NZ84C5047HK - Sobë SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NZ84C5047HK SAMSUNG në format PDF.
| Tipi i produktit | Sobë me induksion të ngulitur |
| Marka dhe modeli | Samsung NZ84C5047HK |
| Numri i zonave të gatimit | 4 zona me induksion |
| Dimensionet e produktit (L x P x H) | 800 x 520 x 44 mm |
| Dimensionet e prerjes (L x P) | 750 x 490 mm |
| Pesha | Rreth 12 kg |
| Furnizimi elektrik | 230 V ~, 50/60 Hz, 1N~ 32 A |
| Fuqia maksimale totale | 7400 W (e rregullueshme në 3000, 4000 ose 7400 W) |
| Materiali i sipërfaqes | Qelq-ceramikë |
| Funksioni Boost Max | Fuqi shtesë në çdo zonë, kohëzgjatje e ndryshueshme sipas zonës |
| Zona Flex | Zona e gatimit majtas e zgjeruar për vegla të mëdha |
| Zona Flex Plus | Mundëson kombinimin e disa zonave për gatim fleksibël |
| Kohëmatësi | Ndalim sigurie i programueshëm për çdo zonë |
| Funksioni Ndalo/Vazhdo | Vë të gjitha zonat në pritje të ulët dhe më pas kthehet në nivelin e mëparshëm |
| Siguria e fëmijëve | Bllokimi i panelit të kontrollit (3 sekonda) |
| Lidhja inteligjente | Wi-Fi i integruar për aplikacionin SmartThings |
| Kontrolli i aspiratorit | Bluetooth për sinkronizim me aspiratorët Samsung të përputhshëm |
| Tregues i nxehtësisë së mbetur | Shfaqja H për zonat e nxehta |
| Ndalim sigurie automatik | Ndalim pas 1,5 deri 6 orë në varësi të nivelit të fuqisë |
| Pastrimi | Përdorni një pastrues për qelq-ceramikë dhe një kruese për njollat e forta |
| Veglat e përputhshme | Thembra ferromagnetike (çelik, gize, inox i magnetizueshëm) |
| Garancia | Konsultohuni me shërbimin pas shitjes Samsung |
Pyetjet më të shpeshta - NZ84C5047HK SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth NZ84C5047HK SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NZ84C5047HK - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NZ84C5047HK e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT NZ84C5047HK SAMSUNG
Manuali i përdorimit
NZ84C5047** / NZ85C5047** / NZ84C6057** /
NZ84C6058** / NZ85C6057** / NZ85C6058**
SAMSUNG
Përmbajtja
Përdorimi i këtij manuali 3
Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme: 3
Emri i modelit dhe numri i serisë 3
Udhëzimet e sigurisë 3
Hedhja e materialeve të paketimit 7
Hedhja në mënyrën e duhur e pajisjes tuaj të vjetër 7
Asgjësimi i duhur i këtij produkti
(pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur) 7
Instalimi i pllakës së sobës 8
Udhëzimet e sigurisë për instaluesin 8
Veglat që do t'ju nevojiten 8
Lidhja me rrjetin e furnizimit me energji 8
Instalimi mbi banak 9
Komponentet 11
Përpara se të filloni 11
Zonat e gatimit 11
Paneli i kontrollit 13
Nxehja me induksion 14
Opsioni i fikjes për siguri 15
Treguesi i nxehtësisë së mbetur 15
Identifikimi i temperaturës 15
Enët e gatimit 16
Përdorimi i butonave me prekje 19
Zhurmat gjatë funksionimit 19
Pastrimi fillestar 19
Funksionimi (NZ8****7**) 19
Zgjedhja e zonës së gatimit dhe nivelit të energjisë 19
Rritje fuqie 20
Përdorimi i Zonës fleksibël 20
Zona fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus) 21
Kohëmatësi 21
Ndalo/Rifillo 22
Ndalim i shpejtë 22
Bllokimi i sigurisë për fëmijët 22
Kufiri i fuqisë maksimale 23
Zgjedhja e zonës së gatimit dhe nivelit të energjisë 24
Rritje fuqie 25
Përdorimi i zonës fleksibël (Vetëm për modelet që kanë zonën fleksibël) 25
Zona fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus) 26
Ruaj ngrohtësinë 27
Kohēmatēsi 27
Ndalo/Rifillo 27
Ndalim i shpejtë 27
Bllokimi i sigurisë për fëmijët 28
Kufiri i fuqisë maksimale 28
Korniza e pllakës së sobës (opsion) 31
Për të shmangur dëmtimin e pajisjes tuaj 31
Zgjidhja e problemeve dhe shërbimi 32
Zgjidhja e problemeve 32
Shërbimi 33
Përdorimi i këtij manuali
Ju lutemi, para se ta përdorni pajisjen, gjeni kohën për të lexuar këtë manual përdorimi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë informacionit mbi sigurinë që gjendet në seksionin e mëposhtëm. Ruajeni këtë manual për t'iu referuar në të ardhmen.
Në rast transferimi të pronësisë së pajisjes, ju lutemi mos harroni t'ia kaloni manualin zotëruesit të ri.
Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:
VINI RE
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në lëndim të rëndë të personit ose vdekje.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në lëndim të lehtë të personit ose dëmtim të pronës.
KUJDES
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose dëmtimit personal kur përdorni pilakën e sobës, ndiqni këto paralajmërime bazë të sigurisë.
SHËNIM
Këshilla, rekomandime ose informacione të dobishme që ndihmojnë përdoruesit për përdorimin e produktit.
Emri i modelit dhe numri i serisë
Emri i modelit dhe numri i serisë kanë etiketë poshtë bazamentit të pilakës së sobës.
Për përdorim të mëvonshëm, shkruajeni informacionin ose ngjiteni etiketën shtesë të produktit (që ndodhet në krye të produktit) në faqen aktuale.
Emri i modelit
Numri i serisë
Udhëzimet e sigurisë
Aspektet e sigurisë së kësaj pajisjeje përputhen me të gjitha standardet e pranuara teknike dhe të sigurisë. Megjithatë, si prodhues ne gjithashtu besojmë se është përgjegjësi e jona që t'ju njohim me udhëzimet e mëposhtme të sigurisë.
VINI RE
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike dhe mendore të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Mënyra e shkëputjes duhet të përcaktohet mbi kabllot fikse sipas rregullave të instalimit të kabllove.
Udhëzimet e sigurisë
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke përdorur një prizë të arritshme ose duke vendosur një çelës në kordonin elektrik, në përputhje me rregullat e instalimit.
Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit, ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
Për metodën e riparimit të përshkruar nuk duhet të mbështeteni në përdorimin e ngjitësve, pasi ata nuk konsiderohen mjete riparuese të besueshme.
VINI RE: Nëse sipërfaqja ka pësuar krisje, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e një goditjeje elektrike.
Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të tregoni kujdes se mos prekni elementet e ngrohjes brenda pllakës së furrës.
VINI RE: Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.
Nuk duhet përdorur pastrues me avull.
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhen vendosur në sipërfaqen e pllakës pasi mund të nxehen.
Pas përdorimit, fikeni elementin e pllakës me çelësin përkatës dhe mos u mbështesni te detektori i tiganëve.
Pajisja nuk është parashikuar të përdoret nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të veçantë komandimi në distancë.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet mbikëqyrur. Proceset afatshkurtra të gatimit duhen mbikëqyrur vazhdimisht.
Pajisja nuk duhet instaluar pas një dere dekorative, për të evituar mbinxehjen.
VINI RE: Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxhen gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve të ngrohjes. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
VINI RE: Gatimi i pambikëqyrur mbi pllakë me vaj apo yndyra mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë zjarr.
KURRË mos u përpiqni të shuani zjarrin me ujë, por fikeni pajisjen dhe mbuloni flakët p.sh. me ndonjë kapak apo batanije kundër zjarrit.
VINI RE: Rrezik zjarri: Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
VINI RE: Përdorni vetëm mbrojtëse pllake të krijuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të rekomanduara si të përshtatshme nga prodhuesi i pajisjes në udhëzimet e përdorimit ose mbrojtëset e pllakës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike dhe mendore të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët nëse nuk janë mbi 8 vjeç dhe të mbikëqyrur.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
⚠️ KUJDES
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar dhe e tokëzuar siç duhet nga një teknik i kualifikuar.
Pajisja duhet të riparohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Riparimet e kryera nga individë të pakualifikuar mund të shkaktojnë lëndim ose keqfunksionime të rënda. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit. Moszbatimi i këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtim dhe mund të anulojë garancinë.
Pajisjet me montim të integruar mund të funksionojnë vetëm pasi të jenë instaluar në dollapë dhe në vende pune, të cilat përputhen me standardet përkatëse. Kjo siguron mbrojtje të mjaftueshme ndaj kontaktit me njësitë elektrike, siç kërkohet nga standardet kryesore të sigurisë.
Nëse pajisja juaj nuk funksionon siç duhet ose nëse shfaqen thyerje, krisje ose shkëputje:
- Fikni të gjitha zonat e gatimit;
- Shkëputeni pllakën e sobës nga rrjeti i furnizimit me energji; dhe
- Kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit.
Nëse pllaka e sobës pëson krisje, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike. Mos e përdorni pllakën e sobës derisa të zëvendësohet sipërfaqja e xhamit.
Udhëzimet e sigurisë
Mos e përdorni pllakën e sobës për të nxehur letër alumini, produkte të mbështjella me letër alumini ose ushqime të ngrira të vendosura në enë gatimi prej alumini.
Lëngu midis pjesës së poshtme të tiganit dhe pllakës së sobës mund të krijojë presion avulli. Kjo mund të shkaktojë kërcimin e tiganit.
Sigurohuni gjithmonë që pllaka e nxehtë dhe baza e tiganit të jenë të thata.
Zonat e gatimit do të nxehen gjatë gatimit.
Mbajini gjithmonë larg nga pajisja fëmijët e vegjël.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve, pasi këto materiale mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.
Kjo pajisje synohet të përdoret vetëm për gatime të zakonshme dhe për skuqje në shtëpi. Ajo nuk është projektuar për përdorim tregtar ose industrial.
Mos e përdorni kurrë pllakën e sobës për të ngrohur dhomën.
Kujdes kur të vendosni pajisjet elektrike në prizën pranë pllakës së sobës. Spinat nuk duhet të bien në kontakt me pllakën e sobës.
Yndyra ose vaji i mbinxehur mund të marrë flakë shpejt.
Mos i lini kurrë të pambikëqyrura njësitë e sipërfaqes kur përgatisni ushqimin në yndyrë ose në vaj, për shembull, kur gatuani patate të skuqura.
Fikini zonat e gatimit pasi t'i keni përdorur.
Mbajini gjithmonë të pastra dhe të thata panelet e kontrollit. Mos vendosni kurrë artikuj të djegshëm mbi pllakën e sobës pasi mund të shkaktohet zjarr.
Rrezikoni të digjeni nga pajisja nëse e përdorni në mënyrë të shkujdesur.
Kabllot e pajisjeve elektrike nuk duhet të prekin sipërfaqen e nxehtë të pllakës së sobës ose të enës së gatimit.
Mos e përdorni pllakën e sobës për të tharë rrobat.
Përdoruesit që kanë stimulues kardiakë ose transplant aktiv në zemër duhet ta mbajnë pjesën e sipërme të trupit të tyre në një distancë prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur ato janë të ndezura. Nëse keni dyshime, duhet të konsultoheni me prodhuesin e pajisjes ose me mjekun tuaj. (Vetëm modelet me pllakë me induksion)
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.
Fikeni gjithmonë pajisjen para se ta pastroni.
Pastrojeni pllakën e sobës sipas udhëzimeve të pastrimit dhe kujdesit të përfshira në këtë manual.
Mbajini kafshët shtëpiake larg pajisjes, pasi ato mund të shkelin mbi komandat e pajisjes duke shkaktuar keqfunksionim.
Hedhja e materialeve të paketimit
VINI RE
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin e pajisjes janë plotësisht të riciklueshme. Fletët dhe pjesët e forta prej shkume janë të shënuara siç duhet. Ju lutemi, hidhini materialet e paketimit dhe pajisjet e vjetra duke marrë parasysh sigurinë dhe mjedisin.
Hedhja në mënyrën e duhur e pajisjes tuaj të vjetër
VINI RE
Para se ta hidhni pajisjen tuaj të vjetër, nxirreni atë jashtë funksionimit në mënyrë që të mos jetë burim rreziku. Për ta bërë këtë, kërkojini një tekniku të kualifikuar që të shkëpusë pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe të heqë telat.
Pajisja nuk duhet të hidhet te mbeturinat e tjera shtëpiake. Informacioni rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të mbetjeve urbane disponohet nga departamenti ose këshilli juaj lokal i mbetjeve.
Asgjësimi i duhur i këtij produkti (pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur)

(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar) Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. karikuesi, kufjet, kabiloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbetjet e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut nga asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbetjeve dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë shitësin me pakicë ku kanë blerë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor. Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij elektronike shtesë nuk duhet të përzihen me mbetje të tjera tregtare për asgjësim.
Për informacione mbi angazhimet mjedisore të Samsung dhe detyrimet rregullatore - specifike për produktin p.sh. REACH, vizitoni: www.samsung.com/uk/aboutsamsung/sustainability/environment/our-commitment/data/
Instalimi i pllakës së sobës
VINI RE
Sigurohuni që pajisja e re të jetë instaluar dhe tokëzuar vetëm nga personel i kualifikuar. Ju lutemi, ndiqeni këtë udhëzim. Garancia nuk do të mbulojë asnjë dëmtim të rëndë që mund të shkaktohet si rrjedhojë e instalimit jo në mënyrën e duhur. Në fund të këtij manuali jepen të dhënat teknike.
Udhëzimet e sigurisë për instaluesin
- Për instalimin elektrik duhet të jepet një aparat, i cili e lejon pajisjen të shkëputet nga spina tek të gjitha polet me një gjerësi hapjeje prej 3 mm me anë të prekjes. Pajisjet e duhura për izolim përfshijnë çelësin stakues për mbrojtjen e linjës, siguresat (siguresa të tipit me vidë duhet të hiqen nga mbajtësi), pajisjet shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi dhe çelësat automatikë.
- Për sa i përket mbrojtjes nga zjarri, kjo pajisje është në përputhje me EN 60335 - 2 - 6. Kjo lloj pajisjeje mund të instalohet në një dollap të lartë ose në mur në njërën anë.
- Ky instalim duhet të garantojë mbrojtje nga goditjet.
- Njësia në kuzhinë ku vendoset pajisja duhet të përmbushë kërkesat e qëndrueshmërisë të DIN 68930.
- Për mbrojtje nga lagështira, të gjitha sipërfaqet e mprehta duhet të mbështillen me një material të përshtatshëm izolues.
- Në sipërfaqe me pllaka, bashkimet në zonën ku ndodhet pllaka e sobës, duhet të mbushen me llaç çimentoje.
- Në banaket prej guri natyral, artificial ose qeramike, sustat e amortizimit duhet të ngjiten në vend me një rrëshirë artificiale të përshtatshme ose ngjitës të përzier.
- Sigurohuni që gomina të jetë e vendosur mbi sipërfaqen e punës pa boshllëqe. Nuk duhet të përdoret material shtesë izolues prej silikoni; kjo gjë do ta bënte të vështirë zhvendosjen në rast riparimi.
- Pllaka e sobës duhet të shtypet nga poshtë për t'u hequr.
- Poshtë pllakës së sobës mund të instalohet një dërrasë.
- Hapësira e ajrosjes që ndodhet poshtë njësisë, ndërmjet pjesës së sipërme dhe pjesës ballore, nuk duhet mbuluar.
Veglat që do t'ju nevojiten

Laps, kaçavidë kryq, vizore ose mastar


Syze mbrojtëse, sharrë elektrike me lamë, trapano

Lidhja me rrjetin e furnizimit me energji
Para se ta lidhni, kontrolloni që tensioni nominal i pajisjes, pra, tensioni i treguar në pllakën e të dhënave, korrespondon me tensionin e disponueshëm të furnizimit. Pllaka e të dhënave ndodhet në kapakun e poshtëm të pllakës.
VINI RE
Duhet të instalohet siç duhet nga një komponent ose person i trajnuar. Fikeni energjinë e qarkut para se të lidhni kabllot me qarkun.
Tensioni i elementit të ngrohjes është AC 230 V-. Pajisja funksionon në mënyrë të përkryer edhe me rrjetet me AC 220 V- ose AC 240 V-. Pllaka duhet të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur një aparat që mundëson shkëputjen e pajisjes nga rrjeti në të gjitha polet me një gjerësi hapjeje midis kontakteve prej të paktën 3 mm, p.sh. çelësi stakues automatik për mbrojtjen e linjës, pajisjet shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi ose siguresa.
VINI RE
Lidhjet me kabllo duhet të kryhen në përputhje me rregulloret dhe me vidhat fundore të shtrënguara fort.
VINI RE
Sapo pllaka e sobës të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji, kontrolloni që të gjitha zonat e gatimit të jenë gati për përdorim duke e ndezur shkurtimisht secilën prej tyre sipas radhës në cilësimin maksimal, me enë të përshtatshme gatimi.
VINI RE
Kushtojini vëmendje (konformiteti) fazës dhe shpërndarjes neutrale të lidhjes në shtëpi dhe pajisjes (skemat e lidhjes); përndryshe, komponentët mund të dëmtohen.
Garancia nuk mbulon dëmtimet që rrjedhin nga instalimi jo i duhur.
VINI RE
Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit, ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.

1N\~(32A)
| 01 220-240 V ~ | 04 Blu | |
| 02 E zezë 05 Gri | ||
| 03 Kafe 06 E gjelber/Everdhe | verdhê | |

2N \~ (16A): Ndani telat me 2 faza (L1 dhe L2) përpara se të bëni lidhjen.
| 01 220-240 V ~ | 05 Blu | |
| 02 380-415 V ~ | 06 Cri | |
| 03 E zezé 07 E gjelbér/E | verdhë | |
| 04 Kafe | ||

2 x 1N\~ (16A): Ndani telat përpara se të bëni lidhjen.
| 01 | 220-240 V ~ | 05 | Kafe |
| 02 | E zezë 06 Gri | ||
| 03 | Blu 07 E gjelbër/E | verdhë | |
| 04 | 220-240 V ~ | ||
VINI RE
Për lidhjen e duhur me furnizimin me energji, ndiqni diagramin e lidhjes së kabllove bashkëngjitur pranë terminaleve.
Instalimi mbi banak

Vëreni me kujdes numrin e serisë në etiketën e të dhënave të pajisjes para se ta instaloni. Ky numër do të kërkohet në rast kërkesash për shërbim dhe nuk është më i arritshëm pas instalimit, pasi ndodhet në pllakën origjinale të të dhënave në pjesën e sipërme ose të poshtme të pajisjes.
SHËNIM
Kushtojini rëndësi të veçantë hapësirës minimale dhe kërkesave për pastrim.
SHËNIM
Pjesa e poshtme e pllakës së sobës është e pajisur me ventilator. Nëse poshtë pllakës së sobës ka një sirtar, ai nuk duhet të përdoret për të ruajtur objekte të vogla ose letra, pasi këto mund të dëmtojnë ventilatorin ose të pengojnë ftohjen nëse thithen nga ky i fundit.
Instalimi i pllakës së sobës

Lloji inkaso (Mund të instalohet vetëm modeli NZ8*****FK)
Komponentët Pllakë sobe me induksion
Susta me kllapë (8) & Vida (16)
Përpara se të filloni
Zonat e gatimit
NZ84C5047**

NZ85C5047**
![graph TD A["01"] --> B["01"] B --> C["01"] C --> D["01"] D --> E["02"] E --> F["..."]](/content/2026/04/661914/images/2332705e28a2afc7bceeb9a346df76808510aa758542ba7430c12320799bdab6.jpg)
Përpara se të filloni
NZ84C6057**

NZ85C6057**

NZ84C6058**

NZ85C6058**
![graph TD A["01"] --> B["01"] B --> C["01"] C --> D["01"] D --> E["02"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#f9f,stroke:#333 style C fill:#f9f,stroke:#333 style D fill:#f9f,stroke:#333 style E fill:#f9f,stroke:#333](/content/2026/04/661914/images/f2b8a3d2af584e5c00be33cf0bb9504e1a89aaa450948699a4798e956e2e3e10.jpg)
01 Zona e gatimit me induksion 02 Paneli i kontrollit
Paneli i kontrollit
Paneli i kontrollit 1 - NZ84C5047**![graph TD A["010405040509"] --> B["03"] B --> C["0405"] C --> D["06"] D --> E["08"] E --> F["08"] F --> G["03"] G --> H["03"] H --> I["11"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#cfc,stroke:#333 style D fill:#fcc,stroke:#333 style E fill:#cff,stroke:#333 style F fil…](/content/2026/04/661914/images/69fe2c5afa127e924d832f746136e23ceb18f1c3331da87dedcd7c690fae32f6.jpg)
Paneli i kontrollit 2 - NZ85C5047**
Paneli i kontrollit 3 - NZ84C6057**
Paneli i kontrollit 4 - NZ84C6058**
Paneli i kontrollit 5 - NZ85C6057**![graph TD A["01"] --> B["02"] B --> C["405"] C --> D["03"] D --> E["04"] E --> F["05"] F --> G["06"] G --> H["88"] H --> I["88"] I --> J["88"] J --> K["88"] K --> L["03"] L --> M["04"] M --> N["05"] N --> O["07"] O --> P["07"] P --> Q["08"]](/content/2026/04/661914/images/edb7f1ca0908740d3bac3cb785b9e5272ddb8c14affde3c998c4a0d6bbcd2449.jpg)
Paneli i kontrollit 6 - NZ85C6058**
Përpara se të filloni
| 01 Ndiz/Fik Për të ndezur ose fikur pillakën e sobës. | |
| 02 ☐ Zona fleksibël | Për të zgjedhur zonën fleksibël. |
| 03 Komandat e kontrollit | Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë dhe për të shtuar ose ulur kohën. |
| 04 Max Rritje fuqie Për të aktivizuar funksionin. | |
| 05 ⏻ Kohëmatësi | Për të ndezur ose fikur kohëmatesin dhe për të vendosur kohën. |
| 06 Ekrani | Për të treguar cilësimet e nxehtësisë, nxehtësinë e mbetur dhe lidhjen me Wi-Fi. |
| 07 || Ndalo | Për të ndezur të gjitha zonat e gatimit në cilësimin me nivel të ulët energjie. |
| 08 (Sec) Blloko | Shtypeni për 3 sekonda për të bblokuar ose zhbllokuar panelin e kontrollit. (Bblokimi i sigurisë për fëmijët) |
| 09 || Ndalo & Blloko | Për të ndezur të gjitha zonat e gatimit në cilësimin me nivel të ulët energjie. Shtypeni për 3 sekonda për të bblokuar ose zhbllokuar panelin e kontrollit. (Bblokimi i sigurisë për fëmijët) |
| 10 ☐ Zonë gatimi Për të zgjedhur zonën e gatimit. | |
| 11 Çelësi i kontrollit | Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë dhe për të shtuar ose ulur kohën. |
| 12 ⚫ Ruaj ngrohtësinë | Për të ruajtur ushqimin e gatuar të ngrohtë. |

- Parimi i nxehjes me induksion: Kur vendosni enën e gatimit në zonën e gatimit dhe e ndizni atë, qarqet elektronike në pllakën e sobës me induksion prodhojnë "rryma të induktuara" në fund të enës së gatimit, duke rritur menjëherë temperaturën e enës së gatimit.
- Shpejtësi më e madhe gjatë gatimit dhe skuqjes: Duke qenë se tigani nxehet drejtpërdrejt dhe jo qelqi, efektshmëria është më e madhe se sa te sistemet e tjera pasi nxehtësia nuk humbet. Pjesa më e madhe e nxehtësisë që thithet, transformohet në nxehtësi.
Opsioni i fikjes për siguri
Nëse një nga zonat e gatimit nuk është fikur ose nëse cilësimi i nivelit të fuqisë nuk është rregulluar pas një periudhe të gjatë kohë, zona e gatimit në fjalë do të fiket automatikisht.
Nëse pllaka e sobës mbinxehet për shkak të funksionimit jonormal, do të shfaqet. Dhe pllaka e sobës do të fiket.
SHËNIM
Nëse ena e gatimit është e papërshtatshme, tepër e vogël ose në zonën e gatimit nuk është vendosur asnjë enë gatimi, do të shfaqet. Dhe pas 1 minute, zona përkatëse e gatimit do të fiket.
SHËNIM
Nëse një ose më shumë prej zonave të gatimit fiket para përfundimit të kohës së caktuar, shihni "Zgjidhja e problemeve".
Arsye të tjera se pse një zonë gatimi do të fiket vetë
Të gjitha zonat e gatimit do të fiken vetë nëse mbi panelin e kontrollit zien lëng. Edhe fikja automatike do të aktivizohet nëse vendosni një copë të njomë mbi panelin e kontrollit. Në të dyja rastet, pajisja do të duhet të ndizet përsëri duke përdorur butonin Ndiz/Fik ① pasi të jetë pastruar lëngu ose të jetë hequr lecka.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
Kur zona individuale e gatimit ose pllaka e sobës fiket, nxehtësia e mbetur tregohet me një B (d.m.th. "e nxehtë") në ekranin e zonës përkatëse të gatimit. Edhe pasi zona e gatimit të jetë fikur, treguesi i nxehtësisë së mbetur do të fiket vetëm pasi zona e gatimit të jetë ftohur. Ju mund ta përdorni nxehtësinë e mbetur për të shkrirë ushqime ose për t'i mbajtur ato të ngrohta.
VINI RE
Për sa kohë që treguesi i nxehtësisë së mbetur është i ndezur, ka rrezik të digjeni.
VINI RE
Nëse shkëputet energjia elektrike, simboli B do të zhduket dhe informacioni rreth nxehtësisë së mbetur nuk do të jetë më i disponueshëm. Megjithatë, ekziston sërish mundësia që të digjeni. Këtë mund ta shmangni duke treguar gjithmonë kujdes kur ndodheni pranë pllakës së sobës.
Identifikimi i temperaturës
Nëse për ndonjë arsye temperaturat në një prej zonave të gatimit do të kalonin nivelet e sigurisë, zona e gatimit do të kalonte automatikisht në një nivel më të ulët energjie.
Kur të keni përfunduar me përdorimin e pllakës së sobës, ventilatori i ajrimit do të vazhdojë të funksionojë derisa pjesët elektrike të pllakës së sobës të ftohen. Dhe ventilatori i ajrimit fiket vetë në varësi të temperaturës së pjesëve elektronike.
Përpara se të filloni
Enët e gatimit

Përdorni enë gatimi me fund të sheshtë që puthitet plotësisht me të gjithë zonën e gatimit. Kontrolloni rrafshësinë duke rrotulluar një vizore përgjatë fundit të enës së gatimit. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha rekomandimet për përdorimin e enëve të gatimit.
- Për gatim me induksion, përdorni enë gatimi prej materiali të duhur.
- Për shpërndarje më të mirë të nxehtësisë, përdorni enë gatimi cilësore me fund më të rëndë. Kjo jep rezultate maksimale gatimi.
- Përshtatni madhësinë e enës së gatimit me sasinë e ushqimit që po përgatitet.
- Mos lejoni që ena e gatimit të shterojë. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm si thyerje, shkrirje ose përkeqësim që mund të ndikojë në pllakën e sobës prej qeramike. (Garancia nuk e mbulon këtë lloj dëmtimi)
- Mos përdorni enë gatimi të pista apo në të cilat është akumuluar shumë yndyrë. Përdorni gjithmonë enë gatimi të lehta për t'u pastruar pas gatimit.
KUJDES
- Zonat e gatimit mund të duken të ftohta pas fikjes. Megjithatë, sipërfaqja e xhamit mund të jetë e nxehtë nga nxehtësia e mbetur që vjen nga ena e gatimit. Ka ende rrezik djegieje.
- Mos e prekni enën e nxehtë të gatimit drejtpërdrejt me duar. Përdorni gjithmonë doreza kuzhine ose mbajtëse enësh për të mbrojtur duart nga djegiet.
- Mos e zvarritni enën e gatimit mbi sipërfaqen e pllakës së sobës. Ky veprim mund ta dëmtojë në mënyrë të përhershme pllakën e sobës.
Enë gatimi për zonat e gatimit me induksion
Vatra me induksion mund të ndizet vetëm kur në një nga zonat e gatimit vendoset enë gatimi me bazament magnetik. Mund të përdorni enët e gatimit të përcaktuara si të përshtatshme si më poshtë.
| Materiali Përshtatshmëria | |
| Çelik, çelik i emaluar, hekur i derdhur | Po |
| Inoks | Po (nëse magneti ngjit në fundin e enës së gatimit) |
| Alumin, bakër, tunxh, qelq, qeramikë, porcelan | Jo |
SHËNIM
- Enët e gatimit të përshtatshme për gatim me induksion etiketohen si të përshtatshme nga prodhuesi.
- Disa enë gatimi mund të bëjnë zhurma kur përdoren në zonat e gatimit me induksion.
- Këto zhurma nuk tregojnë se pllaka ka avari dhe nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në funksionimin e saj.
- Enë gatimi të veçanta prej inoksi mund të jenë të papërshtatshme për gatimin me induksion. Kontrolloni nëse fundi i enës së gatimit tërhiqet nga magneti.
Madhësitë e enëve të gatimit për zonat e gatimit me induksion
Zonat e gatimit me induksion përshtaten automatikisht me madhësinë e fundit të enës së gatimit deri në një farë kufiri. Megjithatë, pjesa magnetike e fundit të enës së gatimit duhet të ketë një diametër minimal në varësi të madhësisë së zonës së gatimit.
Për rezultate maksimale, përdorni enë gatimi diametri ferromagnetik i të cilave përputhet me atë të vatrës. Nëse ena e gatimit nuk diktohet nga vatra, provoni një furrë të madhe.
SHËNIM
Për diametrin e enëve të gatimit, ju lutemi referojuni specifikimeve të modelit të zonave të gatimit.
Enë të tjera gatimi me induksion
Disa enë gatimi kanë fund prej materiali të hollë magnetik në mënyrë që të funksionojnë me pllaka me nxehje me induksion. Këto enë gatimi kanë magnetizim të dobët dhe mund të mos funksionojnë mirë. (Magnetizimi i dobët do të thotë se magneti nuk ngjitet mirë ose zona ku ngjitet magneti është e vogël.)

A. Zona ku nuk ngjitet magneti B. Zona ku ngjitet magneti

- Edhe pse enët e gatimit janë krijuar për pllaka me induksion, performanca e nxehjes mund të jetë e dobët ose ndonjëherë pllaka e sobës mund të mos diktojë enën e gatimit në varësi të madhësisë dhe fuqisë së zonës magnetike në fundin e enës së gatimit.
Nëse përdorni enë të mëdha gatimi me element ferromagnetik më të vogël, do të nxehet vetëm elementi ferromagnetik. Rrjedhimisht, nxehtësia mund të mos shpërndahet njëtrajtësisht.
Testi i përshtatshmërisë

Ena e gatimit është e përshtatshme për gatim me induksion nëse magneti ngjitet në fundin e enës së gatimit dhe nëse ena e gatimit etiketohet si e përshtatshme nga prodhuesi i saj.
- Enët e mira të gatimit mund t'i dalloni nga bazamenti i tyre. Bazamenti supozohet të jetë sa më i trashë dhe sa më i sheshtë që të jetë e mundur.
- Kur blini enë të reja gatimi, kushtojini vëmendje të veçantë diametrit të bazamentit. Prodhuesit shpesh japin vetëm diametrin e buzës së sipërme.
- Mos përdorni enë gatimi me bazament të dëmtuar me anë të ashpra ose që mund të kenë gërvishtje. Nëse ena e dëmtuar e gatimit zvarritet mbi sipërfaqe, ajo mund të gërvishtë pllakën prej qeramike.
- Kur janë të ftohta, bazamentet e enëve të gatimit janë normalisht të përkulura lehtësisht nga brenda (të lugëta). Ato nuk duhet të përkulen nga jashtë (të mysëta).
- Nëse dëshironi të përdorni një lloj të veçantë ene gatimi, për shembull një tenxhere me presion, tigan për zierje ose tigan të thellë, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Funksionimi
Pozicionimi i saktë
Këshilla për kursimin e energjisë
Ndiqni këto këshilla për të kursyer energji.
- Vendoseni gjithmonë enën e gatimit mbi zonën e gatimit përpara se të ndizni vatrën përkatëse.
- Mbani pastër zonat e gatimit dhe bazamentin e enës së gatimit. Përndryshe, do të konsumohet më shumë energji.
- Vendoseni mirë kapakun e enës së gatimit, nëse ka. Kjo do të reduktojë konsumin e energjisë.
- Fikeni vatrën që është në punë përpara përfundimit të kohës së gatimit. Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Testi i përshtatshmërisë së enëve të gatimit
Enët e gatimit mund t'i testoni për të parë nëse ato janë të përshtatshme për t'u përdorur me produktin.
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për 1-2 sekonda për të ndezur pllakën e sobës.
- Shtypni butonin Blloko 📋 për 3 sekonda për të aktivizuar bllokimin e sigurisë për fëmijët.
- Shtypni butonin Kohëmatësi Djathtas sipër për 3 sekonda për të aktivizuar modalitetin e testit të përshtatshmërisë së enës së gatimit.
- Vendosni enën e gatimit në një nga zonat e gatimit, dhe më pas shtypni dhe mbani shtypur butonin Rritje fuqie Max për 3 sekonda.
| Ekrani Përshkrimi |
| 0 Ena e gatimit është e papërshtatshme |
| 1 - 7 Ena e gatimit është e përshtatshme, por jo eficente |
| 8 - 10 Ena e gatimit është e përshtatshme |
Funksionimi (NZ8*****7**)
Përdorimi i butonave me prekje
Për të përdorur butonat me prekje, prekni butonin e dëshiruar me majën e gishtit tregues derisa ekranet përkatëse të ndriçojnë ose të fiken, ose derisa të aktivizohet butoni i dëshiruar. Sigurohuni se po prekni vetëm një buton kur vini në përdorim pajisjen. Nëse gishti mbështetet shumë mbi buton, mund të aktivizohet edhe një buton përbri.
Zhurmat gjatë funksionimit
Nëse arrini të dëgjoni.
- Zhurmë kërcitëse: ena e gatimit përbëhet nga materiale të ndryshme.
- Fishkëllima: jeni duke përdorur më shumë se dy zona gatimi dhe ena e gatimit përbëhet nga materiale të ndryshme.
- Zukatje: jeni duke përdorur nivele të larta energjie. • Kërcitje: ka luhatje energjie.
- Vërshëllimë, zukamë: ventilatori po punon. Zhurmat janë normale dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë defekt.
VINI RE
Mos përdorni enë gatimi të madhësive dhe materialeve të ndryshme. Përdorimi i enëve të gatimit të madhësive ose materialeve të ndryshme mund të shkaktojë zhurma dhe dridhje.
SHËNIM
Përdorimi i niveleve të ulëta të energjisë (1-5) mund të shkaktojë zhurma kërcitëse.
Pastrimi fillestar
Pastroni sipërfaqen prej xhami qeramike me leckë të njomë dhe me pastrues pllakash prej xhami qeramike.
VINI RE
Mos përdorni pastrues kaustikë ose gërryes. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Ndezja e pajisjes
Pajisja ndizet duke përdorur butonin Ndiz/Fik 1 . Shtypni butonin Ndiz/Fik 1 për afërsisht 1-2 sekonda.
SHËNIM
Pasi të jetë aktivizuar butoni Ndiz/Fik 1 për të ndezur pajisjen, duhet të përzgjidhet një nivel energjie brenda rreth 20 sekondave. Në të kundërt pajisja do të fiket vetë për arsye sigurie.
Fikja e pajisjes
Për të fikur plotësisht pajisjen, përdorni butonin Ndiz/Fik ① Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda.
SHËNIM
Pasi të keni fikur një zonë të vetme gatimi ose të gjithë sipërfaqen e gatimit, prania e nxehtësisë së mbetur do të shfaqet në ekranin digjital të zonës përkatëse të gatimit në formën e një "H" (të nxehtë). Kur temperatura ulet, "H" do të zhduket.
Zgjedhja e zonës së gatimit dhe nivelit të energjisë
- Për të zgjedhur zonën e gatimit, shtypni komandat përkatëse të kontrollit.
- Për të përcaktuar dhe për të rregulluar nivelin e energjisë, përdorni komandat e kontrollit.
| Komandat e kontrollit | 0——15——Max |
| Çelësi i kontrollit | Max |
SHËNIM
Nëse shtypni më shumë se një buton për më shumë se 8 sekonda, "E" do të shfaqet në ekranin e zonës së gatimit.
Funksionimi (NZ8*****7**)
Cilësime të sugjeruara për gatimin e ushqimeve specifike
Numrat në tabelën e mëposhtme janë udhëzues. Niveli i energjisë i nevojshëm për metoda të ndryshme gatimi varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë cilësinë e enës së gatimit që po përdoret, si dhe llojin dhe sasinë e ushqimit që po gatuhet.
| Niveli i fuqisë | Metoda e gatimit Shembujt e përdorimit | |
| 14-15 | Ngrohje / Skucje e lehtë / Skuqje | Ngrohje e sasive të mëdha të lëngjeve, zierje e makaronave, përzhitje e mishit, skuqje e fortë e gulashit, zierje e mishit |
| 8-11 Skuqje | intensive | Biftek, filetë mishi, patate të tiganisura me qepë, salsiçe, petulla në tigan/pallaçinka |
| 7-10 Skuqje | Schnitzel/kotëleta, mëlçi, peshk, mish i skuqur fort, vezë të skuqura | |
| 5-7 Zierje | Catuan deri në 1,5 l | lëng, patate, perime |
| 2-4 | Zierje me presion / Zierje me zjarr të ngadalshëm / Zierje | Zierje me presion dhe me zjarr të ngadalshëm i sasive të vogla të perimeve, zierje e orizit dhe e gatimeve me qumësht |
| 1-2 Shkrirja | Shkrirje e gjalpit, shkrirje e xhelatinës, shkrirje e çokollatës | |

SHËNIM
Do t'ju duhet të rregulloni nivelin e energjisë sipas ushqimeve dhe enës përkatëse të gatimit.
Rritje fuqie
Funksioni Rritje fuqie shton energjinë për secilën nga zonat e gatimit (për shembull: vendosni një sasi të madhe uji për ta zierë).
Pas kohës së Rritjes së fuqisë, zonat e gatimit kthehen automatikisht në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.

SHËNIM
- Në rrethana të caktuara, funksioni Rritje fuqie mund të çaktivizohet automatikisht për të mbrojtur pjesët e brendshme elektronike të pllakës së sobës. Për shembull, është e pamundur të arrihet fuqi maksimale njëkohësisht në zonën e pasme Fleksibël dhe në zonën e përparme Fleksibël.
- Referojuni specifikimeve për zonat e gatimit të modelit tuaj për kohën e Rritje fuqie.
Menaxhimi i fuqisë
Zonat e gatimit kanë një nivel fuqie maksimale.
Nëse ky diapazon fuqie tejkalohet duke aktivizuar funksionin Rritje fuqie, Menaxhimi i Fuqisë ul automatikisht nivelin e fuqisë së zonës së gatimit. Më pas, ekrani ndryshon nga niveli i caktuar i fuqisë në nivelin maksimal të mundshëm të fuqisë.
Përdorimi i Zonës fleksibël
Funksioni fleksibël mund të përdoret për të gjithë zonën 1 të gatimit me qëllim përdorimin e enëve të mëdha të gatimit. (shembull: enë gatimi ovale, enë peshku)
- Shtypni butonin Zona fleksibël ☐.
- Për të përcaktuar dhe për të rregulluar nivelin e energjisë, përdorni Komandat e kontrollit.

SHËNIM
- Shtypni butonin Zona fleksibël ☐ gjatë përdorimit, funksioni Zona fleksibël do të çaktivizohet.
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël ① ndërkohë që çdo vatër funksionon në një nivel të ndryshëm, vatra ndizet në një nivel të lartë.
Zona fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus)
![graph TD A["Zonë gatimi 1"] --> B["Zonë gatimi 2"] B --> C["Zonë gatimi 3"] C --> D["Zonë gatimi 4"]](/content/2026/04/661914/images/8065c342126052960ecbaf91243c946ad271fe285050a5dcff0d16658ed675be.jpg)
Zona fleksibël është zona e madhe e gatimit në të majtë të pllakës së sobës (shihni figurën majtas) që është krijuar posaçërisht për t'u përshtatur me disa enë dhe tiganë, të cilët vijnë njëherësh në forma dhe madhësi të ndryshme. Zona fleksibël ka katër zona që përdoren nga induktorë të veçantë, duke ju mundësuar të gatuani pavarësisht se ku vendoset ena e gatimit mbi zonën e gatimit.
Me zonën fleksibël plus, mund të përdorni një kombinim të zonave të ndryshme të gatimit për të zgjeruar hapësirën e gatimit. Shtypni butonin Zona fleksibël për të përdorur zonën e gatimit si më poshtë.

SHËNIM
- Nëse përdorni vetëm një zonë gatimi, diametri i fundit të enës së gatimit duhet të jetë nën 14 cm.
- Pllakës së sobës mund t'i nevojiten 5-10 sekonda për të diktuar pozicionin e enës së gatimit.
- Ndërsa pllaka dikton enën e gatimit, mund të ketë zhurma.
- Mos e hiqni enën e gatimit ndërsa gatuani. Për arsye sigurie, pllaka e sobës ndalon automatikisht nëse ena e gatimit hiqet për më shumë se 5 sekonda.
Përdorimi i Zonës fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus)
- Shtypni butonin Zona fleksibël.
- Për të vendosur dhe rregulluar nivelin e fuqisë, përdorni butonin Niveli i fuqisë.
SHËNIM
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël □ gjatë përdorimit, funksioni Zona fleksibël do të çaktivizohet.
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël □ ndërsa secila prej zonave të gatimit punon në nivele të ndryshme, ajo do të rregullohet automatikisht në nivel më të lartë.
- Kur lëvizni ose shtoni enë gatimi në një zonë të re Flex, anuloni veprimin aktual, dhe më pas shtypni butonin përkatës të Zona e gatimit □ për të aktivizuar zonën e gatimit.
Kohëmatësi
Përdorimi i kohëmatësit si fikje për siguri
Nëse për një zonë gatimi vendoset një kohë e caktuar, zona e gatimit do të fiket kur të mbarojë koha e caktuar. Ky funksion mund të përdoret për disa zona gatimi njëkohësisht.
Zgjedhja e kohëmatësit
Zona(t) e gatimit për të cilat dëshironi të aplikoni fikjen për siguri duhet të ndizen.
- Shtypni butonin Kohëmatësi
- Caktoni kohën duke shtypur vazhdimisht butonin Kohëmatësi
- Për të anuluar cilësimet e kohëmatësit, mbani shtypur butonin Kohëmatësi për 3 sekonda.
SHËNIM
- Për të ndryshuar më shpejt cilësimet, shtypni dhe mbani shtypur cilindo nga butonat Kohëmatësi Ⓤ derisa të arrini vlerën e dëshiruar.
- Pasi të ketë përfunduar koha e përcaktuar, sinjali akustik do të bjerë disa herë. Më pas zona e gatimit do të fiket.
Funksionimi (NZ8*****7**)
Ndalo/Rifillo
Funksioni Ndalo/Rifillo ndez njëkohësisht të gjitha zonat e gatimit të ndezura me cilësim energjie të ulët dhe pastaj kalon përsëri në nivelin e fuqisë të caktuar më parë. Ky funksion mund të përdoret për të ndërprerë shkurtimisht dhe më pas për të vijuar procesin e gatimit, p.sh. për t'iu përgjigjur një telefonate. Kur funksioni Ndalo/Rifillo aktivizohet, çaktivizohen të gjithë butonat përveç butonave Ndalo II, Blloko dhe Ndez/Fik. ① Për të rifilluar gatimin, shtypni sërish butonin Ndalo I përsëri.
| Paneli i kontrollit Ekrani | ||
| Për ta ndezur | Shtypni butoninNdalo || | '' |
| Për të fikur | Shtypni butoninNdalo || | Kthehuni në nivelin e mëparshëm të fuqisë |
Ndalim i shpejtë
Ky opsion redukton hapin dhe kohën që nevojitet për të ndaluar gatimin. Për të fikur një zonë gatimi, shtypni butonin Zona e gatimit □ për 2 sekonda.
SHËNIM
Butoni Zona fleksibël nuk e mbështet funksionin e ndalimit të shpejtë.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Mund ta përdorni bllokimin e sigurisë për fëmijët për t'u mbrojtur nga ndezja e paqëllimshme në një zonë gatimi dhe nga aktivizimi i një sipërfaqeje gatimi. Edhe paneli i kontrollit, me përjashtim të butonit Ndez/Fik (vetëm komanda e fikjes), mund të bllokohet me qëllim që të parandalohen ndryshimet e cilësimeve në mënyrë paqëllimshme, si për shembull gjatë fshirjes së panelit me leckë.
Aktivizimi/çaktivizimi i bllokimit të sigurisë për fëmijët
- Shtypni butonin Blloko (3 sek) për afërsisht 3 sekonda. Një sinjal akustik do të tingëllojë si konfirmim.
- Shtypni cilindo buton, 88 do të shfaqet te ekranet duke treguar se bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
- Për të çaktivizuar bllokimin e sigurisë për fëmijët, shtypni sërish butonin Blloko për 3 sekonda. Një sinjal akustik do të tingëllojë si konfirmim.
SHËNIM
- Pavarësisht ndezjes/fikjes, bllokimi për fëmijët është aktiv.
- Bllokimin e sigurisë për fëmijët mund ta caktoni gjatë gatimit. Për të fikur vatrën kur bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktiv, shtypni butonin Ndiz/Fik ①.
Kufiri i fuqisë maksimale
Ky funksion ju lejon të rregulloni fuqinë maksimale të njësisë.
- Mbajeni pajisjen të fikur
- Shtypni njëkohësisht butonin Rritje fuqie Max majtas sipër dhe butonin Kohëmatësi majtas pas për afërsisht 3 sekonda.
- Shtypni butonin Kohëmatësi 📁 djathtas sipër për afërsisht 3 sekonda.
- Shtypni butonin Kohëmatësi majtas sipër për afërsisht 1,5 sekonda. Ekranet do të shfaqin P dhe fuqinë maksimale aktuale.
- Ju mund të rregulloni kufirin e energjisë duke përdorur butonin Blloko (3000 W, 4000 W, 7400 W)
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ⓝr të vendosur cilësimet.
SHËNIM
Në modalitet fuqie të ulët (3000 W, 4000 W), niveli i fuqisë do të rregullohet automatikisht.
- Shtypni butonin Ndiz/Fik për afërsisht 1-2 sekonda.
- Shtypni butonin Kohëmatësi 📊 djathtas sipër për 2 sekonda brenda 10 sekondave pasi të jetë ndezur energjia.
- Tingulli do të çaktivizohet dhe do të shfaqet 08 në ekran.
- Për të ndryshuar cilësimin e tingullit, përsëritni hapat 1 dhe 2. Tingulli do të aktivizohet dhe do të shfaqet në ekran.
SHËNIM
Ndryshimi i cilësimeve të tingullit pas 10 sekondave nga ndezja nuk është i mundur.
Smart Connect
Pllaka e sobës ka të integruar modulin me Wi-Fi që mund ta përdorni për të sinkronizuar pllakën me aplikacionin SmartThings. Në aplikacionin e telefonit, ju mund të:
- të monitoroni gjendjen e përdorimit dhe cilësimet e nivelit të fuqisë të elementeve të pllakës së sobës.
• monitorimi i cilësimeve të kohëmatësit.
Funksionet që mund të përdoren nga aplikacioni SmartThings mund të mos punojnë lirisht në kushte të dobëta komunikimi ose nëse produkti është instaluar në një vend me sinjal të dobët Wi-Fi.
Mënyra e lidhjes së pllakës së sobës
Përpara se të përdorni funksionet në distancë të pllakës së sobës Samsung, duhet ta çiftoni me aplikacionin SmartThings.
- Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në pajisjen inteligjente.
- Shtypni butonin Ndalo II për rreth 5 sekonda për të aktivizuar "AP".
- Gjatë kryerjes së lidhjes, treguesi i Wi-Fi do të pulsojë. Pas përfundimit të procesit, treguesi ndriçon pa pulsuar. Tani pllaka e sobës është lidhur me sukses.
- Nëse treguesi Wi-Fi i Smart Connect nuk ndizet, ndiqni udhëzimet e aplikacionit për ta rilidhur.
SHËNIM
- Sigurohuni që ta caktoni funksionin Smart Connect vetëm kur nuk ka asnjë pllakë sobe në punë.
- Për udhëzime të mëtejshme, referojuni manualit në internet në adresën www.samsung.com
Për të ndryshuar aktivizimin/çaktivizimin e Wi-Fi, përsërisni hapat nga 1 deri në 3.
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda për të ndezur pllakën e sobës.
- Shtypni butonin Ndalo ⏻ për afërsisht 3 sekonda për të aktivizuar blokimin e sigurisë për fëmijët.
- Ndiqni udhëzimet e aplikacionit dhe më pas shtypni dhe mbani shtypur butonin Rritje fuqie Max 3 sekonda.
Funksionimi (NZ8*****7**)
Komandimi i aspiratorit
Ky produkt vjen me një pajisje me Bluetooth që mund ta përdorni për të lidhur pllakën e sobës me modelet me komandim aspiratori të Samsung. Përmes lidhjes me Bluetooth, mund të përdorni funksionin e komandimit të aspiratorit në aplikacionin SmartThings.
Për të mësuar më shumë rreth modeleve me komandim aspiratori të Samsung, vizitoni www.samsung.com.
Për lidhjen me një model me komandim aspiratori
- Ndiqni udhëzimet për Bluetooth të modelit me komandim aspiratori dhe aktivizoni lidhjen me Bluetooth.
- Shtypni dhe mbani njëkohësisht shtypur butonat Kohëmatësi dhe Ndalo II djathtas sipër për t'u lidhur me Bluetooth. Kur lidhja me Bluetooth kryhet me sukses, shfaqet në ekran.
SHËNIM
- Nëse lidhja Smart Connect nuk kryhet me sukses, nuk mund të përdorni aplikacionin SmartThings për të monitoruar dhe komanduar aspiratorin.
- Në mungesë të lidhjes Smart Connect me pllakën e sobës, mund të përdorni lidhjen me Bluetooth për të çiftuar pllakën me aspiratorin dhe për t'i sinkronizuar. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat 2 dhe 3 më lart.
Funksionimi (NZ8*****8**)
Ndezja e pajisjes
Pajisja ndizet duke përdorur butonin Ndiz/Fik ①. Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda.
SHËNIM
Pasi të jetë aktivizuar butoni Ndiz/Fik ① për të ndezur pajisjen, duhet të përzgjidhet një nivel energjie brenda rreth 20 sekondave. Në të kundërt, pajisja do të fiket vetë për arsye sigurie.
Fikja e pajisjes
Për të fikur plotësisht pajisjen, përdorni butonin Ndiz/Fik ①. Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda.
SHËNIM
Pasi të keni fikur një zonë të vetme gatimi ose të gjithë sipërfaqen e gatimit, prania e nxehtësisë së mbetur do të shfaqet në ekranin digjital të zonës përkatëse të gatimit në formën e një H. Kjo tregon se zona është ende e nxehtë. Temperatura ulet, H do të zhduket.
Zgjedhja e zonës së gatimit dhe nivelit të energjisë
- Për të zgjedhur zonën e gatimit, shtypni butonin përkatës të zonës së gatimit □.
- Për të përcaktuar dhe për të rregulluar nivelin e energjisë, shtypni butonat e nivelit të energjisë.
| Komandat e kontrollit | 0——15—Max |
| Çelësi i kontrollit | Max |
SHËNIM
- Kur zgjidhni zonën e gatimit, niveli i paracaktuar vendoset në 15.
- Nëse shtypni më shumë se një buton për më shumë se 8 sekonda, 80 do të shfaqet në ekranin e zonës së gatimit.
Cilësime të sugjeruara për gatimin e ushqimeve specifike
Numrat në tabelën e mëposhtme janë udhëzues. Niveli i energjisë i nevojshëm për metoda të ndryshme gatimi varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë cilësinë e enës së gatimit që po përdoret, si dhe llojin dhe sasinë e ushqimit që po gatuhet.
| Nivel i fuqise | Metoda e gatimit Shembujt e perdorimit | |
| 14-15 | Ngrohje / Skucje e lehtë / Skuqje | Ngrohje e sasive të mëdha të lengjeve, zierje e makaronave, përzhitje e mishit, skuqje e fortë e gulashit, zierje e mishit |
| 8-11 Skuqje | intensive | Biftek, filetë mishi, patate të tiganisura me qepë, salsiçe, petulla në tigan/ pallaçinka |
| 7-10 Skuqje | Schnitzel/kotëleta, mëlçi, peshk, mish i skuqur fort, vezë të skuqura | |
| 5-7 Zierje | Catuan deri në 1,5 l | lëng, patate, perime |
| 2-4 | Zierje me presion / Zierje me zjarr të ngadalshëm / Zierje | Zierje me presion dhe me zjarr të ngadalshëm i sasive të vogla të perimeve, zierje e orizit dhe e gatimeve me qumësht |
| 1-2 Shkrirja | Shkrirje e gjalpit, shkrirje e xhelatinës, shkrirje e çokollatës | |
SHËNIM
Do t'ju duhet të rregulloni nivelin e energjisë sipas ushqimeve dhe enëve përkatëse të gatimit.
Rritje fuqie
Funksioni Rritje fuqie shton energjinë për secilën nga zonat e gatimit. (shembull: vendosni një sasi të madhe uji për ta zierë)
Pas kohës së Rritje fuqie, zonat e gatimit kthehen automatikisht në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.
SHËNIM
- Në rrethana të caktuara, funksioni Rritje fuqie mund të çaktivizohet automatikisht për të mbrojtur pjesët e brendshme elektronike të pllakës së sobës. Për shembull, është e pamundur të prodhohet fuqi maksimale njëkohësisht në zonën e pasme Fleksibël dhe në zonën e përparme Fleksibël.
- Referojuni specifikimeve për zonat e gatimit të modelit tuaj për kohën e Rritje fuqie.
Menaxhimi i fuqisë
Zonat e gatimit kanë një nivel fuqie maksimale.
Nëse ky diapazon fuqie tejkalohet duke aktivizuar funksionin Rritje fuqie.
Menaxhimi i Fuqisë ul automatikisht nivelin e fuqisë së zonës së gatimit.
Ekrani për këtë zonë gatimi ndryshon për disa sekonda midis nivelit të caktuar të fuqisë dhe nivelit maksimal të mundshëm të fuqisë. Më pas, ekrani ndryshon nga niveli i caktuar i fuqisë në nivelin maksimal të mundshëm të fuqisë.
Përdorimi i zonës fleksibël (Vetëm për modelet që kanë zonën fleksibël)
Funksioni fleksibël mund të përdoret për të gjithë zonën e majtë të gatimit me qëllim përdorimin e enëve të mëdha të gatimit. (shembull: enë gatimi ovale, enë peshku)
- Shtypni butonin Zona fleksibël ☐.
- Për të vendosur dhe rregulluar nivelin e fuqisë, përdorni butonin Niveli i fuqisë.
SHËNIM
- Shtypni butonin Zona fleksibël ☐ gjatë përdorimit, funksioni Zona fleksibël do të çaktivizohet.
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël ☐ ndërkohë që çdo vatër funksionon në një nivel të ndryshëm, vatra ndizet në një nivel të lartë.
Zona fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus)
![graph TD A["Zonë gatimi 1"] --> B["Zonë gatimi 2"] B --> C["Zonë gatimi 3"] C --> D["Zonë gatimi 4"]](/content/2026/04/661914/images/de54c86b1de233ea6961c5ab745a5518c7165c948f6dd61ca9a00e51e81892f7.jpg)
Zona fleksibël është zona e madhe e gatimit në të majtë të pllakës së sobës (shihni figurën majtas) që është krijuar posaçërisht për t'u përshtatur me
disa enë dhe tiganë, të cilët vijnë njëherësh në forma dhe madhësi të ndryshme. Zona fleksibël ka katër zona që përdoren nga induktorë të veçantë, duke ju mundësuar të gatuani pavarësisht se ku vendoset ena e gatimit mbi zonën e gatimit.
Me zonën fleksibël plus, mund të përdorni një kombinim të zonave të ndryshme të gatimit për të zgjeruar hapësirën e gatimit. Shtypni butonin Zona fleksibël 3 për të përdorur zonën e gatimit si më poshtë.

SHËNIM
- Nëse përdorni vetëm një zonë gatimi, diametri i fundit të enës së gatimit duhet të jetë nën 14 cm.
- Pllakës së sobës mund t'i nevojiten 5-10 sekonda për të diktuar pozicionin e enës së gatimit.
- Ndërsa pllaka dikton enën e gatimit, mund të ketë zhurma.
- Mos e hiqni enën e gatimit ndërsa gatuani. Për arsye sigurie, pllaka e sobës ndalon automatikisht nëse ena e gatimit hiqet për më shumë se 5 sekonda.
Përdorimi i Zonës fleksibël plus (Vetëm për modelet që e kanë zonën fleksibël plus)
- Shtypni butonin Zona fleksibël
- Për të vendosur dhe rregulluar nivelin e fuqisë, përdorni butonin Niveli i fuqisë.
SHËNIM
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël gjatë përdorimit, funksioni Zona fleksibël do të çaktivizohet.
- Nëse shtypni butonin Zona fleksibël ndërsa secila prej zonave të gatimit punon në nivele të ndryshme, ajo do të rregullohet automatikisht në nivel më të lartë.
Zona e gatimit: Kur lëvizni ose shtoni enë gatimi në një zonë të re Flex, anuloni veprimin aktual, dhe më pas shtypni butonin përkatës të Zonës së gatimit për të aktivizuar zonën e gatimit.
Ruaj ngrohtësinë
- Përdoreni këtë funksion për ta mbajtur ngrohtë ushqimin e gatuar. Shtypni butonin përkatës Zona e gatimit.
- Shtypni butonin Ruaj ngrohtësinë
- Ekrani i zonës së gatimit do të ndryshojë.
- Shtypni sërish butonin Ruaj ngrohtësinë për të fikur zonën e gatimit.
Kohëmatësi
Përdorimi i kohëmatësit si fikje për siguri
Nëse për një zonë gatimi vendoset një kohë e caktuar, zona e gatimit do të fiket pasi të ketë mbaruar koha e caktuar. Ky funksion mund të përdoret për disa zona gatimi njëkohësisht.
Cilësimi i kohëmatësit
Zona(t) e gatimit për të cilat dëshironi të aplikoni fikjen për siguri duhet të ndizen.
- Shtypni butonin Kohëmatësi
- Caktoni kohën duke shtypur vazhdimisht butonin Kohëmatësi
- Për të anuluar cilësimet e kohëmatësit, mbani shtypur butonin Kohëmatësi për 3 sekonda.
SHËNIM
- Për të ndryshuar më shpejt cilësimet, shtypni dhe mbani shtypur cilindo nga butonat Kohëmatësi derisa të arrini vlerën e dëshiruar.
- Pasi të ketë përfunduar koha e përcaktuar, sinjali akustik do të bjerë disa herë. Gjithsesi, zona e gatimit nuk do të fiket.
Ndalo/Rifillo
Funksioni Ndalo/Rifillo ndez njëkohësisht të gjitha zonat e gatimit të ndezura me cilësim energjie të ulët dhe pastaj kalon përsëri në nivelin e fuqisë të caktuar më parë. Ky funksion mund të përdoret për të ndërprerë shkurtimisht dhe më pas për të vijuar procesin e gatimit, p.sh. për t'iu përgjigjur një telefonate.
Kur aktivizohet funksioni Ndalo/Rifillo, çaktivizohen të gjithë butonat përveç butonave Ndalo & Blloko dhe Ndez/Fik
Për të rifilluar gatimin, shtypni sërish butonin Ndalo & Blloko.
| Paneli i kontrollit Ekrani | ||
| Për ta ndezur | Shtypni butoninNdalo & Bbloko 2014 | '' |
| Për ta fikur | Shlypni butoninNdalo & Bbloko 2014 | Kthehuni në nivelin e mëparshëm të fuqisë |
Ndalim i shpejtë
Ky opsion redukton hapin dhe kohën që nevojitet për të ndaluar gatimin. Për të fikur një zonë gatimi, shtypni butonin Zona e gatimit për 2 sekonda.
SHËNIM
Butoni Zona fleksibël nuk e mbështet funksionin e ndalimit të shpejtë.
Funksionimi (NZ8*****8**)
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Mund ta përdorni bllokimin e sigurisë për fëmijët për t'u mbrojtur nga ndezja e paqëllimshme në një zonë gatimi dhe nga aktivizimi i një sipërfaqeje gatimi. Edhe paneli i kontrollit, me përjashtim të butonit Ndiz/Fik (vetëm komanda e fikjes), mund të bllokohet me qëllim që të parandalohen ndryshimet e cilësimeve në mënyrë paqëllimshme, si për shembull gjatë fshirjes së panelit me leckë.
Aktivizimi/çaktivizimi i bllokimit të sigurisë për fëmijët
- Shtypni butonin Ndalo & Blloko për afërsisht 3 sekonda. Një sinjal akustik do të tingëllojë si konfirmim.
- Shtypni cilindo buton; do të shfaqet te ekranet duke treguar se bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
- Për të çaktivizuar bllokimin e sigurisë për fëmijët, shtypni sërish butonin Ndalo & Blloko për 3 sekonda. Një sinjal akustik do të tingëllojë si konfirmim.
SHËNIM
- Pavarësisht ndezjes/fikjes, bllokimi për fëmijët është aktiv.
- Bllokimin e sigurisë për fëmijët mund ta caktoni gjatë gatimit. Për të çaktivizuar vatrën kur bllokimi i sigurisë për fëmijët është i ndezur, shtypni butonin Ndiz/Fik ose çaktivizoni në fillim bllokimin e sigurisë për fëmijët dhe më pas shtypni butonin përkatës të Zona e gatimit.
Kufiri i fuqisë maksimale
Ky funksion ju lejon të rregulloni fuqinë maksimale të njësisë.
- Mbajeni pajisjen të fikur
- Shtypni butonin Ndalo & Blloko 11 për afërsisht 3 sekonda për të ndezur bllokimin e sigurisë për fëmijët.
- Shtypni njëkohësisht butonin Zona e gatimit □ majtas sipër dhe butonin Zona e gatimit □ djathtas sipër për afërsisht 3 sekonda.
- Shtypni butonin Kohëmatësi për afërsisht 3 sekonda. Ekranet do të shfaqin P për fuqinë maksimale aktuale
- Mund ta rregulloni kufirin e energjisë duke përdorur butonin Ndalo & Blloko 11 (3000 W, 4000 W, 7400 W)
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për të vendosur cilësimet.
SHËNIM
Në modalitet fuqie të ulët (3000 W, 4000 W), niveli i fuqisë do të rregullohet automatikisht.
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda.
- Shtypni butonin Kohëmatësi ⏻ për 3 sekonda brenda 10 sekondave pasi të jetë ndezur energjia.
- Tingulli do të çaktivizohet dhe do të shfaqet 08 në ekran.
- Për të ndryshuar cilësimin e tingullit, përsëritni hapat 1 dhe 2. Tingulli do të aktivizohet dhe do të shfaqet në ekran.
SHËNIM
Ndryshimi i cilësimeve të tingullit pas 10 sekondash nga ndezja nuk është i mundur.
Smart Connect
Pllaka e sobës ka të integruar modulin me Wi-Fi që mund ta përdorni për të sinkronizuar pllakën me aplikacionin SmartThings. Në aplikacionin e celularit inteligjent mund:
- të monitoroni gjendjen e përdorimit dhe cilësimet e nivelit të fuqisë të elementeve të pllakës së sobës.
- të kontrolloni dhe të ndryshoni cilësimet e kohëmatësit.
Funksionet që mund të përdoren nga aplikacioni SmartThings mund të mos punojnë lirisht në kushte të dobëta komunikimi ose nëse produkti është instaluar në një vend me sinjal të dobët Wi-Fi.
Mënyra e lidhjes së pllakës së sobës
Përpara se të përdorni funksionet në distancë të pllakës së sobës Samsung, duhet ta çiftoni me aplikacionin SmartThings.
- Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në pajisjen inteligjente.
- Shtypni butonin Ndiz/Fik ① për afërsisht 1-2 sekonda për të ndezur pllakën e sobës.
- Shtypni butonin Ndalo & Biloko Ⅱ për afërsisht 3 sekonda për të aktivizuar bilokimin e sigurisë për fëmijët.
- Ndiqni udhëzimet e aplikacionit dhe shtypni dhe mbani shtypur butonin Max për 3 sekonda.
- Gjatë kryerjes së lidhjes, treguesi i Wi-Fi do të pulsojë. Pas përfundimit të procesit, treguesi ndriçon pa pulsuar. Tani pllaka e sobës është lidhur me sukses.
- Nëse treguesi Wi-Fi i Smart Connect nuk ndizet, ndiqni udhëzimet e aplikacionit për ta rilidhur.
SHËNIM
- Sigurohuni që ta caktoni funksionin Smart Connect vetëm kur nuk ka asnjë pllakë sobe në punë.
- Për udhëzime të mëtejshme, referojuni manualit në internet në adresën www.samsung.com
Për të ndryshuar aktivizimin/çaktivizimin e Wi-Fi, përsërisni hapat nga 2 deri në 4.
Komandimi i aspiratorit
Ky produkt vjen me një pajisje me Bluetooth që mund ta përdorni për të lidhur pllakën e sobës me modelet me komandim aspiratori të Samsung. Përmes lidhjes me Bluetooth, mund të përdorni funksionin e komandimit të aspiratorit në aplikacionin SmartThings.
Për të mësuar më shumë rreth modeleve me komandim aspiratori të Samsung, vizitoni www.samsung.com.
Për lidhjen me një model me komandim aspiratori
- Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në celularin inteligjent. Më pas, kryeni procedurën Smart Connect për t'u lidhur me pllakën e sobës.
- Ndiqni udhëzimet për Bluetooth të modelit me komandim aspiratori dhe aktivizoni lidhjen me Bluetooth.
- Shtypni dhe mbani njëkohësisht butonat Kohëmatësi ⏻ dhe Ndalo & Blloko 11 për të realizuar lidhjen me Bluetooth. Kur lidhja me Bluetooth kryhet me sukses, shfaqet në ekran.
- Për të përdorur komandimin e aspiratorit, ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit të modelit me komandim aspiratori dhe në udhëzuesin e aplikacionit.
SHËNIM
- Nëse lidhja Smart Connect nuk kryhet me sukses, nuk mund të përdorni aplikacionin SmartThings për të monitoruar dhe komanduar aspiratorin.
- Në mungesë të lidhjes Smart Connect me pllakën e sobës, mund të përdorni lidhjen me Bluetooth për të çifluar pllakën me aspiratorin dhe për t'i sinkronizuar. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat 2 dhe 3 më lart.
Mirëmbajtja e pajisjes
Pllakë sobe
VINI RE
Detergjentet e pastrimit nuk duhet të bien në kontakt me një sipërfaqe të nxehtë të xhamit qeramikë: Të gjithë detergjentet e pastrimit duhet të hiqen me sasi të përshtatshme të ujit të pastër pas pastrimit sepse ato mund të kenë një efekt kaustik kur sipërfaqja nxehet. Mos përdorni asnjë pastrues të fortë si sprajet për skarën ose furrën, tel enesh ose pastrues të ashpër enesh.
SHËNIM
Pastrojeni sipërfaqen prej xhami qeramike pas çdo përdorimi kur ende është i ngrohtë aq sa edhe mund të preket. Kjo do të parandalojë djegien e derdhjes në sipërfaqe. Hiqni skoriet, njollat e ujit, pikat e yndyrës dhe çngjyrosjen metalike duke përdorur një pastrues të disponueshëm në treg për xhamin qeramike ose inoksin.
Njollat e lehta
- Fshijeni sipërfaqen prej xhami qeramike me një copë të lagësht.
- Thajeni me një copë të thatë. Mbetjet e detergjenteve të pastrimit nuk duhet të lihen mbi sipërfaqe.
- Pastrojeni krejtësisht të gjithë sipërfaqen e gatimit prej xhami qeramike njëherë në javë me një pastrues të disponueshëm në treg për xhamin qeramikë dhe inoksin.
- Fshijeni sipërfaqen e xhamit qeramikë duke përdorur sasi të përshtatshme uji të pastër dhe thajeni me një copë të pastër pa përbërje liri.
Njollat e forta

- Për të hequr ushqimin e zier shumë dhe spërkatjet e forta, përdorni një krues xhami.
- Vendoseni kruesin e xhamit në një kënd me sipërfaqen e xhamit qeramikë.
- Hiqeni njollën duke e kruajtur me tehun.
SHËNIM
Kruesit e xhamit dhe pastruesit e xhamit qeramikë janë të disponueshëm në dyqanet e specialiteteve.
Njollat problematike

- Higeni sheqerin e djegur, plastikën e shkrirë, letrën e aluminit ose materialet e tjera me një krues xhami menjëherë dhe për sa kohë që është ende i nxehtë.
VINI RE
Ka rrezik që të digjeni kur përdoret kruesi i xhamit mbi një zonë të nxehtë gatimi:
- Pastrojeni pllakën e sobës normalisht pasi të jetë ftohur. Nëse zona e gatimit mbi të cilën ka shkrirë diçka është lënë të ftohet, ngroheni përsëri për ta pastruar.
SHËNIM
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqen e xhamit qeramikë të shkaktuara për shembull nga një tigan me anë të mprehta nuk mund të hiqen. Gjithsesi, ato nuk e dëmtojnë funksionimin e pllakës së sobës.
Korniza e pllakës së sobës (opsion)
VINI RE
Mos përdorni uthull, lëng limoni ose pastrues skorjesh mbi kornizën e pllakës së sobës, përndryshe do të shfaqen njolla të errëta.
- Fshijeni kornizën me një copë të lagësht.
- Njomini papastërtitë e thara me një copë të njomë. Fshijeni dhe thajeni.
Për të shmangur dëmtimin e pajisjes tuaj
- Mos e përdorni pilakën e sobës si sipërfaqe pune ose për të vendosur gjëra.
- Mos e vini në punë një zonë gatimi nëse nuk ka asnjë tigan mbi pilakën e sobës ose nëse tigani është bosh.
- Xhami qeramikë është shumë i fortë dhe rezistent ndaj goditjeve të temperaturës, por nuk është i pathyeshëm. Ai mund të dëmtohet nga një objekt shumë i mprehtë ose i fortë që bie mbi pilakën e sobës.
- Mos i vendosni tiganët mbi kornizën e pilakës së sobës. Lustra mund të gërvishtet ose të dëmtohet.
- Shmangni derdhjen e lëngjeve acide, për shembull uthulla, lëngu i limonit dhe detergjentet anti-skorie, në kornizën e pilakës së sobës, pasi këto lëngje mund të shkaktojnë njolla të errëta.
- Nëse sheqeri ose një preparat që përmban sheqer bie në kontakt me një zonë të nxehtë gatimi dhe shkrihet, ajo duhet të pastrohet menjëherë me një krues kuzhine sa është ende e nxehtë. Nëse lihet të ftohet, sipërfaqja mund të dëmtohet kur ta fshini.
- Mbajini të gjitha mjetet dhe materialet që mund të shkrihen, si për shembull plastikat, letrat e aluminit dhe letrat e furrës, larg sipërfaqes së xhamit qeramikë. Nëse ndonjë gjë e këtij lloji shkrin mbi pilakën e sobës, ajo duhet të hiqet menjëherë me një krues.
Zgjidhja e problemeve dhe shërbimi
Zgjidhja e problemeve
Mund të ndodhë një problem si pasojë e një informacioni të vogël që mund ta korrigjoni vetë me ndihmën e udhëzimeve të mëposhtme. Mos u përpiqni të bëni riparime të tjera nëse udhëzimet e mëposhtme nuk ndihmojnë në secilin rast specifik.
VINI RE
Riparimet e pajisjes duhet të kryhen vetëm nga një teknik i kualifikuar shërbimi. Riparimet e kryera jo si duhet mund të shkaktojnë rrezik të konsiderueshëm për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni qendrën tuaj të shërbimit ndaj klientit.
| Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhje | |
| Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk po funksionojnë? | • Éshtë dëmtuar siguresa në rrjetin e shtepisë. |
| Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk ndizen? | • Butoni Ndiz/Fik 1është aktivizuar aksidentalisht.• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose lengje. |
| Çfarë duhet të bëj nëse pamja H, Përveç treguesit të nxehtësisë së mbetur, zhduket papritmas? | • Butoni Ndiz/Fik 1është aktivizuar aksidentalisht.• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose lengje. |
| Çfarë duhet të bej nëse, pasi të jenë fikur zonat e gatimit, nuk tregohet nxehtësia e mbetur në ekran | • Zona e gatimit u përodor vetem për pak kohë dhe si rezultat nuk u nxeh mjaftuesnëm. |
| Kodet informuese | Shkaku i mundshēm Zgjidhje | |
| 00 | Ka problem me sensorin e temperaturès sè vatrès | Rinisni pajisjen duke përdorur butonin Ndiz/Fik1. Nèse problemi vazndon, shkèputni energjinë për mè shumë se 30 sekonda.Mè pas, rinisni pajisjen dhe provoni sérish. Nèse problemi vazhdon sérish, kontaktoni një gender lokale shërbimi. |
| 03 | Temperatura diktohet mè e lartë se ajo e përcaktuar. | |
| 02 | Ka problem me sensorin PBA. | |
| 02 | Motori "DC" nuk punon për shkak të problemeve me PCB-në apo me rrjetin, ose ka crregullime elektrike në fletën e motorit. | |
| 00 | Butoni po shtypet për mè shumë se 8 sekonda. | Kontrolloni nèse butoni èshtë lagur ose shtypur. Nèse problemi vazhdon, rinisni pajisjen duke perdorur butonin Ndiz/Fik1Nèse problemi vazhdon sérish, kontaktoni një gender lokale shërbimi. |
| 00 | Komunikimet midis qarkut kryesor dhe PBC-ve nuk realizohen. | Rinisni pajisjen duke përdorur butonin Ndiz/Fik1. Nèse problemi vazhdon, shkèputni energjinë për mè shumë se 30 sekonda.Mè pas, rindizni pajisjen. If the problem still continues, contact a local service centre. |
| 02 | "IC" e aktivizuar me prekje komunikon në mènyrë të çregullt. | |
| 08 | Éshtë jashtë tensionit normal (220 ~ 240 V). | Kontrolloni mjedisin e energjisë elektrike në shtëpi. |
| 90 | Nèse ena e gatimit nuk èshtë e përshtatshme për induksion, ose funksionon pa enën e gatimit, kjo shfagen në ekran. | Përdorni një enë gatimi që eshtë e përshtatshme për induksion. |
Çfarë duhet të bëj nëse zona e gatimit nuk ndizet ose nuk fiket?
Kjo mund të ndodhë për shkak të një prej arsyeve në vijim:
- Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose lëngje.
- Bllokimi i sigurisë për fëmijët është i ndezur dhe shfaq 88.
Çfarë duhet të bëj nëse ekrani 80 është i ndriçuar?
Kontrolloni si më poshtë:
- Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose lëngje. Për ta rivendosur, shtypni butonin Ndiz/Fik ①.
- Nëse është derdhur lëng në panelin e kontrollit, fshijeni.
Çfarë duhet të bëj nëse ekrani 68 është i ndriçuar?
Kontrolloni si më poshtë:
- Pllaka e sobës mbinxehet për shkak të funksionimit anormal.
- Pasi të jetë ftohur pllaka e sobës, shtypni butonin Ndiz/Fik ① për ta rivendosur.
Çfarë duhet të bëj nëse ekrani 68 është i ndriçuar?
Kontrolloni si më poshtë:
- Ena e gatimit është e papërshtatshme, tepër e vogël ose në zonën e gatimit nuk është vendosur asnjë enë gatimi.
- Nëse përdorni një enë gatimi të përshtatshme, mesazhi i shfaqur do të zhduket automatikisht.
Si duhet të veproj nëse ventilatori i ftohjes vazhdon të funksionojë edhe pasi pllaka e sobës është fikur?
Kontrolloni si më poshtë:
- Pasi të keni përfunduar së përdoruri pllakën e sobës, ventilatori i ftohjes vazhdon të punojë vetë për ta ftohur.
- Pasi të jenë ftohur pjesët elektronike të pllakës së sobës ose nëse ka kaluar koha maksimale (10 minuta), ventilatori i ftohjes do të fiket.
- Nëse telefononi dhe kërkoni një shërbim për një informacion të dhënë më parë gjatë vënies në përdorim të pajisjes, për vizitën e teknikut të shërbimit për klientin mund të paguani një tarifë edhe gjatë periudhës së garancisë.
Shërbimi
Përpara se të telefononi për ndihmë ose shërbim, kontrolloni seksionin
"Zgjidhja e problemeve". Nëse ende keni nevojë për ndihmë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Është një gabim teknik?
Nëse po, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj për shërbimin ndaj klientit.
Gjithmonë përgatituni përpara për bisedën. Kjo do ta lehtësojë procesin e diagnostikimit të problemit dhe gjithashtu e bën më të lehtë të vendoset nëse ka nevojë për një vizitë nga shërbimi ndaj klientit apo jo.
Ju lutemi mbani shënim informacionin e mëposhtëm.
• Çfarë forme merr problemi?
• Në çfarë rrethanash ndodh problemi?
Kur telefononi ju lutemi të dini modelin dhe numrin e serisë së pajisjes suaj. Ky informacion mundësohet në pllakën e të dhënave si më poshtë:
• Përshkrimi i modelit
• Kodi i numrit të serisë (15 shifra)
Rekomandohet që të regjistroni informacionin e mëposhtëm për një referencë të lehtë.
- Modeli:
- Numri i serisë:
Kur paguani kosto edhe gjatë periudhës së garancisë?
- Nëse do ta kishit zgjidhur problemin vetë duke zbatuar një nga zgjidhjet e ofruara në seksionin "Zgjidhja e problemeve".
- Nëse tekniku i shërbimit ndaj klientit duhet të bëjë telefonata të ndryshme për shërbim, sepse atij nuk i është dhënë i gjithë informacioni përkatës përpara vizitës së tij, dhe si rezultat, për shembull, i duhet të bëjë më shumë vajtje-ardhje për pjesët. Përgatitja për telefonatën siç u përshkrua më sipër do t'ju kursejë koston e këtyre udhëtimeve.
PYETJE OSE KOMENTE?
| VENDI TELEFONONI OSE NA VIZITONI ONLINE NE | ||
| UK 0333 | 000 0333 www.samsung.com/uk/support | |
| IRELAND (EIRE) | 0818 717100 www.samsung.com/le/support | |
| CERMANY 06 | 196 77 555 77 www.samsung.com/dc/support | |
| FRANCE 01 | 48 63 00 00 www.samsung.com/fr/support | |
| SPAIN 91 | 175 00 15 www.samsung.com/es/support | |
| PORTUGAL | 210 608 098Chamada para a rede fixa nacionalDias úteis das 9h às 20h | www.samsung.com/pt/support |
| LUXEMBURG | 261 03 710 www.samsung.com/be fr/support | |
| NETHERLANDS | 088 90 90 100 www.samsung.com/nl/support | |
| BELGIUM | 02 201 24 18 | www.samsung.com/be/support(Dutch)www.samsung.com/be_fr/support(French) |
| NORWAY 21 | 529099 www.samsung.com/no/support | |
| DENMARK | 707 019 70 | www.samsung.com/dk/support |
| FINLAND 03 | 0-6227 515 www.samsung.com/fi/support | |
| SWEDEN | 0771-400 300 www.samsung.com/se/support | |
| AUSTRIA | 0800 72 67 864 (0800-SAMSUNG) | www.samsung.com/at/support |
| SWITZERLAND | 0800 726 786 | www.samsung.com/ch/support(German)www.samsung.com/ch_fr/support(French) |
| HUNGARY | 0680SAMSUNG (0680-726 7864) | www.samsung.com/hu/support |
| CZECH | 800 - SAMSUNG(800-726786) | www.samsung.com/cz/support |
| SLOVAKIA | 0800 - SAMSUNG(0800-726 786) | www.samsung.com/sk/support |
| CROATIA | 072 726 786 | www.samsung.com/hr/support |
| BOSNIA | 055 233 999 www.samsung.com/ba/support | |
| VENDI TELEFONONI OSE NA VIZITONI ONLINE NE | ||
| NORTH MACEDONIA | 023 207 777 | www.samsung.com/mk/support |
| MONTENECRO | 020 405 888 | www.samsung.com/support |
| SLOVENIA | 080 697 267 (brezplačna številka) | www.samsung.com/si/support |
| SERBIA | 011 321 6899 | www.samsung.com/rs/support |
| Kosovo | 038 40 30 90 | www.samsung.com/support |
| ALBANIA | 045 620 202 | www.samsung.com/al/support |
| BULGARIA | 0800 111 31 - Безплатен за всички оператори*3000 - Цена на един градски разговорили според тарифата на мобилният оператор09:00 до 18:00 - Понеделник до Петък | www.samsung.com/bg/support |
| ROMANIA | 0800872678 - Apel gratuit'8000 - Apel tarifat in reteaProgram Call CenterLuni - Vineri: 9 AM - 6 PM | www.samsung.com/ro/support |
| ITALIA | 800-SAMSUNG (800.7267864) | www.samsung.com/it/support |
| CYPRUS | 8009 4000 only from landline, toll free | www.samsung.com/gr/support |
| GREECE | 80111 SAMSUNG (80111 726 7864)only from land line(+30) 210 6897691 from mobile and land line | |
| POLAND | 801-172-678*(opiata wedlug taryfy operatora) | http://www.samsung.com/pl/support/ |
| LITHUANIA 8 | 800-77777 www.samsung.com/lt/support | |
| LATVIA | 8000-7267 | www.samsung.com/lv/support |
| ESTONIA 800 | 7267 www.samsung.com/ce/support | |
Indukciós főzőlap
Használati útmutató
NZ84C5047** / NZ85C5047** / NZ84C6057** /
NZ84C6058** / NZ85C6057** / NZ85C6058**
SAMSUNG