GORENJE

NRF7191CS4 - Frigorifer GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NRF7191CS4 GORENJE në format PDF.

📄 37 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE NRF7191CS4 - page 4
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NRF7191CS4 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NRF7191CS4 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NRF7191CS4 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT NRF7191CS4 GORENJE

Ne ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke blerë pajisjen tonë elektroshtëpiake, e cila është projektuar për të lehtësuar jetën tuaj. Për ta bërë më të thjeshtë përdorimin e këtij produkti, ne kemi ofruar udhëzimet e detajuara për përdorim dhe udhëzimet e instalimit të dhëna në një fletë të veçantë. Udhëzimet duhet t'ju mundësojnë që të mësoni për pajisjen tuaj elektroshtëpiake të re sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne dëshirojmë që ju të gjeni mjaft kënaqësi gjatë përdorimit të saj.

Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.

Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C. Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).

Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën ju mund të fusni numrin e modelit të pajisjes suaj elektroshtëpiake, të treguar në pllakën e të dhënave në fletën e garancisë, për të gjetur përshkrimin e detajuar të pajisjes suaj elektroshtëpiake, këshillat e përdorimit, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin, udhëzimet e përdorimit, etj.

GORENJE NRF7191CS4 - Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar. - 1

http://www.gorenje.com

GORENJE NRF7191CS4 - Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar. - 2

Këshilla të rëndësishme për sigurinë

PËRMBAJTJA

4 SHËNIME DHE REKOMANDIME TË RËNDËSISHMEHYRJE
4 Informacion për Sigurinë dhe Kujdesin
12 INSTALIMI I PAJISJES SUAJ TË REPËRSHKRIMI I APARATIT
23 PËRSHKRIMI I PAJISJES
24 KONTROLLET E EKRANIT
26 PËRDORIMI I PAJISJES SUAJ ELEKTROSHTËPIAKE
30 KËSHILLA DHE SUGJERIME TË DOBISHMESHKRIRJA/ HEQJA E AKULLIT DHE PASTRIMI I PAJISJES
32 PASTRIMI DHE PËRKUJDESJA
34 ZGJIDHJA E PROBLEMEVETË TJERA
36 HEDHJA E PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE

SHËNIME DHE REKOMANDIME TË RËNDËSISHME

GORENJE NRF7191CS4 - SHËNIME DHE REKOMANDIME TË RËNDËSISHME - 1

INFORMACION PËR SIGURINË DHE KUJDESIN

Për sigurinë tuaj, përpara se të instaloni dhe ta përdorni pajisjen elektroshtëpiake për herë të parë, lexojeni me kujdes këtë manual përdoruesi, përfshirë edhe sugjerimet dhe paralajmërimet e tij. Për të shmangur gabimet dhe aksidentet e panevojshme, është e rëndësishme të siguroheni që të gjithë njerëzit që përdorin pajisjen elektroshtëpiake, të jenë të njohur plotësisht me karakteristikat e saj të operimit dhe të sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se ajo lëviz apo shitet, në mënyrë që kushdo që e përdor atë, gjatë gjithë jetës së saj, të jetë i informuar siç duhet për përdorimin e saj dhe për njoftimet e sigurisë. Për sigurinë e jetës dhe të pronës, ruajini paralajmërimet e këtij manuali përdoruesi, pasi prodhuesi nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga mosrespektimi i tyre.

Siguria për fëmijët dhe njerëzit e tjerë që mund të dëmtohen

Sipas standardit EN

Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijë të moshës nga 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, mendore apo ndijore ose me mungesë eksperience dhe njohurish në rast se ata janë nën mbikëqyrje ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë

rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.

Kjo pajisje elektroshtëpiake nuk është e synuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, mendore apo ndijore ose me mungesë eksperience dhe njohurish përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

  • Të gjitha pjesët e paketimit mbajini larg fëmijëve, pasi ka rrezik asfiksimi.
  • Në qoftë se jeni duke e nxjerrë jashtë përdorimit pajisjen elektroshtëpiake, hiqeni spinën nga priza, prijeni kabllin lidhës (sa më afër që të jetë e mundur me pajisjen elektroshtëpiake) dhe hiqeni derën për të mos lejuar që fëmijët, duke luajtur të pësojnë goditje elektrike ose të mbyllen vetë brenda saj.
  • Në qoftë se kjo pajisje elektroshtëpiake, e cila ka mbyllje magnetike të derës, do të zëvendësojë një pajisje më të vjetër e cila e ka mbylljen e derës me sustë (shul) ose me kapak, përpara se ta hidhni pajisjen, sigurohuni që mbylljen me sustë ta ketë të papërdorshme. Kjo nuk do ta lejojë atë që të bëhet kurth vdekjeprurës për fëmijët.

GORENJE NRF7191CS4 - Siguria për fëmijët dhe njerëzit e tjerë që mund të dëmtohen - 1

Siguria e përgjithshme

- KUJDES — Kjo pajisje elektroshtëpiake është synuar të përdoret në aplikime familjare dhe të ngjashme, të tilla si: -në zonat e kuzhinës të personelit në dyqane, zyra dhe

mjedise të tjera pune;

-në shtëpitë e fermave dhe nga klientët në hotele, motele dhe në lloje të tjera mjedisesh banimi;

-në mjedise të llojit krevat dhe mëngjes

-në aplikime kateringu dhe jo-tregtare.

  • KUJDES — Mos mbani në këtë pajisje substanca shpërthyese, të tilla si kanaçet e aerosolit me lëndë djegëse shtytëse.
  • KUJDES — Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, nga agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.
  • KUJDES — Në pajisjen ngjitur ose në strukturën e inkasuar, mbajini të hapura dhe pa pengesa hapësirat e ajrosjes.
  • KUJDES — Për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera, të ndryshme nga ato që rekomandohen prej prodhuesit.
  • KUJDES — Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
  • KUJDES — Mos përdorni pajisje elektrike në brendësi të ndarjeve për mbajtjen e ushqimeve në këtë pajisje elektroshtëpiake, përveç rasteve kur ato janë të llojit të rekomanduar nga prodhuesi.
  • KUJDES — Gazrat fryrës të ftohjes dhe të izolimit janë të djegshëm. Kur ta nxirrni nga përdorimi pajisjen elektroshtëpiake, bëjeni vetëm në një qendër të autorizuar për hedhjen e mbeturinave. Mos e ekspozoni ndaj flakës.
  • KUJDES — Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar apo i dëmtuar.
  • KUJDES — Mos vendosni priza të shumëfishta ose kabillo furnizimi të lëvizshme në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.

Zëvendësimi i dritës LED

- KUJDES — Drita LED nuk duhet të zëvendësohet nga përdoruesi! Në qoftë se drita LED është e dëmtuar, për ndihmë kontaktoni me linjën ndihmëse të konsumatorit.

Gazi ftohës

Gazi ftohës izobuten (R600a) që ndodhet brenda qarkut ftohës të pajisjes elektroshtëpiake, është një gaz natyral me nivel të lartë përshtatshmërie me mjedisin, i cili megjithatë është i djegshëm. Gjatë transportit dhe instalimit të pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që të mos dëmtohet asnjë nga pjesët përbërëse të qarkut ftohës.

Gazi ftohës (R600a) është i djegshëm.

- KUJDES — Frigoriferët përmbajnë gaz ftohëz dhe gazra të izoluar. Gazi ftohës dhe gazrat e tjerë duhet të asgjësohen në mënyrë profesionale, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim ose djegie të syve. Sigurohuni që tubacioni i qarkut të gazit ftohës të mos dëmtohet para asgjësimit në mënyrën e duhur.

GORENJE NRF7191CS4 - Gazi ftohës - 1

Kujdes: rrezik zjarri

Në rast se qarku i gazit ftohës mund të dëmtohet:

  • Shmangini flakët e hapura dhe burimet e ndezjes.
  • Ajroseni plotësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja elektroshtëpiake.

Ešhtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet ose të modifikoni këtë produkt, në çfarëdolloj forme.

Çdo dëmtim i kabllit mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

GORENJE NRF7191CS4 - Kujdes: rrezik zjarri - 1

Siguria elektrike

  • Kablli elektrik nuk duhet të zgjatohet.
  • Sigurohuni që spina elektrike nuk është e thyer apo e dëmtuar. Një spinë elektrike e dëmtuar ose e thyer mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
  • Sigurohuni që mund të arrini spinën kryesore të pajisjes elektroshtëpiake.

- Mos e tërhiqni kabllin elektrik.

- Në qoftë se foleja e prizës elektrike është e lirshme, mos e fusni spinën. Ka rrezik për goditje elektrike ose zjarr.

- Nuk duhet ta vini në funksionim pajisjen elektroshtëpiake pa kapakun e llampës së ndriçimit të brendshëm.

- Frigoriferi është pajisur vetëm me furnizim një fazor me energji, me rrymë alternative 220\~240V/50Hz. Në qoftë se luhatjet e tensionit në zonën e përdoruesit janë aq të mëdha sa tensioni të kalojë gamën e mësipërme, për çështje sigurie, sigurohuni që për frigoriferin të përdorni rregullator automatik për tensionin e rrymës alternative prej më shumë se 350W. Frigoriferi duhet të ketë një prizë elektrike speciale në vend të asaj të zakonshmes me pajisjet e tjera elektroshtëpiake. Spina e saj duhet të përputhet me prizën, me tel tokëzimi.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos mbani gazra apo lëngje të djegshme në pajisjen elektroshtëpiake. Ka rrezik shpërthimi.
  • Mos përdorni asnjë pajisje tjetër elektroshtëpiake në këtë pajisje (p.sh. makinë elektrike për prodhimin e akulloreve, miksera, etj.).
  • Kur ta shkëpusni nga rrjeti elektrik, gjithmonë tërhiqeni spinën nga priza, mos e tërhiqni kabllin.
  • Mos vendosni sende të nxehta në afërsi të përbërësve plastikë të kësaj pajisjeje elektroshtëpiake.

- Mos vendosni produkte ushqimore direkt kundrejt vrimës të nxjerrjes së ajrit në murin e pasëm.

- Ushqimet e ngrira të parapaketuara mbajini në përputhje me udhëzimet e prodhuesit të ushqimit të ngrirë.

- Rekomandimet e prodhuesit të pajisjes elektroshtëpiake për mbajtjen e ushqimeve duhet të respektohen. Referojuni udhëzimeve përkatëse për mbajtjen e ushqimeve.

- Mos vendosni pije me gaz ose frizante në ndarjen e ngrirjes, pasi ato krijojnë presion ndaj enës, gjë që mund të shkaktojë shpërthim, duke rezultuar në dëmtim të pajisjes elektroshtëpiake.

- Ushqimi i ngrirë mund të shkaktojë djegie nga ngrirja, në qoftë se konsumohet i sapodalë nga ndarja e ngrirësit.

- Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

- Qirinjtë, llampat dhe sendet e tjera me flakë të zbuluar mbajini larg nga pajisja elektroshtëpiake, në mënyrë që të mos i vini zjarrin pajisjes.

- Pajisja elektroshtëpiake, normalisht është e synuar për të mbajtur sende ushqimore dhe/ose pije në familje, sipas shpjegimit në broshurën udhëzuese. Pajisja është e rëndë. Kur ta lëvizni atë, duhet të tregoni kujdes.

- Mos i hiqni dhe mos i prekni sendet nga ndarja e ngrirësit në qoftë se duart tuaja janë të lagura, pasi kjo mund të shkaktojë gërryerje të lëkurës ose djegie nga akulli/ngrirja.

- Asnjëherë mos përdorni baza, sirtarë, dyer, etj., për të qëndruar apo për t'u mbështetur.

- Ushqimi i ngrirë nuk duhet të ringrihet pasi të jetë shkrirë.

- Mos konsumoni kallama ose kube akulli të sapodala nga frigoriferi, pasi kjo mund të shkaktojë djegien të gojës dhe buzëve nga ngrica.

- Për të shmangur rënien e sendeve dhe plagosjen ose dëmtimin e pajisjes elektroshtëpiake, mos i mbingarkoni

raftet e derës ose mos vendosni shumë ushqime në sirtarët e fruta/perimeve.

- KUJDES – Ushqimi duhet të ambalazhohet në qese përpara se të futet në frigorifer. Lëngjet duhet të mbahen në shishe ose në enë të mbyllura me kapak, në mënyrë që të shmanget derdhja, pasi struktura e ndërtimit të produktit nuk mund të pastrohet me lehtësi.

Kujdes!

Përkujdesja dhe pastrimi

  • Përpara mirëmbajtjes, fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkëputeni spinën elektrike nga priza e rrjetit.
  • Mos e pastroni pajisjen elektroshtëpiake me objekte metalike, pastrues me avull, vajra eteri, tretësa organikë ose pastruesa gërryes.
  • Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr akullin/ngricën nga pajisja. Përdorni një gërryes plastik.

Instalimi

E rëndësishme!

  • Për lidhjen elektrike, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në manual.
  • Hiqeni nga paketimi pajisjen elektroshtëpiake dhe kontrolloni nëse ka dëmtime mbi të. Mos e lidhni pajisjen në qoftë se është e dëmtuar. Dëmtimet e mundshme raportojini menjëherë në vendin ku e keni blerë. Në këtë rast mbajeni paketimin.
  • Këshillohet që përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake të prisni të paktën katër orë, për të mundësuar kthimin e vajit në kompresor.
  • Përqark pajisjes elektroshtëpiake duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajri, mungesa e të cilit shkakton mbinxehje. Për të arritur ajrosje të mjaftueshme, zbatoni udhëzimet përkatëse të instalimit.

  • Kurdoherë që është e mundur, pjesa e pasme e produktit nuk duhet të jetë shumë afër murit, për të shmangur prekjen ose kontaktin me pjesët e nxehta (kompresori, kondensatori). Për të parandaluar rrezikun e zjarrit, zbatoni udhëzimet përkatëse të instalimit.

  • Pajisja nuk duhet të vendoset në afërsi të radiatorëve ose sobave të gatimit.
  • Sigurohuni që pas instalimit të pajisjes, spina elektrike të jetë e arritshme.
  • KUJDES - Ushqimi duhet të ambalazhohet në qese përpara se të futet në frigorifer. Lëngjet duhet të mbahen në shishe ose në enë të mbyllura me kapak, në mënyrë që të shmanget derdhja, pasi struktura e ndërtimit të produktit nuk mund të pastrohet me lehtësi.

Shërbimi

  • Çdo punë elektrike e nevojshme për riparimin e pajisjes elektroshtëpiake, duhet të kryhet nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person kompetent.
  • Këtij produkti, shërbimet duhet t'i bëhen nga një Qendër Shërbimi e autorizuar dhe duhet të përdoren vetëm pjesë këmbimi originale.

1) Në qoftë se pajisja është pa akull (Frost Free).
2) Në qoftë se pajisja është e pajisur me ndarje për ngrirjen.

INSTALIMI I PAJISJES SUAJ TË RE

- Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, duhet të informoheni për këshillat e mëposhtme.

Kujdes!

Për instalimin e duhur, ky frigorifer duhet të vendoset në një sipërfaqe të niveluar prej materiali të fortë, i cili është në të njëjtën lartësi me pjesën tjetër të dyshemesë. Kjo sipërfaqe duhet të jetë mjaft e fortë për të mbajtur një frigorifer të mbushur plot.

Rrotat, të cilët nuk janë të lëvizshme nga anash, duhet të përdoren vetëm për lëvizje përpara ose mbrapa. Lëvizja e frigoriferit anash mund të dëmtojë dyshemenë tuaj dhe rrotat.

GORENJE NRF7191CS4 - Kujdes! - 1

Me qëllim përmirësimin e efikasitetit të sistemit ftohës dhe për të kursyer energji, është e nevojshme që për shpërndarjen e nxehtësisë, përqark pajisjes të mbahet ajrosje e mirë. Për këtë arsye, rreth frigoriferit duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme të lirë.

Sugjerim: Ešhtë e këshillueshme që të ketë 50\~70 mm hapësirë nga pjesa e pasme deri në mur, të paktën 100 mm në pjesën sipër saj, të paktën 100 mm nga anash saj deri në mur dhe një hapësirë të lirë nga përpara për të lejuar hapjen e dyerve 130°.

Ju lutemi shikoni diagramat e mëposhtme.

GORENJE NRF7191CS4 - Kujdes! - 2

- Kjo pajisje elektroshtëpiake funksionon mirë në klasa klimatike nga N deri në T. Ajo nuk mund të funksionojë siç duhet në rast se lihet për një periudhë të gjatë në një temperaturë mbi ose nën gamën e treguar.

Klasa klimatike Temperatura e ambientit
N (normal) +16 °C deri në +32 °C
ST (subtropical) +16 °C deri në +38 °C
T (tropical) +16 °C deri në +43 °C
  • Vendoseni pajisjen tuaj në një vend të thatë për të shmangur dëmtimet nga lagështira.
  • Mbajeni pajisjen larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, shiut ose ngricës. Vendoseni pajisjen larg burimeve të nxehtësisë si soba, zjarre ose ngrohësa.

Nivelimi i pajisjes

- Për nivelim dhe qarkullimin të mjaftueshëm të ajrit në pjesën e pasme të poshtme të pajisjes, këmbët e poshtme mund të kenë nevojë të rregullohen. Mund t'i rregulloni ato me gishta ose me një çelës të përshtatshëm.

- Për të lejuar që dyert të mbyllen vetë, anoseni pjesën e sipërme për mbrapa me 10-15 mm.

GORENJE NRF7191CS4 - Nivelimi i pajisjes - 1

text_image 10~15mm

Shënim:

  • Në qoftë se nevojitet, mund ta mbështesni frigoriferin në pjesën e mbrapme të tij, në mënyrë që të keni akses në pjesën e poshtme, por duhet ta vendosni në paketimin prej shkume të butë ose në materiale të ngjashme për të mos dëmtuar panelin e tij të pasëm.
  • Gjatë përdorimit normal, nuk ka nevojë t'i instaloni këto pajisje.

Vetëm në rrethana ekstreme, siç është hapja e derës rreth 90 gradë, ky frigorifer mund të rrezikojë të përmbyset. Në këtë rast, për t'i rritur qëndrueshmërinë kësaj pajisjeje, në kapakun e bazës së poshtme duhet të fiksohet jastëku mbajtës prej gome.

  1. Shtrijeni pajisen për të gjetur vrimën e vidhave në anën e majtë të kapakut të bazës së poshtme.

GORENJE NRF7191CS4 - Shënim: - 1

  1. Futeni vidhën në vrimën e jastëkut mbajtës prej gome.

GORENJE NRF7191CS4 - Shënim: - 2

text_image vidha

jastëku mbajtës prej

  1. Futeni vidhën në vijë të drejtë me vrimën në kapakun e bazës së poshtme. Mbërthejeni fort jastëkun mbështetës prej gome në kapakun e bazës së poshtme me një kaçavidë kryq (sigurojeni vetë).

1

GORENJE NRF7191CS4 - Shënim: - 3

Ana e hapjes së derës mund të ndërohet, nga ana e majtë (siç ofrohet) në të djathtën (në qoftë se nevojitet).

Kujdes! Kurt ë ktheni derën, pajisja nuk duhet të jetë e lidhur me rrjetin elektrik. Sigurohuni që spina të jetë e hequr nga priza e rrjetit elektrik.

Mjetet që ju nevojiten

Nuk ofrohen
GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 1GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 2GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 3
Çelës kriket 8mm Kaçavidë në formë kryqi Pinda
GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 4GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 5GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 6
Kaçavidë e drejtëÇelës englez Çelës fiso 8mm
Pjesët shtesë (në qesen plastike)
GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 7GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 8GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 9
Mentesha e sipërme majtasKapaku i menteshës së sipërme majtasNdaluesi i derës majtas
GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 10GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 11GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 12
Mentesha e mesit majtasBİlokuesi i ndaluesitÇelës ekzagon

Shënim: Në qoftë se nevojitet, mund ta mbështesni frigoriferin në pjesën e mbrapme të tij, në mënyrë që të keni akses në pjesën e poshtme, por duhet ta vendosni në paketimin prej shkume të butë ose në materiale të ngjashme për të mos dëmtuar panelin e tij të pasëm. Përgjithësisht, për të kthyer derën, rekomandohen hapat e mëposhtëm.

  1. Vendoseni frigoriferin më këmbë. Hapeni derën për të nxjerrë jashtë të gjitha raftet e derës (për të shmangur dëmtimin) dhe pastaj mbylleni derën.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 13

Kujdes! Ju lutemi shtypini pak nga të dyja anët raftet e derës në drejtim të qendrës dhe brenda derës dhe pastaj ngrijini lart për t'i hiqur.

  1. Hiqeni kapakun e menteshës së sipërme djathtas (1) në pjesën e sipërme të dollapit. Hiqini 3 vidhat (2) të cilat janë përdorur për të shtrënguar pjesën e menteshës së sipërme djathtas (shikoni figurën më poshtë) dhe hiqeni pjesën e menteshës së sipërme (3).

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 14

text_image ① kapaku i menteshës ② Vidha për mbylljen e vrimës ③ pjesët e menteshës së sipërme

Kujdes! Gjatë hapit 2, ju lutemi që derën e sipërme ta mbani të vendosur, për të parandaluar rënien e derës.

  1. Hiqeni kapakun e vidhës nga cepi sipërm majtas i dollapit me kaçavidën e drejtë dhe montojeni në cepin e sipërm djathtas.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 15

  1. Hiqeni derën e sipërme nga mentesha e mesit duke e ngritur me kujdes derën në drejtim për lart.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 16

  1. Vendoseni derën e sipërme në një sipërfaqe të butë, me panelin të drejtuar për lart. Lirojeni vidhën (3) dhe hiqeni pjesën (2) dhe pjesën (1), Montojeni me vidhë bblokuesin e derës që po kthehet majtas (4) dhe bblokuesin e ndaluesit (5) të dhënë (në qesen plastike) në anën e majtë (3). Mbajeni pjesën (1) dhe (2) me pajisjen për t'i përdorur në të ardhmen.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 17

text_image 1. Ndaluesi i derës 2. Blokuesi i ndaluesit 3. Vidha për mbylljen e vrimës
  1. Lirojini vidhat që janë përdorur për të shtrënguar menteshën e mesit dhe hiqeni menteshën e mesit. Pastaj hiqeni derën e poshtme.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 18

  1. Vendoseni derën e poshtme në një sipërfaqe të butë, me panelin të drejtuar për lart. Lirojeni vidhën (3) dhe hiqeni pjesën (2) dhe pjesën (1), Montojeni me vidhë bllokuesin e derës që po kthehet majtas (4) dhe bllokuesin e ndaluesit (5) të dhënë (në qesen plastike) në anën e majtë (3). Mbajeni pjesën (1) me pajisjen për ta përdorur në të ardhmen.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 19

text_image 1 Ndaluesi i derës 2 Bblokuesi i ndaluesit 3 Vidha për mbylljen e vrimës
  1. Ndërojini kapakët e vrimave të vidhave dhe vidhosini në pllakën e kapakut të mesit nga e majta në të djathtë (siç tregohet në figurën më poshtë).

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 20

  1. Anoseni frigoriferin nga mbrapa, hiqeni pjesën (2) dhe pastaj hiqini vidhat (3).

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 21

1 Pjesa e menteshës së poshtme (djahttas)

2 Pjesa e këmbës së poshtme të rregullueshme

3 Vidhat për mbylljen e vrimave

4 Pjesa e këmbës së poshtme të rregullueshme

10.Hiqeni pjesën (4) nga kunji i menteshës së poshtme, lirojeni dhe nxirreni kunjin e menteshës së poshtme, kalojeni në vrimën në anën e kundërt, pastaj shtrëngojeni në atë pozicion dhe më pas montojeni pjesën (4) në kunjin e menteshës së poshtme.

11.Ndërojini pjesët e rimontuara në hapin 10, kalojeni pjesën (1) nga e majta dhe pastaj shtrëngojini me vidhat (3). Në fund montojeni pjesën (2).

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 22

text_image Pjesa e menteshës së poshtme (majtas)
  1. Vendoseni frigoriferin drejt në këmbë, vendoseni me kujdes derën e poshtme në kunjin e menteshës në fund dhe mbajeni në atë pozicion. Nxirreni menteshën e majtë të mesit nga qesja plastike, rregullojeni menteshën e mesit në pozicionin e duhur dhe më pas montojeni atë për ta siguruar derën e poshtme në vendin e sigurt.

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 23

text_image Ndërojeni menteshën e majte te mesit në gesen plastike, Mbajeni menteshën e djathtë te mesit për ta përdorur në të ardhmen.
  1. Vendoseni me kujdes derën e sipërme në kunjin e menteshës në mes dhe mbajeni në atë pozicion. Lëvizeni derën e sipërme në pozicionin e duhur. nxirreni menteshën e sipërme majtas nga qesja plastike, pastaj vendoseni kunjin e menteshës së sipërme majtas në vrimën e menteshës majtas, në pjesën e sipërme të derës, për ta siguruar në vend. Rregullojeni menteshën e sipërme dhe derën e sipërme, pastaj fiksojeni me vidha pjesën e menteshës së sipërme. Mbajeni menteshën e djathtë të sipërme me pajisjen, për ta përdorur në të ardhmen.

(Ju lutemi që gjatë montimit, derën e sipërme ta mbani me kujdes me dorë)

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 24

  1. Montojeni kapakun e dhënë për menteshën e majtë (në qesen plastike) në mënyrë që të puthitet me menteshën, montojini raftet e derës në pozicionin fillestar. Mbajeni kapakun e menteshës aë djathtë me pajisjen, për ta përdorur në të ardhmen.

1 Kanali i ajrit të ngrirësit
2. Rafti i ngrirësit
3. Kontrolli i temperaturës së ngrirësit
4. Tabakaja multifunksionale (Ose Rafti i Frigoriferit)
5. Kontrolli i temperaturës së frigoriferit
6. Rafti i frigoriferit
7. Kanali i ajrit të frigoriferit
8. Kapaku i ndarjes së fruta-perimeve
9. Ndarja e fruta-perimeve
10. Këmba e poshtme e rregullueshme
11. Guarnicioni i derës së ngrirësit
12. Dera e ngrirësit
13. Rafti i derës së ngrirësit
14. Guarnicioni i derës së frigoriferit
15. Rafti i derës së sipërme
16. Çelësi i derës
17. Rafti i derës së vogël
18. Rafti i derës së poshtme
19. Dera e frigoriferit

GORENJE NRF7191CS4 - Mjetet që ju nevojiten - 25

  • Për shkak të modifikimit të pandërprerë të produkteve tona, frigoriferi juaj mund të jetë paksa i ndryshëm nga ky manual udhëzues, por funksionet dhe metodad e përdorimit të tij mbeten të njëjta.
  • Për të përfituar efikasitetin më të mirë energjitik të këtij produkti, ju lutemi t'i vendosni të gjithë raftet, sirtarët dhe koshat në pozicionin e tyre fillestar, sipas ilustrimit të mësipërm.

Përdoreni pajisjen tuaj sipas rregullave të mëposhtme. Pajisja juaj ka funksionet përkatëse siç tregohet në panelet e kontrollit në figurat e mëposhtme.

Rregullatori i temperaturës në dhomën e frigoriferit

GORENJE NRF7191CS4 - Rregullatori i temperaturës në dhomën e frigoriferit - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7
  • Ftohje e pamjaftueshme në dhomë. Vendoseni kontrolluesin e temperaturës në modalitetin 7.
  • Përdorimi normal i frigoriferit. Vendoseni kontrolluesin e temperaturës në modalitetin 4.

E rëndësishme!

Temperaturat e larta të ambientit (p.sh. në ditët e nxehta të verës) dhe një cilësim më i ftohtë i rregullatorit të temperaturës, mund të shkaktojë funksionim të vazhdueshëm të kompresorit ose ndoshta të pandërprerë!

Për këtë arsye ne nuk e rekomandojmë përdoruesin të vendosë çelësin e kontrollit të temperaturës në modalitetet 7.

Arsyeja: kur temperaturat e amnientit janë të larta, kompresori duhet të funksionojë pa ndërprerje, në mënyrë që të ruajë temperaturën e ulët në pajisje

Regullatori i temperaturës në dhomën e ngrirësit

Regullatori i temperaturës ju mundëson të rregulloni temperaturën brenda ngrirësit.

GORENJE NRF7191CS4 - Regullatori i temperaturës në dhomën e ngrirësit - 1

- Në rast se në dhomë nevojitet më shumë prodhim akulli ose ushqim i ngrirë, ju lutemi që çelësin e kontrollit të temperaturës ta vendosni në

pozicionin

  • Në rastin e përdorimit të frigoriferit në kushte normale. Ju lutemi ta vendosni rregullatorin e temperaturës në pozicionin e mesit.
  • Në rast se në dhomë nevojitet më pak ushqim i ngrirë, ju lutemi që çelësin e kontrollit të temperaturës ta vendosni në pozicionin*

E rëndësishme!

Për këtë arsye ne nuk e rekomandojmë përdoruesin të vendosë çelësin e kontrollit të temperaturës në modalitetet rose për një funksionim normal.

Vendosja e çelësit në pozicionin *do të mundësojë efikasitet më të lartë energjie. Në të kundërt, do të rezultojë konsum më i lartë i energjisë.

E rëndësishme!

Mos vendosni shumë ushqim direkt përballë vrimave të ajrit ose pjesës së sensorit të temperaturës në kapakun e kanalit të ajrit të ndarjes së frigoriferit, pasi ai ndikon në funksionimin normal të pajisjes.

GORENJE NRF7191CS4 - E rëndësishme! - 1

text_image sensorit të temperaturës

PËRDORIMI I PAJISJES SUAJ ELEKTROSHTËPIAKE

Pajisja juaj ka aksesorë të paraqitur në përgjithësi sipas “Përshkrimit të pajisjes”. Në këtë pjesë të udhëzimit, ju mund të gjeni mënyrën e duhur për përdorimin e tyre. Ne ju rekomandojmë që t'i lexoni me kujdes përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake.

Rafti i derës

  • Ešhtë i përshtatshëm për mbajtjen e vezëve, kanaçeve me lëngje, shisheve me pije, kutive me ushqim, eti. Mos vendosni sende shumë të rënda në rafte.
  • Rafti i vogël në derën e poshtme mund të vendoset në lartësi të ndryshme, sipas nevojave tuaja. Ju lutemi ta hiqni ushqimin nga rafti, përpara se ta ngrini vertikalisht për t'i ndëruar pozicionin.

Rafti në dhomën e frigoriferit

  1. Në dhomën e frigoriferit ka rafte, të cilat mund të nxirren jashtë për t'u pastruar.

GORENJE NRF7191CS4 - Rafti në dhomën e frigoriferit - 1

  1. Sirtari në fund (crisper) është e përshtatshme për të mbajtur perime, fruta, etj.

GORENJE NRF7191CS4 - Rafti në dhomën e frigoriferit - 2

Kontrolli i lagështirës në kutinë e fruta-perimeve

  • Sirtari i frutave dhe perimeve ndodhet në pjesën e brendshme për të mbajtur fruta dhe perime. Ju mund të rregulloni lagështirën në sirtarin e fruta-perimeve me kursorin e rregullimit të lagështirës, në kapakun e sirtarit të fruta-perimeve.
  • Blloku rrëshkitës në kapakun e sirtarit të fruta-perimeve mund të rrëshkasë majtas ose djathtas dhe vrima e ajrit zmadhohet ose zvogëlohet, sipas rastit. Vrima më e madhe do të thotë më pak lagështirë dhe më e vogël do të thotë më shumë lagështirë.

GORENJE NRF7191CS4 - Kontrolli i lagështirës në kutinë e fruta-perimeve - 1

- Ne rekomandojmë që ju t'i mbani perimet me më shumë lagështirë dhe frutat me më pak lagështirë.

Dhoma e ngrirësit

Dhoma e ngrirësit është e përshtatshme për të mbajtur ushqime të cilat duhet të ngrijnë, si p.sh. mishi, akulli.

Kujdes! Mos e mbyllni derën e frigoriferit kur instaloni mbajtësen e thellë, pasi mund të dëmtohet pajisja.

Sigurohuni që shishet me pije të mos lihen në ngrirës për një kohë më të gjatë nga sa nevojitet, pasi lëngjet e ngrira mund të shkaktojnë thyerjen e shishes.

Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes elektroshtëpiake.
  • Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.
  • Mishin dhe peshkun e papërpunuar, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë mbi ushqimet e tjera.
  • Ndarjet me dy yje për ushqimin e ngrirë, janë të përshtatshme për të mbajtur ushqimet e para-ngrira, për të mbajtur ose për të bërë akullore dhe kube akulli.
  • Ndarjet me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët.
Rradha LLOJI i ndarjesTemp. e synuar për mbajtje.[°C]Ushqimi i përshtatshëm
1 Frigorifer +2 ≤ +8Vezët, ushqimet e gatshme,ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e qumështit,ëmbëlsirat, pijet dhe ushqimet e tjera,të cilat nuk janë të përshtatshme përngrirje
2 (***)* -Ngrirës≤ -18 Ushqimet e detit (peshku, karkalecat,midhjet), produktet e ujërave tëëmbla dhe produktet e mishit (koha e rekomanduar është 3 muaj - vlerat ushqyese dhe shija reduktohen me kalimin e kohës), të përshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë.
3 ***-Ngrirës≤ -18 Ushqimet e detit (peshku, karkalecat,midhjet), produktet e ujërave tëëmbla dhe produktet e mishit (koha e rekomanduar është 3 muaj - vlerat ushqyese dhe shija reduktohen me kalimin e kohës), të papërshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë.
4 **-Ngrirës≤ -12 Ushqimet e detit (peshku, karkalecat,midhjet), produktet e ujërave tëëmbla dhe produktet e mishit (koha e rekomanduar është 2 muaj - vlerat ushqyese dhe shija reduktohen me kalimin e kohës), të papërshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë.
5 * -Ngrirës≤ -6 Ushqimet e detit (peshku, karkalecat,midhjet), produktet e ujërave tëëmbla dhe produktet e mishit (koha e rekomanduar është 1 muaj - vlerat ushqyese dhe shija reduktohen me kalimin e kohës), të papërshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë.
6 0-yje -6 ≤ 0 Mish ifreskët derri, lope, peshk,pula, disa ushqime të përpunuara të paketuara, etj. (Rekomandohet të konsumohen brenda ditës,mundësisht jo më shumë se 3 ditë).Ushqime të përpunuara pjesërisht të paketuara/mbështjella në kapsula(ushqime jo të ngrira).
7 Freskim -2 ≤ +3 Mishi freskët/i ngrirëderri, lope,pula, produkte të ujërave të ëmblaetj. (7 ditë nën 0 °C dhe mbi 0 °Crekomandohet të konsumohen brendaditës, mundësisht jo më shumë se 2ditë). Ushqime deti (më pak se 0 për15 ditë, nuk rekomandohet të mbahenmbi 0 °C)
8 Ushqim ifreskët0 ≤ +4 Mishi freskët derri, lope, peshk,pula, ushqime të përpunuara, etj.(Rekomandohet të konsumohenbrenda ditës, mundësisht jo më shumëse 3 ditë).
9 Verë +5 ≤ +20 Verë ekuqe, verë e bardhë, verë egazuar etj.

Shënim: ju lutemi t'i mbani ushqimet e ndryshme sipas ndarjeve ose temperaturës së synuar të ruajtjes së produkteve të blera.

- Në qoftë se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.

Pastrimi i nxjerrësit të ujit (veçanërisht për produktet me nxjerrje uji):

- Pastrojini depozitat e ujit në qoftë se nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlajeni sistemin e ujit.

KËSHILLA DHE SUGJERIME TË DOBISHME

Këshilla për kursimin e energjisë

Për të kursyer energji, ne ju rekomandojmë që të ndiqni këshillat e mëposhtme.

  • Përpiquni të shmangni mbajtjen e derës hapur për periudha të gjata.
  • Sigurohuni që pajisja të jetë larg nga çdo burim i nxehtësisë (drita e drejtpërdrejtë e diellit, furra elektrike ose soba e gatimit, etj.)
  • Mos e vendosni temperaturën më ftohtë nga sa nevojitet.
  • Mos mbani në pajisjen elektroshtëpiake ushqim të ngrohtë ose lëngje që avullojnë.
  • Vendoseni pajisjen në një dhomë të ajrosur mirë dhe pa lagështirë. Ju lutemi referojuni kapitullit Instalimi i pajisjes suaj të re.
  • Në qoftë se diagrami tregon kombinimin e duhur për sirtarët, enën e fruta/perimeve dhe raftet, mos e përshtatni ndryshe atë, pasi është projektuar për të qenë konfigurimi më efikas për energjinë.

Sugjerime për mbajtjen në frigorifer

  • Mos e vendosni menjëherë në frigorifer ose në ngrirës ushqimin e nxehtë, temperatura e brendshme do të rritet duke rezultuar në operim më të vështirë të kompresorit.
  • Mbulojeni ose mbështilleni ushqimin, veçanërisht në qoftë se ka aromë të fortë.
  • Vendosni ushqimin me kujdes, me qëllim që ajri të qarkullojë lirisht rreth tij.
  • Mishi (të gjitha llojet), ushqime të mbështjella me qese polietileni: mbështilleni dhe vendoseni në raftin e qelqit mbi sirtarin e perimeve. Zbatoni gjithmonë kohën e ruajtjes dhe përdorimit të ushqimit sipas datave të sugjeruara nga prodhuesit.
  • Ushqimi i gatuar, gjellët e ftohta, etj.: Këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në cilindo raft.
  • Frutat dhe perimet: Këto duhet të mbahen në sirtarin e pajisur për freskim.
  • Gjalpi dhe djathi: Duhet të mbështillen me fletë alumini hermetike ose me fletë plastike.
  • Rekomandohet që në çdo paketim të ngrirë të vendosni emërtimin dhe datën, me qëllim që të keni të dhënat për kohën e mbajtjes.

Këshilla për ngrirjen

- Kur e ndizni për herë të parë ose pas një periudhe të papërdorur, përpara se të vendosni ushqim në ndarje, lereni pajisjen të funksionojë të paktën 2 orë në cilësimet më të larta.

- Përgatiteni ushqim në pjesë të vogla, për të mundësuar që ai të ngrijë shpejt dhe plotësisht dhe për të mundësuar që më vonë të shkrini vetëm sasinë e nevojshme.

- Ushqimin mbështilleni me letër alumini ose mbështjellës ushqimesh prej polietileni, të cilat janë hermetike,

  • Mos lejoni që ushqimi i freskët, i pangrirë të prekë ushqimin që tashmë është i ngrirë, për të shmangur ritjen e temperaturës së këtij të fundit.
  • Produktet e ngrira, në qoftë se konsumohen menjëherë pas heqjes nga ndarja e ngrirjes, ka mundësi që të shkaktojnë në lëkurë djegie nga akulli.
  • Rekomandohet të etiketoni dhe të datoni çdo paketë të ngrirë, në mënyrë që të ndigni kohën e ruajtjes.

Sugjerime për mbajtjen e ushqimeve të ngrira

  • Sigurohuni që ushqimi i ngrirë është ruajtur në mënyrën e duhur nga shitësi i ushqimit
  • Pasi të shkrijë, ushqimi do të prishet shpejt dhe nuk duhet të ngrihet përsëri. Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të treguar nga prodhuesi i ushqimit.

Fikja e pajisjes suaj elektroshtëpiake

Në rast se pajisja duhet të fiket për një periudhë të gjatë, për të parandaluar mykun në pajisje, duhet të ndërmerren hapat e mëposhtëm.

  1. Hiqni të gjithë ushqimin.
  2. Higeni spinën nga priza elektrike.
  3. Pastrojeni nga brenda dhe thajeni plotësisht.
  4. Sigurohuni që të gjitha dyert të jenë pak të hapura, për të lejuar qarkullimin e ajrit.

Për arsye higjienike, pajisja elektroshtëpiake (duke përfshirë aksesorët e jashtëm dhe të brendshëm) duhet të pastrohet rregullisht të paktën çdo dy muaj.

Kujdes! Gjatë pastrimit, pajisja nuk duhet të lidhet me rrjetin elektrik pasi ka rrezik për goditje elektrike!

Përpara pastrimit, fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza.

Pastrimi i jashtëm

Për të ruajtur pamjen e mirë të pajisjes suaj, duhet ta pastroni atë rregullisht.

  • Fshijeni panelin dixhital dhe panelin e ekranit me një leckë të pastër dhe të butë.
  • Spärkateni me ujë leckën e pastrimit në vend që ta spärkatni direkt sipërfaqen e pajisjes elektroshtëpiake. Kjo ndihmon për të siguruar një shpërndarje të barabartë të lagështirës mbi sipërfaqe.
  • Pastrojini dyert, dorezat dhe sipërfaqet e karkasës me një pastrues të butë dhe pastaj fshijini për t'i tharë me një leckë të butë.

GORENJE NRF7191CS4 - Pastrimi i jashtëm - 1

  • Mos përdorni sende të mprehta pasi ato ka mundësi që të gërvishtin sipërfagen.
  • Për pastrim mos përdorni tretësa, detergjentë makine, Clorox, vajra eteri, pastruesa gërryes ose tretësa organikë, si p.sh. Benzol. Ata mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes dhe mund të shkaktojnë zjarr.

Pastrimi i brendshëm

Ju duhet ta pastroni rregullisht pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake. Do të jetë më e thjeshtë për t'u pastruar kur rezervat e ushqimit janë të pakta. Fshijeni pjesën e brendshme të ngrirësit të frigoriferit me një tretësirë të holluar bikarbonati natriumi (sodë buke) dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë duke përdorur një sfungjer ose leckë për ta shtrydhur. Fshijeni duke e tharë plotësisht përpara se të rivendosni raftet dhe enët e tjera.

Thajini plotësisht të gjitha sipërfaqet dhe pjesët e lëvizshme.

GORENJE NRF7191CS4 - Pastrimi i brendshëm - 1

Megjithëse kjo pajisje shkrin automatikisht, në qoftë se dera e ngrirësit hapet shpesh ose mbahet e hapur shumë gjatë, mund të ndodhë që në muret e brendshme të ndarjes së ngrirësit të ketë një shtresë akulli. Në qoftë se akulli është shumë i trashë, zgjidhni një kohë kur ngrirësi është pothuajse bosh dhe veproni si më poshtë:

  1. Hiqeni ushqimin ekzistues dhe koshat e aksesorëve, hiqeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe lerini dyert të hapura. Ajroseni plotësisht dhomën për të përshpejtuar procesin.
  2. Pasi të përfundojë shkrirja, pastrojeni ngrirësin tuaj sipas përshkrimit të mësipërm.

Kujdes! Për të hequr akullin nga ndarja e ngrirësit, mos përdorni objekte të mprehta. Pajisja duhet të ndizet përsëri dhe të futet përsëri në prizën e rrjetit elektrik, vetëm pasi pjesa e brendshme të jetë plotësisht e thatë,

Pastrimi i izoluesve të dyerve

Kini kujdes që izoluesit e dyerve t'i mbani të pastër. Ushqimi dhe pijet që ngjiten mund të shkaktojnë që izoluesit të ngjiten me karkasën dhe të shqyhen kur të hapni derën. Izoluesin lajeni me një detergjent të butë dhe me ujë të ngrohtë. Shpërlajeni dhe thajeni plotësisht pas pastrimit.

Kujdes! Pajisja elektroshtëpiake duhet të furnizohet me energji vetëm pasi izoluesit e derës të jenë tharë plotësisht.

Zëvendësimi i dritës LED:

Kujdes: Drita LED duhet të zëvendësohet nga një person kompetent. Në qoftë se drita LED dëmtohet, kontaktoni për asistencë me ndihmën e klientit. Për të zëvendësuar dritën LED, mund të ndigen hapat e mëposhtëm:

  1. Hiqeni pajisjen nga priza.
  2. Hiqeni kapakun e dritës, duke e shtypur dhe nxjerrë.
  3. Mbajeni kapakun e dritës LED me njërën dorë dhe tërhiqeni me dorën tjetër, ndërkohë gë shtypni shulin lidhës.
  4. Zëvendësojeni dritën LED dhe futeni në vend duke kërcitur.

Në rast se keni ndonjë problem me pajisjen tuaj elektroshtëpiake ose jeni të shqetësuar se pajisja nuk funksionon siç duhet, mund të bëni disa kontrolle të tjeshta. Përpara se të telefononi për shërbim, ju lutem shikoni më poshtë.

Kujdes! Mos u përpiqni ta riparoni vetë pajisjen. Në qoftë se problemi vazhdon pasi të keni kryer kontrollet e përmendura më poshtë, kontaktoni një elektricist të kualifikuar, inxhinier shërbimi të autorizuar ose dyqanin ku e keni blerë produktin.

Problemi Shkaku i mundshëm & Zgjidhja
Pajisja nuk funksiononsiç duhetKontrolloni nëse kablli elektrik është vendosur nëprizë siç duhet.Kontrolloni siguresën ose qarkun e furnizimit meenergji elektrike, në rast se është e nevojshme,zëvendësojeni.Èshtë normale që frigoriferi nuk funksionon gjatëciklit të shkrirjes automatike ose për një kohë tëshkurtër pasi pajisja të ndizet, për të mbrojturkompresorin.
Aromë nga ndarjetPjesa e brendshme mund të ketë nevojë përpastrim.Disa ushqime, enë apo mbështjellëse shkaktojnëaroma.
Zhurmë nga pajisjaTingujt e mëposhtëm janë krejt normalë:Zhurma e punës së kompresorit.Zharma e lëvizjes së ajrit nga motori i vogël iventilatorit në ndarësin e ngrirësit ose në ndarjet etjera.Zharma gurgulluese e ngjashme me zierjen e ujit.Zharma kërcitëse gjatë shkrirjes automatike.Zharma klikuese përpara se të fillojë kompresori.Zharma të tjera të pazakonshme janë për shkak tëarsyeve të mëposhtme dhe mund të duhet që tëkontrolloni dhe të veproni vetë:Frigoriferi nuk është në nivelPjesa e pasme e pajisjes takon në mur.Janë rrokullisur ose janë përmbysur shishe apoenë.
Motori punon pa pushimEështë normale që shpesh të dëgjoni zhurmën e motorit, ai do të ketë nevojë të punojë më shumë në rrethanat e mëposhtme:• Temperatura është vendosur më ftohtë nga sa është e nevojshme. • Brenda pajisjes kohët e fundit është ruajtur një sasi e madhe ushqimi të ngrohtë. • Temperatura jashtë pajisjes është shumë e lartë. • Dyert janë mbajtur të hapura shumë gjatë ose shumë shpesh. • Pas instalimit të pajisjes nga ana juaj ose pasi ka qenë fikur për një kohë të gjatë.
Në ndarje ka një shtresë ngrice/akulli.• Kontrolloni që vrimat e ajrit të mos bllokohen nga ushqimi dhe sigurohuni që ushqimi të vendoset brenda pajisjes në mënyrë që të lejojë ajrosje të mjaftueshme. Sigurohuni që dera është e mbyllur plotësisht. Për të hequr ngricën/akullin, ju lutemi referojuni kapitullit të pastrimit dhe përkujdesjes.
Temperatura brenda pajisjes është shumë e ngrohtë• Ju mund t'i keni lënë dyert hapur shumë gjatë ose shumë shpesh; dyert kanë mbetur të hapura nga ndonjë pengesë; ose pajisja është e vendosur me hapësirë të pamjaftueshme nga anash, nga pas dhe nga sipër.
Temperatura brenda pajisjes është shumë e ftohtë• Rriteni temperaturën duke zbatuar kapitullin “Kontrollet e ekranit”.
Dyert nuk mund të mbyllen me lehtësi.• Kontrolloni nëse pjesa e sipërme e frigoriferit është e përkulur prapa me 10-15 mm, për të lejuar që dyert të mbyllen vetë apo nëse mbylljen e dyerve e pengon diçka nga brenda.

HEDHJA E PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE

Ešshtë e ndaluar që kjo pajisje elektroshtëpiake të hidhet si mbeturinë shtëpiake.

Materialet e paketimit

Materialet e paketimit me simbolin e riciklimit janë të riciklueshme. Hidheni paketimin në një konteiner grumbullimi mbeturinash të përshtatshëm të për t'i ricikluar ato.

Përpara hedhjes së pajisjes elektroshtëpiake

  1. Nxirreni spinën nga priza e rrjetit elektrik.
  2. Prijeni kabllin elektrik dhe hidheni bashkë me spinën.

Kujdes! Frigoriferët përmbajnë gazra ftohës dhe gazra izolues. Gazrat ftohës dhe gazrat e tjerë duhet të hidhen në mënyrë profesionale, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim ose djegie të syve. Sigurohuni që tubacioni i qarkut të gazit ftohës të mos dëmtohet përpara hedhjes së duhur.

HEDHJA E KËTIJ PRODUKTI NË MËNYRËN E DUHUR
GORENJE NRF7191CS4 - Përpara hedhjes së pajisjes elektroshtëpiake - 1Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.

Gorenje, d.o.o.

Partizanska 12

Sl - 3320 Velenje, Slovenija

info@gorenje.com

www.gorenje.com

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : NRF7191CS4

Kategori : Frigorifer