600 series AC0651 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 600 series AC0651 PHILIPS në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 600 series AC0651 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 600 series AC0651 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT 600 series AC0651 PHILIPS
Shqip E rëndësishme Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Për të siguruar performancë optimale, rekomandojmë që pastruesi të përditësohet në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Air+. Rrezik
Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet. Paralajmërim
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
Mos e përdorni pajisjen nëse ushqyesi, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
Përdorni vetëm ushqyesin e miratuar (KA1201A-2400500EU) që vjen me pajisjen.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimës së daljes së ajrit.
Ndërfaqja standarde WiFi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një fuqi dalëse maksimale jo më të lartë se 100 mW EIRP.
Bluetooth versioni 5.0 (LE) në frekuencë 2.4 GHz me dalje RF më pak se 10 mW EIRP. Kujdes
Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me korrent apo përdorimin e aspiratorit apo të ventilatorit gjatë gatimit.
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen në një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.230 Shqip
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
Përdorni vetëm filtra origjinalë Philips të destinuara posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni asnjë filtër tjetër.
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin fizik ose problemet në funksionimin e pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
Gjithmonë, si fillim fikni pastruesin e ajrit dhe më pas hiqni përshtatësin nga priza elektrike kur dëshironi të zhvendosni pajisjen, ta pastroni atë, të ndërroni filtrat apo kur dëshironi të kryeni mirëmbajtje tjetër.
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagështa ose në ambiente me temperatura të larta, si për shembull në banjë, tualet ose kuzhinë apo në një dhomë me ndryshime të mëdha temperature.
Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme. Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së Në këtë mënyrë, DAP B.V. deklaron se radiopajisja e llojit AC0651 është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.231 Shqip Pastruesi i ajrit Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin tuaj në faqen www.philips.com/support. Përmbledhje e produktit
A Vrima e daljes së ajrit E Ushqyesi (KA1201A-2400500EU) B Sensori i cilësisë së ajrit F Priza elektrike C NanoProtect HEPA dhe parafiltri (FY0611) G Butoni i ndezjes/fikjes D Bazamenti H Paneli i kontrollit232 Shqip Përmbledhje e komandave
I Sinjali për ndërrimin e filtrit K Unaza e cilësisë së ajritJ Butoni i ndërrimit të modalitetit L Treguesi i Wi-Fi Hapat e parë Instalimi i filtrit Hiqni të gjithë materialin e paketimit të filtrit përpara përdorimit të tij.Shënim: Sigurohuni që pastruesi i ajrit të jetë hequr nga priza elektrike përparase të instaloni filtrin.
1 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja.Tërhiqni filtrin nga pajisja.2 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit të ajrit.233 Shqip
3 Vendoseni filtrin sërish në pajisje. Instaloni sërish bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta shtrënguar. Funksionimi i treguesit të Wi-Fi Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi Pulson në ngjyrë portokalli Lidhja me smartfonin E qëndrueshme në ngjyrë të portokalli Lidhur me smartfonin Pulson në ngjyrë të bardhë Duke u lidhur me serverin E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë I lidhur me serverin Fikur Funksioni Wi-Fi i çaktivizuar Lidhja me Wi-Fi Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë 1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips “Air+” nga App Store ose Google Play. 2 Vendoseni spinën e pastruesit të ajrit në prizë dhe shtypni butonin e energjisë për të ndezur pastruesin e ajrit.
Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë. 3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi. Shënim: Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfonin tuaj për të mundësuar çiftimin në mënyrë të lehtë. 4 Hapni aplikacionin Philips "Air+" dhe klikoni te “Shto një pajisje” ose shtypni butonin “+” në ekran. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj. Shënim: Ky udhëzim vlen vetëm kur pastruesi i ajrit konfigurohet për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar ose konfigurimi duhet kryer sërish (shih 'Rivendosja e lidhjes Wi-Fi'), shihni kapitullin "Rivendosja e lidhjes Wi-Fi". Nëse dëshironi të lidhni më shumë se një pastrues ajri me smartfonin apo tabletin, duhet ta bëni lidhjen me radhë. Sigurohuni që distanca mes smartfonit apo tabletit dhe pastruesit të ajrit të jetë më pak se 10 m pa asnjë pengesë.234 Shqip Rivendosja e lidhjes Wi-Fi 1 Vendoseni spinën e pastruesit të ajrit në prizë dhe shtypni për të ndezur pastruesin e ajrit. 2 Shtypni për 3 sekonda derisa të dëgjoni një tingull "bip".
Pastruesi i ajrit kalon në modalitet çiftimi.
Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli. 3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni “Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë”. Lidhja e energjisë elektrike Paralajmërim: Rrezik për goditje elektrike! Kur hiqni kordonin elektrik, gjithmonë hiqeni duke tërhequr spinën nga priza. Mos e tërhiqni kurrë kordonin.
Lidhni përshtatësin elektrik:
Në fillim, në folenë elektrike në pajisje.
Më pas, në prizën elektrike në mur. Përdorimi i pastruesit të ajrit Ndezja dhe fikja Shënim: Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret. 1 Shtypni butonin e energjisë në pjesën e pasme të pastruesit të ajrit për ta ndezur atë.
Pastruesi i ajrit punon në modalitetin automatik sipas parazgjedhjes. 2 Shtypni përsëri butonin e energjisë për ta fikur pastruesin e ajrit. Ndryshimi i vendosjes së modalitetit Mund të zgjidhni midis modalitetit "Auto", "Turbo", "Medium" ose "Sleep" duke shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit . Ndriçimi i dritës së unazës së cilësisë së ajrit tregon modalitetin aktual të punës:
Modaliteti "Auto": butoni i ndezjes, ndriçimi në nivel automatik dhe drita e unazës së bardhë e ndezur
Modaliteti "Turbo": butoni i fikjes, ndriçimi në nivelin më të lartë
Modaliteti "Medium": butoni i fikjes, ndriçimi në nivel mesatar
Modaliteti "Sleep":235 Shqip butoni i fikjes, ndriçimi në nivelin më të ulët Në modalitetin "Auto" pajisja e zgjedh shpejtësinë e ventilatorit automatikisht në përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit. Në modalitetin "Turbo" pastruesi i ajrit punon me shpejtësinë më të lartë. Në modalitetin "Medium" pastruesi i ajrit punon me shpejtësi mesatare. Në modalitetin "Sleep" pajisja punon pa zhurmë në shpejtësi të ulët. Rivendosje fabrike Rikthejeni pastruesin e ajrit në parametrat e fabrikës. Rivendosni lidhjen me Wi-Fi nëse ndryshoni rrjetin bazë ose llogarinë tuaj të Philips.
Shtypni njëherësh butonin dhe për 10 sekonda derisa të dëgjoni një "bip".236 Shqip Pastrimi Shënim: Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klori ose alkooli, për të pastruar pjesët e pajisjes. Grafiku i pastrimit Frekuenca Kur nevojitet Mënyra e pastrimit Fshijeni sipërfaqen e pajisjes me një leckë të butë e të thatë Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit Çdo katër javë Pastroni sipërfaqen e filtrit Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit. 1 Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë të pastruesit të ajrit. 2 Vrima e daljes së ajrit mund të pastrohet gjithashtu me një leckë të butë e të thatë. Pastrimi i sensorit të grimcave Pastroni sensorin e grimcave çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes. Shënim: Nëse pastruesi i ajrit përdoret në ambient me pluhur, mund të nevojitet që ai të pastrohet më shpesh. Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin e grimcave. 1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike. 2 Hapni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.237 Shqip 3 Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagësht. 4 Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë. 5 Mbyllni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit. Pastrimi i sipërfaqes së filtrit Fshini sipërfaqen e filtrit me një leckë të butë të njomë ose pastroni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent. Shënim: Filtri mund të dëmtohet nëse përdorni një fshesë me vakuum me fuqi të madhe/ industriale. Ndërrimi i filtrit Kuptimi i bllokimit për mbrojtjen e ajrit të shëndetshëm Kjo pajisje përfshin një funksion bllokimi për mbrojtjen e ajrit të shëndetshëm, për të garantuar që filtri "NanoProtect" është në gjendje optimale ndërkohë që pajisja është duke punuar. Kur koha e punës së filtrit është afër fundit, ndizet sinjalizimi për ndërrimin e filtrit ( ), që tregon se ai duhet ndërruar. Ndërrimi i filtrit Shënim: Filtri nuk mund të lahet ose të përdoret përsëri.238 Shqip Gjithmonë fikeni pastruesin e ajrit dhe hiqeni atë nga priza elektrike përpara ndërrimit të filtrit.
1 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja. FY0611 2 Hidheni filtrin e përdorur. 3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të ri.
4 Vendoseni filtrin në pajisje. Instaloni sërish bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta shtrënguar atë. 5 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike. 6 Shtypni butonin e energjisë për të ndezur pajisjen. 7 Shtypni dhe mbani shtypur për 3sekonda për të resetuar shifrën e jetëgjatësisë së filtrit. 8 Lani duart mirë pas ndërrimit të filtrit. Resetimi i kohës së filtrit Filtrin mund ta ndërroni më përpara se të shfaqet në ekran sinjali për ndërrimin e filtrit ( ). Pas ndërrimit të filtrit ju duhet ta resetoni manualisht numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. 1 Shtypni butonin e energjisë për të ndezur pajisjen. 2 Brenda 10 sekondash pas ndezjes, shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit për 5sekonda për të resetuar shifrën e jetëgjatësisë së filtrit.239 Shqip Vendruajtja 1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike. 2 Pastroni pastruesin e ajrit dhe sipërfaqen e filtrit (shih 'Pastrimi'). 3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje. 4 Mbështillni filtrin me qese plastike hermetike ndaj ajrit. 5 Vendoseni pastruesin e ajrit dhe filtrin e tij në ruajtje në një vend të freskët dhe të thatë. 6 Lani gjithmonë mirë duart pas veprimeve me një filtër. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. Problemi Zgjidhja e mundshme Pajisja nuk punon edhe pse është e vendosur në prizë. Sinjalizimi për ndërrimin e filtrit pulson, por nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shih 'Pastrimi'). Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë. Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit. Sigurohuni që filtri është montuar saktë. Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit. Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym duhani, tym gatimi, tym djegieje. Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një filtër të ri. Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. HHerët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon akoma, ndërroni filtrin.240 Shqip Pajisja bën shumë zhurmë. Kontrolloni nëse është hequr paketimi i filtrit. Pajisja punon në shpejtësi të lartë kur cilësia e ajrit është e keqe, gjë e cila shkakton zhurma më të mëdha. Kur përdorni pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidhni shpejtësinë "Sleep". nëse bie diçka brenda vrimës së daljes së ajrit, ajo mund të shkaktojë nivele të larta zhurme. Fikni menjëherë pajisjen, kthejeni atë përmbys për ta nxjerrë objektin jashtë pajisjes. Pajisja tregon ende se duhet të ndërroj filtrin, ndërkohë që e kam ndërruar atë. Ndoshta nuk keni resetuar matësin e jetëgjatësisë së filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit ( ) për 3 sekonda derisa të zhduket. Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. Nëse rrugëzuesi në të cilit është lidhur pajisja është me dy banda dhe aktualisht nuk është i lidhur në një rrjet 2.4 GHz, kaloni në një bandë tjetër të të njëjtit rrugëzues (2.4 GHz) dhe riprovoni ta lidhni pastruesin e ajrit. Rrjetet 5 GHz nuk mbështeten. Nuk mbështeten rrjetet e autentikimit nga interneti. Kontrolloni nëse pajisja ndodhet brenda rrezes së rrugëzuesit Wi-Fi. Mund të provoni ta vendosni pastruesin e ajrit më pranë rrugëzuesit Wi-Fi. Kontrolloni nëse është saktë emri i rrjetit. Emri i rrjetit bën dallim mes germave të mëdha e të vogla. Kontrolloni nëse fjalëkalimi i Wi-Fi është i saktë. Fjalëkalimi bën dallim mes germave të mëdha e të vogla. Riprovoni konfigurimin duke ndjekur udhëzimet në kapitullin "Lidhja me Wi-Fi". Lidhja me Wi-Fi mund të ndërpritet nga interferenca elektromagnetike apo natyre tjetër. Mbajeni pajisjen larg nga pajisjet e tjera elektrike që mund të shkaktojnë interferenca. Kontrolloni nëse pajisja celulare është në modalitetin e avionit. Sigurohuni që të çaktivizoni modalitetin e avionit kur kryeni lidhje në një rrjet Wi-Fi. Shihni seksionin e ndihmës në aplikacion për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. Njoftime Fushat elektromagnetike (EMF) Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.241 Shqip Riciklimi Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE). Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Garancia dhe mbështetja "Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse ndodh një defekt si pasojë e përdorimit të parregullt ose mirëmbajtjes së dobët. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support. Porositja e pjesëve ose aksesorëve Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support. Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.Slovenščina
Notice-Facile