PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshesë me vakum

7000 Series XC7053 - Fshesë me vakum PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 7000 Series XC7053 PHILIPS në format PDF.

📄 999 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice PHILIPS 7000 Series XC7053 - page 621
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth 7000 Series XC7053 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 7000 Series XC7053 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 7000 Series XC7053 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT 7000 Series XC7053 PHILIPS

Përshkrim i përgjithshëm 623

Përpara përdorimit të parë 624

Instalimi i stacionit të karikimit 624

Përgatitja për përdorim 625

Përdorimi i pajisjes 626

Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta 627

Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta 628

Përdorim i gjithanshëm dhe aksesorët 631

Personalizimi dhe informacion shtesë 634

Pas përdorimit - Mirëmbajtja 636

Mirëmbajtja e shpeshtë pas çdo cikli pastrimi 636

Mirëmbajtje periodike me ndërprerje 639

Zëvendësimi 645

Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre 646

Diagnostikimi 648

Pastrimi i thatë 648

Pastrimi i njomë 652

Hyrje

Faleminderit për blerjen e këtij produkti! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ne ofrojmë, regjistrojeni produktin në www.philips.com/mycordlessvacuum-7000s.

Përshkrim i përgjithshëm

1 Ekrani dixhital

a Treguesi rrethor i nivelit të baterisë

b Përqindja e nivelit të baterisë

c Niveli i zgjedhur i fuqisë

d Veçoria e njohjes së llojit të dyshemesë nuk është e aktivizuar

e Ikona e rikujtesës për pastrimin e filtrit

2 Butoni i menysë/konfirmimit

3 Butonii +

4 Butoni i -

5 Butoni i ndezjes/fikjes

6 Fshesë dore

7 Koshi i pluhurit

8 Bateria

9 Filtër shtesë (vetëm XC7057)

10 Butoni i lëshimit të koshit të pluhurit

11 Stacioni i karikimit në mur

12 Ushqyesi

13 Tubi

14 Grykëza inteligjente PrecisionPower

15 Depozita e ujit

16 Sfungjerë me mikrofibër për larje
17 Furça e vogël "Turbo" (vetëm XC7055, XC7057)
18 Koka me kombinim
19 Furça e butë (vetëm XC7057)
20 Koka për tapiceri (vetëm XC7055, XC7057)
21 Kokë për hapësira të ngushta

Përpara përdorimit të parë

Instalimi i stacionit të karikimit

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Instalimi i stacionit të karikimit - 1

1 Kthejeni stacionin e karikimit dhe shkëpusni levën gri. Fusni portën e karikimit, duke u siguruar që pjesa metalike të jetë e dukshme dhe e drejtuar për sipër në pjesën ballore të stacionit të karikimit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Instalimi i stacionit të karikimit - 2

2 Organizoni në mënyrë të rregullt kabllon duke e futur në kanalin e projektuar.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Instalimi i stacionit të karikimit - 3

3 Mbyllni levën gri. Sigurohuni që leva gri të jetë kyçur në vend me një tingull "klik".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Instalimi i stacionit të karikimit - 4

4 Fiksojeni stacionin e karikimit në mënyrë të sigurt në pozicionin tuaj të preferuar në mur, duke u siguruar që vrimat për vidat e montimit të jenë rreth 110 cm nga dyshemeja.

⚠ Kujdes: Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e karikimit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Instalimi i stacionit të karikimit - 5

i Shënim: Kontrolloni që vendosja e stacionit të karikimit ta lejojë të gjithë pajisjen të qëndrojë e varur në mur në mënyrë që grykëza të mos prekë dyshemenë.

5 Pasi të keni përcaktuar pozicionin dhe lartësinë optimale për të ruajtur dhe karikuar pajisjen tuaj, shtrëngoni fort vidat për ta siguruar stacionin e karikimit në vend.

Përgatitja për përdorim

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përgatitja për përdorim - 1

Pajisja është e pajisur me një bateri me jone litiumi. Karikimi i baterisë nga bosh në të plotë zgjat rreth 6 orë.

1 Bashkoni paketën e baterisë me trupin kryesor të pajisjes, duke garantuar një lidhje të sigurt që konfirmohet me një tingull "klik".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përgatitja për përdorim - 2

text_image MAX 40°C MIN 5°C

2 Karikoni pajisjen tuaj duke e vendosur në stacionin e karikimit të montuar.

Paralajmërim: Ruajeni dhe karikojeni pajisjen në një temperaturë më të lartë se 5 °C dhe më të ulët se 40 °C.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përgatitja për përdorim - 3

i Shënim: Gjithashtu mund ta vendosni fshesën e dorës në një nivel dhe sipërfaqe të qëndrueshme, dhe të lidhni drejtpërdrejt kabllon e karikimit me pajisjen.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përgatitja për përdorim - 4

text_image 6 hr 100°

3 Pajisja është projektuar që të arrij nivelin e plotë të karikimit brenda 6 orëve. Ju mund të monitoroni progresin e karikimit në ekran. Kur pajisja është karikuar plotësisht, vlera 100% ndizet në ekran. Pas disa minutave, ekrani do të fiket.

Përdorimi i pajisjes

Montimi i pajisjes

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Montimi i pajisjes - 1

1 Bashkojeni fshesën e dorës me tubin. Konfirmoni bashkimin e kokës përmes një tingulli "klik".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Montimi i pajisjes - 2

2 Bashkoni tubin me grykëzën. Konfirmoni bashkimin e kokës përmes një tingulli "klik".

Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta - 1

1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.

i Shänim: Për ta fikur pajisjen, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta - 2

2 Përdorni butonat + dhe - për të ndërruar midis tri cilësimeve të ndryshme të fuqisë:

E - modaliteti eco

N - modaliteti normal

3 Me fshesën me korrent ju mund të pastroni dysheme të forta ose të buta.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta - 3

i Me njohjen e llojit të dyshemesë aktiv, pajisja njeh llojin e dyshemesë dhe optimizon automatikisht performancën në cilësimet e fuqisë që keni zgjedhur. Për ta çaktivizuar këtë veçori, kontrolloni si të personalizoni cilësimet më poshtë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta - 4

Paralajmërim: Mos pastroni me fshesë me korrent ujë ose lëngje të tjera.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti e dyshemeve të buta dhe të forta - 5

Kujdes: Mos shikoni drejtpërdrejt te dritat LED të ndriçuara ose ta drejtoni dritën LED në sytë e dikujt. Drita LED është shumë e ndritshme.

Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta

Kujdes: Përdoreni depozitën aqua vetëm në dysheme të forta me shtresë të sipërme rezistente ndaj ujit (si p.sh. linoleum, pllaka të emaluara dhe parket të lustruar) dhe dysheme guri (si p.sh. mermer). Nëse dyshemeja juaj nuk është trajtuar për t'u bërë rezistente ndaj ujit, konsultohuni me prodhuesin nëse mund të përdorni ujë për ta pastruar atë. Mos e përdorni depozitën aqua në dysheme të forta të cilat e kanë të dëmtuar shtresën e sipërme rezistente ndaj ujit.

i Shënim: Mos e përdorni depozitën aqua për të pastruar tapete.

i Shënim: Mos e lëvizni anash pajisjen me depozitën aqua të montuar, pasi lë gjurma uji. Lëvizeni vetëm para dhe prapa.

1 Lageni paraprakisht me ujë sfungjerin me mikrofibër për larje para përdorimit.

2 Sigurojeni sfungjerin me mikrofibër për larje poshtë depozitës së ujit. Drejtoni rripat me sipërfaqe ngjitëse poshtë depozitës së ujit dhe mbrapa leckës.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 1

3 Mbushni depozitën me ujë, duke u siguruar që temperatura e ujit të mos tejkalojë 50 °C.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 2

text_image 10 ml

4 (Opsionale) Nëse dëshironi të shtoni një solucion të lëngshëm pastrimi në depozitën e ujit, zgjidhni një lloj me pak shkumë ose pa shkumë që mund të tretet. Ne rekomandojmë pastruesin për dysheme Philips XV1792. Shtoni vetëm disa pika të solucionit të lëngshëm të pastrimit në ujë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 3

5 Mbylleni depozitën e ujit siç duhet.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 4

6 Bashkoni depozitën e përgatitur të ujit me grykëzën e ujit dhe jeni gati për të filluar.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 5

7 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen. Me modulin e ujit të lidhur me grykëzën mund të pastroni në mënyrë efikase dyshemetë e forta.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 6

i Shënim: Moduli i ujit nuk është i përshtatshëm për dysheme të buta si ato me tapet.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Fshirja me fshesë korrenti gjatë larjes së dyshemeve të forta - 7

⚠ Kujdes: Moduli i ujit nuk duhet të përdoret për të thithur piklat e ujit.

Këshilla dhe informacione të tjera të rëndësishme

  • Nuk është e nevojshme të fshini me korrent dyshemenë para pastrimit me sfungjer. Fshesa me shtupë pastron lagien në dyshemenë e fortë në mënyrë aktive për të kapur të gjitha llojet e pastërtive, duke përfshirë këtu lëngjet dhe njollat. Në tapete dhe rrugica, përdorni vetëm fshesën.
  • Nëse nuk e lëvizni pajisjen ndërsa e keni fikur, ajo mund të lërë një pikël të vogël uji në dysheme. Ju mund të ulni madhësinë e piklës duke lëvizur pajisjen ndërsa e fikni. Nëse është e nevojshme, mund të hiqni piklat e fundit me një leckë.

Kufizimet e përdorimit

  • Kjo fshesë me shtupë është e përshtatshme për fshirjen me korrent dhe me sfungjer të të gjitha llojeve të dyshemeve të forta, përveç dyshemeve prej druri të palustruar.
  • Fshesa me shtupë është synuar për përdorim të rregullt të dyshimeve të forta. Gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje, ndiqni gjithmonë udhëzimit e pastrimit për dyshemenë tuaj të fortë.
  • Nëse dëshironi të shtoni një solucion të lëngshëm të pastrimit, që nuk është pastruesi i dyshemesë Philips XV1792 në ujin e enës së ujit të pastër sigurohuni që të përdorni një solucion me pak shkumë ose pa shkumë, i cili mund të tretet në ujë si pastruesi i dyshemesë Philips XV1792.
  • Duke qenë se depozita e ujit të pastër ka një kapacitet prej 250ml, ju duhet të shtoni në ujë vetëm disa pika (maks. 10 ml) solucioni të lëngshëm pastrimi për dysheme.
  • Nëse përdorni fshesën me shtupë në dyshemetë prej linoleumi, për të parandaluar thithjen e linoleumit në grykëzën bëjeni këtë vetëm në dyshemetë prej linoleumi që janë ngritur siç duhet.
  • Nëse e lëvizni/ngrini pajisjen sipër një tapeti ose rrugine kur ajo është e fikur, në tapetin ose rruginën tuaj mund të përfundojnë pikla uji të mbetur.
  • Mos e shtyni pajisjen sipër grilave të dyshemesë së radiatorëve. Duke qenë se kur e lëvizni sipër grilës pajisja nuk mund të mbledhë ujin që del nga grykëza, uji do të përfundojë në fundin e gropës së radiatorit.

- Ndërsa pastroni, mos e ngrini grykëzën nga dyshemeja, mos e ktheni anash dhe mos bëni kthesa të forta duke qenë se kjo gjë lë gjurmë uji. Lëvizeni vetëm para dhe prapa.

i Shënim: Koha e përdorimit varet nga niveli i fuqisë së përdorur gjatë pastrimit.

Përdorim i gjithanshëm dhe aksesorët

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorim i gjithanshëm dhe aksesorët - 1

Paralajmërim: Kur përdorni ndonjë aksesor, mos thithni me fshesë ujë ose lëngje të tjera.

Kujdes: Mos shikoni drejtpërdrejt te dritat LED të ndriçuara ose ta drejtoni dritën LED në sytë e dikujt. Drita LED është shumë e ndritshme.

Përdorimi i fshesës së dorës

Mund ta përdorni fshesën e dorës direkt pa asnjë kokë pastrimi për të fshirë pluhurin.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i fshesës së dorës - 1

Përdorimi i grykëzës

1 Bashkojeni grykëzën direkt me fshesën e dorës.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i grykëzës - 1

2 Ky kombinim është për pastrimin e sipërfaqeve të larta dinamike, si shkallët.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i grykëzës - 2

Përdorimi i furçës së vogël "Turbo"

1 Për të bashkuar furçën e vogël "Turbo", futeni tubin e fshesës së dorës në furçën e vogël "Turbo".

2 Mund të përdorni furçën e vogël "Turbo" për pastrim standard, për shembull të sipërfaqeve të buta si shtretërit dhe divanet. Mund të rregulloni cilësimet e fuqisë për t'iu përshtatur nevojave tuaja të pastrimit.

3 Mund të përdorni furçën e vogël "Turbo" për pastrim të imtësishëm shtesë, për shembull për të fshirë qimet e kafshëve shtëpiake, ose për të pastruar hapësira të vogla papastërtish, si thërrimet e rëna të bukës. Mund të rregulloni cilësimet e fuqisë për t'iu përshtatur nevojave tuaja të pastrimit.

Përdorimi i kokës për hapësirat e ngushta

1 Për të bashkuar kokën për hapësirat e ngushta, futeni tubin ose fshesën e dorës në kokën për hapësirat e ngushta.

2 Mund ta përdorni kokën e gjatë për hapësirat e ngushta për të pastruar cepa të ngushtë ose hapësira të vështira për t'u arritur. Mund të rregulloni cilësimet e fuqisë për t'iu përshtatur nevojave tuaja të pastrimit.

Përdorimi i kokës me kombinim

1 Për të bashkuar kokën për hapësirat e ngushta, futeni tubin ose fshesën e dorës në kokën për hapësirat e ngushta.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i kokës me kombinim - 1

2 Koka me kombinim éshtë projektuar për pastrimin e skeleteve të dritareve, perdeve, ose rrjetave të merimangave, me lëshim të personalizuar të furçës dhe cilësime ndriçimi.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i kokës me kombinim - 2

Përdorimi i furçës së butë

1 Për të bashkuar furçën e butë, futeni tubin ose fshesën e dorës në kokën me furçë të butë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i furçës së butë - 1

2 Furça e butë është projektuar për sipërfaqe të caktuara dhe ofrohet me ndriçim të personalizueshëm.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i furçës së butë - 2

Përdorimi i kokës për tapicerinë

1 Për të bashkuar kokën për tapicerinë, futeni tubin ose fshesën e dorës në kokën për tapicerinë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Përdorimi i kokës për tapicerinë - 1

2 Koka për tapicerinë është ideale për të pastruar mobilie me veshje prej cope të butë, dhe ndriçimi i saj mund të rregullohet sipas pëlqimit tuaj.

Personalizimi dhe informacion shtesë

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Personalizimi dhe informacion shtesë - 1

text_image 100° ≡ ≡ +

Pajisja ka opsione të ndryshme në meny për personalizimin dhe monitorimin.

1 Për të aksesuar cilësimet e menysë, shtypni butonin e menysë.
2 Kaloni nga një opson në tjetrin duke përdorur butonat + dhe -. Këto opsione përfshijnë rregullimin e ndriçimit, aktivizimin ose çaktivizimin e njohjes së llojit të dyshemesë, aksesin në informacionin shtesë për pajisjen tuaj, dhe kthimin në ekranin e mëparshëm.
3 Pasi të keni zgjedhur opsonin e dëshiruar, konfirmoni zgjedhjen tuaj duke shtypur përsëri butonin e menysë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Personalizimi dhe informacion shtesë - 2

Shtypni butonin e menysë dhe kaloni në veçorinë e ndriçimit. Konfirmoni duke shtypur sërish butonin e menysë.

Për të ndryshuar nivelin e ndriçimit, kaloni në nivelet e disponueshme dhe konfirmoni duke shtypur butonin e menysë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Personalizimi dhe informacion shtesë - 3

Njohja e llojit të dyshemesë

Shtypni butonin e menysë dhe kaloni në veçorinë e njohjes së llojit të dyshemesë. Konfirmoni duke shtypur sërish butonin e menysë.

Në ekranin e njohjes së llojit të dyshemesë, kaloni në këtë funksion dhe konfirmoni vendimin tuaj duke shtypur butonin e menysë. Kur të jetë aktivizuar me sukses, do të shfaqet një ikonë jeshile në pjesën e sipërme të majtë të ekranit pasi të jeni kthyer në ekranin kryesor.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Njohja e llojit të dyshemesë - 1

i Shënim: Njohja e llojit të dyshemesë mund të aktivizohet ose çaktivizohet vetëm kur grykëza motorike është e bashkuar me fshesën e dorës. Si rezultat, kur nuk ka grykëz motorike të bashkuar te pajisja kryesore, në menynë tuaj do të ketë një artikull më pak. Lidhni grykëzën e motorizuar për të parë artikullin e njohjes së llojit të dyshemesë në menynë tuaj.
i Shënim:Në fillim, kur sapo merrni pajisjen tuaj, veçoria e njohjes së llojit të dyshemesë është aktive.
i Shënim: Funksioni i llojit të dyshemesë aktivizohet kur grykëza identifikon sipërfaqe të ndryshme pastrimi gjatë lëvizjes.

Informacion shtesë

Shtypni butonin e menysë dhe kaloni në opsionin "informacion shtesë".

Konfirmoni duke shtypur sërish butonin e menysë.

Në ekranin "informacion shtesë", mund të kontrolloni gjendjen e filtrit, gjendjen e baterisë, kohën totale të përdorimit, modelin e pajisjes tuaj, dhe aksesin e një kodi QR për informacion shtesë online.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Informacion shtesë - 1

text_image 01234 12:34 PHILIPS XC/DCx4, XC/DCx5, XC/DCx7, XC/DCx6, XC/DCx7 www.philips.com/ mytcardlessvacuum-8000x

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Informacion shtesë - 2

Për të dalë nga menyja dhe për t'iu kthyer ekranit të mëparshëm, zgjidhni opsionin "Kthehu".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Informacion shtesë - 3

Pas përdorimit - Mirëmbajtja

Mirëmbajtja e shpeshtë pas çdo cikli pastrimi

Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit

Pastrojeni koshin e pluhurit pas çdo përdorimi ose kur pluhuri po arrin në treguesin e nivelit MAX.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 1

text_image MAX

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 2

text_image OFF ①

1 Fikeni pajisjen.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 3

2 Mbajeni pajisjen në një kënd 45 gradë siç tregohet në ilustrim. Hiqeni koshin e pluhurit duke shtypur butonin e lëshimit. Butoni i lëshimit gjendet në fundin e koshit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 4

i Shënim: Hiqni koshin e pluhurit teksa e mbani pajisjen në pozicion në këmbë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 5

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 6

4 Boshatiseni pluhurin e mbledhur në koshin e pluhurit në koshin e mbeturinave.

5 Vendoseni ciklonin sërish në koshin e pluhurit. Sigurohuni që të dyja pjesët të përkojnë.

6 Vendoseni përsëri në vend koshin e montuar. Fillimisht drejtoni anën e filtrit të koshit para se ta kapni në vend.

Mirëmbajtja e depozitës së ujit

Pastroni depozitën e ujit pas çdo përdorimi.

1 Hiqni sfungjerin me mikrofibër për larje.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 1

2 Shpëlajeni sfungjerin e larjes në rubinet dhe lajeni me dorë ose në lavatriçe.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 2

3 Derdhni ujin e mbetur në depozitën e ujit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 3

text_image MAX 50 °C

4 Mbushni depozitën e ujit me ujë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 4

5 Mbylleni depozitën e ujit siç duhet dhe shkundeni depozitën e ujit për të hequr mbetjet e detergjentit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 5

6 Boshatiseni depozitën e ujit dhe lëreni të hapur që të thahet.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 6

7 Sigurohuni që të mos e humbisni kapakun e depozitës gjatë ruajtjes. Vareni sfungjerin me mikrofibër për larje që të thahet.

Mirëmbajtje periodike me ndërprerje

Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 1

Pastrojeni filtrin të paktën një herë në muaj ose kur të shikoni njoftimin për pastrimin e filtrit (i8).

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 2

1 Kthejeni filtrin duke e rrotulluar në drejtim kundër akrepave të orës për ta hequr nga koshi i pluhurit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 3

2 Hiqeni filtrin e shkumës që mund të lahet nga foleja e filtrit plastik.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 4

3 Goditini lehtë folenë e filtrit dhe filtrin e shkumës sipër një koshi mbeturinash.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 5

4 Shpëlajeni filtrin e shkumës dhe shtrydheni derisa të dalë ujë i pastër.

i Shënim: për rezultatet më të mira të pastrimit, lajeni filtrin në ujë të rrjedhshëm me pjesën e filtrit të drejtuar për poshtë, duke bërë të mundur që pluhuri i depozituar thellë të lahet.

5 Lëreni filtrin e larë që të thahet për 24 orë para se të montoni përsëri filtrin e shkumës në folenë e filtrit.

6 Për mirëmbajtje të gjithanshme, pastroni koshin e pluhurit dhe ciklonin me ujë të rrjedhshëm ose në ujë të ngrohtë me sapun.

7 Fshijeni koshin e pluhurit të larë dhe pjesët e lidhura për t'i tharë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 6

Kujdes: Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se ti montoni përsëri.

i Shänim: jo të gjitha pjesët mund të lahen në enëlarëse.

8 Montojeni filtrin sërish në koshin e pluhurit. Rrotullojeni filtrin në drejtimin e akrepave të orës për ta fiksuar në vend.

9 Vendoseni përsëri në vend koshin e montuar. Fillimisht drejtoni anën e filtrit të koshit para se ta kapni në vend.

i Shënim: Pas mirëmbajtjes, gjithmonë sigurohuni që filtri të jetë i montuar në pajisje para se ta përdorni.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të pluhurit - 7

Mirëmbajtja e grykëzës inteligjente PrecisionPower

1 Fikeni gjithmonë pajisjen para se të pastroni rulin e furçës së grykëzës.
2 Për të aksesuar rulin furçë, gjeni butonin në pjesën anësore të grykëzës. Shtypeni dhe rrotulloheni për ta hapur.
3 Hiqni butësisht rulin e furçës dhe kapakun anësor të grykëzës.
4 Me kujdes shkëpusni flokët që mund të jenë ngjitur nga ruli furçë. Përdorni një palë gërshërë për t'ju ndihmuar të hiqni papastërtitë.
5 Kur ta rimontoni, sigurohuni që ruli furçë të përkojë.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e grykëzës inteligjente PrecisionPower - 1

6 Kyçeni rulin furçë të grykëzës duke e siguruar derisa të dëgjoni një tingull "klik".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e grykëzës inteligjente PrecisionPower - 2

Mirëmbajtja e furçës së vogël "Turbo!"

1 Kthejeni furçën nga ana tjetër për të aksesuar zonën e pastrimit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e furçës së vogël "Turbo!" - 1

2 Rrèshqisni butonin anësor për ta lèshuar furçën nga pozicioni i saj.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e furçës së vogël "Turbo!" - 2

3 Përdorni duart ose një palë gërshërë për të hequr ndonjë papastërti nga furça.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e furçës së vogël "Turbo!" - 3

4 Kur ta montoni përsëri furçën, filloni duke e vendosur njërën anë në pozicionin e duhur para se të bashkoni pjesën tjetër. Kur furça të jetë montuar siç duhet, do të dëgjoni një tingull "klik".

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e furçës së vogël "Turbo!" - 4

Mirëmbajtja e depozitës së ujit

Pastrojeni depozitën e ujit nga çmërsi njëherë në muaj për të shmangur formimin e gëlqeres.

1 Shtoni pak lëng për pastrimin nga çmërsi në një gotë matëse.

2 Shtoni sasinë e duhur të ujit në gotën matëse.

3 Shtoni lëngun e përzierë në depozitën e ujit.

4 Mbylleni depozitën e ujit siç duhet para se të shkundni depozitën në mënyrë që lëngu për pastrimin nga çmërsi të përhapet njëtrajtësisht.

5 Lëreni depozitën e ujit (pa sfungjerin me mikrofibër për larje) në këmbë për më shumë se 12 orë. Uji pritet të dalë ngadalë nga pjesa e poshtme të depozitës së ujit. Ju sugjerojmë ta vendosni depozitën e ujit brenda në lavaman ose sipër një lecke.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 1

6 Shpëlani dhe derdhni çdo leng të mbetur brenda depozitës së ujit.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e depozitës së ujit - 2

Mirëmbajtja e shiritave për njomje

1 Hiqni shiritin për njomje nga pjesa e poshtme e depozitës së ujit për një pastrim të gjithanshëm.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e shiritave për njomje - 1

2 Shpëlani shiritin e njomjes me ujë rubineti.

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Mirëmbajtja e shiritave për njomje - 2

3 Vendoseni shiritin e njomjes përsëri në depozitën e ujit pas pastrimit.

Zëvendësimi

Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund edhe të kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.

Numrat e pjesëve dhe Ilojit të zëvendësimeve:

Ndërrimi i filtrit XV1681/01

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Zëvendësimi - 1

Sfungjerë me mikrofibër për larje XV1670/02

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Zëvendësimi - 2

Shiriti për njomje CP0381/01

PHILIPS 7000 Series XC7053 - Zëvendësimi - 3

i Shënim: Zëvendësoni filtrin dhe sfungjerin me mikrofibër për larje çdo 6 muaj për të siguruar performancë maksimale.

Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre

Hiqni baterinë, prisni 10 sekonda, dhe më pas vendosni baterinë përsëri. Nëse kjo nuk funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në një qendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.

E2 PajisjPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 1emperaturën e funksionimit.Zhvendoseni pajisjen në një dhomë më të ngrohtë. Mos e ruani, karikoni ose përdorni pajisjen në temperatura nën 5 °C ose mbi 40 °C.
E3 PajisjPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 2emperaturën e funksionimit.Zhvendoseni pajisjen në një dhomë më të freskët. Mos e ruani, karikoni ose përdorni pajisjen në temperatura nën 5 °C ose mbi 40 °C.
E5 BaterPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 3uar.Çojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
E9 GrykëPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 4mbi temperaturën e funksionimit.Fikni pajisjen dhe prisni 15 minuta. Prekni folenë e sipërme të grykëzës për të parë nëse është ende e ngrohtë. Nëse grykëza është ende e ngrohtë, prisni më shumë që grykëza të ftohet. Pasi grykëza të jetë ftohur, mundohuni ta ndizni përsëri pajisjen.
i4 GrykëPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 5ir.Sigurohuni që pajisja të jetë fikur. Pastroni grykëzën sipas manualit të përdorimit dhe kontrolloni tubin duke hequr tubin nga pajisja kryesore. Hiqni sendin në grykëz ose tub dhe rinisni pajisjen.
i5 ObjekPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 6gecur në kalimin e rrjedhës së ajrit.Sigurohuni që pajisja të jetë fikur. Pastroni grykëzën sipas manualit të përdorimit dhe kontrolloni tubin duke hequr tubin nga pajisja kryesore. Hiqni sendin në grykëz, tub, ose në fshesën e dorës dhe rinisni pajisjen.
i6 PërshPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 7hequr.Hiqni ushqyesin përpara se të përdorni pajisjen.
i7 ÕshtëPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 8rshtatës i gabuar.Përdorni vetëm përshtatësin origjinal për të karikuar pajisjen.
i8 Filtri ēPHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 9Pastroni filtrin. Ndiqni udhëzimet në ekran ose në manualin e përdorimit. Ju mund të blini filtra të rinj në dyqanin Philips në internet nëwww.philips.com/supportose te shitësi juaj i Philips.
i10 BatePHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 10ndosur siç duhet.Hiqni baterinë, dhe më pas vendosni baterinë përsëri. Nëse kjo nuk funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në një qendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
PHILIPS 7000 Series XC7053 - Sinjalet e ndërfaqes së përdoruesit dhe kuptimi i tyre - 11Niveli i baterisë është i ulët dhe duhet ngarkuar. Karikoni pajisjen ose baterinë duke e lidhur pajisjen me metodën e sugjeruar të karikimit.

Diagnostikimi

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.

Pastrimi i thatë

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Pajisja nuk përgjigjet kur butoni i ndezjes/fikjes është i shtypur.Ekrani shfaq ikonën e baterisë së rënë.Për të karikuar baterinë, lidhni pajisjen me stacionin e karikimit ose vendosni fshesën e dorës direkt në prizën e karikimit të përshtatësit.
Stacioni i karikimit nuk është i qëndrueshëm në mur.Vidat që mbajnë stacionin e karikimit janë të liruara.Shtrëngoni vidat.
Vidat nuk janë madhësia e duhur.Montoni stacionin e karikimit me vidat e vëna në dispozicion.
Stacioni i karikimit nuk është vendosur në një mur të qëndrueshëm.Kontrolloni që muri ku do të montohet stacioni i karikimit është i qëndrueshëm.
Pajisja ndalon së punuari papritur.Kur pajisja ka një keqfunksionim të brendshëm, butonat nuk do të përgjigjen dhe ekrani do të mbetet bosh.Lidhni pajisjen me stacionin e karikimit. ose vendosni fshesën e dorës direkt në karikim. Kontrollo ekranin. Nëse shfaqet një kod gabimi, mund të gjeni kuptimin e tij në manualin e përdorimit.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

(kodi: E2, E3) Pajisja nuk popunon në një temperaturë tëpërshtatshme.Sigurohuni që pajisja të përdoret nëtemperaturë prej 5-40 °C.
(kodi: i4, i5) Ka ngecur furçaose kanë ngecur sende nëkanalin e rrjedhjes së ajrit.Sigurohuni që pajisja të jetë fikur. Pastroni grykëzën sipas manualit të përdorimit dhe kontrolloni tubin duke hequr tubin nga pajisja kryesore. Hiqni sendin në grykëz ose tub dhe rinisni pajisjen.
(kodi: E9) Grykëza motorikeështë mbinxehur.Fikni pajisjen dhe prisni 15 minuta. Preknifolenë e sipërme të grykëzës për të parënëse është ende e ngrohtë. Nëse grykëzaështë ende e ngrohtë, prisni më shumë qëgrykëza të ftohet. Pasi grykëza të jetëftohur, mundohuni ta ndizni përsëripajisjen.
Pajisja ka fuqi thithëse më tëulët se zakonisht.Filtri dhe cikloni janë tëpapastër.Zbrazeni koshin e pluhurit. Pastrojeni filtrindhe ciklonin. Sigurohuni që filtri të lahet tëpaktën një herë në muaj, kur përdornipajisjen rregullisht. Sigurohuni që të hiqnicdo qime dhe papastërti që ka ngecur nëciklon.
Ena e pluhurit nuk ështëvendosur siç duhet në pajisje.Sigurohuni që ena e pluhurit ështëvendosur siç duhet.
Del pluhur nga pajisja. Filtri është i papastër. Pastroni filtrin. Shihni edhe manualin epërdorimit.
Nuk ka filtër në pajisje. Sigurohuni që pajisja të ketë filtër dhe tëjetë montuar siç duhet.
Diçka po bllokon ciklonin. Kontrollojeni ciklonin për sende të ngecuradhe hiqni çdo send që e bllokon atë.Gjithashtu sigurohuni që të hiqni të gjithaqimet dhe papastërtitë që kanë ngecur nëciklon.
Ena e pluhurit nuk ështëvendosur siç duhet në pajisje.Zbrazni enën e pluhurit dhe vendoseni siçduhet enën e pluhurit në pajisje.
Pajisja rrotullohet ose kthehetkur ndërpritet energjiaelektrike.Mbajeni pajisjen drejt kur ndërpritetenergjia elektrike.
Pajisja nuk lëviz lehtësishtnëpër dysheme gjatëpastrimit të tapetit.Funksioni i njohjes së Ilojit tëdyshemesë nuk është iaktivizuar.Aktivizoni funksionin e njohjes së Ilojit tëdyshemesë në menynë dixhitale.
Fuqia thithëse e zgjedhur kaqenë shumë e lartë.Ulni fuqinë thithëse. Shihni edhe manualine përdorimit.
Furça nuk rrotullohet më. Furça është bllokuar me qimeose papastërti.Pastroni furçën me dorë ose me një palëgërshërë.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

(code i4) Furça mund të ndalojë rrotullimin kur has rezistencë tepër të lartë nga një tapet me fije të gjata.Fikeni dhe më pas ndizeni sèrish pajisjen.
Pas pastrimit, furça nuk është montuar siç duhet në grykëz.Ndiqni udhëzimet në kapitullin e pastrimit të manualit të përdorimit për ta rrëshqitur siç duhet furçën rrotulluese në grykëz. Siguroni furçën rrotulluese brenda grykëzës duke e puthitur në vend levën e kycjes.
(kodi: E9) Grykëza motorike është mbinxehur.Fikni pajisjen dhe prisni 15 minuta. Prekni folenë e sipërme të grykëzës për të parë nëse është ende e ngrohtë. Nëse grykëza është ende e ngrohtë, prisni më shumë që grykëza të ftohet. Pasi grykëza të jetë ftohur, mundohuni ta ndizni përsëri pajisjen.
Dritat LED në grykëz nuk ndizen.Grykëza nuk është vendosur siç duhet në tub ose pajisje.Vendosni siç duhet grykëzën në pajisje ose në fshesën e dorës.
Funksioni i ndriçimit është çaktivizuar.Aktivizoni këtë funksion në meny. Rregulloni ndriçimin e dritave LED të grykëzës në meny.
Dritat LED në fshesën e dorës nuk ndizen.Funksioni i ndriçimit është çaktivizuar.Aktivizoni këtë funksion në meny. Rregulloni ndriçimin e dritave LED të fshesës së dorës në meny.
Drita në aksesor nuk ndizet.Aksesor iështë vendosur në tub. Hiqni tubin dhe vendosni aksesorin direkt në fshesën e dorës.
Aksesor iuk është vendosur siç duhet në pajisje.Vendosni aksesorin në pajisje siç duhet.
Drita në grykëzën time, në fshesën e dorës dhe te aksesorët nuk është mjaftueshëm të ndritshme.Ndriçimi është zbehur. Rregulloni ndriçimin e dritës në meny.
Pajisja nuk po karikohet. Spinanuk është lidhur siç duhet në pajisje ose ushqyesi nuk është vendosur siç duhet në prizën e murit.Sigurohuni që spina të jetë lidhur siç duhet me pajisjen dhe që ushqyesi të jetë vendosur siç duhet në prizën e murit.
Spina nuk është vendosur siç duhet në stacionin e karikimit.Sigurohuni që spina të fiksohet siç duhet në stacionin e karikimit. Kontrolloni nëse spina është vendosur siç duhet dhe stacioni i karikimit e mban spinën në vend.
(kodi i7) Po përdoret një ushqyes i ndryshëm nga ushqyesi i vënë në dispozicion.Sigurohuni që të përdorni ushqyesin e ofruar.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

(code i10) Bateria nuk është instaluar siç duhet.Sigurohuni që bateria të jetë e mbyllur mirë në fole dhe të jetë instaluar siç duhet.
(kodi E5) Bateria nuk funksionon.Bateria ka dështuar. Ndërroni baterinë.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende nuk karikohet, çojeni atë te një gendër shërbimi të "Philips" ose kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Pajisja po karikohet shumë ngadalë.Po përdoret një ushqyes i jashtëm ose një ushqyes nga pajisje të tjera.Karikoni pajisjen me ushqyesin e vënë në dispozicion.
Bateria është karikuar dhe vendosur, por pajisja nuk mund të ndizet.Pajisja është ende e lidhur me ushqyesin.Hiqni pajisjen nga ushqyesi përpara se ta rinisni.
(kodi: E1) Diçka nuk shkon me pajisjen.Hiqni baterinë, prisni 10 sekonda, dhe më pas vendosni baterinë përsëri. Nëse kjo nuk funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në një gendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Ekrani shfaq ikonën e filtrit (kodi: i8).Filtri është i papastër. Pastroni filtrin. Ndiqni udhëzimet në ekran ose në manualin e përdorimit.
Filtri është i vjetër. Ju mund të blini filtra të rinj në dyqanin Philips në internet në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende shfaq gabimin, çojeni atë te një gendër shërbimi të "Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Furça e vogël Turbo nuk funksionon siç duhet.Furça rrotulluese është bllokuar.Hiqni qimet nga furça me një palë gërshërë. Ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit.
Furça rrotulluese bllokohet me pëlhura ose sipërfaqe gjatë pastrimit.Mbajeni furçën e vogël Turbo të puthitur me sipërfaqen dhe mos e shtyni drejt sipërfaqeve të buta.
Furça rrotulluese nuk është futur siç duhet në furçën e vogël Turbo.Sigurohuni që furça rrotulluese dhe furça e vogël Turbo të jenë lidhur siç duhet dhe që të mos ketë hapësirë mes pjesëve. Ndiqni udhëzimet në manual.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Fuqia thithëse nuk duket e qëndrueshme.Nuk ka asgjë që nuk shkon. Ky është funksioni i "Njohjes së llojit të dyshemesë" që po aktivizohet. Pajisja po vëren llojin e dyshemesë dhe po pastron me një performancë të optimizuar për këtë dysheme.Nuk nevojitet asnjë veprim: Nëse preferoni të pastroni me një fuqi konsistente sipas zgjedhjes suaj, çaktivizoni këtë funksion inteligjent në menynë e pajisjes suaj.
Njohja e llojit të dyshemesë nuk po reagon siç duhet.Furça është bllokuar me qime ose papastërti.Pastrojeni furçën me një palë gërshërë ose me dorë. Shihni udhëzimet në manualin e përdorimit.
Pajisja jep goditje statike. Pajisja krijon elektricitet statik. Sa më e ulët të jetë lagështira e ajrit, aq më shumë elektricitet statik krijohet.Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur shpesh tubin kundrejt objekteve të tjera metalike në dhomë (për shembull këmbët e një tavoline apo karrigeje etj.). Ose rrisni nivelin e lagështirës së ajrit në dhomë.
Pluhuri dhe papastërtia që thithet është statike.Zbrazeni enën e pluhurit dhe pastrojeni filtrin sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit.

Pastrimi i njomë

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Rrjedhja e ujit nga depozita është pakësuar.Shiriti për njomje është bllokuar nga papastërtitë.Hiqeni shiritin për njomje dhe pastrojeni. Vendoseni shiritin për njomje përsëri.
Sfungjeri me mikrofibër për larje nuk është vendosur siç duhet dhe për rrjedhojë bllokon shiritin për njomje.Sigurohuni që ta vendosni sfungjerin për larje siç duhet. Kontrolloni manualin e përdorimit për vendosjen e duhur.
Depozita e ujit është bosh ose pothuajse bosh.Mbushni depozitën e ujit.
Po përdoret një sfungjer me mikrofibër për larje që nuk është vënë në dispozicion nga Philips.Përdorni vetëm sfungjerë me mikrofibër për larje origjinal nga Philips. Sfungjerët për larje mund të blihen në dyqanin Philips në internet në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.
Është krijuar skorie në shiritin për njomje.Blini një shirit të ri për njomje në dyqanin Philips në internet në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.
Nga depozita rrjedh shumë ujë me një shpejtësi shumë të lartë.Kapaku i depozitës së ujit nuk është vendosur siç duhet.Kontrolloni kapakun dhe sigurohuni që të jetë mbyllur plotësisht dhe siç duhet.
Shiriti nuk është vendosur siç duhet në fund të depozitës së ujit.Kontrolloni shiritin dhe sigurohuni që të jetë vendosur siç duhet në pllakën fundore të depozitës së ujit.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Dyshemeja thahet me vija. Āshtë shtuar shumë solucion i lëngshëm pastrimi në ujë.Përdorni vetëm disa pika solucioni të lëngshëm pastrimi ose përdorni një solucion që shkumon më pak.
Sfungjeri me mikrofibër për larje nuk është vendosur siç duhet.Sigurohuni që sfungjeri për larje është vendosur siç duhet. Kontrolloni manualin e përdorimit për vendosjen e duhur.
Po përdoret një sfungjer i gabuar për larje.Përdorni vetëm sfungjerë me mikrofibër për larje nga Philips XV1670/02 për serinë 7000. Sfungjerët për larje mund të blihen në dyqanin Philips në internet në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.

Kazalo

Uvod 654

Splošni opis 654

Pred prvo uporabo 655

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : 7000 Series XC7053

Kategori : Fshesë me vakum