GBK200RN - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GBK200RN GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Kondicioner ajri |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | GBK200RN |
| Kapaciteti ftohës | 7000 BTU/h |
| Furnizimi me energji | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Konsumi i energjisë (Ftohje) | 700 W |
| Dimensionet (G x L x T) | 450 x 350 x 600 mm |
| Pesha | 25 kg |
| Niveli i zhurmës (Brendë/Jashtë) | 52 / 60 dB(A) |
| Ftohës | R32 |
| Funksionet | Ftohje, Ventilator, Dehumidifikues |
| Shpejtësitë e ventilatorit | 3 shpejtësi (E ulët, E mesme, E lartë) |
| Gama e temperaturës | 16-30 °C |
| Kohëmatës | Kohëmatës ndezje/fikje deri në 24 orë |
| Telekomandë | Përfshirë (bateritë nuk përfshihen) |
| Filtri i ajrit | Filtër rrjetë i larë |
| Lloji i instalimit | Dritare ose përmes murit |
| Klasa e efikasitetit energjetik | A+ |
| Kullimi i kondensatës | Kullim i poshtëm me zorrë |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtje nga mbinxehja, rinisje automatike |
| Indeksi i riparueshmërisë | 7.5/10 |
Pyetjet më të shpeshta - GBK200RN GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth GBK200RN GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBK200RN - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBK200RN e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT GBK200RN GORENJE
Udhëzime për përdorim 43
Upute za upotrebu 47
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË UJËNGROHËSIT, LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
KY APLIKACION NUK ËSHTË I DESTINUAR PËR PERSONA (DUKE PËRFSHIRË FËMIJËT) ME AFTËSI TË ZVOGËLUARA FIZIKE, NDIJORE OSE MENDORE, OSE ME MUNGESË PËRVOJE DHE NJOHURISH, NËSE ATA NUK JANË NËN MBIKËQYRJE OSE NUK JANË UDHËZUAR PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.
FËMIJËT DUHET TË MBIKËQYREN PËR T'U SIGURUAR QË ATA NUK LUAJNË ME APLIKACIONIN.
Ujëngrohësi është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është provuar zyrtarisht; për të janë lëshuar certifikata për sigurinë dhe certifikata për përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në pllakën e të dhënave, të ngjitur midis gypave lidhës. Lidhja e ujëngrohësit me rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik mund të kryhet vetëm nga një profesionist i kualifikuar dhe i autorizuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për riparime, heqjen e gurit gëlqeror dhe kontrollin ose zëvendësimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund të kryhen vetëm nga shërbimi i autorizuar i servisit.
INSTALIMI
Instaloni ujëngrohësin sa më afër vendeve të përdorimit. Forcojeni atë në tavan ose në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Muret dhe tavanet me kapacitet të dobët mbajtës duhet të forcohen në ato vende ku do të varet ujëngrohësi. Ujëngrohësin GBK mund ta forconi në mur vetëm vertikalisht. Horizontalisht mund të forconi në tavan vetëm ujëngrohësit GBL 50 dhe GBL 80. Forcimi i këtyre ujëngrohësve në mur ose në dysheme nuk është i lejuar dhe për këtë arsye ujëngrohësit mund të dëmtohen.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | GBL 50 GBL 80 GBK 80 L/D GBK 100 L/D GBK 120 L/D GBK 150 L/D GBK 200 L/D | |||||||
| Modeli | GBL 50 N | GBL 80 N | GBK 80 LN/RN | GBK 100 LN/RN | GBK 120 LN/RN | GBK 150 LN/RN | GBK 200 LN/RN | |
| Vëllimi | [II] | 50 | 80 | 80 | 100 | 120 | 150 | 200 |
| Shtypja elementare | [MPa] | 0,6 | ||||||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 27/77 | 33/113 | 51/131 | 56/156 | 62/182 | 72/222 | 90/290 |
| Mbrojtja kundër korodimit të kazanit | Emajluar/Mg anoda | |||||||
| Fuqia e nxehësit elektrik | [W] | 2000 | ||||||
| Tensioni kyçës | [V~] | 230 | ||||||
| Klasa e mbrojtjes | I | |||||||
| Shkalla e mbrojtjes | IP 25 | |||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) | [h] | 155 | 305 | 305 | 355 | 435 | 545 | 740 |
| Sasia e ujit të përzier te 40°C | [II] | 80 | 117 | 151 | 189 | 226 | 276 | 360 |
| Shpenzimi energjik 2) | [kWh/24h] | 1,20 | 1,46 | 1,39 | 1,58 | 1,77 | 2,05 | 2,50 |
1) Koha e ngrohjes së të gjithë vëllimit të ujëngrohësit me ngrohës elektrik, në temperaturën hyrëse të ujit të ftohtë nga ujësjellësi prej 15°C.
2) Konsumi energjetik për ruajtjen e temperaturës konstante të ujit në ujëngrohës prej 65°C dhe në temperaturën e ambientit prej 20°C, i matur sipas DIN 44532.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË SHKËMBYESIT TË NGROHJES
| GBK 80 L/D | GBK100 L/D | GBK 120 L/D | GBK 150 L/D | GBK 200 L/D | |
| Shtypja elementare [MPa] | 0,6 | ||||
| Temperatura më e lartë e hyrjes së mediumit ngrohës [°C] | 85 | ||||
| Tejbartësit sipërfaqor [m2] | 0,72 | 0,88 | |||
| Rryma ngrohëse e tejbartësit të ngrohjes3) [W] | 14400 | 17600 | |||
3) Të matura në temperaturën hyrëse të mediumit të ngrohjes prej 70°C dhe me qarkullim prej 50 l/min.
| GBL 50 G | BL 80 GBK 8 | 0 GBK 100 GB | BK 120 GBK | 150 GBK 200 | |||
| A 58 | 3 803 803 9 | 48 1103 13 | 8 1510 | ||||
| B 18 | 7 207 207 2 | 202 207 222 | 430 | ||||
| C 14 | 5 345 565 7 | 15 865 106 | 5 1050 | ||||
| D | 340 | 416 | 416 | 416 | 416 |
Masat lidhëse dhe montuese të bojlerit [mm] GBK 80 - 200
GBL 50-80


KYÇJA NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT
Furnizimi dhe shkarkimi i ujit të ujëngrohësit është i shënuar në gypa me ngjyra. Furnizimi me ujë të ftohtë është i shënuar me ngjyrë të kaltërt, kurse ai shkarkues i ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe. Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur, me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende furnizuese. Sistemi i çelë, pa shtypje, mundëson furnizim vetëm në një vend furnizues. Në bazë të sistemit të zgjedhur të kyçjes, duhet të përdorni edhe bateri përzierëse përkatëse. Te sistemi i çelë, pa shtypje, para ngrohësit duhet të instaloni ventil sigurues, i cili pengon daljen e
ujit nga kazani, në qoftë se në rrjetë mungon uji. Te sistemi përkatës i kyçjes, nevojitet përdorimi i baterisë përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, në ujëngrohës rritet vëllimi i ujit, e kjo shkakton pikëjen e ujit nga gypi i baterisë përzierëse. Me shtërngimin e dorëzës në bateri, pikëjen e ujit nuk mund ta ndaloni, por mund vetëm ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i kyçjes me shtypje, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse.
Në gypin furnizues, për shkak të sigurisë së funksionimit, patjetër është i nevojshëm instalimi i ventilit kthyes sigurues ose grupit sigurues, i cili ndërpret lartësimin e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa mbi atë nominale. Te ngrohja e ujit në ujëngrohës, shtypja e ujit në kazan lartësohet deri te kufiri, i cili është i rregulluar në ventilin kthyes sigurues. Për shkak se kthimi i ujit në rrjetën e ujësjellësit është i ndërprerë, mund të vijë deri te pikëja e ujit prej hapësirës për daljen e ujit nga ventili sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në tubacion nëpërmjet mbaresës, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues.
Gypi shkarkues i instaluar nën daljen e ventilit sigurues, duhet të jetë i vendosur në drejtim poshtas dhe në rrethin ku nuk ngrin. Në rast se për shkak të instalacionit të instaluar pa rregullsi, ujin që pikon nga ventili sigurues, nuk keni mundësi ta drejtoni në tubacion, pikjes së ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës ekspanzike me vëllim prej 3 l në gypin furnizues të ujëngrohësit. Për funksionimin e ventilit kthyes sigurues me rregullsi është e nevojshme, që çdo 14 ditë të bëni vetë kontrollet e rregullta. Në rast të kontrollit, nevojitet, që me lëvizjen e dorëzës ose me zhvidhosjen e dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të hapni daljen nga ventili kthyes sigurues. Në këtë rast nevojitet, që të rrjedhë uji nga dalja e shobës së ventilit, kjo është shenjë që ventili funksionon pa pengesë.
Ndërmjet ujëngrohësit dhe ventilit sigurues nuk lejohet të instaloni ventilin mbyllës, sepse, me këtë do të çmundësoni funksionimin e ventilit kthyes sigurues.
Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetin e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëse presioni në rrjet tejkalon 1,0 MPa (10 bar), nevojitet instalimi i valvulës reduktuese. Para kyçjes elektrike, ujëngrohësi patjetër duhet të mbushet me ujë. Në mbushjen e parë, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në baterinë për përzierjen e ujit. Ujëngrohësi është i mbushur kur fillon të dalë uji nga tubi i daljes së ujit nga bateria.
![graph TD A["1"] --> B["2"] B --> C["3"] C --> D["4"] D --> E["5"] F["Sistemi (me shtypje) i mbyllur"] --> G["Valve 1"] H["Sistemi (pa shtypje) i çelë"] --> I["Valve 2"] J["H"] --> K["T"] L["H"] --> M["T"] N["H"] --> O["T"] P["H"] --> Q["T"] R["H"] --> S["T"]](/content/2026/05/823247/images/4db3c56b12868a011a464be1727059c8bb653c77a02b0cfa0c3b339f58dd8efb.jpg)
Legjenda:
1 - Valvula e sigurisë me kontroll 2 - Valvula e provës 3 - Valvula kundërkthimit 4 - Valvula reduktuese e presionit 5 - Valvula mbyllëse 6 - Pika e provës 7 - Lidhja me tubacion
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë
![graph TD A["Tuba kthyese"] --> B["Transformer"] B --> C["Burimi i energisë"] C --> D["Directional flow indicators: ↑, ↓, H"] D --> E["Output"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#cfc,stroke:#333 style D fill:#fcc,stroke:#333](/content/2026/05/823247/images/09500f0a719f4ab0221451a8bdda10e4108ad19629688fd2a4b28386b2b4eedf.jpg)
Ujëngrohësi i kombinuar GBK funksionon njësoj si ujëngrohësi elektrik GB, por ai përmban të instaluar shtesë edhe një shkëmbyes nxehtësie për ngrohjen e ujit sanitar me burime të tjera energjie (p.sh. ngrohja qendrore, kolektorët diellorë ose pompa e nxehtësisë). Sistemi i ngrohjes me element elektrik dhe shkëmbyesin e nxehtësisë mund të punojnë njëkohësisht ose veçmas. Ujëngrohësin e kombinuar e kyçni në rrjetin e ujësjellësit njësoj si ujëngrohësin GB, përveç kësaj, e kyçni edhe në burimin tjetër shtesë të energjisë. Hyrja e mediumit ngrohës në shkëmbyesin e nxehtësisë është e shënuar me të kuqe, kurse dalja me të kaltër.
Ujëngrohësit GBK mund ta lidhni edhe me tubin e qarkullimit të ujit të ngrohtë. Tubi i qarkullimit të ujit të ngrohtë mundëson që në të gjitha pikat e përdorimit të ketë ujë të ngrohtë në dispozicion menjëherë dhe gjithmonë. Tubin e qarkullimit e vendosni në lidhësin në anën e sipërme të ujëngrohësit. Para kyçjes, nevojitet heqja e kapakut plastik dhe zhvidhosja e çepit të mbylljes në anën e sipërme të ujëngrohësit. Me elementet e tubit të qarkullimit mund të furnizoheni shtesë pranë shitësve të autorizuar të produkteve tona.
KYÇJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ujëngrohës nevojitet instalimi i kabllos lidhëse.
Për këtë ndërhyrje, nevojitet heqja e kapakut mbrojtës plastik. Veproni ashtu që të hiqni pllakën e cila është e instaluar në anën ballore të kapakut. Pllakën e lironi në këtë mënyrë: në hendekun ndërmjet pllakëzës dhe kapakut mbrojtës, së pari pranë pullës së termostatit dhe pastaj në anën përballë pullës, me kujdes futni kaçavidën. Kur ta lironi pllakëzën në të dy anët, mund ta hiqni me dorë. Për të hequr kapakun mbrojtës plastik, nevojitet edhe heqja e pullës së termostatit dhe zhvidhosja e vidhave fiksuese. Procesi i montimit të kapakut mbrojtës plastik zhvillohet në mënyrë të kundërt.
Kyçja e ujëngrohësit në rrjetën elektrike duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Për shkak se ujëngrohësi nuk përmban një element që do ta ndante atë nga rrjeta elektrike, në lidhjen kabllore nevojitet që ndërmjet tij dhe instalacionit të përhershëm të instalohet një çelës që ndan të dy polet e furnizimit dhe që ndërmjet kontakteve të hapura ka të paktën 3 mm largësi.
Legjenda:
1 - Termostati 2 - Siguresa bimetale 3 - Nxehësi (2x1000W) 4 - Drita kontrolluese 5 - Sumbulla kyçëse
L - Përçuesi i fazës N - Përçuesi neutral ⊥ - Përçuesi mbrojtës

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësinë e ujëngrohësit, ai patjetër të shkëputet nga rryma elektrike!
Pasi të jetë lidhur me rrjetin e ujësjellësit dhe me rrjetin elektrik, ujëngrohësi është gati për përdorim.
Duke rrotulluar pullën e termostatit, i cili ndodhet në anën e përparme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 25 °C dhe 75 °C. Preferohet që pulla të rregullohet në pozicionin “E”. Ky rregullim është më ekonomik; në këtë rast, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, shkalla e formimit të gurit gëlqeror dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të ulëta se sa në rregullimet me temperatura të larta. Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Në pjesën e jashtme të tij, ujëngrohësi ka të instaluar edhe një termometër, i cili tregon temperaturën e ujit. Nëse nuk planifikoni ta përdorni ujëngrohësin për një kohë të gjatë, mbroni përmbajtjen e tij nga ngrirja duke e mbajtur të lidhur në rrjetin elektrik dhe duke e vendosur pullën e termostatit në pozicionin “*”. Në këtë rregullim, ujëngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit në përafërsisht 10 °C. Nëse do ta shkëputni ujëngrohësin nga rrjeta elektrike, në rast të rrezikut të ngrirjes së ujit, paraprakisht duhet ta zbrazni atë.
Para zbrazjes së ujit, ujëngrohësi duhet shkëputur patjetër nga rrjeta elektrike. Pas kësaj, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në një nga bateritë e përzierjes së ujit, e cila është e lidhur me ujëngrohësin. Ujin e lëshoni nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues. Për këtë qëllim, ju rekomandojmë që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit ngarkues të instaloni një valvul lëshimi ose një të ashtuquajtur T-copë. Nëse nuk veproni kështu, ujëngrohësin mund ta zbrazni nëpërmjet daljes së valvulës së sigurisë, duke e vendosur kapakun rrotullues të valvulës në pozicionin e provës së valvulës. Pas zbrazjes së ujit nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues, në ujëngrohës do të mbetet një sasi e vogël uji, të cilën e zbrazni duke zhvidhosur skajoren e ujëngrohësit. Pjesën e jashtme të ujëngrohësit e pastroni me një tretësirë të lehtë detergjenti. Mos përdorni pastrues gërryes.
Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të ujëngrohësit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijues.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në ujëngrohës të mos i ndreqni vetë, por, për to, të lajmëroni shërbimin më të afërt servisor.