CYBEX Sirona SX2 iSize - Ulëse makine

Sirona SX2 iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sirona SX2 iSize CYBEX në format PDF.

📄 130 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Sirona SX2 iSize - page 116
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sedilja e makinës
Marka CYBEX
Modeli Sirona SX2 iSize
Norma e sigurisë i-Size R129/03
Madhësia e rekomanduar e fëmijës 61 deri 105 cm (nga 45 cm me insert për të porsalindur)
Pesha maksimale e fëmijës 18 kg
Orientimi Prapa (deri në 15 muaj / 76 cm) pastaj përpara
Instalimi ISOFIX + mbështetëse ngarkese
Sistemi i mbajtjes Rripa 5 pikësh
Funksioni rrotullues Po, rrotullim 360° për hipje
Rregullimi i pjerrësisë Disa pozicione, përfshirë një pozicion të shtrirë
Mbrojtja anësore Mbrojtje lineare kundër goditjeve anësore (L.S.P.)
Mbështetëse koke e rregullueshme Po, me dorezë rregullimi në pjesën e pasme
Mbështetëse ngarkese E rregullueshme me tregues të kontaktit të mirë
Treguesit e instalimit të mirë ISOFIX (jeshil), mbështetëse (jeshil), mbyllja e sediljes
Mirëmbajtja e mbulesës Larje në 30°C, program delikat; mos thaj në makinë
Mirëmbajtja e pjesëve plastike Pastrim me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë
Pjesë rezervë Mbulesa origjinale CYBEX, insert për të porsalindur (shitet veçmas)
Garancia e prodhuesit 3 vjet
Kohëzgjatja maksimale e përdorimit 8 vjet

Pyetjet më të shpeshta - Sirona SX2 iSize CYBEX

Si të instaloni sediljen Sirona SX2 me ISOFIX?
Zgjatni krahët ISOFIX, fiksoni ato në pikat e ankorimit të mjetit deri në klik. Verifikoni që treguesit të bëhen jeshil. Më pas, zgjatni mbështetësen e ngarkesës deri në kontakt me dyshemenë dhe verifikoni treguesin jeshil.
Kur mund ta kaloj fëmijën tim në orientim përpara?
Orientimi përpara lejohet nga 15 muaj dhe me lartësi të paktën 76 cm. Para kësaj, sedilja duhet të përdoret vetëm prapa.
Si të rregulloni mbështetësen e kokës së sediljes?
Përdorni dorezën e rregullimit të vendosur në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës. Rregulloni në mënyrë që të mbetet maksimumi 2 cm (rreth dy gishta) midis shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
Si të lani mbulesën e sediljes së makinës?
Mbulesa lahet në 30°C në program delikat. Mos përdorni produkte agresive, zbardhues ose tharëse. Lani veçmas dhe shmangni diellin e drejtpërdrejtë.
A mund ta përdor sediljen pa mbrojtjen anësore L.S.P.?
Po, sedilja është testuar dhe miratuar pa L.S.P. Por për mbrojtje optimale, aktivizoni L.S.P. në anën e derës. Nëse pengon, mund ta palosni duke shtypur butonin e funksionimit.
Si ta rrotulloj sediljen për të lehtësuar hipjen?
Tërhiqni dorezën e rregullimit të pozicionit (në pjesën e përparme të sediljes) lart për të zhbllokuar rrotullimin. Kthejeni sediljen përballë derës. Pasi të keni vendosur fëmijën, kthejeni në pozicionin e drejtimit dhe sigurohuni që është i mbyllur mirë.
Cila është pesha maksimale e mbështetur nga sedilja?
Pesha maksimale e fëmijës është 18 kg. Lartësia maksimale e rekomanduar është 105 cm.
A mund ta instaloj këtë sedilje përpara me airbag aktiv?
Jo, instalimi në një sedilje pasagjeri përpara me airbag aktiv është i ndaluar. Nëse duhet ta instaloni përpara, çaktivizoni airbag-un sipas manualit të mjetit.
Si të rregulloj rripin e parzmores për fëmijën tim?
Shtypni butonin e rregullimit të rripit, tërhiqni rripat e shpatullave për t'i liruar. Vendosni fëmijën, mbyllni kapësen deri në klik, më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit për të shtrënguar. Rripat duhet të jenë të tendosur pa u përdredhur.
Çfarë të bëj në rast aksidenti me sediljen e makinës?
Edhe pa dëmtime të dukshme, zëvendësoni sediljen pas një aksidenti. Konsultohuni me shitësin ose prodhuesin në rast dyshimi. Garancia nuk mbulon dëmet aksidentale.

Pyetjet e përdoruesve rreth Sirona SX2 iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sirona SX2 iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sirona SX2 iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Sirona SX2 iSize CYBEX

Diapazoni i përmasave:

61-105 cm

Pesha: maks.: 18 kg

CYBEX Sirona SX2 iSize - 1

Faleminderit që zgjodhët "SIRONA SX2 i-Size" si sexholinon tuaj.

Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar.

INFORMACIONE DHE PARALAJMÉRIME TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.

NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.

Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika lidhëse të jetë rregulluar sîç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të puthiten siç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.
Sexholinoja éshtë testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) me drejtim nga brenda automjetit duhet të paloset nëse sexholinoja përdoret në sediljen e përparme ose nëse dikush tjetër është ulur në sediljen e pasme të automjetit.
- Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bblokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

PJESËT E PRODUKTIT

Inserti për foshnja (1) (ofrohet veçmas)L.S.P. Butoni i përdorimit (12)
Treguesi i përmasave (2)Mbështetësja e kokës (13)
Këmbëza mbështetëse (3)Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës (14)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (4)
Krahët fiksues-ISOFIX (5)Doreza për rregullimin e pozicionit (15)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (6)Butoni i rregullimit të rripit (16)
Treguesi-ISOFIX (7)Rripi i shpatullave (17)
Butoni i rregullimit të këmbëzës mbështetëse (8)Tokëza e rripit (18)
Gjuhëza e tokëzës (19)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9)Rripat e prehrit (20)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (10)Rripi qendror i rregullimit (21)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (11)Ndarja për udhëzuesin e përdorimit (22)

PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS

Inserti për foshnja (1) mund të blihet veçmas si aksesor i veçantë, dhe ai mundëson përdorimin për fëmijë mbi 45 cm të gjatë. Ai duhet të hiqet nëse fëmija është më i gjatë se 60 cm. Treguesi i përmasave (2) tregon përmasat që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se të lejohet konvertimi i sexholinos për përdorim në drejtim të lëvizjes.

POZICIONI I SAKTË NË MJET

Ky është një sistem i përmirësuar mbrojtës për fëmijë dhe është në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03, për përdorim në sediljet e mjeteve të përshtatshme për "i-Size" sîç ilustrohet nga prodhuesit e mjeteve në manualet e tyre të përdorïmit. Nëse autommjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës sê llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.

INSTALIMI NË MJET

Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.

  • Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara.

  • Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (4) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët.

Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) deri në fund jashtë sexholinos.
  2. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
  3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (6) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy treguesve ISOFIX (7) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
  4. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta nxjerrë nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
  5. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e automjetit derisa të pozicionohet plotësisht me të.

Edne lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës të mjetit.

  1. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (8) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
  2. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.
  3. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9) bëhet i GJELBËR kur ajo pozicionohet siç duhet në dyshemenë e automjetit.

  4. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (11) në anën e sexholinos me drejtim të derës së mjetit. Kur nxirrni produktin nga kutia, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (11) aktivizohet nga të dyja anët e sexholinos. Për të mbyllur L.S.P.-në që nuk është me drejtim nga dera e automjetit, shtypni butonin e përdorimit të L.S.P.-së (12), mbajeni të shtypur dhe palosni L.S.P.-në duke e shtyrë lehtë. Më pas, lëshoni butonin e përdorimit të L.S.P.-së.

Sexiholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

NXJERRJA NGA MJETI

  1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (4).
  2. Nxirrni sexholinon nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
  3. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (5) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  4. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas paloseni për të krijuar hapësirë.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e rregullueshme e kokës (13) mund të rregullohet me anë të dorezës së rregullimit të mbështetëses së kokës (14) që ndodhet në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (13). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më shumë se 2 cm (rreth 2 gisht gjerësi).

FUNKSIONI I RROTULLIMIT

Tërhiqeni dorezën e rregullimit të pozicionit (15) në pjesën e përparme të sexholinos dhe ngrijeni në pozicion vertikal. Tani mund ta ktheni sexholinon.

Jürekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.

Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë në vend.

RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (15) në pjesën e përparme të sexholinos.

Rör fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.

Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të fiksohet në vend duke lëshuar një tingull zanor "klik" kur e rregulloni në pozicionin shtrirë apo pozicionin ulur.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
  2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (16) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat e shpatullave (17) për t'i liruar ato.
  3. Zbërtheni tokëzën e rripit (18) duke shtypur fort butonin e kuq.
  4. Tani gjuhëzat e tokëzës (19) mund të fiksohen në vendet e treguara në kapak duke përdorur unazat e integruara.
  5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
  6. Vendosini rripat e shpatullave (17) direkt mbi shpatullat e fëmijës suaj.
  7. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (19) dhe fiksojini në tokëzën e rripit (18). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
  8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe", shtypni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe rërshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (18).
  9. Shträngoni rripat e prehrit (20) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit (21) për të shtränguar rripat e shpatullave (17) derisa të puthiten në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.

Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos jetë e mundur palosja e rripave.

  1. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat lajeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermania) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore: go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

SIRONA SX2veličine i

UN R129/03

Raspon veličina: 61-105 cm

Težina: maks. 18 kg

CYBEX Sirona SX2 iSize - CERTIFIKACIJA - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Sirona SX2 iSize

Kategori : Ulëse makine