ZDS 304 - Lavastovilje ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZDS 304 ZANUSSI në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth ZDS 304 ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lavastovilje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZDS 304 - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZDS 304 e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZDS 304 ZANUSSI
AL Udhëzimet për përdorim 2
Të dhëna për sigurinë ____ 2
Paneli I kontrollit ____ 4
Programet e larjes ____ 5
Përdorimi i pajisjes ____ 6
Vendosja e zbutësit të ujit ____ 7
Përdorimi I kripës në enëlarëse ____ 8
Përdorimi I lëndës shpëlarëse ____ 8
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe
enë ____ 9
Përdorimi I detergjentit
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës 12
Kujdesi dhe pastrimi ____ 13
Si të veprojmë nëse... 14
Të dhëna teknike 16
Probleme që lidhen me mjedisin ____ 16
Instalimi 16
Lidhja e ujit ____ 17
Lidhja elektrike ____ 18
11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
! Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.
Përdorimi i saktë
- Pajisja është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
- Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët shtëpiake të përshatshme për larjen në enëlarëse.
- Mos fusni tretës në enëlarëse. Rrezik shpërthimi.
- Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe vendosini horizontalisht në koshin e sipërm.
- Përdorni vetëm produkte originale për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
- Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në punë e sipër, që andej mund të dalë avull i nxehtë. Rrezik djegieje për lëkurën.
-
Mos i nxirrni enët nga enëlarësja përpara përfundimit të programit të larjes.
-
Kur programi i larjes ka përfunduar, shkëputeni spinën nga priza dhe mbyllni rubinetin e ujit.
- Vetëm një inxhinier shërbimi i autorizuar mund të riparojë pajisjen. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
- Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur plagosje apo dëmtim të pajisjes. Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të Shërbimit.
Siguria e përgjithshme
- Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi ndjesore fizike dhe mendore të reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata duhet të kenë mbikëqyrje ose udhëzime për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Detergjentet e larëses së enëve mund të shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën dhe fytin. Mund të jetë e rrezikshme për jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të prodhuesit të detergjentit për larëset e enëve.
- Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet e detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj.
- Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni pajisjen. Kjo ju ndihmon të parandaloni dëmtimin dhe pengimin mbi derën e hapur.
- Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e hapur.
Siguria për fëmijët
- Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
- Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët. Ka rrezik mbytjeje.
- Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin detergjentet.
- Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera është e hapur.
Instalimi
- Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga transporti. Mos lidhni një pajisje të dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse është e domosdoshme.
- Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë.
-
Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të kësaj pajisje.
-
Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
- Mos i ndryshoni specifikimet e mos e modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi të pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen:
-
nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë të dëmtuara,
– nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të tillë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
- Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes për të parandaluar dëmtim të pjesëve hidraulike dhe elektrike.

Paralajmërim Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e specifikuar për lidhjet elektrike dhe ato të ujit.

1 Butoni On/off
2 Butoni i përzgjedhjes së programit
3 Butoni i shtyrjes së programit
4 Dritat treguese
5 Butonat e funksionit
| Dritat treguese | |
| →I | Drita treguese ndizet kur programi i larjes ka përfunduar. Funksione ndihmëse:• Niveli i zbutësit të ujit.• Nëse pajisja ka një keqfunksionim tingëllon një alarm. |
| 1) | Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i kripës së enëlarëses. Drita treguese e kripës mund të qëndrojë e ndezur për disa orë, por nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes. |
| 2) | Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të shtoni shpëlarësin. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i shpëlarësit. |
1) Drita treguese qëndron e fikur kur është në proces një program larjeje.
Butoni i shtyrjes së programit
Përdorni butonin e shtyrjes së programit për të shtyrë fillimin e programit të larjes me një interval prej 3 ose 6 orësh. Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi larjeje'.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksionit për këto procese:
- Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit.
- Për të anuluar një program larjeje në proces e sipër. Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi larjeje.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur të gjitha dritat treguese të programeve janë të ndezura.
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese:
– Për të vendosur një program larjeje.
– Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit. Nëse drita treguese e një programi është e ndezur, anuloni programin për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes. Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi larjeje.
Programet e larjes
Programet e larjes
| Programi Niveli i ndotjes | Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit | ||
| Ndotje e madhe | Enë argjile, takëme, tenxhere dhe tiganë | ParalarjaLarja kryesore deri në 70°C2 shpëlarje të ndërmjetmeShpëlarja përfundimtare Tharja | |
| Ndotje normale | Enë argjile dhe takëme | ParalarjaLarja kryesore deri në 65°C1 shpëlarje e ndërmjetmeShpëlarja përfundimtare Tharja | |
![]() | Ndotje normale ose e lehtë | Enë argjile dhe takëme | Larja kryesore deri në 60°C Shpëlarja përfundimtare |
![]() | Ndotje normale | Enë argjile dhe takëme | Paralarja Larja kryesore deri në 50°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja |
![]() | Çdo Iloj Ngarkesë e pjesshme (për t'u mbushur më tej gjatë ditës). | 1 shpëlarje e ftohtë (për të parandaluar ngjitjen e mbeturinave të ushqimit). Nuk është i nevojshëm detergjenti në këtë program. | |
1) Ky është programi i përkryer ditor për larjen e një ngarkese jo të plotë. Ideal për një familje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e takëmet e mëngjesit dhe drekës dhe darkës.
2) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni broshurës së bashkëngjitur, për të dhënat e provës.
Vlerat e konsumit
| Programi | Kohëzgjatja (në minuta) | Energjia (në kWh) | Uji (litra) |
![]() | 80-90 1,5-1,7 18-20 | ||
![]() | 90-100 1,1-1,2 15-16 | ||
![]() | 30 0,8 8 | ||
![]() | 160-170 0,8-0,9 12-13 | ||
![]() | 12 0,1 3,5 |
i Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet e ushqimit me energji
elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara mund t'i ndryshojnë këto vlera.
Përdorimi i pajisjes
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për çdo hap të procedurës
- Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të ujit është i saktë për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme përcaktoni zbutësin e ujit.
- Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të veçantë për larëset e enëve.
- Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
-
Futni takëmet dhe enët në larësen e enëve.
-
Zgjidhni programin e duhur të larjes për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.
-
Vendosni sasinë e duhur të detergjentit në folenë e detergjentit.
-
Nisni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjente, referojuni kapitullit 'Përdorimi i detergjentit.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes. Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
- Sistemi gjerman (dH°).
- Sistemi francez (°TH).
- mmol/l (millimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
- Clarke.
Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në zonën tuaj.
| Fortësia e ujit Përzgjedhja e fortësisë së ujit | |||||
| °dH | °TH | mmol/l | Clarke | manualisht | elektronikisht |
| 51 - 70 | 91 - 125 | 9,1 - 12,5 | 64 - 88 | 2 | 10 |
| 43 - 50 | 76 - 90 | 7,6 - 9,0 | 53 - 63 | 2 | 9 |
| 37 - 42 | 65 - 75 | 6,5 - 7,5 | 46 - 52 | 2 | 8 |
| 29 - 36 | 51 - 64 | 5,1 - 6,4 | 36 - 45 | 2 | 7 |
| 23 - 28 | 40 - 50 | 4,0 - 5,0 | 28 - 35 | 2 | 6 |
| 19 - 22 | 33 - 39 | 3,3 - 3,9 | 23 - 27 | 2 | 5 |
| 15 - 18 | 26 - 32 | 2,6 - 3,2 | 18 - 22 | 1 | 4 |
| 11 - 14 | 19 - 25 | 1,9 - 2,5 | 13 - 17 | 1 | 3 |
| 4 - 10 | 7 - 18 | 0,7 - 1,8 | 5 - 12 | 1 | 2 |
| < 4 | < 7 | < 0,7 | < 5 | 1 1) | 1 1) |
1) Nuk kärkohet përdorimi i kripës.
Duhet të vendosni zbutësin e ujit manualisht dhe elektronikisht.
Përshtatja manuale
Pajisja vendoset në fabrikë në pozicionin 2.

Vendoseni çelësin në pozicionin 1 ose 2.
Rregullimi elektronik
Zbutësi i ujit është vendosur nga fabrika në pozicionin 5.
- Ndizni pajisjen.
- Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe C derisa dritat treguese të butonave të funksionit A, B, dhe C të fillojnë të pulsojnë.
- Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
- Shtypni butonin e funksionit A.
- Drita treguese për butonin e funksionit A vazhdon të pulsojë.
- Dritat treguese për butonat e funksionit B dhe C fiken.
– Drita treguese e përfundimit fillon të pulsojë.
Funksioni i përzgjedhjeve të zbutësit të ujit është aktivizuar.
Drita treguese e përfundimit të programit pulson për të treguar nivelin e zbutësit të ujit. Pauza zgjat afro 5 sekonda.
-
Shtypni butonin e funksionit A një herë për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me nga një hap.
-
Shtypni butonin On/Off për të ruajtur procesin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm kripë për larëse enësh. Llojet e kripës që nuk janë të përdorshme për larëset e enëve i bëjnë keq ndaj zbutësit të ujit.

Mbushni mbajtësin e kripës me 1 litër ujë (vetëm veprimin e parë).

i Āshtë normale që uji të derdhet nga mbajtësi i kripës kur e mbushni me kripë.
Sigurohuni që nuk ka kokrra kripe jashtë dhomëzës së kripës. Kripa e cila qëndron në serbator për një farë kohe e shpon serbatorin. Rekomandohet që të fillohet një program larjeje menjëherë pasi ju mbushni mbajtësin e kripës. Kjo parandalon gërryerjen nga kripa që derdhet.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në nivelin 1, drita treguese e kripës nuk rri ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
⚠️ Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e shpëlarësit:

Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
! Kujdes Përdoreni pajisjen vetëm për enë shtëpiake që janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që thithin ujë (sfungjerë, plaçka, etj.).
- Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
- Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit.
- Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
- Ndërsa futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
- Futni enët e zgavruar (p.sh.filxhanët, gotat dhe tavat) me zgavrën nga poshtë.
- Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në një bazament të thellë.
- Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos futen tek njëra-tjetra.
- Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
! Kujdes Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues për enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi të pajisjes.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit

Çelësi i shpëlarësit është paravendosur nga fabrika në pozicionin 3.
Për të rritur ose ulur dozën, referojuni paragrafit "Ç'të bëni kur..."
- Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat e tjera.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
- Enët plastike dhe tiganët me veshje të posaçme kundër ngjitjes, mund të mbajnë pikat e ujit. Enët plastike nuk thahen aq mirë sa enët prej porcelani dhe çeliku.
- Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
! Kujdes Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të startoni një program larjeje.
! Paralajmërim Gjithmonë mbyllni derën pasi të keni futur apo nxjerrë enët nga pajisja. Dera e hapur mund të përbëjë rrezik.

Rregulloni enët e servirjes dhe kapakët e mëdhenj përqark anës së koshit të poshtëm.

Rreshtat e dhëmbëve në koshin e poshtëm mund të jenë të sheshtë për të ngarkuar tenxheret, tiganët dhe tasat.

Përdorni rrjetën e takëmeve. Nëse përmasat e takëmeve parandalojnë përdorimin e rrjetës, hiqeni atë.

Rregulloni artikujt me qëllim që uji të prekë të gjitha sipërfaqet.

Për artikujt më të gjatë, palosni mbajtëset e filxhanëve.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm Nëse vendosni pjata të mëdha në koshin e poshtëm, si fillim lëvizni koshin e sipërm në një pozicion më sipër.

Paralajmërim Rregulloni lartësinë para se të ngarkoni koshin e sipërm.
| Lartësia maksimale e enëve në: | ||
| koshin e sipërm | koshin e poshtëm | |
| Pozicioni i sipërm | 20 cm 31 cm | |
| Pozicioni i poshtëm | 24 cm 27 cm | |

Ndiqni këto hapa për të lëvizur koshin e sipërm te pozicioni më i sipërm ose i poshtëm:
-
Hiqni ndalesat e drejtueses së përparme (A).
-
Tërhiqni koshin.
-
Vendosni koshin në pozicionin e sipërm ose të poshtëm.
- Zëvendësoni ndalesat e drejtueses së përparme (A) në pozicionin e tyre fillestar.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent (pudër, lëng ose tableta) që përdoren për larëset e enëve.
Ndiqni të dhënat në paketim:
- dozimi i rekomanduar nga prodhuesi.
- rekomandimet e ruajtjes.
Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e detergjentit. Kjo ndihmon në uljen e ndotjes.

Mbusheni folenë e detergjentit ( A) me detergjent.
Nëse përdorni një program larjeje me fazën e paralarjes, hidhni më shumë detergjent në folenë e detergjentit për paralarjen ( B).
! Kujdes Nëse koshi është në pozicionin e sipërm, mos vendosni filxhanë në raftet e filxhanëve.

5

Përdorimi i tabletave të detergjentit
Vendoseni tabletën e detergjentit në folenë e detergjentit ( A).
Tabletat e detergjentit përmbajnë:
- detergent
- shpëlarës
- agjentë të tjerë pastrimi.
Bëni këto hapa për të përdorur tabletat e detergjentit:
- Sigurohuni që tabletat e detergjentit të jenë të përdorshme për fortësinë e ujit tuaj. Referojuni udhëzimeve nga prodhuesi.
- Vendosni nivelet më të ulëta të fortësisë së ujit dhe dozimit të shpëlarësit.
i Nuk është e domosdoshme të mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
Ndiqni këto hapa kur rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme:
- Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
- Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
Bëjini këto hapa për të përdorur përsëri pluhurin e detergjentit:
-
Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
-
Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më të lartë.
- Bëni një program larjeje pa enë brenda.
- Përshtatni zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
- Rregulloni dozën e shpëlarësit.
Marka të ndryshme detergjentesh treten në kohë të ndryshme. Disa tableta
detergjentesh nuk japin rezultatet më të mira të pastrimit gjatë programeve të shkurtra të larjes. Përdorni programet e gjata të larjes kur përdorni tableta detergjentesh. Kjo ju ndihmon që të hiqni plotësisht detergjentin.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
i Vendosni programin e larjes me derën pak të hapur. Programi i larjes starton vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë moment, është e mundur të ndryshoni përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe startuar një program larjeje:
- Ndizni pajisjen.
- Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
- Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes.
– Drita treguese e programit do të ndizet. -
Të gjitha dritat treguese të programeve do të fiken.
-
Mbyllni derën.
– Programi i larjes do të fillojë automatikisht.
i Ndërsa programi i larjes është në proces, nuk mund ta ndryshoni programin. Anuloni programin e larjes.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni një program larjeje vetëm nëse është e nevojshme.
⚠️ Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që andej mund të dalë avull i nxehtë.
Anulimi i një programi larjeje
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e programeve të ndizen.
-
Lëshojini butonat e funksionit B dhe C për të anular programin e larjes.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa: -
Fikni pajisjen.
- Vendosni një program të ri larjeje. Mbushi folenë e detergjentit me detergjent përpara së të vendosni një program të ri larjeje.
Ndërprisni një program të larjes Hapni derën.
- Programi ndalon.
Mbyllni derën. - Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Vendosja dhe startimi i një programi larjeje me shtyrje të programit
- Shtypni butonin on/off.
- Përdorni butonin e shtyrjes së programit për të shtyrë fillimin e programit të larjes me një interval prej (3 ose 6 orësh).
-
Vendosni një program larjeje. – Drita treguese e programit do të ndizet.
-
Mbyllni derën.
– Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit fillon.
– Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit ulet me hapa prej 3 orësh. Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar, programi i larjes starton automatikisht.
– Drita treguese e shtyrjes së programit fiket.
Mos e hapni derën gjatë numërimit mbrapsht, për të parandaluar ndërprerjen e numërimit mbrapsht. Kur mbyllni sërish derën, numërimi mbrapsht vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i shtyrjes së programit:
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e programeve të ndizen.
- Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes.
- Vendosni një program larjeje.
Ju mund të zgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e programit edhe me derën e mbyllur. Kur shtypni një prej butonave të programit, keni vetëm 3 sekonda kohë për të zgjedhur një program tjetër larjeje apo shtyrjen e programit. Pas këtyre 3 sekondave, programi i zgjedhur starton automatikisht.
Përfundimi i programit të larjes
Fikni pajisjen në këto kushte:
Kujdesi dhe pastrimi
• Pajisja ndalon automatikisht.
- Drita treguese e përfundimit do të ndizet.
1. Shtypni butonin On/Off.
2. Hapni derën.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni derën pak të hapur për disa minuta përpara se të nxirrni enët.
Lërini enët të ftohen përpara se t'i nxirrni ato nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të dëmtueshme.
Heqja e ngarkesës
- Si fillim hiqni artikujt nga koshi i poshtëm, pastaj nga koshi i sipërm.
- Mund të ketë ujë në anët e derës së pajisjes. Çeliku i pandryshkshëm ftohet më shpejt sesa enët.
Paralajmërim Vendoseni pajisjen në pozicionin fikur para se të pastroni ndonjë pjesë të saj.
Pastrimi i filtrave
E rëndësishme Mos e përdorni pajisjen pa filtra. Sigurohuni që instalimi i filtrave të bëhet si duhet. Instalimi i gabuar do të shkaktojë rezultate larjeje të pakënaqshme dhe dëmtim ndaj pajisjes.

Pastroni plotësisht filtrat A, B dhe C poshtë ujit të rrjedhshëm.

Për të hequr filtrat B dhe C, rrotulloni dorezën afërsisht ¼ në kahun kundërorar.

Hiqni filtrin e sheshtë A nga fundi i pajisjes.

Vendosni sistemin e filtrit në pozicion. Për të kyçur sistemin e filtrit, rrotulloni dorezën në kahun orar derisa ai të kyçet në pozicion.
E rëndësishme Mos i hiqni krahët e spërkatjes.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bblokuar, hiqni pjesët e mbetura të pisllëkut me ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një copë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutral. Mos përdorni produkte gërryes, lecka pastrimi me fërkim ose zbutës (aceton, trikloroetilenë, etj...).
Kujdes Mos e instaloni pajisjen në vende ku temperatura është poshtë 0
°C. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Nëse kjo nuk është e mundur, zbrazeni pajisjen dhe mbylleni derën. Shkëputni tubin e futjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Si të veprojmë nëse...
Pajisja nuk starton ose ndalon në mes të procesit.
Nëse ka një defekt, provoni fillimisht të gjeni vetë një zgjidhje për problemin. Nëse nuk e
gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose Qendrën e Shërbimit.
| Kodi i defektit dhe keqfunksionimi | Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja |
| ·pulsimi i vazhdueshëm l dritës së programit në proces·1 pulsim i dritës treguese të përfundimitEnëlarësja nuk mbushet me ujë | ·Rubineti i ujit është bllokuar ose i veshur me gëlgere. Pastroni rubinetin e ujit.·Rubineti i ujit është i mbyllur. Hapni rubinetin e ujit.·Filtri në tubin e hyrjes së ujit është bllokuar. Pastroni filtrin.·Lidhja e tubit të hyrjes së ujit nuk është e saktë. Zorra mund të shtypet ose përthyhet. Sigurohuni që lidhja të jetë e saktë. |
| ·pulsimi i vazhdueshëm l dritës së programit në proces·2 pulsime të dritës treguese të përfundimitEnëlarësja nuk e kullon ujin | ·Ka një bllokim në rubinetin e ujit. Pastroni rubinetin e lavapjatës.·Lidhja e tubit të hyrjes së ujit nuk është e saktë. Zorra mund të shtypet ose përthyhet. Sigurohuni që lidhja të jetë e saktë. |
| ·pulsimi i vazhdueshëm I dritës së programit në proces·3 pulsime të dritës treguese të përfundimitMekanizmi kundër-përmbytjes është në proces | ·Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. |
| Programi nuk fillon punën ·Dera e pajisjes nuk është mbyllur.Mbyllni derën.·Spina kryesore nuk është në prizë.Futni spinën në prizë.·Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të shtëpisë.Riaktivizoni siguresën.·Është vendosur shtyrja e programit.Anuloni shtyrjen e programit për ta startuar programin menjëherë. | |
Pas kontrollit, ndizni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes. Nëse keqfunksionimi shfaqet sërish, kontaktoni Qendrën e Shërbimit. Këto të dhëna ju ndihmojnë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë: • Modeli (Mod.) • Numri i produktit (PNC)
- Numri serial (S N.) Për këto të dhëna, referojuni pllakës së parametrave. Shkruajini këto të dhënat e nevojshme: Përshkrimi i modelit : ...... Numri i produktit : ...... Numri serial : ....
| Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme | |
| Enët nuk janë të pastra | Programi i zgjedhur i larjes nuk është i aplikueshëm për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.Koshat janë mbushur në mënyrë të pasaktë duke mos lënë ujin të arrijë gjithë sipërfaqet.Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë të enëve.Filtrat janë të ndotur ose jo të instaluar saktë.Sasia e detergjentit është e vogël ose mungon. |
| Mbetjet e gëlqeres mbi enë | Kutia e kripës është bosh.Zbutësi i ujit është vendosur në nivel të gabuar.Kapaku i kutisë së kripës nuk është mbyllur mirë. |
| Enët janë të njoma dhe të turbullta | Nuk është përdorur shpëlarës.Foleja e shpëlarësit është bosh. |
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme
| Në gota dhe enë ka rrëke,njolla të bardha ose veshjeturbullire | • Pakësoni dozimin e shpëlarësit. |
| Thani shenjat e pikave tëujit mbi gota dhe enë | • Shtoni dozimin e shpëlarësit.• Detergjenti mund të jetë shkaku. |
Të dhëna teknike
| Përmasat Gjerësia cm 45 | ||
| Lartësia cm 85 | ||
| Thellësia cm 61 | ||
| Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia e përgjithshme - Siguresa | Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e parametrave në anën e brendshme të derës së enëlarëses. | |
| Presioni i furnizimit me ujë Minimumi 0,5 bar (0,05 MPa) | ||
| Maksimumi 0,8 MPa (8 bar) | ||
| Kapaciteti Përzgjedhjet e vendit 9 | ||
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Elementët plastikë identifikohen nga shenjat, p.sh. >PE<, >PS<, etj. Mënjanoni materialet paketues në vendgrumbullimin e plehrave të lagjes tuaj.

Paralajmërim Për të hedhur një pajisje, ndizni këtë procedurë:
- Hiqni spinën nga priza.
- Priteni kabllon e ushqimit dhe spinën dhe hidhini ato.
- Çmontoni mbërtheckën e derës. Kjo shmang që fëmijët të mbyllen brenda pajisjes dhe të rrezikojnë jetën e tyre.
Instalimi

Paralajmërim Sigurohuni që spina
elektrike të jetë e shkëputur nga priza
elektrike gjatë instalimit.
Ndërfutja nën mobilie
Vendoseni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi. Hiqni planin e punës së pajisjes dhe instaloni nën një njësi rubineti apo një dollapi kuzhine. Sigurohuni që përmasat e zgavrës të përputhen me përmasat e dhëna.

1

Montojeni planin e punës së pajisjes tek pajisja nëse dëshironi ta përdorni enëlarësen si pajisja të mëvetësishme.
Lidhja e ujit
Tubi i futjes së ujit
Lidh pajisjen te një furnizim me ujë të nxehtë (maks. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie që janë më të mirë për mjedisin (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe me erë), përdorni një furnizim uji të ngrohtë për të ulur konsumin e energjisë.
Lidhni tubin e futjes te një rubinet uji me një fill të jashtëm prej 3/4".

Kujdes Mos përdorni tubat e lidhjes nga një pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë në kufi (referojuni kapitullit 'Të dhënat teknike'). Sigurohuni që autoriteti lokal i ujit t'ju japë presionin mesatar të rrjetit në zonën tuaj.
Sigurohuni që të mos ketë përdredhje në tubin e futjes së ujit dhe që tubi i futjes së ujit të mos shtypet ose kokolepset.
Rrotulloni tubin e futjes majtas ose djathtas për të përshtatur instalimin me dadon mbyllëse. Përshtatni dadon mbyllëse saktë për të parandaluar rrjedhjet e ujit.

Kujdes Mos e lidhni pajisjen te tubat e reja ose tubat që nuk janë përdorur për kohë të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për minuta, pastaj lidhni tubin hyrës.
Zorra e hyrjes së ujit

Zorra e futjes së ujit është rezistente ndaj presionit të lartë. Ajo mund të mbajë një
Bazamenti i pajisjeve të mëvetësishme nuk është i rregullueshëm.
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
presion maksimal prej 6 MPa. zorra e hyrjes së ujit ka nga jashtë një veshje mbrojtëse kundër dëmtimeve të mundshme. Nëse zorra e brendshme thyhet, uji që është në zorrë do të errësohet. Mund ta shihni këtë përmes veshjes transparente të posaçme. Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën e Shërbimit nëse është nevoja.

Zorra e hyrjes së ujit
AQUALOCK është
montuar me një mekanizëm sigurie për parandalimin e zbërthimit të saj aksidentalisht. Për të zbërthyer zorrën:
- shtypni levën ( B ),
- rrotulloni unazën shtrënguese (A) në drejtim kundërorar.
Tubi i shkarkimit

Lidhni tubin e kullimit të ujit te rubineti i lavapjatës.

Paralajmërim Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi nëse nuk ndiqni këto masa sigurie.
Montojeni pajisjen sipas udhëzimeve të sigurisë.
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i fuqisë në pllakën e parametrave të jetë në përputhje me tensionin dhe fuqinë e vendit tuaj.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
Diametri i brendshëm nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit.
Nëse lidhni tubin e kullimit të ujit te një rubinet mbyllës nën lavapjatës, hiqni membranën plastike (A). Nëse nuk e hiqni membranën, ushqimi i mbetur mund të shkaktojë bllokim në rubinetin e tubit të kullimit.

Kujdes Sigurohuni që bashkuesit e ujit të jenë të shtrënguar për të parandaluar dhjen e ujit.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, konektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri.
Mos i zëvendësoni vetë kabllot e ushqimit. Kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni gjithmonë nga spina.







