Commander iSize - Ulëse makine Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Commander iSize Foppapedretti në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Commander iSize Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Commander iSize - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Commander iSize e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT Commander iSize Foppapedretti
ΣΥΜΒΑΤΙΚΗ ΕΓΓΥΗΣΗ pag 120 pag 121 pag 126 pag 127 pag 129 pag 129 pag 129 pag 129 pag 130 pag 131 pag 133 pag 134 Komponentet e ndenjëses për bebe Përdorimi - paralajmërime Kontrolli para përdorimit Instalimi në automjetet Rregullimi i dorezës Rregullimi i tendës së diellit Përdorimi i përshtatësit në muajt e parë Vendosja e fëmijës në ndenjësen për bebe Si të rregulloni mbështetësen e kokës dhe rripat e shpatullave Përdorimi i ndenjëses për bebe në automjet Mirëmbajtja - pastrimi Garancia konvencionale• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
1. Mbështetësja e kokës
2. Mbrojtës për rripin e gjoksit
3. Lidhëse shpatullash
4. Mbrojtës për rripin rrëzë kofshëve
5. Leva “Rregullimi i mbështetëses së
6. Lak udhëzues për rripin e sigurimit
9. Butoni i rregullimit të rripave të
10. Rrip i rregullimit të rripave të
12. Lak udhëzues për rripin e sigurimit të
13. Butoni i rregullimit të duarve
17. Butoni për të hequr përshtatësit
18. Përshtatës djathtas dhe majtas (*)
(*) Përshtatësit mund të përdoren vetëm me karrocën Commander
1. Ky është një sistem mbajtës fëmijësh “i-Size” i miratuar sipas Rregullores Nr.
129 për t’u përdorur në vendet ndenjëse të automjeteve “të përputhshme me i-Size”, siç tregohet nga vetë prodhuesit e automjeteve në manualin e përdorimit të automjetit.
2. Në rast dyshimesh, këshillohuni me prodhuesin e sistemit të mbajtjes ose me
shitësin. E RËNDËSISHME: Ndenjësja për bebe “Car seat Commander i-Size” së bashku me bazën “Tech i-Size”, “Disk i-Size” është një sistem frenues i-Size i miratuar në përputhje me Rregulloren ECE R129 për fëmijët ndërmjet 40 dhe 87 cm të gjatë dhe me peshë maksimale 13 kg.
“Car seat Commander i-Size” Ndenjëse për bebe “Car seat Commander i-Size” me bazë “Tech i-Size”, “Disk i-Size” Ndenjësja për bebe “Car seat Commander i-Size” fiksohet në makinë me rripin e sigurimit në 3 pika. Ndenjësa për bebe “Car seat Commander i-Size” mbërthehet me bazën “Tech i-Size”, “Disk i-Size” dhe fiksohet në sediljen e makinës me lidhjet ISOFIX. Për instalimin e saktë në makinë, konsultohuni me manualin e udhëzimeve të bazës “Tech i-Size”, “Disk i-Size”.• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet në këtë manual dhe ato të automjetit në lidhje me pajisjet e mbajtjes së fëmijëve. Sigurohuni që janë të qarta dhe i keni kuptuar. Instaloni dhe përdorni ndenjësen për bebe siç përshkruhet në manualin e udhëzimeve. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve mund të rrezikojë sigurinë ose të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje për fëmijën tuaj. Gjatë periudhës së përdorimit të ndenjëses për bebe mbajeni këtë udhëzues në vendin e posaçëm të pajisjes për referenca në të ardhmen.
- Për çdo problem shëndetësor në lidhje me të porsalindurit me peshë të ulët dhe foshnjat e lindura para kohe, konsultohuni gjithmonë me mjekët ose personelin e specializuar të spitalit për përshtatshmërinë e përdorimit të ndenjëses për bebe përpara se të dilni nga spitali ose të përdorni sistemin mbajtës.
- KUJDES! Instaloni ndenjësen për bebe “Car seat Commander i-Size” VETËM në DREJTIM TË KUNDËRTË TË ECJES SË AUTOMJETIT.
- “Car seat Commander i-Size” mund të instalohet në bazën “Tech i-Size”, “Disk i-Size” në sediljet e përputhshme i-Size siç tregohet nga prodhuesi në manualin e automjetit.
- Nëse automjeti i përdorur nuk ka ndenjëse i-Size, instalimi miratohet në sediljet ISOFIX të automjeteve të treguara në listën e bashkangjitur të automjeteve ose mund të konsultohen në faqen e internetit www.foppapedretti.it.
- Ndenjësja për bebe “Car seat Commander i-Size” mund të instalohet gjithashtu vetëm me rripin e sigurimit në 3 pikat statike të automjetit ose me bobinë, të miratuar sipas Rregullores UN/ECE Nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente.
- Përpara se ta blini, kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është e përshtatshme me automjetin tuaj. Nëse keni dyshime, konsultohuni me prodhuesin e ndenjëseve të bebeve ose me shitësin.
- Instaloni ndenjësen për bebe vetëm në sedilje të orientuara në drejtim të ecjes së automjetit. Sipas statistikave, sediljet e pasme të automjetit janë më të sigurta për fëmijët sesa sediljet e përparme.
- Pas një aksidenti, ndenjësja për bebe mund të humbasë karakteristikat e saj të sigurisë për shkak të dëmtimit që ka pësuar, edhe nëse nuk duket menjëherë. Prandaj rekomandohet të zëvendësohet. Prodhuesi mund të garantojë konformizmin me kërkesat e sigurisë vetëm për pajisjen origjinale.
- Sigurohuni që bagazhet ose objektet e tjera brenda automjetit të jenë të palëvizshme për të zvogëluar kështu rrezikun e lëndimeve të mundshëm në rast aksidenti.
- Komponentët e ngurtë dhe plastikë të sistemit të mbajtjes së fëmijëve duhet të vendosen dhe të sigurohen në mënyrë që të mos futen midis sediljeve ose të ngecin në derë gjatë përdorimit të përditshëm të produktit.
- MOS i hiqni etiketat e pranishme në sistemin e mbajtjes. Etiketat përmbajnë informacione të rëndësishme.
- MOS përdorni një sistem mbajtës me pjesë të dëmtuara ose që mungojnë.
- MOS përdorni parzmoren ose rripat e sigurimit nëse janë të dëmtuara ose tregojnë shenja konsumimi.
- MOS modifikoni sistemin mbajtës dhe mos u përpiquni të bëni në asnjë mënyrë.
- MOS e çmontoni sistemin mbajtës dhe mos u përpiquni të bëni përveç mënyrës siç përshkruhet në këtë manual.
- MOS përdorni ndenjësen për bebe që i është nënshtruar stresit të dhunshëm të shkaktuar nga një aksident. Një aksident mund të ketë shkaktuar një thyerje të brendshme të padukshme.
- Mos e zëvendësoni mbulesën apo parzmoren me një tjetër që nuk është këshilluar nga prodhuesi, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e duhur të sistemit mbajtës.
- KURRË mos blini një ndenjëse për bebe të dorës së dytë, historia e së cilës nuk njihet.
- Sigurohuni që ndenjësja për bebe të mos ngecë në një sedilje të palosshme ose të lëvizshme apo në derën e makinës.
- MOS përdorni asnjë konfigurim që nuk është i listuar në manualin e përdorimit.• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
- KURRË mos përdorni një rrip sigurie për ta fiksuar këtë ndenjëse të kapur në vetëm 2 pika .
- Mos përdorni një sistem kalimi të rripit të ndryshëm nga ai i treguar në manual.
- MOS lejoni fëmijët të luajnë ose të rregullojë sistemin mbajtës për fëmijë.
- Kontrolloni gjithmonë që sistemi mbajtës dhe parzmorja të jenë të lidhura saktë përpara çdo përdorimi.
- MOS përdorni ndenjësen për bebe të vendosur në një sedilje pasagjeri të pajisur me AIRBAG aktiv, nëse prodhuesi i automjetit nuk njofton se është i sigurt.
- Ndenjësja për bebe duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në sedilje edhe nëse nuk përdoret. Në rast aksidenti ose frenimi të papritur, një ndenjëse për bebe e pasiguruar mund të dëmtojë pasagjerët e tjerë.
- Kontrolloni që objektet e lëvizshme, bagazhet ose librat, brenda automjetit të jenë të siguruara siç duhet. Në rast aksidenti mund të shkaktojnë lëndime.
- KURRË mos e lini fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në automjet, qoftë edhe për një moment të shkurtër.
- Mos e hiqni KURRË fëmijën nga sedilja ndërsa automjeti është në lëvizje.
- Mos e përdorni sistemin mbartës për fëmijë pa astar.
- NXEHTË! Mbuloni ndenjësen për bebe kur ekspozohet direkt rrezeve të diellit. Pjesët e ndenjëses për bebe mund të nxehen tepër dhe të djegin lëkurën e fëmijës. Kontrolloni gjithmonë sipërfaqet përpara se ta vendosni fëmijën në ndenjëse.
- MOS përdorni pika kontakti, që i nënshtrohen ngarkesës, përveç atyre të përshkruara në udhëzime dhe të shënuara në pajisjen e sigurisë.
- Elementet e forta dhe pjesët plastike të pajisjes mbajtëse për bebet duhet të vendosen dhe instalohen në mënyrë të tillë që, në kushte normale përdorimi, të mos ngecin nën një sedilje të lëvizshme apo në derën e automjetit.
- Mbajini të tendosur të gjithë rripat që përdoren për të siguruar pajisjen e sigurisë në automjet dhe rregulloni rripat që mbajnë fëmijën. Është e rëndësishme rripat e sigurimit të mos përdridhen.
- E RËNDËSISHME Sigurohuni që rripi i barkut të parzmores duhet të jetë në pozicionin më të ultë të mundshëm, për të mbajtur në mënyrën e duhur legenin e fëmijës.
- KURRË mos e përdorni sistemin mbajtës me një bazë të ndryshme nga ajo e specifikuar nga prodhuesi.
- Sigurohuni GJITHMONË që rripi i sigurimit të automjetit dhe rripat e mbajtjes së fëmijëve dhe të parzmores së ndenjëses së makinës, të mos jenë të të përdredhura.
- Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse me parzmore jo të fiksuar siç duhet.
- MOS e lini fëmijën tuaj në sistemin mbajtës për një periudhë të gjatë kohe.
- Vendoseni GJITHMONË ndenjësen për bebe në drejtim të kundërt të lëvizjes së makinës.
- Mos e vendosni KURRË ndenjësen për bebe në drejtim të lëvizjes së makinës.
- MOS përdorni lidhje alternative të rripave ndryshe nga ato të treguara në këtë manual.
- SIGUROHUNI që të gjitha sediljet e palosshme/sendet të jenë të fiksuara siç duhet.
- Të gjithë pasagjerët në automjet duhet të jenë të lidhur siç duhet me rripat e sigurimit. Pasagjerët pa rrip sigurimi mund të lëndojnë pasagjerë të tjerë në rast aksidenti.
- SIGURONI GJITHMONË që doreza e ndenjëses për bebe të jetë e rregulluar dhe e kyçur në pozicionin e vertikal përpara se ta vendosni fëmijën tuaj në ndenjësen për bebe.
- MOS e vendosni KURRË ndenjësen për bebe ose sistemin mbajtës për fëmijë pranë skajeve të një kuverte të ngritur ose në një sipërfaqe të butë si jastëk apo dyshek. Ndenjësja për bebe mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje.
- MOS e përdorni KURRË ndenjësen për bebe me një karrocë supermerkatesh.
- Për më shumë informacion rreth instalimit dhe përdorimit të duhur të ndenjëses për bebe, kontaktoni prodhuesin e pajisjes së sigurisë së fëmijëve.
- Zgjidhni gjithmonë instalimin në sediljet e pasme, edhe nëse kodi i autostradës e lejon në sediljen e përparme.
- Kontrolloni gjithmonë që të mos ketë mbetje ushqimore ose materiale të tjera të ngjashme në mbërtheckat.
- Në dimër, mos e lidhni fëmijën duke i lënë veshur rroba shumë të rënda.
- që parzmorja të jetë e padëmtuar dhe pa shenja konsumimi. Verifikoni që fëmija bën pjesë në grupin e përdorimit:
- që pesha të jetë ndërmjet 0-13 kg. Instaloni sistemin mbajtës për bebe të orjentuar në drejtim të kundërt të ecjes së automjetit në një vend të sigurt në automjet:
- vetëm në rast sediljesh të orientuara në drejtim të ecjes së automjetit.
- me dorezë të kyçur në pozicionin e treguar në këtë manual.
- ndenjësja për bebe duhet të jetë e orientuar në drejtim të kundërt të ecjes së automjetit.
- nëse mjeti është i pajisur me airbag, selektori duhet të jetë në pozicionin PA airbag të aktivizuar.
- përdorni vetëm rripat e sigurimit në 3 pika për të fiksuar sediljen për bebe me rripa të pa përdredhur.
- kalimi i rripave duhet të kryhet në mënyrë të saktë.
- i fiksuar në sedilje. Sigurimi i saktë i fëmijës në ndenjësen për bebe:
- rripat e shpatullave duhen rregulluar në lartësinë e duhur.
- rripat nuk duhet të jenë të përdredhur.
- rripi i barkut duhet të jetë në një pozicion të ulët, mbi legenin e fëmijës.
- parzmorja duhet të jetë e fiksuar siç duhet.• SHQIPTAR •
PAJISUR ME AIRBAG. Rrezik! Nëse airbag-u shpërthen mund të godasë ndenjësen për bebe dhe t’i shkaktojë lëndime serioze fëmijës, madje edhe vdekjen. Ndiqni udhëzimet në manualin e automjetit për përdorimin e ndenjëseve për bebe. Mos përdorni KURRË një rrip sigurie të kapur në vetëm 2 pika për ta ksuar këtë ndenjëse. Përdorni vetëm rripat e sigurimit me 3 pika. Respektoni rregulloret që janë në fuqi në shtetin tuaj. Mos përdorni KURRË një rrip sigurie për ta ksuar këtë ndenjëse të kapur në vetëm 2 pika. Është e përshtatshme të përdoret vetëm në automjete me rripin e sigurimit të ksuar në 3 pikat statike të automjetit ose me bobinë, të miratuar sipas Rregullores UN/ECE Nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente. Mos e përdorni kurrë këtë ndenjëse për bebe në një sedilje pasagjeri të përparmë të pajisur me airbag aktiv frontal.• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
RRIPI I SIGURISË SË MJETEVE ME KAPËSE NË 3 PIKA Mund ta instaloni ndenjësen e bebeve si më poshtë:
1) Përdorimi i një rripi të kapur në 2 pika rrit rrezikun e lëndimit të fëmijës
2) Rripi i sigurimit duhet të jetë i miratuar nga ECE R 16 ose standarde të tjera
3) Mos e përdorni këtë ndenjëse për bebe në një sedilje pasagjeri të përparmë
të pajisur me airbag aktiv frontal. 4) Mund të përdoret nëse sedilja qendrore e automjetit është e pajisur me një rrip me kapëse në 3 pika.
në drejtim të ecjes së makinës jo
jo 4) në drejtim të kundërt ecjes së makinës me rripa sigurie të kapur në 2 pika me rripa sigurie të kapur në 3 pika në sediljen e pasagjerit të përparmë në sediljen anësore të pasme në sediljen anësore në qëndër• SHQIPTAR •
RREGULLIMI I DOREZËS (fig. 1.1, fig. 1.2) A. Për transport, për përdorim në makinë. B. Për ta vendosur fëmijën në ndenjëse. C. Pozicionimi e përdorimi i shtrirëses për fëmijë. Për të rregulluar dorezën në pozicione të ndryshme, shtypni të dy butonat anësor në të njëjtën kohë dhe rrotulloni dorezën, më pas lëshoni butonat dhe vazhdoni ta rrotulloni derisa të bllokohet në pozicionin e ri. KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që doreza e ndenjëses për bebe të jetë e kyçur në pozicionin vertikal të transportit përpara se ta ngrini ndenjësen. Një klik do t’ju njoftojë kur doreza të jetë kyçur saktë në pozicionin vertikal të transportit. RREGULLIMI I TENDËS SË DIELLIT (fig. 2) Tenda e diellit është lehtësisht e rregullueshme. Shërben që fëmija të pushojë i qetë dhe ta mbrojë atë nga rrezet e diellit. Hapja: tërhiqni skajin plastik të tendës. Mbyllja: shtyjeni skajin përsëri në pozicionin fillestar. PËRDORIMI I PËRSHTATËSIT NË MUAJT E PARË (fig. 3) Përshtatësi i siguron fëmijës suaj mbështetje më të madhe gjatë muajve të parë. Përshtatësi përdoret për t’i siguruar rehati sa më të madhe fëmijëve të vegjël. Reduktuesi i plotë duhet të përdoret derisa fëmija të arrijë në 75 cm gjatësi. VENDOSJA E FËMIJËS NË NDENJËSEN PËR BEBE Lironi rripat e shpatullave (fig. 4.1): Shtypni butonin rregullues që ndodhet në pjesën e përparme të ndenjëses për bebe dhe tërhiqni të dy rripat e shpatullave në të njëjtën kohë për të liruar parzmoren. Zgjidhja e mbërtheckave (fig. 4.2): Shtypni butonin e kuq në mbërthyesin qendror për të liruar rripat e shpatullave dhe për t’i vendosur ato në anë të ndenjëses. Vendoseni fëmijën në ndenjësen për bebe, duke u siguruar që pjesa e poshtme e shpinës të mbështetet saktë në ndenjësen dhe pjesa e pasme të mbështetet saktë në mbështetësen. Kështu fëmija do të qëndrojë më rehatshëm dhe parzmorja do ta sigurojë atë më mirë. Rrëshqitni rripat e shpatullave mbi supet e fëmijës suaj. Sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë në të njëjtën lartësi dhe të vendosura pak mbi supet e fëmijës. PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
Lidhja e mbërtheckave (fig. 4.3): Bashkoni dy skajet/kapëset e rripave të shpatullave duke formuar kështu një lidhës të vetëm. Futeni lidhësin në shtrënguesin qendror derisa të dëgjoni një klik. Sigurohuni që rripat e shpatullave të mos jenë të përdredhura. Rregulloni mbrojtëset e gjoksit në qendër të shpatullave të fëmijës. Si të rregulloni mbështetësen e kokës dhe rripat e shpatullave (fig. 4.4): Tërhiqeni levën lart dhe në të njëjtën kohë rrëshqitni mbështetësen e kokës lart ose poshtë derisa rripat e gjoksit të jenë në lartësinë e duhur. Lëshoni levën e rregullimit për të kyçur mbështetësen e kokës në pozicionin e ri. Sigurohuni që rripat e gjoksit të jenë të kyçur saktë dhe në pozicionin e duhur. Sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë të pozicionuara pak mbi shpatullat e fëmijës dhe që të ketë një boshllëk prej 1 gishti (1 cm) (fig. 4.5). Një mbështetëse koke e rregulluar siç duhet garanton pozicionin optimal për fëmijën e ulur në ndenjëse. Shtrëngimi i parzmores (fig. 4.6): Shtrëngoni rripat e parzmores në mënyrë që ta tendosni saktë në trupit e fëmijës. Tendimi i duhur është kur hapësira midis parzmores dhe fëmijës nuk tejkalon trashësinë e gishtit. E RËNDËSISHME! Tërhiqeni skajin e rripit të rregullimit nga jashtë, jo lart apo poshtë. Gjatë transportit (veçanërisht kur nuk jeni në makinë), rripi i rregullimit duhet të vendoset në vendin e vet të posaçëm. ☞ Kontrolloni që fëmija të jetë i siguruar në mënyrë korrekte në parzmore. Për të garantuar sigurinë e fëmijës suaj, kontrolloni që…
- Rripat e shpatullave janë rregulluar saktë në shpatullat e fëmijës.
- Rripat e shpatullave nuk janë të përdredhura.
- Kapëset janë futur në mënyrë korrekte në mbërtheckat e parzmores.
- Rripat e shpatullave janë të tensionuara saktësisht midis parzmores dhe fëmijës e nuk tejkalon trashësinë e gishtit. PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE• SHQIPTAR •
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE NË AUTOMJET Kjo ndenjëse për bebe mund të fiksohet vetëm në sediljet e pasagjerëve të pajisura me rrip sigurie me 3 pika kapje (në bark dhe gjoks) dhe pa AIRBAG. Për të siguruar ndenjësen për bebe me rripin e sigurimit me 3 pika të automjetit, veproni si më poshtë:
- Ndenjësja për bebe duhet të vendoset gjithmonë në drejtim të kundërt të ecjes së mjetit, pra me fëmijën e kthyer nga pjesa e pasme e automjetit (fig. 5.1).
- Kaloni rripin e sigurimit horizontal (barkut) të makinës nëpër të dy kalimet e rripit (a), (b) dhe lidhni mbërtheckën (fig. 5.2, fig. 5.3).
- Kaloni rripin e sigurisë diagonale (gjoksore) të makinës, rreth mbështetëses së ndenjëses për bebe, përmes kanaleve të kalimit të rripit diagonal (c) (fig. 5.4).
- Nëse rripi i sigurimit të automjetit është shumë i shkurtër, rregulloni lartësinë e tij në pozicionin më të ulët. Nëse është ende shumë i shkurtër, provoni një sedilje tjetër.
- Sigurohuni që rripi të jetë futur saktë në kanalet e kalimit, si në pjesën e rripit të barkut (kanalet e kalimit në të dy anët) ashtu edhe në pjesën e rripit të kraharorit, kanali i kalimit gjendet në anën e pasme (fig. 5.4).
- Sigurohuni që rripi të mos jetë i përdredhur ose i bllokuar dhe shtrëngoheni atë (fig. 5.5). PARALAJMËRIME:
- MOS përdorni rrugë të ndryshme për të lidhur rripat e sigurimit. Për ndihmë, kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit.
- MOS e përdorni rripin e sigurimit me 2 pika kapëse për të siguruar këtë sistem mbajtës për fëmijë.
- Kjo ndenjëse për bebe duhet të instalohet gjithmonë dhe vetëm e pozicionuar në drejtim të kundërt të ecjes së makinës në një sedilje në të cilën orientimi i saj është përpara. Sigurohuni që fëmija të jetë i fiksuar siç duhet në parzmoren mbajtëse dhe që sedilja e makinës të jetë e fiksuar mirë në automjet. ☞ Kontrolloni që ndenjësja për bebe të jetë instaluar saktë në automjet. Siguroni gjithmonë fëmijën me rrip kur të jetë i vendosur në ndenjëse. Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në ndenjëse kur mbështetet në sipërfaqe të ngritura (p.sh. tavolina, etj.). Shmangni që skajit i rripit të futet mes pjesësh të lëvizshme (p.sh. dyer automatike, shkallë lëvizëse, etj.). PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •
Kujdes! Pjesët plastike të ndenjëses për bebe mund të nxehen në diell, duke i shkaktuar djegie fëmijës. Mbroni ndenjësen për bebe nga burime nxehtësie të larta, për shembull, duke e mbuluar atë me një mbështjellëse të lehtë. Ndenjësja për bebe ka vetëm një pozicion instalimi në makinë, duke e lënë fëmijën gjithmonë në pozicion gjysmë të shtrirë. Nëse kryeni udhëtime të gjata, bëni ndalesa të shpeshta. Fëmija lodhet shumë shpejt. Mos e lini fëmijën tuaj në ndenjësen për bebe për një kohë shumë të gjatë. PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE Base Tech i-Size opsionale (shitet veçmas) Base Disk i-Size opsionale (shitet veçmas)• SHQIPTAR •
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE MIRËMBAJTJA MIRËMBAJTJA - Pastrimi Veshja dhe rripat e sigurimit mund të pastrohen duke përdorur një leckë të pastër, ujë të ngrohtë e sapun. Pjesët plastike mund të pastrohen me një detergjent delikat dhe ujë të ngrohtë. Mos përdorni detergjente të fortë (si tretësit).
Ndenjësja nuk duhet të përdoret pa veshje. SI TË HIQET VESHJA (g. 6.1, 6..2, 6.3, 6.4) Shtypni butonin qendror të kuq të mbërtheckave dhe shkëputni lidhësit nga mbërthecka. Hiqni të dy rripat e kraharorit bashkë me lidhëset nga vrimat e kopsave dhe nga telajo. Nuk është e nevojshme të hiqni rripin e gjoksit nga unaza e tensionit të rripit. Hiqni rripin duke ndjekur udhëzimet në paragran “Si të hiqni mbërtheckat nga parzmorja” dhe hiqni mbërtheckat nga veshja. Hiqeni mbulesën nga telajo. Për të rivendosur veshjen ndiqni procedurën në të kundërt KUJDES! Rivendosni rripat në mënyrë korrekte, duke shmangur përdredhjet. Si të hiqni mbërtheckat nga parzmorja (g. 7.1, 7.2)
- Shkëputni mbërtheckat (shtypni butonin e kuq të zbërthimit).
- Gjeni unazën metalike të ngjitur në rrip nën veshjen.
- Rrotulloni unazën metalike dhe hiqeni atë përmes telaios dhe mbushjes Si të rivendosni mbërtheckat në parzmore
- Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve përmes mbushjes dhe telaios (a). Unaza metalike, e ksuar në rrip, duhet të dalë nga telaio (g. 8.1).
- Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve nëpërmjet telaios (a). Sigurohuni që të jetë futur dhe kyçur saktë (g. 8.2).
- Tërhiqeni mbërtheckën qendrore për të kontrolluar që rripi i rrëzës së kofshëve të jetë i siguruar siç duhet. HIQNI TENDËN (g. 9.1, 9.2, 9.3, 9.4).• SHQIPTAR •
GARANCIA KONVENCIONALE Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqi nga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A. GARANCI KONVENCIONALE Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti. Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit. Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t’i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion. Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
PËRJASHTIMET E GARANCISË
KONVENCIONALE. Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorim që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rrëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike, mjedisore apo ndryshime të papritura në kushte gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të këmbimit të paautorizuara, përdorim jo të duhur, keqtrajtim ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksidente, dëme që rrjedhin nga ushqimi ose pijet, veprime kimike, forca madhore. Sidoqoftë, Foppa Pedretti S.p.A. Refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime personash ose sendesh, përveç Produktit, kur dëme të tilla vijnë si rrjedhojë e neglizhencës së dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, në mënyrë alternative, në “Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit” që shoqëron çdo produkt të synuar për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit Krevat Fëmijësh: “Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...”). Foppa Pedretti S.p.A. Gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime njerëzish ose sendesh kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit që janë subjekt konsumimi. Të gjitha pjesët e përbëra nga material plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.Importato da: Foppa Pedretti S.p.A. Via A. Volta, 11 - 24064 Grumello del Monte, Bergamo - Italy tel +39 035.830497 fax 39 035.831283 www.foppapedretti.it Car seat Commander i-Size R1
ManualiLehtë