KRF4151AX KRT - Frigorifer GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KRF4151AX KRT GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer me ngrirës |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | KRF4151AX KRT |
| Burimi i energjisë | Elektricitet |
| Tensioni | 220-240 V |
| Frekuenca | 50 Hz |
| Klasa klimatike | SN, N, ST, T (shih pllakën e vlerësimit) |
| Kontrolli i temperaturës | Çelësi i termostatit me cilësime të numëruara (0 deri në MAX) |
| Shkrirja e frigoriferit | Automatike |
| Shkrirja e ngrirësit | Manuale (kur akulli është 3-5 mm i trashë) |
| Vlerësimi me yje i ngrirësit | 4 yje |
| Kthyeshmëria e derës | Po (majtas/djathtas) |
| Drita e brendshme | Po (10 W, bazë E14) |
| Prodhimi i akullit | Tabaka akulli e përfshirë |
| Raftet | Rafte teli (sipër), rafte qelqi (mes), ballkone dere |
| Sirtari i perimeve | Po, me kapak |
| Këmbë të rregullueshme | Po (para) |
| Vendndodhja e kondensatorit | Muri i pasëm (fshijeni pastër) |
| Karakteristikat e sigurisë | Thyerja e kyçjes për pajisjet e vjetra, siguria e fëmijëve |
| Lloji i dorezës | Dorezë e veçantë (e montuar me vida) |
| Kapaciteti i ngrirësit (24h) | Shih pllakën e vlerësimit (përafërsisht 4 kg) |
| Kapaciteti total bruto | Shih pllakën e vlerësimit (përafërsisht 300 L) |
Pyetjet më të shpeshta - KRF4151AX KRT GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth KRF4151AX KRT GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KRF4151AX KRT - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KRF4151AX KRT e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT KRF4151AX KRT GORENJE
Vërejtje të rëndësishme
Aparati është i prodhuar në përputhje me të gjithë standardet e parapara për sigurinë, megjithatë nuk rekomandojmë përdorimin e tij pa mbikëqyrje nga ana e personave me aftësi të dobësuara fizike apo mendore, ose atyre me mungesë përvoje.
Rekomandimi i njëjtë vlen edhe për përdorimin e aparatit nga ana e personave në moshë të mitur.
- Vërejtje: Hapësirat për ajrosje në aparat ose në elementin instalues, gjithmonë të jenë të pastërta dhe të lira.
- Vërejtje: Tek shkrirja, mos përdorni ndihmesa mekanike ose metoda të tjera, përveç atyre që parasheh prodhuesi.
- Vërejtje: Tek vendosja, pastrimi dhe evitimi i aparatit, kujdeseni që të mos dëmtoni izolimin, respektivisht pjesët e sistemit për ftohje. Me këtë e parandaloni edhe ndotjen e mjedisit.
- Vërejtje: Mos përdorni pajisje elektrike në brendësi të aparatit përveç atyre që i lejon prodhuesi i aparatit.
- Pas instalimit, respektivisht vendosjes, spina e aparatit nevojitet të jetë e arritshme!
Para përdorimit
Frigoriferi me ngrirës
Ju falënderojmë për mirëbesimin tuaj që keni treguar me blerjen e aparatit tonë. Shpresojmë se me të do të jeni të kënaqur dhe se do t'ju shërbejë shumë vite për qëllimin që është bërë.
Frigoriferi me ngrirës është i dedikuar përjashtimisht vetëm për përdorim në amvisëri.
Pjesa e poshtme e aparatit është frigorifer, i dedikuar për ruajtjen e artikujve ushqimorë të freskët në temperaturën mbi 0°C.
Pjesa e sipërme e aparatit është ngrirës, i dedikuar për ngrirjen e artikujve ushqimorë të freskët dhe ruajtjen afatgjatë të tyre (deri në një vit, varësisht nga lloji i artikujve ushqimorë). Pjesa në fjalë është e shënuar me katër yje.
Para përdorimit të parë .... 1
Udhëzime për përdorim
Kujdesi për ambientin
Këshilla për kursimin e energjisë
Vërejtje të rëndësishme.... 3
Ruajtja e artikujve ushqimorë gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike Evitimi i aparatit të harxhuar
Pozicionimi dhe kyçja......4
Zgjedhja e vendit
Aderimi në energjinë elektrike
Instalimi i dorezës
Përshkrimi i aparatit .... 5
Komandimi i aparatit .... 7
Përdorimi 8
Ruajtja e artikujve ushqimorë të freskët
Ngrirja e artikujve ushqimorë të freskët
Prodhimi i akullit
Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës 12
Mirëmbajtja dhe pastrimi .... 14
Shkrirja automatike e frigoriferit
Shkrirja me dorë e hapësirës së ngrirësit
Pastrimi i aparatit
Shkyçja e aparatit për një kohë të gjatë
Evitimi i pengesave .... 15
Para përdorimit të parë
- Para se ta kyçni aparatin në rrjetën elektrike, lëreni të pushojë të paktën 2 orë. Kështu, gabimet eventuale të funksionimit për shkak të ndikimit të transportit në sistemin e ftohjes do të jenë shumë pak të mundshme.
- Pastrojeni mirë aparatin, veçanërisht brendësinë e tij (shih kapitullin Pastrimi dhe mirëmbajtja).
• Nëse pajisjet e brendshme nuk janë në vendin e
tyre, rradhiti ato siç tregohet në kapitullin Përshkrimi i aparatit.
Udhëzime për përdorim
Udhëzimet për përdorim janë të dedikuara për përdoruesin. Ato përshkruajnë aparatin dhe përdorimin e tij të rregullt dhe të sigurt. Janë të përgatitura për lloje të ndryshme të frigoriferëve, prandaj ekziston mundësia që të jenë të përshkruara edhe pajisje që aparati juaj nuk i përmban.
Udhëzime për instalim
Aparatet instaluese janë të pajisura me udhëzimet për instalim në elementin kuzhinor. Aparatin nevojitet ta instalojë personi profesionist teknik, kurse udhëzimet janë përjashtimisht vetëm për përdorimin e tyre.
Kujdesi ynë për ambientin
- Aparatet tona shiten në ambalazh nga materialet ekologjike të cilët pa rrezik për rrethin reciklohen, deponohen apo asgjësohen.
- Udhëzimet në fjalë janë të shtypura në letrën e recikluar ose në letër të zbardhur pa përdorimin e klorit.
- Kur do të jetë aparati i juaj i pavlefshëm dhe jashtë përdorimit, kujdeseni që ai të mos mbetet në barë të ambientit. Për këtë merrni informata te përfaqësuesi më i afërm i autorizuar (shiqo kapitullin Evitimi i aparatit të harxhuar).
Këshilla për kursimin e energjisë
- Mos hapni derën e aparatit shumë shpesh, e kjo është e rëndësishme
kur është koha e lagësht dhe e ngrohtë. Kur e hapni derën, kujdeseni që ta mbyllni sa më shpejtë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme te modelet vertikale ose vetëqëndruese.
- Kohë pas kohe kontrolloni se a ftohet mjaftueshëm aparati, (qarkullimi i papengueshëm i ajrit pas aparatit).
- Temperaturën e lartë e rregulloni vetëm kur kjo është e domosdoshme, e pastaj sa më parë kthejeni pullën e termostatit në vlerë më të ulët (varësisht nga sasia e artikujve ushqimorë, temperatura në dhomë etj.).
- Artikujt ushqimorë i ftohni para se t'i futni në aparat në temperaturën e dhomës.
- Shtresat e tejgrumbulluara të akullit dhe ngricës gjithashtu rritin shpenzimin e energjisë, prandaj pastroni aparatin posa arrin trashësia e tyre 3-5 mm.
- Guarnicioni i dëmtuar ose puthitja e dobët nga ndonjë shkak tjetër konsiderueshëm ndikojnë në rritjen e shpenzimit të energjisë. Guarnicionin e prishur ndërrojeni sa më parë.
- Kondensatori në anën e pasme nevojitet të jetë gjithmonë i pastruar, pa pluhur ose ndotësira tjera.
- Çdo mosrespektim i udhëzimeve të përshkruara në kapitujt Vendosja dhe Këshillat për kursimin e energjisë mund të shkaktojë shpenzim më të madh të energjisë.
⚠ Vërejtje të rëndësishme
- Nëse keni blerë aparatin dhe me të dëshironi të zëvendësoni të vjetrin, i cili është i pajisur me bravë që nga brenda nuk hapet (brava, dadoja), asgjësoni atë në pajisjen e vjetër para se ta hidhni. Në këtë mënyrë do të parandaloni që fëmijët, duke luajtur rastësisht, të mos mbyllen brenda dhe të mbeten të bllokuar.
- Aparati duhet të jetë i kyçur rregullisht në burimin e energjisë elektrike (shiko kapitullin Aderimi në rrjetën elektrike).
- Aparati duhet të jetë i kyçur rregullisht në burimin e energjisë elektrike (shiko kapitullin Kyçja në rrjetën elektrike).
- Gjatë funksionimit të aparatit, mos prekni sipërfaqet e ftohjes me duar të lagështa, sepse mund të shkaktohet ngrirja e lëkurës.
- Mos ngrini pijet në konserva, posaçërisht jo pijet shkumëzuese siç janë: uji mineral, kola, vera shkumëzuese, birra etj. Sepse ky lloj pijesh kur ngrijnë zgjerohen dhe kështu mund të shpërthejë shishja.
- Mos hani ushqimin e ngrirë (buka, pemët, perimet) sepse mund të shkaktohet ngrirje e brendshme.
- Nëse konstatoni që ushqimi ka ndonjë erë të padëshirueshme ose ngjyrë të dyshimtë, hidheni menjëherë, sepse me siguri është i prishur dhe i rrezikshëm për konsum.
- Patjetër shkëputeni aparatin nga rrjeta elektrike para riparimit ose
zëvendësimit të llambës (riparimet le t'i kryejë vetëm profesionisti).
- Mos e shkrini aparatin me pajisje elektrike (p.sh. me tharëse flokësh etj.) dhe mos e hiqni ngricën ose akullin me sende të mprehta, por vetëm me mjetet e bashkangjitura dhe të rekomanduara nga prodhuesi.
- Për mbrojtjen e ambientit, kini kujdes që të mos dëmtoni anën e pasme të aparatit (kondensatorin ose gypat, p.sh. gjatë lëvizjes së aparatit), respektivisht pjesët e sistemit të ftohjes në brendësi të aparatit.
- Sistemi i ftohjes është i mbushur me lëndë ftohëse dhe me vaj, respektivisht me lëndë lubrifikuese, prandaj me aparatin e dëmtuar veproni me kujdes. Aparatin e dëmtuar hidheni në përputhje me kërkesat ekologjike dhe mbrojtëse (shiko kapitullin Kujdesi ynë për ambientin).
- Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose servisi i tij i autorizuar, ose person tjetër i autorizuar. Zëvendësimi i kabllos nga persona pa njohuri është i rrezikshëm.
- Pllaka e shënimeve gjendet në anën e brendshme ose jashtë në anën e pasme të aparatit.

Simboli në prodhim ose në ambalazhën e tij tregon se me këtë prodhim nuk lejohet të trajtohet si mbeturina të zakonshme amvisërie. Prandaj aparatin
duhet ta dorëzoni te grumbulluesit e autorizuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me eliminimin e rregullt të aparatit do të kontribuoni në parandalimin e pasojave negative në mjedis dhe shëndetin e njerëzve, të cilat përndryshe do të shfaqeshin në rast të trajtimit të parregullt të prodhimit në fjalë. Për informata më të hollësishme rreth riciklimit të prodhimit në fjalë, ju lutemi të kontaktoni pushtetin lokal, qendrën për grumbullimin e mbeturinave amvisërie ose dyqanin ku e keni blerë prodhimin.
Ruajtja e artikujve ushqimorë në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike
Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, mos e hapni hapësirën e ngrirjes së aparatit! Nëse ndërprerja zgjat më gjatë (më shumë se 16 orë), artikujt ushqimorë duhet të nxirren nga ngrirësi dhe të përdoren, ose të transferohen në ndonjë aparat tjetër që do t'i ftojë në mënyrë adekuate.
Hedhja e aparatit të vjetër
- Aparatin e harxhuar menjëherë hidheni. Nëse aparati i vjetër ka bravë, çaktivizojeni atë menjëherë për të parandaluar aksidentet (që fëmijët të mos mbyllen aksidentalisht në frigorifer).
- Sistemi i ftohjes së aparatit përmban lëndë ftohëse dhe materiale izoluese që kërkojnë asgjësim të posaçëm. Konsultohuni me servisin më të afërt të autorizuar
ose qendrën e shërbimit të specializuar.
- Nëse nuk i gjeni këto, drejtohuni te pushteti lokal ose shitësi i prodhimit. Për shkak të rrezikut të ndotjes së mjedisit, kini kujdes që të mos dëmtoni tubat në anën e pasme të aparatit.
Vendosja dhe instalimi i aparatit
Zgjedhja e vendit
Vendoseni aparatin në një vend të thatë dhe të ajrosur rregullisht. Temperatura e lejuar e ambientit për funksionimin e rregullt të aparatit varet nga lloji (tipi) i aparatit, dhe kjo tregohet në pllakën e të dhënave të aparatit.
Mos e vendosni aparatin pranë burimeve të nxehtësisë, p.sh. sobës, radiatorit, ngrohësit të ujit etj., dhe mos e ekspozoni në rrezet e diellit direkte.
Aparati duhet të jetë të paktën 3 cm larg nga soba elektrike ose me gaz, ose të paktën 30 cm nga soba me vaj ose me dru dhe qymyr. Në distanca më të vogla, duhet të përdorni izolim të përshtatshëm.
Pas aparatit dhe larg murit nevojitet të ketë së paku 200 cm², kurse elementi i sipërm mbi aparatin le të jetë i ngritur së paku 5 cm, kjo mundëson ftohje të mjaftueshme për kondensatorin.
| Lloji | Temperatura e rrethit |
| SN (subnormale) prej + 10°C deri në + 32°C | |
| N (normale) prej + 16°C deri në + 32°C | |
| ST (subtropike) prej + 16°C deri në + 38°C | |
| T (tropike) prej + 16°C deri në + 43°C |
Pozicionimi i aparatit
- Aparati le të qëndrojë në dysheme të fortë dhe të rrafshët. Barazpeshën e aparatit e rregulloni me ndihmën e dy rrotullave rregulluese në anën e përparme.
- Aparatin e pajisur me rrjetën ventilatorike mund ta vendosni më afër murit. Rrjeta siguron qarkullimin e rregullt të ajrit të nevojshëm për punën e rregullt dhe të papenguar të kondensatorit.
Aderimi në rrjetën elektrike
Aparatin e aderoni në rrjetën elektrike me ndihmën e kabllos lidhëse. Priza në mur duhet të përmbajë tokëzim (prizë mbrojtëse).
Tensioni i paraparë dhe frekuenca janë të shënuara në pllakën e të dhënave të aparatit.
Aderimi në rrjetën elektrike dhe tokëzimi i aparatit duhet të jenë të realizuar në përputhje me rregullat dhe standardet në fuqi. Aparati i reziston luhatjeve afatshkurtra të tensionit në tolerancë prej -6 deri në +6%.
Instalimi i dorezës
- Hiqni kapakëzat e vidhave nga dera.
- Shtrëngoni dorezën me dy vidhat.
- Vendosni kapakëzat e vidhave.

Përshkrimi i aparatit

- Kapaku i sipërm
- Shosha bartëse prej teli
- Komplet i termostatit dhe llambëzës
- Tasti i derës
- Raftet nga qelqi
- Kapaku i sirtarit për pemë dhe perime
- Sirtari për pemë dhe perime
- Këmbëzat e para rregulluese
- Raftet në derë
- Guarnicioni i derës së frigoriferit
- Dera e ngrirësit
Komandimi i aparatit
Elementet për komandimin e frigoriferit dhe ngrirësit gjenden në anën e djathtë të murisë anësore.
Me pullën e termostatit e rregulloni temperaturën. Numri më i lartë përputhet me funksionimin e gjatë të kompresorit. Nëqoftëse dëshironi të ndryshoni temperaturën në frigorifer, rregullojeni pullën e termostatit në:
- numrat më të ulët/MIN për temperaturë më pak të ftohtë në brendësi;
- numrat më të lartë/MAX për temperaturën MË TË ULËT në brendësi.
Në qoftë se termostati është i rregulluar në "0": aparati nuk funksionon dhe llambëza është e shkyçur. Paraprakisht se të futni ushqimin, pritni që frigoriferi plotësisht të ftohet. Më së miri është që para futjes së ushqimit në frigorifer, të pritni 24 orë.

Ruajtja e ushqimit të freskët
Përdorimi i rregullt i aparatit, paketimi i mirë i ushqimit, mirëmbajtja e temperaturës së përshtatshme si dhe higjiena përkatëse janë vendimtare për cilësinë e ushqimit të ruajtur.
- Ushqimin që e futni në frigorifer, nevojitet të jetë i paketuar në mënyrë adekuate, që të mos lëshojë e as të pranojë duhma ose lagështi (e sukulluar në qeska polietileni ose foli, alu-foli, letër yndyrore ose në enë të mbuluara dhe shishe).
- Paraprakisht se të futni ushqim në frigorifer, evitoni ambalazhën e shitjes nga prodhimi (p.sh. ambalazha e dyfishtë e paketimit të kosit ose dhallës).
- Ushqimin e rradhitni në mënyrë sistematike që të mos fërkohet ndërmjet (duhmat e ndryshme mund të përzihen). Bindeni që
ndërmjet të pakove qarkullon mjaft ajër.
- Mos mbani në frigorifer sende dhezëse, avulluese ose shpërthyese.
- Shishet e pijeve me përqindjen e lartë të alkoolit nevojitet të jenë mirë të mbyllura dhe në pozicion vertikal
- Nuk lejohet që ushqimi të preket me anën e pasme të brendësisë së frigoriferit!
- Gjellat nevojitet të ftohen sa më shumë para se të futen në frigorifer.
- Ushqimin e ndjeshëm e ruani në pjesët më të ftohta të frigoriferit.
- Mos hapni shpesh derën e frigoriferit pa nevojë.
- Nëse e keni rregulluar pullën e termostatit në vlerë më të lartë për shkak të arritjes së temperaturës së ulët në brendësi të frigoriferit, këtë rregullim kryeni gradualisht, që të parandalohet ngrirja e ushqimit. Temperaturën e pjesës së veçantë e matni me termometër, të vendosur
në enën prej qelqi të mbushur me ujë. Leximi i temperaturës është më i sigurt pas disa orësh qëndrimi të qetë.
- Disa nga tretësirat organike, p.sh. vajrat eterikë në lëvozhgat e limonit dhe portokallit, acidet në gjalpë etj., të cilat janë në kontakt të zgjatur me sipërfaqet plastike, mund të shkaktojnë dëmtime.
- Erërat e padëshirueshme në frigorifer tërheqin vërejtjen për papastërti në brendësi të frigoriferit ose për ushqim të prishur në të.
Erërat e padëshirueshme mund t'i shmangni ose t'i lehtësoni nëse vendosni brenda pak ujë me pak uthull. Gjithashtu rekomandojmë përdorimin e filtrit me qymyr aktiv, i cili pastron ajrin, përkatësisht neutralizon erërat e padëshirueshme.
- Nëse do të jeni larg shtëpisë për një kohë të gjatë, nga frigoriferi nxirrni ushqimin që prishet shpejt.
Koha e ruajtjes së ushqimit të freskët në frigorifer
| Lloji i ushqimit | Koha e ruajtjes (ditë) | |||||||||||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | |
| Tëlyni | + | + | + | + | + | + | + | = | = | = | = | = | ||
| Vezët | + | + | + | + | + | + | + | + | + | + | = | = | = | = |
| Mishi: i freskët në copa i prerë i tymosur | + | + | = | |||||||||||
| + | = | |||||||||||||
| + | + | + | + | + | + | + | + | + | + | = | = | = | = | |
| Peshqil | + | = | ||||||||||||
| Marinacal | + | + | + | + | + | + | + | + | + | + | = | = | = | = |
| Perimet rrënjore | + | + | + | + | + | + | + | + | = | = | = | = | = | = |
| Djathi | + | + | + | + | = | = | = | = | = | = | = | = | = | = |
| Émbëlsirał | + | + | = | = | = | = | ||||||||
| Pemët | + | + | = | = | = | = | = | = | = | = | ||||
| Ushqimet e gatshme | + | + | = | = | ||||||||||
Legjenda: + koha e preferuar e ruajtjes = koha e mundshme e ruajtjes
Ngrirja e ushqimit të freskët
- Me kujdes përzgjidhni ushqimin që keni ndërmend ta ngrini; ushqimi le të jetë me cilësi të përshtatshme dhe i përshtatshëm për ngrirje.
- Zgjidhni ambalazhin përkatës dhe paketoni ushqimin me rregull.
- Ambalazhi nuk duhet të lejojë kalimin e ajrit ose lagështisë, sepse kjo do të shkaktonte tharjen e përmbajtjes dhe humbjen e vitaminave.
- Fletët dhe qeskat duhet të jenë të buta dhe të përshtaten mirë me përmbajtjen.
- Kur përgatitni ushqimin për ngrirje, merrni në konsiderim kujdesin për higjienën.
Ushqimin e paketuar e shënoni me të dhënat për llojin dhe sasinë e ushqimit, si dhe datën e ngrirjes.
Është shumë e rëndësishme që ushqimi të ngrijë sa më shpejt, prandaj rekomandojmë që pakot të mos jenë shumë të mëdha dhe që ushqimi të ftohet para se të futet në ngrirës.
Ushqimin ftoheni para se ta vendosni në ngrirës.
Sasia e ushqimit që mund të ruani menjëherë brenda 24 orëve është e shënuar në pllakën e të dhënave (vëllimi i ngrirjes).
Nëse përpiqeni të ngrini sasi më të mëdha se sa është cekur, cilësia e ngrirjes është më e dobët, dhe për pasojë edhe kualiteti i ushqimit.
Ruajtja e ushqimit të ngrirë
Pakot e ushqimit të ngrirë vendosini në fund të aparatit ose në raftin e përzgjedhur.
Ushqimi i ngrirë në mënyrë industriale
Koha e ruajtjes dhe temperatura e rekomanduar e ushqimit të blerë të ngrirë janë të shënuara në ambalazh. Merrni parasysh udhëzimet e prodhuesit për ruajtje dhe përdorim. Kur blini, zgjidhni me kujdes vetëm ushqimin me ambalazh të përshtatshëm, në të cilin gjenden të gjitha të dhënat e nevojshme dhe që është ruajtur në ngrirës me temperaturë të paktën -18°C. Mos blini pako ushqimi që kanë ngricë, sepse ato kanë qenë të shkrira të paktën një herë.
Pakot e ushqimit mbrojini nga shkrirja gjatë transportit në shtëpi, sepse rritja e temperaturës dobëson kualitetin e ushqimit.
Prodhimi i akullit
(e kanë vetëm disa modele)
Pozicioni i preferuar i termostatit për prodhimin e akullit është në rregullimin mesatar. Mbushni enën për prodhimin e akullit me ujë të ftohtë ose me ndonjë lëng tjetër të përshtatshëm për ngrirje, deri në dy të tretat e vëllimit të saj.
Enën për prodhimin e akullit vendoseni në udhëzues ose në raftin për ftohje.
Koha e nevojshme për forcimin e akullit varet nga temperatura e rrethit, rregullimit të termostatit dhe shpeshtësisë së hapjes së derës.
Zakonisht nevojiten 2-6 orë (varësisht nga modeli i frigoriferit të cilin e posedoni). Te frigoriferët e vegjël rekomandojmë prodhimin e akullit në rezervë (atë e ruani në enë plastike të veçantë).
Mënyra më e thjeshtë që të zbrazni enën për akull është ajo që atë ta ktheni, i hidhni ujë dhe lehtë e lakoni.

Koha e ruajtjes së ushqimit të freskët në ngrirës
| Ushqimi1 2 3 4 5 6 7 8 9 | Koha e ruajtjes (muajt) | ||||||||||||
| 10 | 11 | 12 | |||||||||||
| Perimet + + | + | ||||||||||||
| Pemët | + | + | + | ||||||||||
| Buka, paroritë | + | ||||||||||||
| Qumështi | + | ||||||||||||
| Ushqimet e gatshme | + | ||||||||||||
| Mishi: i lopës | + | + | + | ||||||||||
| i viçit | + + | + | |||||||||||
| i derrit | + | + | + | ||||||||||
| shpendia | + + | + | |||||||||||
| egërsira | + | + + | |||||||||||
| mishi i bluajtur | + | ||||||||||||
| Suxhuku i tymosur | + | ||||||||||||
| Peshku i payndyrshëm | + | ||||||||||||
| Peshku i yndyrshëm | + | ||||||||||||
| Imtësitë | + | ||||||||||||
Shkrirja e ushqimit të ngrirë
Ushqimin pjesërisht ose në tërësi të shkrirë nevojitet ta përdorni sa më parë. Ajri i ftohtë ruan freskinë e ushqimit, por nuk i zhduk mikroorganizmat. Pas shkrirjes, ata përsëri aktivizohen dhe fillojnë të
prishin ushqimin. Shkrirja e pjesërishme ul vlerën ushqimore të ushqimit, posaçërisht të pemëve, perimeve dhe ushqimeve të gatshme.
Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës
Drejtimin e hapjes së derës së frigoriferit tuaj me ngrirës mund ta ndryshoni.
- Kujdesuni që frigoriferi të shkyçet nga rrjeta elektrike dhe të jetë i zbrazët.
- Rekomandojmë që gjatë veprimit në fjalë dikush t'ju ndihmojë.
Veglat e nevojshme
- Kaçavidë me kokë të kryqëzuar (e Phillipsit)
• Kaçavidë me kokë të rrafshët
- Çelës 8 mm dhe 10 mm ose çelës francez.
Kur e mënjani aparatin prapa, që të mundësoni qasje në anën e poshtme, kurrë mos e mënjanoni më shumë se nën këndin 45°.
Kujdesuni që të mbështetet në shkumë të butë për ambalazh ose material të ngjashëm, që të parandaloni dëmtimet e gypave për ftohje në anën shpinore të aparatit.
Hiqni dy vidhat në anën shpinore të aparatit për ftohje dhe ngrirje.
Ngrini lart majën e aparatit për ftohje dhe ngrirje.
Me çelësin 8-milimetër ose atë francez, hiqni tre vidhat në menteshat.
Hiqni tre vidhat nga ana e kundërt.
Hiqni bartësin dhe kapakun e tij nga plastika. Hiqni dhe këmbeni gjilpërën në bartës. Instaloni bartësin në anën e kundërt të shtëpizës së aparatit për ftohje dhe ngrirje.
Ngrini derën e sipërme nga bartësi i mesëm i menteshes dhe nxirreni nga shtëpiza e aparatit për ftohje dhe ngrirje. Hiqni vidhën nga maja e shtëpizës dhe vendoseni në anën e kundërt.
Me çelësin 8-milimetër ose atë francez, hiqni menteshen e mesme.
Kujdesuni që të mos humbni distancuesin e bardhë. Instaloni menteshen në njërën anë.
Ngrini derën nga bartësi i poshtëm.
Hiqni kapakët e vrimave nga mesi i shtëpizës dhe vendosini në anën e kundërt. Hiqni kapakët e vrimave nga dera dhe vendosini në vendet e përgatitura në menteshat në anën e kundërt.

Hiqni këmbëzat për balancimin e aparatit, duke i zhvidhosur.
Me çelësin 8-milimetër ose atë francez, hiqni bartësin e poshtëm.
Hiqni dhe përsëri vendosni gjilpërën e menteshes: me çelësin 10-milimetër ose atë francez zhvidhosni dadon, pastaj me kaçavidë të sheshtë hiqni gjilpërën. Për ta hequr plotësisht, ndoshta do të nevojitet që gjilpërën ta shtyni nga ana e poshtme.
Evitoni vidhat në faqen e poshtme dhe vendosini në anën e kundërt.
Evitoni kapakët e birrave nga muri i papërdorur i aparatit për ftohje dhe ngrirje dhe përsëri vendosini mbi birrat që kanë mbetur pas transferimit të bartësve.
Përsëri instaloni derën dhe bartësit në renditjen anasjelltase.
Te instalimi i sërishëm i këmbëzave, kujdesuni që këmba e madhe të jetë në anën ku nuk ka bartës.
Para se të vidhosni përfundimisht menteshën e poshtme, kontrolloni nëse dera është e balancuar në drejtim horizontal dhe vertikal dhe nëse guarnicionet puthiten në të gjitha anët.

Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shkrirja automatike e frigoriferit
Nuk nevojitet shkrirja e frigoriferit sepse akulli në murin e fundit shkrihet automatikisht.
Akulli që formohet në murin e fundit gjatë funksionimit të kompresorit, gjatë pushimit të tij, ai shkrihet dhe në formë pikash rrëshqet poshtë, e pastaj nëpër hapësirën e parapërgatitur në faqen e pasme të frigoriferit rrjedh në enëzën mbi kompresor, prej ku edhe avullohet.
Shkrirja me dorë e hapësirës me akull në ngrirës
- Ngrirësin shkrini pasi të grumbullohet përafërsisht 3-5 mm shtresë e trashë ngricë ose akulli.
- Disa orë para shkrirjes, rregulloni termostatin në pozicionin për temperaturë më të ulët, që qeskat me ushqim të jenë thellësisht të ngrira. Rregullojeni termostatin në pozicionin për shkyçje dhe shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike. Zbrazni ngrirësin dhe kujdesuni që ushqimi të mbetet i ngrirë.
- Derën e ngrirësit lëreni të hapur që të evitoni më lehtë shtresat me akull dhe ngricë. Lejohet përdorimi i rendesë nga plastika, por këtu duhet të jeni të kujdesshëm që të mos dëmtoni sipërfaqen e brendshme të ngrirësit. Fshini mbeturinat e akullit dhe ngricës para se të shkrihen deri në fund.
- Nuk lejohet përdorimi i sprejeve për shkrirje sepse me këtë mund
të dëmtoni pjesët nga plastika, por mund të dëmtojë edhe shëndetin.
Pastrimi i aparatit
Para pastrimit të aparatit, ndërpreni furnizimin me energji elektrike.
Për pastrimin e aparatit mos përdorni mjete të vrazhda dhe agresive, sepse kështu mund të dëmtoni sipërfaqen. Kini kujdes që pas pastrimit të hiqni të gjitha mbetjet e lëndëve pastruese.
- Jashtësinë e aparatit e pastroni me ujë dhe detergjent. Sipërfaqet e llakuara i pastroni me leckë të butë dhe lëndë pastruese në bazë alkooli (p.sh. me lëndë për pastrimin e qelqit).
Mund të përdorni edhe alkool (etanol ose alkool izopropil).
Përdorimi i mjeteve abrazive ose posaçërisht abrazive, siç janë lëndët për teneqe jo korrozive dhe të ngjashme, nuk është i përshtatshëm për pjesët plastike dhe të llakuara.
- Hiqni të gjitha pajisjet që mund të bien nga brendësia e aparatit dhe pastroni me ujë dhe detergjent të lëngshëm. Pjesët plastike mos i pastroni në makinën larëse të enëve.
- Brendësinë e aparatit e pastroni me ujë të ngrohtë të cilit i keni shtuar një ose dy lugë uthull vere.
- Herë pas here, fshini kondensatorin në anën e pasme të aparatit. Për këtë përdorni furçë jometalike ose thithësin e pluhurit.

Pas pastrimit, kyçeni përsëri aparatin në rrjetin elektrik dhe futni ushqimin përsëri brenda.

Shkyçja e aparatit kur nuk e përdorni
Nëse keni ndërmend që gjatë një kohe të mos e përdorni aparatin, shkyçeni nga rrjeta elektrike, hiqni të gjithë ushqimin nga ai dhe pastrojeni. Lëreni derën gjysmë të hapur.
⑦ Udhëzime për evitimin e pengesave
Gjatë përdorimit të aparatit mund të ndodhin pengesa në funksionimin e tij, dhe shumica e tyre janë pasojë e përdorimit jo të rregullt dhe mund t'i evitoni vetë.
Pas kyçjes në rrjetin elektrik, aparati nuk funksionon
- Kontrolloni furnizimin me energji dhe funksionimin e prizës. Binduni se a është aparati i kyçur (pulla e termostatit është në pozicion aktiv).
Punimi i pandërprerë i sistemit për ftohje
- Hapja e shpeshtë e derës ose dera ka qenë gjatë kohë e hapur.
- Dera nuk ka qenë e mbyllur me rregullsi (ndoshta kanë qenë të varura ose guarnicioni i ndotur ose i dëmtuar.)
- Ndoshta e keni mbingarkuar aparatin me ushqim të freskët.
- Shkaku mund të jetë edhe ventilacioni jo i mjaftueshëm i kompresorit dhe kondensatorit (kujdesuni për qarkullimin e rregullt të ajrit dhe fshijeni kondensatorin).
Shtresat e akullit në anën e fundit të aparatit
Aparati shkrihet automatikisht derisa uji i shkrirë rrjedh në kanalin nëpërmjet hapësirës që derdhet në enën mbi kompresor.
Në qoftë se në anën e fundit grumbullohen shtresa të akullit në trashësi prej 3-5 mm, frigoriferi nevojitet të shkrihet me dorë.
Atëherë rrotullojeni pullën e termostatit në pozicion OFF dhe lëreni derën të hapur. Mos përdorni për shkrirje asnjë lloj mjetesh elektrike
dhe mos e hiqni akullin me mjete të mprehta. Pas përfundimit të shkrirjes, pullën e termostatit rrotullojeni në pozicionin e përzgjedhur dhe mbyllni derën e frigoriferit.
Shkaqet e grumbullimit të tepërt të akullit mund të jenë këto:
- Puthitja e dobët e derës. Në qoftë se guarnicioni është i ndotur ose i dëmtuar, atë e pastroni ose e ndërroni.
- Hapja e shpeshtë e derës, përkatësisht dera e hapur gjatë kohës.
- Futja e ushqimit të ngrohtë në frigorifer.
- Ushqimi ose enët fërkohen me murin e pasmë në brendësi të frigoriferit.
Uji rrjedh nga frigoriferi
Uji rrjedh nga frigoriferi nëse është e bllokuar hapësira për daljen e ujit, ose nëse uji i shkrirë rrjedh pranë ullukut për grumbullimin e ujit.
- Pastrojeni hapësirën e bllokuar, p.sh. me një kruese plastike.
- Shtresën e trashë të akullit shkrijeni me dorë (shih kapitullin "Shtresat e akullit në anën e pasme të aparatit").
Dera e ngrirësit mbyllet me vështirësi
Nëse dëshironi të hapni derën menjëherë pasi e keni mbyllur së fundi, mund të ndodhë që ajo të rezistojë dhe hapja të jetë e vështirë. Shkaku është se gjatë hapjes së derës në aparat hyn ajri i ngrohtë. Gjatë ftohjes së ajrit shkaktohet vakumi, dhe për shkak të tij dera puthitet fort në shtëpizën e ngrirësit. Pritni disa minuta (1 deri në 3 minuta), dera do të hapet përsëri me lehtësi.
Zhurma
Ftohjen në aparatet për ftohje dhe ngrirje e mundëson sistemi për ftohje me kompresor, i cili edhe shkakton zhurmë të caktuar.
Lartësia e zhurmës varet nga pozicionimi, mënyra e përdorimit dhe vjetërsia e aparatit.
- Gjatë funksionimit të kompresorit mund të dëgjohen zhurma të qarkullimit të lëndës fluide, e cila dëgjohet edhe kur nuk punon kompresori. Kjo është dukuri e zakonshme dhe nuk ndikon në jetëzgjatjen e aparatit.
- Pas nisjes së aparatit, punimi i kompresorit dhe qarkullimi i brendshëm i lëndës fluide për ftohje mund të jenë me zhurmë pak më të lartë. Kjo nuk është shenjë e prishjes dhe nuk ndikon në jetëzgjatjen e aparatit. Gjatë punimit të aparatit, pas një kohe këto zhurma zvogëlohen.
Nëse aparati prodhon zhurmë të jashtëzakonshme dhe të lartë, kjo është me siguri për shkak të pozicionimit jo të rregullt.
- Pozicionojeni aparatin në dysheme të rrafshët dhe të fortë. Ate ekuilibroni me këmbëzat rregulluese.
- Nuk lejohet që aparati të vijë në kontakt me murin ose elementet fqinjë.
- Kontrolloni pajisjet e brendshme nëse janë në vendin e tyre. Gjithashtu kontrolloni shishet dhe enët e tjera që të mos fërkohen ndërmjet tyre dhe kështu të shkaktojnë vibrime dhe zhurmë.
Ndërrimi i llambëzës
Llambëzën le ta ndërrojë serviseri lokal juaj, dhe atë me llambëz të llojit të njëjtë, të pajisur me mbrojtje.
Para ndërrimit të saj dhe kapakut mbrojtës:
Shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike. Tërhiqeni kapakun e llambëzës drejt jush që të mundësoni qasje deri te llambëza. Zhvidhosni llambëzën nga shtëpiza në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Ndërroni
llambëzën me të re të llojit dhe madhësisë së njëjtë (10 Watt, E14). Përsëri vendoseni kapakun ashtu që ta shtyni prapa (kah muri i pasmë i aparatit).
Kyçeni aparatin përsëri në rrjetën elektrike.
