F4151CW - Kryer GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas F4151CW GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrirës vertikal |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | F4151CW |
| Gjerësia | 660 mm |
| Lartësia | 1080 mm |
| Thellësia | Rreth 600 mm (standarde) |
| Pesha | Rreth 50 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50 Hz |
| Klasa klimatike | SN, N, ST, T (10°C deri në 43°C) |
| Konsumi i energjisë | Përdorim standard (shih pllakën e vlerësimit) |
| Kapaciteti i ngrirësit | Rreth 200-250 L (tipike) |
| Kapaciteti i ngrirjes | Siç thuhet në pllakën e vlerësimit (tipike 10-15 kg/24h) |
| Lloji i kontrollit | Panel elektronik i përparmë me ekran LED |
| Funksionet | Ngrirje super, modalitet ECO, Kyçje, Vendosja e temperaturës (-16°C deri në -22°C) |
| Alarmet | Dera e hapur (pas 5 min), Temperaturë e lartë (> -8°C) |
| Shkrirja | Manual, kur shtresa e ngrirjes është 3-5 mm e trashë |
| Kthyeshmëria e derës | Po, udhëzimet e ofruara |
| Këmbë të rregullueshme | Po, dy këmbë të përparme |
| Instalimi i dorezës | Ofruar me kapakë vidhash |
| Ftohës | R600a (izobutan) tipike, kontrolloni pllakën e vlerësimit |
| Niveli i zhurmës | Zhurma normale të funksionimit (kompresori dhe rrjedha e ftohësit) |
| Karakteristikat e sigurisë | Vrimat e ventilimit duhet të jenë të lira; asnjë pajisje elektrike brenda; siguria e kyçjes për bllokimin e fëmijëve |
| Mirëmbajtja | Pastroni me ujë të ngrohtë dhe uthull; shmangni pastruesit gërryes; mbajeni kondensatorin pa pluhur |
Pyetjet më të shpeshta - F4151CW GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth F4151CW GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj F4151CW - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. F4151CW e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT F4151CW GORENJE
Vërejtje të rëndësishme
- Aparati është i prodhuar në përputhje me të gjithë standardet e parapara për sigurinë, megjithatë nuk rekomandojmë përdorimin e tij pa mbikëqyrje nga ana e personave me aftësi të dobësuara fizike apo mendore, ose atyre me mungesë përvoje.
Rekomandimi i njëjtë vlen edhe për përdorimin e aparatit nga ana e personave në moshë të mitur.
- Vërejtje: Hapësirat për ajrosje në aparat ose në elementin instalues, gjithmonë të jenë të pastra dhe të lira.
- Vërejtje: Gjatë shkrirjes, mos përdorni ndihmës mekanike ose metoda të tjera, përveç atyre që parasheh prodhuesi.
- Vërejtje: Gjatë vendosjes, pastrimit dhe evitimit të aparatit, kujdesuni që të mos dëmtoni izolimin, respektivisht pjesët e sistemit për ftohje. Me këtë e parandaloni edhe ndotjen e mjedisit.
- Vërejtje: Mos përdorni pajisje elektrike në brendësi të aparatit përveç atyre që i lejon prodhuesi i aparatit.
- Pas instalimit, respektivisht vendosjes, spina e aparatit duhet të jetë e arritshme!
Para përdorimit
Ju falënderojmë për mirëbesimin tuaj dhe blerjen e këtij aparati. Shpresojmë që për vite me radhë do t'i shërbejë qëllimit të vet.
Arka ngrirëse është e dedikuar për ngrirjen e ushqimit të freskët dhe ruajtjen afatgjatë të
ushqimit të ngrirë (deri në një vit, varësisht nga lloji i ushqimit).
Arka ngrirëse AL 2
Para përdorimit të parë .... 3
Udhëzime për përdorim 4
Kujdesi ynë për mjedisin ....4
Këshilla për kursim të energjisë elektrike .....4
E rendësishme ....4
Pozicionimi 6
Pozicionimi i aparatit ....7
Aderimi në rrjetën elektrike ....7
Pozicionimi i aparatit ....7
Instalimi i dorezës ....7
Përshkrimi i Aparatit ....8
Përdorimi i ngrirësit ......9
Përdorimi 12
Ngrirja e artikujve ushqimorë të freskët ...... 13
Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës......14
Mirëmbajtja dhe pastrimi ....17
Shkyçni aparatin, kur nuk do ta përdorni.....18
Pastrimi i aparatit ......
Udhëzime për evitimin e pengesave ..... 19
Para përdorimit të parë
- Paraprakisht se të aderoni aparatin në rrjetën elektrike, ai le të qëndrojë pa lëvizje së paku dy orë. Kështu do të zvogëloni mundësinë e dukurisë së gabimeve në sistemin e ftohjes, deri te të cilat mund të vijë për shkak të transportit.
- Me përpikshmëri pastroni aparatin, posaçërisht brendësinë (hollësisht në kapitullin Pastrimi dhe mirëmbajtja).
Udhëzime për përdorim
Këto udhëzime janë të dedikuara përdoruesve. Përshkruajnë aparatin dhe përdorimin e tij të rregullt dhe sigurtë. Udhëzimet janë të përgatitura për më shumë lloje/modele të aparateve, prandaj është e mundëshme që në ta do të gjeni edhe përshkrimet e funksioneve të cilat nuk vlejnë për aparatin tuaj.
Kujdesi ynë për mjedisin
- Për prodhimet tona përdorim ambalazh të pranueshëm për mjedisin, të cilin mund të reciklojmë ose të hudhet në mënyrë të pranueshme për mjedisin. Për këtë janë të shënuar qartë materialet e përdorura për ambalazh.
- Këto udhëzime janë të shtypura në letrën e recikluar ose në letrën e zbardhuar pa klor.
- Pas skadimit të periudhës së përdorimit të aparatit tuaj, ju lutemi të kujdeseni që ai të mos jetë në barë të mjedisit. Informohuni te serviseri më i afërm i autorizuar (hollësisht për këtë në Kapitullin Hudhja e aparatit të harxhuar).
Këshilla për kursimin e energjisë elektrike
- Rekomandojmë që të mos e hapni derën shpeshherë, apostafat gjatë kohës së ngrohtë dhe të lagshtë. Kur e hapni derën, sa më shpejtë sërish edhe e mbyllni. Kjo është posaçërisht e rëndësishme te arkat ngrirëse (kjo dmth. te aparatet vertikale për ngrirje).
- Kohë pas kohe kontrolloni a ka të siguruar aparati ajrosje të mjaftueshme (qarkullim të mjaftueshëm pas aparatit).
- Sa më parë rrotulloni pullën e aparatit prej rregullimit të lartë në atë të ulëtin (varësisht nga mbushja e aparatit, temperaturës së mjedisit etj.).
- Mos përdorni funksionet e punimit të pandërprerë, nëse kjo nuk është e
domosdoshme. Menjëherë posa të jetë e mundur, shkyçni mënyrën për punim të pandërprerë dhe përsëri kyçni punimin automatik.
- Para ngrirjes së qeskave me ushqim të freskët, sigurohuni që ato të jenë të ftohura në temperaturën e dhomës.
- Shtresa e akullit dhe ngrica ul efikasitetin energjik, prandaj pastroni aparatin menjëherë posa kjo shtresë të jetë e trashë 3 deri 5 milimetra.
- Nëse është e dëmtuar goma e guarnicionit ose nuk puthitet mirë,
shpenzimi i energjisë elektrike është konsiderueshëm më i lartë. Për të arritur efikasitet përkatës, ndërroni guarnicionin.
- Kondenzatori në anën e pasme të aparatit të jetë gjithmonë i pastër, pa pluhur ose papastërti të tjera.
- Gjithmonë merrni në konsiderim udhëzimet në kapitujt Pozicionimi dhe Këshilla për kursim të energjisë elektrike, në të kundërtën, shpenzimi i energjisë elektrike mund të jetë konsiderueshëm më i lartë.
E rëndësishme
- Nëse keni blerë këtë aparat që me të të zëvendësoni të vjetrin, i cili është i pajisur me bravë ose sustë, të cilën nuk mund ta hapni nga brenda (bravë, sustë), kujdesuni që funksionimi i këtyre të çmundësohet. Kështu do të parandaloni që fëmijët të mbyllen aksidentalisht në aparat dhe të zënë frymë.
- Jini të kujdesshëm në aderimin e rregullt të aparatit në rrjetën elektrike (hollësisht në kapitullin Aderimi në rrjetën elektrike).
- Mos prekni pjesët e ftohura të aparatit gjatë funksionimit të tij, e sidomos jo me duar të lagështa, lëkura mund të ngjitet nga ngrica në sipërfaqet e ftohta.
- Mos ngrini pijet në shishe, posaçërisht jo pijet me gaz, siç janë uji mineral, vera shkumbuese, birra, kola etj., sepse lënda e lëngët gjatë ngrirjes zgjerohet dhe shishja me siguri do të plasë.
- Kurrë mos hani ushqimin e ngrirë (bukën, pemët, perimet), kjo mund të shkaktojë ngrirje të organeve.
- Me kujdes kontrolloni ngjyrën dhe erën e ushqimit. Nëse jeni në dyshim për sa i takon cilësisë, atëherë hidheni, sepse është e mundshme që është prishur dhe e rrezikshme për t'u ngrënë.
- Para ndreqjeve dhe para pastrimit, shkëputeni aparatin nga rrjeta elektrike (aparatin mund ta ndreqë vetëm serviseri i profesionalizuar).
- Mos u përpiqni ta shkrini aparatin me aparate të tjera elektrike (p.sh. tharëse flokësh etj.) dhe kurrë mos u përpiqni t'i hiqni shtresat e akullit ose acarit me ndonjë mjet të mprehtë. Përdorni vetëm ndihmësat e bashkangjitur ose veglat që i rekomandon prodhuesi.
- Për të mbrojtur mjedisin, kujdesuni që të mos dëmtoni anën e pasme të murit të aparatit (kondensatorin ose gypin – p.sh. gjatë lëvizjes së aparatit) ose cilëndo pjesë të sistemit për ftohje në aparat.
- Sistemi për ftohje i aparatit është i mbushur me lëndë fluide për ftohje dhe vaj; në rast se dëmtohet aparati, veproni me kujdes dhe evitoni në përputhje me rregullat për mbrojtjen e mjedisit (hollësisht për këtë në kapitullin Kujdesi ynë për mjedisin).
- Elementi për ngrohje që është i instaluar në shtëpizën e aparatit, mbikëqyr funksionimin e kompresorit dhe parandalon që guarnicioni i derës të mos ngjitet duke u ngrirë në shtëpizën e aparatit.
- Kur e aktivizoni funksionin e ngrirjes intensive, mund të ndizet llamba e kuqe. Kjo është e zakonshme dhe nuk është shenjë për kujdes ose brengë.
- Kabllonë aderuese të dëmtuar mund ta ndërrojë vetëm prodhuesi ose servisi i tij i autorizuar, përndryshe kjo ndërhyrje mund të jetë e rrezikshme.
- Paneli i shënimeve gjendet në brendësi të aparatit, në murinë e pasme.
Simboli në prodhim ose ambalazh shënon që prodhimin në fjalë nuk lejohet ta trajtoni si mbetje të amvisërisë. Atë e transportoni në vendin përkatës për tubimin dhe riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me kujdesin ndaj evitimit të rregullt të prodhimit në fjalë, do të kontribuoni në parandalimin e pasojave dëmtuese për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, të cilat përndryshe do t'i shkaktonte veprimi i parregullt me prodhimin në fjalë pas
përfundimit të jetëzgjatjes së tij. Për informata vijuese dhe të hollësishme për riciklimin e prodhimit, ju lutemi të informoheni te pushteti i autorizuar lokal, shërbimin për hudhjen e mbetjeve ose shitoren ku e keni blerë aparatin.
Koha e ruajtjes së ushqimit në rast të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike
Në rast të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, shmanguni nga hapja e ngrirësit. Nëse ndërprerja zgjat më shumë kohë, nxirrni ushqimin nga ngrirësi dhe harxhojeni, ose kujdesuni që të mbetet i ftohur siç nevojitet (p.sh. në aparat tjetër funksionues).
Evitimi i aparatit të harxhuar
- Pasi të skadojë periudha e përdorimit të aparatit tuaj, hidheni atë. Nëse aparati është i pajisur me bravë ose sustë, asgjësoni ato për të parandaluar aksidentet (gjatë lojës, mbyllja e fëmijëve në frigorifer).
- Sistemi për ftohje i aparatit është i mbushur me lëndë ftohëse dhe materiale izoluese, të cilat nevojitet të përpunohen veçmas. Paraqituni te serviseri më i afërt i autorizuar ose qendra e specializuar servisore. Nëse nuk gjeni një qendër të tillë, informohuni te pushteti lokal i autorizuar ose shitësi, përkatësisht distributori. Kujdesuni që të mos dëmtoni gypat në anën e pasme të aparatit (rrezik i ndotjes).
Pozicionimi
Përzgjedhja e hapësirës adekuate
Aparatin e poziciononi në hapësirë të thatë dhe rregullisht të ajrosur. Temperatura e lejuar e mjedisit varet nga modeli (klasa) e aparatit; është cekur në panelin e shënimeve të aparatit.
Kurrë mos e poziciononi aparatin në afërsi të aparateve ose pajisjeve të tjera që transmetojnë nxehtësi (p.sh. furrë, radiator, ngrohës uji dhe të ngjashme) dhe mos e ekspozoni ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Aparatin pozicionojeni të paktën 3 cm anash nga shporeti elektrik ose me gaz dhe të paktën 30 cm nga furra me vajgur ose qymyr. Nëse kjo nuk është e mundur, përdorni izolim përkatës.
Pas aparatit duhet të mbetet të paktën 200 cm² sipërfaqe e lirë, mbi aparat duhet të mbetet të paktën 5 cm hapësirë; kështu do të sigurohet ajrosje e mjaftueshme për kondensatorin.
| Klasa Temperatura e rrethit | |
| SN (subnormale) prej +10 °C deri +32 °C | |
| N (normale) prej 16 °C deri +32 °C | |
| ST (subtropike) prej 16 °C deri 38 °C | |
| T (tropike) prej 16 °C deri 43 °C |
Pozicionimi i aparatit
- Aparatin e poziciononi ashtu që të qëndrojë mirë në dysheme të fortë. Atë e balanconi me këmbëzat rregulluese, të cilat gjenden në pjesën e përparme.

- Aparatin me vana ajrosëse mund ta poziciononi edhe pranë murit. Vanat ajrosëse sigurojnë qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, të nevojshëm për ajrosje të përshtatshme në murin e pasmë.

Aderimi në rrjetën elektrike
Nëpërmjet kabllos lidhëse dhe spinës, aparatin e kyçni në prizën e rrjetës elektrike; priza duhet të përmbajë edhe përçues tokëzues (prizë mbrojtëse).
Tensioni fillestar dhe frekuenca janë të shënuara në panelin e shënimeve. Aderimi në rrjetën elektrike dhe tokëzimi nevojitet të jenë në përputhje me rregullat dhe standardet. Aparati mbiqëndron oscilime të përkohëshme të tensionit prej -6 deri +6 %.
Pozicionimi i aparatit

Përshkrimi i Aparatit

- Shtëpiza
- Sirtarët
- Kompresori (në anën e pasme të aparatit)
- Këmbëzat rregulluese
- Sipërfaqja e punimit
- Paneli drejtues elektronik frontal
- Guarnicioni i derës
- Kompleti i derës
Përdorimi i ngrirësit
Aparati është i dedikuar për ruajtjen e ushqimit të ngrirë, ngrirjen e ushqimit të freskët dhe prodhimin e katorrëve të akullit.
Mos ngrini menjëherë sasi të mëdha të ushqimit; sa më shpejtë që ngrin ushqimi, aq më shumë do të ruhet cilësia e tij. Para ngrirjes, sukulloni ushqimin në mënyrë të përshtatshme, që ai të ruaj shijen e plotë dhe të mos ndikojë në prodhimet.
Koha e ruajtjes së ushqimit të ngrirë varet nga lloji i ushqimit. Merrni në konsiderim udhëzimet në ambalazh.
Kurrë mos futni ushqim të nxehtë në ngrirës.
Gjithashtu, kurrë mos futni shishe dhe kanaçe me pije në ngrirës, sepse gjatë ngrirjes së përmbajtjes, ato mund të plasin.
Shishet dhe kanaçet me pije të gazuara mund edhe të shpërthejnë!
KURRË mos ruani në ngrirës limonata (të
gazuara), lëngje frutash, birrë, verë, verë shkumëzuese etj.
Paneli elektronik drejtues frontal
Llambëza sinjalizuese për ngrirjen intensive

Mënyrat e funksionimit ("MODE"):
- Kur e shtypni për herë të parë butonin "MODE", ndizet llambëza sinjalizuese "FAST" (shpejtë). Ngrirja në këtë regjim, respektivisht mënyrën e funksionimit shpejtë; në indikatorin LED shfaqet shenja "SF".
- Në shtypjen e dytë të butonit "MODE", llambëza sinjalizuese për ngrirje të shpejtë ("FAST") shuhet dhe ndizet llambëza sinjalizuese "ECO", aparati kalon në mënyrën kursyese të funksionimit ("ECO"). Ngrirësi do të funksionojë në temperaturë -16 °C, në indikatorin LED do të shfaqet shenja "SE".
- Në shtypjen e tretë të butonit, llambëza sinjalizuese për mënyrën e funksionimit "ECO" shuhet dhe aparati rikthehet në rregullimet e fundit të rregulluara nga përdoruesi.
Rregullimi i TEMPERATURËS:
- Shtypni butonin "°C". Indikatori LED ndizet dhe me shtypjen e butonit "°C" mund të rregulloni temperaturën. Me shtypjet e butonit "°C", rregullimi i temperaturës do të ndryshojë sipas ciklit vijues: -16 °C, -17 °C, -18 °C, -19 °C, -20 °C, -21 °C, -22 °C. Nëse për pesë sekonda nuk shtypni asnjë buton, ruhet rregullimi i temperaturës.
Mundësia e MBYLLJES së butonave:
Nëse dëshironi të mbyllni butonat, njëkohësisht shtypni butonin "MODE" dhe butonin për rregullimin e temperaturës "°C" dhe i mbani tre sekonda. Pasi butonat janë të mbyllur, ndizet llambëza sinjalizuese. Nëse dëshironi të çelni butonat, njëkohësisht shtypni butonin "MODE" dhe butonin për rregullimin e temperaturës "°C" dhe i mbani tre sekonda.
Alarmi për shkak të DERËS SË HAPUR:
- Nëse dera e arkës ngrirëse është e hapur më shumë se 5 minuta, aktivizohet alarmi që na lajmëron për derën e hapur. Kur e mbyllni derën, alarmi fiket.
Alarmi për shkak të TEMPERATURËS TEJET TË LARTË:
- Nëse temperatura në brendësi të ngrirësit është më e lartë se -8 °C, në indikatorin LED shfaqet shenja "HT" dhe aktivizohet alarmi. Alarmin mund ta fikni duke shtypur cilindo buton; ai fiket automatikisht pasi temperatura të bjerë përsëri nën -8 °C.
E RËNDËSISHME! Në indikator gjithmonë shihet temperatura e rregulluar dhe jo ajo faktike.
Merrni parasysh që temperatura e ambientit, temperatura e ushqimit që ngrini, si dhe shpeshtësia e hapjes së derës ndikojnë në temperaturën në ngrirës. Sipas nevojës, ndryshoni rregullimin e temperaturës.
Përdorimi
Ngrirja e artikujve të freskët ushqimorë
Përdorimi i duhur i aparatit, ambalazhi i ushqimit, temperatura dhe respektimi i masave higjienike do të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e ngrirjes së ushqimit dhe ruajtjen e ushqimit të ngrirë.
- Zgjidhni me kujdes ushqimin për ngrirje. Ushqimi duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe i përshtatshëm për ngrirje.
- Për çdo lloj ushqimi zgjidhni ambalazhin përkatës; ushqimin e mbështillni mirë.
- Ambalazhi duhet të jetë i mbyllur dhe hermetik, në mënyrë që të mos lejojë daljen e ujit ose ajrit, sepse kjo do të shkaktonte humbje të madhe të vitaminave dhe lagështisë.
– Fletët dhe qeskat duhet të jenë mjaft të buta, që të përshtaten me ushqimin.
- Pakot e ushqimit shënoni me të dhënat si më poshtë: lloji dhe sasia e ushqimit dhe data e ngrirjes/futjes.
- Para së gjithash është e rëndësishme që artikujt ushqimorë të ngrijnë sa më shpejt. Prandaj rekomandojmë që të mos ngrini copa shumë të mëdha të ushqimit dhe ta ftohni ushqimin para se ta futni në ngrirës.
- Sasinë e ushqimit të freskët që mund të palosni në ngrirës brenda 24 orëve është e shënuar në panelin e shënimeve. Nëse palosni sasi shumë të madhe të ushqimit, cilësia e ngrirjes ulet, e kjo ndikon në cilësinë e ushqimit të ngrirë.
Procesi i ngrirjes
Pjesa për ngrirje është e dedikuar për ngrirjen e ushqimit (shiko kapitullin "Përshkrimi i aparatit").
- Nëse dëshironi të ngrini sasi të madhe të ushqimit të freskët, përzgjidhni mënyrën për ngrirje intensive.
- Kujdesuni që pakot e ushqimit të freskët të mos preken me ato të ngrirët.
- Përafërsisht 24 orë pas futjes së pakos së fundit të ushqimit të freskët, rrotulloni pullën e termostatit në pozicionin për funksionim normal.
- Nëse dëshironi të ngrini sasi të vogël të ushqimit të freskët, nuk ka nevojë për kyçjen e funksionit për ngrirjen intensive ("Super freezing MODE").
Ruajtja e artikujve ushqimorë të ngrirë
Pakot e ushqimit të ngrirë ruani në shporta. Nëse i nxjerrni shportat, pakot me ushqim të ngrirë mund të ruani edhe drejtpërdrejtë në raftet për ngrirje.
Ruajtja e artikujve ushqimorë të ngrirë në mënyrë industriale
Koha e ruajtjes dhe temperatura e preferuar për ushqimin e ngrirë në mënyrë industriale janë të shënuar në ambalazh. Merrni në përfillje udhëzimet e prodhuesit sa i takon ruajtjes dhe përdorimit.
Gjatë blerjes, jini të kujdesshëm dhe përzgjidhni vetëm ushqimin në ambalazh adekuat, në të cilin janë të shënuara të gjitha të dhënat e nevojshme dhe e cila është e ruajtur në ngrirës, në të cilët temperatura nuk është më e lartë se -18°C.
Mos blini pako të ushqimeve ku shihet ngrica. Kjo është shenjë që së paku njëherë është shkrirë ushqimi.
Kujdesuni që pakot e ushqimit të mos fillojnë të shkrihen.
Temperatura e lartë shkurton kohëzgjatjen e artikujve ushqimorë të ngrirë në mënyrë industriale.
Afati i përafërsishëm i ruajtjes së artikujve ushqimorë të ngrirë
| Lloji i ushqimit Afati | i ruajtjes (në muaj) | ||||||||||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | ||
| Perimet + + | + | ||||||||||||
| Pemët + + | + | ||||||||||||
| Buka, paroritë + | |||||||||||||
| Qumështi + | |||||||||||||
| Gjellat e gatshme + | |||||||||||||
| Mishi i: LopësViçitDerritZogjveEgërsirësGrirë | + | + | |||||||||||
| + | + | + | |||||||||||
| + | + | + | |||||||||||
| + | + | + | |||||||||||
| + | + | + | |||||||||||
| + | |||||||||||||
| Suxhuk i tymosur | + | ||||||||||||
| Peshku: i njomëi yndyrshëm | + | ||||||||||||
| + | |||||||||||||
| Zorrët | + | ||||||||||||
Shkrirja e artikujve ushqimorë të ngrirë
Ushqimin e shkrirë pjesërisht ose në tërësi harxhoni sa më parë. Ajri i ftohtë ruan ushqimin, por nuk zhduk mikroorganizmat, të cilët pas shkrirjes përsëri aktivizohen dhe shkaktojnë procesin e prishjes së ushqimit.
Shkrirja e pjesërishme e ushqimit ul vlerën ushqyese të ushqimit, posaçërisht pemëve, perimeve dhe gjellave të gatshme.
Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës
- Hiqni dy vidhat në anën e pasme.
- Me kujdes çoni kapakun e sipërm 5 cm larg nga ngrirësi, tërhiqni konektorin nga telat, pastaj hiqeni plotësisht kapakun e sipërm.
- Hiqni vidhat dhe hiqni edhe menteshat e sipërme, të cilat mbajnë derën në vend. Çoni derën dhe vendoseni në një sipërfaqe të butë ose të mbuluar, që të mos shkaktohen gërvishtje.
- Hiqni vidhat dhe menteshat e poshtme dhe hiqni këmbëzat rregulluese.
- Zhvidhosni dhe hiqni kunjin e menteshës së poshtme, rrotulloni mbajtësin anash dhe riinstaloni.

- Përsëri futni bartësin në kunjin e menteshesë së poshtme, pastaj përsëri instaloni të dy këmbëzat.
- Përsëri instaloni derën. Paraprakisht se të përforconi përfundimisht menteshenë e epërme, kontrolloni se a është dera e barazuar në drejtim horizontal dhe vertikal dhe se a puthiten të gjitha guarnicionet në të gjitha anët.
- Kyçni konektuesin në indikator dhe përsëri instaloni kapakun e sipërm.
- Përforconi dy vidhat në anën e pasme.
- Kur është dera e mbyllur, kontrolloni se a është e barazuar në drejtim horizontal dhe vertikal dhe se a puthiten të gjitha guarnicionet në vendet e veta. Pastaj përforconi menteshenë e poshtme. Sipas nevojës, rregulloni lartësinë e këmbëzave.

Mirëmbajtja dhe pastrimi
Shkrirja e ngrirësit
Shtresa e ngricës dhe akullit, e cila bëhet në muret e brendshme të ngrirësit, nevojitet të shkrihet kur është trashësia e trashë 3 deri 5 milimetra.
- Njëzetekatër orë para fillimit të shkrirjes përzgjidhni ngrirjen intensive ("Super freezing MODE"), që pakotë e ushqimit të ftohen mirë. Pastaj zbrazni ngrirësin dhe kujdesuni që të mos shkrihen pakotë e ushqimit.
- Shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike.
- Shkrirja do të jetë më e shpejtë nëse e lini derën e aparatit të hapur.
- Mos përdorni sprucues për shkrirje, sepse ato mund të dëmtojnë pjesët prej plastike dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Thajeni brendësinë e pjesës së ngrirjes me sfungjer dhe leckë të pastër.
Shkëputeni aparatin nga rryma kur nuk e përdorni.
Nëse keni ndërmend ta lini aparatin pa e përdorur për një kohë të gjatë, shkëputeni nga rrjeta
elektrike; zbrazeni dhe pastrojeni. Lëreni derën pak të hapur ose gjysmë të hapur.
Pastrimi i aparatit
Para pastrimit të aparatit, shkyçni kabllon nga rrjeta elektrike. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda ose abrazive. Pas pastrimit, hiqni me kujdes të gjitha mbetjet e lëndëve pastruese.
- Jashtësinë e aparatit e pastroni me ujë dhe detergjent të lëngshëm.
- Brendësinë e aparatit e lani me ujë të vakët dhe sasi të vogël uthull.
Pas pastrimit, kyçeni përsëri aparatin në rrjetën elektrike dhe riktheni ushqimin në të.

Udhëzime për zgjidhjen e problemeve
Gjatë funksionimit mund të shfaqen disa probleme, të cilat në shumë raste janë pasojë e përdorimit të gabuar të aparatit dhe mund t'i zgjidhni lehtësisht.
| Shenja | Zgjidhja |
| Kontrolloni se a është priza nën tension. | |
| Aparati nuk është nën tension. | Kontrolloni se mos ka ardhë deri te ndërprerja me furnizim të energjisë elektrike në shtëpinë tuaj, ashtu që të kontrolloni funksionimin e llambave. |
| Kontrolloni mos është djegur siguresa. | |
| Temperatura në ngrirës është tejet e lartë. | Kontrolloni a është temperatura në dhomën ku është aparati i pozicionuar, ndërmjet të 16 °C dhe 32 °C.Në rast të nevojës, transferoni aparatin. |
| Kontrolloni a është termostati i rregulluar në rregullim përkatës sipas kushteve në rrethinë. | |
| - A e keni posahapur derën?Nuk mund të hapet ngrirësi. | Në këtë rast pritni një çast që shtypja ajrore të barazohet. |
| Kontrolloni se a është dera e mbyllur.Kompresori funksionon pandërprerë. | Rregulloni pullën e termostatit për drejtim përkatës të temperaturës. |
| Pak kohë para në aparat keni futur sasi të madhe të ushqimit, ose keni hapur shum shpesh derën. | |
| Kontrolloni a është vështirësuar ajrosja. | |
| Kontrolloni se mos ka mbetur dera e hapur. | |
| Kujdeseni që asgja të mos vështirësojë mbylljen adekuate të derës. Ngrica dhe akulli i madh | |
| Kontrolloni se a është guarnicioni i derës i mirë dhe i pastër. | |
| Rekomandojmë që kohë pas kohe të shkrini ngrirësin. | |
| Zhurma | Hollësisht për këtë në kapitullin për zhurmat e zakonshme gjatë funksionimit. |
Shënime shtesë
Nëse dëshironi të hapni derën menjëherë pasi e keni mbyllur, kjo do të jetë e vështirë. Arsyeja është se sapo hapni derën, ajri i ngrohtë hyn në frigorifer. Kur ai ftohet, krijohet presion i ulët, dhe për këtë arsye dera ngjitet fort te aparati. Pas disa minutash (1 deri në 3), dera do të hapet lehtësisht.
Zhurmat e pazakonshme gjatë funksionimit
Ftohjen në aparatet për ftohje dhe ngrirje e mundëson sistemi i ftohjes me kompresor, i cili shkakton zhurmë. Zhurma e aparatit varet nga pozicioni i tij, mënyra e përdorimit dhe vjetërsia e aparatit.
- Gjatë funksionimit të kompresorit dëgjohet kullimi i lëndës ftohëse; kur kompresori nuk punon, dëgjohet rrjedhja e lëndës ftohëse. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë e aparatit.
- Pas nisjes së aparatit, funksionimi i kompresorit dhe rrjedhja e lëndës ftohëse mund të jenë më të zhurmshme, por kjo nuk do të thotë se aparati është i prishur; as kjo zhurmë nuk ndikon në jetëgjatësinë e aparatit. Zhurma do të ulet gradualisht.
- Herë pas here do të dëgjoni zhurmë të pazakontë dhe të lartë, e cila për aparatin është e pazakontë. Më së shpeshti, zhurma është pasojë e pozicionimit joadekuat të aparatit. Aparati duhet të qëndrojë stabil në dysheme të rrafshët dhe nuk duhet të prekë murin ose elementet e kuzhinës pranë tij.
MARRIM TË DREJTË PËR NDRYSHIME TË SPECIFIKIMEVE, TË CILAT NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONIMIN E APARATIT.