AC2221 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AC2221 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth AC2221 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AC2221 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AC2221 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT AC2221 PHILIPS
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së 452
2 Pastruesi i ajrit 453
Përmbledhje e produktit 453
Përmbledhje e komandave 454
3 Hapat e parë në fillim 455
Instalimi i filtrit 455
Lidhja e energjisë elektrike 455
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi 456
Lidhja me Wi-Fi 456
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit 457
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit 457
Ndezja dhe fikja 458
Ndryshimi i vendosjes së modalitetit 458
Përdorimi i funksionit të dritës 459
Vendosja e siguresës së fëmijëve 460
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja 460
Grafiku i pastrimit 460
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit 460
Pastrimi i sensorit të grimcave 461
Pastrimi i filtrit 461
Ndërrimi i filtrit 463
Resetimi i kohës së filtrit 465
6 Ruajtja 465
7 Zgjidhja e problemeve 466
8 Garancia dhe mbështetja 468
Porositja e pjesëve ose aksesorëve 468
Siguria
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta përdorni pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Për t'u siguruar rendiment optimal, rekomandohet ta përditësoni firmuerin e pastruesit në versionin më të fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Air+.
Rrezik
- Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr flakë, në mënyrë që të shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose rrezikun për zjarr.
- Mos spärkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Paralajmërim
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Për t'u përdorur vetëm së bashku me adaptorin e dhënë me pajisjen.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart nën mbikëqyrje. - Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë me aftësi të reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. - Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
- Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
- Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimës së daljes së ajrit.
- Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n/ax në 2,4 GHz me një fuqi dalëse maksimale prej 72 mW EIRP.
- Bluetooth versioni 5.2 (LE) në frekuencë 2,4 GHz me dalje RF më pak se 10 mW EIRP.
- Rekomandojmë personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si maska dhe doreza.
Kujdes
- Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me korrent apo përdorimin e aspiratorit apo të ventilatorit gjatë gatimit.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.
- Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
- Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni filtra të tjerë.
- Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
- Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
-
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi apo mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje apo avuj kimikë.
- Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
- Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni mirëmbajtje.
- Pajisja synohet vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
- Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagura apo me lagështirë a temperatura të larta, si për shembull në banjë apo në dhomë me ndryshime të mëdha temperature.
- Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se radiopajisja e Ilojit AC2210/AC2220/AC2221 është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
2 Pastruesi i ajrit
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome.
Përmbledhje e produktit

text_image
A B PHILIPS AeraSense C D E F| APaneli i kontrollit DFiltri (FY2200) | ||
| BVrima e daljes së ajrit EBazamenti | ||
| CSensori i cilësisë së ajrit FUshqyesi (KA3601A-2401500EU) |
Përmbledhje e komandave

| [4050] | Ndezja/fikja | ![]() | Butoni i ndërrimit të modalitetit/ butoni i rivendosjes së Wi-Fi (shtypje e gjatë 3 sekonda) |
![]() | Butoni i funksionit të dritës (shtypje e shkurtër)/butoni i kyçjes siguresës së fëmijëve (shtypje e gjatë 3 sekonda) | [WCAB] | Rivendosja e pastrimit/ndërrimit të filtrit |
Paneli i ekranit
| PM2.5 Ekrani PM2.5 Modaliteti i kontrolluar nga aplikacioni | |||
| Treguesi i bllokimit për fëmijët Modaliteti "Auto" | |||
| Modaliteti "Sleep" Modaliteti "Medium" | |||
| Shpejtësia turbo Sinjali për pastrimin e filtrit | |||
| Sinjali për ndërimin e filtrit | |||
Shënim:
- Sensori i dritës ndodhet nën butonin e ndezjes. Sigurohuni që të mos pengohet nga ndonjë objekt tjetër.
3 Hapat e parë në fillim
Instalimi i filtrit
Hiqni të gjithë paketimit e filtrit përpara përdorimit të parë.
Shënim: Sigurohuni që ajërpastruesi të jetë hequr nga priza përpara instalimit të filtrit.
1 Kthejeni pajisjen përmbys.

2 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja.

3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit të ajrit.

4 Vendoseni sërish filtrin në pajisje. Sigurohuni që filtri të jetë i rrafshët dhe i lidhur me bazën (e pajisjes). Rlmontoni bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

Lidhja e energjisë elektrike
Shënim: Rrezik për goditje elektrike! Kur hiqni ushqyesin nga priza, gjithmonë tërhiqeni nga spina. Mos e tërhiqni kurrë kordonin.
Lidhni përshtatësin elektrik:
- Më pas, në prizën elektrike në mur.

Funksionimi i treguesit të Wi-Fi
| Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi |
| Pulson në portokalli Lidhja me smartfonin |
| E qëndrueshme në ngjyrë të portokalli I lidhur me smartfonin |
| Pulson në të bardhë Duke u lidhur me serverin |
| E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë I lidhur me serverin |
| Joaktiv Funksioni Wi-Fi i çaktivizuar |
Lidhja me Wi-Fi
Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips "Air+" nga App Store ose Google Play.

2 Vendoseni adaptorin e pastruesit në prizë dhe shtypni për të ndezur pastruesin e ajrit.
→Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.

3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi.

text_image
2.4GHzShënim:
- Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfon për të mundësuar çiftimin e duhur.
- Sigurohuni që smartfoni të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.
4 Hapni aplikacionin "Air+" dhe klikoni te "Connect a New Device" ose shtypni butonin "+" në krye të ekranit. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj.

flowchart
graph TD
A["Wi-Fi Signal"] --> B["Smart Air Purifier"]
C["Smart Phone"] --> D["Decision Point"]
D --> E["Next Step"]
style A fill:#4CAF50,stroke:#333
style B fill:#2196F3,stroke:#333
style C fill:#2196F3,stroke:#333
style D fill:#FFA500,stroke:#333
style E fill:#FFA500,stroke:#333
Shënim:
- Ky udhëzim vlen vetëm kur pastruesi i ajrit konfigurohet për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar ose konfigurimi duhet kryer sërish, shih kapitullin "Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi" në fagen 457.
- Nëse do të lidhësh më shumë se një ajërpastrues me smartfonin apo tabletë, duhet t'i bësh një nga një.
- Sigurohuni që distanca mes smartfonit apo tabletës dhe ajërpastruesit të jetë më pak se 10 metra pa pengesa.
Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi
Shënim:
- Rivendosni lidhjen Wi-Fi nëse ndryshoni rrjetin tuaj bazë.
1 Vendoseni spinën e pastruesit të ajrit në prizë dhe shtypni për të ndezur pastruesin e ajrit.
2 Shtypni e mbani për 3 sekonda derisa të dëgjoni një tingull bip.
→Pastruesi i ajrit kalon në modalitet çiftimi.
→Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli.

text_image
PM 2.5 0.08 3s3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni "Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë".
4 Përdorimi i pastruesit të ajrit
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit
Pasi të ndizet, ajërpastruesi do të fillojë të skanojë cilësinë e ajrit. Pas rreth 30 sekondash punë, sensori i grimcave zgjedh ngjyrën që përkon me cilësinë e ajrit përreth grimcave në ajër.
Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit përcaktohet nga matja e PM2.5.
PM2.5
Teknologjia e detektimit AeraSense detekton me saktësi dhe reagon shpejt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të grimcave në ajër. Ai ju ofron sigurinë e sinjalizimit PM2.5 në kohë reale. Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bie nën PM2.5 – që u referohet grimcave që barten në ajër më të vogla se 2,5 mikrometra. Burimet e zakonshme të ambienteve të mbyllur për grimca të imëta janë tymi i duhanit, gatimi, djegia e qirinjve. Disa baktere që barten nga ajri dhe sporet më të imëta të mykut, alergjenëve të kafshëve shtëpiake dhe grimcave alergjenëve të morrave të përfshihen gjithashtu nën PM2.5.
| Niveli i PM2.5 | Ngjyra e cilësisë së ajrit | Niveli i cilësisë së ajrit |
| ≤12 E kal | tër l mirë | |
| 13-35 Blu-e purpurt l pranueshëm | ||
| 36-55 E purpurt-e kuqe l keq | ||
| >55 E kuqe Shumë i keq | ||
Ndezja dhe fikja
Shënim:
- Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
- Shmangni rënien e sendeve të huaja (si perdet) apo pengimin e hyrjes ose të daljes së ajrit.
1 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.

→Pastruesi tingëllon.
→Gjatë fazës së ngrohjes në ekran shfaqet "---". Në vijim ajërpastruesi tregon nivelin e PM2.5 pas matjes së cilësisë së ajrit.
→Ajërpastruesi punon në modalitetin Auto me PM2.5 të shfaqur në ekran.

text_image
PM2.5 0083 Shtypni sërish për të ndezur pastruesin.
Shënim: Nëse ajërpastruesi qëndron i lidhur në prizë pasi FIKET, do të punojë me cilësimet e mëparshme kur të RINDIZET.
Ndryshimi i vendosjes së modalitetit
Mund të shtypni butonin për të zgjedhur modalitetin Auto ( A ) modalitetin Sleep ( C ) modalitetin Medium ( ) ase modalitetin Turbo ( D )
Modalitetet e tjera (💡) mund të zgjidhen në aplikacionin Air+.
- Auto mode: Pajisja rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.

text_image
PM 2.5 0.08 A A- Sleep mode: Pajisja funksionon në heshtje me shpejtësi të ulët. Pas 3 sekondash, dritat e ekranit fiken.

- Medium mode: Pajisja funksionon në një modalitet mesatar.

text_image
PM 2.5 0:08- Turbo speed: Pajisja funksionon me shpejtësi maksimale.

text_image
PM 2.5 0.08- App-operated mode: Pajisja përdor një modalitet që ofrohet vetëm përmes aplikacionit, si p.sh. shpejtësi manuale shtesë të ventilatorit ose modalitete të tjera që janë përshtatur në aplikacion.

text_image
PM 2.5 0:00 Air+ 手机图标- Shënim: Modaliteti i kontrolluar nga aplikacioni ofrohet VETËM përmes aplikacionit pas lidhjes së suksesshme me Wi-Fi.
Përdorimi i funksionit të dritës
Me sensorin e dritës paneli i kontrollit mund të ndizet, fiket apo errësohet automatikisht në përputhje me dritën e ambientit.
Drita e panelit të kontrollit do të jetë e fikur ose e errësuar nëse drita e ambientit është e errët. Mund të shtypni një buton çfarëdo për të rindezur të gjitha dritat. Në vijim, nëse nuk kryhet veprim tjetër, të gjitha dritat do të fiken ose do të zbehen përsëri për t'u përshtatur me dritën e ambientit.
Mund të shtypni butonin ñër të ndezur dritën e cilësisë së ajrit, dritën e ambientit ose për të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit.
1 Pastruesi do të ndezë në mënyrë të paracaktuar dritën e cilësisë së ajrit. Unaza e cilësisë së ajrit do të ndryshojë ngjyrën bazuar në cilësinë e ajrit të ambientit.

text_image
PM2.5 0002 Shtypni butonin per të kaluar në modalitetin e dritës së ambientit. Përshtatni ndriçimin dhe ngjyrën e dritës komode në aplikacionin Air+.

3 Mund ta shtypni butonin per të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit. Rishtypni cilindo buton për t'i aktivizuar të gjitha dritat.

Vendosja e siguresës së fëmijëve
1 Mund të shtypni e mbani butonin për 3 sekonda për të aktivizuar siguresën e fëmijëve.
←shfaqet në ekran.

text_image
PM 2.5 0:00 3s2 Shtypni e mbani butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën e fëmijëve.
→rgohet nga ekrani.

text_image
PM 2.5 0:08 3s5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
- Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
- Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshirë ujin) për pastrimin e filtrit.
- Mos tentoni të pastroni sensorin e grimcave me fshesë me vakuum.
Grafiku i pastrimit
| Shpeshtësia Mënyra e pastrimit | |
| Kur nevojitet | Fshini sipërfaqen plastike të pajisjes me një leckë të butë e të thatë |
| Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit | |
| Çdo dy muaj | Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të thatë |
| shfaqet në ekran. | Pastrojeni sipërfaqen e filtrit |
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
- Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë ajërpastruesit dhe për vrimën e daljes së ajrit.
- Vrima e daljes së ajrit mund të pastrohet gjithashtu me një leckë të butë e të thatë.
Pastrimi i sensorit të grimcave
Pastroni sensorin e grimcave çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes.
Shënim:
- Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.
- Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin e grimcave.
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Hapni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

text_image
1x 2M3 Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagsht. Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.

4 Mbyllni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për pastrimin e filtrit spastrojeni sipërfaqen e filtrit me fshesë me korrent.

text_image
PM 2.5 0.08Shënim:
- Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të mbajnë maskë dhe doreza.
1 Fikni pajisjen dhe hiqeni nga priza

2 Përdorni një leckë ose një fshesë me korrent për të pastruar filtrin.

3 Vendoseni sërish filtrin në pajisje. Sigurohuni që filtri të jetë i rrafshët dhe i lidhur me bazën (e pajisjes). Rlmontoni bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

4 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.

5 Shtypni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.

6 Shtypni e mbani butonin dne për 3 sekonda për të rivendosur kohën e pastrimit të filtrave.
→Mund dhe ta rivendosni kohën e pastrimit të filtrit nëpërmjet aplikacionit Air+.
→Pasi rivendosja të jetë e suksesshme, sinjalizimi i pastrimit të filtrit zhduket nga ekrani.

text_image
PM 2.5 0:08 3s7 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrit.

Kuptimi i kyçjes së mbrojtjes së shëndetshme
Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i ajërpastrimit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur filtri duhet ndërruar, sinjali për ndërrimin e filtrit Índizet në të kuqe.
Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojini filtrat sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërrimi i filtrit
Shënim:
- Filtri nuk mund të lahet ose të përdoret përsëri.
- Fikeni gjithmonë pastruesin dhe hiqeni nga priza përpara se të ndërroni filtrin.
- Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të mbajnë maskë dhe doreza.
- Për udhëzime instalimi, shihni manualin e përfshirë në kutinë e filtrit.
Kur ndizet sinjali i ndërrimit të filtrit, ndërroni filtrin (FY2200).

text_image
PM 2.5 0.081 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Kthejeni pajisjen përmbys.

3 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja.

4 Hidheni filtrin e përdorur.

5 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të ri.

6 Vendoseni sërish filtrin në pajisje.
Sigurohuni që filtri të jetë i rrafshët dhe i lidhur me bazën (e pajisjes). Rlmontoni bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

7 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.

8 Shtypni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.

9 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrit.

text_image
PM 2.5 0.08→Mund dhe ta rivendosni kohën e ndërrimit të filtrit nëpërmjet aplikacionit Air+.
→Pas rivendosjes së suksesshme, sinjalizimi i ndërrimit të filtrit zhduket nga ekrani.
10 Lani duart mirë pas ndërrimit të filtrit.

Resetimi i kohës së filtrit
Filtrin mund ta ndërroni më përpara se të shfaqet në ekran sinjali për ndërrimin e filtrit (☐ Pas ndërrimit të filtrit ju duhet ta resetoni manualisht numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
1 Shtypni butonin e ndezjes për të fikur pastruesin dhe hiqni pajisjen nga priza.

2 Sigurohuni që pajisja të jetë hequr plotësisht nga priza dhe më pas vendoseni ushqyesin në prizë.

3 Brenda 15 sekondave pas ndezjes, shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrave.

text_image
PM 2.5 0.086 Ruajtja
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Pastroni pajisjen, sensorin e grimcave dhe sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Mbështillini filtrat me qese plastike hermetike.
5 Ruajini ajërpastruesin dhe filtrin në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lajini gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrin.
7 Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
| Problemi Zgjidhja e mundshme | |
| Pajisja nuk punon më si duhet. | • Sinjali për ndërrimin e filtrit ka qenë i ndezur në vazhdimësi, por ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe shtypni gjatë dhe përtë rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrit. |
| Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. | • Sipërfaqja e filtrit është bërë pis. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë. | • Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.• Filtri nuk është vendosur në pajisje. Sigurohuni që filtri (FY2200) është montuar saktë.• Sensori i grimcave është i lagur. Niveli i lagështisë në dhomën tuaj është i lartë dhe shkakton kondensim. Sigurohuni që sensori i grimcave të jetë i pastër dhe i thatë (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").• Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.• Ka burime ndotëse në ambientin e brendshëm. Për shembull tym duhani, tym gatimi, tym djegieje, parfum ose alkool.• Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një filtrër të ri. |
| Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit qëndron gjithmonë e njëjtë. | • Sensori i grimcave është bërë pis. Pastroni sensorin e grimcave (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. | • Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrat, atëherë kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon akoma, ndërroni filtrin. |
| Pajisja bën shumë zhurmë. | • Ešhtë normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".• Në modalitetin "Auto", nëse pajisja bën shumë zhurmë, ka mundësi që pajisja të jetë duke punuar në shpejtësi të lartë, sepse cilësia e ajrit vjen duke u përkeqësuar ose cilësimi juaj personal në aplikacion nxit një shpejtësi të lartë të ventilatorit. Ju mund të zgjidhni modalitetin "Sleep" ose të ndryshoni cilësimet në aplikacion.• Nëse ka zhumë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.• Nëse bie diçka brenda vrimës së daljes së ajrit, mund të shkaktojë nivel të lartë zhurme. Fikni menjëherë pajisjen, kthejeni atë përmbys për ta nxjerrë objektin jashtë pajisjes. |
| Pajisja tregon ende se duhet të ndërroj filtrin, ndërkohë që e kam ndërruar atë. | • Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni e mbani butonin dhe peë3 sekonda. |
| Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". | • Motori ka avari. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. |
| Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. | • Nëse pastruesit të ajrit është i lidhur në rrugëzues me bandë të dyfishtë dhe aktualisht nuk është i lidhur në një rrjet 2,4GHz, atëherë kaloni në një bandë tjetër të të njëjtit rrugëzues (2,4GHz) dhe provoni përsëri që të lidhni pastruesin e ajrit. Rrjetet 5 GHz nuk mbështeten.• Nuk mbështeten rrjetet e autentikimit nga interneti.• Kontrolloni nëse pastruesi i ajrit ndodhet brenda rrezes së rrugëzuesit Wi-Fi. Mund të provoni ta vendosni pastruesin e ajrit më pranë rrugëzuesit Wi-Fi.• Kontrolloni nëse është saktë emri i rrjetit. Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla.• Kontrolloni nëse fjalëkalimi i Wi-Fi është i saktë. Fjalëkalimi është i ndjeshëm ndaj madhësisë së germave.• Riprovojeni konfigurimin me udhëzimet në seksionin "Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi".• Lidhja me Wi-Fi mund të ndërpritet nga interferenca elektromagnetike apo natyre tjetër. Mbajeni pajisjen larg nga pajisjet e tjera elektrike që mund të shkaktojnë interferenca.• Kontrolloni nëse pajisja celulare është në modalitetin e avionit. Sigurohuni që të çaktivizoni modalitetin e avionit kur kryeni lidhje në një rrjet Wi-Fi.• Konsultohuni në seksionin e ndihmës së aplikacionit për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. |
8 Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi juaj i "Philips" ose vizitoni www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.
Sadržaj
1 Važno 470
Bezbednost 470
Elektromagnetna polja (EMF) 471
Recikliranje 471
Pojednostavljena EU deklaracija o usklađenosti .....471

