GBFU100SIM - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBFU100SIM GORENJE në format PDF.

GORENJE GBFU100SIM - Klimatizues
📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE GBFU100SIM - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
LlojiKondicioner Portativ
MarkaGorenje
ModeliGBFU100SIM
Kapaciteti Ftohës (BTU)10,000 BTU/h
Rrjedha e Ajrit (CFM)350 CFM
Niveli i Zhurmës (dB)54 dB (i ulët), 62 dB (i lartë)
Raporti i Efiçencës Energjetike (EER)10.0
FtohësiR-410A
Furnizimi me Energji115 V / 60 Hz
Konsumi i Energjisë1.1 kW
Dimensionet (G x T x L)18.5 x 16.5 x 30.7 in
Pesha Neto70.5 lb
Lloji i KontrollitElektronik me Telekomandë
KohëmatësiI programueshëm 24-orësh
Lloji i FiltritFiltër rrjetë i larë
Metoda e KullimitVetë-avullues (kullim manual për kushte të lagështa)
InstalimiKompleti i dritares i përfshirë (rrëshqitje horizontale ose vertikale)
Karakteristikat e SigurisëMbrojtje nga mbinxehja, rinisje automatike
MirëmbajtjaPastroni filtrin çdo 2 javë; kulloni dhe pastroni njësinë para ruajtjes
RiparueshmëriaFiltri dhe motori i ventilatorit të zëvendësueshëm; qendra të autorizuara shërbimi
Garancia1 vit pjesë dhe punë

Pyetjet më të shpeshta - GBFU100SIM GORENJE

Si ta instaloj kondicionerin Gorenje GBFU100SIM?
Instalimi kërkon një komplet dritareje (përfshirë). Rregulloni kompletin që të përshtatet me dritaren tuaj (rrëshqitje horizontale ose vertikale). Lidhni zorrën e shkarkimit me njësinë dhe kompletin e dritares. Sigurohuni që zorra të jetë e drejtë dhe jo e përkulur. Fusni në prizë të tokëzuar. Për hapa të detajuar, referojuni udhëzuesit të instalimit në manualin udhëzues instalimi.
Sa shpesh duhet të pastroj filtrin?
Pastroni filtrin rrjetë të larë çdo 2 javë gjatë përdorimit të rregullt. Më shpesh nëse kushtet janë me pluhur. Hiqni filtrin, pastroni me fshesë me korrent ose shpëlajeni me ujë (detergjent i butë nëse nevojitet), thajeni plotësisht para riinstalimit.
Cili është kodi i telekomandës për këtë model?
Telekomanda përdor një kod fiks (zakonisht i çiftuar paraprakisht). Nëse duhet të riçiftoni, hiqni bateritë, shtypni një buton në telekomandë duke mbajtur butonin ON/OFF të njësisë për 3 sekonda. Referojuni manualit për udhëzime specifike çiftimi.
Pse kondicioneri im rrjedh ujë?
Rrjedhja mund të ndodhë në lagështi të lartë. Njësia ka një sistem vetë-avullimi, por mund të kërkojë kullim manual nëse rezervuari i brendshëm mbushet. Kontrolloni spinën e kullimit në fund; nëse është plot, hiqni spinën dhe kulloni në një tabaka. Gjithashtu sigurohuni që njësia të jetë në nivel.
Si mund ta zvogëloj zhurmën nga njësia?
Vendoseni njësinë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme. Përdorni shpejtësi të ulët të ventilatorit gjatë natës. Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos prekë njësinë. Pastrimi i rregullt i ventilatorit dhe filtrit gjithashtu mund të zvogëlojë zhurmën.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit E1?
Kodi i gabimit E1 tregon një mosfunksionim në sensorin e temperaturës së dhomës. Provoni ta shkëputni njësinë nga priza për 10 minuta; nëse gabimi vazhdon, kontaktoni shërbimin. Sigurohuni që sensori të mos jetë i bllokuar.
A mund të përdor një kabllo zgjatuese me këtë kondicioner?
Jo, mos përdorni kabllo zgjatuese. Njësia kërkon një prizë të dedikuar 115V~ 60Hz. Përdorimi i një kabllo zgjatuese mund të shkaktojë humbje të energjisë ose mbinxehje. Futeni direkt në një prizë muri.
Si ta vendos kohëmatësin?
Shtypni butonin Timer në telekomandë ose në panelin e kontrollit. Përdorni +/- për të vendosur orët e dëshiruara (0-24). Shtypni Timer përsëri për të konfirmuar. Njësia do të ndizet/fiket pas kohës së caktuar. Për ta anuluar, vendosni kohëmatësin në 0.
Cili është vlerësimi i efiçencës energjetike?
GBFU100SIM ka një EER prej 10.0, që është standard për njësitë portative. Për efiçencë më të mirë, përdoreni në një dhomë të mbyllur, mbajini filtrat të pastër dhe vendosni termostatin në 24-26°C.
Si ta ruaj njësinë pas përdorimit?
Së pari, ndizni njësinë në modalitetin vetëm ventilator për disa orë për të tharë bobinat. Kulloni çdo ujë të mbetur. Pastroni filtrin dhe thajeni. Shkëputni zorrët, paketoni njësinë në kutinë e saj origjinale dhe ruajeni në një vend të thatë.

Pyetjet e përdoruesve rreth GBFU100SIM GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBFU100SIM - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBFU100SIM e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT GBFU100SIM GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE GBFU100SIM - 1

Uputstva za upotrebu 40

HINWEISE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

⚠️ Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri te tejngarkesat e përmendura të temperaturës.

⚠️ Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE GBFU100SIM - HINWEISE - 1

Prodhimet tona janë të pajisura me komponentë të parrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë punuar në mënyrë që në fazën e tyre të fundit jetësore të demontohen dhe riciklohen sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull

metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave, vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave ose tregtarin tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.

Bojleri është prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i testuar zyrtarisht, ndërsa për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve të përdorimit. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E fiksoni në mur me vida muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me kapacitet të dobët mbajtës, në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet ta forconi. Për shkak të konstruksionit universal, ngrohësi mund të fiksohet në mur në mënyrë vertikale ose horizontale (gypat lidhës patjetër në anën e majtë). Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe ndërrimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në skicat e masave përkatëse). Në të kundërtën, gjatë ndërhyrjes servisore të cekur do të nevojitet demontimi i ngrohësit të ujit nga muri.

ABCDG
GBFU 50596365185145260
GBFU 80816565205345360
GBFU 100961715200495510

Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]

GORENJE GBFU100SIM - MONTIMI - 1

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar.

Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen e ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.

graph LR 1 -->|T| 2 2 --> 3 3 --> 4 4 --> a a --> b b --> 5 5 --> 6 6 --> 7 7 --> H

Sistemi i mbyllur (me presion)

graph TD A["Container Tank"] --> B["T"] A --> C["H"] B --> D["Valve"] C --> E["Valve"] D --> F["Port 9"] E --> G["Port 8"] F --> H["Port 7"] G --> I["Port 7"]

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Bateritë përzierëse të presionit 2 - Ena e ekspansionit 3 - Valvuli sigurues

a - Valvuli provues

b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)

4 - Hinka me kyçësin në derdhje 5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes 7 - Valvuli mbyllës 8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil) 9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe valvulës së sigurisë nuk duhet të montoni valvul mbyllëse, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e valvulës së sigurisë.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse presioni në rrjet është më i ulët se presioni nominal. Nëse presioni në rrjet e tejkalon presionin nominal, medoemos duhet instaluar valvula reduktuese.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdoshmërisht duhet të mbushet fillimisht me ujë. Gjatë mbushjes së parë, hapni rubinetin për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Për ta bërë këtë, nga bojleri duhet të hiqet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 5 2 1 3 4

Legjenda:

1 - Termostati 2 - Siguresa dypolëshe termike 3 - Rezistuesi (ngrohësi) 4 - Llamba kontrolluese 5 - Pjesa lidhëse

L - Përçuesi fazor N - Përçuesi neutral ± - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, shkëputeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 10 °C dhe 75 °C. Preferohet rregullimi i pullës në pozicionin "eco". Ky rregullim është më kursimtar; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, grumbullimi i gurit të ujit dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurmë në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese.

Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "* Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga

kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiGBFU 50GBFU 80GBFU 100
Profili i caktuar i ngarkesësMML
Klasa e efikasitetit energjetik 1)CC C
Efikasiteti energjetik gjatëngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]36,036,037,1
Harxhimi vjetor i energjisëelektrike 1)[kWh]142714282762
Harxhimi ditor i energjisëelektrike 2)[kWh]6,6926,69812,850
Rregullimi i temperatiurës sëtermostatit"eco""eco""eco"
Vlera "smart"000
Vëllimi[l]47,175,196,2
Sasia e ujit të përzier te 40 °CV40 2)[l]6692131
Koha e ngrohjes prej 10 °Cderi 65 °C[h]1:382:373:16
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6(6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]21/7127/10731/131
Mbrojtja kundër korrozionit tëkazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

UPOZORENJA

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : GBFU100SIM

Kategori : Klimatizues