ZDTS 401 - Lavastovilje ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZDTS 401 ZANUSSI në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth ZDTS 401 ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lavastovilje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZDTS 401 - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZDTS 401 e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZDTS 401 ZANUSSI
Udhëzimet për përdorim 2
Larëse enësh
USER MANUAL
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë ____ 2
Paneli I kontrollit ____ 3
Programet e larjes ____ 6
Përdorimi i pajisjes ____ 8
Vendosja e zbutësit të ujit ____ 8
Përdorimi I kripës në enëlarëse ____ 9
Përdorimi I lëndës shpëlarëse ____ 10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë 11
Përdorimi I detergjentit
Funksioni Multitab ____ 13
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës 14
Kujdesi dhe pastrimi ____ 15
Si të veprojmë nëse... ____ 16
Të dhëna teknike ____ 18
Probleme që lidhen me mjedisin ____ 18
Instalimi 19
Lidhja e ujit ____ 19
L13hja elektrike ____ 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.
Përdorimi i saktë
- Pajisja është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
- Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët shtëpiake të përshatshme për larjen në enëlarëse.
- Mos fusni tretës në enëlarëse. Rrezik shpërthimi.
- Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe vendosini horizontalisht në koshin e sipërm.
- Përdorni vetëm produkte originale për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
- Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në punë e sipër, që andej mund të dalë avull i nxehtë. Rrezik djegieje për lëkurën.
-
Mos i nxirrni enët nga enëlarësja përpara përfundimit të programit të larjes.
-
Kur programi i larjes ka përfunduar, shkëputeni spinën nga priza dhe mbyllni rubinetin e ujit.
- Vetëm një inxhinier shërbimi i autorizuar mund të riparojë pajisjen. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
- Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur plagosje apo dëmtim të pajisjes. Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të Shërbimit.
Siguria e përgjithshme
- Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi ndjesore fizike dhe mendore të reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata duhet të kenë mbikëqyrje ose udhëzime për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Detergjentet e larëses së enëve mund të shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën dhe fytin. Mund të jetë e rrezikshme për jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të prodhuesit të detergjentit për larëset e enëve.
- Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet e detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj.
- Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni pajisjen. Kjo ju ndihmon të parandaloni dëmtimin dhe pengimin mbi derën e hapur.
- Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e hapur.
Siguria për fëmijët
- Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
- Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët. Ka rrezik mbytjeje.
- Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin detergjentet.
- Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera është e hapur.
Instalimi
- Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga transporti. Mos lidhni një pajisje të dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse është e domosdoshme.
- Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë.
-
Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të kësaj pajisje.
-
Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
- Mos i ndryshoni specifikimet e mos e modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen:
– nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë të dëmtuara,
- nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të tillë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
- Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes për të parandaluar dëmtim të pjesëve hidraulike dhe elektrike.

Paralajmërim Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e specifikuar për lidhjet elektrike dhe ato të ujit.
Paneli I kontrollit


flowchart
graph TD
A["Start"] --> B["A"]
B --> C["B"]
C --> D["C"]
D --> E["Cancel"]
E --> F["Step 8"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333
style F fill:#fff,stroke:#333
1 Butoni Ndiz/Fik
2 Ekrani dixhital
3 Butoni i zgjedhjes së programit
4 Butoni i fillimit me vonesë
5 Butoni Multitab
6 Butoni Anulo / (Cancel)
7 Dritat treguese
8 Butonat e funksioneve
| Dritat treguese | |
| §1) | Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet mbajtësi i kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i larëses së enëve'. Drita treguese e kripës mund të rri ndezur për disa orë, por ajo nuk ka një efekt të padëshiruar mbi funksionimin e pajisjes. |
| ※1) | Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet shpëlarësi. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i shpëlarësit'. |
1) Drita treguese është e fikur kur një program larës është në punë.
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të vonuar fillimin e programit të larjes me një interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni 'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'.
Ekrani dixhital
Ekrani shfaq:
- Nivelin e përshtatur të zbutësit të ujit.
- Aktivizimin/çaktivizimin e folesë së shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab të aktivizuar).
- Numrin përkatës të programit të zgjedhur të larjes.
- Kohën e mbetur deri në fund të programit.
- Fundin e programit të larjes.
- Numrin e orëve në fillimin me vonesë.
- Kodet e defekteve.
- Aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve të dëgjueshëm.
Butoni Multitab
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin multitab. Referojuni kapitullit 'Funksioni Multitab'.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto veprime:
- Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
- Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet e dëgjueshme'.
- Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit, kur funksioni multitab është i aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni multitab'.
Sinjalet e dëgjueshëm
Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
- Në përfundim të programit të larjes.
- Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
- Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset në fabrikë.
Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme:
- Ndizni pajisjen.
- Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes.
-
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
-
Shtypni butonin e funksionit C.
– Dritat treguese për butonat e funksioneve A dhe B fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit C pulson.
– Ekrani dixhital shfaq cilësimin.
| Ob | Sinjalet e dëgjueshme të çaktivizuar |
| Ib | Sinjalet e dëgjueshme të aktivizuar |
Sinjalet e dëgjueshme aktivizohen.
-
Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
– Ekrani dixhital shfaq cilësimin e ri. Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen. -
Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin. Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e dëgjueshme:
-
Bëni procedurën e mësipërme derisa ekrani dixhital të shfaqë cilësimin e duhur.
Regjimi i vendosjes
Pajisja është në regjimin e vendosjes kur: .
- Drita e zgjedhjes së programit është e ndezur.
- Ekrani dixhital shfaq dy vija horizontale (-).
Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes për këto veprime:
– Për të vendosur programin e larjes.
– Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
– Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme.
– Për të çaktivizuar/aktivizuar mbajtësen e shpëlarësit.
Nëse:
- Drita e zgjedhjes së programit është e ndezur.
- Ekrani numerik shfaq kohëzgjatjen e programit (në minuta).
anuloni programin për t'u kthyer te regjimi i vendosjes. Referojuni kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një programi larjeje'.
Sunjali optik
Mbas fillimit të programit larës, një sinjal optik shfaqet në dysheme poshtë derës së pajisjes.
Nëse pajisja është e instaluar më lart me një derë mobilie kuzhine të plotë, sinjali optik nuk do të jetë i dukshëm.
| Sinjali optik | |
| Drita e kuqe është e ndezur. | Tregimi i fillimit të programit larës. Drita e kuqe rri ndezur gjatë programit të larjes. |
| Drita e kuqe pulson. | Tregim i një keqfunksionimi. |
| Drita e kuqe fiket. | Tregim i mbarimit të një programi larës. |
Programet e larjes
| Programi Shkalla e ndotjes | Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit | |
| 1 Çdo Iloj Ngarkesë e | pjesshme (të përfundojë më vonë gjatë ditës). | |
| 2 Ndotje e madhe Poçeri, takëme, | tenxhere dhe tiganë | |
| 3 AUTO 1) | Çdo Iloj Poçeri, takëme, tenxhere dhe tiganë | Paralarja Larja kryesore deri në 70°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja |
| 4 Ndotje normale Poçeri dhe takëme Paralarja | Larja kryesore deri në 65°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja | |
| 5 Ndotje e madhe Poçeri, takëme, | tenxhere dhe tiganë | |
| 6 2) | Ndotje normale ose e lehtë | Poçeri dhe takëme Larja kryesore deri në 65°C Shpëlarja përfundimtare |
| 7 ECO 3) | Ndotje normale Poçeri dhe takëme Paralarja | Larja kryesore deri në 50°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja |
| Programi Shkalla e ndotjes | Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit | ||
| 8 ≈ | Ndotje e lehtë | Poçeri dhe takëme | Larja kryesore deri në 50°C1 shpëlarje e ndërmjetmeShpëlarja përfundimtare |
| 9 Ndotje normale♀ | ose e lehtë | Takëme dhe qelqurina delikate | Larja kryesore deri në 45°C1 shpëlarje e ndërmjetmeShpëlarja përfundimtareTharja |
1) Gjatë programit Auto, niveli i ndotjes të enëve përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja dhe konsumimet e programit mund të ndryshojnë. Kjo varet nëse pajisja është plotësisht ose jo dhe në nivelin e ndotjes së enëve. Pajisja përshtat automatikisht temperaturën e ujit gjatë larjes kryesore.
2) Ky është programi ditor i përkryer për të pastruar një ngarkesë jo të plotë. Ideale për një familje me 4 persona të cilët duan të lajnë poçeritë dhe takëmet e mëngjesit dhe darkës.
3) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni fletëpalosjes së veçantë të furnizuar, për të dhëna prove.
Vlerat e konsumit
| Programi Kohëzgjatja (në minuta) Konsumi i energjisë(në kWh) | Uji (në litra) | ||
| 1 12 0,1 3,5 | |||
| 2 120-130 | 1,2-1,4 14-15 | ||
| 3 90-125 | 0,9-1,3 10-19 | ||
| AUTO | |||
| 4 90-100 | 1,1-1,2 15-16 | ||
| 5 | 80-90 | 1,5-1,7 | 18-20 |
| 6 30 0,8 | 8 | ||
| 7 160-170 | 0,8-0,9 12-13 | ||
| ECO | |||
| Programi Kohëzgjatja (në minuta) Konsumi i energjisë(në kWh) | Uji (në litra) | |
8 45-55 0,8-0,9 10-11![]() | ||
| 9 65-75 0,6-0,7 11-12 | ||
i Presioni dhe temperatura e ujit, luhatjet
në furnizimin me energji elektrike dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë këto vlera.
Përdorimi i pajisjes
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për çdo hap të procedurës
- Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të ujit është i saktë për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme përcaktoni zbutësin e ujit.
- Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të veçantë për larëset e enëve.
- Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
-
Futni takëmet dhe enët në larësen e enëve.
-
Zgjidhni programin e duhur të larjes për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.
- Vendosni sasinë e duhur të detergjentit në folenë e detergjentit.
- Nisni programin e larjes.
i Nëse përdorni tableta detergjente, referojuni kapitullit 'Përdorimi i detergjentit'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes. Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
- Sistemi gjerman (dH°).
- Sistemi francez (°TH).
- mmol/l (millimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
- Clarke.
Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në zonën tuaj.
| Fortësia e ujit Përzgjedhja e fortësisë së ujit | |||||
| °dH | °TH | mmol/l | Clarke | manualisht | elektronikisht |
| 51 - 70 | 91 - 125 | 9,1 - 12,5 | 64 - 88 | 2 | 10 |
| 43 - 50 | 76 - 90 | 7,6 - 9,0 | 53 - 63 | 2 | 9 |
| 37 - 42 | 65 - 75 | 6,5 - 7,5 | 46 - 52 | 2 | 8 |
| 29 - 36 51 | - 64 5,1 - 6,4 | 36 - 45 2 7 | |||
| 23 - 28 40 | - 50 4,0 - 5,0 | 28 - 35 2 6 | |||
| 19 - 22 33 | - 39 3,3 - 3,9 | 23 - 27 2 5 | |||
| 15 - 18 26 | - 32 2,6 - 3,2 | 18 - 22 1 4 | |||
| 11 - 14 19 | - 25 1,9 - 2,5 | 13 - 17 1 3 | |||
| 4 - 10 | 7 - 18 | 0,7 - 1,8 | 5 - 12 | 1 | 2 |
| < 4 | < 7 | < 0,7 | < 5 | 1 | 1^1) |
1) Nuk kärkohet përdorimi i kripës.
Duhet të vendosni zbutësin e ujit manualisht dhe elektronikisht.
Përshtatja manuale
Pajisja vendoset në fabrikë në pozicionin 2.

Vendoseni çelësin në pozicionin 1 ose 2.
Përshtatja elektronike
Larësja e enëve është paravendosur në përzgjedhjen 5.
- Ndizni pajisjen.
- Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
! Kujdes Përdorni vetëm kripë për larëse enësh. Llojet e kripës që nuk janë të përdorshme për larëset e enëve i bëjnë keq ndaj zbutësit të ujit.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
- Lëshoni butonat e funksioneve B dhe C.
-
Shtypni butonin e funksionit A.
-
Dritat treguese për butonat e funksioneve B dhe C fiken.
- Drita treguese për butonin e funksionit
A vazhdon të pulsojë.
– Ekrani numerik tregon nivelin aktual. - Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm.
Shembull: ekrani dixhital shfaq S L / 5 sinjale të dëgjueshme të ndërprera = niveli 5.
- Shtypni butonin e funksionit A një herë për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me një hap.
- Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ruajtur veprimin.

Mbushni mbajtësin e kripës me 1 litër ujë (vetëm veprimin e parë).

i Āshtë normale që uji të derdhet nga mbajtësi i kripës kur e mbushni me kripë.
Sigurohuni që nuk ka kokrra kripe jashtë dhomëzës së kripës. Kripa e cila qëndron në serbator për një farë kohe e shpon serbatorin. Rekomandohet që të fillohet një program larjeje menjëherë pasi ju mbushni mbajtësin e kripës. Kjo parandalon gërryerjen nga kripa që derdhet.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në nivelin 1, drita treguese e kripës nuk rri ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës marke për larëset e enëve.
Ndiqni këto hapa për të mbushur folenë e shpëlarësit:

! Kujdes Kurrë mos e mbushni folenë e shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh. agjent pastrimi për larëse enësh, detergjent të lëngshëm). Ka rrezik dëmtimi ndaj pajisjes.
Rregullimi i dozës së shpëlarësit

Disku i shpëlarësit vendoset në fabrikë në pozicionin 4. Për të rritur ose zvogëluar dozimin referojuni 'Çfarë duhet bërë nëse...'
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
⚠️ Kujdes Përdoreni pajisjen vetëm për enë shtëpiake që janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që thithin ujë (sfungjerë, plaçka, etj.).
- Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
– Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit.
- Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
- Ndërsa futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
– Futni enët e zgavruar (p.sh.filxhanët, gotat dhe tavat) me zgavrën nga poshtë.
- Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në një bazament të thellë.
- Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos futen tek njëra-tjetra.
- Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
- Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat e tjera.
– Vendosni enët e vogla në koshin e takëmeve.
- Enët plastike dhe tiganët me veshje të posaçme kundër ngjitjes, mund të mbajnë pikat e ujit. Enët plastike nuk thahen aq mirë sa enët prej porcelani dhe çeliku.
- Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm. Sigurohuni që enët të mos lëvizin.
! Kujdes Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të startoni një program larjeje.
Paralajmërim Gjithmonë mbyllni derën pasi të keni futur apo nxjerrë enët nga pajisja. Dera e hapur mund të përbëjë rrezik.

Rregulloni enët e servirjes dhe kapakët e mëdhenj përqark anës së koshit të poshtëm.
2

Rreshtat e dhëmbëve në koshin e poshtëm mund të jenë të sheshtë për të ngarkuar tenxheret, tiganët dhe tasat.

Përdorni rrjetën e takëmeve. Nëse përmasat e takëmeve parandalojnë përdorimin e rrjetës, hiqeni atë.

Rregulloni artikujt me qëllim që uji të prekë të gjitha sipërfaqet.

Për artikujt më të gjatë, palosni mbajtëset e filxhanëve.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse vendosni pjata të mëdha në koshin e poshtëm, si fillim lëvizni koshin e sipërm në një pozicion më sipër.
| Lartësia maksimale e enëve | ||
| koshi i sipërm | koshi i poshtëm | |
| Pozicioni i sipërm | 20 cm 31 cm | |
| Pozicioni i poshtëm | 24 cm 27 cm | |
Ndiqni këto hapa për të lëvizur koshin e sipërm te pozicioni i sipërm:
-
Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
-
Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos lëvizë.

Ndiqni këto hapa për të lëvizur koshin e sipërm te pozicioni i poshtëm:
-
Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
-
Ngrini me kujdes lart dy anët.
-
Mbani mekanizmin dhe lëreni të bjerë poshtë me ngadalë.
! Kujdes
- Mos e ngrini ose mos e ulni koshin vetëm nga njëra anë.
- Nëse koshi është në pozicionin e sipërm, mos vendosni filxhanë në raftet e filxhanëve.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent (pudër, lëng ose tableta) që përdoren për larëset e enëve.
Ndiqni të dhënat në paketim:
- dozimi i rekomanduar nga prodhuesi.
- rekomandimet e ruajtjes.
Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e detergjentit. Kjo ndihmon në uljen e ndotjes.

Mbushni folenë e detergjentit ( A) me detergjent.
Nëse përdorni një program larjeje me fazë paralarje, vendosni më shumë detergjent në dhomëzën e detergjentit të paralarjes ( B).

Marka të ndryshme detergjentesh treten në kohë të ndryshme. Disa tableta detergjentesh nuk japin rezultatet më të mira të pastrimit gjatë programeve të shkurtra të larjes. Përdorni programet e gjata të larjes kur përdorni tableta detergjentesh. Kjo ju ndihmon që të hiqni plotësisht detergjentin.
Funksioni Multitab
Funksioni multitab është i përshtatshëm për tabletat e kombinuara detergjente.
Këto tableta përmbajnë agjentë të tillë si detergjent, shpëlarës dhe kripë për
enëlarëse. Disa Iloje tabletash mund të përmbajnë agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta janë të përshtatshme për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Referojuni udhëzimeve të prodhuesit.
Kur vendosni funksionin multitab, ky qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju.
Funksioni multitab ndalon automatikisht rrjedhjen e shpëlarësit dhe kripës. Drita treguese e shpëlarësit dhe drita treguese e kripës janë të çaktivizuara.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse përdorni funksionin multitab.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin multitab përpara fillimit të një programi larjeje.
Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin multitab gjatë procesit të një programi. Anuloni programin e larjes, më pas rivendosni programin.
Për të aktivizuar funksionin multitab:
- Shtypni butonin multitab. Drita treguese e multitab ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin multitab:
- Shtypni butonin multitab. Drita treguese e multitab fiket.
Ndiqni këta hapa nëse rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme:
-
Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
-
Aktivizoni folenë e shpëlarësit.
-
Vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
- Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni folenë e shpëlarësit aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit kur funksioni multitab është aktiv.
Për të aktivizuar/çaktivizuar mbajtësen e shpëlarësit:
-
Ndizni pajisjen.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes.
-
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C.
– Dritat treguese për butonat e funksioneve A, B dhe C vazhdojnë të pulsojnë.
- Shtypni butonin e funksionit B.
– Dritat treguese për butonat e funksioneve A dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit B vazhdon të pulsojë.
– Ekrani dixhital shfaq cilësimin.
0d
Foleja e shpëlarësit u çaktivizua
Id
Foleja e shpëlarësit u aktivizua
-
Shtypni përsëri butonin e funksionit B. – Ekrani dixhital shfaq cilësimin e ri.
-
Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
i Për të përdorur sërish detergjent normal:
-
Çaktivizoni funksionin multitab.
-
Mbushni kutinë e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
-
Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit në nivelin më të lartë.
-
Kryeni një program larjeje pa enë brenda.
-
Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
-
Rregulloni dozimin e shpëlarësit
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
i Vendosni programin e larjes me derën paksa të hapur. Programi i larjes fillon vetëm mbasi ju mbyllni derën. Deri në atë moment, është e mundur të ndryshoni cilësimet.
Ndiqni këto hapa për të zgjedhur dhe filluar një program larjeje:
-
Ndizni pajisjen.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes.
-
Shtypni vazhdimisht butonin e zgjedhjes së programit derisa ekrani dixhital të shfaqë numrin përkatës sipas programit të kërkuar. Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
-
Mbyllni derën. – Programi i larjes fillon.
i Kur programi i larjes është në punë, ju s'mund ta ndryshoni programin. Anuloni programin e larjes
Zgjidhni dhe filloni një program larës me fillimin me vonesë
- Shtypni butonin Ndiz/Fik.
- Vendosni një program larës.
-
Shtypni butonin e fillimit të vonesës derisa ekrani të shfaqë fillimin e dëshiruan të vonesës të programit të larjes.
-
Mbyllni derën.
– Numërimi nga lart poshtë i fillimit me vonesë fillon.
– Numërimi mbrapsht i fillimit me vonesë zbret me hapa 1 orëshe.
- Kur numërimi mbrapsht mbaron, programi i larjes fillon automatikisht.
Mos e hapni derën gjatë numërimit nga lart poshtë për të parandaluar ndërprerjen e numërimit nga lart poshtë. Kur e mbyllni përsëri derën, numërimi poshtë vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i fillimit me vonesë
- Shtypni dhe mbani shtypur butonin Anulo derisa ekrani dixhital të shfaqë dy vija horizontale.
- Kur anuloni një fillim me vonesë, ju gjithashtu anuloni programin e larjes.
- Vendosni një program të ri larës.
! Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni një program larjeje vetëm nëse është e nevojshme.
! Kujdes Hapeni derën me kujdes. Mund të dalë jashtë avull i nxehtë.
Ndërprisni një program të larjes Hapni derën.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Vendoseni pajisjen në pozicionin fikur para se të pastroni ndonjë pjesë të saj.
- Programi ndalon.
Mbyllni derën.
- Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i një programi të larjes
- Shtypni dhe mbani shtypur butonin Anulo derisa ekrani dixhital të shfaqë dy vija horizontale.
Në këtë kohë ju mund të bëni këto hapa:
-
Fikni pajisjen.
-
Vendosni një program të ri larës.
Mbushni folenë e detergjentit me detergjent para se të vendosni një program të ri larës.
Fundi i programit të larjes
Fikeni pajisjen në këto kushte:
• Pajisja ndalon automatikisht.
- Sinjali i dëgjueshëm për mbarimin e programit vepron.
- Hapni derën.
- Ekrani dixhital shfaq 0.
-
Shtypni butonin Ndiz/Fik.
-
Për rezultate tharjeje më të mira, mbajeni derën e larëses së enëve paksa të hapur për disa minuta para se të hiqni enët.
Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta dëmtohen me lehtësi.
Regjimi në pritje
Nëse nuk e fikni pajisjen në fund të programit të larjes, pajisja kalon automatikisht në regjimin në pritje. Regjimi në pritje ul konsumimin e energjisë.
Tre minuta mbas mbarimit të programit, të gjitha dritat treguese fiken dhe ekrani dixhital shfaq një shirit horizontal.
Shtypni një nga butonat (jo butonin e ndezjes/fikjes), për t'u kthyer te regjimi i mbarimit-të-programit.
Pastrimi i filtrave
E rëndësishme Mos e përdorni pajisjen pa filtra. Sigurohuni që instalimi i filtrave të bëhet si duhet. Instalimi i gabuar do të shkaktojë rezultate larjeje të pakënaqshme dhe dëmtim ndaj pajisjes.

Pastroni plotësisht filtrat A, B dhe C poshtë ujit të rrjedhshëm.

Për të hequr filtrat B dhe C, rrotulloni dorezën afërsisht ¼ në kahun kundërorar.
Hiqni filtrin e sheshtë A nga fundi i pajisjes.

Vendosni sistemin e filtrit në pozicion. Për të kyçur sistemin e filtrit, rrotulloni dorezën në kahun orar derisa ai të kyçet në pozicion.
E rëndësishme Mos i hiqni krahët e spërkatjes.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bblokuar, hiqni pjesët e mbetura të pisllëkut me ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një copë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutral. Mos përdorni produkte gërryes, lecka pastrimi me fërkim ose zbutës (aceton, trikloroetilenë, etj...).
Kujdes Mos e instaloni pajisjen në vende ku temperatura është poshtë 0
°C. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Nëse kjo nuk është e mundur, zbrazeni pajisjen dhe mbylleni derën. Shkëputni tubin e futjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Si të veprojmë nëse...
Pajisja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit.
Nëse ka një defekt, provoni fillimisht të gjeni vetë një zgjidhje për problemin. Nëse nuk e
gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose Qendrën e Shërbimit.
| Kodi i defektit dhe keqfunksionimi | Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja |
| sinjal i dëgjueshëm i ndërprerëekrani dixhital shfaq,10Larësja e enëve nuk mbushet me ujë | Rubineti i ujit është bllokuar ose mbushur membeturina.Pastroni rubinetin e ujit.Rubineti i ujit është i mbyllur.Hapni rubinetin e ujit.Filtri te tubi i futjes së ujit është i bllokuar.Pastroni filtrin.Lidhja e tubit të futjes së ujit nuk është bërë si duhet.Tubi mund të jetë i përdredhur ose i shtypur.Sigurohuni që lidhja të jetë si duhet. |
| sinjal i dëgjueshëm i ndërprerëekrani dixhital shfaq,20Larësja e enëve nuk thahet | Ka një bllokim në tapën e lavapjatës.Pastroni tapën e lavapjatës.Lidhja e tubit të kullimit të ujit nuk është bërë si duhet.Tubi mund të jetë i përdredhur ose i shtypur.Sigurohuni që lidhja të jetë si duhet. |
| sinjal i dëgjueshëm i ndërprerëekrani dixhital shfaq,30Pajisja e kundër-përmbytjes punon | Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. |
| Programi nuk fillon • Dera e furrës | nuk mbyllur.Mbyllni derën.Spina e ushqimit elektrik nuk është e lidhur.Lidhni ushqimin elektrik.Siguresa është djegur në automatin kryesor të shtëpisë.Riaktivizoni siguresën.Fillimi me vonesë nuk është vendosur.Anuloni fillimin me vonesë për të filluar menjëherë programin. |
Mbas kontrollit, ndizni pajisjen. Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre. Nëse keqfunksionimi shfaqet përsëri, kontaktoni Qendrën tuaj të Shërbimit.
Këto të dhëna janë të domosdoshme për t'ju ndihmuar shpejt dhe me saktësi:
- Modeli (Mod.)
- Numri i produktit (PNC)
- Numri serial (S.N.)
Për këto të dhëna, referojuni etiketës së karakteristikave.
Shkruajini të dhënat e domosdoshme këtu:
Përshkrimi i modelit : ......
Numri i produktit : ......
Numri serial : ......
| Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme | |
| Enët nuk janë të pastra • Programi i zgjedhur i larjes nuk është i aplikueshëm për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.Koshat janë mbushur në mënyrë të pasaktë duke mos lënë ujin të arrijë gjithë sipërfaqet.Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë të enëve.Filtrat janë të ndotur ose jo të instaluar saktë.Sasia e detergjentit është e vogël ose mungon. | |
| Mbetjet e gëlqeres mbi enë | Kutia e kripës është bosh.Zbutësi i ujit është vendosur në nivel të gabuar.Kapaku i kutisë së kripës nuk është mbyllur mirë. |
| Enët janë të njoma dhe të turbullta | Nuk është përdorur shpëlarës.Foleja e shpëlarësit është bosh. |
| Në gota dhe enë ka rrëke, njolla të bardha ose veshje turbullire. | Pakësoni dozimin e shpëlarësit. |
| Thani shenjat e pikave të ujit mbi gota dhe enë | Shtoni dozimin e shpëlarësit.Detergjenti mund të jetë shkaku. |
Të dhëna teknike
| Përmasat Gjerësia | 44,6 cm | |
| Lartësia | 81,8 - 89,8 cm | |
| Thellësia | 55,5 cm | |
| Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia e përgjithshme - Siguresa | Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e të dhënave në anën e brendshme të derës së larëses së enëve. | |
| Presioni i furnizimit me ujë MinimumiMaksimumi | 0,5 bar (0,05 MPa)8 bar (0,8 MPa) | |
| Kapaciteti 9 cilësime vendi | ||
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Elementët plastikë identifikohen nga shenjat, p.sh. >PE<, >PS<, etj. Mënjanoni materialet paketues në vendgrumbullimin e plehrave të lagjes tuaj.

Paralajmërim Për të hedhur një pajisje,
ndizni këtë procedurë:
- Hiqni spinën nga priza.
- Priteni kabllon e ushqimit dhe spinën dhe hidhini ato.
- Çmontoni mbërtheckën e derës. Kjo shmang që fëmijët të mbyllen brenda pajisjes dhe të rrezikojnë jetën e tyre.
Paralajmërim Sigurohuni që spina elektrike të jetë e shkëputur nga priza elektrike gjatë instalimit.
E rëndësishme Binduni udhëzimeve në modelin e bashkëngjitur:
- Montimi i pajisjes.
- Instaloni panelin e mobilieve.
- Lidhni furnizimin dhe kullimin e ujit.
Instaloni pajisjen nën një banak (plan kuzhine apo lavapjatës).
Nëse ka nevojë për riparim, pajisja duhet të jetë lehtësisht e arritshme për inxhinierin.
Vendoseni pajisjen ngjitur me rubinetin e ujit dhe një tubi kullimi.
Për ajrosjen e larëses së enëve vetëm vrimat e mbushjes me ujë, kullimit të ujit dhe furnizimit me energji elektrike janë të domosdoshme.
Lidhja e ujit
Tubi i futjes së ujit
Lidh pajisjen te një furnizim me ujë të nxehtë (maks. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie që janë më të mirë për mjedisin (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe me erë), përdorni një furnizim uji të ngrohtë për të ulur konsumin e energjisë.
Lidhni tubin e futjes te një rubinet uji me një fill të jashtëm prej 3/4".
Kujdes Mos përdorni tubat e lidhjes nga një pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë në kufi (referojuni kapitullit 'Të dhënat teknike'). Sigurohuni që autoriteti lokal i ujit t'ju japë presionin mesatar të rrjetit në zonën tuaj.
Sigurohuni që të mos ketë përdredhje në tubin e futjes së ujit dhe që tubi i futjes së ujit të mos shtypet ose kokolepset.
Rrotulloni tubin e futjes majtas ose djathtas për të përshtatur instalimin me dadon mbyllëse. Përshtatni dadon mbyllëse saktë për të parandaluar rrjedhjet e ujit.
Larësja e enëve ka këmbë të rregullueshme për të lejuar përshtatjen e lartësisë. Sigurohuni që tubi i futjes së ujit, tubi i kullimit dhe kablloja e furnizimit të mos jenë përdredhur ose shtypur, kur futni pajisjen.
Bashkëngjitja e pajisjes te njësitë ngjitur
Sigurohuni që banaku poshtë të cilit ju bashkëlidhni pajisjen të jetë prej një strukture të sigurt (njësi kuzhine ngjitur, kabinete, mur).
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Kujdes Mos e lidhni pajisjen te tubat e reja ose tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta, pastaj lidhni tubin hyrës.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë
Tubi i hyrjes së ujit është dyfish në mur dhe ka një kabllo kryesore të brendshme dhe një valvul sigurie. Tubi i futjes së ujit ka presion vetëm kur kalon ujë. Nëse ka rrjedhje në tubin e futjes së ujit, valvula e sigurisë ndërpret ujin që rrjedh.

Paralajmërim Voltazhi i rrezikshëm
Kini kujdes kur lidhni tubin e futjes së ujit:
- Mos e futni në ujë tubin e hyrjes së ujit ose valvulën e sigurisë.
- Nëse tubi i futjes së ujit ose valvula e sigurisë është dëmtuar, shkëputni menjëherë spinën e rrjetit nga priza elektrike.
- Tubi i futjes së ujit me valvulën e sigurisë duhet të zëvendësohet vetëm nga Qendra e shërbimit.
Tubi i shkarkimit

Lidhni tubin e kullimit të ujit te rubineti i lavapjatës.

Diametri i brendshëm nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit. Nëse lidhni tubin e kullimit të ujit te një rubinet mbyllës nën lavapjatës, hiqni membranën plastike (A). Nëse nuk e hiqni membranën, ushqimi i mbetur mund të shkaktojë bllokim në rubinetin e tubit të kullimit.

Kujdes Sigurohuni që bashkuesit e ujit të jenë të shtrënguar për të parandaluar dhjen e ujit.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk ndiqni këto masa sigurie.
Montojeni pajisjen sipas udhëzimeve të sigurisë.
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i fuqisë në pllakën e parametrave të jetë në përputhje me tensionin dhe fuqinë e vendit tuaj.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, konektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri.
Mos i zëvendësoni vetë kabllot e ushqimit. Kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni gjithmonë nga spina.
