X86474MV01 - Frigorifer AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas X86474MV01 AEG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth X86474MV01 AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X86474MV01 - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X86474MV01 e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT X86474MV01 AEG
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara...

Vizitoni dyqanin në internet në adresën:
www.aeg.com/shop
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin ⚙ Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin Æe mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Modeli
PNC
Numri i serisë ____
1. PARALAJMËRIMET DHE KËSHILLA
- Udhëzimet për përdorimin u referohen modeleve të ndryshme të këtij aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik.
- Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis platformës e aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës e për instalimin).
- Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse korrespondon me atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me masë. Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diametër minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë një hapje që komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të siguruar vërshimin e ajrit të pastër. Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
- Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike, duhet që të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës teknike për të shmangur çfarëdolloj rreziku.
- Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të mbahet parasysh. Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit.
- Përdorni vetëm vidha e vogëlina të llojit të duhur për aspiratorin.
Njoftim: në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktohen rreziqe
për goditje elektrike.
- Lidheni aspiratorin e ushqimit të rrjetit nëpërmjet një çelësi bipolar me distancë midis kontakteve me të paktën 3mm.
2. PËRDORIMI
- Aspiratori éshtë projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e erërave nga kuzhina.
- Mos e përdomi kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të përhapet zjarri.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurtë të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni në mënyrë që fëmijët të mos
luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar.
- KUJDES: pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit të aparateve të gatimit.
3. MIRËMBAJTJA
- Fikeni e shkëputeni aparatin nga rrjeti i ushqimit para çdo veprimi për pastrim ose mirëmbajtje.
- Pastroni e/o zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri).
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të lahet, as mund të rigjenerohet e duhet të zëvendësohet rreth çdo 4 muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv e mund të lahen në enëlarëse (Z).

- Llambatë voglatë komandimit atje ku janë të pranishme.
- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një cohë të lagësht e detergjent të lëngshëm neutral.
4. KOMANDIMET

flowchart
graph TD
A["A"] --> B["B"]
B --> C["C"]
C --> D["D"]
D --> E["E"]
E --> F["F"]
F --> G["G"]
G --> H["H"]
style A fill:#fff,stroke:#000
style B fill:#fff,stroke:#000
style C fill:#fff,stroke:#000
style D fill:#fff,stroke:#000
style E fill:#fff,stroke:#000
style F fill:#fff,stroke:#000
style G fill:#fff,stroke:#000
style H fill:#fff,stroke:#000
| Butoni | Funksioni Led | |
| A Nd | yshon intensitetin e Ndriçimit pas çdo shtypjeje të Butonit në mënyrë ciklike duke kaluar nga Off. | - |
| B Off | Motori. Dritat Led që tregojnë Shpejtësinë e motorit | fiken. |
| I shtypur për 5 Sekonda Aktivizohet / Çaktivizohet modaliteti i Billokimit të Tastierës. | Të gjitha dritat Led ndizen në mënyrë ciklike dhe bëjnë një sekuencë ndezjeje. | |
| C Akt | ivizon shpejtësinë e parë. Dritat Led të shpejtësisë | së parë e Off motori ndizen. |
| D Akt | ivizon shpejtësinë e dytë. Dritat Led të shpejtësisë | së dytë e Off motori ndizen. |
| E Akt | ivizon shpejtësinë Intensive 1. Kjo shpejtësi është më kohë të programuar prej 10 minutash. Në fund të kohës sistemi kthehet në shpejtësinë e caktuar paraprakisht. Çaktivizohet duke shtypur të njëtin Buton ose duke fikur Motorin. | Led pulson. |
| F Akt | ivizon shpejtësinë Intensive 2. Kjo shpejtësi është më kohë të programuar prej 8 minutash. Në fund të kohës sistemi kthehet në shpejtësinë e caktuar paraprakisht. Çaktivizohet duke shtypur të njëtin Buton ose duke fikur Motorin. | Led pulson. |
| G Akt | ivizon / Çaktivizon funksionin Delay, fikjen auto-matike me vonesë prej 15 sekondash të Motori dhe të Impiantit të Ndriçimit. Çaktivizohet duke shtypur të njëtin buton ose duke fikur Motorin. | Led është e ndezur. |
| Duke e mbajtur butonin të shtypur për 5 sekonda aktivizohet telekomanda e Funksioni H2H. Duke e mbajtur butonin të shtypur për 5 sekonda çaktivizohet telekomanda e Funksioni H2H. | 2 pulsime të dritave Led Butonat B+C.1 pulsim të dritave Led Butonat B+C. | |
| H Me | alarmin e filtrave në punë duke shtypur butonin bëhet resetimi i alarmit. Këto sinjalizime janë të dukshme vetëm kur motori është i fikur. | Pasi mbaron procedura fiket sinjalizimi që doli më parë:Drita Led H e ndezur = Sinjalizon nevojën e larjes së filtrave metalike kundër yndyrë: Alarmi hyn në funksionim pas 100 orë pune efektive të Aspiratorit.Drita Led H pulsuese = Sinjalizon nevojën e zëvendësimit të filtrave me karbon aktiv e duhet gjithashtu të lahen filtrat metalike kundër yndyrës. Alarmi hyn në funksionim pas 200 orë pune efektive të Aspiratorit. |
| Duke e mbajtur butonin të shtypur për rreth 5 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), Aktivizohet / Çaktivizohet alarmi i Filtrave me Karbon aktiv. | 2 pulsime Led Butonat B+H = Alarmi i filtrit C.A. i aktivizuar.1 pulsim Led Butonat B+H = Alarmi i filtrit C.A. i çaktivizuar. |
5. NDRIÇIMI
Kujdes: Ky aparat nuk ka dritë LED të bardhë të klasës 1M sipas normës EN 60825-1: 1994 + A1:2002 + A2:2001; fuqia maksimale optike në dalje @439nm: 7μW. Mos e shikoni direkt me mjete optike (dylbi, lente zmadhuese....).
- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për ta blerë drejtohuni asistencës teknike").