LT-50VA8035 - Televizioni JVC - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas LT-50VA8035 JVC në format PDF.
| Marka | JVC |
| Model | LT-50VA8035 |
| Lloji i produktit | Televizor LED 4K Ultra HD |
| Madhësia e ekranit | 50 inç (127 cm) |
| Rezolucioni | 3840 x 2160 pikselë |
| Sistemi operativ | Android TV |
| Përputhshmëria HDR | HDR10, HLG, Dolby Vision |
| Lidhshmëria e rrjetit | Wi-Fi 802.11ac, Ethernet (LAN) |
| Bluetooth | Po, versioni 5.0 |
| Hyrjet HDMI | 3 (HDMI 2.0a) |
| Portat USB | 2 (USB 2.0) |
| Tuner | DVB-T2/C/S2 |
| Klasa e energjisë | A+ (sipas normave evropiane) |
| Konsumi i energjisë (në gatishmëri) | 0.5 W |
| Furnizimi me energji | 220-240 V AC, 50 Hz |
| Funksioni i regjistrimit USB | Po (programim dhe direkt) |
| Chromecast i integruar | Po (Google Cast) |
| Kërkimi zanor | Po (mikrofon në telekomandë) |
| Përputhshmëria CI+ | Po (Common Interface slot) |
| Udhëzuesi i programeve (EPG) | Po |
| Altoparlantët | 2 x 8 W, Dolby Audio |
| Montimi në mur | VESA 200 x 200 mm |
| Bateritë e telekomandës | 2 x AAA (të përfshira) |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni me një leckë të butë të thatë. Mos përdorni produkte të lëngëta ose gërryese. |
| Siguria | Mos e ekspozoni ndaj lagështirës, fikeni në rast stuhie, mbajeni larg fëmijëve. |
Pyetjet më të shpeshta - LT-50VA8035 JVC
Pyetjet e përdoruesve rreth LT-50VA8035 JVC
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizioni në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LT-50VA8035 - JVC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LT-50VA8035 e markës JVC.
MANUAL I PËRDORUESIT LT-50VA8035 JVC
① Futja e baterive në telekomandë
Telekomanda mund të ketë një vidë që siguron kapakun e ndarjes së baterive në telekomandë (ose mund të jetë në një qese të veçantë) Më pas hiqni kapakun e ndarjes së baterive për të shikuar ndarjen e baterive. Vendosni dy bateri 1,5 V - madhësia AAA. Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (duke respektuar polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë vetëm me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni përsëri kapakun dhe vidën
-ose-
Në fillim hiqni vidhën që mban kapakun e ndarjes së baterive në anën e pasme të telekomandës. Ngrijeni me kujdes kapakun. Vendosni dy bateri 1,5 V - madhësia AAA. Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (kini parasysh polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë vetëm me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni përsëri kapakun. Më pas vidhoseni përsëri kapakun.
-ose-
Hiqni kapakun e pasmë për të zbuluar vendin e baterive. Duhet të veproni si më poshtë për të bërë këtë:
- Vendosni majën e një stilolapsi ose një objekt tjetër me majë në vrimën mbi kapak dhe shtypeni.
- Më pas shtypeni fort mbi kapak dhe rrëshqiteni në drejtim të shigjetës.
Vendosni dy bateri 1,5 V - madhësia AAA. Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (kini parasysh polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë vetëm me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni përsëri kapakun.
2 Lidhjet
Antena
Lidhni kabllon e antenës me televizorin.

text_image
ana e pasme e televizorit LNB ANT. antena satelitore antena/ kabloja e televizoritLidhja HDMI
ana e pasme ose prapa majtas në televizor

Pajisjet e jashtme

JU LUTEMI SIGUROHUNI QË TË DYJA NJËSITË TË JENË TË FIKURA PARA SE T'I LIDHNI
Përdorni kabllon e duhur për t'i lidhur dy njësitë bashkë. Për të zgjedhur burimin e dëshiruar të hyrjes, shtypni butonin Burimi në telekomandë. Ose shtypni në qendër të çelësit nga ana e brendshme në mënyrë të përsëritur deri sa të shfaqet lista e Burimeve.
-ose-
Përdorni kabllon e duhur për t'i lidhur dy njësitë bashkë. Për të zgjedhur burimin e dëshiruar të hyrjes, shtypni butonin Burimi në telekomandë. Ose shtypni butonin e kontrollit për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar fokusin tek opzioni Burimi. Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar këtë opson. Ngjyra e ikonës së opsonit ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë butonin për të shfaqur listën e burimeve. Lëvizni në burimet e disponueshme duke shtypur butonin.
Energjia
Pas heqjes së paketimit, lëreni televizorin të arrijë në temperaturën e ambientit në dhomë para se ta lidhni me rrjetin elektrik. Vini kabllon elektrike në një prizë të rrjetit elektrik.
E RËNDËSISHME: Aparati i televizorit është i projektuar të funksionojë në spina me 220-240V AC, 50 Hz.

Për të ndezur televizorin nga modaliteti në pritje:
- Shtypni butonin Në gatishmëri, një buton numerik ose butonin Programi +/- në telekomandë.
- Shtypni në mesin e çelësit të komandimit në anën e brendshme, i cili ndodhet në anën e majtë të televizorit.

Për të ndezur televizorin nga modaliteti në pritje:
- Shtypni butonin Në gatishmëri, një buton numerik ose butonin Programi +/- në telekomandë.
- Shtypni butonin e kontrollit të televizorit

text_image
ABC DEF GH 1 2 3 JAL HMO FORS 4 5 6 TUY MXYZ ORIS 7 8 9 0 P
Lidhja e internetit
Mund ta konfiguroni televizorin që të mund të ketë akses në internet nëpërmjet rrjetit të zonës lokale (LAN) duke përdorur një lidhje me tel ose me valë. Referojuni manualit të plotë të përdoruesit për udhëzime të detajuara.
Rrjeti me tel Rrjeti me valë

flowchart
graph TD
A["User Interface"] --> B["Modem/router"]
B --> C["Router"]
C --> D["Monitor"]
D --> E["Wireless modem/router"]
E --> F["User Interface"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#cff,stroke:#333
style F fill:#ffc,stroke:#333
Shënim: Figurat janë vetëm përfaqësuese

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9 LANG 0 26 25 4 5 6 7 8 9 OK i P 24 23 22 21 10 11 12 13 14 15 NETFLIX YouTube MENU 19 18 17 16 17 16-
Në gatishmëri: Gatishmëria e shpejtë / Në gatishmëri / Ndezur
-
Butonat numerikë: Ndërron kanalin në modalitetin e televizorit të drejtpërdrejtë, fut një numër ose një shkronjë në kutinë e tekstit në ekran
-
Gjuha: Ndërron modalitetet e zërit (televizori analog), shfaq dhe ndryshon gjuhën e audios (për televizorin dixhital, kur ka)
-
Volumi +/-
-
Mikrofoni: Aktivizon mikrofonin në telekomandë
-
Kreu: Hap ekranin kryesor
-
Guida: Shfaq guidën e programeve elektronike në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
OK: Konfirmon zgjedhjet, hyn në nënmeny, shikon listën e kanaleve (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Prapa/Kthehu: Kthehet tek ekrani i mëparshëm i menysë, kthehet prapa një hap, mbyll dritaret e hapura, mbyll teletekstin (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt-teletekstit)
-
Netflix: Hap aplikacionin e Netflix.
-
Menyja: Shfaq menynë e parametrave të televizionit drejtpërdrejt në menynë e televizionit drejtpërdrejt
-
Butonat me ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionet e butonave me ngjyra
-
Rikthe: Lëviz kuadrin prapa në media të tilla si filma
-
Ndalo: Ndalon median që po lexohet
-
Regjistroni: Regjistron programet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**)
-
Pauzë: Ndërpret median që po lexohet, fillon regjistrimin me zhvendosje në kohë në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**) Luani: Fillon leximin e medias së zgjedhur
-
Tekst: Hap dhe mbyll teletekstin (kur ka në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Përpara shpejt: Lëviz kuadrin përpara në media të tilla si filma
-
Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të transmetimit dhe përmbajtjeve në modalitetin e televizionit drejtpërdrejt
-
YouTube: Hap aplikacionin e YouTube
-
Dil: Mbyll dhe del nga menytë e shfaqura të Parametrave të televizionit drejtpërdrejt, mbyll ekranin bazë
-
Butonat e drejtimit: Lëvizin te menytë, caktojnë opsonet, lëvizin fokusin e kursorit etj., caktojnë kohën e regjistrimit dhe shfaqin nënfaqet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt - teletekstit kur shtypni butonin djathtas ose majtas. Ndiqni udhëzimet në ekran.
-
Info: Shfaq informacione mbi përmbajtjen në ekran
-
Programi + / -: Rrit/zvogëlon numrin e kanalit në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
Bllokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e televizorit
-
Titrat: Aktivizon dhe çaktivizon titrat (kur ka)
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9 0 _ 4 5 6 7 8 NETFLIX YOU MENU 10 11 12 13 14 15 16 26 25 24 23 22 21 20 19 18 17-
Në gatishmëri: Gatishmëria e shpejtë / Në gatishmëri / Ndezur
-
Butonat numerikë: Ndërron kanalin në modalitetin e televizorit të drejtpërdrejtë, fut një numër ose një shkronjë në kutinë e tekstit në ekran
-
Gjuha: Ndërron modalitetet e zërit (televizori analog), shfaq dhe ndryshon gjuhën e audios (për televizorin dixhital, kur ka)
-
Kreu: Hap ekranin kryesor
-
Billokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e televizorit
-
Volumi +/-
-
Guida: Shfaq guidën e programeve elektronike në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
Butonat e drejtimit: Lëvizin te menytë, caktojnë opsonet, lëvizin fokusin e kursorit etj., caktojnë kohën e regjistrimit dhe shfaqin nënfaqet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt - teletekstit kur shtypni butonin djathtas ose majtas. Ndiqni udhëzimet në ekran.
-
OK: Konfirmon zgjedhjet, hyn në nënmeny, shikon listën e kanaleve (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Prapa/Kthehu: Kthehet tek ekrani i mëparshëm i menysë, kthehet prapa një hap, mbyll dritaret e hapura, mbyll teletekstin (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt-teletekstit)
-
Netflix: Hap aplikacionin e Netflix.
-
Menyja: Shfaq menynë e parametrave të televizorit drejtpërdrejt në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt, shfaq opsonet e disponueshme të parametrave si zëri dhe figura
-
Ndalo: Ndalon median që po lexohet
-
Rikthe: Lëviz kuadrin prapa në media të tilla si filma
-
Regjistro: Regjistron programet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**)
-
Butonat me ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionet e butonave me ngjyra
-
Tekst: Hap dhe mbyll teletekstin (kur ka në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Pauzë: Ndërpret median që po lexohet, fillon regjistrimin me zhvendosje në kohë në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**) Lexo: Fillon leximin e medias së zgjedhur
-
Përpara shpejt: Lëviz kuadrin përpara në media të tilla si filma
-
Butoni im 1: Hap menynë e parametrit të modalitetit të figurës në burimet e disponueshme
-
YouTube: Hap aplikacionin e YouTube
-
Dil: Mbyll dhe del nga menytë e shfaqura të parametrave të televizorit drejtpërdrejt, mbyll aplikacionet në ekzekutim dhe/ose ekranin kryesor dhe kalon te burimi i fundit i caktuar
-
Info: Shfaq informacione mbi përmbajtjen në ekran
-
Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të transmetimit dhe të përmbajtjeve, mbyll ekranin kryesor dhe kalon te burimi i fundit i caktuar
-
Programi +/-: Rrit/zvogëlon numrin e kanalit në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
Titrat: Aktivizon dhe çaktivizon titrat (kur ka)
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
5
Telekomanda RC4390

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 1 / 8 2 abc 3 def 4 ghi 5 μ 6 mio 7 pcs 8 lon 9 wayi 0 _ + V - P 25 24 23 22 21 i OK BACK EXIT NETFLIX YouTube 19 18 17 16 26-
Në gatishmëri: Gatishmëria e shpejtë / Në gatishmëri / Ndezur
-
Butonat numerikë: Ndërron kanalin në modalitetin e televizorit të drejtpërdrejtë, fut një numër ose një shkronjë në kutinë e tekstit në ekran
-
Gjuha: Ndërron modalitetet e zërit (televizori analog), shfaq dhe ndryshon gjuhën e audios (për televizorin dixhital, kur ka)
-
Bilokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e televizorit
-
Volumi +/-
-
Menyja: Shfaq menynë e parametrave të televizorit drejtpërdrejt në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt, shfaq opsonet e disponueshme të parametrave si zëri dhe figura
-
Butonat e drejtimit: Lëvizin te menytë, caktojnë opsonet, lëvizin fokusin e kursorit etj., caktojnë kohën e regjistrimit dhe shfaqin nënfaqet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt - teletekstit kur shtypni butonin djathtas ose majtas. Ndiqni udhëzimet në ekran.
-
OK: Konfirmon zgjedhjet, hyn në nënmeny, shikon listën e kanaleve (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Prapa/Kthehu: Kthehet tek ekrani i mëparshëm i menysë, kthehet prapa një hap, mbyll dritaret e hapura, mbyll teletekstin (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt-teletekstit)
-
Netflix: Hap aplikacionin e Netflix.
-
Butoni im 1: Hap menynë e parametrit të modalitetit të figurës në burimet e disponueshme
-
Butonat me ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionet e butonave me ngjyra
-
Rikthe: Lëviz kuadrin prapa në media të tilla si filma
-
Regjistro: Regjistron programet në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**)
-
Butoni Lexo/Pauzë (*)
-
Butoni Lexo/Pauzë (*)
-
Ndalo: Ndalon median që po lexohet
-
Përpara shpejt: Lëviz kuadrin përpara në media të tilla si filma
-
Guida: Shfaq guidën e programeve elektronike në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
YouTube: Hap aplikacionin e YouTube
-
Dil: Mbyll dhe del nga menytë e shfaqura të parametrave të televizorit drejtpërdrejt, mbyll aplikacionet në ekzekutim dhe/ose ekranin kryesor dhe kalon te burimi i fundit i caktuar
-
Info: Shfaq informacione mbi përmbajtjen në ekran
-
Kreu: Hap ekranin kryesor
-
Programi + / -: Rrit/zvogëlon numrin e kanalit në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
-
Tekst: Hap dhe mbyll teletekstin (kur ka në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
-
Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të transmetimit dhe të përmbajtjeve, mbyll ekranin kryesor dhe kalon te burimi i fundit i caktuar
(*) Lexo - Fillon leximin e medias së zgjedhur Pauzë - Ndërpret median që po lexohet, fillon regjistrimin me zhvendosje në kohë në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt(**)
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Kur e ndizni për herë të parë, para se të fillojë konfigurimi fillestar do të kryhet një kërkim për aksesorët. Ndiqni informacionet në ekran për ta çiftuar telekomandën dhe aksesorët e tjerë pa tela me televizorin. Për ta çiftuar telekomandën, mbani të shtypur butonin Burimi për 5 sekonda. Shtypni Dilni për të përfunduar procesin e shtimit të aksesorëve dhe për të filluar konfigurimin. Pas kësaj do të shfaqet ekrani i mirëseardhjes. Zgjidhni gjuhën tuaj dhe shtypni OK. Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar televizorin dhe për të instaluar kanalet. Eksperti i instalimit do t'ju drejtojë nëpër procesin e konfigurimit. Mund ta kryeni konfigurimin fillestar në çdo kohë duke përdorur opsonin Rivendosni në menynë Parametrat > Preferencat e pajisjes. Mund të hyni në menynë Parametrat nga ekrani bazë ose nga menyja Opsionet e televizorit në modalitetin e televizionit drejtpërdrejt.
Aksesorët e përfshirë
- Telekomanda
- Bateritë: 2 x AAA
- Udhëzuesi i fillimit të shpejtë
- Skeda e produktit
Përmbledhja e veçorive
Lexuesi i multimedias
Shfletoni përmbajtjen e medias të ruajtur në pajisjet USB që janë të lidhura me televizorin tuaj ose në pajisjet celulare që janë të lidhura në të njëtin rrjet si televizori juaj duke përdorur aplikacionin MMP
Ndërfaqja e përgjithshme
Shkodoni kanalet e enkriptuara të televizionit dixhital me një Modul të aksesit të kushtëzuar (CAM) dhe një kartë të dhënë nga një operator shërbimi televiziv dixhital
Regjistrimi në USB(\*\*)
Regjistroni programet tuaja të preferuara televizive
Guida elektronike e programeve
Shfaqni programet televizive dixhitale të planifikuara CEC
Kontrolloni funksionet bazë të pajisjeve audio/video të lidhura dhe të përputhura HDMI-CEC me telekomandën e televizorit
HbbTV
Hyni te shërbimet HbbTV (shërbimet janë në varësi të transmetimit)
Aplikacionet
Hyni tek aplikacionet e instaluara në televizorin tuaj dhe shtoni të tjera nga tregu
Google Cast
Me teknologjinë e integruar të Google Cast mund të transmetoni përmbajtje nga pajisja juaj celulare drejtpërdrejt në televizorin tuaj.
Kërkimi me zë (\*\*)
Mund të filloni një kërkim zanor duke përdorur mikrofonin e integruar të telekomandës
Bluetooth ^® (\*\*)
Lidhni pajisjet audio ose telekomandat me valë me televizorin.
(**) Vetëm modele të kufizuara
Diapazoni i lartë dinamik (HDR) / Gama e regjistrimit hibrid (HLG)
Me përdorimin e kësaj veçorie, televizori mund të riprodhojë një diapazon më të madh dinamik për ndriçimin duke regjistruar dhe duke kombinuar më pas disa ekspozime të ndryshme. Veçoria HDR/ HLG premton një cilësi më të mirë të figurës falë theksimeve më të ndritshme dhe më reale, ngjyrave më reale si dhe përmirësimeve të tjera. Ajo siguron pamjen që kërkojnë të arrijnë regjisorët e filmave, duke shfaqur zonat e fshehura të hijeve të errëta dhe të dritës së diellit me qartësi, ngjyra dhe detaje të plota. Përmbajtjet e HDR/HLG mbështeten nëpërmjet aplikacioneve originale dhe të tregut, hyrjeve HDMI, USB dhe nëpërmjet transmetimeve DVB-S. Caktoni hyrjen përkatëse të burimit HDMI si EDID 2.0 ose Audo EDID nga opsioni Versioni i HDMI EDID te menyja Parametrat > Preferencat e pajisjes > Hyrjet për të shikuar përmbajtjet në HDR/HLG, nëse përmbajtja në HDR/HLG merret nëpërmjet një hyrjeje HDMI. Pajisja e burimit duhet të jetë po ashtu të paktën në përputhje me HDMI 2.0a në një rast të tillë.
Dolby Vision
Dolby Vision™ ofron një eksperiencë vizuale emocionuese, një ndriçim mahnitës, një kontrast të jashtëzakonshëm dhe ngjyra të gjalla që i japin jetë argëtimit. Ai e realizon këtë cilësi mahnitëse të imazhit duke ndërthurur teknologjitë e imazheve HDR dhe të spektrit të gjerë të ngjyrave. Duke rritur ndriçimin e sinjalit origjinal dhe duke përdorur një gamë më të lartë dinamike të ngjyrave dhe të kontrastit, Dolby Vision sjell imazhe mahnitëse dhe si në realitet me detaje të shkëlqyera që nuk mund të realizohen nga teknologjitë e tjera pas përpunimit në televizor. Dolby Vision mbështetet nëpërmjet aplikacioneve originale dhe ato të tregut dhe hyrjet HDMI dhe USB. Caktoni hyrjen përkatëse të burimit HDMI si EDID 2.0 ose Audo EDID nga opzioni Versioni i HDMI EDID te menyja Parametrat > Preferencat e pajisjes > Hyrjet për të shikuar përmbajtjet në Dolby Vision, nëse përmbajtja në Dolby Vision merret nëpërmjet një hyrjeje HDMI. Pajisja e burimit duhet të jetë po ashtu të paktën në përputhje me HDMI 2.0a në një rast të tillë.
Te menyja Parametrat > Preferencat e pajisjes > Figura > Modaliteti i Figurës do të ketë dy modalitete të paracaktuara të figurës në rast se zbulohet një përmbajtje e Dolby Vision: Dolby Vision Bright dhe Dolby Vision Dark. Të dyja e lejojnë përdoruesin të provojë përmbajtjen në mënyrën që ka planifikuar fillimisht krijuesi me kushte të ndryshme të ndriçimit të ambientit. Kur shikoni përmbajtje të Dolby Vision nëpërmjet një aplikacioni të transmetimit në internet, nuk do të mund të keni akses te menyja e Figurës dhe të caktoni Modalitetin e figurës.
Informacione mbi Sigurinë

KUJDES: PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.
Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të gjata pa punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin nga priza elektrike.
Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë e gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.
Shënim: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e veçorive përkatëse.
Ju lutemi lexoni gjerësisht këto udhëzime para montimit ose përdorimit të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur nga personat (përfshirë fëmijët) që janë të aftë/kanë eksperiencë me përdorimin e një pajisje të tillë pa qenë të monitoruar, në rast se nuk janë të monitoruar ose të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të vogël se 2000 metra mbi nivelin e detit, në vende të thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
- Aparati i televizorit është i projektuar për në shtëpi dhe përdorim të përgjithshëm të ngjashëm, por mund të përdoret edhe në vende publike.
- Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë rreth televizorit.
- Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose bllokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh. gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
- Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me lehtësi. Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj.
mbi kordonin elektrik. Një kordon elektrik/prizë i dëmtuar mund të shkaktojë zjarr ose dridhje nga korrenti. Përdoreni kordonin elektrik nga spina, mos e hiqni nga spina televizorin duke tërhequr kordonin elektrik. Mos e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike me duar të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një qark të shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni asnjëherë kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të tjerë. Nëse dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe kjo duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
- Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose spärkatjeve me lengje dhe mos vendosni objekte të mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor (p.sh. mbi raftet mbi aparatin).
- Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë televizorit.
- Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh. ngrohës elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.
- Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi sipërfaqe të pjerrëta.
- Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët shtëpiake.
- Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori. Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha, shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe montoni si duhet gominat e mbështetëses.
- Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me materiale të rrezikshme ose të djegshme.
PARALAJMËRIM
- Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
- Presioni i tepërt i zërit nga kufjet e ndryshme mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.
MBI TË GJITHA - ASNJËHERË mos lejoni asnjë person, sidomos fëmijët, të shtyjnë ose të godasin ekranin, të fusin sende në vrima, fole ose në vende të tjera të hapura në kasën e pajisjes.
| ⚠ Kujdes | Rrezik për dëmtime të rënda ose vdekje |
| ⚠ Rrezik i goditjes elektrike | Rrezik nga voltazhi |
| ⚠ Mirëmbajtja | Element i rëndësishëm i mirëmbajtjes |
Shenjat mbi produkt
Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si një shenjë për kufizimet dhe masat paraprake, si dhe për udhëzimet për sigurinë. Çdo shpjegim do të merret parasysh vetëm kur produkti ka shenjat përkatëse. Kini parasysh këto informacione për arsye sigurie.

Pajisja e klasës II: Kjo pajisje është e projektuar në mënyrë të tillë që të mos kërkohet një lidhje elektrike sigurie për
tokëzimin.

Terminali i rrezikshëm me elektricitet:
Terminali(et) i shënuar paraqet rrezik kur ka elektricitet në kushtet normale të funksionimit.

Kujdes - shikoni udhëzimet e përdorimit:
Zona(t) e shënuar përmban bateri pila ose pllakë që mund të ndërrohen nga përdoruesi.

Produkt me laser i Klasës 1: Ky produkt përmban një burim laseri të Klasës 1 që është i sigurt në kushte përdorimi të parashikuara normalisht.
PARALAJMËRIM
Mos e gëlltitni baterinë - rrezik nga djegiet kimike Ky produkt ose aksesorët e tij mund të kenë një bateri pilë/pllakë. Në rast se bateria pllakë gëlltitet, ajo mund të shkaktojë djegie të brendshme të rënda në vetëm 2 orë dhe mund të shkaktojë vdekjen. Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg nga fëmijët.
Në rast se ndarja e baterisë nuk mbyllet mirë, ndaloni përdorimin e produktit dhe mbajeni larg nga fëmijët.
Në rast se mendoni se mund të jenë gëlltitur bate-ritë ose të jenë vendosur brenda një pjese të trupit, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda personale ose edhe vdekjen. Shumë lëndime, sidomos për fëmijët, mund të shmangen duke marrë masa paraprake të thjeshta si;
- Përdorni GJITHMONË raftet ose mbështetëset ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga prodhuesi i aparatit të televizorit.
- Përdorni GJITHMONË mobilie që e mbajnë aparatin e televizorit në mënyrë të sigurt.
- Sigurohuni GJITHMONË që aparati i televizorit nuk varet në buzë të mobilies ku është vendosur.
- Edukoni GJITHMONË fëmijët për rreziqet nga ngjitja mbi mobilie për të kapur aparatin e televizorit ose komandat e tij.
- Vendosini GJITHMONË kordonët dhe kabllot e lidhura me televizorin në mënyrë të tillë që të mos i shkelni, tërhiqni ose kapni.
- Mos e vendosni ASNJËHERË aparatin e televizorit në një vend të pagëndrueshëm.
- Mos e vendosni ASNJËHERE aparatin e televizorit mbi mobilie të ndryshme (për shembull, bute ose biblioteka) pa i lidhur mobiliet dhe aparatin e televizorit me një mbështetëse të përshtatshme.
- Mos e vendosni ASNJÉHERE televizorin mbi rroba ose materiale të tjera të vendosura mes televizorit dhe mobilies mbajtëse.
- Mos vendosni ASNJËHERË objekte që mund t'i nxitin fëmijët të ngjiten, si p.sh. lodra dhe telekomanda, mbi televizor ose mbi mobilien ku është vendosur televizori.
- Pajisja është e përshtatshme vetëm për montim në lartësi ≤2 m.
Nëse aparati aktual i televizorit do të merrni dhe do të vendoset në një vend tjetër, duhet të zbatoni të njëjtat udhëzime si më sipër.

Aparatet e lidhura me tokëzimin mbrojtës të sistemit të ndërtesës nëpërmjet lidhjes së rrjetit elektrik ose nëpërmjet aparateve të tjera me një lidhje në tokëzimin mbrojtës - dhe me një sistem televiziv të shpërndarjes duke përdorur një kabllo koaksial mund të jenë krijojnë një rrezik zjarri në disa rrethana. Për këtë arsye lidhja me një sistem televiziv shpërndarës duhet të sigurohet nëpërmjet një pajisje që garanton izolimin elektrik nën një gamë të caktuar frekuencash (izolues i galvanizuar)
Përdorimi i funksioneve të veçanta për të ndryshuar madhësinë e imazhit të shfaqur (d.m.th. ndryshimin e raportit lartësi/gjerësi) për qëllimet e prezantimit publik ose fitimeve tregtare mund të shkelë ligjet për të drejtën e autorit.
Panelet e ekranit LCD janë prodhuar duke përdorur një nivel jashtëzakonisht të lartë të teknologjisë me precizion, por sidoqoftë në disa pjesë të ekranit mund të mungojnë elemente të figurës ose të kenë pika të ndritshme. Kjo nuk është një shenjë defekti.
Aparati duhet të funksionojë vetëm në një prizë 220-240 V AC, 50 Hz. Sigurohuni që televizori të mos jetë vendosur mbi kabllon elektrike. Mos e prisni spinën elektrike nga kjo pajisje, pasi ajo përfshin një filtër të veçantë për ndërhyrjet e radiovalëve dhe heqja e tij do të dëmtojë rendimentin e pajisjes. Ajo duhet të zëvendësohet vetëm nga një lloj spine i miratuar dhe me vlera të sakta. NËSE KENI DYSHIME, KËSHILLOHUNI ME NJË ELEKTRICIST TË KUALIFIKUAR.
PARALAJMËRIMET PËR MONTIMIN NË MUR
- Lexoni udhëzimet para se të montoni televizorin në mur.
- Paketa e montimit në mur është opsonale. Mund ta merrni atë nga shitësi lokal, nëse nuk përfshihet bashkë me televizorin.
- Mos e montoni televizorin në tavan ose në një mur të pjerrët.
- Përdorni vidhat e specifikuara të montimit në mur dhe aksesorët e tjerë të specifikuar.
- Shtrëngoni mirë vidhat e montimit në mur për të parandaluar rënien e televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat.
Figurat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga paraqitja aktuale e produktit. Dizajni dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Licencat
Termat HDMI dhe HDMI High-Definition Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI, janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing Administrator, Inc. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.

Dolby, Dolby Vision, Dolby Audio, dhe dhe simboli me dy D janë marka tregtare të Dolby Laboratories Licensing Corporation. Prodhuar nën licencën nga Dolby Laboratories. Punë konfidenciale të papublikuara. Të drejtat e autorit © 1992-2020 Dolby Laboratories. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Dolby Vision
Dolby Audio
Google, Android, Android TV, Chromecast, Google Play dhe YouTube janë marka tregtare të Google LLC. Për patentat e DTS-së, shikoni http://patents.dts.com. Prodhuar nën licencë nga DTS Licensing Limited. DTS, simboli i saj, DTS dhe simboli i saj, DTS-HD dhe logoja e DTS-HD janë marka tregtare të regjistruara ose marka tregtare të DTS Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe/ose në shtete të tjera. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Fjala, marka dhe logot e Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara në pronësinë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Vestel Elektronik Sanayi ve Ticaret A.S. është me licencë. Markat tregtare dhe emrat e tjera tregtarë janë të pronarëve të tyre përkatës.
DVB është një markë tregtare e regjistruar e DVB Project.
[1] Përputhja me EIA/CEA-861-D mbulon transmetimin e videos dixhitale pa ngjeshje me mbrojtjen e përmbajtjes dixhitale me gjerësi të lartë të bandës, e cila standardizohet për marrjen e sinjaleve të videos me përcaktim të lartë. Për shkak se kjo është një teknologji në zhvillim, mund të ndodhë që disa pajisje të mos funksionojnë si duhet me televizorin.
Ky produkt përmban teknologji që janë objekt i të drejtave të caktuara të pronësisë intelektuale të Microsoft. Përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti është e ndaluar pa licencën(at) përkatëse nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjeve përdorin teknologjinë e aksesit të përmbajtjes së Microsoft PlayReady™ për mbrojtjen e pronësisë së tyre intelektuale, duke
përfshirë përmbajtjet me të drejta autori. Kjo pajisje përdor teknologjinë PlayReady për të pasur akses te përmbajtjet e mbrojtura me PlayReady dhe/ose WMDRM. Nëse pajisja dështon në zbatimin e duhur të kufizimeve mbi përdorimin e përmbajtjes, pronarët e përmbajtjeve mund të kërkojnë që Microsoft të anulojë aftësinë e pajisjes për të konsumuar përmbajtje të mbrojtura me PlayReady. Anulimi nuk ndikon te përmbajtjet e pambrojtura ose përmbajtjet e mbrojtura nga teknologji të tjera të aksesit. Pronarët e përmbajtjeve mund të kërkojnë që ta përmirësoni me PlayReady për pasur akses te përmbajtjet e tyre. Nëse e refuzoni një përmirësim, nuk do të mund të keni akses te përmbajtja që kërkon përmirësimin.
Logoja "CI Plus" është markë tregtare e CI Plus LLP.
Ky produkt mbrohet nga të drejta të caktuara të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Përdorimi ose shpërndarja e teknologjisë së tillë jashtë këtij produkti është e ndaluar pa një licencë nga Microsoft ose një filial i autorizuar i Microsoft.
Specifikimet e transmetuesit të rrjetit LAN pa tel
| Diapazonet e frekuencës | Fuqia maksimale e daljes |
| 2400 - 2483,5 MHz (CH1-CH13) < 100 | mW |
| 5150 - 5250 MHz (CH36 - CH48) < 200 | mW |
| 5250 - 5350 MHz (CH52 - CH64) < 200 | mW |
| 5470 - 5725 MHz (CH100 - CH140) < | 200 mW |
Kufizimet për shtetin
Kjo pajisje është e planifikuar për përdorim në zyrë dhe në shtëpi në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian (dhe shtete të tjera sipas direktivës përkatës të BE-së) pa asnjë kufizim, përveçse për shtetet e përmendura më poshtë.
| Shteti Kufizimi | |
| Bullgari | Kërkohet një autorizim i përgjithshëm për përdorim në ambiente të jashtme dhe shërbim publik |
| Itali | Kërkohet një autorizim i përgjithshëm nëse përdoret jashtë ambienteve personale. |
| Greqi | Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme për brezin 5470 MHz deri në 5725 MHz |
| Luksemburg | Kërkohet një autorizim i përgjithshëm për furnizimin e rrjetit dhe të shërbimit (jo për spektrin) |
| Norvegji | Radiotransmetimet janë të ndaluara për zonën gjeografike brenda një rrezeje prej 20 km nga qendra e Ny-Ålesund |
| Federate Ruse | Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme |
| Shteti Kufizimi | |
| Izrael | Brezi 5 GHz vetëm për gamën 5180 MHz - 5320 MHz |
Kërkesat për çdo shtet mund të ndryshojnë në çdo kohë. Rekomandohet që përdoruesi të kontraktojë me autoritetet lokale për statusin aktual të rregulloreve të tyre kombëtare për rrjetet LAN pa tel 5 GHz.
Informacione për hedhjen pas përdorimit
[Bashkimi Evropian]
Këto simboli tregojnë se pajisja elektrike dhe elektronike dhe bateria me këtë simbol nuk duhet të hidhet me mbeturinat e përgjithshme familjare në fund të përdorimit të saj. Në vend të kësaj, produktet duhet të dorëzohen në pikat përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe për bateritë, për një trajtim, rikuperim dhe riciklim të përshtatshëm në përputhje me legjislacionin tuaj kombëtar dhe Direktivat 2012/19/EU dhe 2013/56/EU.
Me hedhjen e këtyre produkteve në mënyrën e duhur, do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve natyrore dhe do të ndihmoni në parandalimin e efekteve të mundshme negative në mjedis dhe në shëndetin human që mund të shkaktohen në rast të kundërt nga administrimi i papërshtatshëm i mbeturinave të këtyre produkteve.
Për më shumë informacione mbi pikat e grumbullimit dhe riciklimin e këtyre produkteve, kontaktoni me zyrën lokale të bashkisë, shërbimin për hedhjen e mbeturinave familjare ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
Mund të zbatohen gjoba për hedhjen e gabuar të këtyre mbeturinave, sipas legjislacionit tuaj kombëtar.
[Përdoruesit tregtarë]
Nëse dëshironi ta hidhni këtë produkt, kontaktoni me furnizuesin dhe kontrolloni kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes.
[Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian]
Këto simbole janë të vlefshme vetëm në Bashkimin Evropian.
Kontaktoni me autoritetet tuaja lokale për të mësuar mbi hedhjen dhe riciklimin.
Produkti dhe paketimi duhet të dërgohen në pikën lokale të grumbullimit për riciklim.
Disa pika grumbullimi i pranojnë produktet pa pagesë.
Shänim: Shenja Pb nën simbolin për bateritë tregon se kjo bateri përmban plumb.
![JVC LT-50VA8035 - [Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian] - 1](/content/2026/04/635857/images/21983957fd3a1e5e22db77593e674bd87d72b0f78f46c76e8c9bb5446a8f2d66.jpg)
text_image
① ②- Produktet
- Bateria