GARDENA PBA 18V72 P4A - Bateri

PBA 18V72 P4A - Bateri GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PBA 18V72 P4A GARDENA në format PDF.

📄 156 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GARDENA PBA 18V72 P4A - page 130
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Bateri e rikarikueshme Li-Ion
Marka GARDENA
Modeli PBA 18V72 P4A
Tensioni nominal 18 V DC
Kapaciteti 4,0 Ah (72 Wh)
Teknologjia Litium-jon (Li-Ion)
Numri i qelizave 10
Sistemi i pajtueshëm Sistemi POWER FOR ALL (PBA 18V)
Pesha Rreth 0,5 kg
Dimensionet (L x l x H) Rreth 120 x 80 x 55 mm
Karikues i përshtatshëm Karikuesit e sistemit POWER FOR ALL (p.sh. AL 18..CV)
Temperatura e përdorimit -20 °C deri +50 °C
Temperatura e karikimit 0 °C deri +45 °C (sipas karikuesit)
Indeksi i mbrojtjes IP X1 (rezistent ndaj spërkatjeve)
Funksionet e sigurisë Mbrojtje nga qarku i shkurtër, mbingarkesa, shkarkimi i thellë, mbinxehja
Treguesi i gjendjes LED i nivelit të karikimit (në karikues ose në pajisje)
Mirëmbajtja Pastroni kontaktet me një furçë të butë dhe të thatë
Ruajtja Vend i thatë, i mbyllur, i mbrojtur nga ngrica, jashtë mundësive të fëmijëve
Garancia 2 vjet (përdorim privat)
Asgjësimi Mos hidhni me mbeturinat shtëpiake; riciklimi nëpërmjet pikës së grumbullimit

Pyetjet më të shpeshta - PBA 18V72 P4A GARDENA

Cilat mjete janë të pajtueshme me këtë bateri?
Kjo bateri është e pajtueshme me të gjitha mjetet e Sistemit POWER FOR ALL të GARDENA-s dhe të prodhuesve të tjerë pjesëmarrës (Bosch, etj.) që përdorin bateri PBA 18V.
Si ta karikoj baterinë për herë të parë?
Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar. Para përdorimit të parë, karikojeni plotësisht me një karikues të përshtatshëm të Sistemit POWER FOR ALL (p.sh. AL 1830 CV). Ndiqni udhëzimet e karikuesit.
Cilin karikues të përdor?
Përdorni ekskluzivisht karikues të rekomanduar për Sistemin POWER FOR ALL, si modelet GARDENA AL 18..CV. Mos përdorni karikues të tjerë, rrezik zjarri.
Sa kohë zgjat karikimi?
Koha e karikimit varet nga karikuesi dhe gjendja e baterisë. Me karikuesin e shpejtë AL 1830 CV, një bateri 4,0 Ah karikohet për rreth 1 orë e 30 minuta.
A mund ta përdor këtë bateri në mot të ftohtë?
Po, nga -20 °C deri +50 °C. Megjithatë, nën 0 °C mund të ndodhë një reduktim i fuqisë. Mos karikoni në temperatura negative.
Si ta ruaj baterinë në dimër?
Karikoni baterinë në rreth 50-80%, pastroni kontaktet dhe vendoseni në një vend të thatë, të mbyllur, të mbrojtur nga ngrica (temperaturë ideale 10-25 °C). Jashtë mundësive të fëmijëve.
Çfarë të bëj nëse bateria nuk funksionon më?
Fillimisht kontrolloni nëse karikuesi është i përshtatshëm dhe nëse bateria është vendosur siç duhet. Nëse nuk mban karikimin, kontaktoni Shërbimin e Klientit GARDENA. Mos e hapni baterinë.
Si ta pastroj baterinë?
Pastroni herë pas here çarjet e ventilimit dhe kontaktet me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë. Mos përdorni ujë apo kimikate.
A mund ta hedh baterinë në plehra?
Jo, bateria përmban bateri litium-jon dhe duhet të riciklohet. Shkarkojeni plotësisht, mbroni kontaktet dhe vendoseni në një pikë grumbullimi ose te shitësi juaj.
Çfarë të bëj në rast të rrjedhjes së lëngut nga bateria?
Shmangni çdo kontakt. Shpëlajeni menjëherë me ujë nëse lëkura bie në kontakt. Në rast kontakti me sytë, konsultohuni me mjekun. Lëngu mund të shkaktojë djegie ose acarime.

Pyetjet e përdoruesve rreth PBA 18V72 P4A GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Bateri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PBA 18V72 P4A - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PBA 18V72 P4A e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT PBA 18V72 P4A GARDENA

Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.

Përdorimi i parashikuar:

Bateria POWER FOR ALL System shërben si furnizim me energji për karikues baterie përkatës të POWER FOR ALL

System dhe është projektuar për përdorimin në kopshte private të shtëpisë dhe të kopshtet hobi.

Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.

1. SIGURIA

GARDENA PBA 18V72 P4A - SIGURIA - 1

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.

Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.

Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.

→ Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
→ Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prod- huesit të POWER FOR ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
→ Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi.
Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
→ Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
→ Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
→ Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
→ Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë.
Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
→ Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mën-

janoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndih- mën shtesë të mjekut. Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.

→ Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.

→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mba- jeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve.

Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.

→ Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë. Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.

→ Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.

Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p. sh. kundër rrezeve të vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagshtira. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.

→ Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë. → Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit është midis 0 °C dhe + 45 °C.

Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.

RREZIK! Pushim zemre! Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.

RREZIK! Rreziku i mbytjes! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.

2. VËNIA NË PËRDORIM

Karikimi i baterisë [Fig 01/02]:

→ Shih manualin e përdorimit të produktit POWER FOR ALL System ose të karikuesit POWER FOR ALL System.

3. MIRËMBAJTJA

Pastrimi baterinë:

→ Pastroni herëpashere hapësirat e ajrimit dhe lidjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.

4. MAGAZINIMI

Nxjerrja jashtë funksionimit:

Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

  1. Karikoni baterinë.

132

  1. Pastroni baterinë (shih 3. MIRËMBAJTJA).
  2. Ruajeni baterinë në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt kundër ngricave.

Asgjësimi i baterisë:

GARDENA PBA 18V72 P4A - Asgjësimi i baterisë: - 1
Li-ion

Bateria GARDENA përmban celula jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjësohen të ndara nga mbetjet normale të shtëpisë.

ME RËNDËSI!

→ Asgjësojini bateritë nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

  1. Shkarkoni plotësisht celulat e joneve të litiumit (drejtojuni një servisi GARDENA).
  2. Sigurojini kontaktet e celulave të joneve të litiumit kundrjet lidhjes së shkurtër.
  3. Hidhini në përputhje me rregullat celulat e joneve të litiumit.

Karikues baterie të përshtatshëm POWER FOR ALL System: AL 18..CV.

6. AKSESORË

GARDENA Karikues i shpejtë baterie AL 1830 CV P4A

Për karikimin e shpejtë të baterisë POWER FOR ALL System PBA 18V..W-..

Art. 14901

7. SERVISI / GARANCIA

Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.

Për të gjithë produktet e reja origjinale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen produkte të blera nga një treg dytësor. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një shitësit.

Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.

ET GARDENA Süsteemi aku PBA 18V/36 P4A / PBA 18V/45 P4A / PBA 18V/72 P4A

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : PBA 18V72 P4A

Kategori : Bateri