BHP643ORAB - Kapaku GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BHP643ORAB GORENJE në format PDF.

GORENJE BHP643ORAB - Kapaku
📄 127 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE BHP643ORAB - page 111
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
MarkaGorenje
ModeliBHP643ORAB
Lloji i produktitAspiratori i avullit
Versioni i përdorimitShkarkim i jashtëm ose riciklim i brendshëm
Fuqia e thithjes3 shpejtësi + intensive Power Boost (5 min)
Funksionimi automatikAdaptTech me sensor
Modaliteti RefreshAktivizohet çdo 50 minuta për 10 minuta
Ndalim i vonuar30 minuta
NdriçimiLED
Filtri i yndyrësMetalik, i larë në lavastovilje (mujor)
Filtri i karbonitAktiv, zëvendësimi çdo 4 muaj maksimumi (riciklim)
Treguesi i ngopjes së filtravePo, me reset
Tensioni i furnizimit220-240 V ~ 50 Hz (kontrolloni pllakatën e identifikimit)
Distanca minimale e gatimit≥50 cm (elektrik) / ≥65 cm (gaz ose i përzier)
Diametri i tubit të shkarkimitDuhet të përputhet me unazën lidhëse
MaterialiÇelik inox (ndoshta)
Niveli i zhurmësNdryshon sipas instalimit, rritet me diametër të zvogëluar
PeshaNuk specifikohet, pajisje e rëndë
DimensionetNuk specifikohen
Kabllo i furnizimitSpecial, kontaktoni shërbimin teknik nëse dëmtohet
RiparueshmëriaPjesë zëvendësuese në dispozicion përmes shërbimit teknik
StandardetEN/CEI 60335-1, EN/CEI 60335-2-31, EN/CEI 62233, etj.
RiciklimiNë përputhje me Direktivën WEEE 2012/19/EC

Pyetjet më të shpeshta - BHP643ORAB GORENJE

Cila është distanca minimale midis aspiratorit dhe sobës?
Distanca minimale është 50 cm për soba elektrike dhe 65 cm për soba me gaz ose të përziera. Respektoni gjithashtu udhëzimet e prodhuesit të sobës nëse ato specifikojnë një distancë më të madhe.
Si të pastroni filtrin e yndyrës?
Filtri i yndyrës metalik duhet të pastrohet një herë në muaj. Mund ta lani me dorë me një detergjent jo agresiv ose në lavastovilje në temperaturë të ulët dhe cikël të shpejtë. Larja në lavastovilje mund të zbardhë filtrin pa ndikuar në performancën e tij.
Kur duhet zëvendësuar filtri i karbonit?
Filtri i karbonit aktiv duhet të zëvendësohet çdo 4 muaj maksimumi në përdorim normal. Nuk mund të pastrohet ose rigjenerohet. Përdoreni vetëm nëse aspiratori është në modalitetin e riciklimit.
Si të rivendosni treguesin e ngopjes së filtrave?
Me aspiratorin e fikur (jashtë funksionit) dhe butonin e treguesit aktiv, shtypni butonin përkatës për më shumë se 3 sekonda. Nëse të dy filtrat janë të ngopur, përsëritni veprimin për filtrin e dytë.
A mund të funksionojë aspiratori në modalitetin automatik?
Po, me funksionin AdaptTech. Aktivizojeni duke shtypur butonin T3. Aspiratori rregullon automatikisht shpejtësinë e thithjes sipas kushteve të zbuluara nga sensori. Para përdorimit të parë, bëni kalibrimin duke shtypur T3 për 5 sekonda.
Çfarë të bëni nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar?
Kablloja e furnizimit është speciale. Në rast dëmtimi, kërkoni një kabllo të re nga shërbimi teknik i asistencës. Mos e zëvendësoni kabllon vetë.
Si të instaloni aspiratorin në versionin e riciklimit?
Përdorni një filtër karbon aktiv (në dispozicion te shitësi juaj). Ajri i thithur pastrohet nga yndyra dhe erërat para se të kthehet në dhomë përmes grilës së sipërme. Sigurohuni që të keni hequr çdo filtër karboni nëse kaloni në versionin e shkarkimit.
Cilat janë diametrat e rekomanduar të tubit të shkarkimit?
Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me atë të unazës lidhëse të vendosur mbi aspirator. Përdorimi i një diametri më të vogël zvogëlon performancën e thithjes dhe rrit zhurmën.
Si të mirëmbani ndriçimin LED?
LED-et kanë një jetëgjatësi deri në 10 herë më të madhe se llambat tradicionale. Në rast defekti, kontaktoni shërbimin teknik të asistencës për zëvendësim.
A mund ta përdor aspiratorin pa filtrin e yndyrës?
Jo, aspiratori nuk duhet të përdoret kurrë pa grilën dhe filtrat e montuar saktë. Kjo mund të shkaktojë rreziqe zjarri dhe dëmtim të motorit.

Pyetjet e përdoruesve rreth BHP643ORAB GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BHP643ORAB - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BHP643ORAB e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT BHP643ORAB GORENJE

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi, gjithsesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjta.

Është e rëndësishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni që të shoqërojë produktin. Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme. Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabllon e shkarkimit. Para se të fillohet montimi i aparatit duhet të verifikohet se të gjitha pjesët nuk janë të dëmtuara. Në rast të kundërt kontaktoni shitësin dhe mos filloni ta montoni.

Shënim: Detajet e shënuara me simbolin "[*]" janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.

GORENJE BHP643ORAB - 1

VËREJTJE

Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.

Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.

Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër. Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. Kur supi është duke punuar, pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual).

Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangien e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambientin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

GORENJE BHP643ORAB - VËREJTJE - 1

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për eliminimin e pajisjeve të tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë pajisjen.

Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

• Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

• Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. • EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit ambiental:

Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.

Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.

PËRDORIMI

Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në llojin thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtrues me qarkullim të brendshëm.

GORENJE BHP643ORAB - PËRDORIMI - 1

LLOJI THITHËS

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e rakordimit. Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

Kujdes! Tubi i shkarkimit nuk përfshihet tek pajisjet, ndaj duhet blerë.

Në pjesën horizontale, tubi duhet të ketë një përkulje të lehtë në pjesën e sipërme (rreth 10°) në mënyrë që të mund ta transportojë ajrin jashtë lehtësisht.

Nëse oxhaku është pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fllanxhën e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

Përdorni një kabëll sa më të shkurtër! Përdorni një kabëll me sa më pak kthesa (këndi i kthesës maksimumi 90°)! Evitoni kthesat e forta të pjesëve të kabllit. Përdorni një kabëll që pjesën e brendshme ta ketë sa më të lëmuar. Materiali i kabllit duhet të jetë sipas normativave të paracaktuara.

GORENJE BHP643ORAB - LLOJI THITHËS - 1

LLOJI FILTRUES

Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë. Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

MONTIMI

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

GORENJE BHP643ORAB - MONTIMI - 1

LIDHJA ELEKTRIKE

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është pajisur me një kabllo ushqyese të veçantë; në rast dëmtimi të kabllos, kërkoni një tjetër nga shërbimi i ndihmës teknike.

MONTIMI

Produkt me peshë të madhe, lëvizja dhe instalimi i aspiratorit duhet të bëhet të paktën nga dy ose më shumë persona. Përpara se të filloni instalimin:

  • Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku do të bëhet instalimi.
  • Hiqni filtrin/filtrat prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni edhe paragrafin përkatës). Ky/këto filtër/filtra do të rimontohen vetëm nëse do të përdoret oxhaku i llojit filtrues.
  • Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë (për arsye transporti) materiale ambalazhi (p.sh., zarfa me vida, garancia etj.), sipas rastit hiqini dhe ruajini.
  • Nëse është e mundur, hiqni dhe lëvizni mobiljet ekzistuese përreth zonës ku do të montohet oxhaku, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë midis murit dhe tavanit ku do të montohet oxhaku. Përndryshe, mundohuni të ruani sa më shumë të jetë e mundur mobiljet dhe të gjitha pjesët që do të ndikohen nga instalimi. Zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë, mbulojeni me një mbulesë në mënyrë që të mos dëmtohet, pastaj vendosni oxhakun dhe pjesët e ambalazhit.
  • Verifikoni ndërkaq që në afërsi të zonës së instalimit të oxhakut (zonë që të jetë e përdorshme edhe kur të jetë oxhaku montuar) të jetë e disponueshme një prizë elektrike dhe të jetë e mundur të lidhet me një pajisje që shkarkon tymin jashtë (vetëm lloji thithës).
  • Të ndiqen të gjitha punimet e nevojshme gjatë ndërtimit të murit (p.sh., instalimi i një prize elektrike si dhe një vrimë që do të shërbejë për kalimin e tubit të shkarkimit).

Oxhaku është pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe të mureve dhe tavaneve. Është gjithsesi e rëndësishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'u siguruar në lidhje me përshtatshmërinë e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

FUNKSIONIMI

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

Për të zgjedhur funksionet e kapuçit, vetëm lehtë prekeni dhe mbajeni nën kontroll.

T1 T2 T3 T4 T5 T6 T7 T8 ① ⚙ A ⚣ —— P» ⇨ Ⓛ³⁰′ ☐

T1. Stand by (paneli i kontrollit është i fikur – të gjitha funksionet nuk funksionojnë) / ON (paneli i kontrollit i ndezur). Shënim: Pas një minute të mos përdorimit të aspiratorit (thithje e dritës), ky rikthehet automatikisht në stand-by.

T2. ON/OFF dritat

Shtypni akoma për ta fikur.

T3. ON/OFF Funksionimi automatik "AdaptTech"

Aspiratori programon automatikisht ngritjen e shpejtësisë (fuqisë) së thithjes së aspiratorit në qoftë se kushtet e ambientit të marra nga sensori i aspiratorit e kërkojnë.

Në mungesë të ndryshimeve të kushteve të ambientit, pas 10 minutash (në qoftë se aspiratori është duke funksionuar me shpejtësinë (fuqinë) thithëse 1), aspiratori fiket.

Shënim: për një përdorim korrekt të këtij funksioni bëni përpara »Rregullimin e parametrave për funksionimin automatik« (shiko paragrafin e caktuar).

Shënim: Gjatë funksionit automatik, në qoftë se preken funksionet e tjera që rregullojnë shpejtësinë, funksioni i auto-ventilimit fiket.

T4. Seleksionimi manual i shpejtësisë (fuqisë) së thithjes së aspiratorit:

L1: shpejtësia (fuqia) thithëse 1, L2: shpejtësia (fuqia) thithëse 2, L3: shpejtësia (fuqia) thithëse 3

Mbajeni të shtypur akoma për të fikur aspiratorin (OFF).

Shënim: seleksionimi manual përjashton të gjitha funksionet e tjera të përcaktuara për thithjen e aspiratorit.

T5. ON/OFF shpejtësia (fuqia) e thithjes intensive "POWER BOOST" (e rregulluar në kohë të përcaktuar)

Shënim: Pas 5 minutash aspiratori rikthehet në pozicionin e mëparshëm.

T8. Treguesi dhe rivendosja e mbushjes me yndyrë të filtrit

Butoni ndizet automatikisht me dritë që nuk ndez e fikur kur është e nevojshme të kryhet kontrolli i filtrit të yndyrës. Butoni ndizet automatikisht me dritë që ndez e fikur kur është e nevojshme të bëhet kontrolli i filtrit prej karboni.

Mbasi eshte kryer nderrimi, me aspiratorin e fikur e butonin aktiv, shtypet butoni per me shume se 3 sekonda per te bere rivendosjen e treguesit te mbushjes me yndyre te filtrit, perseritet operacioni nese eshte e nevojshme (per shembull ne rast se jane te mbushur te dy filtrat).

Aktivizimi i treguesit te mbushjes me yndyre te filtrit prej karboni

Treguesi i mbushjes me yndyre te filtrit prej karboni normalisht nuk eshte aktiv. Per ta aktivizuar veproni si me poshte: Me display te ndezur (ON) e thithje te fikur (OFF) shtypen ne te njejten kohe butonat T7 e T8 per me shume se 3 sekonda, butoni T8 ndizet me drite te fiksuar per me shume se 5 sekonda per te treguar qe u aktivizua.

Per te mos e aktivizuar, perseritni operacionin, butoni T8 do te pulsoje per 5 sekonda per te treguar qe u realizua.

Butonat T7 dhe T8 nuk jane te dukshem ne kete faze (ne disa modele). Ato jane te dukshem vetem siç pershkruhet ne seksionin e funksionimit te manualit.

Distanca e perafërt e butonit T7 nga T6 eshte 16 mm, dhe distanca e butonit T8 nga T7 eshte 26 mm.

GORENJE BHP643ORAB - Aktivizimi i treguesit te mbushjes me yndyre te filtrit prej karboni - 1

Rregullimi i parametrave per funksionimin automatik

Per nje perdorim te rregullt te funksionit automatik kryhet "Calibrimi i aspiratorit".

Calibrimi i aspiratorit

Me display te ndezur (ON) e thithje te fikur (OFF), shtypet butoni T3 per 5 sekonda.

Shpejtesia (fuqia thithese) 1 fillon te funksionoje, butoni T3 pulson per te treguar qe ka filluar kalibrimi i aspiratorit, i cili do te zgjasë 5 minuta.

Shenim: per te nderprere kalibrimin shtypet T3 per 5 sekonda; kalibrimi do te jete i paplotesuar, e keshtu qe duhet perseritur.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni aspiratorin nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

PASTRIMI

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!

Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe i zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

FILTRI ANTIYNDYRË

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.

FILTRI PREJ KARBONI AKTIV (Vetëm për Llojin Filtrues)

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ZËVENDËSIMI I LLAMBAVE

Aspiratori ka një sistem ndriçimi që bazohet në teknologjinë LED.

LED-et garantojnë një ndriçim optimal, që zgjat deri 10 herë më shumë se ai i llambave tradicionale dhe japin mundësinë të kursehet 90% e energjisë elektrike.

Për ndërrimin e aspiratorit kontaktoni asistenccën teknike.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : BHP643ORAB

Kategori : Kapaku