ACP-09CH25AEMI - Klimatizues Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ACP-09CH25AEMI Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Kondicioner i ndarë (Njësia e brendshme e montuar në mur) |
| Modeli | ACP-09CH25AEMI |
| Marka | Vivax |
| Ftohës | R32 (E ndezshme) |
| Kapaciteti ftohës | 9000 BTU/h |
| Kapaciteti ngrohës | 9000 BTU/h (Modeli i pompës së nxehtësisë) |
| Furnizimi me energji | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Gama e temperaturës së brendshme | 17°C – 30°C |
| Mënyrat e funksionimit | Auto, Ftohje, Tharje, Ngrohje, Ventilator |
| Shpejtësitë e ventilatorit | Auto, E ulët, E mesme, E lartë |
| Kohëmatës | Kohëmatës 24-orësh i programueshëm ON/OFF |
| Modeli i telekomandës | RG10B1(E)/BGEF |
| Gama e telekomandës | 8 m |
| Bateritë e telekomandës | 2 x R03/LR03 (AAA) |
| Filtri i ajrit | I larë, pastrojeni çdo 2 javë |
| Funksioni i vetë-pastrimit | Po (përmes butonit Clean) |
| Drejtimi i rrjedhës së ajrit | Louver horizontal (lëkundje automatike) |
| Karakteristikat e sigurisë | Kërkohet ndërprerës i rrjedhjes së tokës, tokëzim, mbrojtje nga mbingarkesa |
| Kërkesat e instalimit | Sipërfaqja e dhomës > 5 m², kërkohet instalim profesional |
Pyetjet më të shpeshta - ACP-09CH25AEMI Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth ACP-09CH25AEMI Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ACP-09CH25AEMI - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ACP-09CH25AEMI e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT ACP-09CH25AEMI Vivax
Udhëzime për shfrytëzim
Fletë garancie / Serviset e autorizuara
SLO
Navodilo za uporabo
Udhëzime për shfrytëzim
Ajër i kondicionuar

Kujdes: Rrezik nga zjarri/Materiale të djegshme. Veter per njesite me R32
PARALJMËRIM: Servisimi duhet të kryhet në mënyrën e përcaktuar nga prodhuesi i pajisjes. Kujdesi dhe mirëmbajtja nga personel i trajnuar duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e personit i cili ka licencë për trajtimin e substancave të ndezshme. Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni në "Informata për servisimin" në "UDHËZIMET E INSTALIMIT". Kjo kerkohet vetem njesite qe perkrahin freonin R32.
Masa të sigurisë
Para instalimit lexoni masat të sigurisë
Instalimi i gabuar i shkaktuar nga mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndime të rënda ose dëme.
Serioziteti i dëmeve ose lëndimeve të mundshme mund të klasifikohet si PARALAJMËRIM ose KUJDES.

PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon që injorimi i udhëzimeve mund të çojë në rast vdekje ose lëndime të rënda.

Kjo shenjë tregon që injorimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndime ose dëmtim në pajisje ose posedimet tuaja.

PARALAJMËRIM
Këtë pajisje mund të përdorin fëmijë prej 8 vjet dhe persona me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose marrin udhëzime për përdorim të duhur dhe të sigurt, e nëse kuptojnë rreziqet e mundshme. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijë pa mbikëqyrje nga persona të rritur.
PARALAJMËRIME PËR INSTALIMIN
- Kontaktoni shitësin e autorizuar në lidhje me instalimin e pajisjes së klimatizimit. Instalimi i gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose zjarri
- Të gjitha riparimet, mirëmbajtjen dhe zhvendosjet e njësisë duhet të kryhen nga një teknik i autorizuar. Riparimet e kryera në mënyrë të paligjshme mund të çojnë në dëmtim apo mosfunksionim të pajisjes.
PARALAJMËRIME LIDHUR ME PËRDORIMIN E PAJISJES
Në rast të ndodhisë me rrethana të jashtëzakonshme (p.sh. erë e djegies), menjëherë shkyçni pajisjen dhe hiqeni prizën nga priza e murit. Kontaktoni shitësin që t'ju ndihmojë në parandalimin e shokut elektrik, zjarrit ose lëndimit.
Mos vëni gishtat, shufra ose objekte tjera në hapjet hyrëse ose dalëse për ajër. Kjo mund të çojë në lëndim nëse ventilatori lëviz me shpejtësi të madhe.
Mos përdorni spërkatës djegës si që janë llak për flokë, llak ose ngjyrë në afërsi të pajisjes që mos të vijë në zjarr ose eksplozione.
Mos përdorni pajisjes në afërsi të gazrave shpërthyese. Gazi i lëshuar mund të mblidhet rreth pajisjes dhe të çojë në eksplozion.
Mos përdorni pajisjen në vend me lagështi (p.sh. banjë ose hapësirë për larje të teshave) që mos të vijë në goditje elektrike, që mund të shkaktojë dëm në pajisje.
Mos e ekspozoni direkt trupin tuaj ndaj ajrit të ftohtë kohë të gjatë.
PARALAJMËRIME LIDHUR ME ENERGJINË ELEKTRIKE
- Përdorni vetëm kabllon e shënuar elektrike. Në rast se kablloja është e dëmtuar, prodhuesi ose personi i autorizuar duhet ta zëvendësojnë.
- Gjithmonë kini kujdes që priza të jetë e pastër. Hiqni pluhurin ose papastërtinë që mund të mblidhet rreth ose në vetë prizën. Prizat me pluhur ose papastërti mund të shkaktojnë zjarr ose goditje elektrike.
- Mos tërhiqni kabllon që të hiqni prizën nga priza e murit. Kapeni fortë prizën dhe tërhiqeni. Tërheqja e kabllos mund të shkaktojë dëm në vetë kabllon, që mund të çojë në zjarr ose goditje elektrike.
- Mos përdorni kabillo zgjatëse, mos zgjatni me dorë kabllon e as të kyçni pajisje tjera në prizën e njëjtë ku ndodhet pajisja për klimatizim. Instalimet e dobëta elektrike, izolimi i dobët dhe i pamjaftueshëm dhe tensioni i dobët mund të çojnë në zjarr.
Shpjegim i simboleve të shfaqura në njësinë e jashtme ose brendshme
![]() | PARALJMËRIM | Ky simbol tregon që pajisja përdor mjete të djegshme. Nëse këto mjete derdhen dhe nëse ekspozohen ndaj zjarrit, ekziston rrezik nga zjarri. | |
![]() | KUJDES | Ky simbol tregon se është e nevojshme të lexoni me kujdes udhëzimet për përdorim. | |
![]() | KUJDES | Ky simbol tregon se kjo pajisje duhet të trajtohet nga personel i kualifikuar gjatë instalimit. | |
![]() | KUJDES | ||
![]() | KUJDES | Ky simbol tregon se të gjithë informacionet janë dhënë në udhëzimet për përdorim. |
1. Specifikime dhe karakteristika të pajisjes
Pjesët e pajisjes

Domethënia e shifrave në ekran
| “fresh” | aktivizim i funksionit ftohje (disa pajisje) |
| “defrost” | aktivizim i funksionit shkrirje |
| “run” | pajisja është kyçur |
| “timer” | funksioni i kohëmatësit është kyçur |
![]() | Nuk është në dispozicion për të gjitha pajisjes.Aktivizim i funksioni ECO (disa pajisje), shenja"88" ndriçon përkohësisht vendosje -e temperaturës -në intervale në sekonda.Në mënyrat tjera njësia do të tregojë rregullimet për temperaturë. Kur ventilatori punon, njësia do të tregojë temperaturën e dhomës. Nëse ka gabime, do të shfaqet kodi i gabimit."ON" për 3 sekonda kur:- është aktivizuar funksioni TIMER ON- janë aktivizuar funksionet FRESH, SWING, TURBO ose SILENCE- është aktivizuar funksioni TIMER OFF- janë aktivizuar funksionet FRESH, SWING, TURBO ose SILENCE“ cF ”është aktivizuar funksioni kundër të ftohtit“ dF ”shkrirje“ SC ”vetë-pastrim i pajisjes“FP ”aktivizim i mbrojtjes nga ngrirja |
SHËNIM: Udhëzuesi për përdorim të telekomandës infra të kuqe nuk është i përfshirë në këtë pako të udhëzuesve.
Arritje e performancave optimale
Performanca optimale të ftohjes, ngrohjes dhe tharjes mund të arritet me shtrirjet e ardhshme të temperaturave. Nëse pajisja për klimatizim punon jashtë kësaj shtrirjeje, do të aktivizohen disa karakteristika për mbrojtje të sigurisë dhe do të shkaktojnë shkallë më të ulët të performancave optimale të pajisjes.
Lloji i inverterit
| COOL mënyra e punës | HEAT mënyra e punës | DRY mënyra e punës | |
| Temperatura e dhomës | 17°C - 32°C (63°F - 90°F) | 0°C - 30°C (32°F - 86°F) | 10°C - 32°C (50°F - 90°F) |
| Temperatura e jashtme | 0°C - 50°C (32°F - | -15°C - 30°C (5°F - 86°F) | 0°C - 50°C (32°F - 122°F) |
| -15°C - 50°C (5°F - 122°F)(për sisteme metemperaturë të ulët) | |||
| 0°C - 60°C (32°F - 140°F)(për modele tëveçanta tropike) | 0°C - 60°C (32°F - 140°F)(për modele tëveçanta tropike) |
PËR PAJISJE TË JASHTME ME NGROHËS ELEKTRIK NDIHMËS
Kur temperatura jashtë bie nën 0°C (32°F ) rekomandojmë që pajisja të jetë gjithmonë e kyçur në prizë që të sigurohet performanca e vazhdueshme pa pengesa.
Lloji me shpejtësi fikse
| COOL mënyra e punës | HEAT mënyra e punës | DRY mënyra e punës | |
| Temperatura e dhomës | 17°-32°C (63°-90°F) | 0°-30°C(32°-86°F) | 10°-32°C(50°-90°F) |
| Temperatura e jashtme | 18°-43°C (64°-109°F) | -7°-24°C (19°-75°F) | 11°-43°C(52°-109°F) |
| -7°-43°C (19°-109°F)(për sisteme metemperaturë të ulët) | 18°-43°C(64°-109°F) | ||
| 18°-54°C (64°-129°F)(për modele të veçanta tropike) | 18°-54°C(64°-129°F)(për modele tëveçanta tropike) |
Që të vazhdoni me optimizimin e performancës së pajisjes tuaj, kryeni hapat në vijim:
• Mbyllni dritaret dhe dyert.
- Kufizoni harxhimin e energjisë me ndihmë të funksioneve TIMER ON dhe TIMER OFF (koha për kyçje dhe shkyçje).
- Mos bblokoni me asgjë hapjet hyrëse dhe dalëse për ajër.
- Rregullisht kontrolloni dhe pastroni filtrat për ajër.
Për udhëzime të hollësishme të çdo funksioni lexoni Udhëzimet për telekomandë.
Karakteristika të tjera
Kyçje automatike e pajisjes
Nëse pajisja mbetet pa rrymë, do të vijë në kyçje automatike, kurse rregullimet e mëparshme nuk do të humben.
Parandalimi i mykut (disa pajisje)
Pajisja, pas ndaljes të mënyrës së punës, do të vazhdojë të punojë me harxhim të vogël të energjisë, që të thajë hapësirën nga lagështia dhe ashtu të parandalojë krijimin e mykut.
Drejtim pa tel (disa njësi)
Drejtimi pa tel mundëson që pajisjen të drejtoni me ndihmë të telefonit celular dhe rrjetit pa tel.
Për qasje në pajisjen me anë të USB-së duhet të kontaktoni personin që është i kualifikuar për këtë.
Memorizim i këndit të hapjeve për drejtim të ajrit (disa njësi)
Pas shkyçjes ës pajisjes, hapjet do të kenë këndin e njëjtë si gjatë drejtimit të fundit të pajisjes.
Zbulim i rrjedhës së ujit (disa njësi)
Njësia e brendshme automatikisht do të shfaqë në ekran shenjën "EC". Drita e treguesit të kohës së mbetur do të shkyçet, kurse drita për nisje të pajisjes do të dridhet 7 herë kur pajisja zbulon rrjedhë të ujit
Përkujtues për filtrat e ajrit (disa njësi)
Përkujtues për pastrim të filtrave të ajrit
Pas 240 orë të përdorimit të pajisjes, drita në njësinë e brendshme për nisje të pajisjes dhe koha e mbetur do të dridhen njëkohësisht, dhe ekrani për shfaqje do të shfaq dridhje të shenjës “CL” (nëse mund të ekzekutohet në atë njësi). Kjo është përkujtues për pastrim të filtrit. Pas 15 sekondave pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme.
Për vendosje përsëri të përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin, dritat për “CL”, “koha e mbetur” dhe “nisje e pajisjes” përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.
Përkujtues për zëvendësim të filtrave të ajrit
Pas 2880 orë të përdorimit të pajisjes dritat për nisje të pajisjes dhe kohë të mbetur njëkohësisht do të dridhen 10 herë, pas kësaj do të jenë të ndezura 5 minuta, kurse në pajisje do të shfaqet shenja “nF” (nëse pajisja e mbështet). Kjo është përkujtues për zëvendësim të filtrave. Pas kësaj pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme.
Për vendosje përsëri të përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin, dritat për nF, nisje të pajisjes dhe kohë të mbetur përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.
Për shpjegim në detaje të karakteristikave të pajisjes tuaj (si që është TURBO mënyra e punës ose funksioni vetë-pastrim i pajisjes) lexoni Udhëzimet për telekomandë.
SHËNIM PËR FOTOGRAFI
Fotografitë në këtë udhëzues janë vendosur për shkaqe të përshkrimit. Forma e vërtetë e njësisë së brendshme mund të ndryshojë pak nga ajo që është në fotografi. Forma e vërtetë është forma e duhur.
Vendosja e këndit për rrjedhë të ajrit Këndi vertikal i rrjedhës së ajrit
Kur pajisja është e kyçur, shtypni butonin SWING/ DIRECT që të vendosni drejtimin (këndin vertikal) për rrjedhë të ajrit.
-
Njëherë shtypni butonin SWING/ DIRECT që të aktivizoni hapjen për drejtim të ajrit. Çdoherë që shtypni këtë buton, hapja do të lëvizë për 6°. Shtypeni butonin derisa nuk keni këndin që dëshironi.
-
Që hapja të lëkundet në mënyrë të vazhdueshme prej lart poshtë dhe në të kundërt, shtypni dhe mbajeni butonin SWING/ DIRECT tre sekonda. Përsëri shtypeni që ta ndalni funksionin automatik.
Kujdes: Kini kujdes që hapja të mos jetë e vendosur tepër vertikalisht, pasi që kjo mund të shkaktojë grumbullim të pikave që mund të bien mbi objektet në shtëpi.
Vendosja e këndit horizontal për rrjedhë të ajrit
Këndi horizontal për rrjedhë të ajrit duhet të vendoset manualisht. Merrni dorezën për lirim (foto B) dhe manualisht rregullojeni sipas dëshirës tuaj. Tek disa pajisje këndi horizontal mund të vendoset me ndihmë të telekomandës. Ju lutemi të lexoni Udhëzuesin e telekomandës
SHËNIM PËR KËNDET E HAPJES
Tek mënyra e punës COOL ose DRY kini kujdes që hapja mos të mos jetë e vendosur tepër vertikalisht, pasi që kjo mund të shkaktojë grumbullim të pikave që mund të bien mbi objektet në shtëpi. (foto A)
Tek mënyra e punës COOL ose HEAT këndi tepër vertikal i punës do të zvogëlojë ekzekutimin e njësisë për shkak të rrjedhës së kufizuar të ajrit.
Hapjen mos e lëvizni me dorë, pasi që mund të ngecë në atë pozitë. Nëse vjen deri tek kjo, shkyçeni pajisjen dhe shkyçeni prizën nga rryma dhe pas kësaj përsëri nisni pajisjen. Ashtu përsëri do të lëvizni hapjen.

Kujdes: Kini kujdes që hapja mos të mos jetë e vendosur tepër vertikalisht, pasi që kjo mund të shkaktojë grumbullim të pikave që mund të bien mbi objektet në shtëpi.

KUJDES
Mbani gishtat larg pjesëve nxjerrëse dhe thithëse të njësisë si që janë ventilatori që mos të lëndoni veten.
Foto B

SLEEP funksioni përdoret për harxhim të zvogëluar të energjisë derisa flini (dhe kur nuk ju duhet temperatura e njëjtë e dhomës që të ndjeheni mirë). Ky funksion mund të aktivizohet vetëm me telekomandë.
Shtypni butonin SLEEP kur doni të flini. Kur pajisja është në mënyrë të punës COOL, temperatura do të rritet për 1°C (2°F) pas 1 ore dhe plus 1°C (2°F) pas edhe një ore. Tek mënyra e punës HETA pajisja do të zvogëlojë temperaturën për 1°C (2°F) pas 1 ore dhe plus 1°C (2°F) pas edhe një ore.
Nivelin e ri të temperaturës do ta mbajë 5 orë, pas kësaj pajisja automatikisht shkyçet.
SHËNIM: Funksioni SLEEP nuk është në dispozicion për mënyrën e punës Fan ose DRY.

flowchart
graph LR
A["Vendosje e temperaturës"] --> B["+/- 1°C/2°F"]
B --> C["+/- 1°C/2°F"]
C --> D["Shkyçje në ora 7"]
E["Kursen energji gjatë gjumit"] --> F["Bed"]
G["Sun"] --> H["Bed"]
2. Drejtimi manual (pa telekomandë)
Si të drejtoni pajisjen pa telekomandë
Në rast se telekomanda juaja, për çfarëdo shkak, nuk funksionon, pajisjen mund ta drejtoni manualisht me ndihmë të butonave MANUAL CONTROL, që gjenden në njësinë e brendshme. Mbani në mend që drejtimi manual nuk është zgjidhje afatgjatë dhe kuptohet që rekomandohet të keni telekomandë funksionale për drejtim të pajisjes për klimatizim.
PARA DREJTIMIT MANUAL
Njësia duhet të shkyçet para drejtimit manual.
Për drejtim manual të pajisjes:
- Hapeni kapakun e përparmë të pajisjes.
- Gjejeni butonin MANUAL CONTROL në anën e djathtë të pajisjes.
- Shtypni njëherë butonin MANUAL CONTROL që të aktivizoni mënyrën e punës FORCED AUTO.
- Shtypni përsëri butonin MANUAL CONTROL që të aktivizoni mënyrën e punës FORCED COOLING.
- Shtypni për herë të tretë butonin MANUAL CONTROL për shkyçje të pajisjes.
- Mbyllni kapakun e përparmë të pajisjes.

CAUTION
KUJDES
Butoni manual është paraparë vetëm për testim dhe raste urgjente. Ju lutemi që këtë funksion ta përdorni vetëm nëse keni humbur telekomandën ose nëse kjo është shumë e nevojshme. Përdoreni telekomandën që të nisni pajisjen dhe ta drejtoni përsëri.

3. Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i njësisë së brendshme

GJITHMONË SHKYÇNI PAJISJEN PËR KLIMATIZIM DHE HIQNI PRIZËN NGA PRIZA E MURIT PARA PASTRIMIT OSE MIRËMBAJTJES

KUJDES
Përdorni vetëm leckë të butë dhe të thatë për pastrim të njësisë.
Nëse pajisja është shumë e papastër, mund të lagni leckën me ujë të ngrohtë që të pastroni pajisjen me të.
- Mos përdorni mjete kimike ose leckë të trajtuar me mjete kimike për pastrim të pajisjes
- Mos përdorni benzinë, tretës të ngjyrave ose tretës të jetë për pastrim të pajisjes, pasi që kjo mund të dëmtojë pjesën plastike të sipërfaqes së pajisjes.
- Mos përdorni ujë temperatura e të cilit është më e lartë se 40°C (104°F) për pastrim të kapakut të përparmë të pajisjes pasi që kjo mund të çojë në dëmtim ose humbje të ngjyrës.
Pastrim i filtrit për ajër
Pajisje e bllokuar për klimatizim mund të kufizojë efektivitetin gjatë ftohjes dhe mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj. Filtrat për ajër duhet të pastrohen një herë në dy javë.
- Ngrehni kapakun e përparmë.
- Një herë shtypni sustën në fund të filtrit që ta lironi, pastaj ngreheni dhe tërhiqeni kah vetja.
- Pas kësaj tërhiqeni filtrin jashtë.
-
Nëse filtri juaj ka filtër të vogël për freskim të ajrit, hiqeni nga filtri më i madh. filtrin më të vogël pastrojeni me thithëse dore.
-
Filtrin më të madh pastrojeni me ujë të ngrohtë me sapun. Përdorni mjet të butë për pastrim.
-
Pastrojeni filtrin me ujë të freskët dhe pas kësaj fshijeni ujin e mbetur në të.
-
Filtrin thajeni në vend të ftohtë dhe të thatë e mos e ekspozoni ndaj dritës direkte të diellit.
-
Filtrin e thatë të vogël mund ta ktheni tek filtri i madh, të cilin pas kësaj do ta ktheni tek pajisja e brendshme.
-
Mbylleni kapakun e përparmë të njësisë së brendshme.



Filtrin për freskim të ajrit (Plasma filtër) mos e prekni së paku 10 minuta pasi të shkyçni pajisjen.

CAUTION
KUJDES
- Para zëvendësimit ose pastrimit të filtrit shkyçeni pajisjen dhe higeni nga priza e murit.
- Mos prekni pjesët metalike të pajisjes pasi ta shkyçni. Mund të preheni në këndet e mprehta metalike.
- Mos përdorni ujë gjatë pastrimit të pjesës së brendshme të pajisjes, pasi që kështu mund të dëmtoni izolimin dhe të shkaktoni goditje elektrike.
- Filtrin mos e ekspozoni ndaj dritës direkte të diellit gjatë tharjes pasi që kjo mund të shkaktojë tkurrje të madhësisë së filtrit.
Përkujtues për filtrat e ajrit (sipas zgjedhjes)
Përkujtues për pastrim të filtrave të ajrit
Pas 240 orë të përdorimit të pajisjes, në ekran do të shfaqet shenja që dridhet “CL.” Kjo është përkujtues për pastrim të filtrit. Pas 15 sekondave pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme. Për vendosje përsëri të përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin, drita për “CL”, përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.
Përkujtues për zëvendësim të filtrave të ajrit
Pas 2880 orë të përdorimit të pajisjes në ekran do të shfaqet shenja që dridhet “nF.” Kjo është përkujtues për pastrim të filtrit. Pas 15 sekondave pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme. Për vendosje përsëri të përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin, drita për “CL”, përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.

KUJDES
- Çdo mirëmbajtje ose pastrim të njësisë së jashtme duhet të kryhet nga shitësi i autorizuar ose nga person i autorizuar për shërbim.
- Të gjitha riparimet duhet të kryhen nga shitësi i autorizuar ose nga person i autorizuar për shërbim.
Mirëmbajtje – Mos përdorim i pajisjes kohë më të gjatë
Nëse nuk planifikoni të përdorni pajisjen kohë më të gjatë, atëherë duhet të bëni këto në vijim:

Pastrim i të gjitha filtrave

Aktivizim i funksionit FAN derisa njësia të thahet tërësisht

Shkyçje e funksionit FAN dhe heqje e prizës nga priza e murit

Pasi nuk keni përdorur pajisjen kohë më të gjatë ose para fillimit të sezonit kur përdorni më shumë pajisjen, bëni këtë në vijim:

Kontrolloni nëse janë dëmtuar kabllot

Pastroni të gjitha filtrat

Kontrolloni nëse diku rrjedh ujë

Zëvendësoni bateritë

Kini kujdes që asgjë mos të bllokojë hapjet hyrëse dhe dalëse për ajër
4. Probleme

CAUTION
MASA SIGURIE
Në rast se vjen deri në CILËNDO nga rrethanat në vijim menjëherë shkyçeni pajisjen!
- Kablloja është dëmtuar ose tepër i nxehtë
- Ndjeni erë të djegies
- Pajisja krijon zëra të zhurmshëm ose të çuditshëm
- Bie siguresa
- Pajisja vjen në kontakt me ujë ose lloj tjetër lëngu
MOS RIPARONI VETË PAJISJEN ! MENJËHERË KONTAKTONI SHËRBIM TË AUTORIZUAR PËR RIPARIM!
Probleme të zakonshme
Problemet në vijim nuk janë rezultat i prishjes dhe nuk kërkojnë riparim.
| Problem | Shkaku i mundshëm |
| Pajisja nuk kyçetkur shtypni butonin ON/OFF | Pajisja ka mbrojtje prej 3 minutave që ndalon tej ngrohjen e pajisjes. Pajisja nuk mund të kyçet në 3 minutat e ardhshme pas shkyçes së saj. |
| Pajisja kalon nga mënyra e punësCOOL/HEAT në FAN | Njësia mund të ndërrojë rregullimet e veta që të ndalojë ngrirje të pajisjes. Pas rritjes së temperaturës pajisja do të vazhdojë me mënyrën e mëparshme të punës. |
| Temperatura e vendosur është arritur, pas kësaj shkyçet kompresori. Pajisja do të vazhdojë të punojë në ndryshimin e ardhshëm të temperaturës. | |
| Njësia e brendshme nxjerr mjegull të bardhë | Në vende me lagështi dallimi mes temperaturës së dhomës dhe ajrit nga pajisja mund të shkaktojë mjegull të bardhë. |
| Njësia e brendshme dhe e jashtme nxjerrin mjegull të bardhë | Kur pajisja, pas shkrirjes, përsëri hyn në mënyrën e punës HEAT, do të nxjerrë mjegull të bardhë për shkak të lagështisë që bëhet gjatë procesit të shkrirjes. |
| Njësia e brendshme prodhon zëra të zhurmshme | Kur hapja për ajër hyn në ndonjë pozitë, mund të krijohet zë. |
| Zëri i gërvishtjes mund të shkaktohet kur pajisja hun në mënyrën e punës HEAT dhe kjo për shkak të zgjerimit dhe tkurrjes së plastikës në pajisje. | |
| Njësia e brendshme dhe e jashtme prodhojnë zëra të zhurmshme | Zë i ulët gjatë punës: Zë normal që shkaktohet nga ftohja e gazrave brenda njësisë së brendshme dhe të jashtme. |
| Zë i ulët gjatë nisjes së pajisjes, shkyçjes ose shkrirjes: Zë normal që shkaktohet nga ndalimi i gazit të ftohur brenda pajisjes ose ndërrim i drejtimit të gazit ftohës. | |
| Zë: Tkurrje dhe zgjerim normal i pjesëve plastike dhe metalike shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës gjatë punës së pajisjes. | |
| Njësia e jashtme prodhon zëra të zhurmshme | Pajisja prodhon zëra të ndryshëm varësisht nga mënyra e punës në momentin. |
| Njësia e brendshme ose e jashtme nxjerr pluhur | Pajisja mund të grumbullojë pluhur gjatë kohës së gjatë pa përdorim, e ta lëshojë pas kyçjes. Kjo mund të shmanget nëse njësia mbulohet në rast se nuk përdoret kohë të gjatë. |
| Pajisja lëshon erë të pakëndshme | Pajisja mund të absorbojë erëra të ndryshme nga ambienti (era e gatimit, cigareve etj.) të cilat do t'i lëshojë gjatë punës.Filtrat në pajisje nuk janë pastruar dhe duhet të pastrohen. |
| Ventilatori në njësinë e jashtme nuk punon | Shpejtësia e ventilatorit është kufizuar gjatë punës që të mund të optimizohet performanca e pajisjes |
| Pajisja nuk funksionon si duhet, e paparashikueshme ose nuk reagon | Ndërprerje në punën e pajisjes ose pengesa mund të shkaktojnë interferencat e pajisjeve celulare.Në atë rast bëni këtë:Hiqni prizën nga priza e murit, dhe përsëri kyçeni.Shtypni butonin ON/OFF në telekomandë për nisje të pajisjes. |
| SHËNIM:Nëse nuk mund të zgjidhni problemin, kontaktoni shitësin lokal ose shërbimin më të afërm për përdorues. Shpjegojuni me hollësi problemin dhe tregoni numrin e modelit të pajisjes. | |
Probleme
Kur ka probleme, njëherë kontrolloni pjesët në vijim para se të kontaktoni shërbimet për përdorues.
| Problem | Shkaku i mundshëm | Zgjedhje |
| Ftohje e dobët e pajisjes | Rregullimi për temperaturë është më i lartë se temperatura e dhomës | Zvogëloni temperaturën |
| Ndërruesi i ngrohtësisë në pajisjen e brendshme dhe të jashtme nuk është i pastër | Pastroni ndërruesin e ngrohtësisë | |
| Filtri i ajrit nuk është i pastër | Hiqni filtrin dhe pastrojeni sipas udhëzimeve | |
| Hapja hyrëse ose dalëse e pajisjes është bllokuar | Shkyçni pajisjen, hiqni pengesën dhe përsëri kyçeni | |
| Dera dhe dritaret janë të hapura | Të gjitha dyert dhe dritaret duhet të jenë të mbyllura kur punon pajisja | |
| Dielli krijon nxehtësi të tepërt | Mbyllni të gjitha dritaret dhe perdet gjatë kohës së nxehtë ose dritës së fortë të diellit | |
| Tepër burime të nxehtësisë në dhomë (njerëz, kompjuterë, elektronikë | Zvogëloni burimet e nxehtësisë | |
| Nivel i ulët i gazrave ftohëse për shkak të rrjedhës ose përdorimit të gjatë të pajisjes | Kontrolloni nëse rrjedh gazi dhe nëse ka nevojë, mbylleni vrimën nëpër të cilën rrjedh | |
| Është aktivizuar funksioni SILENCE (funksion opsional) | Funksioni SILENCE mund të kufizojë performancën me zvogëlim të frekuencës së punës të pajisjes. Çaktivizoni funksionin SILENCE. | |
| Pajisja nuk funksionon | Nuk ka energji elektrike | Pritni kthimin e energjisë elektrike |
| Pajisja është shkyçur | Kyçeni pajisjen | |
| Siguresa është djegur | Zëvendësoni siguresën | |
| Bateritë e telekomandës janë harxhuar | Zëvendësoni bateritë | |
| Është aktivizuar mbrojta 3- minutëshe e pajisjes | Pritni 3 minuta para se të kyçni përsëri pajisjen | |
| Është aktivizuar numërim | Shkyçni numërimin | |
| Pajisje shpesh niset dhe ndalet | Sasi tepër e madhe ose e vogël e gazit në pajisje | Kontrolloni nëse rrjedh gazi ftohës dhe shtoni nëse ka nevojë |
| Në pajisje ka gaz të pangjeshshëm ose lagështi | Zbrazni sistemin dhe përsëri mbusheni me gaz | |
| Kompresori është prishur | Zëvendësoni kompresorin | |
| Tensioni është tepër i lartë ose i ulët | Instaloni manostat për rregullim të tensionit | |
| Ngrohje e dobët | Temperatura e jashtme është shumë e ulët | Përdorni pajisjen ndihmëse për ngrohje |
| Ajër i ftohët hyn nëpër dyer dhe dritare | Të gjitha dyert dhe dritaret duhet të jenë të mbyllura kur punon pajisja | |
| Nivel i ulët i gazit ftohës për shkak të rrjedhës ose përdorimit të shpeshtë | Kontrolloni nëse rrjedh gazi dhe shtoni nëse ka nevojë | |
| Treguesi akoma dridhet | Pajisja mund të shkyçet ose të vazhdojë me punë. Nëse dritat akoma dridhen ose paraqiten kode për gabime, pritni 10 minuta. Ndoshta problemi do të zgjidhet vetë.Nëse nuk ndodh ashtu, shkyçeni pajisjen nga priza e murit e përsëri kyçeni. Kyçeni pajisjen.Nëse problemi paraqitet përsëri shkyçeni pajisjen dhe kontaktoni shërbim për përdorues. | |
| Paraqitet kod për gabim në ekranin për shfaqje të njësisë së brendshme:• E0, E1, E2...• P1, P2, P3...• F1, F2, F3... | ||
SHËNIM: Nëse problemi juaj akoma paraqitet pas kontrolleve dhe diagnozave, menjëherë shkyçeni pajisjen dhe kontaktoni shërbimin për përdorues.
5. Udhëzime evropiane për deponimin e mbeturinave
Kjo pajisje përmban gazeve ftohëse dhe substanca të tjera të rrezikshme. Gjatë deponimit në mbeturina sigurohuni që materialet asgjësohen në përputhje me ligjin. Disa pjesë të pajisjes nuk duhet të hidhen me mbeturinat shtëpiake ose mbeturina të pa seleksionuara.
Keni këto mundësi në rast të deponimit të pajisjes në mbeturina:
- Pajisjen depononi në deponi ku është paraparë të merren mbeturina elektronike.
- Shitësi, gjatë blerjes së pajisjes të re, do të marrë pajisjes pa shpenzime tjera.
- Prodhuesi do të marrë pajisjen e vjetër pa shpenzime tjera.
- Pajisjen mund të shitni tek blerësit e autorizuar të metalit.
Shënim i veçantë
Deponimi i kësaj pajisjeje në pyje ose në çfarëdo vendi tjetër në natyrë mund të rrezikojë shëndetin tuaj dhe t'i shkaktojë dëm mjedisit jetësor. Substanca të rrezikshme mund të derdhen në ujë dhe natyrë dhe kështu të arrijnë në zinxhirin ushqimor.

Specifikimet mund të ndërrohen pa lajmërim të mëparshëm. Kontaktoni shitësin ose prodhuesin në rast të hamendjes.
Ju falënderojmë që keni blerë prodhimin tonë. Ju lutemi lexoni këto udhëzime me vëmendje para përdorimit të pajisjes për klimatizimit.
PËRMBAJTJE
Shenja të telekomandës 2
Butonat e funksioneve 3
Treguesit në LCD ekranin 7
Funksioni i çlagështimit 8
Rregullimi i drejtimit të ajrit 8
Drejtimi i kohës 9
Drejtimi i telekomandës 13
SHËNIM:
Pamja e butonave bazohet në modelin tipik, ashtu që mund të ndryshojë pak nga pamja reale e pajisjes që keni porositur.
Të gjitha funksionet e përshkruara vlejnë për atë pajisje. Nëse pajisja nuk ka shenjë të caktuar, atëherë me shtypje në asnjë buton nuk mund të arrihet në atë shenjë ose funksion.
Nëse ka dallime të mëdha mes përshkrimit të funksioneve tek „Shfaqje e telekomandës“ dhe „UDHËZUES PËR PËRDORUESIN“, do të vlejë përshkrimi i udhëzuesit.
Parametrat e dirigjuesit
| Modeli | RG10B1(E)/BGEF |
| Tensioni i vlerësuar | 3.0V(Bateri e tharë R03/LR03 2) |
| Diapazoni i Marrjes së Sinjalit | 8m |
| Mjedisi | -5 C• 60C |

Karakteristikë e Performancës
- Modaliteti i funksionimit: AUTO, FTOHJE, I THATE, NGROHJE dhe VENTILIM-FRYERJE.
- Funksioni i vendosjes së kohësorit në 24 orë.
- Rregullimi i shkallës së temperaturës së brendëshme : 17°C\~30°C.
- Funksoni i plotë i LCD (Liquid Crystal Display).
SHENIM:
- Dizajni i butonave mund të jetë paksa i ndryshëm nga ai aktuali që keni ju.
- Të blera në varësi të modeleve individuale.
- Të gjitha funksionet e përsh kruara përmbushen nga njësia e brendshme.
- Nëse njësia e brendshme nuk e ka këtë veçori, nuk ka ndodhur ndonjë operacion përkatës kur të shtypni butonin relativ në telekomandë.
Butonat e funksionit

flowchart
graph TD
A["1"] --> B["Mode"]
C["2"] --> D["SET"]
E["3"] --> D
F["4"] --> G["Turbo"]
H["5"] --> I["LED"]
J["6"] --> K["Switch"]
L["7"] --> K
M["8"] --> N["OK"]
O["9"] --> N
P["10"] --> Q["Swing"]
R["11"] --> Q
S["12"] --> T["Clean"]
U["13"] --> T
B --> V["Mode"]
D --> W["SET"]
G --> X["Turbo"]
I --> Y["LED"]
1. .Butoni ON dhe OFF (ndezur dhe fikur)
Veprimi fillon kur ky buton shtypet dhe poashtu ndalon kur perseri te shtypet butoni.
2.TEMPERATURA ▲ / ▼ Butoni
Rrit temperaturën në 1°C. Temperatura maksimale është 30°C.
3. Butoni SET (i caktuar)
Lëviz nëpër funksionet e veprimeve si në vazhdim: Më ndiq ( ⚙ → Modaliteti AP
( ) Më ndiq ( ).
Simboli i zgjedhur do të pulsojë në zonën e ekranit, shtypni butonin OK për të konfirmuar.
4.SHPEJTESIA E VENTILATORIT
Zgjedh shpejtësinë e ventilatorit në rendin vijues:

5. Butoni TURBO
Mundëson njësinë per te arritur temperaturen aktuale në kohën më të shkurtër të mundshme.
6. Butoni MODE (modalitetit)
Sa herë që të shtypet butoni, mënyra e funksionimit zgjidhet në një sekuencë si mëposhtë:

flowchart
graph LR
A["AUTO"] --> B["COOL"]
B --> C["DRY"]
C --> D["HEAT"]
D --> E["FAN"]
Shenim: Modaliteti i NXEHTESISE nuk mbështetet nga pajisja vetëm per ftohje.

flowchart
graph TD
A["1"] --> B["Mode"]
C["2"] --> D["SET"]
E["3"] --> D
F["4"] --> G["Turbo"]
H["5"] --> I["LED"]
J["6"] --> K["Switch"]
L["7"] --> K
M["8"] --> N["OK"]
O["9"] --> N
P["10"] --> Q["Swing"]
R["11"] --> Q
S["12"] --> T["Clean"]
U["13"] --> T
B --> V["Mode"]
D --> W["SET"]
G --> X["Turbo"]
I --> Y["LED"]
K --> Z["Switch"]
N --> AA["OK"]
7. Butoni SLEEP (i gjumit)
Kursen energjinë gjatë orëve të gjumit.
8. Butoni OK
Përdoret për të konfirmuar veprimet e zgjedhura.
9. Butoni TIMER (kohëmates)
Vendosni kohëmatësin për të ndezur ose caktivizuar njësinë.
10. Butoni FRESH (i freskët)
Përdoret për të filluar/ndaluar veprimin e ri.
11. Butoni SWING (lekundes)
Fillon dhe ndalon lëvizjen horizontale të dritares.
12. Butoni CLEAN (i paster)
Përdoret për të filluar/ndaluar funksionin e vetë pastrimit.
13. Butoni LED
Ndez dhe Çaktivizon ekranin LED të njësisë së brendshme dhe kumbuesin e kondicionerit (varet nga modeli) të cilat krijojnë një ambient komod dhe të qetë.
Treguesi në LCD

SHENIM:
Të gjithë treguesit qe tregojnë në figurë kanë për qëllim prezantimin e qartë. Por gjatë operimit aktual, vetëm shenjat relative funksionale shfaqen në dritaren e ekranit.
1.Karakteristikat
Nga e majta në të djathtë:
-
Shfaqje e freskët e tipareve
-
Nuk shfaqet asgjë kur funksioni i fresket (fresh) është i aktivizuar.
-
Më ndiqni shfaqjen e veçorive
-
Ekran i funksionit të kontrollit pa tel
-
Ekran për zbulimin e baterisë së ulët (Nëse pulson)
2. Shfaqja e mënyres
Shfaq mënyrën aktuale të funksionimit. Përfshirë:
AUTO Ⓐ,
COOL (freskët)

DRY (thatë)

HEAT (ngrohje)

FAN (freskore)

perseri AUTO.
3. Ekrani ECO
Shfaqet kur aktivizohet tipari ECO.
4. Ekrani LOCK (i mbyllur)
Shfaqet kur aktivizohet tipari LOCK (çelësi).
5. Treguesi i transmetimit / Treguesi i ndezjes/fikes së kohëmatësit
Transmetimi:
Treguesi i transmetimit ndizet kur telekomanda transmeton sinjale në
njësinë e brendshme.
Koha e ndezjes / fikjes:
Ky tregues i kohëmatësit ndizet kur kohëmatësi është i ndezur ose i fikur.
6. Temperatura/Kohëmatësi/Shfaqja e shpejtësisë së ventilatorit
Shfaq temperaturën e caktuar si parazgjedhje, ose shpejtësinë e ventilatorit, ose vendosjen e kohëmatësit kur përdorni funksionet e ndezjes/fikjes së kohëmatësit. Shfaq cilësimin e temperaturës (17°C\~30°C). Kur vendosni mënyrën e funksionimit në FAN, nuk shfaqet asnjë cilësim i temperaturës. Dhe nëse është në modalitetin TIMER, tregon cilësimet e ndezjes dhe fikjes së kohëmatësit.
7. Shfaqja e shpejtësisë së ventilatorit
Shfaq shpejtësinë e zgjedhur të ventilatorit: e ulët/ mesatare/ ë lartë ose Automatike.
SHENIM: Kjo shpejtësi e ventilatorit nuk mund të rregullohet në modalitetin AUTOMATIK ose TE THATE.
Si të perdorni butonat?

Sigurohuni që njësia është e lidhur dhe energjia është e disponueshme. Treguesi i funksionimit në panelin e ekranit të njësisë së brendshme fillon të pulsojë.
Modeliti automatik:
Në modalitetin automatik, njësia automatikisht do të zgjedhë funksionit FTOHET,FRESKET apo të NXEHTESISE bazuar në temperaturën e caktuar.
- Shtypni butonin MODE për të zgjedhur veprimin AUTO.
- Shtypni butonin ▲/▼ për të vendosur temperaturën e dëshiruar. Temperatura mund të vendoset brenda një diapazoni prej 17°C\~300°C në 10°C rritje.
- Shtypni butonin ON/OFF për të filluar kondicionerin.
SHENIM
- Në modalitetin automatik, kondicioneri logjikisht mund të zgjedhë mënyrën e

FTOHET, FRESKET apo NXEHTESISE duke ndjerë ndryshimin midis temperaturës aktuale të dhomës së ambientit dhe temperaturës së vendosjes në telekomandë..
-
Në modalitetin automatik, nuk mund ta ndërroni shpejtësinë e ventilatorit. Tashmë është e kontrolluar automatikisht.
-
Nëse modaliteti automatik nuk është i përshtatshëm për ju, modaliteti i dëshiruar mund të zgjedhet në mënyrë manuale.
Funksioni Ftohje /Ngrohje /Freskët
-
Shtypni butonin e modalitetit për të zgjedhur FTOHJE, NGROHJE (vetëm modelet per ftohje dhe ngrohje) ose modalitetin FRESKET.
-
Shtypni butonin LART/POSHTE për të vendosur temperaturën e dëshiruar.. Temperatura mund të vendoset brenda një diapazoni prej 17°C\~30°C në 1°C rritje.
-
Shtypni butonin FRESKET për të zgjedhur shpejtësinë e ventilatorit në katër hapa - Automaik, te ulet, mesatarë, ose te lartë.
- Shtypni butonin ON/OFF për të filluar kondicionerin.
SHENIM
Në modalitetin FAN, temperatura e cilësimit nuk shfaqet në telekomandë dhe as ju nuk jeni në gjendje të kontrolloni temperaturën e dhomës. Në këtë rast, mund të kryhet vetëm hapi 1.3 dhe 4.
Veprimi Dehumidifikues/Dehidratues
- Shtypni butonin MODE për te zgjedhur menyrën e thatë. (DRY)
- Shtypni butonin LART/POSHTE për të vendosur temperaturën e dëshiruar. Temperatura mund të vendoset brenda një diapazoni prej 17°C\~30°C në 1°C rritje.
- Shtypni butonin ON/OFF (ndezur/fikur) për të filluar kondicionerin.

Në menyrën e Dehidratimit, nuk mund të ndërroni shpejtësinë e ventilatorit. Tashmë është e kontrolluar automatikisht.
Rregullimi i drejtimit të rrjedhjës së ajrit (opsioni)
- Kur shtypni butonin SWING UP / DOWN, dritarja horizontale ndryshon 6 gradë në kënd për çdo shtypje. Nëse shtyn më shumë se 2 sekonda, dritarja automatikisht do të lëkundet lart e poshtë.
Funksionimi i kohëmatësit
Shtypni butonin TIMER ON mund të vendosë kohën e ndezjes automatike të njësisë. Shtypni butonin TIMER OFF mund të caktojë kohën e fikjes automatike të njësisë.
Për të vendosur kohëmatësin ndezur-ON:
-
Shtypni butoninTIMER ON.
-
Shtypni Temp. Lartë ose poshtë për më shumë herë për të vendosur kohën e dëshiruar për të ndezur njësinë.
SHENIM: nëse dëshironi të vendosni kohëmatës 2.5 orë, do të shtypni 5 herë për ta vendosur ( 5 x 0,5 h).
- Drejtoni telekomandën në njësi dhe prisni 1 sekond, TIMER ON do të aktivizohet.
4.
Për të vendosur kohëmatësin fikur-OFF:
-
Shtypni butonin TIMER (kohëmatësin) për të filluar sekuencën e kohës së fikjes (OFF).
-
Shtyp butonin Temp. LARTE ose POSHTE për shumë herë për të vendosur kohën e dëshiruar për të fikur njësinë.
SHENIM: nëse dëshironi të vendosni kohëmatësin në 5 orë, do të
shtypni 10 herë për ta vendosur atë. (10 x 0,5 h).
- Tregoni telekomandën në njësi dhe prisni 1 sekondë, koha e fikjes (TIMER OFF) do të aktivizohet.
SHENIM:
- Kur të vendosni TIMER ON ose TIMER OFF, koha do të rritet me 30 minuta rritje në çdo shtypje, deri në 10 orë. Pas 10 orësh dhe deri në 24 orë, do të rritet prej 1 orë në rritje. (Për shembull, shtypni 5 herë për të marrë 2.5 orë dhe shtypni 10 herë për të marrë 5 orë.) Kohëmatësi do të kthehet në 0.0 pas 24..
Anuloni secilin funksion duke vendosur kohëmatësin e tij në 0.0 orë.
Shembull i vendosjes së kohëmatësit
Shembull: Nëse kohëmatësi aktual është 1:00 pasdite, për të vendosur kohëmatësin si hapat e mësipërm, njësia do të ndizet 2.5 orë më vonë (3:30 pasdite) dhe do të fiket në 6:00 pasdite.

flowchart
graph TD
A["Kohëmatësi fillon"] --> B["Koha aktuale"]
C["Ndizet njësia"] --> D["2:00PM"]
C --> E["3:00PM"]
C --> F["3:30PM"]
C --> G["4PM"]
C --> H["5PM"]
C --> I["6PM"]
J["Fiket njësia"] --> K["End"]
1 PM
FUNKSIONE TE AVANCUARA
Funksioni i lëkundjes
Shtypni butonin e lëkundjes.
- Dritarja horizontale do të lëkundet lart e poshtë automatikisht kur shtypni butonin e lëkundjes. Shtypni përsëri për ta bërë atë të ndalet.
Ekrani LED
Shtypni butonin LED.
- Shtypni këtë buton për të ndezur dhe fikur ekranin në njësinë e brendshme.
Funksioni i heshtjes
Vazhdoni të shtypni butonin Fan për më shumë se 2 sekonda për te aktivizuar / çaktivizuar funksionin e heshtjes (disa njësi).
Për shkak të funksionimit të kompresorit me frekuencë të ulët, mund të rezultojë në kapaictet të pamjaftueshëm të ftohjes dhe ngrohjes. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes, modalitetit, gjumit, turbo ose të pastrimit ndërsa funksionimi do të anulojë funksionin e heshtjes.
Funksioni i bllokimit
Shtypni së bashku butonin Clean dhe butonin Turbo në të njëjtën kohë më shumë se 5 sekonda për ta aktivizuar funksionin e bllokimit (Lock). Të gjithë butonat nuk do të përgjigjen, përveç shtypjes së këtyre dy butonave përsëri për të çaktivizuar bllokimin.
Funksioni i pastër
Shtypni butonin Clean.
Bakteret ajrore mund të rriten në lagështirën që kondensohet rreth shkëmbyesit të nxehtësisë në njësi. Më përdorim të rregullt, shumica e kësaj lagështie avullohet nga njësia.
Duke shtypur butonin Clean, njësia juaj do të pastrohet vetë automatikisht. Pas pastrimit, njësia do të fiket automatikisht. Shtypja e butonit CLEAN në mes të ciklit do të anulojë funksionimin dhe do të çaktivizojë njësinë. Ju mund të përdorni funksionin e pastër (Clean) aq shpesh sa te dëshironi.
Shënim: Këtë funksion mund ta aktivizoni vetëm në modelin COOL(freskët) ose DRY(e thatë).
Funksioni Turbo
Shtypni butonin TURBO.
- Kur zgjidhni funksionin Turbo në modalitetin COOL/HEAT, njësia do të fryjë ajër të ftohtë me vendosjen më të fortë të erës për të filluar procesin e ftohjes/ ngrohjes.
Funksioni SET
Shtypni butonin SET për të hyrë në cilësimin e funksionit, më pas shtypni butonin SET ose TEMP ▼ ose butonin TEMP ▲ për të zgjedhur funksionin e dëshiruar. Simboli i zgjedhur do të pulsojë në zonën e ekranit, shtypni butonin OK për të konfirmuar. Për të anular funksionin e zgjedhur, thjesht kryeni teë njëjtat procedura si më sipër. Shtypni butonin SET për të lëvizur nëpër funksionet e funksionimi si më poshtë:
*: Nëse kontrollori juaj i largët ka butonin Fresh dhe Sleep, nuk mund të perdorni butonin SET për të zgjedhur funksionin Fresh dhe Sleep.
Funksioni i freskët (Fresh function)

Kur të fillojë funksioni i Freskët, gjeneratori i joneve energjizohet dhe do të ndihmojë në pastrimin e ajrit në dhomë.
Funksioni i gjumit (Sleep function)

Funksioni i gjumit përdoret për të ulur përdorimin e energjisë gjatë kohës qe flini (dhe nuk ju duhen të njëjtat cilësime të temperaturës për të qendruar rehat).
AP function

Zgjidhni mënyrën e funksionit AP për të bërë konfigurimin e rrjetit pa tel. Për disa njësi, nuk funksionon duke shtypur butonin SET. Për të hyrë ne modalitetin AP, shtypni vazhdimisht butonin LED shtatë herë ne 10 sekonda.
Funksioni Me ndiq mua (Follow me function)

Funksioni FOLLOW ME mundëson telekomandën për të matur temperaturën në vendin e saj aktual dhe për të dërguar këtë sinjal në kondicioner çdo 3 minuta interval. Kur përdorni modalitetet AUTO, COOL ose HEAT, matja e
temperaturës së ambientit nga telekomanda (në vend të vetë njësisë së brendshme) do t'i mundësojë kondicionerit të optimizojë temperaturën përreth jush dhe të sigurojë rehati maksimale.
SHENIM: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Turbo për shtatë sekonda për të filluar/ndaluar funksionin ë kujtesës së funksionit Follow Me.
Trajtimi i telekomandës

Vendndodhja e kontrolluesit të largët.
Përdorni telekomandën në një distancë prej 8 metrash nga pajisja, duke e drejtuar atë drejt marrësit. Pritja konfirmohet nga një bip.
KUJDES
- Kondicioneri nuk do të funksionojë nëse perdet, dyert ose materialet e tjera bblokojnë sinjalet nga telekomanda në njësinë e brendshme.
- Mos lejoni që ndonjë lëng të bjerë në telekomandën. Mos e ekspozoni telekomandën në rrezet e diellit ose nxehtësisë.
- Nëse marrësi i sinjalit infra të kuqe në njësinë e brendshme është i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, kondicioneri mund të mos funksionojë siç duhet. Përdorni perde për të parandaluar rrezet e diellit që të bien në marrës.
- Nëse pajisjet e tjera elektrike reagojnë ndaj telekomandës, ose zhvendosni këto pajisje ose këshillohuni me shitësin tuaj lokal.
- Mos e lë shoni telekomandën. Trajtoj me kujdes. Mos vendosni objekte të rënda në telekomandën ose shkelni mbi të.
Zëvendësimi i baterive
Rastet e mëposhtme nënkuptojnë bateri të shteruara. Zëvendësoni bateritë e vjetra me ato të reja.
- Marrja e bipit nuk lëshohet kur transmetohet një sinjal.
• Treguesi zbehet..
(1) Telekomanda mundësohet nga dy bateri të thata (R03 / LR03X2) të vendosura në pjesën e pasme të pasme dhe të mbrojtura nga një mbulesë.
(2) (1) Hiqni mbulesën në pjesën e pasme të telekomandës.
(3) (2) Hiqni bateritë e vjetra dhe futni bateritë e reja që vendosin në mënyrë të saktë skajet (+) dhe (-).
(4) (3) Instaloni përsëri mbulesën.
SHENIM: Kur të hiqen bateritë, telekomanda fshin të gjithë programimin. Pas futjes së baterive të reja, telekomanda duhet të riprogramohet.

KUJDES
- Mos përzieni bateri të vjetra dhe të reja ose bateri të llojeve të ndryshme.
- Mos i lini bateritë në telekomandën nëse nuk do të përdoren për 2 ose 3 muaj.
- Mos i hidhni bateritë si mbeturina të pa renditura komunale. Grumbullimi i mbeturinave të tilla veçmas për trajtim të veçantë është i nevojshëm.
Dizajni dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak për përmirësimin e produktit. Konsultohuni me agjencinë e shitjeve ose prodhuesit për detaje.
Udhëzimet Evropiane të Asgjësimit
Për të mbrojtur mjedisin tonë dhe për të ricikluar lëndët e para të përdorura sa më plotësisht që të jetë e mundur, konsumatorit i kërkohet të kthejë pajisjet e pa shërbyeshme në sistemin e mbledhjes publike për ato elektrike dhe elektronike.
Simboli i kryqëzuar tregon se ky produkt duhet të kthehet në pikën e grumbullimit të mbetjeve elektronike për ta ushqyer atë duke ricikluar riciklimin më të mirë të mundshëm të lëndës së parë.

Duke siguruar këtë produkt ju do të parandaloni efektet e mundshme negative në mjedis dhe shëndetin e njeriut, të cilat përndryshe mund të shkaktohen për shkak të hedhjes jo të duhur të këtij produkti. Riciklimi i materialeve nga ky produkt, ju do të ndihmoni për të ruajtur një mjedis të shëndetshëm dhe burimet natyrore.
Për informacion të hollësishëm në lidhje me mbledhjen e produkteve EE kontaktoni M SAN Grupa dd ose shitësin ku e keni blerë produktin
Kjo pajisje përmban ftohës dhe materiale të tjera potencialisht të rrezikshme. Kur hidhni këtë pajisje, ligji kërkon mbledhje dhe trajtim të veçantë. Mos e hidhni këtë produkt si mbeturina shtëpiake ose mbetje të pa renditura komunale.
- Kur hidhni këtë pajisje, keni opsonet e mëposhtme:
- Hidhni pajisjen në njësinë e caktuar komunale për mbledhjen e mbeturinave.
- Kur blini një pajisje të re, shitësi me pakicë do të marrë përsëri pajisjen e vjetër pa pagesë.
- Prodhuesi do të marrë përsëri pajisjen e vjetër pa pagesë.
- Shisni pajisjen te shitësit e çertifikuar të hekurave.
Njoftim i veçantë
Shkatërrimi i kësaj pajisjeje në pyll ose në një mjedis tjetër natyror rrezikon shëndetin tuaj dhe është i dëmshëm për mjedisin. Substancat e rrezikshme mund të rrjedhin në ujin nëntokësor dhe të hyjnë në zinxhirin ushqimor.
Deklarata e BE-së për përputhshmëri
Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e zbatueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.
Deklarata e BE-së për përputhshmérinë mund të shkarkohet nga linkun në vijim: www.msan.hr/dokumentacijaartikala

M-DESIGN REE
Q-DESIGN R32
ACP-09CH25AEMIs R32 ACP-09CH25AEQIs R32
ACP-12CH35AEMIs R32 ACP-12CH35AEQIs R32
ACP-18CH50AEMIs R32 ACP-18CH50AEQIs R32
ACP-24CH70AEMIs R32 ACP-24CH70AEQIs R32
MAK
Faleminderit për bleijen tuaj dhe shpresoj se ju do të jenë të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garandonit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin
Apo me me personin i cili jua shet produktin tone
JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI
LETGARANCIONI
VIVAX
KS
EMRI PRODUKTIT
LLOJI DHE MODELI
PRODHUESI
EMËRTIMI APO EMRI 1
SHITËSIT
NUMRI SERIAL
DATA SHITJES
VU LA:
NËNSHKRIMI I PËRSONIT ZYRTAR:
- Kjo fletgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si nje importues dhe ofrues i sigurisd ne Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëte në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletgarancion .
KUSHTET E GARANCIONIT:
-
Periudha e garancisë fillon nga dita e blerjes së produktit dhe periudha e garancisë është 24 muaj, me përjashtim të modeleve: ACP-xxxxCCxxxxxx, ACP-xxxxCTxxxxxx, ACP-xxxxDTxxxxxx, ACP-xxxxCFxxxxxx, ACP-xxxxFSxxxxxx është 12 muaj.
-
Garancia për pajisjet në përdorim mund të zgjatet edhe për 12 muaj të tjerë pasi shërbimi i garancisë është kryer nga një qendër shërbimi e autorizuar.
-
Garancia mund të zgjatet tre herë, gjithsej tre herë me radhë, me përjashtim të modeleve ACP-xxxxCCxxxxx, ACP-xxxxCTxxxxx, ACP-xxxxDTxxxxx, ACP-xxxxCFxxxxx, ACP-xxxxFSxxxxx maksimumi katër herë radhazi.
-
Kjo fletgarancion, ne garantojmë se ju do të jetë subjekt i kësaj pune garancisë pa gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëri e profesionalizuar dhe të materialit të dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin ne do t korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancion të autorizuar.
-
Në rast prishjes produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për të rregulluar njëtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 30 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 30 ditëve, ajo do të zëvendësohet.
-
Nëse procedura riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
-
Garancioni është e njohur vetem me një faturë të shitjes, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vula dhe nënshkrimi shitësit.
9. GARANCIONI NUK MBULON:
Inspektimit të rregullt, mirëmbajtjenndrrimi I pjesve hargjuese.
Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatimin që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveg modifikime paraqitura Me pëlqimi AskTec LLC
10. Garancioni nuk pranohet në këto raste :
Nëse një klienti nuk paraqet kartën e saktë garancionit dhe faturë blerse. Në qoftë se bleresi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
Nëse dështimet produktit janë shkaktuar nga forcës madhore, të tilla si rrufeja, electriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrike.
Nëse dështime shkaktuar dëme nga përdorimi i pavend ose transportit të pahijshme.
Nëse defekt është një defekt në sistemin në të cilën produkti është i lidhur.
Ask Tec d.o.o.
Tahir Zajmi (Kosova tex), 10000 Prishtina
Tel: +383 38 771 001
E-mail: info@asktec-ks.com, Web: www.asktec-ks.com
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT |
Instalimi
| DATA E INSTALIMIT SHËRBIMI DHE FINSHKRIMI I AUTORIZUAR | |
Inspektimi dhe mirëmbajtja periodike e shërbimit:
| Inspektimi i shërbimit 1 | |
| Data: | |
| Skadon: | |
| Inspektimi i shërbimit 2 | |
| Data: | |
| Skadon | |
| Inspektimi i shërbimit 3 | |
| Data: | |
| Skadon | |
| Inspektimi i shërbimit 4* | |
| Data: | |
| Skadon |
* Shërbimi i Inspektimit 4 është i vlefshëm vetëm për modelet me një garanci bazë 12-mujore.
SERVISET E AUTORIZUARA
VIVAX
KS





