KA-70T50BHH-EU - Furrë SHARP - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KA-70T50BHH-EU SHARP në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth KA-70T50BHH-EU SHARP
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KA-70T50BHH-EU - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KA-70T50BHH-EU e markës SHARP.
MANUAL I PËRDORUESIT KA-70T50BHH-EU SHARP
Ne deklarojmë se produktet tona përmbushin Direktivat e aplikueshme evropiane, Vendimet dhe Rregulloret si dhe kërkesat e renditura në standardet e referuara.
LT-Atitikties deklaracija
Prezantimi dhe madhësia e produktit
Paralajmërime
Përgatitja për instalim dhe përdorim
Përdorimi i furrës
Pastrimi dhe mirëmbajtja e produktit tuaj
Shërbimi dhe Transporti
PREZANTIMI DHE MADHËSIA E PRODUKTIT

text_image
Paneli i kontrollit Doreza Dera e furrës
text_image
Element me ngrohje më të ulët (prapa pllakës)Element me ngrohje më të lartë (prapa pllakës)

text_image
rrjetë grile tabaka mbajtëse Drita e furrës Grila me ventilimPARALAJMËRIMET E SIGURISË
LEXONI ME KUJDES DHE PLOTËSI- SHT KËTO UDHËZIME PARA PËRDO- RIMIT TË PAJISJES TUAJ DHE RUAJENI ATË NË NJË VEND TË PËR- SHTATSHËM PËR REFERENCË KUR TË JETË E NEVOJSHME.
KY UDHËZUES ÉSHTË PËRGATITUR PËR MË SHUMË SE NJË MODEL TË PËRBASHKËT. PAJISJA JUAJ MUND TË MOS KETË NJË NGA DISA KARAKTERISTIKAT QË JANË SHPJEGUAR NË KËTË UDHËZUES. KUSHTOJUNI RËNDËSI PARAQITJES NË VLERA, KUR JENI DUKE LEXUAR KËTË UDHËZUES.
Paralajmërime të përgjithshme për sigurinë
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore apo me mungesa të përvojës dhe njo-hurive në qoftë se ata kanë mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet
e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet patur kujdes për të shman-gur prekjen e elementëve të nxehtë. Fëmijët më pak se 8 vjeç, do të mbahen larg vetëm nëse mbikëqyren va-zhdimisht.
- KUJDES: Rreziku i zjarrit: mos ruani artikuj në sipërfaqet e gatimit.
- KUJDES: Nëse sipër-faqja është plasaritur, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
- Pajisja nuk është ndërtuar për tu vënë në punë me anë të një ore me zile të ja-
shtme apo me anë të një sistemi të veçantë -telekomandë.
- Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të nxehtë brenda furrës.
- Gjatë përdorimit, do- rezat që përdoren për një kohë të shkurtër mund të nxehen.
- Mos përdorni pastrues gërryes ose skraper të mprehtë metalik për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqe të tjera pasi ato mund të gërvish-tin sipërfaqen, e cila mund të rezultojë në krisjen e xhamit apo dëmtimin e sipërfaqes.
- Mos përdorni pastru-es me avull për pastrimin e pajisjes.
- KUJDES: Sigurohuni që pajisja është e fi-kur para se të zëven-dësoni llambën për të
shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
- VINI RE: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen, kur janë në përdorim vatrat për gatim apo skara. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg.
- Pajisja juaj është prodhuar në për-puthje me të gjitha standardet e aplikueshme dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.
- Mirëmbajtja dhe puna riparuese duhet të bëhet vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar. Instalimi dhe puna riparuese që kryhet nga teknikë të paautorizuar mund t'ju rrezikojë. Éshtë e rrezikshme të ndryshoni apo modifikoni specifikimet e pajisjes në çdolloj mënyre.
- Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra e gazit dhe presioni i gazit ose tensionit të energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes përputhen. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.
-
VINI RE: Kjo pajisje është projektuar vetëm për gatim dhe është menduar vetëm për përdorim shtëpiak të brendshëm dhe nuk duhet të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, ose në ndonjë kërkesë tjetër, të tilla si për përdorim jo-shtëpiak apo në një mjedis komercial apo për ngrohje ambienti.
-
Mos u mundoni ta hiqni apo lëvizni pajisjen duke e tërhequr nga doreza e derës.
- Janë marrë të gjitha masat e mundshme të sigurisë për të garantuar sigurinë tuaj. Duke qenë se xhami mund të thyhet, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë pastrimi për të shman-gur gërvishtjet. Shmangni goditjet apo trokitjet mbi xham me aksesorët.
- Sigurohuni që kordoni furnizues nuk ka ngecur diku gjatë instalimit. Nëse kablloja furnizues është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i saj i shërbimit apo nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të parandaluar ndonjë rrezik.
- Kur dera e furrës është e hapur, mos lejoni fëmijët të ngjiten apo të ulen tek dera.
Paralajmërime mbi instalimin
- Mos e përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
- Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar dhe të vihet në përdorim. Prodhuesi nuk është përgjegjës për çdo dëm që mund të shkaktohet nga vendosja e gabuar dhe instalimi nga persona të paautorizuar.
- Kur ju shpaketoni pajisjen, sigurohuni që ajo nuk është dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti; mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një agjent të kualifikuar të shërbimit.
Duke qenë se materialet e përdorura për paketim (najloni, staplers, polisteroli ... etj) mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët, ato duhet të mblidhen dhe të hiqen menjëherë.
- Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve atmosferike. Mos e ekspozoni atë nën efekte të tilla si dielli, shiu, bora etj.
- Materialet përreth pajisjes (kabinet) duhet të jenë në gjendje të përballoj-në një temperaturë prej min 100 °C.
Gjatë përdorimit
- Kur ju do përdorni furrën tuaj për herë të parë një erë e pakëndshme do të burojë nga materialet izolu- ese dhe elementet ngrohës. Për këtë arsye, para se të përdorni fur- rën tuaj, lëreni të punojë bosh në temperaturë maksimale për 45 minuta. Në të njëjtën kohë ju duhet të duhet të ajrosni ambientin në të cilin produkti është i instaluar.
- Gjatë përdorimit, sipërfaqet e ja- shtme dhe të brendshme të furrës nxehen. Kur hapni derën e furrës, ikni mbrapa për të shmangur avu- llin e nxehtë që del nga furra. Kjo mund të përbëjë rrezik për djegie.
- Mos vendosni materiale të ndezshme ose të djegshme, në ose në afërsi të pajisjes kur ajo është duke punuar.
- Gjithmonë përdorni doreza furre për të hequr dhe zëvendësuar ushqimin në furrë.
- Mos e lini pa mbikëqyrje tenxheren ndërsa gatuani me vajra të ngurtë apo të lëngshëm. Ato mund të mar- t. rin zjarr në kushtet e ngrohjes ek- streme. Asnjëherë mos derdh ujë mbi të flakët që janë shkaktuar nga vaji. Mbuloni tiganin ose fritezën me kapakun e vet në mënyrë që të
mbyten flakët që janë shkaktuar në këtë rast dhe fikni sobën.
- Në qoftë se ju nuk do të përdorni pajisjen për një kohë të gja-të, hiqeni nga priza. Fikeni edhe çelësin kryesor. Gjithashtu, kur ju nuk e përdorni pajisjen, mbyllni valvolën e gazit.
- Sigurohuni që çelësat e kontrollit të pajisjes janë gjithmonë në pozicionin "0" (stop) kur ajo nuk përdoret.
- Tavat anojini kur i tërhiqni për ti nxjerrë. Jini të kujdesshëm për të mos derdhur lëngun e nxehtë.
- Kur dera ose skara e furrës është hapur, mos lini asgjë mbi të. Ju mund të çekuilibroni pajisjen tuaj ose të thyeni kapakun.
- Mos vini gjëra të rënda a[p mallra të ndezshëm apo që marrin flakë lehtë (najloni, qese plastike, letër, rroba ... etj) në skarë. Kjo përfshin edhe enët e gatimit me aksesorë plastik (p.sh. dorezat).
- Mos varni peshqirë, peceta për pjata apo veshje të pajisjes apo dorezat e saj.
• Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes
- Gjithmonë fikeni pajisjen para veprimeve të tilla si pastrimi apo mirëmbajtja. Ju mund ti bëni këto pas fikjes së pajisjes apo duke fi-kur çelësin kryesor.
- Mos hiqni çelësat e kontrollit për të pastruar panelin e kontrollit.
- PËR TË RUAJTUR EFIKASITE-TN DHE SIGURINË E PAJISJES TUAJ NE JU REKOMANDOJMË QË GJITHMONË TË PËRDOR-NI PJESËORIGJINALE DHE NË
RAST NEVOJE TË KONTAKTONI VETËM AGJENTIN E AUTORIZU-AR TË SHËRBIMIT.
PËRGATITJA PËR INSTALIM DHE PËRDORIM
E prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë më të mirë , kjo furrë moderne, funksionale dhe praktike do të plotësojë nevojat tuaja në të gjitha aspektet. Sigurohuni që të lexoni udhëzuesin për të patur rezultate të suksesshme dhe për të mos patur ndonjë problem në të ardhmen. Informacioni i dhënë më poshtë përmban rregulla që janë të nevojshme për pozicionimin e saktë dhe veprimet e shërbimit. Ato duhet të lexohen pa u anashkaluar sidomos nga tekniku, i cili do ta pozicionojë pajisjen.
KONTAKTONI SERVISIN E AUTORIZU-AR PËR INSTALIMIN E FURRËS TUAJ!
ZGJIDH NJË VEND PËR FURRËN
-Ka disa pika që kërkojnë vëmendje kur zgjidhni një vend për furrën tuaj. Sigurohuni të merrni parasysh rekomandimet tona si më poshtë për të parandaluar ndonjë problem dhe situata të rrezikshme, të cilat mund të ndodhin më vonë!
-Kur zgjidhni një vend për furrën, duhet t'i kushtohet vëmendje që nuk ka materiale të ndezshme ose të djegshme në afërsi të ngushtë, të tilla si perde, vaj, rroba etj e cila marrin zjarr shpejt.
- Mobiljet përreth furrës duhet të jenë nga materiale rezistente ndaj ngrohjes më shumë se 50 C ° nga temperatura e dhomës.
Ndryshimet e nevojshme në muret e kabinetit dhe ventilatorin e integruar të kombinuar me produktin, si dhe lartësi- të minimale nga bazamenti i furrës janë paraqitur në figurën 1. Prandaj, venti- latori i shkarkimit duhet të jetë në një lartësi minimale prej 65 cm nga baza- menti i pllakës. Nëse nuk ka ventilator shkarkimi, lartësia nuk duhet të jetë më pak se 70 cm.

text_image
Minimumi 42 cm Minimumi 65 cm (me dru) Minimumi 70cm (pa dru) Minimumi 42 cm PLLAKAINSTALIMI I FURRËS SË INTE-
GRUAR

text_image
min. 600mm min. 56.0mm max. 56.0mm min. 565mm 5.76mm 5.57mm 55.0mm 59.5mm 57.97mm 59.5mm min. 5 mm
text_image
ti- min. 10mm min. 5.90mm min. 5.80 mm max. 5.80 mm min. 5.55mm 5.75mm 5.57mm 5.50mm 5.95mm 5.75mm 6.05mm min. 5 mm 2 xFusni furrën në kabinet duke e shtyrë atë përpara. Hapni derën e furrës dhe futni 2 vida në vrimat e vendosura në kasën e furrës. Kur kasa e produktit prek sipërfaqen prej druri të kabinetit, fiksoni vidat.

text_image
Plani i sipërm min. 50 mm min. 25 mm Pllakë e integruar Furrë e integruarNëse furra instalohet nën një pllakë, distanca mes platformës së punës dhe panelit kryesor të furrës duhet të jetë minimalisht 50 mm dhe distanca mes platformës së punës dhe paneli kryesor të kontrollit duhet të jetë minimalisht 25 mm.
INSTALIMI ELEKTRIK DHE SIGURIA E FURRËS SË INTE- GRUAR
Udhëzimet e dhëna më poshtë duhet të ndiqen pa u anashkaluar gjatë instalimeve elektrike:
-Kablloja e tokëzimit duhet të jetë e lidhur me anë të vidave me shenjën e tokëzimit. Furnizimi i lidhje kabllore duhet të jetë siç tregohet në figurën 6. Nëse nuk ka prizë të tokëzuar në për-puthje me rregulloret në vendin e instalimit, telefononi menjëherë Shërbimin e Autorizuar.
- Priza e tokëzuar duhet të jetë në afërsi të pajisjes. Asnjëherë mos përdorni një zgjatues kablloje.
-Kablloja e furnizimit nuk duhet të kontaktojë sipërfaqen e nxehtë të produktit.
-Në rast të ndonjë dëmtimi të kabllos furnizuese, sigurohuni të kontaktoni servisin e autorizuar. Kablloja duhet të zëvendësohet nga servisi i autorizuar.
-Instalimet e pajisjes duhet të kryhen nga Shërbimi i autorizuar. Duhet të përdoret kabllo furnizimi e llojit H05VV-F.
-Lidhjet e gabuara mund të dëmtojnë pajisjen. Një dëmtim i tillë nuk do të mbulohet nga garancia.
-Pajisja është projektuar për t'u lidhur me 220-240V \~ nëse energjia elektri- ke është ndryshe nga vlera e dhënë më lart, telefononi menjëherë Shërbi- min e Autorizuar.
-Firma prodhuese deklaron se nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo lloj dëmi dhe humbje që rezulton nga mosveprimi në përputhje me normat e sigurisë!
-Instalimet e pajisjes duhet të kryhen nga Shërbimi i autorizuar. Pajisja është
-dizenjuar për tu lidhur me rrymë 220-240V\~. Nëse rrjeti i energjisë elektrike është i ndryshëm nga vlera e dhënë, kontaktoni menjëherë servisin e autorizuar . Pajisja është projektuar për përdorim me prizë për lidhje të fiksuar në korrent. është e nevojshme që të instaloni një çelës sigurese midis produktit dhe furnizimit me energji elektrike (rrjeti), me një ndërprerës minimal prej 3 mm midis çelsave të kontaktit. (20A vlerësuar, lloji i funksionit me vonesë).

text_image
KAFE EVERDHE-JESHILE L N BLU3.4. PARALAJMËRIM I PËRGJITH-SHËM DHE MASAT PARAPRAKE
Pajisja juaj është prodhuar në përputhje me udhëzimet përkatëse të sigurisë në lidhje me pajisje elektrike. Mirëmbajtja dhe punët riparuese duhet të kryhen vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar të trajnuar nga firma prodhuese. Instalimi dhe puna riparuese, të kryera pa respektuar rregullat mund të jenë të rrezikshme.
Sipërfaqet e jashtme ngrohen, ndër-kohë që pajisja juaj është duke funksi-onuar. Elementët që ngrohin sipërfaqen e brendshme të furrës dhe nxjerrin avu-llin jashtë janë jashtëzakonisht të nxehta. Këto seksione do të vazhdojnë të ruajnë nxehtësinë e tyre për një kohë të caktuar, edhe nëse pajisja është fi-kur. Asnjëherë mos prekni sipërfaqet e nxehta. Mbani fëmijët larg.
Në mënyrë që të gatuani në furrën Tuaj, butonat e funksionimit të furrës dhe regjistrimit të temperaturës duhet të rregullohen dhe edhe kohëmatësi i furrës, duhet të programohet. Përndryshe furra nuk funksionon.
Ndërsa dera e furrës është e hapur, mos vendosni ndonjë gjë në të. Ju mund të prishni ekuilibrin e pajisjes ose të thyeni derën.
Stakoni pajisjen Tuaj kur ajo nuk është në përdorim.
Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve at- mosferike. Mos e lini atë nën efektet e diellit, shiut, borës, pluhurit etj.
Përdorimi i butonit të kontrollit të funksionimit të furrës
Funksionet e Furrës
* Funksionet e furrës tuaj mund të jenë të ndryshme për shkak të modelit të produktit tuaj.

Llamba e furrës:
Vetëm drita e furrës do të ndizet në dhe ajo mbetet ndezur mbi të gjitha në fun-ksionet e gatimit.

Funksioni i shkrirjes:
Dritat paralajmëruese të furrës ndizen, ventilatori fillon të veprojë.
Për të përdorur funksionin e shkrirjes, merrni ushqimin Tuaj të ngrirë dhe vendoseni në furrë në një raft të vendosur në slotin e tretë nga fundi. Rekomandohet që Ju të vendosni një tepsi furre nën ushqimin për shkrirje, për të mbledhur ujin e akumuluar për shkak të akullit të shkrirë. Ky funksion nuk do të gatuajë apo ta pjekë ushqimin Tuaj, ai vetëm do të ndihmojë për ta shkrirë atë.

Funksioni Turbo
Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementi i ngrohjes së skarës do të fillojë të veprojë.
Funksioni turbo shpërndan në mënyrë të barabartë ngrohjen në furrë. Të gjitha ushqimet në të gjitha raftet do të gatuhen në mënyrë të barabartë. Éshtë e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta.

Funksioni i gatimit statik:
Termostati dhe dritat paralajmërue-se të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së ulët dhe të lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni i gatimit statik lëshon nxehtësi, duke siguruar gatimin e ushqimit me temperaturë të ulët dhe të lartë. Kjo është ideale për të bërë pasta, ëmbëlsira, pastiçe, lazanja dhe pica. Rekomandohet parangrohja e fur-rës për 10 minuta dhe ajo është mirë të gatuash në vetëm një raft gjatë kësaj kohe në këtë funksion.

Funksioni i ventilatorit:
Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.
Ky funksion është shumë i mirë për rezultate të mira në pjekje brumi. Gatimi realizohet nga rezistenca e ulët dhe e lartë brenda furrës dhe nga qarkullimi i ajrit siguruar nga ventilatori, i cili jep një efekt të lehtë skare tek ushqimi. është e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta.

Funksioni pica:
Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.
Funksioni i ventilatorit dhe i ngrohjes së ulët është ideale për ushqim të pjekur, të tilla si pica, në mënyrë të barabartë në një kohë të shkurtër. Ndërsa ventilatori shpërndan në mënyrë të barabartë nxehtësinë e furrës, elementi më i ulët i ngrohjes siguron pjekjen e brumit të gatimit.
RUAJTJA E ENERGJISË
Minimizoni sasinë e lengshme ose yndyrën për të reduktuar kohët e gatimit.
Dera e furrës nuk duhet të hapet shpesh gjatë periudhës së gatimit.

Funksioni i skarës dhe Rrotullimit të pulës
Ky funksion përdoret për të pjekur në skarë dhe rrotulluar pulën, për ushqimin e gatuar në hell. Për të mundësuar rrotullimin, përdorni “hellin rrotullues”. Për të pjekur në skarë, vendosni ushqimin në skarë, gjithashtu edhe skarën në raftin në nivelin më të lartë. Ju mund të filloni të piqni në skarë pasi të keni vendosur tepsinë e furrës në sirtarin e 3të. Tepsia e vendosur në raftin e 3të do të sigurojë mbledhjen e vajit që pikon nga ushqimi. Ndizni çelësin për nxehjen e furrës pasi të tregojë shenjën e këtij funksioni. Vendosni ushqimin brenda në furrë pasi ta keni ngrohur paraprakisht për 5 minuta. Në fund të gatimit, si edhe në të gjitha proceset e tjera të gatimit; fikni furrën dhe ulni çelësin e nxehjes. Fshini programin e orës së furrës dhe nxirrni ushqimin e gatuar nga furra dhe lëreni në një vend të sigurtë. Mos u afroni shumë afër sobës derisa ajo të ftohet dhe mbani larg fëmijëve.

Vatra e sipërme, Funksioni i pjekjes së pulës në skarë
Ky funksion përdoret për pula që piqen shpejt dhe në skarë, ushqim të gatuar në hell. Për të realizuar pjekjen , përdorni "hellin për pjekje". Për të pjekur në skarë, vendosni ushqimin në skarë, gjithashtu edhe skarën në raftin në nivelin më të lartë. Ju mund të filloni të piqni në skarë pasi të keni vendosur tepsinë e furrës në sirtarin e 3të. Tepsia është vendosur në raftin e 3-të dhe siguron mbledhjen e vajit që pikon nga ushqimi. Ndizni çelësin për nxehjen e furrës pasi të tregojë shenjën e këtij funksioni. Vendosni ushqimin brenda në furrë pasi ta keni ngrohur paraprakisht për 5 minuta. Në fund të procesit të gatimit, si edhe në të gjitha proceset e tjera të gatimit; fikni furrën dhe ulni çelësin e nxehjes. Fshini programin e orës së furrës dhe nxirrni ushqimin e gatuar nga furra dhe lëreni në një vend të sigurtë. Mos u afroni afër furrës derisa ajo të ftohet dhe mbani larg fëmijët.

Skara, Pjekja e pulës dhe Funksioni i ventilimit
Në këtë funksion, skara dhe vatra e sipërme dhe ventilatori sigurojnë një pjekje perfekte, bashkëveprojnë dhe gatuhet mirë. Gjithashtu përdoret për skarë, për pjekje të pulës dhe ushqim të gatuar në hell. Për të realizuar pjekjen: përdorni “hellin për pjekje”. Për skarën, vendosni ushqimin në skarë, gjithashtu skarën në raftin në nivelin më të lartë. Ju mund të filloni të piqni në skarë pasi të keni vendosur tepsinë e furrës në sirtarin e 3të. Tepsia është vendosur në raftin e 3-të dhe siguron mbledhjen e vajit që pikon nga ushqimi. Ndizni çelësin për nxehjen e furrës pasi të tregojë shenjën e këtij funksioni. Vendosni ushqimin brenda në furrë pasi ta keni ngrohur paraprakisht për 5 minuta. Në fund të procesit të gatimit, si edhe në të gjitha proceset e tjera të gatimit; fikni furrën dhe ulni çelësin e nxehjes. Fshini programin e orës së furrës dhe nxirrni ushqimin e gatuar nga furra dhe lëreni në një vend të sigurtë. Mos u afroni afër furrës derisa ajo të ftohet dhe mbani larg fëmijët.

VapClean
Regjistroni funksionin e furrës në funksionin statik 90 °C për të aktivizuar funksionin VapClean. Derdhni 200-250ml ujë në tabakanë që gjendet në bazamentin e furrës. Ndizni furrën dhe VapClean do të ketë nevojë të paktën për 20 minuta për të përgatitur sobën për pastrim të lehtë.
Pjekja në hell
zgavra ku futet helli dorezat e hellit

text_image
Iloji i hellit helli tepsia në raftin e parërrjeta e hellit në raftin e tretë
kapaku i zgavrës ku futet helli

Përdorni aksesorët e pjekjes në hell Kaloni hellin në pulë dhe fiksoni kapset;fusni majën e hellit në zgavrën në panelin e pasmë të zgavrës dhe sigurohu që futet tërësisht në kornizë dhe përshtatet në kapakun e motorrit. Për të bërë këtë, si fillim duhet të ktheni kapakun anash, i cili është përballë zgavrës ku futet helli, siç tregohet në figurë. Pas kësaj, fusni hellin në rrjetën e hellit e cila duhet të vendoset në raftin e tretë. Hiqni dorezat e hellit, nëse është instaluar dhe mbyllni derën e furrës. Dorezat duhet të jenë ngjitur vetëm për zhvendosjen e ushqimit pas pjekjes në skarë.
Sigurohu që furra nuk është duke punuar ndërkohë që performoni me këto procese.
4.1 Njësi Kontrolli njëngjyrëshe
Njësia e Kontrollit njëngjyrëshe përbëhet nga një ekran LCD një ngjyrësh 4.3" dhe nga 6 butona të ndryshëm me prekje. Funksioni i butonave me prekje i njësisë së kontrollit njëngjyrëshe është përshkruar më poshtë.

text_image
ON/OFF AUTO COOKING 12:00 UP/PLUS START PAUSE Manual COOKING DOWN/ MINUS BACK Settings OK SELECTNjësia e kontrollit njëngjyrëshe është dizajnuar mbi parimet që edhe përdoruesit amator të jenë në gjendje të përdorin receta profesionale me lehtësi me funksionet e gatimit automatik, gjithashtu i lejon shtëpiakeve të përdorin recetat e krijuara nga vetë ato të kombinuara me funksionet e gatimit manual.
Menutë e njësisë së kontrollit njëngjyrësh të tilla si manuali i gatimit, regjistrimet e gatimit automatik janë të përshkruara më poshtë.
Manuali Gatimi:
Çdo regjistrim gatimi mund të vendoset nga përdoruesi në manualin e gatimit. 7 funksione të ndryshme gatimi, temperatura, funksion boost, kohëzgjatja e gatimit dhe fundi i gatimit mund të selektohen. Me fleksibilitetin e gatimit manual çdo gatim mund të realizohet nga përdoruesit duke respektuar edhe secili shijen e tij.
Për të realizuar gatimin në menunë e manualit të gatimit, duhen ndjekur hapat e listuara më poshtë.
- Përdorni butonat LART & POSHTË për të naviguar në menu.
- Shtypni butonin OK kur është
selektuar "Gatimi manual".

Në menunë e gatimit manual, funksionet e gatimit, temperatura , funksioni boost, kohëzgjatja e gatimit dhe koha e mbarimit të gatimit mund të regjistrohen nga përdoruesi final. Për të ndryshuar specifikimet, navigoni me butonat LART & POSHTË dhe selektoni specifikimin me butonin OK. Pasi keni shtypur, specifikimi i selektuar pulson. Ndërkohë që pulson, butonat LART & POSHTË përdoren për të ndryshuar vlerat e specifikimit. Ju mund të finalizoni selektimin duke shtypur butonin OK.
SHËNIM: Nëse kohëzgjatja e gatimit është regjistruar 00:00, gatimi vazhdon derisa përdoruesi e ndalon atë manualisht.

text_image
Manual Cooking 12:01 > Functions Temperature 160°C Boost ON Cooking Duration 01:30 End Time 13.31Për të filluar gatimin shtypni butonin START/PAUZË dhe ekrani i gatimit do shfaqet si në vijim.

Në ekranin e gatimit;
- Butoni START/PAUZË mund të përdoret për pauzë ose për të ristartuar gatimin,
- Temperatura mund të ndryshohet duke shtypur butont LART& POSHTË,
- Ndërkohë që ndonjë funksion gatimi është aktivizuar, butoni MBRAPA është shtypur për të naviguar midis funksionit të furrës, temperaturës dhe kohës së gatimit. Ndërkohë që ndonjë specifikim është duke pulsuar, vlera mund të ndryshohet duke shtypur butonat LART & POSHTË.
- Për të ndaluar gatimin dhe për tu kthyer në menunë kryesore, shtypni butonin START/PAUZË , dhe më pas shtypni butonin MBRAPA.
Gatimi Auto:
Recetat e paracaktuara, të cilat janë pregatitur nga kuzhinierë profesional mund të përdoren nga përdorues final me menunë e gatimit automatik. Në menunë e gatimit automatik, vetëm emri i ushqimit mund të selektohet nga përdoruesi, çdo regjistrim gatimi si funksionet e gatimit, kohëzgjatja , temperatura regjistrohen automatikisht nga njësia e kontrollit njëngjyrëshe. Për të realizuar gatimin me menunë e gatimit auto, hapat e përmendur më poshtë duhen ndjekur.
- Përdorni butonat LART & POSHTË për të naviguar në menu.
- Shtypni butonin OK, kur éshtë selektuar "Gatimi Manual".

Në menunë e gatimit automatik, kategoria, emri dhe pesha e recetës selektohet nga përdoruesi final.
Gjithashtu koha e mbarimit të gatimit mund të ndryshohet nga përdoruesi final. Për të ndryshuar specifikimet, navigoni me butonat LART &
POSHTË dhe selektoni specifikimin me butonin OK. Pasi keni shtypur, specifikimi i selektuar pulson.
Ndärkohë që pulson, butonat LART & POSHTË përdoren për të ndryshuar vlerat e specifikimit. Ju mund të finalizoni selektimin duke shtypur butonin OK.

text_image
Auto Cooking 12:02 > Meat Meat Loaf Weight 1000gr Shelf 2 End Time 12-11SHËNIM: Për të arritur performancë gatimi maksimale, tabakaja duhet të vendoset në raftin e paraqitur në ekran.
Për të filluar gatimin shtypni butonin START/PAUZË dhe ekrani i gatimit do shfaqet si në vijim.

Në ekranin e gatimit;
- Butoni START/PAUZË mund të përdoret për pauzë ose për të ristartuar gatimin,
- Për të ndaluar gatimin dhe për tu kthyer në menunë kryesore, shtypni butonin START/PAUZË, dhe më pas shtypni butonin MBRAPA.
Regjistrime:
Në menunë e regjistrimeve, koha, gjerësia e ekranit, sinjali akustik dhe opsonet e gjuhës mund të regjistrohen vetë. Gjithashtu versioni i programit do të shfaqet në ekran si informacion. Për të ndryshuar specifikimet, navigoni me butonat LART & POSHTË dhe selektoni specifikimin me butonin OK. Pasi keni shtypur, specifikimi i selektuar pulson. Ndërkohë që pulson, butonat LART & POSHTË përdoren për të ndryshuar vlerat e specifikimit. Ju mund të finalizoni selektimin duke shtypur butonin OK.

Produkti është furnizuar me aksesorë. Ju gjithashtu mund të përdorni aksesorët që keni blerë nga burime të tjera, por ato duhet të jenë rezistente ndaj nxeh- tësisë dhe flakëve. Ju gjithashtu mund të përdorni pjata qelqi, forma torte dhe tabaka furre që janë të përshtatshme për përdorim në furrë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit kur përdorni aksesorë të tjerë. Në rast se përdoren enë të vogla, vendosni enën mbi rrjet teli, pasi ajo do të jetë plotësisht në pjesën e mesme të rrjetës. Nëse ushqimi që do gatuhet nuk e mbulon tabakanë e furrës plotësisht, nëse ushqimi është marrë nga ngrirja e thellë apo tabaka është duke u përdorur për mbledhjen e ushqimeve të lèngshme që rrjedhin gjatë pjekjes në skarë, mund të vërehen ndryshime në formë në tabaka. Kjo është për shkak të temperaturave të larta që shfaqen gjatë gatimit. Tabakaja do të kthehet në formën e saj të vjetër, kur tabakaja do të ftohet pas gatimit. Kjo është një dukuri normale fizike që ndodh gjatë trans rimit të ngrohjes. Mos vendosni tabaka qelqi të nxehtë dhe enë të nxehta në një mjedis të ftohtë direkt nga furra për të shmangur thyerjen e tabakasë apo enës. Mos e vendosni mbi sipërfaqe të ftohtë dhe të lagësht. Vendoseni mbi një leckë të thatë kuzhinë dhe lëreni të ftohet ngadalë. Kur përdorni skarën në furrën tuaj; ne rekomandojmë (sipas rastit) të përdorni rrjetën që e keni mar- rë bashkë me produktin. Kur përdorni rr- jetën e telit; vendosni një tabaka në një nga raftet më të ulëta për të mundësuar grumbullimin e vajit. Mund të shtoni ujë në tabaka për të ndihmuar pastrimin. Siç shpjegohet në klauzolat përkatëse, kurrë mos përdorni grilën me gaz pa ka- pakun mbrojtës. Nëse furra juaj ka një skarë që vepron me gaz, por kapaku mbrojtës mungon, apo është e dëmtuar dhe nuk mund të përdoret, porosisni një pjesë këmbimi nga qendra e shërbimit
më të afërt.
Aksesorët e furrës
Aksesorët për furrën tuaj mund të jenë të ndryshëm për shkak të modelit të produktit tuaj.
Rrjetë teli

Rrjeta e telit përdoret për të pjekur në skarë apo për të vendosur enë gatimi të ndryshme në të.
KUJDES- Vendosni si duhet rrjetën e telit në çdo raft korrespondues në zgavrën e furrës dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

Tabakaja e cekët përdoret për të pjekur brumë të tilla si bazë torte etj. Për ta vendosur si duhet tabakanë në zgavër, e vini atë në çdo raft dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

Tabakaja e thellë është përdorur për të gatuar me avull. Për ta vendosur si du- het tabakanë në zgavër, e vini atë në çdo raft dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

Heqja e rafteve rrjetë
Tërhiqni raftin rrjetë siç tregohet në figurë. Pasi ta keni liruar nga kapset, ngrijeni lart.

Skarë teli me binarë të plotë teleskopik EasyFix
Binarët gjysmë teleskopike shtrihen plotësisht, për të lejuar qasje të lehtë në ushqimin tuaj.

Pastroni aksesorët plotësisht me ujë të ngrohtë, detergjent dhe një leckë të butë të pastër gjatë përdorimit të parë.

text_image
Tab për fiksim Kapse- Pozicionimi i binarëve teleskopik në raftin e telit sigurohet me skedat e fiksimit në kapse.
- Hiqni rrëshqitësen anësore. Shihni seksionin "Heqja e skarave të telit".

- Në secilin binar teleskopike ka kapse të vendosura lart dhe poshtë që ju lejon të ripoziciononi binarët.
- Varni kapset kryesore të binarëve teleskopike në telin referencë të nivelit të raftit dhe njëkohësisht shtypni kapset në fund, derisa të dëgjoni qartë kërcitjen e kapses në tela fiksues të nivelit të raftit.
- Për të hequr, mbajeni sipërfaqen e përparme të binarit dhe përsëritni udhëzimet e mëparshme në të kundërt.
Skarë teli EasyFix
Pastroni aksesorët plotësisht me ujë të ngrohtë, detergjent dhe një leckë të butë të pastër gjatë përdorimit të parë.

text_image
7 6 4 3 2 1 5 T2 T1- Vendosni aksesorin në pozicionin e saktë brenda furrës.
- Lini të paktën një hapësirë prej 1 cm midis kapakut të ventilatorit dhe aksesorëve.
- Kujdesuni që të hiqni enët e gatimit dhe/ose aksesorët nga furra. Ushqimi i ngrohtë ose aksesorët mund të shkaktojnë djegie.
- Aksesorët mund të deformohen kur ka nxehtësi. Pasi të jenë ftohur, ato do të rimarrin pamjen dhe performancën e tyre originale.
- Tabakatë dhe rrjetat e telit mund të pozicionohen në çdo nivel nga 1 në 7.
- Binarët teleskopikë mund të pozicionohen në nivelet T1, T2.
- Niveli 3 rekomandohet për gatimet me një nivel të vetëm.
- Niveli T2 rekomandohet për gatim të një niveli me shina teleskopike.
- Niveli 2 dhe Niveli 4 rekomandohen për gatim të nivelit të dyfishtë.
- Kthesa e rrjetës së telit duhet të jetë e pozicionuar në Nivelin 3.
- Niveli T2 përdoret për pozicionimin e rrjetës së telit nga ana e kthesës me shinat teleskopike.
**** Aksesorët mund të ndryshojnë në varësi të modelit të blerë.
Para se të filloni të pastroni furrën tuaj, sigurohuni që të gjithë butonat e kontrollit janë fikur dhe pajisja juaj është fto-hur. Stakoni pajisjen.
Mos përdorni materiale që përmbajnë grimca që mund të dëmtojnë smaltin dhe pjesët e lyera të furrës tuaj. Përdorni pastrues kremoz ose pastrues të lëngshëm, të cilat nuk përmbajnë grimca. Duke qenë se ato mund të dëmtojnë sipërfaqet, mos përdorni krem kaustik, pluhura pastrimi gërryes, lesh teli ose mjete të rënda. Në rast se lëngje të tepërta derdhen mbi furrën tuaj, ato mund të shkaktojnë një dëm në smalt. Menjëherë pastroni lëngjet e derdhura. Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e furrës.
Pastrimi i brendësisë së furrës
Sigurohuni që të hiqni nga priza furrën para se të filloni ta pastroni atë. Ju do të merrni rezultate më të mira në qoftë se pastroni brendësinë e furrës ndërsa furra është pak e ngrohtë. Fshini furrën tuaj me një copë lecke të butë me ujë sapun pas çdo përdorimi. Pastaj fshijeni përsëri, këtë herë me një leckë të njomë, dhe thajeni. Një pastrim i plotë duke përdorur pastrues të tipit të thatë dhe pluhur. Për produktet me kornizë të emaluar katalitikem muret e pasme dhe anësore të
kornizës së brendshme,nuk kërkojnë pastrim. Gjithsesi; në varësi të përdorimit, është e rekomanduar që ju të zëvendësoni ato pas një periudhe të caktuar kohe.
MIRËMBAJTJA
Zëvendësimi i dritës së furrës
Ndryshimi i llambës së furrës duhet të bëhet nga tekniku i autorizuar. Vlerësimi i llambës duhet të jetë 230V, 25Watt, Lloji E14, T300 para se të ndryshoni llambën, furra duhet të stakohet dhe duhet të jetë e ftohtë.
Dizajni i llambës është specifik për përdorim në pajisje gatimi shtëpia- ke dhe nuk është e përshtatshme për ndriçim dhomë familjare.
SHËRBIMI DHE TRANSPORTI
KËRKESA PARA MARRJES SË SHËRBIMIT
Nëse furra nuk funksionon:
Furra mund të jetë stakuar, ka pasur një ndërprerje. Në modelet e pajisur me një orë me zile, koha nuk mund të rregul- lohet.
Nëse furra nuk nxehet:
Ngrohja nuk mund të rregullohet me çelësin e kontrollit të vatrës së furrës.
Nëse llama e ndriçimit të brendshëm nuk bën dritë:
Energjia elektrike duhet të kontrollohet. Duhet të kontrolloni nëse llambat janë të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara, ju mund të zëvendësoni ato si në udhëzi-min në vijim.
Gatim (nëse pjesa e poshtme-sipërme nuk gatuan në mënyrë të barabartë):
Kontrolloni vendosjet e rafteve, kohën e gatimit dhe vlerat e ngrohjes sipas manualit.
Përveç këtyre, në qoftë se ju ende keni ndonjë problem me produktin tuaj, ju lutem telefononi në "Shërbimi i autorizuar".
INFORMACION LIDHUR ME TRANSPORTIN
Nëse keni nevojë për ndonjë transport:
Ruani kutinë originale të produktit dhe transportojeni atë me kutinë originale kur duhet të transportohet Ndiqni shenjat e transportit në kuti. Vendosni shiri-
ta mbi sobën në pjesët e sipërme, mbulojeni dhe transportoni më vete panelin e gatimit.
Vendosni një letër midis kapakut të sipërm dhe panelit të gatimit, mbuloni kapakun e sipërm, dhe më pas vendosni shirita mbi sipërfaqet anësore të furrës.
Vendosni karton ose letër në kapakun frontal të xhamit interior të sobës pasi është më mirë për tavat, për rrjetat grilë dhe tabakatë brenda furrës nuk do të dëmtojnë kapakun e furrës gjatë transportit. Gjithashtu mbështillni kapakun e furrës në muret anësore.
Në qoftë se nuk e ka kutinë originale:
Merrni masat për sipërfaqet e jashtme (sipërfaqet e xhamit dhe ato të lyera) të furrës më të ekspozuara ndaj goditjeve të mundshme.