IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB - Furrë e integruar AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Tavolinë gatimi e integruar me induksion |
| Marka | AEG |
| Modeli | IDK84453IB / IDK84454IB |
| Numri i zonave të gatimit | 2 |
| Teknologjia e ngrohjes | Induksion |
| Diametri i zonave të gatimit | 18,0 cm (secila zonë) |
| Fuqia nominale për zonë | 1800 W |
| PowerBoost për zonë | 2500 W (kohëzgjatja maksimale 10 min) |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V, 50/60 Hz |
| Funksionet | Ndalesë automatike, Pauzë, Bllokim i kontrolleve, Siguri për fëmijë, Kohëmatës, PowerBoost, Menaxhimi i energjisë, OffSound Control |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur | OptiHeat Control (3 faza) |
| Materiali i sipërfaqes | Qelq-qeramikë |
| Konsumi i energjisë | 178,8 Wh/kg |
| Pastrimi | Lekë e butë e lagët dhe detergjent jo abraziv; kruajtës për mbetje të forta |
| Siguria | Bllokim, siguri për fëmijë, ndalesë automatike, tregues i nxehtësisë së mbetur |
| Pjesë këmbimi dhe riparueshmëria | Pjesë origjinale të disponueshme në shërbimin e pas-shitjes së autorizuar |
Pyetjet më të shpeshta - IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë e integruar në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT IDK84453IB - IDK84454IB - IDK84453IB AEG
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të marrësh këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky informacion mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
▲ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit ① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI SIGURISE 2 2. UDHEZIMET PER SIGURINE 5
- INSTALIMI 7
- PERSHKRIM I PRODUKTIT 9 5. PERDORIMI I PERDITSCHEM 11 6. UDHEZIME DHE KESHILLA 13
- KUJDESI DHE PASTRIMI 15 8. ZGJIDHJA E PROBLEMVE 16 9. TE DHENAT TEKNIKE 17
- EFIKASITETI ENERGJETIK 18
- CESHTJE QE LIDHEN ME AMBIENTIN 19
1. INFORMACIONI SIGURISE
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet. PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. - PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit. KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
- PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrjetin elektrik direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet. PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
Hiqni të gjithë paketimin. - Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar. - Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen. - Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera. Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithmonë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura. - Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje. - Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira. - Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja. - Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë, sigurohuni që hapësira mes pjesës së poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit. - Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxehet. Sigurohuni që të instaloni një panel të veçantë prej kompensate, material për banak kuzhine ose materiale të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për të parandaluar që të prekë poshtë. - Paneli i ndarjes duhet të mbulojë plotësisht zonën nën pianurë. - Sigurohuni që hapësira e ventilimit prej 2 mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe pjesës ballore të njësisë nën të, të qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga
mungesa e hapësirës së mjaftueshme të ventilimit.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar. Pajisja duhet tokëzuar.
- Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin. Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
- Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit të kabllos.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat që gjenden pranë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla. Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët. - Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjesh elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara përdorimit për herë të parë. Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. - Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje. - Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos bllokohen. - Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë punës. - Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi. - Mos u mbështetni në detektorin e tiganëve. - Mos vendosni takëme dhe kapakë tenxhere mbi zonat e gatimit. Ato mund të nxehen shumë. - Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin. - Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të mbajtur sende. - Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset, shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar goditjet elektrike. Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë. - Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë, ai mund të spërkasë.

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to. - Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund të shkaktojnë ndezje spontane. Vaji i përdorur që përmban mbetje ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vaji që përdoret për herë të parë. - Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme, brenda, pranë ose mbi pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehur tigani në sipërfaqen e xhamit të pianurës. Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehur. Bëni kujdes që të mos lini objekte ose enë të rënda të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
- Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
- Enët e gatimit prej gize ose alumini të derdhur ose enët me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin xhamin/zeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit. Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull për ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
2.5 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike të pajisjeve elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështi, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.
Modeli PNC Numri i serisë
3.2 Pianurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi të keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e lidhjes
Pianura është e pajisur me një kabllo lidhjeje.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F që i reziston një temperature prej 90°C ose më të lartë. Flisni me Qendrën lokale të Shërbimit.
3.4 Montimi i izolimit - Instalimi lart
- Pastroni sipërfaqen rreth zonës së prerë.
- Ngjisni shiritin e dhënë hermetizues 2x6 mm rreth fundit të poshtëm të pianurës, rreth fundit të jashtëm të qeramikës së xhamit. Mos e tendosni atë. Sigurohuni që skajet e shiritit hermetizues të gjenden në mesin e njërës anë të pianurës.
- Shtoni disa milimetra gjatësi kur ta prisni shiritin hermetizues.
- Bashkoni dy skajet e shiritit hermetizues së bashku.
3.5 Montimi







3.6 Instalimi i më shumë se një pianure


YouTube
www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg
4.2 Struktura e panelit të kontrollit

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
| Fusha e sensori t | Funksioni | Komenti | |
| 1 | ① | NDEZUR / FIKUR | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën. |
| 2 | Bllokimi / Pajisja për Sigurinë e fëmjës | Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit. | |
| 3 | || | Pauzë | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksonin. |
| 4 | - | Ekrani i cilësimit të nxhtësisë | Për të treguar cilësimin e nxehtësisë. |
| 5 | - | Treguesit e kohëmatësit të zonat e gatimit | Për të treguar se për cilën zone po vendosni kohën. |
| 6 | - | Ekrani i kohëmatësit | Për të treguar kohën të minuta. |
| 7 | ① | - | Për të zgjedhur zonee gatimit. |
| 8 | +/- | - | Për të shtuar ose pakësuar kohën. |
| 9 | +/- | - | Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë. |
| 10 | ·P | PowerBoost | Për të aktivizuar funksonin. |
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
| Ekrani | Përeshkrimi |
| Ø | Zona e gatimit öshtë e çaktivizuar. |
| Ø - Ø | Zona e gatimit öshtë në punë. |
| Ø | Pauzë öshtë aktive. |
| Ekrani | Përshkrimi |
| P | PowerBoost ßështe ðAktive. |
| E+ numri | Ka një keqfunktionim. |
| E/ E/ E | OptiHeat Control (treguesi i nxhehtësisë së mbetur me 3 hapa): vazhdoni gatimin/mbani ngrohtë/nxhehtësisia e mbetur. |
| L | Blokimi / Pajisja për Sigurinë e fëmijës vihet në punë. |
| F | Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk ka enë. |
| - | Fikja automatike ßështe ðAktive. |
4.4 OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa)

PARALAJMËRIM!
/ / Rrezik djegieje nga nxehtësia e mbetur.
Treguesit tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni
aktualisht. Treguesit gjithashtu mund të ndizen për zonat e gatimit pranë edhe nëse nuk po i përdorni ato.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Qeramika e xhamit nxehet nga nxehtësia e enës.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni ① për 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:
- të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
- nuk caktoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
- derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit. Pianura nxehet shumë (p.sh. kur një tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni
zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni pianurën sërish.
- po përdorni një enë të pasaktë. Ndizet simboli F dhe pas 2 minutash zona e gatimit çaktivizohet automatikisht.
- nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet dhe pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
| Cilésimi i nxhehtësisë | Pianuraçaktivizohetpas |
| U, 1 - 2 | 6 orësh |
| 3 - 4 | 5 orësh |
| 5 | 4 orësh |
| 6 - 9 | 1,5 orë |
5.3 Cilësimi i nxehtësisë
Prekni + për të ngritur cilësimin e nxehtësisë. Prekni - për të ulur cilësimin e nxehtësisë. Prekni + dhe - njëkohësisht për ta çaktivizuar zonën e gatimit.
5.4 PowerBoost
Kohëmatësi me numërim zbritës. Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar kohëzgjatjen e një seance të vetme gatimi.
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin.
Për të vendosur zonën e gatimit: prekni ① vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin ose për të ndryshuar kohën: prekni + ose - të kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99 minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të zbresë.
Për të parë kohën e mbetur: prekni ① për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet koha e mbetur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni ① për të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni —. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në 00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.
Kur përfundon numërimi mbrapsht, bie një sinjal akustik dhe pulson 00. Zona e gatimit çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni ①
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësisë shfaq 0.
Për të aktivizuar funksionin: prekni ① dhe më pas prekni + ose — të kohëmatësit për të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie një sinjal akustik dhe pulson 00.
Për të ndaluar tingullin: prekni ①
Për të çaktivizuar funksionin: prekni ①
dhe më pas prekni - Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në 00.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e zonave të gatimit.
5.6 Pauzë
Ky funksion cakton përzgjedhjen më të ulët të nxehtësisë për të gjitha zonat e gatimit.
Kur funksioni vihet në punë, të gjitha simbolet e tjera në panelet e kontrollit bllokohen.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit.
Prekni | për të aktivizuar funksionin.
Ndezët Cilësimi i nxehtësisë ulet në 1.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni II. Ndezët cilësimi i nxehtësisë i mëparshëm.
5.7 Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të zonave të gatimit. Kjo parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë.
Kur çaktivizoni pianurën, çaktivizoni edhe këtë funksion.
Për të anuluar funksionin vetëm për një sesion gatimi: aktivizoni pianurën me ①. Ndizet. Prekni 4 sekonda. Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën me ①, funksioni vazhdon të funksionojë.
5.9 OffSound Control (Çaktivizimi dhe aktivizimi i tingujve)
Çaktivizoni pianurën. Prekni ① për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni për 3 sekonda. Ose ndizet. Prekni + në zonën përpara majtas për të zgjedhur nga më poshtë:
- Tingujt janë të çaktivizuar
5.10 Menaxhimi i fuqisë
- Të gjitha zonat e gatimit lidhen me një fazë. Shikoni figurën.
- Funksioni aktivizohet kur ngarkesa totale elektrike e zonave të gatimit e kalon ngarkesën maksimale elektrike të fazës.
- Funksioni e ndan fuqinë ndërmjet zonave të gatimit.
- Funksioni e ul fuqinë për zonat e tjera të gatimit.
- Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së zonave të reduktuara alternohet mes cilësimit të zgjedhur të nxehtësisë dhe cilësimit të nxehtësisë së reduktuar. Pas pak kohe, afishimi i cilësimit të nxehtësisë së zonave të reduktuara qëndron në cilësimin e nxehtësisë së reduktuar.

6.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektromagnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.
- Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
- Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
- Për të shmangur gërvishtjet, mos e rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
- të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shenimin e duhur nga prodhuesi).
- të gabuara: alumni, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:
- uji zien shpejt në një zonë të vendosur në cilësimin më të lartë të nxehësisë.
- magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.
- Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër më të vogël se diametri minimal thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.
- Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në „Specifikimi i zonave të gatimit". Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës.

Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
6.2 Zhurmat gjatë punës
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim.
6.3 Shembuj të përdorimeve për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxhtësisë së një zone dhe konsumit të energjisë së zonës së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e nxhtësisë, rritja nuk është proporcionale me rritjen e konsumit të energjisë. Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim mesatar nxhtësie përdor më pak se gjysmën e fuqisë së saj.

| Cilësimi i nxhehtësisë | Përdoreni për: | Koha (minuta) | Këshilla |
| ü - 1 | Mbaijen të ngrohtë ushqimin e gatuar. | sipas nevojës | Mbulojen enën e gatimit me kapak. |
| 1 - 2 | Salçë Hollandaise, shkirirje: gjalpë, çokollatë, xhelatinë. | 5 - 25 | Trazojeni herë pas here. |
| 1 - 2 | Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura. | 10 - 40 | Gatuani me kapak. |
| 2 - 3 | Zierje orizi dhe gatesa me bazë qumështi; ngrohje ushqimesh të gatshme. | 25 - 50 | Shtoni të paktën dy herë leng sa orizi, trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës SSEgatimit. |
| 3 - 4 | Gatim me avull i perimeve, peshkut, mishit. | 20 - 45 | Shtoni disa lugë gjelle leng. |
| 4 - 5 | Gatim i patateve me avull. | 20 - 60 | Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g patate. |
| 4 - 5 | Gatim sasish më të mèdha ushqimi, mishi me lengdhe supash. | 60 - 150 | Deri në 3 l leng plus përbërsit. |
| 6 - 7 | Skuqe e lehtë: eskallop, copa mishi me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsicine, mëçi, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të émbla. | sipas nevojës | Kthejini në gjysmën e kohës. |
| 7 - 8 | Skuqe e fortë, të thekura, fileto mishi, bîftekë. | 5 - 15 | Kthejini në gjysmën e kohës. |
| 9 | Zierje uji, zierje makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të skuqura. | ||
| Zierje sasish të mèdha uji. PowerBoost aktivizohet. |
7.1 Informacione të përgjithshme
- Pastroni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër. Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni kruajtëse të posaçme për xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e gëlqeres, rreket e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë. - Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një zgjidhje me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitullit për sigurinë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
| Problem | Shkaku i mundshëm | Ndreqa |
| Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini né punë pianurën. | Pianura nuk ßështë e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk ßështë lidhur sakte. | Kontrolloni nëse pianura ßështë lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Éshtë djegur siguresa. | Sigurohuni që siguresa të ketë shkaktuar keqfunksonimin. Nëse siguresa digjet vazdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë për 10 sekonda. | Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda. | |
| Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëtën kohë. | Prekni vetëm një fushë sensori. | |
| Pauzë ßështë aktive. | Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm". | |
| Ka uëø ose njolla yndyre në panelin e kontrollit. | Pastroni panelin e kontrollit. | |
| Tingëllon një sinjal akustik dhe caktivizohet pianura. | Vendosët dika mbi një a më shumë prej fushave me sensor. | Hiqni objektin nga fushat me sensor. |
| Tingëllon një sinjal akustik kur caktivizohet pianura. | ||
| Pianura caktivizohet. | Vendosët dika mbi fushën me sensor ①. | Hiqni objektin nga fusha me sensor. |
| Treguesi i nxehtësisë SSEmbetur nuk ndizet. | Zona nuk ßështë e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori ßështë i dëmtuar. | Nëse zona ka funkssonuar mjäftueshëm për të genë e nxehtë, flisni me një gender të shërbimit të autorizar. |
| Cilësimi i nxehtësisë alternohet mes dy niveleve. | Menaxhimi i fuqisë ßështë aktiv. | Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm". |
| Fushat e sensorit nxehen. | Ena e gatimit ßështë shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit. | Nëse ßështë e mundur, vendosini enët e medha në zonat e pasme të gatimit. |
| Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit. | Sinjalet janë të caktivizuara. | Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm". |
| L ndizet. | Pajisja për sigurinë e fëmjës ose Bliokimi ßështë aktive. | Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm". |
| F ndizet. | Nuk ka enë mbi zone. | Vendosni enë mbi zone. |
| Problem | Shkaku i mundshëm | Ndreqja |
| Ena éshtë e papörshatshme. | Përdorni enë tê përshtatshme. Drejtojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla". | |
| Diametri i bazamentit të enë éshtë tepër i vogël përzonën. | Përdorni enë me dimensione të sakta. Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike". | |
| E dhe një numër afishohet. | Ka një gabim në pianurë. | Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse E ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit. |
| Dégohet një sinjal konstant bip. | Lidhja elektrike nuk éshtë e sakte. | Shkëputeni pianurën nga energia elektrike. Kërkojini një elektriciesti të kualifikuar të kontrollojë instalimin. |
8.2 Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni gjithashtu kodin me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet në cep të sipërfaqes prej qelqi) dhe
mesazhin e defektit që ndizet. Sigurohuni që pianurën ta keni përdorur saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas, edhe gjatë periudhës së garancisë. Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe kushtet e garancisë janë në broshurën e garancisë.
9.1 Specifikimi i zonave të gatimit
| Zona e gatimit | Fuquia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W] | PowerBoost [W] | PowerBoost kohëzgjatja maksimale [min] | Diametri i enës SSE gatimit [mm] |
| Pëppara në mes | 1800 | 2500 | 10 | 145 - 180 |
| Pas në mes | 1800 | 2500 | 10 | 145 - 180 |
Fuqia e zonave të gatimit mund të jetë pak më e ndryshme nga të dhënat në tabelë. Ajo ndryshon në varësi të materialit dhe të përmasave të enëve të gatimit.
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i dhënë në tabelë.
Ngjisni etiketat ngjitëse siç tregohet më poshtë:

A. Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe dërgoni këtë pjesë (nëse zbatohet). B. Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe mbajeni këtë pjesë (nëse zbatohet).
C. Ngjiteni mbi librin e udhëzimeve.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
| Identifikimi i modelit | IKB32300CB | |
| Lloji i pianurës | Pianurë inkaso | |
| Numri i zonave të gatimit | 2 | |
| Teknologji ngrohjeje | IndukSION | |
| Diametri i zonave rethore të gatimit (Ø) | Përpara një mes | 18.0 cm |
| Pas një mes | 18.0 cm | |
| Konsumi i energjisë për zoneë gatimi (EC electric cooking) | Përpara një mes | 178.8 Wh / kg |
| Pas një mes | 178.8 Wh / kg | |
| Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) | 178.8 Wh / kg |
- Për Bashkimin Evropian sipas EU 66/2014. Për Bjellorusinë sipas STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën sipas 742/2019. EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
- Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
- Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit. Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
- Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit. Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.



Kynete akcecoapn, KOHCymatubnOpunHaHnpe3epBnu qactn 3a Bauny pe: