SHARP K-70P19BNH-EU - Furrë

K-70P19BNH-EU - Furrë SHARP - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K-70P19BNH-EU SHARP në format PDF.

📄 159 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SHARP K-70P19BNH-EU - page 4
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth K-70P19BNH-EU SHARP

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K-70P19BNH-EU - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K-70P19BNH-EU e markës SHARP.

MANUAL I PËRDORUESIT K-70P19BNH-EU SHARP

Faleminderit për zgjedhjen e këtij produkti.

Ky manual përdorimi përmban informacione të rëndësishme mbi udhëzimet e sigurisë të synuara për t'ju ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.

Ju lutem merrni kohën ta lexoni këtë manual përdorimi para se ta përdorni pajisjen dhe ruajeni këtë libër për referencë në të ardhmen.

Ikona Lloji Kuptimi
PARALAJMËRIM Lëndim serioz ose rrezik vdekjeje
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE Rrezik tensioni të rrezikshëm
ZJARRI Paralajmërim; Rrezik zjarri / materiale të djegshme
KUJDES Rrezik lëndimi ose dëmtimi të pronës
E RËNDËSISHME / SHËNIM Përdorimi i sistemit në mënyrën e duhur

PËRMBAJTJA

1.UDHËZIME SIGURIE 3
1.1 Paralajmërime të përgjithshme sigurie 3
1.2 Paralajmërimet gjatë instalimit....5
1.3 Gjatë përdorimit....6
1.4 Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes....7
2.INSTALIMI DHE PËRGATITJA PËR PËRDORIM 9
2.1 Udhëzime për Instaluesin....9
2.2 Instalimi i furra 9
2.3 Lidhja Elektrike dhe Siguria.... 10
3.VEÇORITË E PRODUKTIT 12
4.PËRDORIMI I PRODUKTIT 13
4.1 Funksionet e Furrës.... 13
4.2 Tabela e gatimit 14
4.3 Përdorimi i kronometrit digjital 15
4.4 Aksesorë 16
5.PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA 19
5.1 Pastrimi.... 19
5.2 Mirëmbajtja 21
6.ZGJIDHJA E PROBLEMEVE & TRANSPORTI 22
6.1 Zgjidhja e problemeve 22
6.2 Transporti.... 22

1. UDHËZIME SIGURIE

  • Lexoni me kujdes dhe plotësisht këto udhëzime para se ta përdorni pajisjen dhe mbajini në një vend të përshtatshëm për referencë në të ardhmen kur është e nevojshme.
  • Ky manual është përgatitur për më shumë se një model andaj pajisja juaj mund të mos ketë disa veçori të përshkruar më poshtë. Prandaj është me rëndësi t'i kushtoni vëmendje të veçantë çdo figure ndërsa lexoni manualin e përdorimit.

1.1 PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës prej 8 vjeç e më lart, si dhe për personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore apo për ata që kanë mungesë përvoje nëse u bëhet mbikëqyrja apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

! PARALAJMËRİM: Pajisja dhe pjesët e saj të qasshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet bërë kujdes kur preken elementët e nxehjes. Mbajini fëmijët nën moshën 8 vjeçare larg përveç nëse janë vazhdimisht nën mbikëqyrje.

⚠️! PARALAJMËRIM: Rrezik nga zjarri: Mos i lini gjësendet mbi sipërfaqet e gatimit.

⚠️! PARALAJMËRIM: Në rast se sipërfaqja është plasaritur, e fikni pajisjen për të mënjanuar mundësinë e goditjes elektrike.

- Mos e përdorni pajisjen me kohëmatës të jashtëm ose sistemi të veçantë kontrolli në distancë.

  • Gjatë përdorimit pajisja bëhet e nxehtë. Kujdes duhet kushtuar shmangies së prekjes së elementeve nxehëse brenda furrës.
  • Dorezat mund të nxehen pas një periudhe të shkurtë të përdorimit.
  • Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruajtëse metalike të fortë për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqet e tjera. Ato mund ta gërvishtin sipërfaqen duke shkaktuar plasaritje të xhamit të derës ose ta dëmtojnë sipërfaqen.
  • Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e pajisjes.

⚠️! PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë nga shoku elektrik, sigurohuni se pajisja është e fikur para zëvendësimit të llambës.

⚠️ KUJDES: Pjesët e qasshme mund të jenë të nxehta kur ziejmë ose pjekim me skarë. Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur ajo është në përdorim.

  • Pajisja juaj është prodhuar në pajtim me të gjitha standardet dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.
  • Punët e mirëmbajtjes dhe riparimit duhet të bëhen vetëm nga teknikët e autorizuar për mirëmbajtje. Puna e instalimit dhe mirëmbajtjes që bëhet nga teknikët e paautorizuar mund të jetë e rrezikshme. Mos ndryshoni ose modifikoni specifikimet e pajisjes në asnjë mënyrë. Mbrojtëset e papërshtatshme të pllakës së sobës mund të shkaktojnë aksidente.
  • Para se ta lidhni pajisjen, sigurohuni që kushtet e shpërndarjes lokale (natyra e gazit dhe presionit të gazit ose tensioni dhe frekuenca e energjisë) dhe specifikimet e pajisjes të jenë të pajtueshme. Specifikimet për këtë pajisje janë treguar në etiketë.

⚠️ KUJDES: Kjo pajisje është bërë vetëm për të

gatuar ushqim dhe për përdorim të brendshëm familjar. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër apo në ndonjë përdorim tjetër, si për shembull për përdorim jo-familjar ose në një ambient tregtar apo për ngrohje të dhomës.

  • Mos i përdorni dorezat e derës së furrës për ta ngritur ose lëvizur pajisjen.
  • Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të garantuar sigurinë tuaj. Meqenëse xhami mund të thyhet, duhet të bëhet kujdes kur pastroni për të shmangur gërvishtjet. Mos e goditni ose përplasni xhamin me aksesorë.
  • Sigurohuni që kablloja e energjisë të mos ngecet ose dëmtohet gjatë instalimit. Nëse kabllo e furnizimit të rrymës dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i mirëmbajtjes apo nga personat me kualifikim të ngjashëm me qëllim të shmangies së rrezikimit.
  • Mos i lini fëmijët të ngjiten në derë apo të ulen në të kur dera e furrës është e hapur.
  • Ju lutemi mbani fëmijët dhe kafshët larg kësaj pajisjeje.

1.2 PARALAJMËRIMET GJATË INSTALIMIT

  • Mos përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
  • Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim që mund të shkaktohet nga vendosja dhe instalimi i gabuar nga njerëz të paautorizuar.
  • Kur shpaketoni pajisjen, sigurohuni që të mos jetë dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti, mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë me një agjent të kualifikuar për mirëmbajtje.

Materialet e përdorura për paketim (najlon, kapëse, stiroform, etj.) mund të jenë të dëmshme për fëmijët dhe duhet të grumbullohen dhe të hiqen menjëherë.

  • Mbroni pajisjen tuaj nga atmosfera. Mos e ekspozoni ndaj efekteve të tilla si dielli, shiu, bora, lagështia e tepërt, etj.
  • Materialet përreth pajisjes (dollapët) duhet të jenë në gjendje t'i rezistojnë një temperature minimale prej 100°C.
  • Pajisja s'guxon të instalohet pas një dere dekorative, me qëllim që të parandalohet nxehja e tepërt.

1.3 GJATË PËRDORIMIT

- Kur e përdor për së pari herë furrën tënde do të vëreni një erë të lehtë. Kjo është normale dhe shkaktohet nga materialet e izolimit të elementeve nxehëse. Ne sugjerojmë që, para përdorimit të furrës për herë të parë, lëreni të hapur furrën dhe caktoni temperaturën në maksimum për 45 minuta. Sigurohuni që mjedisi në të cilin produkti instalohet është i ajrosur mirë.

- Kujdes kur hapni derën e furrës gjatë ose pas gatimit. Avulli i nxehtë nga furra mund të shkaktojë djegie.

- Mos vendosni materiale të djegshme apo që u vihet flaka në apo afër pajisjes kur ajo është në punë.

- Gjithmonë përdorni dorezat e posaçme për furrë dhe e zëvendësoni ushqimin në furrë.

- Në asnjë rrethanë nuk duhet ta mbështjellim furrën me fletë alumini sepse mund të shfaqet temperaturë e lartë.

- Mos i vendosni pjatat ose tepsiat për gatim drejtpërdrejt mbi bazën e furrës kur gatuani. Baza

e furrës nxhet shumë dhe mund ta dëmtojë produktin.

Mos e lini të pashoqëruar furrën derisa zieni me vajra të ngurta apo të lëngshme. Ato mund të marrin flakë në kushte nxehtësie ekstreme. Asnjëherë mos hidhni ujë në flakët që shkaktohen nga vaji por fikeni furrën dhe mbulojeni tenxheren me kapakun e saj ose me batanije kundër zjarrit.

  • Nëse produkti nuk do të përdoret për kohë të gjatë, fikeni çelësin kryesor të kontrollit.
  • Sigurohuni se çelësat e kontrollit të kësaj pajisje të jenë gjithnjë në pozicionin "0" (stop) kur nuk është duke u përdorur.
  • Tepsiat anohen kur ato tërhiqen. Kujdes mos të derdhni ose mos t’ju bjerë ushqimi i nxehtë kur largoni tepsinë nga furrat.
  • Mos vendos asgjë në derën e furrës kur është e hapur. Kjo mund të çekuilibrojë furrën ose të dëmtojë derën.
  • Mos varni peshqirë, pëlhura enësh ose lecka në pajisje apo në dorezat e saj.

1.4 GJATË PASTRIMIT DHE MIRËMBAJTJES

  • Sigurohuni që pajisja juaj të jetë e fikur në prizë para se të bëni punë pastrimi ose mirëmbajtjeje.
  • Mos hiqni dorezat kontrolluese për pastrimin e panelit kontrollues.
  • Për të ruajtur efikasitetin dhe sigurinë e pajisjes, rekomandojmë që të përdorni gjithmonë pjesë originale rezervë dhe të thërrisni agjentët tanë të autorizuar të servisimit në rast nevoje.

Deklarata e konformitetit të CE

CE Ne deklarojmë se produktet tona përmbushin Direktivat e aplikueshme evropiane, Vendimet dhe Rregulloret si dhe kërkesat e renditura në standardet e referuara.

Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur vetëm për gatim në shtëpi. Çdo përdorim tjetër (si për shembull ngrohja e dhomës) është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm.

Udhëzimet e përdorimit zbatohen për disa modele. Mund të vini re ndryshime midis këtyre udhëzimeve dhe modelit tuaj.

Hedhja e pajisjes së vjetër

SHARP K-70P19BNH-EU - Hedhja e pajisjes së vjetër - 1

Simboli mbi produkt ose mbi paketim tregon që ky produkt mund të mos trajtohet si mbeturina shtëpiake. Por në vend të kësaj duhet dorëzuar pikës së caktuar të mbledhjes për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me sigurimin se ky produkt hidhet në mënyrë të duhur, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor, të cilat ndryshe do të mund të shkaktoheshin nga trajtimi joadekuat i mbeturinave të këtij produkti. Për informacione më të hollësishme në lidhje me riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën tuaj lokale në qytetin tuaj, shërbimin e mbeturinave të shtëpisë suaj apo shitoren ku e keni blerë produktin.

2. INSTALIMI DHE PËRGATITJA PËR PËRDORIM

PARALAJMËRIM: Kjo pajisje duhet të instalohet nga një person i shërbimit i autorizuar ose teknik i kualifikuar, sipas udhëzimeve në këtë udhëzues dhe në përputhje me rregulloret aktuale lokale.

  • Instalimi i gabuar mund të shkaktojë dëm dhe dëmtim, për të cilin prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi dhe garancia nuk do të jetë e vlefshme.
  • Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (tensionit të energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes përputhen. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.
  • Ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi në vendin e përdorimit duhet të ndiqen (rregullat e sigurisë, riciklimi i duhur në përputhje me rregulloret, etj.).

2.1 UDHËZIME PËR INSTALUESIN Udhëzime të përgjithshme

- Pasi të keni hequr materialin e paketimit nga pajisja dhe aksesorët e tij, sigurohuni që pajisja nuk është e dëmtuar. Nëse dyshoni për ndonjë dëmtim, mos e përdorni atë dhe

kontaktoni menjëherë një person të shërbimit të autorizuar ose teknik të kualifikuar.

  • Sigurohuni që nuk ka materiale të ndezshme ose të djegshme në afërsi, siç janë perdet, vaji, rroba etj. të cilat mund të ndezin zjarr.
  • Tavolinat e punës dhe mobiljet që rrethojnë pajisjen duhet të jenë prej materialeve rezistente ndaj temperaturave mbi 100°C.
  • Pajisja nuk duhet të instalohet drejtpërdrejt mbi një lavastovilje, ngrirës, frigorifer, makinë larëse ose tharëse rrobash.

2.2 INSTALIMI I FURRA

Pajisjet janë të furnizuara me komplete instalimi dhe mund të instalohen në një tavolinë pune me dimensionet e duhura. Dimensionet për instalimin e vatrës dhe furrës janë dhënë më poshtë.

A (mm)557 min./max. F (mm) 560/580
B (mm)550 min. G (mm) 555
C (mm)595 min. H/I (mm) 600/590
D (mm)575 min. J/K (mm) 5/10
E (mm)576

SHARP K-70P19BNH-EU - INSTALIMI I FURRA - 1

text_image Instalimi nën një tryezë pune A B H F G E J 70 C D 70 C

SHARP K-70P19BNH-EU - INSTALIMI I FURRA - 2

text_image Instalimi në një njësi muri K F I G E A B 70 C D 70 C J

Pasi të keni bërë lidhjet elektrike, futni furrën në kabinet duke e shtyrë përpara. Hapni derën e furrës dhe futni 2 vida në vrimat e vendosura në kasën e furrës. Kur kasa e produktit prek sipërfaqen prej druri të kabinetit, fiksoni vidat.

SHARP K-70P19BNH-EU - INSTALIMI I FURRA - 3

PARALAJMËRIM: Lidhja elektrike e kësaj pajisje duhet të bëhet nga një person i autorizuar i shërbimit ose elektricist i kualifikuar, sipas udhëzimeve në këtë udhëzues dhe në përputhje me rregulloret aktuale lokale.

SHARP K-70P19BNH-EU - INSTALIMI I FURRA - 4

PARALAJMËRIM: PAJISJA DUHET TOKËZUAR.

- Para se të lidhni pajisjen në furnizimin me energji elektrike, vlerësimi i tensionit të pajisjes (vulosur në pllakën e identifikimit të pajisjes) duhet të kontrollohet për korrespodencë me tensionin e furnizimit të rrjetit në dispozicion, dhe rrjeti elektrik duhet të jetë i aftë të trajtojë vlerësimin e rrymës

së pajisjes ( tregohet edhe në pllakën e identifikimit).

- Gjatë instalimit, ju lutemi sigurohuni që përdoren kabllo të izoluar. Një lidhje e gabuar mund të dëmtojë pajisjen tuaj. Nëse kablloja e rrjetit është e dëmtuar dhe duhet të zëvendësohet, kjo duhet të bëhet nga një personel i kualifikuar.

- Mos përdorni adaptorë, siguresa të shumëfishta dhe /ose kabillo zgjatues.

- Kordoni i furnizimit duhet të mbahet larg pjesëve të nxehta të pajisjes dhe nuk duhet të jetë i përkulur ose i ngjeshur. Përndryshe, kordoni mund të dëmtohet, duke shkaktuar një qark të shkurtër.

- Nëse pajisja nuk është e lidhur me rrjetin me një prizë, duhet të përdoret një çelës gjithëpolsh (me të paktën 3 mm largësi kontakti) për të përmbushur rregullat e sigurisë.

- Pajisja është krijuar për një furnizim me energji elektrike 220-240V Nëse furnizimi juaj është i ndryshëm, kontaktoni personin e autorizuar të shërbimit ose një elektricist të kualifikuar.

- Kablli i rrymës (H05VV-F) duhet të jetë aq i gjatë sa të lidhet me pajisjen, edhe nëse pajisja qëndron në pjesën e përparme të kabinetit të saj.

- Sigurohuni që të gjitha lidhjet të jenë forcuar në mënyrë të duhur.

  • Fiksoni kabllon e furnizimit në pirgun e kabllove dhe më pas mbyllni kapakun.
  • Lidhja e kutisë së terminalit vendoset në kutinë e terminalit.

SHARP K-70P19BNH-EU - PARALAJMËRIM: PAJISJA DUHET TOKËZUAR. - 1

text_image Blu Z Kafe E VERDHE-JESHILE

3. VEÇORITË E PRODUKTIT

SHARP K-70P19BNH-EU - VEÇORITË E PRODUKTIT - 1

E rëndësishme: Specifikimet për produktin ndryshojnë dhe pamja e pajisjes suaj mund të ndryshojë nga ajo e treguar në figurat më poshtë.

Lista e komponentëve

SHARP K-70P19BNH-EU - Lista e komponentëve - 1

text_image 1 2 3
  1. Paneli i kontrollit
  2. Dorëza e Derës së Furrës
  3. Dera e Furrës

Paneli i kontrollit

SHARP K-70P19BNH-EU - Paneli i kontrollit - 1

  1. Çelësi i kontrollit të funksionit të furrës
  2. Kohëmatësi
  3. Çelësi i termostatit të furrës

4. PËRDORIMI I PRODUKTIT

4.1 FUNKSIONET E FURRËS

* Funksionet e furrës tuaj mund të jenë të ndryshme për shkak të modelit të produktit tuaj.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 1

Vetëm drita e furrës do të ndizet. Mbetet i ndezur gjatë kohëzgjatjes së funksionit të gatimit.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 2

natural_image Simple white pinwheel icon on dark background (no text or symbols)

Funksioni i shkrirjes:

Dritat paralajmëruese të furrës ndizen, ventilatori fillon të veprojë. Për të përdorur funksionin e shkrirjes, merrni

ushqimin Tuaj të ngrirë dhe vendoseni në furrë në një raft të vendosur në slotin e tretë nga fundi. Rekomandohet që Ju të vendosni një tepsi furre nën ushqimin për shkrirje, për të mbledhur ujin e akumuluar për shkak të akullit të shkrirë. Ky funksion nuk do të gatuajë apo ta pjekë ushqimin Tuaj, ai vetëm do të ndihmojë për ta shkrirë atë.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 3

Termostati i furrës dhe dritat paralajmëruese do të ndizen dhe elementi i ngrohjes së unazës dhe ventilatori do të fillojnë të

funksionojnë. Funksioni turbo shpërndan në mënyrë të barabartë nxehtësinë në furrë, kështu që të gjithë ushqimet në të gjitha raftet do të gatuhen në mënyrë të barabartë. Rekomandohet që ta ngrohni furrën për rreth 10 minuta.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 4

statik: Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së ulët dhe të lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni i gatimit

statik lëshon nxehtësi, duke siguruar gatimin e ushqimit me temperaturë të ulët dhe të lartë. Kjo është ideale për të bërë pasta, ëmbëlsira, pastiçe, lazanja dhe pica. Rekomandohet parangrohja e furrës për 10 minuta dhe ajo është mirë të gatuash në

vetëm një raft gjatë kësaj kohe në këtë funksion.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 5

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes

së lartë do të fillojnë të veprojnë. Ky funksion është shumë i mirë për pjekjen e brumërave. Gatimi realizohet nga rezistenca poshtë dhe lartë brenda furrës dhe nga qarkullimi i ajrit siguruar nga ventilatori, që jep një efekt të lehtë skare tek ushqimi. Rekomandohet që ta ngrohni furrën për rreth 10 minuta.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 6

Termostati i furrës dhe dritat paralajmëruese do të ndizen dhe unaza, elementët më të ulët të ngrohjes dhe ventilatori do të fillojnë

të funksionojnë. Ky funksion është ideal për pjekjen e ushqimit, siç është pica, në mënyrë të barabartë në një kohë të shkurtër. Ndërsa ventilatori shpërndan në mënyrë të barabartë nxehtësinë e furrës, elementi më i ulët i ngrohjes siguron pjekjen e ushqimit.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 7

Funksioni i pjekjes në skarë: Termostati i furrës dhe dritat paralajmëruese do të ndizen dhe elementi i ngrohjes në skarë do të fillojë të funksionojë.

Funksioni përdoret për pjekje në skarë dhe thekje të ushqimit, përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Rekomandohet që ta ngrohni furrën për rreth 10 minuta.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 8

Kujdes: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të ullohet në 190C°.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 9

Funksioni i pjekjes së shpejtë në skarë:

Termostati i furrës dhe dritat paralajmëruese do të ndizen dhe skara dhe elementët e

sipërm të ngrohjes do të fillojnë të funksionojnë. Funksioni është përdorur për pjekje në skarë më të shpejtë dhe për të mbuluar një sipërfaqe më të madhe, të tilla si mish në skarë. Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Rekomandohet që ta ngrohni furrën për rreth 10 minuta.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 10

Kujdes: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190C°.

SHARP K-70P19BNH-EU - FUNKSIONET E FURRËS - 11

Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim:

Termostati i furrës dhe dritat paralajmëruese do të ndizen dhe skara, elementët e sipërm të ngrohjes dhe

ventilatori do të fillojnë të funksionojnë. Funksioni përdoret për tiganisje më të shpejtë të ushqimeve të trasha dhe për mbulimin e një sipërfaqe më të madhe. Të dy elementet e sipërme të ngrohjes dhe pjekja nëskarë do të veprojnë së bashku me ventilatorin për të siguruar edhe gatimin. Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tabaka poshtë për të grumbulluar ndonjë pikë vaj apo yndyrë. Rekomandohet që ta ngrohni furrën për rreth 10 minuta.

SHARP K-70P19BNH-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 1

Kujdes: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të

rregullohet në 190C°.

4.2 TABELA E GATIMIT

FunksioniUshqimetSHARP K-70P19BNH-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 2SHARP K-70P19BNH-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 3SHARP K-70P19BNH-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 4
StatikeUshqime të shkrifëta2 - 3 - 4 170-190 35-45
Tortë 2 - 3 -4 170-19030-40
Biskota 2 - 3- 4 170-19030-40
Jahni 2 175-200 40-50
Pulë 2 - 3 -4 200 45-60
VentilatorUshqime të shkrifëta2 - 3 - 4 170-190 25-35
Tortë 2 - 3 -4 150-17025-35
Biskota 2 - 3- 4 150-17025-35
Jahni 2 175-200 40-50
Pulë 2 - 3 -4 200 45-60
TurboUshqime të shkrifëta2 - 3 - 4 170-190 35-45
Tortë 2 - 3 -4 150-17030-40
Biskota 2 - 3- 4 150-17025-35
Jahni 2 175-200 40-50
Pjekje me skarëQofte mishi të pjekura me skarë7 20010-15
Pulë * 19050-60
Bërxollë 6 - 7200 15-25
Biftek 6 - 7200 15-25

* Nëse është në dispozicion, gatuani me hell mishin e pulës.

4.3 PËRDORIMI I KRONOMETRIT DIGJITAL

SHARP K-70P19BNH-EU - PËRDORIMI I KRONOMETRIT DIGJITAL - 1

text_image 8:126
Përshkrimi i funksionit
AGatimi automatik
Simboli i termostatit
Kohën e gatimit
Bllokimi i çelësit
Përkujtuesi i minutave
Funksioni i modalitetit
-Kohëmatësi zbritës
+Kohëmatësi në ngjitje
2359Treguesi i kohëmatësit

Rregullimi i kohës

Koha duhet të caktohet para se të filloni të përdorni furrën. Pas lidhjes së energjisë, në ekran do të pulsojnë simbolet “A” dhe “0:00” do të pulsojë në ekran.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës - 1

text_image 8:126
  1. Shtypni njëkohësisht butonat “+” dhe “-”. Pika në mes të ekranit do të fillojë të pulsojë.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës - 2

text_image 80*26
  1. Rregulloni kohën kur pika po pulson duke përdorur tastet "+" dhe "-".

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës - 3

text_image 8:126
  1. Pas disa sekondash, pika nuk do të pulsojë më dhe do të qëndrojë e ndezur.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës - 4

Bllokimi i çelësit

Kyçi i butonit aktivizohet automatikisht pasi kronometri nuk është përdorur për 5 sekonda. “💡” simboli do të shfaqet dhe do të mbetet i ndriçuar. Për të zhblokuar butonat e kronometrit, mbani shtypur butonin e “💡” për 2 sekonda. Operacioni i dëshiruar më pas mund të kryhet.

Rregullimi i kohës me sinjal zanor

Koha e paralajmërimit zanor mund të caktohet në çdo kohë ndërmjet orëve "0:00" dhe "23:59". Sinjali zanor i rregullimit të kohës është vetëm për qëllime paralajmëruese. Furra nuk do të aktivizohet në këtë funksion.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës me sinjal zanor - 1

text_image 0:00
  1. Shtypni “Simboli do të fillojë të pulsojë dhe do të shfaqet “0:00”.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës me sinjal zanor - 2

text_image 0:01
  1. Zgjidhni periudhën e dëshiruar kohore duke përdorur “+” dhe “-” si butona ndërkohë po pulson.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi i kohës me sinjal zanor - 3

text_image 12:00
  1. Simboli do të mbetet i ndriçuar, koha do të kursehet dhe paralajmërimi do të caktohet.

Kur kronometri arrin zero, do të dëgjohet një njoftim audio dhe simboli △i memories së minutës dhe00:00` do të ndizet në ekran. Shtypni çdo çelës për të ndalur njoftimin audio dhe simboli do të zhduket.

Rregullimi gjysmë automatik i kohës (periudha e gatimit)

Ky funksion ju ndihmon të gatuani për një periudhë të caktuar kohore. Mund të vendoset një interval kohor ndërmjet 0 dhe 10 orë. Përgatitni ushqimin për gatim dhe vendoseni në furrë.

  1. Zgjidhni funksionin e dëshiruar të gatimit dhe temperaturën duke përdorur butonat e kontrollit.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi gjysmë automatik i kohës (periudha e gatimit) - 1

  1. Shtypni “derisa të shikoni simbolin “dur” dhe në ekran. Simboli “” do të pulsojë.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi gjysmë automatik i kohës (periudha e gatimit) - 2

text_image 0:01
  1. Zgjidhni kohën e dëshiruar të gatimit duke përdorur butonat “+” dhe “-”.

SHARP K-70P19BNH-EU - Rregullimi gjysmë automatik i kohës (periudha e gatimit) - 3

text_image 1:26
  1. Ora do të shfaqet përsëri në ekran, dhe simbolet "A dhe do të qëndrojnë të ndezura.

Kur kronometri arrin zero, furra do të fiket dhe do të bjerë një sinjal paralajmërues. Simbolet “A” dhe do të pulsojnë. Ktheni të dy butonat e kontrollit në pozicionin “0” dhe shtypni çdo buton në kronometër për të ndaluar sinjalin. Shtypni “për 2 sekonda, simboli “A” do të largohet dhe kronometri do të kthehet përsëri në funksionin manual.

Rregullimi i Tingullit

Për të rregulluar volumin e tingullit paralajmërues të dëgjueshëm, ndërsa shfaqet koha aktuale e ditës, shtypni dhe mbani të shtypur butonin “-” për 3 sekonda derisa të bjerë një sinjal. Në ekran do të shfaqet “ton1”. Pas kësaj, çdo herë që shtypet butoni “-”, do të bjerë një sinjal i ndryshëm. Ekzistojnë katër lloje të ndryshme sinjalesh. Nëse zgjidhet "OFF"

të gjithë tingujt do të çaktivizohen përveç sinjaleve të alarmeve dhe gabimeve. Zgjidhni sinjalin e dëshiruar dhe mos shtypni asnjë buton tjetër. Pas një kohe të shkurtër, sinjali i përzgjedhur do të ruhet.

Për të rregulluar ndriçimin e ekranit, mbani shtypur butonin “+” për 3 sekonda. Në ekran do të shfaqet “br1”. Pas kësaj, çdo herë që shtypet butoni “+”, ndriçimi do të ndryshojë.

Simboli i termostatit

SHARP K-70P19BNH-EU - Simboli i termostatit - 1

text_image 8:126.

Simboli i termostatit (💡) aktivizohet automatikisht gjatë kohës që termostati i furrës është në punë.

4.4 AKSESORË

Skarë teli EasyFix

Pastroni aksesorët plotësisht me ujë të ngrohtë, detergjent dhe një leckë të butë të pastër gjatë përdorimit të parë.

SHARP K-70P19BNH-EU - Skarë teli EasyFix - 1

text_image 7 6 4 3 2 1 5 T2 T1
  • Vendosni aksesorin në pozicionin e saktë brenda furrës.
  • Lini të paktën një hapësirë prej 1 cm midis kapakut të ventilatorit dhe aksesorëve.
  • Kujdesuni që të hiqni enët e gatimit dhe/ose aksesorët nga furra. Ushqimi i ngrohtë ose aksesorët mund të shkaktojnë djegie.
  • Aksesorët mund të deformohen kur ka nxehtësi. Pasi të jenë ftohur, ato do të rimarrin pamjen dhe performancën e tyre originale.
  • Tabakatë dhe rrjetat e telit mund të pozicionohen në çdo nivel nga 1 në 7.
  • Binarët teleskopikë mund të

pozicionohen në nivelet T1, T2.

  • Niveli 3 rekomandohet për gatimet me një nivel të vetëm.
  • Niveli T2 rekomandohet për gatim të një niveli me shina teleskopike.
  • Niveli 2 dhe Niveli 4 rekomandohen për gatim të nivelit të dyfishtë.
  • Kthesa e rrjetës së telit duhet të jetë e pozicionuar në Nivelin 3.
  • Niveli T2 përdoret për pozicionimin e rrjetës së telit nga ana e kthesës me shinat teleskopike.

**** Aksesorët mund të ndryshojnë në varësi të modelit të blerë.

Tabaka e Thellë

Tabaka e thellë përdoret më mirë për gatimin e zierjeve.Vendoseni tabaka në çdo raft dhe shtyjeni atë deri në fund për t'u siguruar që është vendosur në mënyrë korrekte.

SHARP K-70P19BNH-EU - Tabaka e Thellë - 1

Tabakaja e cekët përdoret më mirë për pjekjen e brumërave.

Vendoseni tava në çdo raft dhe e shtyni atë deri në fund për të siguruar vendosjen e duhur.

SHARP K-70P19BNH-EU - Tabaka e Thellë - 2

Skarë teli me binarë të plotë teleskopik EasyFix

Binarët gjysmë teleskopike shtrihen plotësisht, për të lejuar qasje të lehtë në ushqimin tuaj.

SHARP K-70P19BNH-EU - Skarë teli me binarë të plotë teleskopik EasyFix - 1

Pastroni aksesorët plotësisht me ujë të ngrohtë, detergjent dhe një leckë të butë të pastër gjatë përdorimit të parë.

SHARP K-70P19BNH-EU - Skarë teli me binarë të plotë teleskopik EasyFix - 2

text_image Kapse Tab për fiksim
  • Pozicionimi i binarëve teleskopik në raftin e telit sigurohet me skedat e fiksimit në kapse.
  • Hiqni rrëshqitësen anësore. Shihni seksionin "Heqja e skarave të telit".

SHARP K-70P19BNH-EU - Skarë teli me binarë të plotë teleskopik EasyFix - 3

  • Në secilin binar teleskopike ka kapse të vendosura lart dhe poshtë që ju lejon të ripoziciononi binarët.
  • Varni kapset kryesore të binarëve teleskopike në telin referencë të nivelit të raftit dhe njëkohësisht shtypni kapset në fund, derisa të dëgjoni qartë kërcitjen e kapses në tela fiksues të nivelit të raftit.
  • Për të hequr, mbajeni sipërfaqen e përparme të binarit dhe përsëritni udhëzimet e mëparshme në të kundërt.

Teli i Skarës

Rrjeti i telit përdoret më së miri për tiganisje ose për përpunimin e ushqimit në enë

miqësore me furrën.

SHARP K-70P19BNH-EU - Teli i Skarës - 1

Përshtatni skarën në mënyrë të duhur në mbajtësen përkatëse në brendinë e furrës dhe shtyni atë deri në fund.

SHARP K-70P19BNH-EU - Teli i Skarës - 2

Dera e furrës me mbyllje të butë (Soft-Close)

Dera e furrës mbyllet ngadalë vetvetiu kur lirohet pak përpara pozitës së mbyllur.

SHARP K-70P19BNH-EU - Dera e furrës me mbyllje të butë (Soft-Close) - 1

Në disa raste të gatimit, kondensimi mund të shfaqet në qelqin e brendshëm të derës së furrës. Kjo nuk është keqfunksionim i produktit.

Hapni derën e furrës në pozitën për skarë dhe lëreni në këtë pozicion për 20 sekonda.

Uji do të kullojë në kolektor.

Ftohni furrën dhe fshini pjesën e brendshme të derës me një peshqir të thatë. Kjo procedurë patjetër të zbatohet rregullisht.

SHARP K-70P19BNH-EU - Dera e furrës me mbyllje të butë (Soft-Close) - 2

PARALAJMËRIM: Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se te fillojë pastrimi.

Udhëzime të përgjithshme

  • Kontrolloni nëse materialet e pastrimit janë të përshtatshme dhe rekomandohen nga prodhuesi para se t'i përdorni në pajisje.
  • Përdorni pastrues kremi ose pastrues të lëngshëm që nuk përmbajnë grimca. Mos përdorni kremra kaustikë (gërryes), pluhur pastrimi gërryes, lesh teli të ashpër ose mjete të forta pasi ato mund t'i dëmtojnë sipërfaqet e sobës.

SHARP K-70P19BNH-EU - Udhëzime të përgjithshme - 1

Mos përdorni pastrues që përmbajnë grimca pasi ato mund të gërvishtin xhamin, pjesët e emaluara ose të lyera jisjes.

- Nëse derdhen lëngje, pastroni ata menjëherë për të shmangur dëmtimin e pjesëve.

SHARP K-70P19BNH-EU - Udhëzime të përgjithshme - 2

Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar ndonjë pjesë të pajisjes.

Pastrimi i brendësisë së furrës.

  • Pjesa e brendshme e furrave të emaluara më së miri pastrohen përderisa furra është e ngrohtë.
  • Pas çdo përdorimi fshini furrën me një leckë të butë të zhytur në ujë me sapun. Pastaj, pastroni furrën sërish me një leckë të lagur dhe thajeni atë.
  • Ndoshta do të duhet të përdoret një material pastrimi i lëngshëm ndonjëherë për të pastruar plotësisht furrën.

SHARP K-70P19BNH-EU - Pastrimi i brendësisë së furrës. - 1

Pastrimi i pjesëve të qelqta

- Pastroni rregullisht pjesët e qelqta të pajisjes suaj.

- Përdorni një pastrues për qelq kur pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pjesëve të qelqta. Pastaj, shpërlani dhe thani ata plotësisht me një leckë të thatë.

Pastrimi i pjesëve të çelikut të paoksidueshëm (nëse ka)

  • Pastroni rregullisht pjesët prej çeliku të paoksidueshëm të pajisjes suaj.
  • Fshijini pjesët prej inoksi me leckë të butë të njomur me ujë. Pastaj thani ata plotësisht me leckë të thatë.

SHARP K-70P19BNH-EU - Pastrimi i pjesëve të çelikut të paoksidueshëm (nëse ka) - 1

Mos i lani pjesët prej inoksi (çeliku të paoksidueshëm) kur janë akoma të nxehta nga gatimi.

SHARP K-70P19BNH-EU - Pastrimi i pjesëve të çelikut të paoksidueshëm (nëse ka) - 2

Mos lini uthull, kafe, qumësht, kripë, ujë, limon ose lëng domatesh mbi çelikun e paoksidueshëm për kohë të

Pastrimi i Sipërfaqeve të Njollosura (nëse ka)

- Njollat nga domatet, pureja e domateve, keçapi, limoni, derivatet e vajit, qumështi, ushqimet e ëmbla, pijet e ëmbla dhe kafeja duhet të pastrohen me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë menjëherë. Nëse këto njolla nuk pastrohen dhe lihen të thahen në sipërfaqet ku ata gjenden, ata NUK duhet të kruhen me objekte të forta (objekte të mprehta, çelik ose tela plastik për kruarje, sfungjer që dëmton sipërfaqen) ose agjentë pastrues që përmbajnë nivele të larta të alkoolit, largues të njollave, largues të grasos, kimikate abrazive në sipërfaqe. Ndryshe, mund të shfaqet korrozioni te sipërfaqet e njollosura me pluhur (detergjent), dhe mund të shfaqen njolla. Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi i produkteve ose metodave të papërshtatshme të pastrimit.

Çmontimi i qelqit të brendshëm

Patjetër të largoni qelqin e derës së furrës para pastrimit, ashtu siç tregohet më poshtë.

  1. Tërhiqni qelqin në drejtim të B dhe liron nga krahvara e lokacionit (x). Tërhiqni qelqin nga jashtë në drejtim të A.

SHARP K-70P19BNH-EU - Çmontimi i qelqit të brendshëm - 1

text_image x A B

Zëvendësoni qelqin e brendshëm

  1. Shtyni qelqin kah dhe nën krahvaren e lokacionit (y), në drejtim të B.

SHARP K-70P19BNH-EU - Çmontimi i qelqit të brendshëm - 2

text_image B y
  1. Vendosni qelqin nën krahvaren e lokacionit (x) në drejtim të C.

SHARP K-70P19BNH-EU - Çmontimi i qelqit të brendshëm - 3

Nëse dera e furrës është derë me qelq të trefishtë, shtresa e tretë e qelqit mund të çmontohet në mënyrë të è si shtresa e dytë e qelqit.

Heqja e derës të furrës

Patjetër të largoni qelqin e derës së furrës para pastrimit, ashtu siç tregohet më poshtë.

  1. Hapeni derën e furrës.

SHARP K-70P19BNH-EU - Heqja e derës të furrës - 1

  1. Hapni grremçin mbyllës (a) (me ndihmën e një kaçavide) deri në pozitën e fundit.

SHARP K-70P19BNH-EU - Heqja e derës të furrës - 2

  1. Mbylleni derën deri sa të jetë në pozitën pothuaj plotësisht e mbyllur, dhe çmontoni ose largoni derën duke tërhequr atë ka ju.

SHARP K-70P19BNH-EU - Heqja e derës të furrës - 3

Çmontimi ose heqja e raftit prej teli

Për të çmontuar raftin e telit, tërhiqni raftin e telit siç është treguar në figurë. Pasi ta keni lëshuar nga kapëset (a), ngrijeni lart.

SHARP K-70P19BNH-EU - Çmontimi ose heqja e raftit prej teli - 1

PARALAJMËRIM: Mirëmbajtja e kësaj pajisje duhet të realizohet vetëm nga personi i autorizuar për mirëmbajtje ekniku i kualifikuar.

Ndërrimi i llambës së furrës

SHARP K-70P19BNH-EU - Ndërrimi i llambës së furrës - 1

PARALAJMËRIM: Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se te fillojë pastrimi.

• Largoni thjerrëzën e qelqit, pastaj largoni poçen.
- Montoni llambën e re (rezistente deri në 300°C) për të zëvendësuar llambën që keni hequr (230 V, 15-25 Vat, Tipi E14).
- Zëvendësoni thjerrëzat e qelqit, dhe furra juaj është gati për përdorim.
- Produkti përmban një burim energjie me efikasitet të klasës G.
- Burimi i energjisë nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi përfundimtar. Pas shitjes kërkohet servisim.
- Burimi i përfshirë i dritës nuk është menduar për përdorim në aplikime të tjera.

SHARP K-70P19BNH-EU - Ndërrimi i llambës së furrës - 2

Burimi i zëvendësueshëm i burimit të energjisë bëhet nga një profesionist,.

SHARP K-70P19BNH-EU - Ndërrimi i llambës së furrës - 3

Llamba është e dizajnuar apostafat për përdorimin te pajisjet shtëpiake për gatim. Nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomës në shtëpi.

6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE & TRANSPORTI

6.1 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

SHARP K-70P19BNH-EU - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

Pasi të kontrolloni këto zgjidhje problemesh bazë, nëse akoma keni problem me pajisjen, ju lutem kontaktoni një person të autorizuar për servisim ose teknik të kualifikuar.

Problemi Shkakui mundshëm Zgjidhja
Furra nuk kyçet. Shkyçet rryma.Kontrolloni nëse keni furnizim elektrik.Kontrolloni nëse pajisjet tjera të kuzhinëspunojnë.
S’ka nxehtësi ose furranuk nxehet.Kontrolli i temperaturës së furrës ështërregulluar gabimisht.Dera e furrës është lënë e hapur.Kontrolloni nëse disku i temperaturës sëfurrës është rregulluar siç duhet.
Llamba e furrës (nëseka) nuk punon.Èshtë djegur llamba.Lidhja elektrike është stakuar oseshkyçur.Zëvendësoni Ilambën sipas udhëzimeve.Sigurohuni që furnizimi elektrik është kyçurnë prizën në mur.
Pjekja ose gatimi nukështë i njëtrajtshëmbrenda furrës,Raftet e furrës nuk janë pozicionuarsiç duhet.Kontrolloni nëse temperaturat dhe pozitat erafteve përdoren ashtu si rekomandohen.Mos e hapni derën shpesh nëse nuk gatuaniose piqni gjëra të cilat duhet të rrotullohen.Nëse e hapni derën shpesh, temperatura ebrendshme do të jetë më e ulët dhe kjo do tëndikojë rezultatin e gatimit.
Çelësat e kohëmatësitnuk mund të shtypen siçduhet.Ka ngecur material i huaj mesçelësave të kohëmatësit.Modeli me prekje; ka lagështi nëpanelin e kontrollit.Funksioni i katinarit është rregulluar.Largoni materialin e huaj dhe provoni sërish.Largoni lagështinë dhe provoni sërish.Kontrolloni nëse funksioni i katinarit ështërregulluar.
Ventilatorin ose erashkae furrës (nëse ka) ështëe zhurmshme.Raftet e furrës po vibrojnë.Kontrollo nëse furra është e sheshtë ose errafshët.Kontrolloni nëse raftet dhe ose pajimetpër pjekje vibrojnë ose janë në kontakt mepanelin e pasmë të furrës.

6.2 TRANSPORTI

Nëse keni nevojë ta transportoni produktin, përdorni paketimin origjinal të produktit dhe mbajeni duke përdorur kasën originale. Ndiqni shenjat e transportit në paketim. Ngjitini të gjitha pjesët e pavarura me produktin për të parandaluar dëmtimin e produktit gjatë transportit.

Nëse nuk e keni paketimin origjinal, përgatitni një kuti transporti në mënyrë që pajisja, sidomos sipërfaqet e jashtme të produktit, të jenë të mbrojtura nga kërcënimet e jashtme.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SHARP

Modeli : K-70P19BNH-EU

Kategori : Furrë