Street i-Size - Ulëse makine Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Street i-Size Foppapedretti në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Street i-Size Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Street i-Size - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Street i-Size e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT Street i-Size Foppapedretti
| Vëretje | PAG 125 |
| Komponentët | PAG 130 |
| Kufizimet dhe kushtet e përdorimit të pajisjes dhe sediljes së Automjetit | PAG 131 |
| Përdorimi në automjet | PAG 132 |
| Rregullimi i lartësisë së mbështetëses së kokës dhe rripave | PAG 133 |
| Rregullimi i rripave të sigurimit, parzmorja | PAG 133 |
| Perdorimi i tokëzës (parzmorja) | PAG 134 |
| Si të instaloni sistemin ISOFIX | PAG 134 |
| Modaliteti A - instalimi në të njëjtin drejtim me drejtimin e lëvizjes | PAG 134 |
| Heqja e ndenjëses nga automjeti / heqja e sistemit isofix | PAG 136 |
| Heqja e parzmores | PAG 136 |
| Modaliteti B1 - instalimi i ndenjëses së makinës për fëmijë me rripin e sigurimit | |
| me 3 pika dhe bashkuesit ISOFIX | PAG 137 |
| Modaliteti B2 - instalimi i ndenjëses së makinës për fëmijë duke përdorur vetëm | |
| rripin me 3 pika të automjetit | PAG 138 |
| Instalimi i KID PAD | PAG 139 |
| Përdorni përshtatës në muajt e parë | PAG 139 |
| Heqja e mbulesës | PAG 139 |
| Pastrimi dhe mirëmbajtja | PAG 140 |
| Garanci konvencionale | PAG 141 |
KUJDES:
- Para përdorimit, rekomandohet të lexoni me vëmendje udhëzimet e përdorimit, të cilave do t'u duhet t'i përmbaheni rreptësisht për të patur nivelet më të larta të sigurisë së pajisjes.
- Ruajeni me kujdes udhëzuesin për përdorim në të ardhmen. Gjatë periudhës së përdorimit të ndenjëses për fëmijë mbajeni këtë udhëzues në vendin e posaçëm të pajisjes.
- Mosrespektimi i duhur i udhëzimeve për instalimin e ndenjëses mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës
- Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë në sediljen e përparme të pasagjerit me airbag të aktivizuar, sepse mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj. Ky rrezik nuk ka të bëjë me të ashtuquajturit airbag anësorë.
- Kjo ndenjëse automjeti për fëmijë është e normuar në përputhje me rregulloren ECE R129 / 03 për transportin e fëmijëve me gjatësi trupore nga 76 cm deri në 150 cm, mund të instalohet:
- Në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit (fëmijë me gjatësi nga 76 deri në 105 cm), me ankorim ISOFIX + Top Tether.
- Në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit (fëmijë me gjatësi nga 100 deri në 150 cm), me ankorim ISOFIX + rrip sigurimi i automjetit me 3 pika ose vetëm rrip sigurimi i automjetit me 3 pika.
- E RËNDËSISHME: Mos e instaloni ndenjësen në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit derisa fëmija të jetë mbi moshën 15 muaj. Ndenjësja mund të instalohet në drejtimin e lëvizjes së automjetit kur fëmija të jetë mbi 76 cm.
- VËREJTJE: Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë "i-Size". Êshtë i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129, për përdorim brenda automjeteve në sedilje "të përshtatshme me sistemin i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Për më shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me shitësin.
- VËREJTJE: MOS e lini asnjëherë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në ndenjëse - siguria e fëmijës është përgjegjësia juaj.
- VËREJTJE: Instalimi duhet të kryhet nga një i rritur.
- VËREJTJE: Ndenjësja garanton sigurinë e fëmijës vetëm nëse është instaluar siç duhet. Instalimi i gabuar mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës suaj.
- VËREJTJE: Sigurohuni gjithmonë që personat që përdorin pajisjen, madje edhe rastësisht (për shembull gjyshërit), të kenë lexuar udhëzimet e përdorimit, ose që t'u jetë shpjeguar montimi dhe përdorimi i duhur i pajisjes nga një person i cili ka lexuar udhëzimet.
VËRETJE
- VËREJTJE: Mbani këtë udhëzues gjithmonë në dispozicion, duke e ruajtur me pajisjen.
- VËREJTJE: Për më shumë informacion për instalimin dhe përdorimin e duhur të ndenjëses, kontaktoni prodhuesin e pajisjes bartëse për fëmijë.
PARA PËRDORIMIT
- VËREJTJE: Mos e instaloni ndenjësen për fëmijë në sediljet e drejtuara në pjesën e prapme të automjetit ose në sediljet e drejtuara anash.
- VËREJTJE: Para se të instaloni ndenjësen për fëmijë, sigurohuni që sedilja e pasagjerit që përdorni të ketë mbështetësen të bllokuar në pozicion vertikal.
- VËREJTJE: Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë në shtëpi si ulëse. Éshtë projektuar posaçërisht për t'u përdoror në automjet.
- VËREJTJE: Sigurohuni që bagazhet ose objektet e tjera, të cilat në rast përplasje mund të shkaktojnë lëndime të rënda tek fëmija, të jenë të fiksuara siç duhet.
PËRDORIMI
- VËREJTJE: Elementet e forta dhe pjesët plastike të pajisjes bartëse për fëmijë duhet të vendosen dhe instalohen në mënyrë të tillë që, në kushte normale përdorimi, të mos ngecin nën një sedilje të lëvizshme ose në derën e automjetit.
- VËREJTJE: Kur ta vendosni ndenjësen në automjet, aktivizoni mekanizmin bllokim dyersh nga brenda, për të parandaluar fëmijën të hapë derën.
- VËREJTJE: Gjatë një udhëtimi të gjatë bëni ndonjë pushim të shkurtër, që fëmija juaj të relaksohet dhe të marrë pak ajër.
- VËREJTJE: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj në ndenjëse pa mbikëqyrje.
- VËREJTJE: Ndenjësja për fëmijë duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në sedilje edhe nëse nuk përdoret.
- VËREJTJE: Pas montimit, sigurohuni që ndenjësja të jetë e fiskuar mirë në sedilje.
- VËREJTJE: Mos e përdorni pajisjen bartës për fëmijë pa mbulesë.
- VËREJTJE: Mos e zëvendësoni mbulesën e këshilluar nga prodhuesi, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e duhur të pajisjes bartëse.
- E RËNDËSISHME: Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni ndalesa të shpeshta dhe kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është instaluar si duhet dhe se rripat e sigurimit nuk janë liruar.
- VËREJTJE: Në raste emergjente, është e rëndësishme të zbërtheni shpejt shtrënguesin për të liruar fëmijën tuaj. Shtrënguesi hapet lehtë dhe nuk duhet të mbulohet. Mësojini fëmijës suaj të mos luajë me shtrënguesin.
VËRETJE
- VËREJTJE: Mos vendosni beze/pëlhura (për shembull një peshqir ose një jastëk) poshtë ndenjëses, apo midis ndenjëses dhe sediljes, pasi në rast aksidenti, mund të ndikojë në sigurinë e pajisjes.
- VËREJTJE: Në dimër, mos e vini fëmijën të veshur trashë në ndenjëse. Palltot dhe rrobat dimërore mund çrregullojnë rripat e shpatullave dhe, në rast aksidenti, mund të zvogëlojnë efektin mbrojtës të tyre. Për të ngrohur fëmijën, nëse është e nevojshme, ngrohni ambjentin e automjetit ose përdorni një batanije, duke e vendosur atë mbi parzmore.
- VËREJTJE: Pjesët metalike dhe plastike të pajisjes nxehen kur i nënshtrohen temperaturave të larta. Këshillohet që ta mbuloni ndenjësen, nëse e lini automjetin të parkuar në diell.
- VËREJTJE: Kontrolloni që objektet e lëvizshme, bagazhet ose librat, brenda automjetit të jenë të siguruara si duhet. Në rast aksidenti mund të shkaktojnë lëndime.
- VËREJTJE: Mos vendosni bagazhe në hapësirën mbi sediljet e pasme pa i siguruar mirë ato: bagazhi i pasiguruar mund të shkaktojë dëme serioze tek fëmijët dhe të rriturit në rast aksidenti.
- VËREJTJE: Para përdorimit, sigurohuni që të gjitha pajisjet e bllokimit të jenë të kyçura si duhet.
- VËREJTJE: Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar ose miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund ta shkaktojnë pasiguri të pajisjes. Pas një aksidenti, ndenjësja rekomandohet të ndërrohet. Edhe pse mund të duket e padëmtuar, ndenjësja nuk siguron mbrojtjen e fëmijës suaj. Prodhuesi mund të garantojë konformitetin me kërkesat e sigurisë vetëm për pajisjen origjinale.
- Mos e modifikoni pajisjen në mënyrë që të shmangni rrezikimin e sigurisë së përgjithshme.
- Rekomandohet të mos hiqni logot/etiketat e pajisjes për të mos dëmtuar veshjen e ndenjëses.
- Përdorni ndenjësen për fëmijë edhe në udhëtime të shkurtra, pasi pikërisht në këto raste ndodhin më shumë aksidente.
- Përpara se ta blini, kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është e përshtatshme me automjetin tuaj.
- Gjatë udhëtimeve të gjata këshillohet të bëni pushim, në mënyrë që fëmija të relaksohet.
- Jepni shembullin tuaj dhe vendosni gjithmonë rripin e sigurisë.
- Këshillojeni fëmijën që të mos luajë kurrë me shtrënguesin e parzmores.
VËRETJE
RRIPI I SIGURISË
- VËREJTJE: MOS përdorni KURRË pika ankorimi të ndryshme nga ato të përshkruara në udhëzime.
- VËREJTJE: Sigurohuni që parzmorja e ndenjëses të jetë rregulluar siç duhet për fëmijën tuaj. Parzmorja duhet të jetë mjaftushëm ngjitur në trupin e fëmijës, hapësira midis rripave të shpatullave dhe gjoksit të fëmijës nuk duhet të jetë më shumë se dy gishta. Rripi i barkut i parzmores duhet të jetë në pozicionin më të ultë të mundshëm, për të mbajtur në mënyrën e duhur legenin e fëmijës.
- VËREJTJE: : Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të vendosin rripat e sigurisë, sepse në rast aksidenti, për shkak të përplasjes, një person pa rrip sigurie mund të godasë ndenjësen për fëmijë.
- VËREJTJE: Mos përdorni një sistem kalimi të rripit të ndryshëm nga ai i treguar në manual.
- VËREJTJE: Fëmija duhet të jetë gjithmonë i siguruar kur vendoset në ndenjëse, edhe për udhëtime të shkurtra.
EKSPOZIMI NDAJ DRITËS SË DIELLIT/TË NXEHTIT
- VËREJTJE: Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse kur automjeti është i parkuar, veçanërisht nëse është i ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit ose në një ditë të nxehtë.
- VËREJTJE: Mos e lini KURRË ndenjësen për fëmijë të ekspozuar në diell për orë të tëra, sepse pjesët metalike dhe plastike mund të nxehen dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj. Pëlhura mund të zbehet. Mbuloni sediljen me një beze, nëse automjeti është i parkuar në diell.
NDENJËSE PËR FËMIJË TË DORËS SË DYTË OSE NDENJËSE TË DËMTUARA
- VËREJTJE: Mos blini KURRË një ndenjëse të përdorur për fëmijë (të dorës së dytë). Mund të ketë dëmtime ose çarje të brendshme edhe pse të padukshme.
- E RËNDËSISHME: Garancia e prodhuesit është ekskluzivisht për përdorimin e parë të pajisjes dhe e lidhur me blerësin e parë.
- VËREJTJE: Nëse ndenjësja për fëmijë dhe rripat e sigurisë të automjetit janë të dëmtuara, apo të konsumuar nga përdorimi, ato duhen ndërruat.
- VËREJTJE: Ndenjësja duhet të ndërrohet pas një aksidenti të rëndë, sepse mund të ketë pësuar thyerje të brendshme edhe pse të padukshme, ose në rast se rezulton e konsumuar.
- Kompania FOPPAPEDRETTI nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin jo të duhur të pajisjes dhe për çdo përdorim që është ndryshe nga këto udhëzime.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Nga 76 deri në 105 cm (i-Size ISOFIX Universale).
- Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë "i-Size". Eështë i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda automjeteve në sedilje "të përshtatshme me sistemin i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Run i-Size mund të instalohet në të gjitha sediljet e makinave të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e makinave të normuara ISOFIX. Për më shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me shitësin.
- Nga 76 deri në 105 cm instalimi duhet të bëhet në sedilje të pajisura me Sistem Isofix dhe Top Tether.
Nga 100 deri në 150 cm (i-Size booster seat).
- Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë i klasifikuar si përforcues "i-Size". Eßshtë i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda automjeteve në sedilje "të përshtatshme me sistemin i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Run i-Size mund të instalohet në të gjitha sediljet e automjeteve të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e automjeteve të normuara UNIVERSALE, me kusht që të mos ndërveprojë me elementët e brendshëm të automjetit.
- KUJDES! MOS përdor Top Tether nga 100 deri në 150 cm.
- Nëse autovetura nuk është e pajisur me ankorim Isofix, Run i-Size (në konfigurimin
- 100-150 cm) mund të instalohet në drejtim të lëvizjes me rrip sigurimi automjeti me 3 pika, i miratuar sipas rregullores UN/ECE NR. 16 ose ekuivalente.
- KUJDES! Kur përdorni rripin me tre pika të automjetit, sigurohuni që pjesa e barkut të mbështetet si duhet në legenin e fëmijës.
KOMPONENTËT
| AUTOSITZ | GRUPPEINST | ALLATIONSMETHODETYP | |
| Street i-Size 76 | -105 cm i-SizeISO | FIX + Top Tether | |
| Street i-Size 100 | -150 cm i-Size b | SOEIXseat3-Punkt-Sicherheitsgurt | |
| Street i-Size 100 | -150 cm i-Size bo | oster seat3-Punkt-Sicherheitsgurt |
- Mbështetëse e kokës
- Rripa supesh
- Rrip sigurie me 5 pika
- Shtrëngues
- Protezione inguinale
- Buton i rregullimit të rripave të shpatullave
-
Rrip i rregullimit të rripave të shpatullave
-
Buton i lëshimit ISOFIX
- Lidhës ISOFIX
- Laku për rripin e barkut
- Guide cintura pettorale
- Dorezë e rregullimit të mbështetëses së kokës
- Top Tether
- Përshtatës
- Udhëzuesit e futjes ISOFIX
Rekomandohet përdorimi i ndenjëses së makinës për fëmijë me bashkuesit ISOFIX, nëse automjeti është i pajisur me mbërthyesen ISOFIX.
KUFIZIMET DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË PAJISJES DHE SEDILJES SË AUTOMJETIT
KUJDES! Respektoni me përpikëri kufizimet e mëposhtme:
- Ndenjësja mund të instalohet në drejtimin e lëvizjes së automjetit kur fëmija të jetë mbi 76 cm.
- Mos e instaloni ndenjësen në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit derisa fëmija të jetë mbi moshën 15 muaj.
- Sedilja e automjetit duhet të jetë e kthyer përpara. Mos e vendosni kurrë këtë ndenjëse për fëmijë në sediljet drejtuar anash apo në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes.
| SEDILJA E MAKINËS | GRUP MËNYRA E MONTIMIT TIP | |
| Street i-Size 76 | -105 cm i-SizeISOFIX + Top Tether | |
| Street i-Size 10 | 0-150 cm i-Size booster seatISOFIX + Rrip me 3 pika | |
| Street i-Size 10 | 0-150 cm i-Size booster seatRrip me 3 pika |

Mund të montohet vetëm nëse automjetet që konsiderohen të përshtatshëm janë të pajisur me rripa sigurie me 3 pika, të miratuara sipas rregullores UN/ECE nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente.
PËRDORIMI NË AUTOMJET
Ndenjësja e makinës për fëmijë mund të instalohet siç tregohet në gurë:


| • Orientimi në drejtim të udhëtimit | PO |
| • Në drejtim të kundërt të udhëtimit | JO |
| • Me rripat e sigurimit me 2 pikaPërdorimi i rripave të sigurimit me dy pika rritndjeshëm rrezikun e lëndimit të fëmijës nërast aksidenti. | JO |
| • Me rripat e sigurimit me 3 pikaRripi i sigurimit duhet të jetë i miratuar sipasrregullores ECE R16 ose standardeve të tjeraekuivalente. | PO |
| • Me sistemin e mbërthimit ISOFIX dhe Top TetherNëse ka një jastëk ajri përpara: rrëshqiteni sediljene pasagjerit shumë prapa dhe konsultohuni meudhëzimet në manualin e makinës | PO |
| • Në sediljen e pasagjerit të përparmë MOS EPËRDORNI NË SEDILJET E PASAGJERËVE TËPAJISURA ME JASTËKË AJRI TË PËRPARMË!Sedilja e përparme e pasagjerit mund tëkombinohet ose jo me sistemet ISOFIX, me tënjëjtat paralajmërime në lidhje me këto sisteme(rrëshqiteni sediljen mbrapa dhe konsultohuni meudhëzimet në manualin e përdorimit të automjetit). | PO ^2 |
| • Në sediljen e pasme anësore | PO |
| • Në sediljen e pasme qendroreNdenjësja e makinës për fëmijë mund të përdoretnë sediljen e pasme qendrore nëse është e pajisurme rripa sigurimi me tri pika. | PO ^1 |
(Respektoni me përpikëri rregulloret në fuqi në vendin e banimit).
INSTALIMI NË AUTOMJETI
RREGULLIMI I LARTËSISË SË MBËSHTETËSES SË KOKËS DHE RRIPAVE
Rregullimi i saktë i mbështetëses së kokës garanton mbrojtjen maksimale për fëmijën tuaj brenda ndenjëses së makinës për fëmijë.
Nga 76 deri në 105 cm: Kur përdorni parzmoren me 5 pika, mbështetësja e kokës duhet të rregullohet në mënyrë që të ketë një hapësirë 1 gisht (1 cm) midis rripave tëshpatullave dhe pjesës së sipërme të shpatullave.
E RËNDËSISHME: Lironi rripat e shpatullave përpara se të rregulloni mbështetësen e kokës. Rregullimi i rripave të shpatullave në një pozicion më të ulët ose më të lartë se shpatullat e fëmijës mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës.

text_image
JO Shumë e ulët JO Shumë e lartë E SAKTËNga 100 deri në 150 cm: Kur përdorni rripin e sigurimit me 3 pika të automjetit, mbështetësja e kokës duhet të rregullohet në mënyrë që të ketë një hapësirë dy gishta midis mbështetëses së kokës dhe shpatullave të fëmijës. Sigurohuni që rripi i sigurimit të kraharorit, duke kaluar përmes “unazës që drejton rripin e kraharorit” anash mbështetëses së kokës, të jetë i vendosur në lartësinë e supeve dhe jo të qafës së fëmijës.

text_image
E SAKTË SHUMË E ULËT SHUMË E LARTËRREGULLIMI I RRIPAVE TË SIGURIMIT, PARZMORJA
Lironi parzmoren: shtypni butonin e rregullimit dhe kapni njëkohësisht rripat e parzmores (rripat e gjoksit) në pjesën e poshtme, poshtë mbushjes së mbrojtësve të gjoksit dhe tërhiqini përpara për t'i liruar (fig. 1).
E RËNDËSISHME: Mos i tërhiqni rripat e parzmores duke kapur mbushjet mbrojtës të gjoksit.
Si të shtrëngojmë parzmoren: Tërhiqeni rripin e rregullimit të parzmores në mënyrë që ta tendosni saktë në trupit e fëmijës (fig. 2). Tendimi i duhur është kur hapësira midis parzmores dhe fëmijës nuk tejkalon trashësinë e gishtit (1 cm).
INSTALIMI NË AUTOMJETI
SHËNIM: Kontrolloni që tokëza të jetë mbërthyer siç duhet duke tërhequr rripat e shpatullave dhe rripat e barkut.
KUJDES: Rripat e parzmores të mos përdridhën, as të mos mbivendosen.
PERDÖRIMI I TOKËZËS (PARZMÖRJA)
Për të mbërthyer tokëzën: Përputhini gjuhëzat e tokëzës qendrore dhe futini ato në folenë përkatëse brenda tokëzës së parzmores. Janë mbërthyer siç duhet nëse dëgjohet një kërcitje "klik" (fig. 3).
Për të zbërthyer tokëzën: Shtypni butonin e kuq për t'i nxjerrë gjuhëzat nga tokëza qendrore (fig. 4).
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Tërhiqeni dorezën e rregullimit dhe ngrijeni mbështetësen e kokës duke e rregulluar sipas gjatësisë së fëmijës (fig. xx), shtypni dorezën e rregullimit dhe ulni mbështetësen e kokës duke e rregulluar sipas gjatësisë së fëmijës (fig. 5)
Në grupin (76-105 cm), rregullimi i mbështetëses së kokës rregullon edhe lartësinë e rripave të shpatullave.
SI TË INSTALONI SISTEMIN ISOFIX
Nëse makina juaj nuk ka rregullatorë për bashkuesit standardë ISOFIX, rregullatorët e ofruar me ndenjësen e makinës për fëmijë vendosini me prerjen të kthyer nga lart në dy pikat e ankorimit ISOFIX të makinës (fig. 6, 7).
SUGJERIM: Pikat e ankorimit ISOFIX janë të vendosura midis ulëses dhe mbështetëses së sediljes së automjetit.
Drejtojini bashkuesit ISOFIX me pikat e ankorimit të fiksuara në sediljen e automjetit dhe shtypini derisa të dëgjoni një "klik". Treguesi në të dyja kllapat do të kthehet në të gjelbër duke treguar se janë mbërthyer siç duhet. Kontrolloni që të dyja kllapat të jenë të mbërthyer mirë. Tundeni ndenjësen e makinë për fëmijë për t'u siguruar që është mbërthyer siç duhet (fig. 8).
Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt sediljes së makinës, sigurohuni që të dy bashkuesit ISOFIX të jenë zgjatur në të njëjtin pozicion (fig. 9).
Modaliteti A - INSTALIMI NË TË NJËJTIN DREJTIM ME DREJTIMIN E LËVIZJES
(Fëmijë midis 76 dhe 105 cm, ISOFIX + Top Tether + parzmore)
Instalimi vetëm në automjete të pajisura me sistem ankorimi ISOFIX dhe mbërthyesen
Top Tether.

KUJDES! Përdorimi i ndenjëses në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit lejohet për fëmijë mbi 15 muaj dhe të gjatë mbi 76 cm.
Shtypni butonat ISOFIX në të dyja anët e ulëses dhe zgjatini plotësisht bashkuesit ISOFIX (fig. 10).
Gjeni mbërthyeset ISOFIX të ofruara me automjetin (fig. 11).
INSTALIMI NË AUTOMJETI
Nëse makina juaj nuk ka rregullatorë për bashkuesit standardë ISOFIX, vendosni rregullatorët e ofruar me ndenjësen e makinës për fëmijë, shihni paragrafin "Si të instaloni sistemin ISOFIX".
Drejtojini bashkuesit ISOFIX me pikat e ankorimit të fiksuara në sediljen e automjetit dhe shtypini derisa të dëgjoni një "klik". Treguesi në të dyja kllapat do të kthehet në të gjelbër duke treguar se janë mbërthyer siç duhet.
Kontrolloni që të dyja kllapat të jenë të mbërthyer mirë.
Shtyjeni ndenjësen deri te mbështetësja e sediljes së automjetit duke ushtruar të njëjtin presion në të dyja anët. Nuk duhet të ketë hapësirë midis mbështetëses së sediljes së makinës dhe ndenjëses së makinës për fëmijë.
Shkundni ndenjësen e makinës për t'u siguruar që është e fiksuar siç duhet (fig. 12, 13).
Kapni rripin Top Tether dhe, nëse është e nevojshme, zgjateni duke shtypur butonin e posaçëm të kyçjes, tendoseni rripin në gjatësinë e dëshiruar (fig. 14).
Mbërthejeni pajisjen e sipërme fiksuese "Top Tether" në pikën e ankorimit të treguar në manualin e përdorimit të automjetit (fig. 15). Kontrolloni për praninë e kësaj ikone brenda ndarjes së pasagjerëve. Kontrolloni që kjo ikonë të jetë e pranishme brenda dhomës së pasagjerëve.

Tendoseni rripin e pajisjes Top Tether derisa treguesi të bëhet i gjelbër (fig. 15). Kjo tregon që rripi është tendosur siç duhet, Rripi Top Tether duhet të kalojë mbi mbështetësen e sediljes së automjetit, ai kurrë nuk duhet të kalojë mbi mbështetësen e kokës së ndenjëses për fëmijë. Nëse është e nevojshme, ngrini ose hiqni mbështetësen e kokës nga sedilja. Sigurohuni që ndenjësja të jetë lidhur si duhet (fig. 16).
MBËSHTILLENI RRIPIN E TEPËRT TË TOP TETHER DHE RUAJENI QË FËMIJA TË MOS E MARRË DHE TË LUAJË ME TË, SEPSE KJO MUND TË JETË SHUMË E RREZIKSHME.
Shtypni butonin e rregullimit dhe njëkohësisht kapni rripat e shpatullave (rripat e kraharorit) në pjesën e poshtme, nën jastëkët mbrojtës të kraharorit dhe tërhiqini përpara për t'i liruar (fig. 17).
E RËNDËSISHME: Mos i tërhiqni rripat e shpatullave duke kapur jastëkët mbrojtës të kraharorit. Shihni paragrafin "Rregullimi i rripave të sigurimit, parzmorja".
Shtypni butonin e kuq në tokëzën qendrore për të zbërthyer rripat e shpatullave (fig. 18a, 18b).
Vendosini rripat e shpatullave anash ndenjëses së makinës për fëmijë.
Vendoseni fëmijën në ndenjësen e makinës për fëmijë. Vendosini rripat e shpatullave mbi shpatullat e fëmijës, bashkoni dy gjuhëzat e rripit dhe mbërthejini në tokëz (fig. 19a, 19b, 19c).
E RËNDËSISHME! Rregullimi i saktë i mbështetëses së kokës garanton mbrojtjen maksimale për fëmijën tuaj brenda ndenjëses së makinës për fëmijë. Kur përdorni parzmoren me 5 pika, mbështetësja e kokës duhet të rregullohet në mënyrë që të
INSTALIMI NË AUTOMJETI
ketë një hapësirë 1 gisht (1 cm) midis rripave të shpatullave dhe pjesës së sipërme të shpatullave (fig. xx).
E RËNDËSISHME: Lironi rripat e shpatullave përpara se të rregulloni mbështetësen e kokës.
Mbërthejeni tokëzën: Shihni paragrafin "Përdorimi i tokëzës (parzmorja)".
Shtrëngojeni parzmoren: Shihni paragrafin "Rregullim i rripave të sigurimit, parzmorja".
MASAT PËR T'U SIGURUAR QË E KENI RREGULLUR SIÇ DUHET PARZMOREN E NDENJËSES SË MAKINES PËR FËMIJË.
E RËNDËSISHME

Për sigurinë e fëmijës suaj, gjithmonë sigurohuni që...
- Rripat e parzmores të jenë të rregulluar siç duhet sipas gjatësisë së fëmijës dhe të tendosur mirë;
- Rripat e kraharorit të jenë të rregulluar në pozicionin e duhur;
- Rripat e parzmores të mos jenë përdredhur;
- Gjuhëzat të jenë mbërthyer siç duhet në tokëz

text_image
qe...HEQJA E NDENJËSES NGA AUTOMJETI / Heqja e sistemit ISOFIX
Zbërtheni Top Tether: Për të liruar rripin TOP Tether, shtypni butonin në pajisjen për rregullimin e tendosjes së rripit Top Tether dhe lirojeni rripin për të reduktuar tensionin e mbërthimit (fig. 20). Hapni karabinën e ankorimit të rripit Top Tether.
Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt sediljes së makinës (fig. 21).
Shtypini njëkohësisht butonat e zbërthimit ISOFIX dhe tërhiqini bashkuesit ISOFIX (fig.22).
Hiqeni ndenjësen nga automjeti (fig. 23).
HEQJA E PARZMORES
Lirojini plotësisht rripat e shpatullave, shihni paragrafin "RREGULLIMI I RRIPAVE TË SIGURIMIT, PARZMORJA (Fëmijët nga 76 deri 105 cm)" (fig. 24).
Tërhiqni ose shtypni dorezën në mbështetësen e kokës dhe, duke e mbajtur të tërhequr ose të shtypur, ngrini ose ulni mbështetësen e kokës, duke e rregulluar atë sipas lartësisë së fëmijës (fig. 25).
Shtypni butonin e kuq në shtrënguesin qëndror për të liruar rripat e shpatullave (fig. 26).
Lironi butonat automatikë që ndodhen anash mbulesës së mbështetëses, vendosini rripat e shpatullave në pjesën e prapme të mbulesës. Vendoseni shtrënguesin me majë në anët e sediljes, në pjesën e poshtme (fig. 27).
Ngrijeni pëlhurën e mbulesës së ulëses; bëni kujdes që ta tërhiqni me delikatesë.
Hiqeni grupin e tokëzës nga brenda nga iliku i pëlhurës dhe iliku i mbushjes, vendoseni
tokëzën përsëri në hapësirën ruajtëse.
Rivendoseni pëlhurën mbi mbështetësen dhe ulësen, mbërthejini sustat automatike (fig. 28).
INSTALIMI NË TË NJËJTIN DREJTIM ME DREJTIMIN E LËVIZJES (Fëmijë midis 100 dhe 150 cm, rrip sigurie me 3 pika ose ISOFIX + rrip sigurie me 3 pika)
Këshillohet përdorimi i rripit me 5 pika sa më gjatë të jetë e mundur. Kur fëmija arrin gjatësinë 100 cm, ndenjësa duhet të transformohet për përdorim për fëmijë ndërmjet 100 dhe 150 cm të gjatë. Në këtë konfigurim është e nevojshme të hiqni rripin (parzmoren) me 5 pika që ju është dhënë me ndenjësen. Shihni paragrafin “HEQJA E PARZMORES (Ruajtja e rripave të sigurimit)".
I përshtatshëm për përdorim vetëm në automjetet e pajisura me rrip sigurie me 3 pika, statik ose me mbështjellës, të miratuar me Rregulloren UN/ECE Nr.°16 ose standarde të tjera ekuivalente.
Modaliteti B1 - INSTALIMI I NDENJËSES SË MAKINËS PËR FËMIJË ME RRIPIN E SIGURIMIT ME 3 PIKA DHE BASHKUESIT ISOFIX
Shtypni butonat ISOFIX në të dyja anët e ulëses dhe zgjatini plotësisht bashkuesit ISOFIX (fig. 29).
Gjeni mbërthyeset ISOFIX të ofruara me automjetin (fig 30).
Nëse makina juaj nuk ka rregullatorë për bashkuesit standardë ISOFIX, vendosni rregullatorët e ofruar me ndenjësen e makinës për fëmijë, shihni paragrafin “Si të instaloni sistemin ISOFIX”.
Drejtojini bashkuesit ISOFIX me pikat e ankorimit të fiksuara në sediljen e automjetit dhe shtypini derisa të dëgjoni një "klik". Treguesi në të dyja kllapat do të bëhet i gjelbër, duke treguar se mbërthimi është bërë mirë (fig. 31).
Kontrolloni që të dyja kllapat të jenë të mbërthyer mirë. htyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt sediljes së makinës, sigurohuni që të dy bashkuesit ISOFIX të jenë zgjatur në të njëjtin pozicion. Tundeni ndenjësen e makinës për fëmijë për t'u siguruar që është mbërthyer siç duhet.
Nuk duhet të ketë hapësirë midis mbështetëses së sediljes së makinës dhe ndenjëses së makinës për fëmijë (fig. 32).
Vendoseni fëmijën në ndenjëse (fig. 33).
Tërhiqni ose shtypni dorezën në mbështetësen e kokës dhe, duke e mbajtur të tërhequr ose të shtypur, ngrini ose ulni mbështetësen e kokës, duke e rregulluar atë sipas lartësisë së fëmijës fëmijës.
Tërhiqeni rripin e sigurisë së automjetit dhe, duke e rrëshqitur përpara fëmijës, kapeni shtrënguesin e rripit të sigurisë së automjetit, futeni majën tek shtrënguesi (B) (C) fog. 34. Një klikim do të tregojë bashkimin e saktë (fig. 35).
KUJDES! Shtrënguesi i rripit të sigurisë së automjetit nuk duhet të vendoset në pjesën e poshtme të kalimit të rripit të barkut. Futeni rripin e kraharorit dhe rripin e barkut në kaluesin e poshtëm pranë shtrënguesit të rripit të sigurisë të automjetit (C).
Futeni rripin e barkut në anën e kundërt të ndenjëses në kaluesin e rripit të barkut (D).
KUJDES! Rripi i sigurisë i barkut duhet të kalojë sa më poshtë është e mundur sipër
INSTALIMI NË AUTOMJETI
legenit të fëmijës tuaj. Futeni rripin e gjoksit në lakun e duhur të rripit, duke u siguruar që të mos jetë i përdredhur (A).

text_image
E SAKTË SHUMË E ULËT SHUMË E LARTËSHËNIME: Kur përdorni rripin e sigurimit me 3 pika të automjetit, mbështetësja e kokës duhet të rregullohet në mënyrë që të ketë një hapësirë dy gishta midis mbështetëses së kokës dhe shpatullave të fëmijës. Sigurohuni që rripi i sigurimit të kraharorit, duke kaluar përmes “unazës që drejton rripin e kraharorit” anash mbështetëses së kokës, të jetë i vendosur në lartësinë e supeve dhe jo të qafës së fëmijës.
Tendoseni rripin siç tregohet në figurën 36. Sigurohuni që ta keni vendosur rripin e barkut sa më poshtë që të jetë e mundur, mbi legenin e fëmijës dhe ta keni futur në unazat e rripit të sigurimit të barkut dhe të keni mbërthyer mirë tokëzën. Rripi i kraharorit duhet të kalojë përmes unazës që drejton rripin e kraharorit.
Modaliteti B2 - INSTALIMI I NDENJËSES SË MAKINËS PËR FËMIJË DUKE PËRDORUR VETËM RRIPIN ME 3 PIKA TË AUTOMJETIT.
Shtypni butonat e zbërthimit të ISOFIX dhe tërhiqini bashkuesit ISOFIX (fig. 37).
Vendoseni ndenjësen e makinës për fëmijë mbi sediljen e automjetit.
Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt mbështetëses së sediljes. Nuk duhet të ketë hapësirë midis mbështetëses së sediljes së makinës dhe ndenjëses së makinës për fëmijë (fig. 38).
Vendoseni fëmijën në ndenjëse (fig. 39). Tërhiqni ose shtypni dorezën në mbështetësen e kokës dhe, duke e mbajtur të tërhequr ose të shtypur, ngrini ose ulni mbështetësen e kokës, duke e rregulluar atë sipas lartësisë së fëmijës. Sigurohuni
që të jetë mbërthyer siç duhet në pozicionin e zgjedhur (krahasoni me par. "Rregullimi i mbështetëses së kokës").
Tërhiqeni rripin e sigurisë së automjetit dhe, duke e rrëshqitur përpara fëmijës, kapeni shtrënguesin e rripit të sigurisë së automjetit, futeni majën tek shtrënguesi (B) (C) fig. 40.
Një klikim do të tregojë bashkimin e saktë (fig. 41).
KUJDES! Shtrënguesi i rripit të sigurisë së automjetit nuk duhet të vendoset në pjesën e poshtme të kalimit të rripit të barkut. Futeni rripin e kraharorit dhe rripin e barkut në kaluesin e poshtëm pranë shtrënguesit të rripit të sigurisë të automjetit (C).
INSTALIMI NË AUTOMJETI
Futeni rripin e barkut në anën e kundërt të ndenjëses në kaluesin e rripit të barkut (D). KUJDES! Rripi i sigurisë i barkut duhet të kalojë sa më poshtë është e mundur sipër legenit të fëmijës tuaj. Futeni rripin e gjoksit në lakun e duhur të rripit, duke u siguruar që të mos jetë i përdredhur (A).

text_image
E SAKTË SHUMË E ULËT SHUMË E LARTËSHËNIME: Kur përdorni rripin e sigurimit me 3 pika të automjetit, mbështetësja e kokës duhet të rregullohet në mënyrë që të ketë një hapësirë dy gishta midis mbështetëses së kokës dhe shpatullave të fëmijës. Sigurohuni që rripi i sigurimit të kraharorit, duke kaluar përmes “unazës që drejton rripin e kraharorit” anash mbështetëses së kokës, të jetë i vendosur në lartësinë e supeve dhe jo të qafës së fëmijës.
Tendoseni rripin siç tregohet në figurën 42. Sigurohuni që ta keni vendosur rripin e barkut sa më poshtë që të jetë e mundur, mbi legenin e fëmijës dhe ta keni futur në unazat e rripit të sigurimit të barkut dhe të keni mbërthyer mirë tokëzën. Rripi i kraharorit duhet të kalojë përmes unazës që drejton rripin e kraharorit.
INSTALIMI I KID PAD
KID PAD është një pajisje që duhet të instalohet GJITHMONË në rripin e sigurimit diagonal të automjetit për të siguruar mbrojtjen e duhur në rast përplasjeje.
Fiksoni KID PAD duke bashkangjitur shiritin elastik në unazën udhëzuese të rripit (fig.43). Vendosni rripin diagonal siç tregohet në figurën (fig. 44) mbylleni KID PAD në vetvete (fig. 45)
PARALAJMËRIM! KID PAD duhet të përdoret GJITHMONË.
PËRDORNI PËRSHTATËS NË MUAJT E PARË
Reduktuesi i sediljes është projektuar për përdorim me të sapolindurit, për t'u siguruar atyre rehati dhe stabilitet dhe për t'u lejuar një pozicion sa më të qetë, duke parandaluar rënien e kokës përpara.
Reduktuesi i plotë duhet të përdoret derisa fëmija të arrijë 87 cm (fig. 46).
HEQJA E MBULESËS (fig. 47)
Lironi parzmoren dhe hiqeni reduktuesin nëse është i pranishëm.
Ngrini mbështetësen e kokës në pozicionin maksimal.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Hiqeni me kujdes pëlhurën nga mbështetësja e kokës duke e tërhequr.
Hiqeni me kujdes pëlhurën nga struktura duke filluar nga njëra anë, bëni kujdes kur e nxirrni pëlhurën nga laku i rripit të barkut.
Tërhiqeni rripin e mesit të këmbëve nga mbulesa dhe hiqni pëlhurën.
Për të rivendosur mbulesën, ndiqni procedurën e kundërt.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Rekomandohet të përdorni vetëm mbulesa origjinale, pasi janë komponentë me rëndësi themelore për funksionimin e duhur të pajisjes.
Asnjëherë mos e përdorni ndenjësen për fëmijë pa mbulesë.
Pastrimi
Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet në makinë larëse me një detergjent larës të butë duke përdorur programin për veshje delikate (30 °C). Ndiqni udhëzimet e larjes në etiketën përkatëse. Nëse e lani në temperatura mbi 30 °C ngjyrat e mbulesës mund të zbehen. Mos përdorni makinë tharëse (pasi bezja/pëlhura mund të shkëputet nga mbushja).
Pjesët plastike mund të pastrohen me ujë dhe sapun. Mos përdorni detergjentë të fortë (si tretës).
Parzmorja mund të hiqet dhe të lahet me ujë të vakët dhe sapun. Kujdes! Mos i hiqni kurrë gjuhëzët nga shtrënguesi i rripave të shpatullave.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
E RËNDËSISHME: Mbulesa është një veçori themelore për sigurinë e fëmijës tuaj. Mos e përdorni kurrë ndenjësen për fëmijë pa mbulesë dhe mos e zëvendësoni asnjëherë me mbulesa të tjera të panormuara, për të mos rrezikuar sigurimë e fëmijës ose për të mos dëmtuar funksionimin e duhur të pajisjes.
Udhëzime për larjen:
Mbulesa mund të hiqet, të lahet në 30 ° C dhe të vihet për t'u tharë.
Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqinga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A.
GARANCI KONVENCIONALE
Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.
Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit. Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.
Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorimi që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike ose mjedisore ose ndryshime të papritura në këto kushte, gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të paautorizuara të këmbimit, përdorim jo të duhur, keq ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksident, veprim ushqimor ose pije, veprim kimik, forcë madhore.
Në çdo rast Foppa Pedretti S.p.A. refuzon të gjithë përgjegjësinë për dëmtimin e personave ose sendeve, përveç produktit, kur një dëm i tillë është shkaktuar nga neglizhenca e dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, si alternativë, në "Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit" që shoqëron çdo produkt të synuar. për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit për krevat fëmijësh: "Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...").
Foppa Pedretti S.p.A. për më tepër, ai refuzon çdo përgjegjësi për dëmtimet e personave ose sendeve kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit, subjekt i konsumimit. Të gjithë përbërësit në materialin plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.