HMM 81504 BX - Pulti miksues BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HMM 81504 BX BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth HMM 81504 BX BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pulti miksues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HMM 81504 BX - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HMM 81504 BX e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT HMM 81504 BX BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

I përshtatshëm për kontaktin me ushqimin.

Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.
Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.
1.1 Siguria e përgjithshme
•Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
•Që pajisja të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, emocionale ose mendore ose me mungesë njohurie dhe eksperience, këta persona duhet të jenë nën mbikëqyrje dhe të kenë kuptuar udhëzimet për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe për rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen. Operacionet e pastrimit dhe të mirëmbajtjes nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët.
•Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
- Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj elektrik larg fëmijëve.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj është i dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
•Hiqeni pajisjen nga priza kur e lini pa mbikëqyrje, kur vendosni/hiqni aksesorët dhe kur e pastroni.
•Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
•Mos e çmontoni pajisjen. - Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
- Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin.
•Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni, ta çmontoni, të vendosni aksesorët dhe prisni derisa të ndalojë plotësisht. - Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.
•Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, hiqni nga ushqimet kockat dhe farat.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
•Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të thata dhe të forta.
•Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni funksionin e rrahëses me tel vazhdimisht për më shumë se 10 minuta. Pas çdo 10 minutash përdorimi, lëreni pajisjen të ftohet për 30 minuta.
- Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni funksionin e rrahëses spirale vazhdimisht për më shumë se 5 minuta. Pas çdo 5 minutash përdorimi, lëreni pajisjen të ftohet për 20 minuta.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet për të parandaluar lëndimet e shkaktuara nga keqpërdorimi.
•Pas pastrimit, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e saj para se ta vini në prizë dhe të montoni pjesët.
- Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
- Mos e përdorni pajisjen ose pjesët e saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni mbi sipërfaqe të tilla.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
•Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër dhe të thatë.
•Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
- zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,
- shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi,
- ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
- Mos e shtypni ose lakoni kabllin e korrentit dhe mos e färkoni në skaje të mprehta, për të parandaluar ndonjë dëmtim. Mbajeni kabllin larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
- Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e plota që jepen në pjesën “Pastrimi”.
- Mos prekni ndonjë pjesë të pajisjes në lëvizje. Mos i montoni ose hiqni pjesët derisa pajisja të kenë ndaluar plotësisht.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Informacione për paketimin

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.
1.4 Çfarë të bëni për kursimin e energjisë
Gjatë përdorimit, ndiqni kohët e rekomanduara në manual. Hiqni nga priza kabllin e pajisjes pas përdorimit.
2 Blenderi juaj
2.1 Pamje e përgjithshme

text_image
2 1 3 4 5 Turbo 7a 7b 6a 6b- Njësia e motorit
- Hyrjet e aksesorëve
- Butoni i lëshimit të aksesorëve
- Butoni i ndezjes dhe i vendosjes së shpejtësisë
- Butoni TURBO
- Rrahëset me tel (6a/6b)
- Spiraret për punimin e brumit (7a/7b)
2.2 Të dhënat teknike
Voltazhi: 220-240 V\~, 50-60 Hz
Fuqia: 500 W
Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.
2 Përdorimi
2.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.
2.2 Përdorimi për herë të parë
Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë.
2.3 Rrahësja / Përzierësi

Fut rrahëset (6) ose kanxhat për punimin e brumit (7) te hyrjet (5) për rrahësen ose kanxhën e punimit të brumit derisa të fiksohen.

Futni në prizë spinën. Futni rrahëset (6) dhe kanxhat për punimin e brumit (7) te brumi para se të ndizni blenderin.

text_image
01234 turbo 1 2Vendosja e shpejtësisë është midis 1 dhe 4. Rriteni shpejtësinë duke filluar nga niveli 1.

Mos përdorni bashkë rrahësen dhe përzierësin spiral.

Kur përzieni përbërësit, filloni me një shpejtësi të ulët. Ushqimet mund të shkapërdahen nëse filloni me shpejtësi të lartë.
2 Përdorimi

text_image
01234 turboKur procesi të ketë përfunduar, lëreni butonin e vendosjes së shpejtësisë te pozicioni "0".


Prisni derisa pajisja të ndalojë plotësisht. Hiqeni nga priza dhe hiqni nga brumi aksesorët e rrahëses/përzierësit.


Mund t'i hiqni aksesorët e rrahëses dhe të përzierësit duke shtypur butonin e lëshimit të aksesorëve (3) kur butoni i ndezjes është në pozicionin "0".
2.3.1 Rrahëset

• Gjithnjë përdorni të dy rrahëset.
- Enët e tyre të veshura me teflon mund të gërvishten.
- Përdoreni për të rrahur përbërës si brumë keku, salcë, supë.
2.3.2 Siralet për punimin e brumit

- Gjithnjë përdorni të dy spiralet për punimin e brumit.
- Enët e tyre të veshura me teflon mund të gërvishten.
- Përdoreni për punimin e brumit.
2.4 Butoni TURBO
Shtypni dhe mbajeni shtypur butonin TURBO kur ju nevojitet menjëherë shpejtësi e lartë dhe mos e mbani shtypur kur nuk ju nevojitet më.

Mos e përdorni veçorinë TURBO për më shumë se 1 minutë.
3 Receta
Recetë për kek
Përbërësit
• 3 vezë
• 150 g gjalpë
• 150 g sheqer i bardhë
• 150 g miell gruri
• 3 g maja e thatë
Përgatitja:
Ndajini të bardhat e vezëve nga të verdhat.
Hidhini të bardhat e vezëve në tasin e përzierjes dhe montoni aksesorin e përzierësit të pajisjes suaj. Rrihni të bardhat e vezëve për 1 deri 2,5 minuta në nivelin e shpejtësisë 3.
Priteni gjalpin në kube 20 mm.
Shtoni gjalpin, sheqerin dhe të verdhat e vezëve në tas dhe përziejini për 1 deri 2,5 minuta në nivelin e shpejtësisë 3.
Në një tas tjetër përzieni miellin e grurit dhe majanë e thatë. Shtoni përbërësit e thatë në përzierjen me vezë dhe rriheni për 1 deri 2,5 minuta me shpejtësinë 3.
Hidheni brumin në një tavë keku dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200°C derisa të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe. Shijojeni!
3 Receta
Recetë për biskota
Përbërësit
• 1 vezë
- 100 g gjalpë, të prerë në kube 200 mm
• 100 g tërshërë
• 100 g mjaltë
- 100 g miell gruri
• 20 g ujë
• 175 g copëza çokollate
Përgatitja:
Rrihni vezën, mjaltin dhe gjalpin e prerë në kube 200 mm me shpejtësinë Turbo derisa të bëhen si krem.
Shtoni miellin dhe ujin, përzieni për 1,5 deri 2 minuta.
Në fund, shtoni tërshërën dhe copëzat e çokollatës, trazojini me një lugë.
Merrni 30 g (afërsisht 1 lugë gjelle) nga brumi juaj dhe formoni topa dhe vendosini në një tepsi të cekët.
Piqini në një furrë të parangrohur në 160 °C për 30 minuta ose në 180 °C për 25 minuta. Shijojeni!
3 Receta
Recetë për bukë
Përbërësit
• 350 g miell gruri
- 5 g kripë
• 10 g sheqer i bardhë
• 10 g gjalpë
• 200 g ujë
• 3 g maja e thatë
Përgatitja:
Përzieni miellin, kripën dhe sheqerin në një tas për përzierje.
Shtoni te përzierja majanë e thatë, gjalpin dhe ujin.
Montoni kanxhën e brumit dhe përziejini përbërësit për 10 deri 15 sekonda në nivelin e shpejtësisë 1. Pastaj, vendoseni shpejtësinë në 3 dhe vazhdoni të përzieni për 20 deri 30 sekonda.
Vendoseni shpejtësinë në 4 dhe vazhdoni të përzieni për 2,5 deri 3,5 minuta.
Lëreni brumin të pushojë në një ambient me temperaturë 35 °C për 45 minuta.
Pastaj, jepini brumit formën që preferoni dhe vëreni në një tepsi. Piqeni në 180 °C në një furrë të parangrohur derisa të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe. Shijojeni!

Ju lutemi, mos punoni në këtë pajisje ushqim që përmban më shumë se 350 gram miell. Më shumë miell mund të shkaktojë mbingarkesë të pajisjes.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.1 Pastrimi

Mos përdorni benzen, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza. Pritni derisa pajisja të ftohet plotësisht.

- Përdorni një leckë të butë e të njomë për të pastruar njësinë e motorit.

Mund t'i pastroni rrahëset (6) dhe spiralet për punimin e brumit duke përdorur pak sapun për larjen e enëve dhe ujë të nxehtë ose në lavastovilje. Më pas, thajeni plotësisht çdo pjesë.

Rrahëset dhe spiralet për punimin e brumit mund të lahen pa problem në lavastovilje.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.2 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta vini mënjanë.
- Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.
4.3 Transporti dhe dërgesa
- Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj original. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
- Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.