PHILIPS AC0920 - Pastrues ajri

AC0920 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas AC0920 PHILIPS në format PDF.

📄 436 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice PHILIPS AC0920 - page 293
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth AC0920 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AC0920 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AC0920 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT AC0920 PHILIPS

Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Rrezik

  • Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
  • Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.

Paralajmërim

  • Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
  • Mos e përdorni pajisjen nëse përstatësi, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
  • Për t'u përdorur vetëm së bashku me adaptorin e dhënë me pajisjen.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
  • Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
  • Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimës së daljes së ajrit.

Kujdes

  • Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake apo mykut, të mos i zëvendësojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. maska dhe doreza. Kjo pajisje nuk është zëvendësues për ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me korrent apo përdorimin e një aspiratori apo ventilatori gjatë gatimit.
  • Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
  • Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.
  • Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
  • Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
  • Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni asnjë filter tjetër.

  • Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.

  • Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
  • Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
  • Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
  • Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
  • Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
  • Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështirë a temperatura të larta, si për shembull banja apo dhoma me ndryshime të mëdha temperature.
  • Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Riciklimi

PHILIPS AC0920 - Riciklimi - 1

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Pastruesi i ajrit

Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!

Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin tuaj në faqen www.philips.com/support.

Përmbledhje e produktit

PHILIPS AC0920 - Përmbledhje e produktit - 1

text_image A B PHILIPS AeraSense C D E F

A Paneli i kontrollit D Filtri (FY0900)
B Vrima e daljes së ajrit E Bazamenti
C Sensori i cilësisë së ajrit F Ushqyesi (KA2401A-2401000EU)

296 Shqip

Përmbledhje e komandave

PHILIPS AC0920 - Përmbledhje e komandave - 1

Butoni i ndezjes/fikjes Butoni i ndezjes/fikjes sõdritave
Butoni i ndërrimit të modalitetit
Shtypni gjatë butonat për 3 sekonda:Bllokimi për fëmijët Resetimi i kohës së filtrit +
Paneli i ekranit:Modaliteti "Auto" Modaliteti "Medium"
Modaliteti "Sleep" Modaliteti "Turbo"
Treguesi i bllokimit për fëmijët Sinjali për pastihin e filtrit
Sinjali për ndërrimin e filtrit

Hapat e parë

Instalimi i filtrit

Hiqni të gjithë materialin e paketimit të filtrit përpara përdorimit të tij.

Shënim: Sigurohuni që pastruesi i ajrit të jetë hequr nga priza elektrike përpara se të instaloni filtrin.

PHILIPS AC0920 - Instalimi i filtrit - 1

1 Kthejeni pajisjen me kokë poshtë dhe vendoseni në një leckë të butë.

PHILIPS AC0920 - Instalimi i filtrit - 2

2 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja.

PHILIPS AC0920 - Instalimi i filtrit - 3

3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit të ajrit.

PHILIPS AC0920 - Instalimi i filtrit - 4

4 Vendoseni sërish filtrin në pajisje. Rlmontoni bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

Lidhja e energjisë elektrike

Paralajmërim: Rrezik për goditje elektrike! Kur hiqni ushqyesin nga priza, gjithmonë tërhiqeni nga spina. Mos e tërhiqni kurrë kordonin.

PHILIPS AC0920 - Lidhja e energjisë elektrike - 1

Lidhni përshtatësin elektrik:

  • Në fillim ushqyesin në pajisje.
  • Më pas, në prizën elektrike në mur.

Përdorimi i pastruesit të ajrit

Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit

Drita e cilësisë së ajrit ndizet automatikisht kur ndizet ajërpastruesi dhe ndriçon me të gjitha ngjyrat njëra pas tjetrës. Pas rreth 30 sekondash punë, sensori i grimcave zgjedh ngjyrën që përkon me cilësinë e ajrit përreth grimcave në ajër. Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit përcaktohet nga matja e PM2.5.

PM2.5

Teknologjia e detektimit AeraSense detekton me saktësi dhe reagon shpejt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të grimcave në ajër. Ai ju ofron sigurinë e sinjalizimit PM2.5 në kohë reale.

Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bie nën PM2.5 – që u referohet grimcave që barten në ajër më të vogla se 2,5 mikrometra. Burimet e zakonshme të ambienteve të mbyllur për grimca të imëta janë tymi i duhanit, gatimi, djegia e qirinjve. Disa baktere që barten nga ajri dhe sporet më të imëta të mykut, alergjenëve të kafshëve shtëpiake dhe grimcave alergjenëve të morrave të përfshihen gjithashtu nën PM2.5.

Niveli i PM2.5 Ngjyra e cilësisë së ajrit Niveli i cilësisë së ajrit

≤12 Blu | mirë
13-35 Blu-e purpurt | pranueshëm
36-55 E purpurt-e kuqe | keq
>55 E kuqe Shumë i keq

Ndezja dhe fikja

Shënim:

Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.

Mbajini perdet larg hyrjes së ajrit apo daljes së ajrit.

1 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.

PHILIPS AC0920 - Ndezja dhe fikja - 1

2 Shtypni përsëri butonin e ndezjes për të ndezur ajërpastruesin.

  • Ajërpastruesi tingëllon.
  • Në ekran shfaqet gjatë nxehjes. Në vijim ajërpastruesi tregon nivelin e PM2.5 pas matjes së cilësisë së ajrit.
  • Ajërpastruesi punon në modalitetin Auto me PM2.5 të shfaqur në ekran.
    3 Shtypni përsëri butonin e ndezjes për ta fikur ajërpastruesin.

Shënim: Nëse ajërpastruesi lihet i lidhur me prizën elektrike pasi fiket, do të punojë me cilësimet e mëparshme kur të rindizet herën e ardhshme.

Ndryshimi i vendosjes së modalitetit

PHILIPS AC0920 - Ndryshimi i vendosjes së modalitetit - 1

text_image 0.08 A

Mund të zgjidhni Auto mode, Medium mode, Turbo mode ose Sleep mode duke shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit.

Auto mode (3): Ajërpastruesi rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.

PHILIPS AC0920 - Ndryshimi i vendosjes së modalitetit - 2

Medium mode (9): Në modalitetin "Medium" pastruesi i ajrit punon me shpejtësi mesatare.

300 Shqip

PHILIPS AC0920 - Shqip - 1

Turbo mode ( ): Pastruesi i ajrit punon me shpejtësinë më të lartë.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 2

Sleep mode (J): Pastruesi i ajrit punon pa zhurmë në shpejtësi të ulët. Pas 3 sekondash, dritat e ekranit fiken.

Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes së dritave

PHILIPS AC0920 - Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes së dritave - 1

Mund të prekni butonin e ndezjes/fikjes së dritave për të ndezur, zbehur ose fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit.

- Paneli i kontrollit ndizet.

PHILIPS AC0920 - Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes së dritave - 2

Vendosja e siguresës për fëmijët

PHILIPS AC0920 - Vendosja e siguresës për fëmijët - 1

text_image 0:08 3s

1 Shtypni butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën për fëmijët. - shfaqet në ekran.

PHILIPS AC0920 - Vendosja e siguresës për fëmijët - 2

text_image 0.08 3s

2 Shtypni sërish butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën për fëmijët. - ✅ largohet nga ekrani.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Shënim:

Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.

Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.

Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.

Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshire ujin) për pastrimin e filtrit.

Mos tentoni të pastroni sensorin e cilësisë së ajrit me fshesë me korrent.

302 Shqip

Grafiku i pastrimit Shpeshtësia Mënyra e pastrimit

Kur nevojitet Fshini sipërfaqen plastike të pajisjes me një leckë të butë e të thatë
Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit
Çdo dy muaj Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të thatë
shfaqet në ekran Pastrojeni sipërfaqen e filtrit

Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit

Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.

1 Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë të pastruesit të ajrit.
2 Vrima e daljes së ajrit mund të pastrohet gjithashtu me një leckë të butë e të thatë.

Pastrimi i sensorit të grimcave

Pastrojeni sensorin e cilësisë së ajrit çdo 2 muaj për funksionim optimal të pajisjes.

Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.

Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh kështu, pastroni sensorin e cilësisë së ajrit.

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

PHILIPS AC0920 - Pastrimi i sensorit të grimcave - 1

2 Hapni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

PHILIPS AC0920 - Pastrimi i sensorit të grimcave - 2

3 Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagsht.

4 Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.

5 Mbyllni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

PHILIPS AC0920 - Pastrimi i sensorit të grimcave - 3

Pastrimi i sipërfaqes së filtrit

PHILIPS AC0920 - Pastrimi i sipërfaqes së filtrit - 1

Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për pastrimin e filtrave 7pastrojeni sipërfaqen e filtrave me një fshesë me korrent.

Shënim: Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të vendosin maskë dhe doreza.

PHILIPS AC0920 - Pastrimi i sipërfaqes së filtrit - 2

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

304 Shqip

PHILIPS AC0920 - Shqip - 1

2 Kthejeni pajisjen me kokë poshtë dhe vendoseni në një leckë të butë.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 2

3 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 3

4 Pastroni sipërfaqen e filtrave me fshesë me korrent.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 4

5 Vendoseni filtrin sërish në pajisje. Instaloni sërish bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta shtrënguar.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 5

6 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.

7 Shtypni butonin pär të ndezur pajisjen.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 6

8 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur kohën e pastrimit të filtrave.

- Pasi rivendosja të jetë e suksesshme, sinjalizimi i pastrimit të filtrit zhduket nga ekrani.

PHILIPS AC0920 - Shqip - 7

9 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrave.

Ndërrimi i filtrit

Kuptimi i bllokimit për mbrojtjen e ajrit të shëndetshëm

Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i ajërpastrimit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur filtri duhet ndërruar, sinjali për ndërrimin e filtrit õndizet në të kuqe.

Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojeni filtrin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërrimi i filtrit

Shënim:

Filtri nuk mund të lahet ose të përdoret përsëri.

Gjithmonë fikeni pastruesin e ajrit dhe hiqeni atë nga priza elektrike përpara ndërrimit të filtrit.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 1

text_image 0.08

Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për ndërimin e filtrave ʃndërrojeni filtrin (FY0900).

Shënim: Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të vendosin maskë dhe doreza.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 2

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 3

2 Kthejeni pajisjen me kokë poshtë dhe vendoseni në një leckë të butë.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 4

3 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja. Tërhiqni filtrin nga pajisja. Hidheni filtrin e përdorur.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 5

4 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrave të reja.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 6

5 Vendoseni filtrin e ri në pajisje. Rlmontoni bazamentin dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 7

6 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.

7 Shtypni butonin për të ndezur pajisjen.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 8

8 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrit.

- Pas rivendosjes së suksesshme, sinjalizimi i zëvendësimit të filtrit zhduket nga ekrani.

PHILIPS AC0920 - Ndërrimi i filtrit - 9

9 Lani duart mirë pas ndërrimit të filtrit.

Shënim: Mos i merrni erë filtrit, sepse ai ka ndotës të grumbulluar nga ajri.

308 Shqip

Resetimi i kohës së filtrit

PHILIPS AC0920 - Resetimi i kohës së filtrit - 1

Filtrat mund t'i ndërroni edhe përpara se të shfaqet në ekran sinjalizimi për ndërrimin e filtrave (☐Pas ndërrimit të filtrave duhet ta rivendosni manualisht matësin e jetëgjatësisë së filtrave.

1 Shtypni butonin per të fikur pajisjen. Hiqeni pajisje nga priza.

PHILIPS AC0920 - Resetimi i kohës së filtrit - 2

2 Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur plotësisht nga priza dhe më pas vendoseni ushqyesin në prizë.

PHILIPS AC0920 - Resetimi i kohës së filtrit - 3

text_image 0.08

3 Brenda 15 sekondave pas ndezjes, shtypni e mbani butonin che për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrave.

Vendruajtja

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Pastroni ajërpastruesin, sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Mbështillni filtrin me qese plastike hermetike ndaj ajrit.
5 Vendoseni pastruesin e ajrit dhe filtrin e tij në ruajtje në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lajini gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrin.

Zgjidhja e problemeve

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.

Problemi Zgjidhja e mundshme

Pajisja nuk punon më si duhet. Drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit ka qenë e ndezur, por ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë.Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë.Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.
Sigurohuni që filtri (FY0900) të montohet saktë.
Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.
Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym duhani, tym gatimi, tym djegieje.
Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një filtrër të ri.
Pajisja lèshon një aromë të çuditshme. Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lèshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lèshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lèshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet ta vendosni filtrin në një vend të ajrosur mirë për disa orë për të zvogëluar erën.
Pajisja bën shumë zhurmë. është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".
Në "Auto mode", pajisja do të funksionojë me shpejtësi më të madhe kur cilësia e ajrit është e dobët. Kur përdorni pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidh "Sleep mode".
Nëse bie diçka brenda daljes së ajrit, mund dhe të shkaktojë nivele të larta zhurme. Fikeni menjëherë pajisjen dhe hiqni sendet e huaja nga pajisja.
Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.

Pajisja tregon ende se më duhet të ndërroj filtrin, ndërkohë që sapo e bëra.

Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni e mbani butonin ëhe njëherësh për 3 sekonda.

Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.

Garancia dhe mbështetja

"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.

Porositja e pjesëve ose aksesorëve

Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.

Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.

Pomembno

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : AC0920

Kategori : Pastrues ajri