Galaxy Win Pro - Telefon celular SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Galaxy Win Pro SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | Telefon celular |
| Marka | Samsung |
| Modeli | Galaxy Win Pro |
| Përmasat (Lartësi x Gjerësi x Thellësi) | 132 x 67 x 9 mm |
| Pesha | 140 g |
| Ekrani | 4,5 inç TFT, rezolucion 480 x 800 pikselë |
| Procesori | 1,2 GHz katër-bërthamë |
| Memoria RAM | 1 GB |
| Hapësira e brendshme | 4 GB (e zgjerueshme me kartë microSD deri në 64 GB) |
| Bateria | 2000 mAh, e lëvizshme |
| Kamera e pasme | 5 megapikselë |
| Kamera e përparme | 0,3 megapiksel |
| Sistemi operativ | Android 4.1 Jelly Bean |
| Lidhshmëria | Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0, GPS, 3G |
| Sensorët | Akselerometër, sensor i afërsisë |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Fshijeni me një leckë të butë dhe të thatë; mos përdorni kimikate ose pastrues gërryes |
| Siguria | Mos e ekspozoni ndaj ujit; mos përdorni me duar të lagura; përdorni vetëm aksesorë të miratuar; respektoni temperaturat e përdorimit (0–35°C) dhe të ruajtjes (-20–50°C) |
| Pjesë këmbimi dhe riparueshmëria | Pjesë këmbimi në dispozicion (bateria, karikuesi, ekrani); riparim ekskluzivisht nga një teknik i autorizuar Samsung |
| Informacione të përgjithshme | Garancia e prodhuesit në varësi të përdorimit të rregullt; konsultoni manualin për udhëzimet e detajuara të sigurisë |
Pyetjet më të shpeshta - Galaxy Win Pro SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth Galaxy Win Pro SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Telefon celular në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Galaxy Win Pro - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Galaxy Win Pro e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT Galaxy Win Pro SAMSUNG
Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta përdorni pajisjen. Përmban informacione të përgjithshme sigurie për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk zbatohen për pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit për të parandaluar dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.

Termi "pajisje" i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe artikujve të dhënë bashkë me produktin, dhe çdo aksesori i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me produktin.

Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni pajisjen, karikuesin ose kabllot e tij, ose prizën elektrike me duar të lagura ose pjesë të tjera të trupit të lagura
Nëse veproni kështu mund t'ju kapë rryma.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me duar të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos i lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të plasë. - Përdorni karikues dhe bateri të aprovuara nga Samsung të projektuar posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë dhe karikuesit e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj. Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
Pajisja mund të dëmtohet, të plasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion mbi të. Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
- Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si furra mikrovalë, soba ose radiatore. Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur.
- Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen. Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
- Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
- Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
- Mos lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të baterisë dhe mos i lejoni të kontaktojnë me objekte metalike. Kjo mund të bëjë që bateritë të mos funksionojnë mirë.
- Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje gatimi me nxehtësi ose enë me presion
Bateria mund të rrjedhë. Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta pluhuri ose materiale fluturuese në ajër.
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Mos e lejoni fishen universale dhe fundin e vogël të karikuesit që të bien në kontakt me materiale përçuese, si lëngje, pluhur, pluhur metalik, dhe maja lapsi.
Materialet përçuese mund të shkaktojnë një qark të shkurtër ose gërryerje të terminaleve, të cilat mund të rezultojnë në shpërthim ose zjarr.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë.
- Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni shpërthim ose zjarr. Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
- Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorët e furnizuar në sy, veshë, ose gojë.
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiumi (Li-ion), të cilat janë të dëmtuara ose me rrjedhje.
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-ion, kontaktoni me qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.

Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës.
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike.
- Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
- Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios.
- Nëse është e mundur, shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda rrezes 15 cm nga stimuluesit kardiak, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
- Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeker, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismekerin.
- Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
- Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është e fikur gjatë ngritjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.
- Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë.
Nëse veproni kështu, mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth frekuencës së radios.
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë në disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat e radios.
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
- Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit. Gjithmonë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
- Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
- Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gazra ose materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse vini re aroma ose tinguj të çuditshëm që vijnë nga pajisja juaj ose bateria, ose nëse shikoni tym apo lëngje që dalin nga pajisja ose bateria, menjëherë mos e përdorni pajisjen dhe çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
Nëse nuk veproni kështu, mund të shkaktoni zjarr ose shpërthim.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare. - Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju. - Pezulloni thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri. - Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste "detyrash" ose kërkimi në librin e adresave mund t'ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit. - Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar. - Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t'ju heqin vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t'ju shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
Kujdesuni dhe përdoreni mirë pajisjen.
Mbajeni pajisjen të thatë.
Lageshtia dhe langjet mund te demtojne pjeset elektronike ne pajisjen tuaj. - Mos e ndizni pajisjen tuaj nese eshte e lagur. Nese pajisja juaj eshte e ndezur tashme, menjehere fikeni dhe hiqni baterine (nese pajisja nuk fiket ose nuk mund ta hiqni baterine, lereni si eshte). Atehere, thajeni pajisjen me peshqir dhe dergojeni ne nje qender sherbimi. - Kjo pajisje ka tregues te brendshem te lageshtise. Demtimi nga uji i pajisjes tuaj mund ta beje te pavlefshme garancine e prodhuesit.
Ruajeni pajisjen tuaj vetem mbi siperfaqe te sheshta.
Nese pajisja juaj bie, ajo mund te demtohet.
Pajisja mund te perdoret ne vende me nje temperature ambienti prej 0 °C deri ne 35 °C. Mund ta mbani pajisjen ne temperature ambienti prej -20 °C deri ne 50 °C. Perdorimi ose mbajtja e pajisjes jashte temperaturave te rekomanduara mund ta demtoje pajisjen ose te ule jetezgjatjen e baterise.
- Mos e vendosni pajisjen ne vende shume te nxehta si per shembull brenda ne makine gjate veres. Nese veproni keshtu, mund te beni qe ekrani te keqfunksionoje, t'i shkaktoni demtime pajisjes, ose te beni qe bateria te shpertheje.
- Mos e ekspozoni pajisjen tuaj ne driten e diellit per periudha te zgjatura kohore (mbi kroskotin e nje makine, per shembull). Bateria mund te mbahet vetem ne vende me temperature ambienti prej 0 °C deri ne 45 °C.
Mos e mbani pajisjen bashke me objekte metalike, si per shembull monedha, celesa dhe varese.
Pajisja juaj mund te gervishtet ose te keqfunksionoje. - Nese terminalet e baterise bien ne kontakt me objekte metalike, kjo mund te shkaktoje zjarr.
Mos e ruani pajisjen prane fushave magnetike.
Pajisja juaj mund te pesoje avari ose bateria mund te shkarkohet nese ekspozohet ne fusha magnetike. - Kartat me shirita magnetike, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejet plastike te kalimit mund te demtohen nga fushat magnetike.
Mos perdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja per pak kohe nese pajisja eshte e tejnxehur.
Ekspozimi i zgjatur i lekures suaj tek nje pajisje e tejnxehur mund te shkaktoje simptoma djegieje ne nje temperature te ulet, si pjese te skuqura dhe pigmentim.
Mos e perdorni pajisjen me kapakun e pasm te hequr.
Bateria mund te bjere nga pajisja, e cila mund te shkaktoje demtime ose keqfunksionime.
Nese pajisja juaj ka nje drite kamere, mos e perdorni per te mbyllur syte e njerezve ose kafsheve.
Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi ose të dëmtojë sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e mbani ekranin shumë afër syve tuaj. Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni ndaj dritave të forta gjatë shikimit të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash për një periudhë kohore të gjatë. Nëse ndiheni të parehatshëm, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. - Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose është fikur gjatë përdorimit të një pajisjeje të tillë, konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen. - Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose jeni të çorientuar, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek. - Për të parandaluar lodhjen e syve, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me gishta, luajtja e lojërave, mund të përjetoni parehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni shqetësime gjatë ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje

- Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim.
- Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.
Gjithmonë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën. - Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen. - Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu, mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
- Jini gjithmonë të vetëdijshëm për rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
- Sigurohuni që kablloja e kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet pranë.
Mos vizatoni apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj
- Ngjyra apo afishet mund të pengojnë pjesën lëvizëse dhe të pengojnë operimin e duhur.
- Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose ënjtje të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mos e përdorni pajisjen nëse është e thyer ose e prishur
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj. Dërgojeni pajisjen në një qendër shërbimi Samsung për riparim.
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
- Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është instaluar në automjetin tuaj të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
- Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është vendosur airbagu. Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë dëmtime serioze kur airbagët hapen papritur.
Mos e rrezoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë. - Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
- Bateritë mund të mos funksionojnë mirë nëse nuk përdoren për periudha të gjata.
- Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të karikohet përsëri para se të përdoret. Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuara.
- Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më të gjatë të pajisjes dhe baterisë suaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e shkaktuar nga mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të anulojë garancinë e prodhuesit. Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime mbulohen nga garancia brenda periudhës së vlefshmërisë, por jo dëmtimet ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i aksesorëve të paaprovuar.
Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë. - Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir. - Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memories ose kabllot
- Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta është e futur ose kablli është i lidhur në anën e duhur.
- Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.
- Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike që buron nga pajisje të tjera.
- Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte metalike. Nëse bëhen pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.
- Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dëmtime në xhepin multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një mënyrë alternative për të kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose keqpërdorimin e informacioneve sensitive
Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne. - Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal. - Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënash tuaja personale. - Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për veprime të paaprovuara ose të dyshimta. Nëse gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
- Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale. Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë autori
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejen e pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për çfarëdo çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialit me të drejtë autori.
Malware dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga malware dhe viruset, zbatoni këto këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen nga shërbimi i garancisë.
- Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
- Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme. Fshini mesazhet e dyshimta ose email-et nga dërguesit e panjohur. Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
- Çaktivizoni veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.
- Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të kontrolluar për infektime.
- Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet dhe dosjet e sapo-shkarkuara.
- Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për t'i kontrolluar për infektime.
- Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin operativ të pajisjes.
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit Specifik të Absorbimit (SAR)
Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni për pajisjen tuaj me numrin e modelit.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave

(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)

Ky shenim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e
tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t'i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti

(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku
shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban Mërkur, Kadmium, ose Plumb siper niveleve reference te Direktives 2006/66 te EC. Nëse bateritë nuk flaken në mënyrë të përshtatshme, këto substanca mund të shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e materialit, ju lutemi t'i ndani bateritë veç nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të kthimit të baterive.
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, marka tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale jo-tregtare. Ju nuk mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga pronari i kësaj përmbajtje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa kufizuar atë që përmendëm më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund të modifikoni, të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
"PERMBAJTJA DHE SHERBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN "TË PANDRYSHUESHME." SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË TË SHPREHUR, ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG-U SHPREHIMISHT NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCITË E NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË, VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAISJEJE DHE NË ASNJË RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR ÇDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR, PËR TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TËND TË ÇDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALË TË TRETË, EDHE NËSE JENI NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA."
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t'u bëhet në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.


Prandaj g(x) = (1 + ax) - (1 - ax) - 2ax
( x,y) = | - x| /| y|

