GORENJE OGB120OR - Klimatizues

OGB120OR - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas OGB120OR GORENJE në format PDF.

📄 68 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE OGB120OR - page 50
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Kondicioner portativ
Marka Gorenje
Modeli OGB120OR
Kapaciteti ftohës 12000 BTU/h
Kapaciteti ngrohës Nuk vlen (vetëm ftohje)
Dimensionet (GxTxL) 450 x 350 x 700 mm
Pesha 30 kg
Furnizimi me energji 220-240V, 50Hz
Konsumi i energjisë (ftohje) 1100 W
Ftohës R32
Raporti i Efiçiencës së Energjisë (EER) 2.6
Funksionet Ftohje, Ventilator, Lagështirë, Modaliteti i gjumit, Kohëmatës, Telekomandë
Mirëmbajtja Pastroni filtrin e ajrit çdo 2 javë; pastroni bobinat e kondensatorit çdo vit
Karakteristikat e sigurisë Rinisje automatike, mbrojtje nga mbinxehja, bllokim për fëmijë (telekomandë)
Pjesë këmbimi dhe riparueshmëria Filtri i ajrit (i zëvendësueshëm), telekomanda (bateri), motori i ventilatorit (shërbim)
Niveli i zhurmës (brendshëm) 52 dB(A)
Madhësia e rekomanduar e dhomës Deri në 30 m² (325 ft²)
Lloji i instalimit I lirë me tub shkarkimi (kompleti i dritares përfshirë)

Pyetjet më të shpeshta - OGB120OR GORENJE

Si duhet ta instaloj kondicionerin Gorenje OGB120OR?
Instaloni njësinë pranë një dritareje. Zgjateni tubin e shkarkimit (përfshirë) dhe lidheni me kompletin e dritares. Mbyllni dritaren për të vulosur. Sigurohuni që njësia është në një sipërfaqe të sheshtë dhe futeni në një prizë të tokëzuar. Referohuni manualit për hapat e detajuar të instalimit.
Si ta pastroj filtrin e ajrit?
Fikeni dhe shkëputeni njësinë. Hapni grilën e përparme dhe hiqni filtrin. Lani me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë, më pas thajeni plotësisht. Riinstaloni çdo 2 javë për performancë optimale. Asnjëherë mos e përdorni pa filtër.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit E1?
Gabimi E1 tregon një dështim të sensorit të temperaturës së dhomës. Fikeni njësinë, prisni 5 minuta dhe rindizni. Nëse gabimi vazhdon, kontaktoni shërbimin e Gorenje për zëvendësim.
Si ta vendos kohëmatësin?
Shtypni butonin TIMER në telekomandë ose panelin e kontrollit. Përdorni +/- për të rregulluar orët (0-24). Konfirmoni. Njësia do të ndizet/fiket automatikisht. Për programim specifik, shikoni manualin.
Pse kondicioneri nuk ftoh mjaftueshëm?
Kontrolloni nëse filtri është i ndotur; pastroni atë. Sigurohuni që dritaret dhe dyert janë të mbyllura. Dhoma mund të jetë shumë e madhe për kapacitetin e njësisë (rekomandohet deri në 30 m²). Gjithashtu kontrolloni që tubi i shkarkimit nuk është i bllokuar ose i përdredhur.
Si ta përdor telekomandën?
Futni dy bateri AAA (nuk përfshihen). Drejtoni telekomandën te marrësi i njësisë brenda 8 metrave. Shtypni MODE për të zgjedhur ftohje, ventilator ose lagështirë. Përdorni +/- për temperaturën. Telekomanda ka gjithashtu funksionet e kohëmatësit dhe gjumit.
Cila është madhësia e rekomanduar e dhomës për këtë kondicioner?
OGB120OR është i përshtatshëm për dhoma deri në 30 metra katrorë (325 këmbë katrore) me lartësi standarde tavani. Për dhoma më të mëdha, performanca e ftohjes mund të reduktohet.
Si ta kulloj ujin nga njësia?
Në modalitetin e lagështirës, uji mblidhet në rezervuarin e brendshëm. Kur është plot, njësia ndalet dhe shfaq një tregues të ujit të plotë. Hiqni tapën e kullimit në pjesën e pasme dhe kulloni në një kovë. Për kullim të vazhdueshëm, lidhni një tub (nuk përfshihet) në daljen e kullimit.
A mund të përdor një kabllo zgjatimi me kondicionerin?
Jo, përdorimi i një kablloje zgjatimi nuk rekomandohet për shkak të rrezikut nga zjarri. Gjithmonë futeni direkt në një prizë muri të tokëzuar me tensionin e duhur (220-240V). Nëse kablloja është shumë e shkurtër, kërkoni një elektricist të instalojë një prizë të përshtatshme.
Si duhet ta ruaj kondicionerin në dimër?
Pastroni filtrin dhe thani njësinë tërësisht. Hiqni çdo ujë nga rezervuari. Ruajeni në një vend të thatë, pa pluhur në temperatura mbi zero. Mbulojeni njësinë për ta mbrojtur nga pluhuri. Mos e ruani me bateri në telekomandë.

Pyetjet e përdoruesve rreth OGB120OR GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OGB120OR - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OGB120OR e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT OGB120OR GORENJE

Udhëzime për përdorim 50

GORENJE OGB120OR - 1

Uputstva za upotrebu 59

HINWEISE!

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh

se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

⚠️ Näse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠️ Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të kazanit. Për këtë arsye preferohet që ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës të montohet një T- element I posaçëm me valvul shfryrës.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE OGB120OR - HINWEISE! - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull

metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni

ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht.

Për shkak të ndërhyrjeve eventuale servisore ju preferojmë që bojlerin ta montoni në pajtim me dimensionet e montimit (shihni fig. 1).

500 350 C B 100 512 G A G1/2 100

A B C G
OGB 30 E5510310235180
OGB 50 E5610400240260
OGB 80 E5830600260360
OGB 100 E5975750255510
OGB 120 E51130900260510
OGB 150 E513451100275510

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]
Fig. 1: Montimi vertikal në mur

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes i presionit të mbyllur (fig. 2) në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal.

Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit. Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike , në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është io bllokuar.

Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të

sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 3) në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

GORENJE OGB120OR - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    A["1"] --> B["2"]
    B --> C["3"]
    C --> D["4"]
    D --> E["a"]
    E --> F["b"]
    F --> G["5"]
    G --> H["6"]
    H --> I["7"]
    I --> J["H"]
    K["T"] --> L["1"]
    L --> M["2"]
    M --> N["3"]
    N --> O["4"]
    O --> P["5"]
    P --> Q["6"]
    Q --> R["7"]

Fig. 2: Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE OGB120OR - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Top Tank"] --> B["T"]
    B --> C["H"]
    C --> D["Valve 8"]
    D --> E["Valve 7"]
    E --> F["Valve 9"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style F fill:#f9f,stroke:#333

Fig. 3: Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Bateritë përzierëse të presionit
2 - Ena e ekspansionit
3 - Valvuli sigurues

a - Valvuli provues

b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)

4 - Hinka me kyçësin në derdhje
5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes
7 - Valvuli mbyllës
8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!

Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE OGB120OR - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës.

Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.

Fig. 4: Largimi i kapakut mbrojtës
230 V~ ± N L 1 2 3 4 Ⅲ L N x n 5

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse
2 - Siguresa termike
3 - Rregullatori elektronik
4 - Rezistuesi (ngrohësi) (3 x 700 W apo 2 x 1000 W)
5 - Sensori i temperaturës

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
÷ - Përçuesi mbrojtës

Fig. 5: Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

PËRDORIMI I BOJLERIT

Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik, bojleri është i gatshëm për përdorim. Me kyçje në tension, bojleri kalon në gjendje të gatishmërisë. Në gjendjen e gatishmërisë bojleri e mban temperaturën e ujit në 10 °C.

Në figurë është paraqitur njëri nga modelet e rregullatorit elektronik. Pasi bojlerit, për të cilët janë punuar këto udhëzime mund të kenë pajisje të ndryshme, mund të jenë të përshkruara edhe pajisjet dhe fubnksionet që nuk i ka bojleri juaj.

gorenje eco 1 * 2 3 4 EcoBase 5

Legjenda:

1 - treguesi i temperaturës së rregulluar / faktike të ujit në bojler, sinjalizimi i gabimeve
2 - pulla On/Off, rregullimi i temperaturës
3 - indikacioni iu funksionimit të bojlerit (vetëm për modelet "EcoBase");
- indikacioni i funksionimit të funksionit "SMART" (vetëm për modelet "EcoSmart")
4 - pulla për ndezje / fikje të funksionit "SMART" (vetëm për modelet "EcoSmart")
5 - modeli "EcoBase" apo "EcoSmart"

Fig. 6: Pllaka drejtuese

Bojleri i pajisur me rregullatorin elektronik "EcoBase", mundëson rregullimin e temperaturës së ujit dhe diagnostifikimin e gabimeve.

Bojleri me rregullatorin "EcoSmart", përpos funksionit "EcoBase" mundëson edhe mënyrën e mençur të funksionimit të bojlerit, me të cilën e zvogëloni harxhimin e energjisë elektrike.

Bojlerin e ndizni me një shtypje të gjatë (3s) të pullës 2

Me shtypjen e re të gjatë (3s) të pullës 2 bojleri kalon në gjendjen e gatishmërisë.

Funksionimi i bojlerit – rregullimi manual

Rregullimin e temperaturës e bëni me shtypjen e pullës 2në nivelin e dëshiruar (temperatura e rregulluar paraprakisht është 57 °C).

* - Mbrojtja nga ngrirja, temperatura përafërsisht 10 °C.

- Temperatura e ujit përafërsisht 35 °C.

eco - Temperatura e ujit përafërsisht 57 °C.

\\\$ - Temperatura e ujit përafërsisht 75 °C.

Kur ta arrini nivelin maksimal "\\\$", me rastin e shtypjes tjetër të pullës ktheheni në fillim *. Preferojmë rregullimin në pozitën "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; këtu temperatura e ujit do të jetë afërsisht 57 °C. Shkrirja e gurit të ujit dhe humbjet termike do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturave më të larta.

Funksionimi e bojlerit elektrik e tregon llama e kuqe kontrolluese (vetëm te modelet "EcoBase"), që shndritë derisa uji në bojler të mos e arrijë temperaturën e vendosur, gjegjësisht deri në momentin e fikjes së qëllimshme. Temperaturën e ujit në bojler e tregon treguesi 1

Nëse bojlerin nuk dëshironi ta përdorni për një kohë të gjatë, ruajeni përmbajtjen e tij nga ngrirja me vendosjen e temperaturës në pozitën *. Në këtë pozitë bojleri e ruan temperaturën e ujit në afërsisht 10 °C.

Funksionimi i bojlerit në mënyrën "EcoSmart" (vetëm për modelet "EcoSmart")

Kjo mënyrë e funksionimit është e përshtatshme posaçërisht atëherë kur keni shprehi të rregulta rreth harxhimit të ujit të ngrohtë (p.sh. bërja dush çdo ditë përafërsisht në orë të njëjtë). Për funksionimin e bojlerit në mënyrën "EcoSmart" duhet ta aktivizoni incizimin. Në kohën e incizimit rregullatori elektronik i mban mend shprehitë tuaja, të cilat i merr parasysh gjatë ngrohjes së ujit pas përfundimit të incizimit. Incizimi zgjat 7 ditë. Funksionimi në mënyrën "EcoSmart" e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.

  • Me të shtypur tastin 4 aktivizoni incizimin e shprehive tuaja. Gjatë incizimit pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3 Pasi që incizimi të përfundoj pas 7 ditësh, regjimi incizues fillon të realizohet në mënyrë automatike. Përgjatë veprimit të ngrohësit në mënyrën "EcoSmart" ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3 .
  • Me shtypjen e sërishme e pullës 4e ç'kyçni incizimin apo veprimin e funksionit "EcoSmart". Bojleri kthehet në mënyrën bazë të funksionimit. Ujin e ngroh në bazë të temperaturës të parapërcaktuar.
  • Kyçja e sërishme e funksionit "EcoSmart" është e mundur përmes shtypjes së tastit 4. Nëse regjimi i veprimit tashmë është incizuar (incizimi nuk është ndërprerë), ky tashmë fillon të realizohet. Ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Nëse incizimi është ndërprerë, fillon incizimi i ri 7 ditor. Pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3
  • Nëse rregullatori elektronik e ka të ruajtur nga përpara regjimin e funksionimit dhe ndryshojnë shprehitë e harxhimit të ujittë ngrohtë, duhet të bëhet incizimi i ri. Këtë e aktivoni me shtypje të gjatë në pullën 4 Incizimi zgjat 7 ditët që vijojnë.

Funksioni i antilegionelit

Nëse uji në bojler brenda 14 ditësh nuk e arrin 65 °C, aktivizohet funksioni i antilegionelitqë e ngroh ujin në bojler në 70 °C dhe e mban ashtu 120 minuta.

Indikacioni i gabimeve

Në rast të gabimit fillojnë të vezullojnë llambat kontrolluese në treguesin 1

GabimiPërshkrimi i gabimitSinjalizimiZgjidhja
E1 Gabimi i sensorit të temperaturësVezullim i shpejtë qëpërsëritet 2x i llambëskontrolluese në treguesin 1 Thirreni servisin (bojleri nuk punon).
E5 Tejngrohja(temperatura > 90 °C)Vezullim i shpejtë qëpërsëritet 3x i llambëskontrolluese në treguesin 1 Gabimi fshihet automatikishtme rënien e temperaturësnën vlerën e përcaktuar.Nëse gabimi përsëritet,thirreni servisin.
E44 Kyçje e thatë Vezullim i shpejtë qëpërsëritet 4x i llambëskontrolluese në treguesin 1 Bojlerin mbusheni me ujë.Gabimi fshihet me fikjen ebojlerit, gjegjësisht meshtypje 3 s në pullën 2

Zbrazja e bojlerit

Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të bojlerit. Për këtë

arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbyllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës. Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).

MIRËMBAJTJA

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiOGB 30 E5OGB 50 E5OGB 80 E5OGB 100 E5OGB 120 E5OGB 150 E5
Vëllimi[l]28,348,378,097,3118,1147,1
Sasia e ujit të përzierte 40 °C V40 2)[l]-66116137172225
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]21/5128/7834/11439/13944/16450/200
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]21002000
Numri dhe fuqia e ngrohësve[W]3 x 7002 x 1000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h] 0591 382 373 163 554 54

Modelet me rregullimin themelor "EcoBase"

ModeliOGB 30 OROGB 50 OROGB 80 OROGB 100 OROGB 120 OROGB 150 OR
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXL
Klasa e efikasitetit energjetik 1)BCCCCC
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]35,337,236,938,137,438,1
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1)[kWh]52513821393268727394399
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh]2,4606,4256,49012,41012,71520,322
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco"
Vlera "smart"000000

Modelet me rregullimin "EcoSmart"

ModeliOGB 30 SMOGB 50 SMOGB 80 SMOGB 100 SMOGB 120 SMOGB 150 SM
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXL
Klasa e efikasitetit energjetikABBCCC
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh)1)[%]38,24040404040
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike1)[kWh]48312411227246225054001
Harxhimi ditor i energjisë elektrike2)[kWh]2,6016,4246,47112,41012,71520,401
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco"
Vlera "smart"3)111111
Harxhimi javor i energjisë elektrike me menaxhim të mençur[kWh]12,64123,11924,17947,41448,91478,282
Harxhimi javor i energjisë elektrike pa menaxhim të mençur[kWh]14,75526,56628,41153,13354,88888,899

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440

2) EN 50440

3) Të dhënat mbi efikasitetitn energjetik dhe mbi harxhimin e energjisë elektrike vlejnë vetëm me rastin e kyçjes së pajisjes drejtuese të mençur

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

UPOZORENJA!

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : OGB120OR

Kategori : Klimatizues