BMGB25333X - Mikrovalë BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BMGB25333X BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth BMGB25333X BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BMGB25333X - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BMGB25333X e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT BMGB25333X BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë manual!
I dashur klient,
Ju falënderojmë që keni blerë një produkt të Beko-s. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga produkti juaj i cili është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të përparuar. Prandaj, para se ta përdorni këtë produkt, ju lutemi ta lexoni plotësisht e me kujdes këtë manual përdorimi dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni produktin dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual përdorimi. Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe informacionet që gjenden në manualin e përdorimit.
Kuptimet e simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali përdorimi:
| Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin. | |
| Paralajmërime për situata të rreziksh-me në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës. | |
| Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta. | |
| Paralajmërim për goditje elektrike. |

Ky produkt është prodhuar në fabrika moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar aspak natyrën.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë Lexojini me kujdes dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen
1.1 Paralajmërime për sigurinë
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do të ndihmojnë për t'u mbrojtur nga rreziku i zjarrit, goditjet elektrike, ekspozimi ndaj rrjedhjeve të energjisë mikrovalë, lëndimet personale ose dëmtimet e pronës. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme të gjitha garancitë.
- Furrat me Mikrovalë Beko përputhen me standardet e zbatueshme të sigurisë; prandaj, në rast të çdo dëmtimi në pajisje ose të kabllit elektrik, ato duhen riparuar ose ndërruar nga shitësi, qendra e servisit ose një specialist dhe shërbim i autorizuar i ngjashëm për të shmangur çdo rrezik. Riparimet e gabuara ose të pakualifikuara mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë rrezik për përdoruesin.
- Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
- Zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;
– Në shtëpi në ferma - Nga klientët në hotele, dhe am-biente të tjera banimi;
- Ambiente të tipit të moteleve me mëngjes.
- Ai nuk éshtë i përshtatshëm për përdorim industrial ose laboratorik.
- Mos u përpiqni ta ndizni furrën kur dera është e mbyllur; përndryshe mund të ekspozoheni ndaj energjisë së dëmshme mikrovalë. Bllokuesit e sigurisë nuk duhen çaktivizuar ose manipuluar.
- Furra me mikrovalë duhet përdorur për të ngrohur ushqime dhe pije. Tharja e ushqimeve ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve ngrohës, pantoflave, sfungjerëve, leckave të njoma dhe gjëra të ngjashme mund të shkaktojnë rrezik lëndimi, marrje flakë ose zjarr.
- Mos vendosni ndonjë objekt midis anës ballore dhe derës së furrës. Mos lejoni të krijohen pisllëqe ose mbetje agjentësh pastrues në sipërfaqet e mbylljes.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Çdo punë shërbimi që përfshin heqjen e kapakut që siguron mbrojtje kundër ekspozimit ndaj energjisë mikrovalë duhet të kryhet nga personat/shërbimi i autorizuar. Çdo qasje tjetër është e rrezikshme.
- Produkti juaj është për të gatuar, ngrohur dhe shkrirë ushqimin në shtëpi. Ai nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare.
- Furra nuk është projektuar për të tharë ndonjë qenie të gjallë.
- Mos e përdorni pajisjen për të tharë rroba ose peshqirë kuzhine.
- Mos e përdorni këtë pajisje jashtë, në banja, në ambiente të lagështa ose në vende ku mund të laget.
- Nuk duhet të pretendohet asnjë përgjegjësi ose garanci për dëmet që vijnë nga keqpërdorimi ose përdorimi i papërshtatshëm i pajisjes.
- Kurrë mos u përpiqni ta çmontoni pajisjen. Nuk pranohet asnjë pretendim garancie për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm.
- Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
-
Mos e lini këtë pajisje pa mbikëqyrje kur është në punë.
-
Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të thatë e të pastër dhe të parrëshqitshme.
- Pajisja nuk duhet vënë në përdorim me një kohëmatës të jashtëm ose sistem tjetër të telekomanduar.
- Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni të gjitha pjesët. Ju lutemi shihni detajet që jepen në pjesën "Pastrimi dhe mirëmbajtja".
- Përdoreni pajisjen vetëm për qël-limin e duhur siç përshkruhet në këtë manual.
- Pajisja nxhet shumë kur është në punë. Kini kujdes të mos prekni pjesët e nxehta brenda furrës.
- Mos e vini në punë pajisjen kur është bosh.
- Ena e gatimit mund të nxhet për shkak të nxehtësisë që përçohet nga ushqimi i nxehtë tek ena. Mund t'ju nevojiten dorashka furre për të mbajtur enën.
- Enët duhen kontrolluar për t'u sigu- ruar që janë të përshtatshme për t'u përdorur në furrat me mikrovalë.
- Mos e vendosni furrën mbi vatra ose pajisje të tjera që prodhojnë nxehtësi. Përndryshe, ajo mund të dëmtohet dhe garancia bëhet e pavlefshme.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mund të dalë avull kur hiqni kapakët ose letrën e aluminit pas gatimit të ushqimit.
- Pajisja dhe sipërfaqet e saj të arritshme mund të nxehen shumë kur pajisja është në punë.
- Dera dhe xhami i jashtëm mund të nxehen shumë kur pajisja është në punë.
- Sigurohuni që rryma elektrike të jetë në përputhje me informacionet e treguara tek etiketa me të dhënat e pajisjes.
- E vetmja mënyrë për të shkëputur pajisjen nga rryma elektrike është të hiqni spinën nga priza.
- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.
- Kurrë mos e përdorni pajisjen nëse kabilloja e saj ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Mos e përdorni këtë pajisje me një kabëll zgjatues.
- Kurrë mos e prekni pajisjen ose spinën e saj me duar të njoma ose të lagura.
-
Vendoseni pajisjen në një mënyrë që spina të jetë gjithmonë e arritshme.
-
Parandaloni dëmtimin e kabllos elektrike duke mos e shtypur, përkulur ose fërkuar në cepa të mprehtë. Mbajeni kabllon elektrike larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
- Sigurohuni që të mos ketë asnjë rrezik që kablli elektrik të tërhiqet aksidentalisht ose që të dikush të pengohet mbi të kur pajisja është në përdorim.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni dhe kur pajisja nuk është në punë.
- Mos e tërhiqni kabllin e pajisjes për ta shkëputur atë nga rryma dhe kurrë mos e mbështilni kabllin rrotull pajisjes.
- Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër. Mos lini që të bjerë ujë mbi të.
- Kur e ngrohni ushqimin në enë plastike ose kartoni, mbajini sytë te furra pasi ekziston mundësia që ena të marrë flakë.
- Hiqni lidhëset prej teli dhe/ose dorezat metalike të qeseve prej kartoni ose plastike para se t'i vini geset në furrë.
- Nëse vëreni tym, është mirë ta fikni ose ta hiqni nga priza pajisjen dhe ta mbani derën mbyllur që të fiken flakët.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të magazinuar gjëra. Mos lini sende kartoni, materiale gatimi ose ushqime brenda furrës kur ajo nuk po përdoret.
- Përmbajtja e shisheve ushqyese dhe e kavanozave me ushqim të foshnjave duhet trazuar ose shkundur dhe temperatura duhet kontrolluar para konsumimit, për të shmangur djegiet.
- Kjo është një pajisje ISM e Grupit 2 Klasa B. Në Grupin 2 futen të gjitha pajisjet ISM (Industriale, Shkencore dhe Mjekësore) në të cilat energjia e radio-frekuencave prodhohet dhe/ose përdoret qëllimisht në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialeve, dhe pajisjet me erozionin me shkëndijë.
- Pajisjet e Klasës B janë të përshtatshme për t'u përdorur në ambiente shtëpiake dhe në ambiente të lidhura drejtpërdrejt me një rrjet energjie me voltazh të ulët.
- Mos përdorni në furrë vaj gatimi. Vaji i nxehtë mund të dëmtojë për-bërësit dhe materialet e furrës dhe ai madje mund të shkaktojë djegie në lëkurë.
- Shpojini ushqimet me lëkurë të trashë si për shembull patatet, kungujt, mollët dhe gështenjat.
- Pajisja duhet vendosur në atë mënyrë që ana e pasme të jetë nga muri.
- Para se ta lëvizni pajisjen, fiksojeni platformën rrotulluese që të parandaloni dëmet.
- Vezët me lëvozhgë dhe vezët e ziera të pacopëtuara nuk duhen ngrohur në furrën me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, madje edhe pasi ngrohja me mikrovalë ka përfunduar.
PARALAJMËRIM: Nëse dera ose guarnicioni i derës janë të dëmtuar, furra nuk duhet të vihet në punë derisa ato të jenë riparuar nga një person kompetent.
PARALAJMËRIM: Ešshtë e rrezikshme për këdo përveç një personi kompetent të bëjë ndonjë veprim shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë mikrovalë.
PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhen ngrohur në enë hermetike pasi ato mund të shpërthejnë.
- Furra duhet pastruar rregullisht dhe çdo mbetje ushqimesh duhet hequr.
- Duhet të ketë të paktën 20 cm hapësirë të lirë mbi sipërfaqen e sipërme të furrës.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos i gatuani tepër ushqimet, përndryshe, mund të shkaktoni zjarr.
- Mos përdorni lëndë kimike dhe pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Këshillohet kujdes ekstrem kur përdoret pranë fëmijëve dhe personave që kanë kufizime në aftësitë e tyre fizike, ndijore ose mendore.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me kapacitete të ku-fizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, për sa kohë mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përd-orimin e sigurt të pajisjes nga një person përgjegjës dhe i kuptojnë rreziqet. Fëmijët nuk duhet të lu-ajnë me pajisjen. Procedurat për pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet të kryhen nga fëmijët për-veç rastit kur ata janë të mbikëqy-rur nga të rritur.
- Rrezik mbytjeje! Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.
- Për shkak të nxehtësisë së tepërt që krijohet në modalitetet me skarë dhe të kombinuar, fëmijët duhet të lejohen t'i përdorin këto modalitete vetëm nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Mbajeni produktin dhe kabllin e tij elektrik në atë mënyrë që të mos arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
- Mos gatuani ushqim drejtpërdrejt te pjata prej xhami. Vendoseni ushqimin në / mbi enë kuzhine të përshtatshme para se t'i vendosni ato në furrë.
- Enët metalike për ushqimet dhe pijet nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë. Përndryshe mund të ndodhin shkëndija.
- Furra me mikrovalë nuk duhet vendosur në një mobilie që nuk përputhet me udhëzimet e montimit.
- Furra me mikrovalë është projek- tuar vetëm për përdorim inkaso.
- Nëse pajisjet inkaso që përdoren janë 900 mm ose më shumë mbi dysheme, duhet treguar kujdes që të mos zhvendoset platforma rrotulluese kur hiqen enët nga pajisja.
- Nëse produkti inkaso është në një mobilie me derë, produkti duhet vënë në punë me derën e mobilies hapur.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit:
Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet hedhur me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Cdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është i pajtueshëm me Direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.4 Informacione për ambalazhin

Materialet e paketimit të produktit prod- hohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
2 Furra me mikrovalë Juaj
2.1 Vështrimi

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9Kontrollët dhe pjesët
- Paneli i kontrollit
- Boshti rrotullues
- Mbështatësi rrotullues
- Pjata qelqi
- Dritarja në derën
- Goma në derën
- Sistemi sigurues për mbylljen e derës
- Rrjeti e skarës (vetëm me funksionim skare, vendoset ne pjatën qelqi)
- Ngritësi vakumor për hapjen e derës me dorë
2.2 Specifikimet teknike
| Konsumi i energjisë el. | 230 V~50 Hz,1450W (mikrova.)1000W (skar) |
| Dalja | 900 W |
| Frekuenca operative | 2450 MHz |
| Amperazhi | 6,4 A |
| Dimensione e brendshme (V* Š*D) | 388*595* 400 mm |
| Kapaciteti i furrës | 25 litara |
| Neto masa | 18,5 kg |
Të drejtat e modifikimeve teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.
Shenjat në pajisjen ose vlerat e shkruara në dokumentacion që vjen me pajisjen janë vlerat e prodhuara në kushte laboratorike me standardet përkatëse. Këto vlera mund të dallohen në varësi nga përdorimi i pajisjes dhe kushtet mjedisore. Vlerat e energjisë elektrike janë të testuara në 230V.
2 Furra me mikrovalë Juaj
2.3 Vendosja e pjatës rrotulluese
- Kurrë mos e vendosni pjatën me kokë poshtë. Pjata qelqi nuk duhet të ketë asnjë pengim.
- Të dy, pjata qelqi dhe mbështetësi rrotulluess duhet të përdoren gjithmonë gjatë kohës së përdorimit të pajisjes.
- Gjitha ushqimet dhe enët me ushqim duhet të qëndrojnë gjithmonë në pjatën qelqi.
- Nëse pjata qelqi apo mbështetësi rrotulluess janë të çarë ose të thyer, kontaktojeni servisin e autorizuar më të afërt.
Zgavriq(poshtë)

text_image
Pjata qelqi Boshti rrotullues Mbështatësi rrotullues3 Instalimi dhe lidhja
3.1 Instalimi dhe lidhja
- Hiqeni tërë ambalazhin dhe shtojcat.
- Kontrolloni nëse ka ndonjë dëmtim në furrën sïç janë çara apo derë të thyer. Mos instaloni nëse furra është e dëmtuar.
- Hiqeni filmin mbrojtës nga sipërfaqet e furrës me mikrovalë.
- Mos e hiqni shtresën ngjyrëkafe e lehtë Mica e ngjitur në brendësi të furrës e cila e mbron magnetronin.
- Furra është projektuar vetëm për përdorimin në kushte shtëpiake.
- Furra është projektuar për instalimi. Nuk duhet të përdoret si pajisja në plloçën kuzhine apo brenda dollapit.
- Ju lutemi, i kushtoni vëmendje udhëzimeve për instalimin.
- Pajisja instalohet në dollapin e bashkëngjitur me murin, me gjerësi 60cm (së paku 55cm thellësi dhe 85cm i gritur nga dysheme).
-
Pajisja ka një spinë e cila duhet të futet vetëm në prizën adekuate e tokëzuar.
-
Vlerat e rrjetit elektrik duhet të përputhen me tensionin e specifikuar në pllakën e specifiki-meve.
- Nëse spina nuk është në dispozicion pas installimit,duhet të instalohet një çelës të jashtëm me një largesë të kontaktit prej se paku 3 mm.

Sipërfaqja e disponueshme mund të bëhet e nxehtë gjatë përdorimit.

Mos shtypni ose palosni kabllon elektrike.
3 Instalimi dhe lidhja
3.2 Instalimi i furrës
3.2.1 Dimensionet e mobiljes për instalimin e furrës

text_image
600 560+8 min 500 380+2 (45) (45)3.2.2 Përgatitja e dollapit
- Lexojini udhëzimet në mostrën në pjesën e pasme të dollapit dhe vendoseni mostrën në fund të dollapit.

3 Instalimi dhe lidhja
- Vizatojini shenjat në fund të dollapit, sîç janë shenjat "a" në mostrën.

- Hiqeni mostrën nga fundi të dollapit dhe bashkëngjiteni mbështetësin (bracket) me vidhë (screw) A.

- Vendoseni furrën në dollapin.

Siguroni që muri i pasmë të furrës të jetë i bashkëngjitur me mbështetësin.

Mos e shtypni ose palosni kabllon elektrike.

- Hapeni derën, bashkëngjiteni furrën me dollapin me vidhën B nëpërmjet hapjes për instalimin. Pastaj bashkëngjiteni tapën plastike në hapjen.

text_image
Screw B Installation hole3.3 Interferenca me radiovalë

Punimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë pengime në radion, TV-in dhe pajisje të ngjashme.
- Vendoseni furrën sa më larg nga TV dhe radio. Punimi i furrës me mikrovalë mund të pengojë marrjen e radios apo TVit. Ndizeni furrën me mikrovalë në një prizë standarde shtëpiake. Tensioni dhe frekuenca e rrjetit elektrik duhet të jenë të njëjtë me vlerat e shkruara në pllakën e specifikimeve të pajisjes.
- Nëse interferenca ndodhet, mund të zbutet ose të eliminohet duke përdorur masat paraprake të renditura më poshtë:
- Pastrojini derën dhe gomat në derën.
- Lëvizeni antenën e radios apo TVit.
- Lëvizeni furrën në varësi të lokacionit të marrësit.
- Vendoseni furrën me mikrovalë larg marrësit.
- Ndizeni furrën me mikrovalë në një prizë të tjerë, pra furra me mikrovalë dhe marrësi do të marrin rrymën nga linja të ndryshme.
3.4 Mënyra e përgatitjes së ushqimet në furrën mikrovalë
- Përgatiteni ushqimin me kujdes. Lijini mbetjet jashtë pjatës.
- Duhet t'i kushtoni vëmendje kohës së gatimit. Vendoseni kohën më të shkurtër të rekomanduar dhe nëse është e nevojshme pastaj shtoni më shumë kohë. Ushqimi i stërpjekur mund të shkaktojë tym ose mund të djegë.
- Mbulojeni ushqimit gjatë gatimit. Mbulimi i ushqimit parandalon spërkatje dhe ushqimi gatuhet në mënyrë të barabartë.
- Rrotullojeni ushqimit të tillë si pula dhe hamburgere gjatë gatimit në furrën me mikrovalë për të përshpejtuar gatimin e këtyre ushqimeve. Copa të mëdha të ushqimit të tilla si rosto duhet të rrotullohet të paktën një herë.
- Ushqime të tilla si qofte mishi duhet të rrotullohet në mes të pjekjes dhe ndryshojeni vendin e tyre duke i vendosur në pjesën e jashtme të pjatës.
3.5 Udhëzimet për tokëzim
Kjo pajisje duhet tokëzuar. Furra ka kabllon dhe spinën me tokëzimin. Pajisja duhet të futet në prizën në mur dhe të tokëzohet rregullisht. Sistemi i tokëzimit e mundëson kullimin e energjisë elektri- ke në rast të një qark të shkurtër dhe ul rrizikun e goditjes elektrike. Ne rekomendojmë përdorimin e garkullimin elektrik që është aduekvat për furrën. Punimi me tensionin e lartë është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr ose aksidente të tjera që mund të dëmtojnë furrën me mikrovalë.

PARALAJMËRIM: Përdorimi i pavend të spines së tokëzuar mund të shkaktojë goditje e rrymës
3 Instalimi dhe lidhja

Nëse keni pyetje në lidhje me tokëzimin dhe instalimet elektrike, Ju lutemi të konsultoheni me një elektricist të kualifikuar ose me personelin nga servisi

Prodhuesi dhe / ose distributori nuk do të pranojë përgjegjësi për lëndime apo dëntime që do të rezultojnë nga mos-respektimit të procedurave për lidhjen me energji elektrike.
3.6 Testimi i enëve
Kurrë mos të ndizni një furrë kur është bosh. Përjashtimi i vetëm është testimi që është përshkruar në teksitn e mëposhtëm. Disa enë jometalike ndoshta nuk do të jeni aduekvate për përdorimin në furrën me mikrovalë. Kur jeni të pasigurt nëse ena Juaj është e përshtatshme për përdorim në furrë me mikrovalë, kryjeni testin e mëposhtëm.
- Vendoseni enën bosh që testohet në furrën me mikrovalë dhe një gotë që mund të përdoret në furrat me mikrovalë, e mbushur me 250 ml uji.
- Ndizeni furrën me mikrovalë në fuqinë maksimale për 1 minutë.
- Me kujdes vëzhgojeni temperaturën e enës që po testoni. Nëse ajo ngrohet, atëherë nuk mund të përdoret në furrën me mikrovalë.
- Kurrë mos e kaloni kufizimin prej 1 minuta. Nëse shihni shkëndije elektrike gjatë punimit prej 1 minuta, fikeni furrën. Enët që shkaktojnë shkëndijen elektrike nuk duhet të përdoren në furrën me mikrovalë.
Lista e mëposhtme është lista që mund t'ju ndihmojë në zgjedhjen e veglave e duhura.
| Vegla kuzhine | Mikrovale | Skara | Kombinimi |
| Xhami rezistent kunder zjarrit | Po | Po | Po |
| Xhami jorezistent kunder zjarrit | Jo | Jo | Jo |
| Qeramika rezistente kunder zjarrit | Po | Po | Po |
| Enët plastike për furrën me mikrovalë | Po | Jo | Jo |
| Veglat kuzhine letre | Po | Jo | Jo |
| Enët metalike | Jo | Po | Jo |
| Rrjetet metalike | Jo | Po | Jo |
| Fletë metalike prej alumini dhe kapakët | Jo | Po | Jo |
| Materialet shkumore | Jo | Jo | Jo |
4.1 Paneli i kontrollimit

text_image
Furra me mikrovalë Skara/Kombinim Shkrirja sipas kohëzgjatjes Shkrirja sipas peshës Kohëmatësi/ Ora Start/+30 sec./Konfirmo Stop/Ndalesa Butoni për mbylljen e derës4.2 Udhëzimet për punimin e pajisjes
4.2.1 Parametrat për kohën
Kur furra me mikrovalë është aktivizuar, shfaqet "0:00" në ekranin LED dhe tingulli dëgjohet një herë.
- Shtypeni butonin "i" një here dhe numrat e orës fillojnë të puliten.
- Rrotullojeni "☐" për rregullimin e orës; vlera hyrëse duhet të jetë midis 0 i 23.
- Shtypeni butonin "♡" dhe numrat për minutat fillojnë të puliten.
- Rrotullojeni "☐" që të rregulloni minutat; vlera hyrëse duhet të jetë midis 0 i 59.
- Shtupeni butonin "☐" për përfundimin e parametrave të kohës, shenja ":" do të puliten dhe koha do të shfaqet.

Nëse shtypni '¶¶' gjatë rregullimit të kohës, furra do të kthehet automatikisht në mënyrën e mëparshme të punimit.
4.2.2 Gatimi i ushqimit në furrë me mikrovalë
- Shtypeni "☐" dhe në ekranin LED do të shfaqet "P100".
- Shtypeni sërish "☐" ose rrotullojeni "☐" që të zgjidhni fuqinën e dëshiruar. Çdo here kur të shtypni butonin, do të shfaqet rresht "P100", "P80", "P50", "P30", ili "P10".
- Shtypeni "▶" për konfirmimin dhe rrotullojeni "💡" që të vendosni kohën e gatimit në vlerën midis 0:05 i 95:00.
- Shtypeni sërish "▶" që të filloni me gatimin.

Shembull: Nëse dëshironi të përdorni 80% e fuqisë së furrës dhe të gatuani për 20 minuta, kjo mund të bëni në këtë mënyrë.
- Shtypeni "☐" dhe në ekranin LED do të shfaqet"P100".
- Shtypeni sërish "☐" dhe rrotullojeni "☐" që të zgjidhni 80% e fuqisë.
- Shtypeni "▶" për konfirmim dhe në ekranin do të shfaqet "P 80".
- Rrotullojeni "☐" që të vendosni kohën e gatimit në mënyrë që të shfaqet "20:00" në ekranin.
- Shtypeni "▶" që të filloni me gatimin
Hapat për rregullimin e kohës me butonat si vijon:
| Kohëzgjatja e gatimit | Zmadhimi në hapat nga |
| 0-1 minut | 5 sekonda |
| 1-5 minuta | 10 sekonda |
| 5-10 minuta | 30 sekonda |
| 10-30 minuta | 1 minut |
| 30-95 minuta | 5 minuta |
Instruksionet për tastierën e furrës
| Renditja | Ekrani | Fuqia |
| 1 | P100 | 100% |
| 2 | P80 | 80% |
| 3 | P50 | 50% |
| 4 | P30 | 30% |
| 5 | P10 | 10% |
4.3 Skuqja me skarën ose me kombinimin e mënyrave
- Shtypeni "☐" dhe në ekranin LED do të shfaqet "G".Shtypni sërish "☐" ose rrotulloni "☐" derisa të zgjidhni fuqinë e dëshiruar. Çdo herë kur të shtypni butonin, do të shfaqen rresht "G", "C-1" ili "C-Z".
- Shtypeni "▶" për konfirmimin dhe rrotulloni që të vendosni kohën e skarjes së dëshiruar në një vlerë midis 0:05 i 95:00.
- Shtypni "▶" sërish për fillimin e skarës.

Primer: Nëse dëshironi të përdorni 55% e fuqisë së furrës me mikrovalë dhe 45% e fuqisë së skarës (C-1) dhe të gatuani 10 minuta, kjo mund të bëni ashtu :
- Shtypeni "☐" dhe në ekranin LED do të shfa- get"G".
- Shtypeni sërish "☐" ose rrotulloni "☐" që të zgjidhni Kombinimi 1 (C-1).
- Shtypeni "▶" për konfirmimin dhe në ekranin do të shfaqet "C-1".
- Rrotulloni "💡" që të zgjidhni kohën e gatimit në mënyrë që te shfaqet "10:00" ne ekranin.
- Shtypeni "▶" për fillimin e gatimit.
(Skara/kombinimi) Instruksionet për tastierën
| Redosl. | Ekrani | Fuqia e fur-rës me mik. | Fuqia e skarës |
| 1 | G | 0% | 100% |
| 2 | C-1 | 55% | 45% |
| 3 | C-2 | 36% | 64% |

Kur kaloi gjysma e skarës, furrë do të tingëllojë dy herë dhe kjo është normale. Në mënyrë që të keni një efekt më të mirë të skarës, duhet të kthehet ushqimin, të mbyllni derën dhe shtypni "▶" për vazhdimin e gatimit. Nëse nuk vendosni ndonjë operacion tjetër, furra do të vazhdojë me pjekjen.
4.4 Starti i shpejtë
- Në mënyrën pasive shtypeni “” që të filloni gatimin me 100% e fuqisë. Çdo here kur shtypni butonin, koha e gatimit do të zmadhohet deri në 95 minuta në hapat nga 30 sekonda.
- Tek gatimi në furrën me mikrovalë, skara dhe kombinimi i tyre apo gjatë shkrirjes koha zmadhon për 30 sekonda çdo here kur të shtypni “▶”.
- Në mënyrën pasive rrotullojeni "☐" në drejtim të kundert të shigjetave të orës që të filloni me gatimin me 100% e fuqisë dhe shtypeni "▶" për fillimin e gatimit.

Në menujen auto dhe tek shkrirje sipas peshës së ushqimit, duke shtypur "▶" kohëzgjatja e gatimit nuk do të zmadhohet.
4.5 Shkrirja sipas kohëzgjatjes
- Shtypeni një herë "✿".
- Rrotullojeni “☐”që të zgjidhni kohën e shkrirjes. Koha maksimale është 95 minuta.
- Shtypeni "▶" për fillimin e shkrirjes. Fuqia e shkrirjes është P30 dhe nuk mund të ndryshohet.
4.5 Shkrirja sipas pëshës së ushqimit
- Shtypeni një herë "✿".
-
Rrotullojeni "¶" që të zgjidhni peshën e ushqimit nga 100 deri 2000 g.
-
Shtypeni "▶" për fillimin e shkrirjes.
4.7 Kohëmatësi kuzhine
Furra Juaj ka një numërues automatikisht l cili nuk është lidhur me funkcionet e furrës dhe mund të përdoret vetëm në kuzhinë (mund të vendoset në 95 minuta maksimal).
- Shtypeni një here "💡" dhe në ekranin LED do të shfaqet 00:00.
- Shtypeni "☐" që të zgjidhni kohën e duhur.
- Shtypeni "▶" për konfirmimin e parametrave.
- Kur numërimi i kohës së vendosur përfundon dhe vjen deri në 00:00, do të dëgjohet tingullimi 5 herë. Nëse ora është vendosur (sistemi 24-orësh), do të shfaqet koha e tanishme në ekranin LED.
Shtypeni “¶” në çdo moment që të ndaloni kohë-matësin në çdo moment.

Funksionet e kohëmatësit kuzhine janë të dallueshme nga sistemi 24orësh. Kohëmatësi kuzhine është vetëm një kohëmatesi.
4.8 Menuja auto
- Rrotullojeni "💡" në drejtim të shigjetës së orës që të zgjidhni menujen e dëshiruar. Do të shfaqen menujet midis "A-1" i "A-8", pra, pica, mishi, perime, makarona, patate, peshk, pije dhe kokoshka.
- Shtypeni "▶" për konfirmimin.
- Rrotullojeni "☐" që të zgjidhni peshën sipas tabelës së menujes.
- Shtypeni "▶" për fillimin e gatimit.

Shembull: Nëse dëshironi të përdorni "Menujen Auto" për gatimin e 350g peshku :
4 Punimi i pajisjes
- Rrotullojeni "☐" në drejtim të shigjetës së orës derisa "A-6" të shfaqet ne ekranin.
- Shtypeni "▶" për konfirmimin.
- Rrotullojeni "☐" që të zgjidhni peshën derisa të shfaqet "350" në ekranin.
- Shtypeni "▶" për fillimin e gatimit.
Menuja auto për gatimin
| Menuja | Pesha | Ekrani |
| A 1 Pica | 200g | 200 |
| 400 g | 400 | |
| A-2 Mish | 250 g | 250 |
| 350 g | 350 | |
| 450 g | 450 | |
| A-3 Perime | 200 g | 200 |
| 300 g | 300 | |
| 400 g | 400 | |
| A-4 Makarona | 50 g (me 450ml uji të ftohtë) | 50 |
| 100 g (me 800ml uji të ftohtë) | 100 | |
| A-5 Patate | 200 g | 200 |
| 400 g | 400 | |
| 600 g | 600 | |
| A-6 Peshk | 250 g | 250 |
| 350 g | 350 | |
| 450 g | 450 | |
| A-7 Pije | 1 gotë (120 ml) | 1 |
| 2 gota (240 ml) | 2 | |
| 3 gota (360 ml) | 3 | |
| A-8 Kokoshka | 50 g | 50 |
| 100 g | 100 |
4.9 Gatimi në disa hapa
Për ushqimin mund dë vendosen më shumë dy hapa. Tek gatimi në disa hapa kur një është shkrirja, atëherë, shkrirja duhet të vendoset si hapi i parë.

Nëse dëshironi të bëni shkrirjen e uhqimit për 5 minuta, dhe pastaj të gatuani në 80% e fuqisë të furrës për 7 minuta, bëni si vijon:
- Shtypeni një herë "✿".
- Rrotullojeni "Q" që të zgjidhni kohën e shkrirjes në mënyrë që të shfaqet "5:00" në ekranin.
- Shtypeni "☒" një herë dhe në ekranin do të sh-faqet "P100".
- Shtypeni "☐" sërish ose rrotullojeni "☐" dhe vendoseni fuqinë e furrës me mikrovalë në 80%.
- Shtypeni "▶" për konfirmim dhe në ekranin do të shfaqet "P 80".
- Rrotullojeni "Q" që të vendosni kohën e gatimit derisa të shfaqet "7:00".
- Shtypeni "▶" për fillimin e gatimit. Tingulli do të dëgjohet një herë për hapin e parë dhe fillon numërimi i shkrirjes. Tingulli do të dëgjohet sërish një herë kur të fillojë hapi i dytë të gatimit. Në fund të gatimit tingulli do të dëgjohet 5 herë.
4.10 Funksioni i pyetësorit
- Tek furra më mikrovalë, skara dhe mënyrat e punës së kombinuara shtypeni "☐" ose "☐" dhe niveli i fuqisë së tanishme do të shfaqet me kohëzgjatjen nga 3 sekonda. Pas 3 sekondash furra do të kthehet në mënyrën e punës së më-parshme.
- Gjatë gatimit shtypeni “” dhe do të shfaqet koha e tanishme me kohëzgjatjen nga 3 sekonda.
4 Punimi i pajisjes
4.11 Kyçja për shkak të fëmijëve
- Kyçja: Në mënyrën pasive shtypeni "¶" dhe mbajeni të shtypur 3 sekonda dhe do të dëgjohet tingulli i cili tregon që kyçja është aktivizuar. Nesë koha është e vendosur tashmë, do të shfaqet edhe koha e tanishme; përndryshe në ekranin LED do të shfaqet "¶".
- Çbllokimi: Për të fikur kycjen, shtypeni 'ÏÏ' dhe mbajeni të shtypur për 3 sekonda dhe tingulli do të dëgjohet me një ton të gjatë i cili shënon që kycja për shkak të fëmijëve është e fikur.
4.12 Hapja e derës së furrës
Shtypeni "☐" dhe dera do të hapet.

Nëse dera nuk hapet duke shtypur butonin "☐" (p.sh., për shkak të dështimit të rrymës), mund të hapni derën me një ndihmues vakumor për hapjen e derës me dorë
5.1 Pastrimi dhe mirëmbajtja

PARALAJMËRIM: Kurrë mos i përdorni benzinë, tratësirë, agjente pastrimi, objekte metalike ose furrça të forta për pastrimin e pajisjes.

KUJDES: Kurrë mos e zhytni pajisjen ose kabllon elektrike në ujë ose në ndonjë lëng të tjerë.
- Fikeni pajisjen nga rryma dhe nxirreni spinën nga priza në mur.
- Pritni që pajisja të ftohet plotësisht.
- Mbajeni brendësinë e furrës të pastër. Fshini me leckën e lagur nëse uhqimi është i shpërndarur ose lëngje janë të ngjitura në murët e furrës. Përdoreni detergjentin e butë nëse furra është mjaft e pistë . Shmangojini sprejët dhe mjetet të forta sepse ato mund të shkaktojnë njollat, gërvishtjet ose errësimi i sipërfaqjes në derën.
- Sipërfaqet e jashtme të furrës duhet të pastrohen me një leckë të lagur. Nuk lejoni që ujë të depërtojë në hapjet e ventilimit që të mos dëmtohen pjesët e furrës.
- Shpesh fshijini të dy anët e derës dhe xhami, go-mat në derën dhe pjesët të pajisjes afër gomës me një leckë të lagur për të hequr njollat nga spërkatje. Mos i përdorni preparate pastruese abrazive.
- Mos lejoni që paneli i kontrollimitt të laget. Pastrojeni me një leckë të butë të lagur. Lijeni derën e furrës të hapur kështu që nuk aktivizoni aksidentalisht ndonjë funksion kur pastroni panelin.
- Nëse avull akumulohet brenda ose rreth derës së furrës, fshini me një leckë të butë të lagur. Kjo mund të ndodhet kur furra me mikrovalë vepron në kushte të lagësht. Kjo është krejtësisht nor- male.
-
Në disa raste do të duhet të hiqni pjatën qelqi dhe ta pastroni atë. Lajeni pjatën me ujë të ngrohtë me detergjent ose në makinë pjatalarëse.
-
Unaza dhe tavan të furrës duhet të pastrohen rregullisht për të shmangur zhurmë.
-
Mjafton të fshini sipërfaqen me një leckë të butë dhe pastrues të butë. Unaza mund të lahen në ujë me detergjent ose në makinë pjatëlarëse. Kur hiqni unazën nga furra për pastrimin, sigurohuni që të keni vendosur atë në vend në mënyrë të rregullt.
-
Për t'ua hequr erat e keqe nga furra, duhet të futni një gotë me ujë me lëvozhgë dhe lëng limoni në një enë të thellë që mund të përdoret në një furrë me mikrovalë dhe ndizeni furrën për 5 minuta në regjimin e furrën me mikrovalë. Fshini dhe thani me një leckë të butë.
-
Ju lutemi, kontaktojeni servisin e autorizuar nëse llama në furrën duhet të zëvendësohet.
-
Furra duhet të pastrohet gjithmonë dhe në mënyrë të rregullt dhe është e nevojshme të hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit. Nëse furra nuk është e pastër, mund të ndodhen dëmtimet e siperfaqeve, dhe kjo mund të ndikojë në kohën e jetës së saj dhe të shkaktojë një rrezik i mundshëm për përdhorues.
-
Ju lutemi, mos e hidhni pajisjen e vjetër me mbeturinën shtëpiake; furrat e vjetra duhet të çohen tek qendrat për riciklim.
-
Kur furra me mikrovalë përdoret me funksionin e skarës, mund të duken një sasi të vogël të tymit dhe erës që do të zhduken pas një kohë të caktuar të përdorimit.
5.2 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, largojeni atë me kujdes.
- Ju lutemi, kontrolloni nëse pajisja është e fikur, e ftohtë dhe e thatë plotësisht.
- Largojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të ftohtë ku fëmijët nuk mund ta kapin.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
5.3 Trajtimi dhe transporti
- Kur lëvizni apo transportoni pajisjen mabjeni atë e paketuar në ambalazhin origjinal. Ambalazhi e mbron pajisjen nga dëmtimet fizike.
- Mos e vendosni asnjë ngarkesë në pajisjen ose ambalazhin. Pajisja mund të dëmtohet.
- Kini kujdes që pajisja mos të bjerë poshtë, pra kjo mund të shkaktojë dëmtimet e përherëshme dhe mosfunksionimi i pajisjes.
6 Ndihma për zgjidhjen e problemeve
| Normale | |
| Furra me mikrovalë pengon marrjen e TV- it | Radio dhe TV marrja mund të jetë e penguar kur mikrovalë është e ndezur. Kjo është e ngjashme me interferencën e shkaktuar nga aparatet të vogla kuzhine siç janë mikser, fshesë me korrent dhe tharëse flokësh. Kjo është normale. |
| Drita në furrën eshtë e dobësuar | Gjatë gatimit me fuqinë e ulët të furrës, drita në furrën mund të jetë me intenzitetin më e ulët. Kjo është normale. |
| Avull mblidhet në derë, ajër i nxehtë del nga hapjet e ventilimit | Gjatë gatimit mund të ndodhë avullimi nga ushqimi. Pjesa më e madhe e këtij avulli do të dalë nëpërmjet hapjeve të ventilimit. Pjesë e saj mund të mblidhen në vendet e ftohta të tilla si dera e furrës. Kjo është normale. |
| Furra u ndez aksidentalisht pa uhqim në atë | Nuk lejohet ndezjen e pajisjes pa ushqim në furrën. Kjo është shumë e rrezikshme. |
| Problemi | Arsyeja e mundshme | Zgjidhja |
| Furra nuk ndizet. | 1) Kablloja elektrike nuk është future në prizën sïç duhet. | Nxirreni spinën nga priza. Pastaj futeni atë prap pas10 sekondash. |
| 2) Siguruesi doli ose çelësi sigurues është fikur. | Zëvendësojeni siguresën ose resetojeni çelësin (riparimet duhet t'i bëjë profesionalisti nga kompania jonë). | |
| 3) Problemi me prizën. | Testojeni prizën duke përdorur ndonjë pajisje tjetër elektrike. | |
| Furra nuk nxehet. | 4) Dera nuk është e mbyllur sïç duhet. | Mbylleni derën sïç duhet. |
| Pjata qelqi bën zhurmë kur furra me mikrovalë është e ndezur. | 5) Pjata ose fundi i furrës janë të pistë. | Lexojeni “Pastrimi dhe mirëmbajtja” rreth pastrimit të pjesave të pista të pajisjes. |
| Furra tregon gabimin E-3 dhe nuk punon | 6) Dera e furrës nuk hapet (për shkak të ndonjë pengim në derën, tensioni të ulët etj.) | Shkëputni nga rryma.Pastaj ndizni prap në rrymën pas 10 sekondash. |
Molimo Vas, prvo pročitajte uputstvo za upotrebu!
Poštovani korisniče,
Zahvaljujemo Vam za kupovinu ovog Beko uređaja. Nadamo se da ćete dobiti najbolje rezultate od svog uređaja, proizvedenog pomoću najsavremenije tehnologije visokog kvaliteta. Molimo Vas, pažljivo pročitajte celo uputstvo za upotrebu i sve prateće dokumente pre upotrebe uređaja i čuvajte ga u slučaju da Vam zatreba ubuduće.
Ukoliko dajete uređaj nekom drugom, dajte i uputstvo za upotrebu uz uređaj. Poštujte sva upozorenja i informacije iz uputstva.
Objašnjenje simbola
U uputstvu za upotrebu se koriste naredni simboli:

Važne informacije i korisni saveti za upotrebu.

Upozorenje na opasnost po život ili oštećenje imovine.
