BEKO FRL6488 - Fryer

FRL6488 - Fryer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas FRL6488 BEKO në format PDF.

📄 239 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO FRL6488 - page 170
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth FRL6488 BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FRL6488 - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FRL6488 e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT FRL6488 BEKO

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt Beko. Ne dëshirojmë që të përfitoni sa më shumë nga kjo pajisje, e cila është prodhuar me teknologjinë më të fundit. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual përdorimi. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë udhëzues dhe ndiqni udhëzimet.

Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur simbolet e mëposhtme:

BEKO FRL6488 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme në lidhje me përdorimin e pajisjes.

BEKO FRL6488 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme që lidhen me sigurinë e jetës dhe pronës.

BEKO FRL6488 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

Pajisje e kategorisë ushqimore.

BEKO FRL6488 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

Mos e zhytni pajisjen, kordonin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

BEKO FRL6488 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

PARALAJMËRIM: Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.

Mosrespektimi i këtyre udhëzi- meve do të bëjë të pavlefshme të gjitha garancitë.

1.1 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkom-bëtare të sigurisë.
  • Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe në aktivitete si më poshtë;

- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune;

- në shtëpi në ferma,

- nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomo-duese,

- në ambiente të tipit të hotel-eve me mëngjes.

- Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët e moshës 0-8 vjeç. Kjo pajisje mund të përdoret vetëm nga fëmijët 8 vjeç e sipër nën mbikëqyrje. Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë aftësi të kufizuara fizike, dëgjimore ose mendore, ose mungesë

përvoje dhe njohurish, nëse u sigurohet mbikëqyrje ose informacion në lidhje me për-dorimin e sigurt dhe rreziqet e përfshira.

- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët, përveçse nëse janë mbi 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.

- Edhe nëse janë nën mbikëqyrje, mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

- Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj elektrik larg fëmijëve nën moshën 8 vjeç.

- Vendosni dorezat e pajisjeve të gatimit (nëse ka) në mënyrë që lëngjet e nxehta të mos derdhen dhe vendosini ato mirë.

- Sigurohuni që tensioni i tre-guar në pajisje të jetë i një-jtë me tensionin e rrjetit në shtëpinë tuaj.

- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.

- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.

- Mos e vendosni pajisjen tuaj mbi ose pranë burimeve të nxehtësisë si furra dhe soba.

• Për të shmangur dëmtimin

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

e kordonit elektrik, parandaloni kapjen, shtrëngimin ose fërkimin e tij me skajet e mprehta.

  • Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllon.
  • Mos e zhytni në ujë pajisjen ose kordonin e saj elektrik.
  • Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje kur është në prizë.
  • Mos e çmontoni pajisjen.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Hiqeni pajisjen nga priza për- para se ta pastroni dhe thajini plotësisht të gjitha pjesët pas pastrimit.
  • Pastroni pajisjen në përputhje me udhëzimet në seksionin Pastrimi dhe mirëmbajtja.
  • Mos vendosni copa të mëdha ushqimi në pajisje pasi mund të shkaktohet zjarr.
  • Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
  • Mos e përdorni pajisjen në mjedise me lagështi.
  • Mos e lëvizni pajisjen kur është në përdorim dhe vaji brenda saj është i nxehtë.
    • Mos e përdorni pajisjen

brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.

  • Për të shmangur rrezikun e djegies, mos prekni sipërfaqet e nxehta.
  • Lëreni pajisjen të ftohet në një vend të sigurt larg fëmijëve.
  • Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe daljes së ajrit kur pajisja është në punë.
  • Mos u përkulni mbi të kur pajisja është në përdorim. Ajri i nxehtë del nga pajisja gjatë përdorimit!
  • Pajisja nxehet gjatë për-dorimit. Për të shmangur rrezikun e djegies, mos prekni sipërfaqet e nxehta.
  • Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur siç duhet gjatë për-dorimit.
  • Në rast zjarri, hiqeni pajisjen nga priza.
  • Mos derdhni ujë mbi pajisjen, pasi mund të shkaktojë rrezik për goditje elektrike.
  • Mos e përdorni pajisjen me një kohëmatës të jashtëm ose një sistem të veçantë telekomandimi.
  • Përdorni vetëm enë gatimi metalike me doreza të izoluara me pajisjen.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos vendosni asgjë mbi pa-jisjen kur është në punë ose është e nxehtë.
  • Për ta shkëputur, kthejeni çelësin e kohëmatësit dhe çelësin e temperaturës në po-zicionin joaktiv. Më pas hiqeni pajisjen nga priza.
  • Nëse i mbani materialet e pa-ketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet e mundshme.

1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve:

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

BEKO FRL6488 - Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve: - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës

së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.

1.4 Informacione për paketimin

BEKO FRL6488 - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.

1.5 Pika të rëndësishme për kursimin e energjisë

Ndiqni kohët e rekomanduara nga manuali gjatë përdorimit të pajisjes. Hiqni pajisjen nga priza pas çdo përdorimi.

Tenxherja juaj me pak vaj

9

1

2

3

4

8

567

Shenjat në pajisje dhe vlerat e specifikuara në dokumentet e dhëna bashkë me produktin janë marrë në kushte laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Vlerat mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit. Vlerat e energjisë elektrike janë testuar me tension 230 V.

  1. Paneli dixhital i kontrollit
  2. Ndarësi i dhomëzës
  3. Dhomëza e lëvizshme e gatimit
  4. Dritarja e monitorimit të gatimit
  5. Aksesorët e skarës
  6. Rafti i gatimit
  7. Tharësja
  8. Kablloja elektrike
  9. Dalja e ajrit

Të dhënat teknike

Furnizimi me energji220-240 V ~ 50-60 Hz
Konsumi i energjisë2000-2400 W (1200 W + 1200 W)
Kapaciteti i dhomëzës9,5 litra (4,75 L + 4,75 L)

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Pajisja është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

BEKO FRL6488 - Përdorimi i synuar - 1

Kur e përdorni pajisjen për herë të parë, mund të shfaqet pak tym. Kjo është normale.

3.2 Përgatitja e pajisjes për përdorim

- Përdoreni pajisjen në një pozicion vertikal në një sipërfaqe të qëndrueshme, në nivel, të pastër, të thatë dhe jorrëshqitëse.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 1

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni materialet e paketimit dhe vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të sheshtë dhe të pastër pune.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 2

Për të arritur te tava e lëvizshme e gatimit, kapni fort dorezat dhe më pas nxirrni dhomëzat nga vendet e tyre.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 3

Hiqni aksesorët e gatimit nga dhomëza e gatimit.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 4

Pastroni tavat e lëvizshme të gatimit dhe aksesorët e gatimit duke përdorur ujë të ngrohtë me sapun. Më pas thani pjesën e jashtme të pajisjes dhe pjesët që keni larë plotësisht.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 5

Vendosni aksesorët që dëshironi të përdorni në tavën e gatimit.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 6

Pasi të jenë pastruar të gjitha pjesët, vendosni tavën e gatimit dhe aksesorin e pajisjes. Pajisja është gati për përdorim.

BEKO FRL6488 - Përgatitja e pajisjes për përdorim - 7

Për përdorimin për herë të parë, vendoseni pajisjen në modalitetin "M", caktojeni në temperaturën më të lartë dhe lëreni të punojë për 10 minuta pa shtuar asnjë përbërës.

3 Përdorimi

3.3 Paneli i kontrollit dhe ekrani LED:

MManualKrijuar për përdorim të përgjithshëm. Programi manual ju lejon të përgatisni ushqimet jashtë programeve të përcaktuara.
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 1PulëKy program është krijuar posaçërisht për mishin e shpendëve. Mund të gatuani edhe ushqime deti duke përdorur këtë program.
[4YZ3]PerimeKy program është krijuar posaçërisht për perimet. Mund ta përdorni këtë program për të skuqur patate dhe të gjitha Ilojet e perimeve.
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 2Furrë/kekKy program është krijuar posaçërisht për produktet e pjekura si ëmbëlsira dhe bukë.
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 3NgrohjaKy program është krijuar posaçërisht për ringrohje.
[ZZGS]ShkrirjeKy program është krijuar posaçërisht për shkrirje.
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 4SkarëKy program është krijuar posaçërisht për skarë. Ai përdoret bashkë me aksesorët e skarës. Ofron performancë të lartë për mishin e kuq dhe peshkun. (Në modalitetin e skarës ka një opson për "ngrohje paraprake". Kur filloni programin, fillimisht fillon "ngrohja paraprake" dhe aksesori i skarës duhet të jetë te dhomëza gjatë këtij procesi. Kur të përfundojë "ngrohja paraprake", pajisja do t'ju paralajmërojë të shtoni ushqimet.)
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 5HellMund ta përdorni këtë program të përshtatur posaçërisht për receta si shishqebap pule ose qebap.
BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 6Tharëse me ajërProgram i krijuar posaçërisht për tharjen e ushqimeve. Ai përdoret bashkë me aksesorët e tharjes.

BEKO FRL6488 - Paneli i kontrollit dhe ekrani LED: - 7

text_image Nisja / Solzajne tavën e majë Pulë Furrë/kek Shkrije Tharëse me ajër tavën e djathë Kyçi për fëmijët Manual Perime / patate Përglimi inteligjent Norhja Skzgara Hell Nisja / pauza për tavën e djathë M 888°C S#e#i / Süre Tavat e sink- ronizuara Treguesi i gabimit në tavën e djathë Treguesi i gabimit paraprake të mo- dalitetit të skarës në tavën e majë Treguesi igoghjes paraprake të mo- dalitetit të skarës në tavën e djathë S#e#i / sa#e#i së majë S#esimi i kohëzgjatjes Rregullimi i temperaturës: Zia#hlazne së djathë M#s#akajlja e temperaturës

3 Përdorimi

3.4 Paralajmërime përpara përdorimit të parë

BEKO FRL6488 - Paralajmërime përpara përdorimit të parë - 1

  • Kur pajisja është në punë dhe nxirret tava e lëvizshme e gatimit, avulli i nxehtë do të dalë nga dalja e ajrit dhe pjesa e sipërme e shportës. Për këtë arsye, tregoni kujdes për të shmangur djegien nga avulli i nxehtë.
  • Kur përdorni tavat e gatimit në temperatura të larta, kini kujdes që të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë.

BEKO FRL6488 - Paralajmërime përpara përdorimit të parë - 2

BEKO FRL6488 - Paralajmërime përpara përdorimit të parë - 3

Gatimi dhe pjekja më e mirë zakonisht arrihet në raftin e gatimit. Rekomandohet përdorimi i raftit të gatimit për të gjitha recetat dhe pjekjet, përveçse nëse rekomandohet përdorimi i një aksesori tjetër.

3.5 Përdorimi

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 1

  • Kur pajisja është në prizë ose duke gatuar, duke shtypur dhe mbajtur simbolin e kyçjes për "13" '3 sekonda aktivizohet kyçja për fëmijët në pajisje dhe simbolin e kyçjes "13" ndizet në ngjyrë të kuqe.
  • Nëse kyçja për fëmijët është aktive, butonat e tjerë në ekran nuk do të funksionojnë. Mbani shtypur simbolin e kyçjes për "3 sekonda për të çaktivizuar kyçjen për fëmijët.

3.5.1 Aksesori i instaluar i ndarësit të dhomëzës (përdoren të dyja tavat e gatimit)

BEKO FRL6488 - Aksesori i instaluar i ndarësit të dhomëzës (përdoren të dyja tavat e gatimit) - 1

Hiqeni tavën e gatimit dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë. Futni akse-sorin ndarës të dhomëzës te foletë në tavën e gatimit. Më pas vendosni tavën e gatimit në pajisje dhe ndiqni hapat e përshkruar në seksionin "3.5.3 Zgjedhja dhe nisja e një programi".

3.5.2 Aksesori ndarës i dhomëzës nuk është e instaluar.

Hiqeni tavën e gatimit dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë. Hiqni aksesorin ndarës të dhomëzës nga vendi i tij. Më pas vendosni tavën e gatimit në pajisje dhe ndiqni hapat e përshkruar në seksionin "3.5.3 Zgjedhja dhe nisja e një programi".

3.5.3 Zgjedhja dhe fillimi i një programi

BEKO FRL6488 - Zgjedhja dhe fillimi i një programi - 1

Nëse dëshironi të kaloni në një program tjetër pas ndezjes së pajisjes, mbani shtypur butonin "Filloni/ndaloni" ose butonin "Zgjidhni tavën" për 3 sekonda. Më pas zgjidhni programin e dëshiruar duke zgjedhur sërish tavën.

BEKO FRL6488 - Zgjedhja dhe fillimi i një programi - 2

  • Ekrani tregon temperaturat dhe kohët e caktuara automatikisht sipas funksioneve të zgjedhura të gatimit. Mund t'i ndryshoni këto temperatura dhe kohë sipas dëshirës.
  • Për të anuluar procesin e gatimit, mbani shtypur butonin "Filloni/ndaloni" ose butonin "Zgjidhni dhomëzën" për 3 sekonda. Programi i gatimit që keni zgjedhur do të anulohet.

3 Përdorimi

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 1

Futni pajisjen në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes "①". Pasi të ndizen dritat e tavës, zgjidhni tavën e dëshiruar "√1". Nëse ndarësi i dhomës nuk është i instaluar, pajisja do të tregojë automatikisht të gjithë dhomëzën si të zgjedhur. Pasi të keni zgjedhur tavën, zgjidhni programin e dëshiruar nga menyja e Programeve sipas asaj që dëshironi të gatuani.

Pas zgjedhjes së programit të dëshiruar, programi i zgjedhur do të ndizet me dritë të fortë. Nëse dëshironi të ndryshoni programin, mund të zgjidhni një nga programet me ndriçim të dobët.

Pas zgjedhjes së programit, mund të caktoni temperaturën dhe kohën e gatimit duke shtypur ikonat e temperaturës dhe kohës.

Filloni procesin e gatimit duke shtypur ikonën e nisjes. Kur dëshironi të gatuani në dhomëzën tjetër, përsërisni procesin duke zg-jedhur një tavë.

3.5.4 Rregullimi i temperaturës dhe kohës

Shtypni butonat "Cose" "pör të caktuar temperaturën ose kohën. Simboli " " - +

është i aktivizuar. Caktoni temperaturën dhe kohën në vlerën e dëshiruar duke përdorur simbolin [-]

BEKO FRL6488 - Rregullimi i temperaturës dhe kohës - 1

  • Silikoni i aksesorëve të gatimit është prej materiali rezistent ndaj temperaturës së lartë për kategorinë e ushqimeve. Ai parandalon gërvishtjen e veshjes së dhomëzës. Prandaj, sigurohuni që të mos hiqet gjatë gatimit.
  • Kur tërhiqni tavën e gatimit, kini kujdes nga avulli i nxehtë brenda dhe mos e prekni me duar pasi është jashtëzakonisht e nxehtë.
  • Kur hiqni ushqimet e gatuara, përdorni një mjet (kapëse etj.) që nuk e dëmton sipërfaqen e brendshme të pajisjes.

3.5.5 Cilësimet e funksionit

3.5.5.1 Përfundimi inteligjent

Funksioni "Përfundimi inteligjent"ju lejon të filloni dhe të përfundoni gatimin për 2 ushqime të ndryshme njëkohësisht në temperatura, kohë gatimi dhe mënyra të ndryshme gatimi. Sigurohuni që të instaloni aksesorin ndarës të dhomëzës për të përdorur funksionin e përfundimit inteligjent.

  1. Përgatitni cilësimet e gatimit për tavën e majtë të pajisjes siç përshkruhet në seksionin 3.5.1.
  2. Më pas zgjidhni tavën e duhur dhe rregulloni cilësimet e gatimit.
  3. Zgjidhni funksionin "Përfundimi inteligjent" në pajisje.

3 Përdorimi

  1. Filloni procesin e gatimit duke shtypur një nga butonat e nisjes. Pajisja do të nisë procesin e gatimit për të përfunduar gatimin me të dyja tavat në të njëjtën kohë.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 1

Për të zgjedhur funksionin "Përfundimi inteligjent", procesi i gatimit nuk duhet të ketë filluar në asnjë nga tavat. Nëse gatimi ka filluar tashmë në të paktën një tavë, funksioni "Përfundimi inteligjent" nuk mund të zgjidhet.

3.5.5.2 Mbajtja të ngrohta

BEKO FRL6488 - Mbajtja të ngrohta - 1

Veçoria "Mbani të ngrohta" ju lejon t'i mbani ushqimet tuaja të ngrohta kur të përfundojë gatimi.

  1. Përgatitni tavën e dëshiruar për gatim siç përshkruhet në 3.5.1. Më pas shtypni butonin "Filloni" për të filluar gatimin.
  2. Pasi të ketë filluar gatimi, shtypni ikonën "Mbani të ngrohta". (Mund të shtypni gjithashtu ikonën "Mbani të ngrohta" përpara se të filloni gatimin.)
  3. Pas përfundimit të procesit të gatimit, pajisja do të ruajë temperaturën e ushqimeve tuaja.

BEKO FRL6488 - Mbajtja të ngrohta - 2

  • Funksioni i mbajtjes të ngrohta do të mbetet aktiv për rreth 60 minuta.
  • Mund të zgjidhni gjithashtu funksionin "Mbani të ngrohta" përpara se të filloni procesin e gatimit.

3.5.5.3 Përputhja e tavave

BEKO FRL6488 - Përputhja e tavave - 1

Me funksionin e sinkronizimit të gatimit, mund t'i përshtatni me lehtësi tavat kur gatuani të njëjtat ushqime në të dyja tavat. Për të përdorur funksionin e përputhjes së tavave, sigurohuni që të jetë instaluar aksesori ndarës i dhomëzës.

  1. Përgatitni tavën e majtë ose të djathtë të pajisjes siç përshkruhet në seksionin 3.5.1.
  2. Më pas zgjidhni dhomëzën e djathtë të pajisjes dhe shtypni ikonën "Sinkronizoni gatimin".
  3. Të gjitha temperaturat dhe kohët e funksionimit sinkronizohen në të dyja tavat.
  4. Nëse shtypni ikonën "Filloni", mund të kryeni të njëjtin proces gatimi në dy tava të veçanta.

BEKO FRL6488 - Përputhja e tavave - 2

Pas aktivizimit të funksionit "Sinkrononi gatimin", të gjitha ndryshimet që bëni në një tavë trans- ferohen te tjetra.

3.6 Gatimi

BEKO FRL6488 - Gatimi - 1

Përpara se të vendosni ushqimet në dhomëzën e gatimit, përziejeni atë me një sasi të vogël vaji duke përdorur një lugë matëse. Si alternativë, mund të arrini rezultate më të mira duke i Iyer me vaj ushqimet tuaja.

BEKO FRL6488 - Gatimi - 2

Mos i prekni tavat e lëvizshme të gatimit kur janë të nxehta, përveçse me doreza.

3 Përdorimi

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 1

Hiqeni tavën e gatimit dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë dhe të pastër. Vendosni aksesorët që përputhen për ushqimet në tavën e gatimit. Shikoni seksionin 3.7 për informacione të detajuara për aksesorët. Shikoni seksionin 3.5 për informacione të detajuara për përdorimin e një dhe dy dhomëzave.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 2

Vendosini ushqimet në tavën e gatimit. Më pas futeni dhomëzën në pajisje dhe sigurohuni që të jetë vendosur mirë.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 3

Futni pajisjen në prizë dhe zg-jidhni programin e dëshiruar të gatimit. Më pas filloni proces-in e gatimit.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 4

Kur të kalojë koha e zgjedhur e gatimit, do të dëgjohet një ton paralajmërues dhe pajisja do të ndalojë automatikisht gatimin.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 5

Hiqeni tavën dhe kontrolloni nëse ushqimet janë gatuar plotësisht. Nëse duhet më shumë kohë për gatimin, mund ta zgjasni edhe pak kohën e gatimit.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 6

Kur procesi të përfundojë, kaloni ushqimet e gatuara në një kupë ose pjatë.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 7

- Për të siguruar gatim të njëtrajtshëm, hiqeni dhe tundeni me kujdes tavën e gatimit në mes të procesit të gatimit ose përdorni kapëse për të rrotulluar ushqimet në mënyrë që të mos gërvishtni tavën.

- Bëjeni këtë procedurë më shpesh nëse jeni duke bërë një cikël të gjatë gatimi ose nëse dëshironi rezultate më krokante.

3 Përdorimi

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 1

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 2

Shmangni kontaktin e koshit të gatimit me sipërfaqen e jashtme të pajisjes, pasi sipërfaqja e tavës së gatimit (3) do të jetë e nxehtë gjatë dhe pas gatimit.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 3

  • Lërini ushqimet të ftohen për 5 deri në 10 sekonda përpara se t'i hiqni nga dhomëza e lëvizshme e gatimit (3).
  • Përdorni kapëse për të hequr ushqimet e forta ose të buta nga tava e gatimit pa dëmtuar sipërfaqen e brendshme të pajisjes.
  • Kur një grup të jetë gati, pajisja është menjëherë gati për një grup tjetër.

BEKO FRL6488 - Përdorimi - 4

  • Kini parasysh se pajisja mund të nxhet shumë gjatë procesit të rrotullimit.
  • Mos e vendosni produktin mbi banak në mënyrë të tillë që të bblokojë kanalet e daljes së ajrit.
  • Mos vendosni asnjë objekt tjetër mbi pajisje.

3.7 Aksesorët

BEKO FRL6488 - Aksesorët - 1

Për rezultate më të mira, rekomandohet përdorimi i aksesorëve.

BEKO FRL6488 - Aksesorët - 2

Gatimi dhe pjekja më e mirë zakonisht arrihet në raftin e gatimit. Rekomandohet përdorimi i raftit të gatimit për të gjitha recetat dhe pjekjet, përveçse nëse rekomandohet përdorimi i një aksesori tjetër.

BEKO FRL6488 - Aksesorët - 3

Ai është një aksesor i krijuar posaçërisht për ju që të siguroni rezultatet më të mira në gatimet tuaja në skarë. Ai ju ndihmon të merrni rezultatet më të mira të gatimi për mishin e kuq dhe peshkun. Rekomandohet përdorimi i modalitetit të skarës me aksesorin e skarës.

BEKO FRL6488 - Aksesorët - 4

Ju ndihmon të thani të gjitha llojet e perimeve dhe frutave me strukturën e saj me vrima dhe me shumë shtresa për rezultatet më të mira. Modaliteti i tharjes rekomandohet të përdoret me aksesorin e tharëses.

4 Koha e gatimit

Cilësimet e paracaktuara të temperaturës dhe kohës së programeve të pajisjes vendosen automatikisht.

Tabela e mëposhtme jep një përmbledhje të kohës së gatimit për ushqime të ndryshme. Koha e gatimit varet nga trashësia, marka dhe konsistenca e ushqimit. Kohët dhe sasitë e rekomanduara duhet të konsiderohen të përafërta.

Programi Ushqimi Temperatura Kohëzgjatja
PulëKofshë pule (4 copë) 180°C 24 - 30 min
Gjoks pule (2 * 200 g) 180°C 24 - 30 min
Krah (8 copë) 180 gradë 180°C 22 - 26 min
PerimePatate të freskëta 200 g 200°C 20 - 25 min
Patate të freskëta 500 g 200°C 24 - 30 min
Patate të ngrira 500 g 200°C 20 - 27 min
Patate të ngrira 1000 g 200°C 42 - 48 min
Patate dhe karota në kuba për antipastë (250-500 gramë)190°C 15 - 20 min
Rrathë qepe 190°C 10 - 15 min
Kungull i njomë dhe patëllxhan (prerë në rrathë - 1 copë)180°C 20 - 25 min
Furrë/kekKifle (4-6 copë) 160°C 15 - 19 min
ShkrirjeMish i grire, pulë, qofte etj. 35- 50°C 15 - 30 min
SkarëBërxollë (2 copë, 200-250 gramë)200°C 12 - 18 min
Biftek (2 copë, 200-250 gramë)200°C8 - 12 min
Patëllxhan, kungull i njomë, speca, kërputdha190°C8 - 15 min
Qofte (4-8 copë)200°C6 - 10 min
Salmon (2 fileto)200°C7 - 12 min
Karkaleca të mëdhenj (12-16 copë)200°C 10 - 14 min
Levrek (1 i plotë ose 2 fileto)200°C 11 - 18 min
Bërxolla (3-4 copë, 350-450 gramë)200°C5 - 8 min
HellShishqebap pule200°C 10 - 14 min
Shishqebap mishi200°C 11 - 15 min
Tharëse me ajërDomate (me trashësi 2-3 mm)55°C7 - 9 orë
Mollë (me trashësi 2-3 mm)55°C7 - 8 orë
Banane (me trashësi 2-3 mm) 60°C7 - 9 orë
Patëllxhan (me trashësi 2-3 mm)55°C7 - 8 orë
Kërputdha (me trashësi 3-4 mm)60°C6 - 8 orë
Ananas (me trashësi 4-5 mm) 60°C6 - 8 orë

5 Pastrimi dhe kujdesi

5.1 Pastrimi

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 1

Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 2

Fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga burimi i energjisë elektrike.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 3

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 4

Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 5

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 6

Hiqni koshin e lëvizshëm të gatimit (5) nga sirtari.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 7

Hiqni tavat e gatimit nga pajisja për të lejuar që pajisja të ftohet më shpejt.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 8

Tavën e gatimit dhe aksesorët e gatimit mund t'i lani në ujë të ngrohtë me sapun ose në lavastovilje.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 9

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 10

Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një pecetë të njomë. Thajeni plotësisht pjesën e jashtme të pajisjes.

BEKO FRL6488 - Pastrimi - 11

Mbani gjithmonë të pastër pjesën e poshtme të dhomëzës së gatimit për të shmangur grumbullimin e objekteve të huaja.

5 Pastrimi dhe kujdesi

5.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
  • Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet përpara se ta largoni.
  • Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
  • Mbajeni pajisjen dhe kabllon larg fëmijëve.

5.3 Transporti dhe lëvizja

  • Transportojeni pajisjen në paketimin e saj origjinal gjatë manovrimit dhe transportit të saj. Paketimi e mbron pajisjen nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, ajo mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë një dëmtim i përhershëm.

6 Zgjidhja e problemeve

Problemi Shkaku Zgjidhja
1Produkti nuk punonNdërprerjet e energjisë elektrikeKontrolloni furnizimin me energji elektrike dhe sigurohuni që ka energji
Nuk ka energji ose kontakt të dobët në prizë
Tensioni i furnizimit me energji të produktit
2Ushqimet nuk janë gatuar/pjekur mjaftueshëmKoha e gatimit nuk është e saktëKombinoni recetat dhe përvojën tuaj personale për të rregulluar përgatitjen dhe kohën
3Tym gjatë përdorimit për herë të parëYndyrë kundër ndryshkut në ngrohësin e produktitKur e përdorni pajisjen për herë të parë, vendoseni temperaturën në maksimum dhe ngroheni paraprakisht për 10-15 minuta për të hequr vajin kundër ndryshkut në ngrohësin e produktit.
4Erë e çuditshmeTava e gatimit, rafti i tavës, Objekt i huaj në ngrohësHiqni objektin e huaj
5Ekrani tregon E1 dhe produkti nuk funksionon mëSensori i tavës së majtë të gatimit është në qark të hapur.Dërgojeni te servisi për riparim
6Ekrani tregon E2 dhe produkti nuk funksionon mëSensori i tavës së majtë të gatimit është në qark të mbyllur.
7Ekrani tregon E3 dhe produkti ka ndaluar së punuariSensori i tavës së djathtë të gatimit është në qark të hapur.
8Ekrani tregon E4 dhe produkti ka ndaluar së punuariSensori i tavës së djathtë të gatimit është në qark të mbyllur.
9Ekrani tregon E7 dhe produkti ka ndaluar së punuariProblem me PCB-në e energjisë (problemi i lidhjes)
10Ekrani tregon E8 dhe produkti ka ndaluar së punuariProblem me PCB-në e energjisë (problemi i lidhjes)
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : FRL6488

Kategori : Fryer