbajë gura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë. Ky manual është subjekt i rishikimeve nga prodhuesi. Udhëzime sigUrie p. 3
- Udhëzime të rëndësishme sigurie p. 6
- iNsTaLimi p. 12
- Shënime për instalimin p. 12
- Rregullimi i këmbëve p. 12
- Për të kthyer dyert p. 13
- Për të instaluar frigoriferët çift p. 13
- Lidhjet elektrike (vetëm në MB) p. 13
- përdorimi p. 14
- Pjesët dhe funksionet p. 14
- Shënime për përdorimin p. 15
- Përdorimi i panelit të kontrollit p. 16
- Përdorimi i akullbërësit p. 18
- Përdorimi i hapjes së derës me lehtësi p. 19
- Përdorimi i funksioneve të tjera p. 19
- meNaxhimi i prodUkTiT p. 20
- Përdorimi i funksionit Smart Diagnosis™ p. 20
- Pastrimi p. 21
- zgjidhja e probLemeve Shqip p. 2203
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në ‘PARALAJMËRIM’ dhe ‘KUJDES’ siç tregohet më poshtë. Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet. PARALAJMËRIM - Kjo tregon se mos ndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje. KUJDES - Kjo tregon se mos zbatimi i udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime të produktit. Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet. PARALAJMËRIM
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kuzuara zike, ndjesore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje. NDALIMI I RUAJTJES TË SUBSTANCAVE SHPËRTHYESE
Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të djegshëm në këtë pajisje.04 sigUria TekNike
Mbajini pa pengesa hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar.
Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të vendosjes së ushqimeve në pajisje, përveç nëse janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.
Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e shërbimit ose një person të ngjashëm të kualikuar para se t'i hidhni.
Kjo pajisje përmban një sasi të vogël lëngu ftohës isobutani (R600a), gaz natyror me pajtueshmëri të lartë mjedisore, por është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
Lëngu ftohës që rrjedh nga tubat mund të marrë akë ose të shkaktojë dëmtime në sy.
Nëse zbulohet se ka një rrjedhje, largoni çdo akë ose burim të mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet pajisja për disa minuta. Për të shmangur krijimin e një përzierjeje gazi të djegshëm dhe ajri nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Madhësia e dhomës duhet të jetë 1m
në madhësi për çdo 8 g lëngu ftohës R600a brenda pajisjes.
Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në etiketën e identikimit brenda pajisjes.
Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin. gama e përdorimiT Të pajisjes Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në aplikime familjare dhe të ngjashme të tilla si
vende kuzhine sta në dyqane, zyra dhe ambiente pune;
ferma dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi;
ambiente të tipit krevat dhe mëngjes;
katering dhe aplikime të ngjashme jo-pakice.05 Shqip hedhja e pajisjes TUaj Të vjeTër
1. Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga
mbetjet e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet vendase.
2. Hedhja e duhur e pajisjes tuaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e
pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
3. Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes të pajisjes tuaj të vjetër,
ju lutem kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë produktin.06 Udhëzime të rëndësishme sigurie Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet. PARALAJMËRIM Instalimi
Bëni kujdes të mos e lini derën të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit. Kjo mund të shkaktojë lëndime.
Bëni kujdes të mos e shponi ose çani kabllin gjatë montimit ose çmontimit të derës së produktit. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Tokëzojeni produktin për siguri. Për më shumë informacione mbi tokëzimin, pyetni në një qendër shërbimi të LG Electronics. Tokëzimi jo i mirë i produktit mund të shkaktojë defekte në produkt ose goditje elektrike për shkak të qarkut të shkurtër.
Instalojeni produktin mbi një vend të fortë dhe të sheshtë. Nëse produkti instalohet mbi një dysheme jo të sheshtë, mund të shkaktojë dridhje dhe zhurmë ose pozicionim të gabuar të derës. Nëse produkti nuk instalohet mbi një dysheme të sheshtë, mund të bjerë, të shkaktojë lëndime ose vdekje.
Mos e instaloni produktin në një vend të lagësht dhe mbajeni larg nga spërkatja shiut ose ujit. Uji mund të dëmtojë izolimin duke shkaktuar goditje elektrike ose zjarr.
Bëni kujdes të mos e ekspozoni pjesën e pasme të produktit gjatë instalimit. Ekspozimi mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.07 Shqip Energji
Kjo pajisje është e pajisur me një kordon i cili ka një konduktor tokëzimi dhe spinë tokëzimi. Spina duhet të jetë e lidhur me një prizë të përshtatshme e cila është instaluar mirë dhe e tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe ligjeve vendase.
Përdorni vetëm priza zgjatuese me tokëzim. Përdorimi i një prize zgjatuese të patokëzuar mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Mos lidhni disa produkte në një prizë të vetme ose në një kabëll zgjatimi. Kjo mund të shkaktojë zjarr.
Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën lart ose ta lini produktin të mbështetet mbi spinë. Kjo mund të lejojë që lagështia të futet në spinë ose të dëmtojë spinën duke shkaktuar goditje elektrike ose zjarr.
Hiqeni spinën kur pastroni produktin ose ndërroni llambën e brendshme. Mos heqja e spinës mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Futeni spinën në prizë fort pasi ta keni pastruar plotësisht nga lagështia dhe pluhuri. Kontakti i gabuar mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kur tërhiqni spinën e korrentit nga priza, kapni spinën, jo kabllin. Dëmtimi i kabllit mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Nëse kablli i energjisë ose spina e korrentit është dëmtuar ose vrima e spinës është shumë e lirë, mos e përdorni prizën dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të LG Electronics. Kontakti i gabuar mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqeni spinën e korrentit gjatë stuhive ose rrufeve ose kur nuk do të përdoret për një kohë të gjatë. Stuhitë mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përkulni kabllin e korrentit tepër ose mos vendosni objekte të rënda mbi të. Dëmtimi i kabllit të korrentit mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e zgjatni ose modikoni kabllin e korrentit. Dëmtimi elektrik i kabllit të korrentit mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.08 përdorimi
Në rast përmbytjeje, mos e përdorni produktin dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të LG Electronics. Kontakti me ujin mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse ka një rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e prekni produktin ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin menjëherë. Shkëndijat mund të shkaktojë shpërthim, zjarr ose lëndime. Ky produkt përdor një gaz shumë ambientalist (isobutan, R600a) si lëng ftohës. Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit të produktit mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.
Mos spërkatni ujë brenda ose jashtë produktit për ta pastruar. Uji mund të dëmtojë izolimin duke shkaktuar goditje elektrike ose zjarr.
Mos e pastroni produktin me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik. Kjo mund të dëmtojë izolimin dhe të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqeni menjëherë nga spina dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë zhurmë, erë ose tym jo normal. Kjo mund të tregojë një rrezik zjarri.
Mos e përdorni produktin për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose dërgesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për përdorim shtëpiak. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr ajrin e ftohtë, apo ta mbuloni ose nxehni grilën e lëshimit (shkarkimit) prapa. Pjesa e poshtme dhe e pasme e produktit është prej çeliku, dhe mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e produktit. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime.
Bëni kujdes që fëmija të mos bllokohet brenda në produkt. Një fëmijë i bllokuar brenda në produkt mund të mbytet dhe të vdesë.
Vetëm një person i autorizuar riparimi nga qendra e shërbimit LG Electronics duhet të çmontojë, riparojë ose modikojë produktin. Kontaktoni një qendër shërbimit të LG Electronics nëse e lëvizni produktin. Shërbimi i gabuar mund të shkaktojë lëndime, goditje elektrike ose zjarr.
Mos vendosni objekte të rënda ose delikate, lëngje, substanca të djegshme ose objekte që marrin akë (si për shembull qirinj dhe llamba) mbi produkt. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, lëndime ose zjarr.09 Shqip
Mos përdorni ose ruani substanca që marrin akë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë produktit. Kjo mund të shkaktojë shpërthime ose zjarr.
Mos përdorni tharëse okësh për të tharë pjesën e brendshme të produktit ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse lagështia depërton brenda produktit, hiqeni nga korrenti dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të LG Electronics. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të produktit. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, keqfunksionime ose shpërthim. Hedhja
Kur e hidhni produktin, hiqeni gominën e derës ndërsa të gjitha pjesët janë aty ku duhet të jenë dhe mbajini fëmijët larg nga produkti. Një fëmijë i bllokuar brenda produktit mund të vritet.
Hedhja e materialit të paketimit (si vinil dhe styrofoam) larg fëmijëve. Materiali i paketimit mund ta mbytë një fëmijë.10 Shkelja e këtij drejtimi mund të shkaktojë lëndime serioze ose të dëmtojë shtëpinë dhe orenditë. Ju lutem, bëni gjithmonë kujdes. KUJDES Instalimi
Mos e anoni produktin për ta tërhequr ose shtyrë kur e lëvizni. Produkti mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime.
Produkti duhet të transportohet vetëm nga disa njerëz dhe duke mbajtur dorezat përpara poshtë dhe prapa sipër produktit në mënyrë të sigurt. Rrëzimi padashur i produktit mund të shkaktojë dëmtime të produktit ose lëndime. Përdorimi
Mos i prekni gjërat brenda ngrirësit me duar të lagura. Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice.
Mos vendosni enë qelqi ose shishe brenda ngrirësit ose raftit apo koshit të mbajtjes së akullit të cilat mund të bien nën 0 ºC. Ena e qelqit mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndime.
Mos vendosni një kafshë të gjallë brenda produktit. Kafsha mund të mbytet.
Mos u varni në derën e produktit, dhomën e mbajtjes së ushqimeve ose raft apo të hipni mbi të. Produkti mund të bjerë ose t'ju kapë dorën në derë duke ju shkaktuar lëndime. Bëni veçanërisht kujdes për fëmijët që e përdorin produktin.
Mbajini ushqimet brenda produktit me rregull. Gjërat mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e produktit duke shkaktuar lëndime.
Mos i lejoni kafshët të kafshojnë kabllin e korrentit ose tubin e ujit. Kjo mund t'i shkaktojë goditje elektrike kafshës ose të dëmtojë produktin ose pronën.11 Shqip
Mos e hapni ose mbyllni derën e produktit me tepër forcë. Ushqimet brenda mund të bien dhe të shkaktojnë lëndime.
Nëse mentesha e derës të produktit dëmtohet ose nuk punon mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics. Nëse gjërat bien poshtë, mund t'i shkaktojnë dëme produktit ose lëndime.
Kontrollojeni fëmijën ose një person me aftësi dalluese të dobëta për t'u siguruar që ta përdorin produktin në mënyrë të sigurt. Kjo mund të shkaktojë lëndime.
Për të hequr ngricën nga brenda produktit, kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics. Shkrirja në mënyrë të gabuar mund t'i shkaktojë dëmtime produktit.
Bëni kujdes të mos e dëmtoni linjën e lëngut ftohës gjatë përdorimit. Përndryshe, mund të shkaktohen dëmtime të produktit.
Mos vendosni produkt tjetër elektronik (si për shembull ngrohëse dhe celular) brenda produktit gjatë përdorimit. Përdorimi i produktit për çfarëdo qëllimi tjetër përveç ruajtjes së ushqimeve mund të shkaktojë zjarr ose dëmtime të produktit.
Hidheni akullin brenda shportës për ruajtjen e akullit në ngrirës gjatë ndërprerjeve të energjisë për kohë të gjatë. Akulli i shkrirë mund ta dëmtojë produktin.12 INSTALIMI Shënime për instalimin Instalojeni produktin mbi një vend të fortë dhe të sheshtë.
Nëse produkti instalohet mbi një dysheme jo të sheshtë, mund të shkaktojë dridhje dhe zhurma duke bërë që produkti të bjerë dhe të sjellë lëndime.
Nëse pjesa e parme ose e pasme e produktit nuk janë në nivel, vendosni një objekt të fortë (si për shembull vizore) poshtë, ksojeni me ngjitës dhe shtyjeni produktin për ta niveluar horizontalisht. Mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë, dritës direkte të diellit dhe lagështisë. Montoni aksesorët si për shembull kutinë e kubave të akullit, në vendet e duhura. Ato janë të paketuara së bashku për të parandaluar dëmtimet e mundshme gjatë transportit. Lidheni kabllin korrentit (ose spinën) në prizë. Mos e lidhni me pajisje të tjera në të njëjtën prizë. Produkti me dorezë duhet të vendoset të paktën 55 mm larg murit mbi anën e menteshës për të hapur derën deri në 90°. Ajri i ngrohtë poshtë dhe prapa produktit duhet të jetë në gjendje të dalë ose ndryshe do të rritet konsumi i energjisë. Kategoria klimaterike Pajisja është bërë për të punuar në gamën e kuzuar të temperaturës së ambientit, në varësi të zonave klimaterike. Mos e përdorni pajisjen në temperaturë mbi limitin. Kategoria klimaterike e pajisjes tuaj është treguar mbi etiketë me të dhënat teknike brenda ndarjes së ngrirësit. Klasi Simboli Gama e temperaturës së ambientit
Temperati i shtrirë SN +10 – +32 Temperati N +16 – +32 Nëntropikal ST +16 – +38 Tropikal T +16 – +43 Temperati i shtrirë - Tropikal SN-T +10 – +43 Rregullimi i këmbëve Për të shmangur dridhjet, njësia duhet të jetë në nivel. Nëse është e nevojshme, rregulloni këmbët e nivelimit për të kompensuar dyshemenë jo të sheshtë. Këmbët e para duhet të jenë pak më lart se ato të pasme për të ndihmuar në mbylljen e derës. Vidat e nivelimit mund të rrotullohen me lehtësi duke e ngritur pak kabinën. Rrotulloni vidat e nivelimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës ( ) për ta ngritur njësinë, në drejtim të akrepave të orës ( ) për ta ulur.13 Shqip Për të kthyer dyert Produkti juaj është ndërtuar me dyer të kthyeshme, kështu ato mund të hapen qoftë nga ana e majtë ose nga ana e djathtë për t'iu përshtatur dizajnit të kuzhinës tuaj. SHËNIM
Sidoqoftë, kur doni të ktheni dyert e frigoriferëve çift, duhet të thërrisni një qendër shërbimi. Kthimi i dyerve nuk mbulohet nga garancia. Për të instaluar frigoriferët çift Ngrirësi juaj mund të instalohet me frigoriferin në çift si në gurën më poshtë. SHËNIM
Sidoqoftë, kur doni të instaloni frigoriferët tuaj në çift, duhet të thërrisni një qendër shërbimi. Situata e instalimit nuk mbulohet nga garancia. Lidhjet elektrike (vetëm në MB) Telat në këtë linjë kryesore janë me ngjyra sipas kodeve të mëposhtme: Jeshile dhe e Verdhë: Tokëzim Blu: Neutral Kafe: Fazë Kjo pajisje duhet të tokëzohet Jeshile dhe e Verdhë (Tokëzim) Kafe (Fazë) Blu (Neutral) Siguresë Kapëse kordoni Ndërsa ngjyrat e telave në linjën kryesore të këtij aparati mund të përkasin me shenjat e ngjyrave që tregojnë terminalet në spinën tuaj, veproni si më poshtë: Teli jeshil dhe i verdhë duhet të lidhet me terminalin në spinë i cili është shënuar me shkronjën E ose me simbolin e tokëzimit ( ) ose me ngjyrë Jeshile apo Jeshile dhe të Verdhë. Teli blu duhet të lidhet me terminalin i cili është shënuar me shkronjën N ose me ngjyrë të Zezë. Teli kaf duhet të lidhet me terminalin i cili është shënuar me shkronjën L ose me ngjyrë të Kuqe. Nëse përdoret një spinë 13 amp (BS 1363), montoni një siguresë 13 amp BS1362.14 PËRDORIMI Pjesët dhe funksionet Paneli i Kontrollit Ky rregullon temperaturën e brendshme të ngrirësit. Rafti i Ngrirësit Këtu është vendi ku mbahen ushqimet e ngrira si mishi, peshku, brumërat e ngrira dhe akulloret.
Çfarë është pjesa me dy yje? : -12 °C – -18 ºC mbahet për të ruajtur ushqimet e ngrira. Bërësi i Akullit Këtu është vendi ku bëhet dhe ruhet akulli. Koshi i Ngrirësit Ky është për të ruajtur për kohë të gjatë gjërat e ngrira.
Pamja ose komponentët e produktit mund të ndryshojnë nga modeli në model.15 Shqip Shënime për përdorimin Sugjerim për kursimin e energjisë
Ju lutem mos e mbani derën të hapur për kohë të gjatë, mbylleni derën sa më shpejt.
Mos e mbushni tepër. Duhet të lihet hapësirë e mjaftueshme që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm.
Mos e vendosni temperaturën e produktit më poshtë nga sa është e nevojshme. Mos i mbani ushqimet pranë sensorit të temperaturës. Ruani distancën prej të paktën 5 mm nga sensorët.
Lini që ushqimi i nxehtë të ftohet para se ta vendosni. Vendosja e ushqimit të nxehtë në produkt mund të prishë ushqime të tjera, dhe të çojë në fatura energjie më të larta.
Mos i bllokoni hapësirat e ajrimit me ushqime. Qarkullimi i lirshëm i ajrit të ftohtë e mban temperaturën e produktit të njëtrajtshme.
Mos e hapni derën shpesh. Hapja e derës bën që ajri i ngrohtë të hyjë në produkt, dhe të bëjë që të rritet temperatura.
Mbajtja e pjesëve të brendshme në vendin e tyre si koshat, sirtarët, raftet dhe frigoriferi i dhënë nga prodhuesi është përdorimi më i efektshëm për kursimin e energjisë. Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme
Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet për ruajtjen) para se të vendosni ushqime në produkt.
Mos i mbani ushqimet për kohë të gjatë nëse prishen me lehtësi në temperaturë të ulët.
Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.
Mos e mbushni tepër produktin. Mbushni më pak se 70 % të hapësirës. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë mirë nëse produkti mbushet tepër.
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni. Nëse vendosen shumë ushqime të nxehta brenda, temperatura e brendshme e produktit mund të rritet dhe të ndikojë keq në ushqimet e tjera të vendosura në të.
Mos e hapni ose mbyllni tepër derën e produktit.
Kuzojeni ruajtjen brenda ngrirësit në 1–3 javë.
Mbajeni gjithmonë produktin të pastër. Ruajtja maksimale
Për të arritur një qarkullim më të mirë, futni të gjithë sirtarët.
Nëse do të vendosen sasi të mëdha ushqimi, të gjithë sirtarët e ngrirësit do të nxirren nga pajisja përveç asaj të fundit poshtë dhe ushqimet do të vendosen direkt mbi raftet e ngrirësit SHËNIM
Për të hequr sirtarët, më pak nxirrni ushqimet nga sirtarët. Pastaj përdorni dorezën e sirtarëve, nxirrini sirtarët me kujdes. Mund të shkaktojë lëndime.
Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur. Kapaciteti maks. i ngrirjes
Nëse tashmë ka ushqim në ndarje, shtypni butonin Ngr. Ekspres disa orë përpara se të vendosni produkte të freskëta në ndarjen e ngrirësit për të arritur kapacitetin maksimal. Si rregull, është e përshtatshme 7 orë.16 Përdorimi i panelit të kontrollit Njësitë dhe funksionet
Paneli i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model. Paneli i Kontrollit
Për të treguar kongurimet e funksioneve, shtypni butonat në
Temperatura e ngrirësit
Kjo rregullon temperaturën e ngrirësit. Energji
Kjo ndez dhe k energjinë. Ngr. Ekspres
Kjo kontrollon metodën e Kursimit të Energjisë për uljen e konsumit të energjisë. Alarmi i Derës
Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.17 Shqip Kongurimi i energjisë Kjo ndez dhe k energjinë.
Shtypni butonin Energji për 3 sekonda ose më gjatë. Paneli i kontrollit ndizet dhe energjia është e ndezur.
Fikeni energjinë kur nuk do ta përdorni produktin.
Kur shtypni butonin Energji për të kur produktin, produkti nuk punon më. Fikeni vetëm kur nuk do ta përdorni produktin. Rregullimi i temperaturës të ngrirësit Kjo rregullon temperaturën e ngrirësit.
Shtypni butonin Temperatura e Ngrirësit për të rregulluar temperaturën.
Fillimisht temperatura është vendosur në -20 °C, dhe temperatura e ngrirësit mund të rregullohet midis -15 °C – -23 °C.
Rregulloni temperaturën e ngrirësit sipas ndryshimeve të temperaturës brenda produktit. Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura realisht brenda ngrirësit. SHËNIM
Lëreni frigoriferin të punojë për të paktën dy deri tre orë para se të vendosni ushqime në të. Kongurimi i ngrirjes ekspres Funksioni mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
Kur shtypni butonin Ngr. Ekspres, ikona Express Frz. ndizet në panelin e kontrollit. Funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Funksioni Ngrirje ekspres mbyllet automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe (24 orë). Kongurimi i metodës kursim energjie Nëse jeni larg nga shtëpia për një kohë të gjatë, mund të rregulloni metodën Kursim Energjie për të kursyer energji.
Kur shtypni butonin Ekologjik, ikona Eco Friendly ndizet në panelin e kontrollit, dhe metoda aktivizohet. Metoda aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Funksioni Temperatura e ngrirësit ose Ngrirje ekspres nuk mund të përdoren në metodën Kursim Energjie.
Ikona Eco Friendly pulson 3 herë kur shtypni butonin Temperatura e Ngrirësit ose Ngr. Ekspres në metodën Kursim Energjie.
Për të përdorur funksionin Temperatura e ngrirësit ose Ngrirje ekspres, shtypni butonin Ekologjik përsëri për të çaktivizuar metodën Kursim Energjie.18 Kongurimi i alarmit të derës Ky vendos të aktivizohet një alarm kur hapet dera e produktit.
Kur shtypni butonin Alarmi i Derës, ikona e Door Alarm ndizet dhe aktivizon alarmin. Funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Kontaktoni me një qendër shërbimi të LG Electronics nëse alarmi vazhdon pasi keni mbyllur derën. Kongurimi dhe rikongurimi kyçi i fëmijëve Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.
Kur shtypni butonin Kyçi i Fëmijëve për 1 sekondë, ikona Vendos/Rivendos në panelin e kontrollit ndizet. Funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Nëse shtypni një buton tjetër përveç Kyçi i Fëmijëve kur është vendosur kyçi i fëmijëve, butoni nuk do të funksionojë.
Kur shtypni një buton tjetër përveç Kyçi i Fëmijëve kur është vendosur kyçi i fëmijëve, ikona Vendos/ Rivendos në panelin e kontrollit pulson 3 herë.
Për të përdorur një funksion tjetër, shtypni butonin Kyçi i Fëmijëve për 1 sekondë për të çaktivizuar funksionin. Përdorimi i akullbërësit Mbusheni akullbërësin deri në vijën treguese me ujë.
Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
Nëse akullbërësi mbushet tepër, kubat e akullit mund të ngjiten së bashku dhe është e vështirë të lëvizen.
Shtypni butonin Ngr. Ekspres në panelin e kontrollit për të bërë akull shpejt. Për të hequr akullin, rrotulloni dorezën e tabakasë të akullit në drejtim të akrepave të orës.
Akulli mund të hiqet më me lehtësi duke derdhur ujë në akullbërës ose duke e zhytur në ujë dhe duke e rrotulluar tabakanë më parë.
Mos mbani akull që nuk është ngrirë plotësisht.
Mund ta hiqni akullbërësin ose shportën e akullit për të krijuar më shumë hapësirë brenda ngrirësit nëse nuk e përdorni.
Bëni kujdes të mos e rrotulloni me forcë akullbërësin pasi mund të thyhet.
Mos ngrini akull në shportën e akullit. Mund të thyejë shportën e akullit dhe të shkaktojë dëmtime të produktit ose lëndime. KUJDES19 Shqip Përdorimi i hapjes së derës me lehtësi Për ta hapur derën me lehtësi, mbajeni dorezën dhe rrotullojeni lehtë në të djathtë. Përdorimi i funksioneve të tjera Alarmi i derës të hapur Alarmi bie 3 herë në një interval prej 30 sekondash nëse dera lihet e hapur ose nuk mbyllet plotësisht për një minutë.
Kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics nëse alarmi vazhdon edhe pasi e keni mbyllur derën. Gjetja e defekteve Produkti mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit.
Nëse gjendet një problem, produkti nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.
Kur ndodh kjo, mos e kni energjinë menjëherë dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics. Nëse e kni energjinë, tekniku i riparimit nga LG Electronics mund ta ketë të vështirë të gjejë problemin.20
MENAXHIMI I PRODUKTIT
Përdorimi i funksionit Smart Diagnosis™ Përdoreni këtë funksion nëse ju duhet një diagnozë e saktë nga qendra e shërbimit të LG Electronics kur produkti ka defekt ose prishet. Përdoreni këtë funksion vetëm për të kontaktuar përfaqësuesin e shërbimit, jo gjatë punimit normal.
Shtypni butonin Kyçi i Fëmijëve në panelin e kontrollit për 1 sekondë për të aktivizuar kyçin.
Nëse kyçi është vendosur tashmë, shtypni butonin Kyçi i Fëmijëve dhe mbajeni shtypur për të hequr kyçin dhe pastaj shtypni butonin Kyçi i Fëmijëve dhe mbajeni shtypur për ta rivendosur.
Ju lutem vini re se funksioni Smart Diagnosis™ nuk do të punojë derisa të kenë kaluar 5 minuta që kur është vendosur kyçja.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Temperatura e Ngrirësit për 3 sekonda ose më shumë.
Vetëm 3 °C do të ndizet në panelin e kontrollit.
Funksioni Smart Diagnosis™ mbyllet automtikisht dhe punimi kthehet në gjendjen llestare 5 minuta pasi 3 °C shfaqet në panelin e kontrollit kur mbyllet dera.
Hapeni derën e produktit dhe vendosni një telefon mbi vrimën e altoparlantit në cepin e djathtë sipër.
Pozicionojeni telefonin në mënyrë që mikrofoni i tij të pozicionohet me vrimën e altoparlantit.
Mos e largoni telefonin nga vrima e zërit ndërsa transmetohen të dhënat.
Mbajeni telefonin në vrimën e sipërme djathtas të altoparlantit dhe prisni ndërsa transmetohen të dhënat për Smart Diagnosis™.
Tingulli i transferimit të të dhënave mund të jetë i fortë për veshin ndërsa transmetohen të dhënat e Smart Diagnosis™, por mos e largoni telefonin nga vrima e altoparlantit për diagnozë të saktë derisa tingulli i transferimit të të dhënave të ketë ndaluar.
Pasi të mbarojë transferimi i të dhënave, agjenti i shërbimit do të shpjegojë rezultatin e Smart Diagnosis™.
Kur të mbarojë transferimi i të dhënave, shfaqet mesazhi i përfundimit të transferimit dhe paneli i kontrollit ket dhe ndizet automatikisht pas disa sekondash. Pasi konsulenti të shpjegojë rezultatin e diagnozës, merrni masat e rekomanduara. SHËNIM
Funksioni i Smart Diagnosis™ varet nga cilësia e telefonatës lokale.
Performanca e komunikimit do të përmirësohet dhe mund të merrni një shërbim më të mirë nëse përdorni telefonin e shtëpisë.
Nëse transferimi i të dhënave të Smart Diagnosis™ është i dobët për shkak të cilësisë të dobëlt të telefonatës, mund të mos merrni shërbimin më të mirë të Smart Diagnosis™.21 Shqip Pastrimi Shënime për pastrimin Hiqni raftet dhe sirtarët dhe pastrojini me ujë, thajini mirë dhe vendosini përsëri herë pas here pasi mund të bëhen pis lehtë. Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë të butë të njomë.
Nëse e përdorni gominën e derës të njollosur me lëngje ushqimesh ose frutash, gomina e derës mund të dëmtohet më shpejt dhe pjesa e poshtme të bëhet shumë e pistë. Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar, gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë. Mbajeni shkarkimin e ajrit në pjesën e jashtme të produktit të pastër.
Bllokimi i shkarkimit të ajrit mund të shkaktojë zjarr ose dëmtime të produktit. Përdorni një leckë të njomë për të fshirë pjesën e jashtme të produktit. Nëse përdorni detergjent neutral, fshijeni me një leckë të pastër për t'u siguruar që është i pastër. Mos përdorni furçë të ashpër, ose detergjente (si për shembull pastë dhëmbësh, alkool, hollues, zbardhues, benzen, lëngje të djegshme ose lustrues) për të hequr shenjat e adezivit ose shenjat e duarve.
Kjo mund të shkaktojë çngjyrim të pjesës së jashtme të produktit ose dëmtime të produktit. Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje.
Pjesët mund të deformohen! Heqja e raftit të sipërm
Shtyjeni raftin e sipërm lart, ngrini pak akullbërësin, kovën e akullit dhe shportën e ngrirësit, dhe nxirrini jashtë.
Ngrijeni pak pjesën anësore të raftit dhe tërhiqeni jashtë.
Meqenëse pjesa poshtë raftit është e ksuar në raft, hiqeni së bashku me raftin. Heqja e shportës të ngrirësit
Mbajeni dorezën e shportës të ngrirësit dhe tërhiqeni përpara.
Ngrijeni shportën e ngrirësit ndërsa e tërhiqni për ta hequr.22
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Simptomat Arsyeja Zgjidhja Nuk bëhet ngrirja ose shkrirja. A është energjia e kur?
Shtypni butonin e energjisë në panelin e kontrollit për ta ndezur. A ka ndërprerje të energjisë?
Kontrolloni energjinë e produkteve të tjera. A është spina e nxjerrë nga priza e korrentit?
Futeni mirë spinën e korrentit në prizë. Ngrirja ose shkrirja është e dobët. A është temperatura e frigoriferit ose e ngrirësit e vendosur shumë 'Dobët'?
Vendoseni temperaturën e frigoriferit ose të ngrirësit në 'Mesatare'. A është produkti në dritën direkte të diellit, ose a është pranë një objekti që çliron nxehtësi si për shembull furrë me mikrovalë?
Kontrolloni vendin e montimit dhe montojeni larg objekteve që çlirojnë nxehtësi. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. A keni vendosur tepër ushqime?
Ruani një hapësirë të përshtatshme midis ushqimeve. A është mbyllur plotësisht dera e produktit?
Mbylleni plotësisht derën dhe sigurohuni që ushqimet e vendosura të mos ngecen në derë. A ka hapësirë të mjaftueshme rrotull produktit?
Rregulloni pozicionin e instalimit për të krijuar hapësirë të mjaftueshme rrotull produktit. (10 cm) Produkti ka një erë të keqe. A është temperatura e frigoriferit ose e ngrirësit e vendosur shumë 'Dobët'?
Vendoseni temperaturën e frigoriferit ose të ngrirësit në 'Mesatare'. A keni vendosur brenda ushqime me erë të fortë?
Vendosini ushqimet me erë të fortë brenda në enë të mbyllura. A janë prishur perimet në sirtarin e perimeve?
Hidhini perimet e prishura dhe pastrojeni sirtarin e perimeve. Mos i ruani perimet për kohë shumë të gjatë në sirtarin e perimeve.23 Shqip Simptomat Arsyeja Zgjidhja Dera e produktit nuk është mbyllur mirë. A është anuar përpara produkti?
Rregulloni vidën e rregullimit të nivelit për të ngritur pak pjesën përpara. A janë montuar mirë raftet?
Montoni përsëri raftet nëse është e nevojshme. A e keni mbyllur derën me tepër forcë?
Nëse ushtroni tepër forcë ose shpejtësi kur mbyllni derën, ajo mund të ngelet pak hapur para mbylljes. Sigurohuni që të mos e shtyni derën shumë fort. Është e vështirë të hapet dera e produktit. A hapët derën menjëherë pasi e mbyllët?
Nëse mundoheni ta hapni derën brenda 1 minute pasi e keni mbyllur, mund të keni vështirësi për shkak të presionit brenda produktit. Hapeni derën e produktit përsëri pas disa momentesh. Ka kondensim brenda produktit ose në fund të kapakut të sirtarit të perimeve. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. A e keni lënë derën e produktit të hapur?
Megjithëse kondensimi do të largohet kur mbyllni derën e produktit, mund ta fshini me një leckë të thatë. A e hapni dhe mbyllni derën e produktit shumë shpesh?
Mund të formohet kondensim për shkak të ndryshimeve të temperaturës nga jashtë. Fshijeni lagështinë me një leckë të thatë. A keni vendosur ushqime të njoma brenda pa i mbyllur?
Mbajini ushqimet të mbuluara ose në enë të mbyllura. Është formuar ngricë në ngrirës. A e keni mbyllur derën e produktit mirë?
Kontrolloni nëse objektet brenda produktit bllokojnë derën dhe sigurohuni që dera të jetë mbyllur mirë. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. A është e bllokuar hyrja ose dalja e ajrit nga ngrirësi?
Sigurohuni që hyrja ose dalja e ajrit të mos bllokohen në mënyrë që të qarkullojë ajri brenda. A është mbushur tepër ngrirësi?
Ruani një hapësirë të përshtatshme midis gjërave.24 Simptomat Arsyeja Zgjidhja Është formuar ngricë ose kondensim brenda ose jashtë produktit. A e keni hapur dhe mbyllur derën e produktit shumë shpesh ose a mbyllet mirë dera e produktit?
Mund të formohen ngrica ose kondensim nëse ajri i jashtëm hyn brenda produktit. A është vendi i montimit i lagësht?
Mund të shfaqet kondensim në pjesën e jashtme të produktit nëse vendi i instalimit është shumë i lagësht ose në ditë me lagështi si për shembull në ditë me shi. Fshijeni lagështinë me një leckë të thatë. Produkti është i zhurmshëm dhe krijon zhurma të pazakonta. A është montuar produkti mbi një dysheme të dobët ose të paqëndrueshme?
Instalojeni produktin mbi një vend të fortë dhe të sheshtë. A prek murin pjesa e pasme e produktit?
Rregulloni pozicionin e instalimit për të krijuar hapësirë të mjaftueshme rrotull produktit. (10 cm) A ka objekte të shpërndara prapa produktit?
Hiqini objektet e shpërndara nga prapa produktit. A ka ndonjë objekt sipër produktit?
Hiqeni objektin sipër produktit. Pjesa anësore ose para produktit është e ngrohtë. A keni prekur pjesën me tubin e çlirimit të nxehtësisë të instaluar?
Tubi i çlirimit të nxehtësisë për të parandaluar kondensimin e krijuar është instaluar përpara dhe në anë të produktit. Mund ta ndjeni veçanërisht të nxehtë menjëherë pasi instalohet produkti ose gjatë verës. Mund të rrini të sigurt se ky nuk është problem dhe mund ta përdorni produktin normalisht. Ka lagështi rrotull produktit. A ka rrjedhje uji pranë produktit?
Kontrolloni nëse uji ka rrjedhur nga ndonjë lavaman apo vend tjetër. A ka ujë në poshtë produktit?
Kontrolloni nëse uji është nga ushqimet e shkrira apo nga ndonjë enë e çarë ose e thyer.25 Shqip Simptomat Arsyeja Zgjidhja Klikim Kontrolli i shkrirjes do të klikojë kur llon dhe mbaron cikli i shkrirjes. Kontrolli i termostatit (ose kontrolli i frigoriferit në disa modele) do të klikojë gjithashtu në ciklin e ndezjes dhe kjes.
Punim Normal Kërcitje Zhurma kërcitjeje mund të vijnë nga lëvizja e lëngut ftohës, linja e ujit ose nga prapa njësisë, ose sendet e vendosura sipër apo pranë frigoriferit.
Punim Normal Frigoriferi nuk qëndron mirë mbi dysheme.
Dyshemeja është e dobët ose duhet të rregullohen këmbët e nivelimit. Shikoni pjesën Pozicionimi i Derës. Lëngu ftohës me kompresorin linear është luhatur gjatë punimit.
Punim Normal Fryrje Motori i ventilatorit të evaporatorit qarkullon ajër përmes ndarjeve të frigoriferit dhe ngrirësit.
Punim Normal Fryhet ajër mbi kondensator me anë të ventilatorit të kondensatorit.
Punim Normal Gurgullimë Lëngu ftohës që qarkullon përmes sistemit të ftohjes
Punim Normal Plasaritje Kontraktim dhe zgjerim i mureve të brendshme për shkak të ndryshimeve të temperaturës.
Punim Normal Dridhje Nëse pjesa anësore ose e pasme e frigoriferit prek një kabinet ose mur, disa prej dridhjeve normale mund të krijojnë zhurmë.
Për të eliminuar zhurmën, sigurohuni që anët dhe pjesa e pasme të mos dridhen në mur apo kabinet.Memowww.lg.com ΕΓΧΕΙΡΙΔΙΟ ΧΡΗΣΤΗ
ManualiLehtë