CaffeExperto CEP 5303 B - Makinë kafeje BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas CaffeExperto CEP 5303 B BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth CaffeExperto CEP 5303 B BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë kafeje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CaffeExperto CEP 5303 B - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CaffeExperto CEP 5303 B e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT CaffeExperto CEP 5303 B BEKO
Ju lutemi të lexoni më parë manualin e përdoruesit!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt Beko. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga produkti juaj, i cili është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të nivelit të lartë. Para se ta përdorni këtë produkt, lexoni plotësisht dhe me kujdes këtë manual përdorimi dhe dokumentet shoqëruese dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni produktin dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual përdorimi. Kini parasysh të gjitha paralajmërimet dhe informacionet në manualin e përdorimit.
Shpjegimi i simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manual:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

RREZIK: Ky paralajmërim për situata të rrezikshme për jetën dhe pronën.

PARALAJMËRIM: Ky paralajmërim tregon situata ndoshta të rrezikshme.

KUJDES: Ky paralajmërim tregon mundësinë për dëme materiale.

Materialet janë planifikuar të jenë në kontakt me ushqimet.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Ky seksion përfshin udhëzimet e sigurisë që do të ndihmojnë për sigurimin e mbrojtjes nga rreziqet e dëmtimit personal dhe humbjes materiale. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve e anulon garancinë e dhënë.
1.1 Rreziku i rrymës elektrike
Rrezik për jetën për shkak të rrymës elektrike!
Kontakti me telat ose komponentët me energji elektrike mund të shkaktojë lëndime serioze ose edhe vdekje!
Respektoni masat e mëposhtme të sigurisë për të shmangur goditjet elektrike:
- Mos e përdorni aparatin e kafesë nëse kablloja lidhëse ose priza e rrjetit janë të dëmtuara.
- Përpara ripërdorimit të aparatit të kafesë, kablloja kryesore duhet të rinovohet nga një elektricist i kualifikuar.
- Mos e hapni kasën e aparatit të kafesë. Rrezik i goditjes elektrike nëse preken lidhjet me energji elektrike dhe/ose ndryshohet konfigurimi elektrik dhe mekanik.
1.2 Rrezik djegieje ose përvëlimi
Pjesët e aparatit të kafesë mund të nxehen shumë gjatë punës! Pijet e shpërndara dhe avulli që del janë shumë të nxehta!
Respektoni masat e mëposhtme të sigurisë për të shmangur djegien/përvëlimin e vetes dhe/ose të tjerëve:
- Mos prekni asnjë nga fashetat metalike në dy grykat e kafesë.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës me avullin që del ose me ujin e nxehtë të shpëlarjes, pastrimit ose heqjes së smërçit.
1.3 Masat paraprake themelore të sigurisë
Respektoni masat paraprake të sigurisë në vijim për të siguruar manovrimin e sigurt të aparatit të kafesë:
- Asnjëherë mos luani me materialin e paketimit. Rrezik mbytjeje.
- Inspektoni aparatin e kafesë për shenja të dukshme dëmtimi përpara përdorimit. Mos e përdorni një aparat të dëmtuar kafeje.
- Nëse kordoni i furnizimit është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij ose një person i kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur rrezikun.
- Riparimet në aparatin e kafesë duhet të kryhen vetëm nga një specialist i autorizuar ose nga shërbimi i klientit. Riparimet e pakualifikuara mund të shkaktojnë rrezik të konsiderueshëm për përdoruesin. Ato do të anulojnë gjithashtu garancinë.
- Riparimet në aparatin e kafesë gjatë periudhës së garancisë mund të kryhen vetëm nga qendrat e shërbimit të autorizuara nga prodhuesi, përndryshe garancia do të bëhet e pavlefshme në rast dëmtimi të mëvonshëm.
- Pjesët me defekt mund të zëvendësohen vetëm me pjesë rezervë originale. Vetëm pjesët rezervë originale garantojnë përmbushjen e kërkesave të sigurisë.
- Pajisjet mund të përdoren nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë eksperience dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës nga 8 vjeç e lart nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët përveçse nëse janë të moshës 8 vjeç e lart dhe të mbikëqyrur. Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve të moshës më pak se 8 vjeç. - Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
• Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
-zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; - në shtëpi në ferma;
- nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi;
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
-ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes.
- Mbrojeni aparatin e kafesë nga efektet e motit si shiu, ngrica dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Mos e përdorni aparatin e kafesë në ambiente të jashtme.
•Pajisja nuk duhet të zhytet.
- Mos i pastroni aparatin e kafesë ose aksesorët në lavastovilje.
- Mos derdhni asnjë lëng tjetër përveç ujit dhe mos vendosni ushqime në depozitën e ujit.
- Mos e mbushni depozitën e ujit përtej pikës maksimale (skaji i poshtëm i vrimës së mbushjes) (1,1 litra).
- Vëreni në punë pajisjen vetëm kur janë vendosur kontejneri i mbeturinave, tava e pikimit dhe grila e filxhanit.
- Mos e tërhiqni kabllon për të hequr spinën nga priza dhe mos e prekni atë me duar të lagura.
- Mos e mbani aparatin e kafesë nga kabilloja kryesore.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve të moshës më pak se 8 vjeç.
- Para se të hiqni depozitën e ujit për ta mbushur ose zbrazur atë, fikeni gjithmonë pajisjen.
- Vendoseni gjithmonë njësinë mbi një sipërfaqe pune të sheshtë, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
- Para zierjes, portafiltri duhet të kthehet sa më fort në të djathtë për të parandaluar lirimin e portafiltrit për shkak të presionit të lartë.
- Keqpërdorimi mund të shkaktojë lëndime të rënda. Për t'u mbrojtur nga zjarri, goditja elektrike ose dëmtimi personal, mos e zhytni kordonin, prizat elektrike, bazën ngrohëse në ujë ose lëngje të tjera. Mos përdorni asnjë pajisje me kordon ose prizë të dëmtuar pasi pajisja ka një defekt ose është rrëzuar apo dëmtuar në çfarëdo mënyre. Kontaktoni me prodhuesin ose shërbimin e tij të klientit.
- Sipërfaqja e elementit ngrohës është objekt i nxehtësisë së mbetur pas përdorimit, mos e prekni sipërfaqen e nxehtë, përdorni dorezën ose butonin. Mbajini gjithmonë duart jashtë kontejnerit dhe pajisjes gjatë përdorimit dhe më pas për të zvogëluar rrezikun e lëndimit të personave.
- Aparati i kafesë nuk duhet të vendoset në një dollap gjatë përdorimit.
- Pastrimi: Mos e vendosni pajisjen në ujë ose lëngje të tjera. Pastrojeni kasën vetëm me një sfungjer/leckë të lagur në ujë të ngrohtë me sapun. Mos përdorni pastrues të ashpër dhe gërryes. Shihni kapitullin 6 për udhëzime të detajuara për pastrimin.
- Sipërfaqja e elementit ngrohës është objekt i nxehtësisë së mbetur pas përdorimit.
1.4 Përdorimi i synuar
Aparati manual i eksresit nga Beko është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe aktivitete të ngjashme, si p.sh. në kuzhina, dyqane, zyra dhe zona të ngjashme të personelit ose nga klientët në hotele me mëngjes, hotele, motele dhe akomodime të tjera. Ky aparat kafeje nuk është planifikuar për përdorim tregtar. Pajisja është planifikuar vetëm për përgatitjen e kafesë dhe ngrohjen e qumështit dhe ujit. Çdo përdorim tjetër nga i përmendur më sipër konsiderohet si përdorim i papërshtatshëm.
Rreziku që vjen nga përdorimi jo i duhur!
Nëse nuk përdoret për qëllimin e synuar ose përdoret në ndonjë mënyrë tjetër, aparati i kafesë mund të jetë ose mund të bëhet burim rreziku.

- Për këtë arsye, aparati i kafesë duhet të përdoret vetëm për qëllimin e synuar.
- Ndiqni procedurat e përshkruara në këtë manual përdorimi.
Asnjë pretendim i asnjë lloji nuk do të pranohet për dëmtime ose lëndime që rezultojnë nga përdorimi i aparatit të kafesë për qëllime të ndryshme nga qëllimi i synuar.
Rreziku do të mbahet vetëm nga pronari i pajisjes.
1.5 Kufizimi i përgjegjësisë
Të gjitha informacionet teknike, të dhënat dhe udhëzimet për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e aparatit të kafesë të përfshira në këto udhëzime përdorimi paraqesin gjendjen aktuale në momentin e printimit dhe bazohen në njohuritë më të mira të mundshme të fituara nga përvoja dhe praktika.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Asnjë pretendim nuk mund të nxirret nga informacionet, ilustrimet dhe përshkrimet në këtë manual përdorimi.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për lëndimet ose dëmtimet që shkaktohen nga mosrespektimi i manualit të përdorimit, përdorimi për qëllime të ndryshme nga përdorimi i planifikuar, riparime joprofesionale, modifikime të paautorizuara ose përdorimi i pjesëve rezervë të pamiratuara.
1.6 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit:
Ky produkt është në përputhje me Direktivën e BE- së WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet hedhur me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Për të gjetur këto pika grumbullimi, kontaktoni me autoritetet lokale ose shitësit ku e keni blerë produktin. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.7 Përputhja me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në pajtim me Direktivën e BE-së RoHS (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.8 Informacione mbi paketimin

Materialet e paketimit të produktit prodhohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni
materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
2 Pamja e përgjithshme dhe paneli i kontrollit

- Paneli i kontrollit
- Portafiltri
- Mbajtësja e filxhanit
- Rrjeta i tavës së pikimit
- Pluskuesi
- Tabakaja e derdhjes
- Kapaku i depozitës së ujit
- Depozita e ujit
- Kapaku i depozitës së qumështit
- Doreza e rregullimit të shkumës së qumështit
- Depozita e qumështit
- Shporta e vetme e ekspresit
- Shporta e dyfishtë e ekspresit
- Luqa e kafesë / bllokuesi
- Gjilpëra e pastrimit
2.1 Paneli i kontrollit

text_image
Espresso Double Latte Cappuccino| 1 | Treguesi i parangrohjes | |
| 2 | Butoni i ndezjes/fikjes dhe anulimit | |
| 3 | Gabim i përgjithshëm | |
| 4 | Butoni i pastrimit dhe heqjes së smërçit | |
| 5 | Butoni i qumështit |
Të gjitha vlerat e deklaruara në produkt dhe në broshurat e printuara janë marrë nga matje laboratorike të kryera sipas standardeve përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit dhe kushteve të ambientit.
3 Të dhënat teknike
Furnizimi me energji: 220-240 V\~, 50-60 Hz
Fuqia: 1376 - 1628 W
E drejta për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit është e rezervuar.
Të gjitha vlerat e deklaruara në produkt dhe në broshurat e printuara janë marrë nga matje laboratorike të kryera sipas standardeve përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.
Përmasat e produktit:
20,5 cm (gjerësia) x 30,8 cm (lartësia) x 42,3 cm (thellësia)
[Gjerësia pa filxhanin e qumështit: 14,4 cm
Thellësia pa portafiltër: 32,5 cm]
Pesha: 3,85 ± 0,5 kg
Gjatësia e kabllos: >90 cm
Kapacitetet e shportës
Njëshe: 10 g
Dyshe: 17g
Kapaciteti i tavës së pikimit: Deri në 0,2 litra
Kapaciteti i depozitës së ujit: 1,1 ± 5% litra
Koha e ngrohjes paraprake të pajisjes: <55s
Vëllimi i kafesë (cilësimet e parazgjedhura):
Espresso: 30-55ml
Dyshe: 65-95ml
Latte: 170-280 ml qumësht, 30-55 ml kafe
Cappuccino: 114-190 ml qumësht, 30-55 ml kafe

Ky buton "do të ndizet në portokalli kur pajisja ka nevojë për pastrim.

Nëse NTC nuk është i lidhur me tabelën e energjisë, drita e kuqe e treguesit të gabimit do të ndizet në atë moment dhe nuk do të ketë përgjigje nëse shtypet ndonjë buton.
4 Përgatitja
4.1 Përdorimi për herë të parë

Hiqni çdo qese mbrojtëse, ngjitës dhe çdo material tjetër paketimi nga pajisja.

Zgjidhni një sipërfaqe të sigurt dhe të qëndrueshme me një burim energjie lehtësisht të arritshëm dhe lejoni distancën minimale nga anët e pajisjeve.


Mbushni depozitën e ujit me ujë të freskët dhe të pastër të paktën deri në shenjën MIN dhe maksimumi deri në shenjën MAX. (Mos shtoni ujë të nxehtë) Më pas futeni depozitën në pajisje dhe skajin tjetër të kordonit elektrik në një prizë muri me tensionin e përshtatshëm të energjisë.


text_image
1 beiko 2 3Butoni i ndezjes/fikjes "锯" në panelin e kontrollit do të ndizet. Shtypni butonin për të ndezur pajisjen. Vendosni një filxhan pikërisht nën kokën e përgatitjes së kafesë dhe shtypni butonin e pastrimit". Pajisja do të lëshojë një sinjal bip dhe do të fillojë pastrimin. Pasi të përfundojë, pajisja do të jetë gati për përdorim.
4.2 Përgatitja e një ekspresi njësh/dysh

Vendosni shportën për një ose dy kafe ekspres në mbajtësen e filtrit. Mbushni filtrin me kafe të sapobluar me lugën e masës (rreth 8-15 g) dhe përdorni lugën për të sheshuar kafenë e bluar të tepërt. Me fundin shtypës të lugës, aplikoni rreth 15 kg forcë për ta shtypur kafenë pluhur njëtrajtësisht dhe fort.
Instaloni portafiltrin nën daljen e kafesë. Përputheni atë me simbolin e shkyçjes, rrëshqiteni në kanal dhe rrotullojeni ngadalë djathtas te simboli i kyçjes.
- Vendosni një filxhan kafeje pikërisht nën daljen e kafesë.
- Shtypni butonin për një ose dy kafe dhe do të dëgjoni një sinjal bip.
- Kafeja e zgjedhur do të fillojë të pulsojë dhe do të fillojë përgatitja e pijeve.
Pas përfundimit të përgatitjes së kafesë, pajisja do të lëshojë një tingull bip dhe do të kalojë në modalitetin e gatishmërisë. Hiqni portafiltrin në drejtim të akrepave të orës. Pastroni portafiltrin dhe thajeni pas çdo përdorimi.

- Prisni 5 sekonda pas përgatitjes së kafesë dhe më pas hiqni filtrin. Kjo do të ndihmojë për heqjen e filtrit me lehtësi.
- Kafeja e bluar nuk mund të përdoret më pas zierjes.
- Përdorni zqjatimin e dorezës për të hequr mbetjet e kafesë duke e mbajtur shportën në vend.
- Për t'u siguruar që kafeja ekspres të jetë në temperaturën optimale, ju rekomandojmë t'i ngrohni paraprakisht filxhanët.
- Për të nxjerrë shijen më të plotë nga kokrrat e kafesë, ne rekomandojmë përdorimin e kokrrave të plota të kafesë gë janë bluar rishtas sa herë gë përgatitni kafenë ekspres.
- Përveç kafesë së përdorur, përdorimi i ujit të freskët të ftohtë pa klor, pa aroma dhe papastërti të tjera do të ndihmojë për të siguruar ekspresin e përsosur.
- Ruajeni kafenë e bluar të ekspresit në një enë hermetike dhe në një vend të freskët dhe të thatë për të ruajtur aromën e saj. Kafeja e bluar nuk duhet të mbahen për periudha të gjata kohore pasi do të ikë shija.
4 Përgatitja
4.3 Përgatitja e kapuçinos dhe kafesë late
Kapuçinoja ose kafeja late janë kombinime të një ekspresi me sasi të ndryshme qumështi të nxehtë dhe shkumë qumështi.

Duke mbajtur depozitën e qumështit me njërën dorë, shtypni butonin në pjesën e sipërme të kapakut të depozitës së qumështit për të hequr depozitën e qumështit djathtas. Hiqeni kapakun e depozitës së qumështit duke shtypur butonin e lëshimit në anën e djathtë të trupit të kapakut.

Shtoni qumësht në depozitën e qumështit. Qumështi duhet të jetë gjithmonë nën shenjën maksimale. Temperatura e rekomanduar për qumështin është 4-8°C (\~ 40-46°F). Vendoseni kapakun e depozitës së qumështit dhe vendosni depozitën e qumështit në pajisje, ai duhet të klikojë me zë në vend. Sigurohuni që depozita e qumështit të përputhet si duhet. Rregulloni këndin e grykës së shkumës së qumështit mbi filxhan. Rregulloni densitetin e shkumës së qumështit me ndihmën e çelësit bazuar në preferencat tuaja.

Fusni shportën për një kafe në portafiltër. Mbushni filtrin me kafe ekspresi të bluar imët (rreth 8-15 g). Shtypeni kafenë e bluar me anën e sheshtë të lugës së kafesë. Instaloni portafiltrin nën daljen e kafesë. Përputheni atë me simbolin e shkyçjes, rrrèshqiteni në kanal dhe rrotullojeni ngadalë djathtas te simboli i kyçjes.
4 Përgatitja

Kjo pajisje e lejon përdoruesin të vendosë raportin e shkumës duke e rrotulluar dorezën nga Max (Maksimale) në Min (Minimale) për të siguruar shkumën e dëshiruar. Cilësimi i sugjeruar për kafenë late është minimal-mesatar, për kapuçino është mesatar-maksimal. Rregulloni densitetin e shkumës së qumështit bazuar në preferencat tuaja.

Shtypni butonin "kapuçino ose late", më pas dëgjohet një sinjal bip. Butoni i pijeve të zgjedhura do të fillojë të pulsojë dhe do të fillojë përgatitja e kafesë.


Pompa do të funksionojë me ndërprerje ndërsa shkuma e qumështit bie e para në filxhanin tuaj. Pasi shkuma e qumështit të jetë gati, pajisja fillon automatikisht të ziejë kafenë.


Kur njësia lëshon një sinjal bip, pijet janë gati. Shijojini! - Pajisja do të kthehet në modalitetin pa ngarkesë.
4.4 Përgatitja / shtimi i shkumës së qumështit
Mbushni depozitën e qumështit dhe rregulloni çelësin në pozicionin e tij. Shtypni butonin e shkumës së qumështit "Pajisja do të nisë automatikisht shpërndarjen e qumështit (90-140 ml). Pasi të përfundojë, pajisja do të kthehet në fazën e gatishmërisë.

Gjithmonë sigurohuni që depozita e qumështit të jetë vendosur si duhet. Nëse nuk është montuar mirë; butonat e shkumës për kapuçino dhe late do të fiken dhe funksionet e tyre nuk do të jenë të disponueshme. Alarmi do të bjerë me 3 sinjale bip për të treguar këtë.

Heqja e depozitës së qumështit nuk ka asnjë ndikim në përgatitjen e kafesë, mund të përdoren programet e ekspresit për një/dy kafe.
4 Përgatitja
4.5 Rregullimi i lartësisë për madhësi të ndryshme filxhani

Për gota më të vogla, mund të përdoret tava e filxhanit (3).

Për gota me madhësi mesatare, vendoseni filxhanin mbi tavën e pikimit (6) në pozicionin e futur normalisht.

Nëse tava e pikimit hiqet për gota më të mëdha, ajo duhet të vendoset përsëri në pajisje menjëherë pasi të ketë përfunduar përgatitja e pijeve. Nëse tava e pikimit nuk vendoset përsëri pas përgatitjes së pijeve, për shkak të çlirimit të brendshëm të sistemit, uji mund të shkojë te baza dhe do të ketë nevojë për pastrim manual me leckë të thatë.
5.1 Rregullimi i volumit të kafesë/qumështit
Përcaktimi i sasive për espres tek dhe dysh
- Zgjidhni funksionin që do të riprogramohet. Shtypni butonin e duhur (ekspres njësh ose dysh) dhe mbajeni të shtypur. Do të dëgjoni një sinjal bip. [sasitë e programueshme të ekspresit njësh/dysh (min: 30/60 ml, maksimumi: 50/100 ml)]
- Lëshojeni butonin vetëm pasi të ketë kaluar sasia e dëshiruar e kafesë. Do të dëgjoni dy sinjale bip. Kjo sasi tani ruhet nën funksionin përkatës.
Përcaktimi i sasive për kafe late, kapuçino dhe shkumë qumështi
- Zgjidhni funksionin që do të riprogramohet. Shtypni butonin e duhur (kapuçino, late ose qumësht) dhe mbajeni të shtypur. Do të dëgjoni një sinjal bip. (Koha më e shkurtër e përgatitjes së qumështit është 10 sekonda, koha më e gjatë është 45 sekonda.)
- Lëshojeni butonin vetëm pasi të ketë kaluar koha e zierjes së qumështit që dëshironi. Do të dëgjoni dy sinjale bip. Kjo kohë tani ruhet nën funksionin përkatës.
- Për të ndryshuar sasinë e kafesë së zezë; pasi të përfundojë shpërndarja e qumështit, mbani të shtypur ikonën e pijes së zgjedhur derisa të kalojë sasia e dëshiruar.

Cilësimet e rregulluara të pijeve do të ruhen në kujtesën e pajisjes për përdorim në të ardhmen derisa të rivendosen ose ndryshohen përsëri.

text_image
Espresso Double Latte CappuccinoPër të rivendosur një pije të vetme në cilësimet e paracaktuara/të fabrikës:
Mbani të shtypur një buton të pijes dhe të energjisë së bashku për më shumë se 3 sekonda për të rivendosur sasinë e zgjedhur të pijeve.

text_image
Espresso Double Latte CappuccinoPër të rivendosur të gjitha pijet në cilësimet e paracaktuara/të fabrikës:
Mbani të shtypur butonat për një ose dy kafe ekspres së bashku për më shumë se 3 sekonda për të rivendosur të gjitha pijet.

Koha e gatishmërisë: Pajisja do të fiket automatikisht pas 29 minutash pa asnjë funksion (ose pas punës).
6 Pastrimi
6.1 Pastrimi i depozitës së qumështit
Hidhni ujë në depozitën e qumështit deri në nivelin MAX dhe shtypni butonin e shkumës së qumështit "
". Pasi të keni përfunduar, hiqni komponentët e depozitës së qumështit (9) (11) dhe pastrojini nën ujë të pastër.

Pastroni depozitën e qumështit pas çdo përdorimi për të shmangur mbetjet e qumështit.

Përdorni gjilpërën e pastrimit (15) për të pastruar brenda në hyrjen e shkumës së qumështit.
6.2 Funksioni i pastrimit/shpëlarjes
Për pastrimin e kokës së përgatitjes së pijeve, vendosni një enë nën kokën e përgatitjes dhe shtypni butonin e pastrimit " . Pastrimi do të përfundojë brenda 16 sekondave dhe pajisja do të jetë gati për përdorim.

- Nëse nuk e përdorni pajisjen për më shumë se 5 ditë rresht, shpëlajeni dhe shkarkojeni depozitën e ujit.
- Tava e pikimit dhe rrjeta e saj (6) (4) mund të pastrohen manualisht nën ujë të pastër.
- Mos e vendosni portafiltrin në lavastovilje.
6.3 Funksioni i pastrimit të smërçit
Kur kërkohet pastrimi i smërçit, ikona e heqjes së smërçit" do të ndizet në portokalli. Vendosni një enë që mund të mbajë 1,5 litra nën kokën e përgatitjes së pijeve. Hidhni ujë në depozitën e ujit deri në nivelin MAX dhe përziejeni me pastrues smërçi ose acid citrik. Mbani shtypur butonin e pastrimit të smnërçit " " për më shumë se 3 sekonda dhe do të dëgjoni dy tinguj bip që tregojnë se ka filluar cikli i parë i pastrimit. Cikli i parë do të zgjasë rreth 15 minuta. Pasi të përfundojë, ikona e pastrimit të smërçit do të bëhet e bardhë".
Zbrazni dhe vendosni enën nën kokën e përgatitjes. Pastroni dhe mbushni depozitën e ujit deri në nivelin MAX me ujë të pastër. Mbani shtypur butonin e pastrimit të smnërçit "për më shumë se 3 sekonda dhe do të dëgjoni dy tinguj bip që tregojnë se ka filluar cikli i dytë i pastrimit. Cikli i dytë do të zgjasë rreth 6 minuta. Pasi të ketë përfunduar gjithçka, pajisja do të kthehet në fazën e gatishmërisë dhe do të jetë gati për t'u përdorur.
6 Pastrimi

text_image
Espresso Double Latte CappuccinoPër të rivendosur statusin e paralajmërimit për pastrimin e smërçit: Mbani shtypur butonin e ndezjes dhe pastrimit të smërçit së bashku për më shumë se 3 sekonda.

- Pastrimi i smërçit kërkohet pas ciklit të paracaktuar të përgatitjes së pijeve.
- Rivendosja e statusit paralajmërues të pastrimit të smërçit nuk sugjerohet për të ruajtur gjendjen më të mirë të pajisjes.
7.1 Problemet, shkaqet e mundshme dhe zgjidhjet
| Problemi Shkaku Zgjidhja | ||
| Kafeja rrjedh në anën e portafiltrit. | Portafiltri (2) nuk është futur siç duhet. | Kthejeni dorezën e portafiltrit (2) më tej djathtas. |
| Buza e sitës nuk është pastruar nga kafeja e bluar | Fikni pajisjen, hiqni mbajtësen e portafiltrit (2) dhe pastroni skajet e sitës. | |
| Ekrani brenda kokës së përgatitjes së pijeve është i ndotur. | Pastroni kokën e përgatitjes së pijeve duke përdorur një leckë të lagur dhe përdorni funksionin e pastrimit pa vendosur portafiltrin. | |
| Shumë pak ose aspak kafe rrjedh nëpër portafilter. | Nuk ka ujë në depozitë. Mbushen | depozitën me ujë. |
| Ekrani brenda kokës së përgatitjes së pijeve është i bblokuar. | Zieni ujin përmes ekranit pa futur portafiltrin (2). Nëse nuk kalon ujë, hiqni ekranin, pastrojeni dhe zëvendësojeni. | |
| Sita është e bblokuar. | Rregullimi: Pastroni sitën, futeni në portafilter (2) dhe pomponi ujë pa kafe. Nëse nuk kalon ujë përmes sitës, telefononi shërbimin e klientit për të porositur një sitë zëvendësuese. | |
| Kafeja ekspres prodhohet vetëm si pika. | Kafeja e bluar është shumë e imët ose e paketuar shumë fort. | Mos e ngjisni fort kafenë e bluar. Përdorni një nivel më tëashpër bluarjeje të kafesë. |
| Pajisja e bblokuar nga depozitat e kalciumit. | Pastroni smërçin në pajisje. Shikoni faqen 15. | |
| Kafeja ekspres përgatitet shumë shpejt. | Kafeja e bluar është shumë e trashë. | Përdorni një bluarje më të imët. |
| Nuk ka kafe të mjaftueshme në sitë. | Përdorni më shumë kafe të bluar. | |
| Pa krem. | Kafe e vjetër ose shumë e thatë. | Përdorni kafe të freskët. |
| Kafeja nuk është shtypur mjaftueshëm. Uji kalon nëpër kafe shumë shpejt. | Shtypeni më fort kafenë e bluar. Përdorni një bluarje më të imët. | |
| Kafeja shumë e ashpër. | Përdorni një mulli konik për të marrë një bluarje më të imët dhe më konsistente. | |
| Përzierja e kafesë nuk është e përshtatshme për kafenë ekspres. | Ndryshoni markën e ekspresit. | |
| Nuk ka shkumë të mjaftueshme gjatë shkumëzimit të qumështit. | Qumësht jo i freskët. Përdorni qumësht të freskët. | |
| Qumështi nuk është i përshtatshëm. | Kontrolloni që qumështi të jetë i përshtatshëm për shkumë. | |
| Qumështi ishte shumë i ngrohtë që në fillim. | Përdorni qumështin direkt nga frigoriferi (34°F). | |
| Nuk ka qumësht të mjaftueshëm për të shkumëzuar. | Përdorni më shumë qumësht të ftohtë. | |
| Vrima e hyrjes së qumështit është e bblokuar. | Përdorni gjilpërën e pastrimit (15) për të pastruar brenda në hyrjen e shkumës së qumështit. | |
Prosimo, najprej preberite ta navodila!
Spoštovani,