K-50M22IL2-EU - Furrë SHARP - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K-50M22IL2-EU SHARP në format PDF.

SHARP K-50M22IL2-EU - Furrë
📄 149 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SHARP K-50M22IL2-EU - page 27
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Tipi i produktit Furrë elektrike e integruar
Marka Sharp
Modeli K-50M22IL2-EU
Dimensionet (Lartësia x Gjerësia x Thellësia) 595 x 595 x 568 mm
Kapaciteti i furrës 67 Litra
Pesha 33 kg
Furnizimi me energji 220-240 V, 50/60 Hz
Fuqia nominale 2.9 kW
Klasa e efikasitetit energjetik A+
Numri i funksioneve 9 (duke përfshirë grill, konvekcion, shkrirje, etj.)
Teknologjia e ngrohjes Multi-funksionale me ngrohje sipër dhe poshtë, ventilator
Lloji i grilit Grill infrakuq
Lloji i ekranit Ekran digjital LED me kohëmatës
Lloji i kontrollit Kontrolle me prekje dhe çelësa rrotullues
Materiali i derës Derë e ftohtë me tre shtresa xhami
Materiali i brendshëm Çelik inox me smalt të pastrimit të lehtë
Lloji i pastrimit Katalitik (panele anësore vetëpastruese)
Karakteristikat e sigurisë Bllokim për fëmijë, fikje automatike, tregues i nxehtësisë së mbetur
Aksesorët e përfshirë Tavë pjekjeje, raft teli, tigan për grill
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Po, përmes qendrave të autorizuara të shërbimit
Lloji i instalimit I integruar nën tavolinë ose në kolonë

Pyetjet më të shpeshta - K-50M22IL2-EU SHARP

Si e instaloj furrën Sharp K-50M22IL2-EU?
Furra duhet të instalohet nga një elektricist i kualifikuar. Sigurohuni që hapësira e integruar të ketë ventilim të duhur dhe lidhja elektrike të përmbushë rregulloret lokale. Referojuni diagramit të instalimit në manual.
Cilat janë funksionet kryesore të gatimit?
Furra ofron 9 funksione duke përfshirë: Konvekcion, Grill, Nxehtësi sipër, Nxehtësi poshtë, Shkrirje, Pica, Pjekje, Mbajtje e ngrohtë dhe Eko.
Si e pastroj furrën?
Furra ka panele katalitike vetëpastruese në muret anësore. Për pjesën tjetër, përdorni një leckë të lagur me detergjent të butë. Shmangni pastruesit gërryes. Xhami i përparmë mund të pastrohet me pastrues xhami.
Si e vendos kohëmatësin?
Shtypni butonin Timer, përdorni kontrollet +/- për të vendosur kohën e dëshiruar dhe konfirmoni. Furra do të bie kur të përfundojë koha. Kjo nuk e ndal furrën automatikisht, përveç nëse përdoret funksioni i përfundimit të kohës së gatimit.
Pse nuk nxehet furra ime?
Kontrolloni nëse furra është e lidhur siç duhet dhe që ndërprerësi i qarkut është i ndezur. Sigurohuni që funksioni dhe temperatura janë vendosur. Nëse problemi vazhdon, mund të ketë një element ngrohës ose termostat të dëmtuar. Kontaktoni mbështetjen e Sharp.
A mund të përdor letër alumini ose letër pjekjeje?
Po, por shmangni mbulimin e pjesës së poshtme të furrës ose të vrimave të ajrit. Përdorni letër alumini vetëm në tabaka, dhe letra e pjekjes është e mirë për pjekje. Asnjëherë mos e rreshtoni dyshemenë e furrës me letër alumini.
Si e aktivizoj bllokimin për fëmijë?
Shtypni dhe mbani butonin Child Lock për 3 sekonda derisa simboli i bllokimit të shfaqet në ekran. Për të zhbllokuar, përsëritni të njëjtin veprim. Ndërsa është i bllokuar, vetëm butoni i ndalimit funksionon.
Cila është klasa e efikasitetit energjetik të kësaj furre?
Sharp K-50M22IL2-EU vlerësohet A+ në efikasitet energjetik, duke ju ndihmuar të kurseni në faturat e energjisë elektrike duke gatuar në mënyrë efektive.
Si e zëvendësoj llambën e furrës?
Shkëputni furrën nga energjia. Hiqni kapakun e qelqit duke e kthyer në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Zëvendësoni me një llambë halogjen 25W/300°C. Rinstaloni kapakun dhe rilidhni energjinë.
Ku mund ta gjej manualin e përdoruesit në internet?
Manuali i përdoruesit është i disponueshëm për shkarkim falas në notice-facile.com. Mund ta aksesoni gjithashtu përmes faqes së internetit të mbështetjes Sharp duke futur numrin e modelit K-50M22IL2-EU.

Pyetjet e përdoruesve rreth K-50M22IL2-EU SHARP

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K-50M22IL2-EU - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K-50M22IL2-EU e markës SHARP.

MANUAL I PËRDORUESIT K-50M22IL2-EU SHARP

Ne deklarojmë se produktet tona përmbushin Direktivat e aplikueshme evropiane, Vendimet dhe Rregulloret si dhe kërkesat e renditura në standardet e referuara.

Deklarata e konformitetit LT

Simboli mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj ai do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Për informacion më të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të qytetit, shërbimin e hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Qëllimi ynë është t'ju ofrojmë produkte të cilësisë së lartë që i tejkalojnë pritshmëritë tuaja. Pajisja juaj është prodhuar në fabrika moderne dhe me shumë kujdes, e testuar veçanërisht për cilësinë. Ky udhëzues është përgatitur në mënyrë që t'ju ndihmojë të përdorni pajisjen tuaj, e cila është prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit me besueshmëri dhe efikasitet maksimal. Para se të përdorni pajisjen tuaj, lexoni me kujdes këtë udhëzues i cili përfshin informacione bazë për instalimin e sigurtë, mirëmbajtjen dhe përdorimin. Ju lutemi të kontaktoni qendrën më të afërt të autorizuar për instalimin e produktit tuaj.

Përmbajtja

Prezantimi dhe madhësia e produktit

Paralajmërime

Përgatitja për instalim dhe përdorim

Përdorimi i furrës

Pastrimi dhe mirëmbajtja e produktit tuaj

Shërbimi dhe Transporti

PREZANTIMI DHE MADHËSIA E PRODUKTIT

Paneli i kontrollit Doreza Dera e furrës Elementi i ngrohjes më i ulët (prapa pllakës)

Elementi i ngrohjes më i lartë (prapa pllakës) Rrjetë Grilë Drita e furrës Tabaka Mbajtëse Grila me ventilim

PARALAJMËRIMET E SIGURISË

LEXONI ME KUJDES DHE PLOTËSISHT KËTO UDHËZIME PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES TUAJ DHE RUAJENI ATË NË NJË VEND TË PËRSHTATSHËM PËR REFERENCË KUR TË JETË E NEVOJSHME.

KY UDHËZUES ËSHTË PËRGATITUR PËR MË SHUMË SE NJË MODEL TË PËRBASHKËT. PAJISJA JUAJ MUND TË MOS KETË NJË NGA DISA KARAKTERISTIKA QË JANË SHPJEGUAR NË KËTË UDHËZUES. KUSHTONI RËNDËSI PARAQITJES NË VLERA, KUR JENI DUKË LEXUAR KËTË UDHËZUES.

Paralajmërime të përgjithshme për sigurinë

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehta. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.

- KUJDES: Rrezik zjarri: mos ruani sende mbi sipërfaqet e gatimit.

- KUJDES: Nëse sipërfaqja është e plasaritur, fikeni pajisjen për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike.

- Pajisja nuk është

ndërtuar për t'u vënë në punë me anë të një ore me zile të jashtme ose me anë të një sistemi të veçantë telekomandë.

- Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Trego kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehta brenda furrës.

- Gjatë përdorimit, dorezat që përdoren për një kohë të shkurtër mund të nxehen.

- Mos përdorni pastrues gërryes ose kruajtëse metalike të mprehta për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqe të tjera, pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, e cila mund të çojë në plasaritje të xhamit ose dëmtim të sipërfaqes.

- Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e pajisjes.

- KUJDES: Sigurohuni që pajisja është e fikur para se të zëvendësoni llambën, për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike.

- VINI RE: Pjesët e arritshme mund të nxehen kur janë në përdorim vatrat e gatimit ose skara. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg.

- Pajisja juaj është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet e aplikueshme dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.

- Mirëmbajtja dhe puna riparuese duhet të bëhet vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar. Instalimi dhe puna riparuese që kryhet nga teknikë të paautorizuar mund t'ju rrezikojë. Është e rrezikshme të ndryshoni apo modifikoni specifikimet e pajisjes në çdo lloj mënyre.

- Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra e gazit dhe presioni i gazit ose tensionit të energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes përputhen. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.

- VINI RE: Kjo pajisje është projektuar vetëm për gatim dhe është menduar vetëm për përdorim

shtëpiak të brendshëm dhe nuk duhet të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, ose në ndonjë kërkesë tjetër, të tilla si për përdorim jo-shtëpiak apo në një mjedis komercial apo për ngrohje ambienti.

  • Mos u mundoni ta hiqni apo lëvizni pajisjen duke e tërhequr nga doreza e derës.
  • Janë marrë të gjitha masat e mundshme të sigurisë për të garantuar sigurinë tuaj. Duke qenë se xhami mund të thyhet, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë pastrimit për të shmangur gërvishtjet. Shmangni goditjet apo trokitjet mbi xham me aksesorët.
  • Sigurohuni që kordoni i furnizimit nuk ka ngecur diku gjatë instalimit. Nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit apo nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të parandaluar ndonjë rrezik.
  • Kur dera e furrës është e hapur, mos lejoni fëmijët të ngjiten apo të ulen tek dera.

Paralajmërime mbi instalimin

  • Mos e përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
  • Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar dhe të vihet në përdorim. Prodhuesi nuk është përgjegjës për çdo dëm që mund të shkaktohet nga vendosja e gabuar dhe instalimi nga persona të paautorizuar.
  • Kur ju shpaketoni pajisjen, sigurohuni që ajo nuk është dëmtuar

gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti; mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një agjent të kualifikuar të shërbimit. Duke qenë se materialet e përdorura për paketim (najloni, staplerët, polisteroli ... etj) mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët, ato duhet të mblidhen dhe të hiqen menjëherë.

  • Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve atmosferike. Mos e ekspozoni atë nën efekte të tilla si dielli, shiu, bora etj.
  • Materialet përreth pajisjes (kabinet) duhet të jenë në gjendje të përballojnë një temperaturë prej min 100 °C.

Gjatë përdorimit

  • Kur ju do përdorni furrën tuaj për herë të parë, një erë e pakëndshme do të burojë nga materialet izoluese dhe elementet ngrohës. Për këtë arsye, para se të përdorni furrën tuaj, lëreni të punojë bosh në temperaturë maksimale për 45 minuta. Në të njëjtën kohë, ju duhet të ajrosni ambientin në të cilin produkti është i instaluar.
  • Gjatë përdorimit, sipërfaqet e jashtme dhe të brendshme të furrës nxehen. Kur hapni derën e furrës, ikni mbrapa për të shmangur avullin e nxehtë që del nga furra. Kjo mund të përbëjë rrezik për djegie.
  • Mos vendosni materiale të ndezshme ose të djegshme, në ose në afërsi të pajisjes kur ajo është duke punuar.
  • Gjithmonë përdorni doreza furre për të hequr dhe zëvendësuar ushqimin në furrë.
  • Mos e lini pa mbikëqyrje tenxheren ndërsa gatuani me vajra të ngurtë

apo të lëngshëm. Ato mund të marrin zjarr në kushtet e ngrohjes ekstreme. Asnjëherë mos derdhni ujë mbi flakët që janë shkaktuar nga vaji. Mbuloni tiganin ose fritezën me kapakun e vet në mënyrë që të mbyten flakët që janë shkaktuar në këtë rast dhe fikni sobën.

  • Në qoftë se ju nuk do të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza. Fikeni edhe çelësin kryesor. Gjithashtu, kur ju nuk e përdorni pajisjen, mbyllni valvolën e gazit.
  • Sigurohuni që çelësat e kontrollit të pajisjes janë gjithmonë në pozicionin "0" (stop) kur ajo nuk përdoret.
  • Tavat anojini kur i tërhiqni për t'i nxjerrë. Jini të kujdesshëm për të mos derdhur lëngun e nxehtë.
  • Kur dera ose skara e furrës është hapur, mos lini asgjë mbi të. Ju mund të çekuilibroni pajisjen tuaj ose të thyeni kapakun.

- Mos vini gjëra të rënda apo mallra të ndezshëm apo që marrin flakë lehtë (najloni, qese plastike, letër, rroba ... etj) në skarë. Kjo përfshin edhe enët e gatimit me aksesorë plastik (p.sh. dorezat).

- Mos varni peshqirë, peceta për pjata apo veshje të pajisjes apo dorezat e saj.

• Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes

- Gjithmonë fikeni pajisjen para veprimeve të tilla si pastrimi apo mirëmbajtja. Ju mund t'i bëni këto pas fikjes së pajisjes apo duke fikur çelësin kryesor.

- Mos hiqni çelësat e kontrollit për të pastruar panelin e kontrollit.

- PËR TË RUAJTUR EFIKASITETIN DHE SIGURINË E PAJISJES TUAJ, NE JU REKOMANDOJMË

QË GJITHMONË TË PËRDORNI PJESË ORIGJINALE DHE NË RAST NEVOJE TË KONTAKTONI VETËM AGJENTIN E AUTORIZUAR TË SHËRBIMIT.

PËRGATITJA PËR INSTALIM DHE PËRDORIM

E prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë më të mirë, kjo furrë moderne, funksionale dhe praktike do të plotësojë nevojat tuaja në të gjitha aspektet. Sigurohuni që të lexoni udhëzuesin për të patur rezultate të suksesshme dhe për të mos patur ndonjë problem në të ardhmen. Informacioni i dhënë më poshtë përmban rregulla që janë të nevojshme për pozicionimin e saktë dhe veprimet e shërbimit. Ato duhet të lexohen pa u anashkaluar sidomos nga tekniku, i cili do ta pozicionojë pajisjen.

KONTAKTONI SERVISIN E AUTORIZUAR PËR INSTALIMIN E FURRËS TUAJ!

ZGJIDH NJË VEND PËR FURRËN

– Ka disa pika që kërkojnë vëmendje kur zgjidhni një vend për furrën tuaj. Sigurohuni të merrni parasysh rekomandimet tona si më poshtë për të parandaluar ndonjë problem dhe situata të rrezikshme, të cilat mund të ndodhin më vonë!

– Kur zgjidhni një vend për furrën, duhet t'i kushtohet vëmendje që nuk ka materiale të ndezshme ose të djegshme në afërsi të ngushtë, të tilla si perde, vaj, rroba etj., të cilat marrin zjarr shpejt.

– Mobiljet përreth furrës duhet të jenë nga materiale rezistente ndaj ngrohjes më shumë se 50 °C nga temperatura e dhomës.

Ndryshimet e nevojshme në muret e kabinetit dhe ventilatorin e integruar të kombinuar me produktin, si dhe lartësitë minimale nga bazamenti i furrës janë paraqitur në figurën 1. Prandaj, ventilatori i shkarkimit duhet të jetë në një lartësi minimale prej 65 cm nga bazamenti i pllakës. Nëse nuk ka ventilator shkarkimi, lartësia nuk duhet të jetë më pak se 70 cm.

Minimumi 42 cm Minimumi 65 cm (me dru) Minimumi 70 cm (pa dru) Minimumi 42 cm PLLAKA

INSTALIMI I FURRËS SË INTEGRUAR

min. 10 mm min. 5.90 mm min. 5.60 mm max. 5.80 mm min. 5.55 mm 5.75 mm 5.57 mm 5.50 mm 5.95 mm 5.75 mm 5.95 mm min. 5 mm

min. 500 mm min. 56.0 mm max. 58.0 mm min. 556 mm 5.7 mm 5.57 mm 55.0 mm 59.5 mm 57.9 mm 53.5 mm min. 5 mm

SHARP K-50M22IL2-EU - ZGJIDH NJË VEND PËR FURRËN - 4

Fusni furrën në kabinet duke e shtyrë atë përpara. Hapni derën e furrës dhe futni 2 vida në vrimat e vendosura në kasën e furrës. Kur kasa e produktit prek sipërfaqen prej druri të kabinetit, fiksoni vidat.

Platforma e punës min. 25 mm min. 50 mm Pllakë e integruar Furrë e integruar

Nëse furra instalohet nën një pllakë, distanca mes platformës së punës dhe panelit kryesor të furrës duhet të jetë minimalisht 50 mm dhe distanca mes platformës së punës dhe panelit kryesor të kontrollit duhet të jetë minimalisht 25 mm.

INSTALIMI ELEKTRIK DHE SIGURIA E FURRËS SË INTEGRUAR

Udhëzimet e dhëna më poshtë duhet të ndiqen pa u anashkaluar gjatë instalimeve elektrike:

– Kablloja e tokëzimit duhet të jetë e lidhur me anë të vidave me shenjën e tokëzimit. Furnizimi i lidhje kabillore duhet të jetë siç tregohet në figurën 6. Nëse nuk ka prizë të tokëzuar në përputhje me rregulloret në vendin e instalimit, telefononi menjëherë Shërbimin e Autorizuar.

– Priza e tokëzuar duhet të jetë në afërsi të pajisjes. Asnjëherë mos përdorni një zgjatues kablloje.

– Kablloja e furnizimit nuk duhet të kontaktojë sipërfaqen e nxehtë të produktit.

– Në rast të ndonjë dëmtimi të kabllos furnizuese, sigurohuni të kontaktoni servisin e autorizuar. Kablloja duhet të zëvendësohet nga servisi i autorizuar.

- Instalimet e pajisjes duhet të kryhen nga Shërbimi i autorizuar. Duhet të përdoret kabllo furnizimi e llojit H05VV-F.

– Lidhjet e gabuara mund të dëmtojnë

pajisjen. Një dëmtim i tillë nuk do të mbulohet nga garancia.

– Pajisja është projektuar për t'u lidhur me 220-240V \~ nëse energjia elektrike është ndryshe nga vlera e dhënë më lart, telefononi menjëherë Shërbimin e Autorizuar.

– Firma prodhuese deklaron se nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo lloj dëmi dhe humbje që rezulton nga mosveprimi në përputhje me normat e sigurisë!

KAFE E VERDHË + E JESHILE L N BLU

PËRDORIMI I FURRËS

Paneli i kontrollit

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës Kohëmatësi mekanik Funksioni i butonit të kontrollit të furrës Drita e funksionimit të furrës Drita e funksionimit të furrës

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës

Për të zgjedhur funksionin e dëshiruar të gatimit, rrotulloni çelësin në simbolin përkatës. Detajet e funksioneve të furrës janë shpjeguar në seksionin tjetër.

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës

Për të zgjedhur funksionin e dëshiruar të gatimit, rrotulloni çelësin në simbolin përkatës. Detajet e funksioneve të furrës janë shpjeguar në seksionin tjetër.

P °C

Funksionet e Furrës

* Funksionet e furrës tuaj mund të jenë të ndryshme për shkak të modelit të produktit tuaj.

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksionet e Furrës - 1

Llamba e furrës:

Vetëm drita e furrës do të ndizet dhe ajo mbetet ndezur mbi të gjitha në funksionet e gatimit.

SHARP K-50M22IL2-EU - Llamba e furrës: - 1

Funksioni i shkrirjes:

Dritat paralajmëruese të furrës ndizen, ventilatori fillon të veprojë.

Për të përdorur funksionin e shkrirjes, merrni ushqimin tuaj të ngrirë dhe vendoseni në furrë në një raft të vendosur në slotin e tretë nga fundi. Rekomandohet që ju të vendosni një tepsi furre nën ushqimin për shkrirje, për të mbledhur ujin e akumuluar për shkak të akullit të shkrirë. Ky funksion nuk do të gatuajë apo ta pjekë ushqimin tuaj, ai vetëm do të ndihmojë për ta shkrirë atë.

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i shkrirjes: - 1

Funksioni i ventilatorit:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë do të fillojnë të veprojnë.

Ky funksion është shumë i mirë për të patur rezultate të mira në pjekjen e brumrave. Gatimi realizohet nga rezistenca poshtë dhe lartë brenda furrës dhe nga qarkullimi i ajrit siguruar nga ventilatori, që jep një efekt të lehtë skare tek ushqimi. Êshtë e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta.

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i ventilatorit: - 1

Funksioni i gatimit statik:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së ulët dhe të lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni i gatimit statik lëshon nxehtësi, duke siguruar gatimin e ushqimit me temperaturë të ulët dhe të lartë. Kjo është ideale për të bërë pasta, ëmbëlsira, pastiçe, lazanja dhe pica. Rekomandohet parangrohja e furrës për 10 minuta dhe ajo është mirë të gatuash në vetëm një raft gjatë kësaj kohe në këtë funksion.

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i gatimit statik: - 1

Funksioni i pjekjes në skarë:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementi i ngrohjes së skarës do të fillojë të veprojë. Funksioni përdoret për pjekje në skarë dhe thekje të ushqimit, përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Është e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta. Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C.

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i pjekjes në skarë: - 1

Funksioni i pjekjes së shpejtë në skarë:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni është përdorur për pjekje në skarë më të shpejtë dhe për të mbuluar një sipërfaqe më të madhe, të tilla si mish në skarë, përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë

për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Është e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta. Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i pjekjes së shpejtë në skarë: - 1

Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë do të fillojnë të veprojnë.

Funksioni përdoret për tiganisje më të shpejtë të ushqimeve të trasha dhe për mbulimin e një sipërfaqe më të madhe. Të dy elementet e sipërme të ngrohjes dhe pjekja në skarë do të veprojnë së bashku me ventilatorin për të siguruar edhe gatimin.

Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Është e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta.

Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C

SHARP K-50M22IL2-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 1

Funksioni i ventilatorit dhe i ngrohjes së ulët:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.

Funksioni i ventilatorit dhe i ngrohjes së ulët është ideale për ushqim të pjekur, në mënyrë të barabartë në një kohë të shkurtër. Është e rekomanduar parangrohje e furrës për 10 minuta.

Përdorimi i kohëmatësit mekanik

(modu- set)

Udhëzues për përdorim

Kur ju vendosni butonin e kohëmatësit në pozicionin që tregon M siç tregohet në foto, ju mund të përdorni vazhdimisht furrën tuaj. Kur butoni i kohëmatësit është në pozitë 0 furra nuk do të veprojë.

SHARP K-50M22IL2-EU - Udhëzues për përdorim - 1

Funksionimi duke rregulluar orën

Vendosni kohën e dëshiruar të gatimit duke rrotulluar butonin e kohëmatësit për një interval kohor midis 0-100 minutash. Në fund të kësaj periudhe, furra do të ndalojë së punuari dhe kohëmatësi do të japë një sinjal paralajmërues.

ENËTI ULËT-I LARTË VENTILATOR I ULËT-I LARTË SKARA
Poz. termostati (°C)Poz. I raftitKoha e gatlimit (min)Poz. termostati (°C)Poz. I raftitKoha e gatlimit (min)Poz. termostati (min)Poz. I raftitKoha e gatlimit (min)
Brumë me shtresa170-190 1-235-45 170190 1-2 25-35
Kek 170 -1901-2 30-40 150-170 1 -2/-325-35
Biskota 170-190 1-2 30-40 150-170 1 -2/-325-35
Qofte skare 2200 4 10-15
Ushqim i lëngshëm175-200 2 40-50 175-2002 40-50
Pulë2001-245-602001-245-60200*50-60
Bërxollë2003-415-25
Biftek200 4 15-25
Kek me dy tabaka
Brumra në dy tabaka
**Gatim me rosto pule në hell ...

Aksesorët

Produkti është i pajisur me aksesorë. Ju gjithashtu mund të përdorni aksesorë që i keni blerë nga burime të tjera, por ato duhet të jenë rezistente ndaj nxehtësisë dhe flakës. Mund të përdorni edhe enë qelqi, forma për torta dhe tabaka furre që janë të përshtatshme për përdorim në furrë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit kur përdorni aksesorë të tjerë. Nëse përdorni enë të vogla, vendosini ato mbi raftin e telit, në mënyrë që të jenë plotësisht në qendër të raftit. Nëse ushqimi që do të gatuhet nuk e mbulon plotësisht tabakanë e furrës, nëse ushqimi është i ngrirë thellë ose tabaka përdoret për të mbledhur lëngjet që rrjedhin gjatë pjekjes në skarë, mund të vëreni deformime të tabakasë. Kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta gjatë gatimit. Tabaka do të kthehet në formën e saj origjinale kur të ftohet pas gatimit. Ky është një fenomen normal fizik që ndodh gjatë transferimit të nxehtësisë. Mos vendosni tabaka qelqi të nxehtë ose enë të nxehta direkt nga furra në një mjedis të ftohtë, për të shmangur thyerjen e tabakasë ose enës. Mos i vendosni mbi sipërfaqe të ftohta dhe të lagështa. Vendosini mbi një leckë kuzhine të thatë dhe lërini të ftohen ngadalë. Kur përdorni skarën në furrën tuaj, rekomandojmë (nëse është e aplikueshme) të përdorni raftin që keni marrë me produktin. Kur përdorni raftin e telit, vendosni një tabaka në një nga raftet më të ulëta për të mbledhur vajin. Mund të shtoni ujë në tabaka për ta bërë më të lehtë pastrimin. Siç shpjegohet në seksionet përkatëse, kurrë mos përdorni skarën me gaz pa kapakun mbrojtës. Nëse furra juaj ka skarë me gaz, por kapaku mbrojtës mungon ose është i dëmtuar dhe nuk mund të përdoret, porosisni një pjesë zëvendësuese nga qendra e shërbimit më të afërt.

Zgavra e furrës Mbajtëse: 5. Rack 4 3 2 1

Aksesorët e furrës

Aksesorët për furrën tuaj mund të ndryshojnë në varësi të modelit të produktit tuaj.

Rafti i telit

SHARP K-50M22IL2-EU - Rafti i telit - 1

Rafti i telit përdoret për pjekje në skarë ose për të vendosur enë të ndryshme gatimi mbi të.

KUJDES - Vendoseni raftin e telit siç duhet në çdo raft përkatës në zgavrën e furrës dhe shtyjeni deri në fund.

SHARP K-50M22IL2-EU - Rafti i telit - 2

Tabaka e cekët përdoret për të pjekur brumëra si baza e tortës, etj. Për ta vendosur siç duhet tabakanë në zgavër, vendoseni në çdo raft dhe shtyjeni deri në fund.

SHARP K-50M22IL2-EU - Rafti i telit - 3

Tabaka e thellë përdoret për gatim me avull. Për ta vendosur siç duhet tabakanë në zgavër, vendoseni në çdo raft dhe shtyjeni deri në fund.

SHARP K-50M22IL2-EU - Rafti i telit - 4

Para se të filloni pastrimin e furrës, sigurohuni që të gjithë çelësat e kontrollit janë të fikur dhe pajisja është ftohur. Shkëputeni pajisjen nga rryma.

Mos përdorni materiale që përmbajnë grimca që mund të dëmtojnë smaltin dhe pjesët e ngjyrosura të furrës tuaj. Përdorni pastrues kremoz ose pastrues të lëngshëm, të cilët nuk përmbajnë grimca. Duke qenë se ato mund të dëmtojnë sipërfaqet, mos përdorni krem kaustik, pluhura pastrimi gërryes, lesh teli ose mjete të rënda. Në rast se lëngje të tepërta derdhen mbi furrën tuaj, ato mund të shkaktojnë dëm në smalt. Menjëherë pastroni lëngjet e derdhura. Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e furrës.

Pastrimi i brendësisë së furrës

Sigurohuni që të hiqni nga priza furrën para se të filloni ta pastroni atë. Ju do të merrni rezultate më të mira në qoftë se pastroni brendësinë e furrës ndërsa furra është pak e ngrohtë. Fshini furrën tuaj me një copë lecke të butë me ujë sapun pas çdo përdorimi. Pastaj fshijeni përsëri, këtë herë me një leckë të njomë, dhe thajeni. Një pastrim i plotë duke përdorur pastrues të tipit të thatë dhe pluhur. Për produktin me kornizë smalti katalitik, muret e pasme dhe anësore të kasës së brendshme nuk

kërkojnë pastrim. Gjithsesi, në varësi të përdorimit, është e rekomanduar që ju të zëvendësoni ato pas një periudhe të caktuar kohe.

MIRËMBAJTJA

Zëvendësimi i dritës së furrës

Ndryshimi i llambës së furrës duhet të bëhet nga tekniku i autorizuar. Vlerësimi i llambës duhet të jetë 230V, 25Watt, Lloji E14, T300. Para se të ndryshoni llambën, furra duhet të shkëputet nga rryma dhe duhet të jetë e ftohtë.

Dizajni i llambës është specifik për përdorim në pajisje gatimi shtëpiake dhe nuk është i përshtatshëm për ndriçim dhome familjare.

SHËRBIMI DHE TRANSPORTI

KËRKESA PARA MARRJES SË SHËRBIMIT

Nëse furra nuk funksionon:

Furra mund të jetë shkëputur nga rryma, ka pasur një ndërprerje. Në modelet e pajisura me një orë me zile, koha nuk mund të rregullohet.

Nëse furra nuk nxehet:

Ngrohja nuk mund të rregullohet me çelësin e kontrollit të vatrës së furrës.

Nëse llamba e ndriçimit të brendshëm nuk bën dritë:

Energjia elektrike duhet të kontrollohet. Duhet të kontrolloni nëse llambat janë të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara, mund t'i zëvendësoni siç tregohet në udhëzimin vijues.

Gatim (nëse pjesa e poshtme-sipërme nuk gatuan në mënyrë të barabartë):

Kontrolloni vendosjet e rafteve, kohën e gatimit dhe vlerat e ngrohjes sipas manualit.

Përveç këtyre, nëse ende keni ndonjë problem me produktin tuaj, ju lutemi telefononi në "Shërbimin e Autorizuar".

INFORMACION LIDHUR ME TRANSPORTIN

Nëse keni nevojë për ndonjë transport:

Ruani kutinë origjinale të produktit dhe transportojeni atë me kutinë origjinale kur duhet të transportohet. Ndiqni shenjat e transportit në kuti. Vendosni shirita mbi sobën në pjesët e sipërme, mbështilleni dhe transportoni më vete panelin e gatimit.

jat e transportit në kuti. Vendosni shirita mbi sobën në pjesët e sipërme, mbulo-jeni dhe transportoni më vete panelin e gatimit.

Vendosni një letër midis kapakut të sipërm dhe panelit të gatimit, mbuloni kapakun e sipërm, dhe më pas vendosni shirita mbi sipërfaqet anësore të furrës.

Vendosni karton ose letër në kapakun e xhamit të brendshëm të sobës, pasi është më mirë për tavat, për grilat dhe tabakatë brenda furrës, dhe nuk do të dëmtojnë kapakun e furrës gjatë transportit. Gjithashtu, mbështillni kapakun e furrës në muret anësore.

Merrni masa për sipërfaqet e jashtme (sipërfaqet e xhamit dhe ato të lyera) të furrës më të ekspozuara ndaj goditjeve të mundshme.

Merrni masat për sipërfaqet e jashtme (sipërfaqet e xhamit dhe ato të lyera) të furrës më të ekspozuara ndaj goditjeve të mundshme.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SHARP

Modeli : K-50M22IL2-EU

Kategori : Furrë