X09281MDX - Frigorifer AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas X09281MDX AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirues i ajrit |
| Marka | AEG |
| Modeli | X09281MDX |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50/60 Hz |
| Numri i shpejtësive | 4 (nga të cilat 2 me kohëmatës) |
| Ndriçimi | LED (jetëgjatë, ekonomik) |
| Filtri kundër yndyrës | I larë (mundësisht në pjatalarëse) |
| Filtri me karbon | I pa larë, duhet të zëvendësohet çdo 4 muaj |
| Funksioni Hob²hood | Po, lidhje pa tela me pllakën e gatimit |
| Funksioni Breeze | Po, ventilim ambienti me shpejtësi të ulët |
| Komanda | Me prekje me ekran dhe tregues të ngopjes |
| Distanca minimale e instalimit | 50 cm (elektrik) / 65 cm (gaz ose i përzier) |
| Mirëmbajtja | Pastrim mujor, zëvendësim i rregullt i filtrit me karbon |
| Siguria | Alarmi i temperaturës, ndalim automatik i shpejtësive të larta |
| Riparueshmëria | Pjesë këmbimi origjinale në dispozicion, shërbimi pas shitjes AEG |
Pyetjet më të shpeshta - X09281MDX AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth X09281MDX AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X09281MDX - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X09281MDX e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT X09281MDX AEG
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë - karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin: www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj: www.aeg.com/shop
!Kujdes! Zbatoni me përpikëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
!Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymë elektrike pa kryer plotësisht instalimin. Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeta e filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veçanërisht në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të shmanget patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
!Kujdes! Kur supi është duke punuar, pjesët e oxhakut mund të nxehen. Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (të paktën një herë në muaj, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual). Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të shmangur kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
! Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.
Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me nxjerrje
jashtë të tymrave ose filtrues me riciklim të brendshëm
3. MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me spinën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
!Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
! Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me lëng larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe i zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëmet e mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

4.2 Filtri prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrave yndyrorë. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

5. KOMANDIMET
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e PLLAKËS SË gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Komandat gjenden në panelin ballor të pajisjes:

1 Çelësi ON/OFF/ulje e shpejtësisë (fuqia) e thithjes
2 Çelësi rritje e shpejtësisë (fuqia) e thithjes 1-2-3-4.
Shpejtësitë (fuqitë) e thithjes 3. dhe 4. kanë një kohëzgjatje të përkohshme, secila prej 10 dhe 5 minutash, e më pas aktivizohet shpejtësia (fuqia) e thithjes 2.
Shënim: LED mbi display do të ndizet dhe fiket për të treguar kohëzimin e shpejtësisë.
3 Çelësi ON/OFF ndriçim
4 Funksioni "Breeze" (Ventilim i ambientit)
Kapaku ndizet me shpejtësi të ulët (fuqi) thithjeje për një orë dhe më pas do të fiket.
5 Display
Treguesi i bllokimit të filtrave
Në intervale të rregullta funksionimi, kapaku ndjen kur është e nevojshme kryerja e mirëmbajtjes së filtrave.
Treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrave
Në display duken të alternuara shpejtësia e vendosur dhe shkronja "F".
Treguesi i bllokimit të filtrit të karbonit
Në display duken të alternuara shpejtësia e vendosur dhe shkronja "C".
Vendosja në funksionim të treguesit të mbushjes
Për të vënë në funksionim treguesin e mbushjes, ndizet aspiratori, shtypet dhe mbahet i shtypur butoni 1 për 3 sekonda. Mirëmbajtja e filtrit duhet bërë siç është shkruar në këtë manual. Në rast se të dy treguesit e mbushjes së filtrit "F" e "C" fillojnë të llambëzojnë, duhet të bësh operacionin e vënies së treguesit 2 herë.
Treguesi i nivelit të mbushjes së filtrit prej karboni normalisht nuk është aktiv, sepse aspiratori përdoret në versionin filtrues, duhet vënë në funksionim për herë të parë në mënyrë manuale.
Vendosja në funksionim të treguesit të nivelit të mbushjes me yndyrë të filtrit prej karboni.
Fiket aspiratori dhe shtypen njëkohësisht butonat 2 e 3 për 3 sekonda.
Në ekran llambëzohen për 2 sekonda germat "F" e "C", ky veprim tregon që është vënë në funksionim treguesi i nivelit të mbushjes me yndyrë të filtrit.
Mos venia ne funksionim te treguesit te nivelit te mbushjes me yndyre te filtrit prej carboni.
Fiket aspiratori dhe shtypen njekohesisht i butoni 2 e 3 per 3 sekonda. Ne ekran Ilampexha per 2 sekonda vetem germa "F".
Alarm temperatura
Aspiratori eshte i pajisur me nje sensor qve ven ne levizje motorin me shpejtesi 3 n erast se temperatura ne zonen display eshte shume e larte.
Alarmi indikohet nga display me shkronjen "t" qe lampexhon.
Kjo gjendje vazhdon deri sa temperatura nuk ulet poshte livelit te alarmit.
Mund te mos perdoret ky modalitet duke shtypur pulsantin "2".
Cdo 30' sensori verifikon temperature en ambientit te zones display.
5.1 Hob²Hood
Aspiratori eshte i pajisur me nje funksson "pa fije" (wireless) qe lidhet me sollen me vatra per te rregulluar automatikisht shpejtesine e duhur. Lexoni librin udhezimeve te sobes me vatra per te verifikuar se ky funksson eshte i pranishem dhe i duhur.
Ne rast te lidhjes per here o te nderprjeres te papritur te rrjetit elektrik pritet 1 minut per ti dhene mundesi aspiratorit te rivendosi lidhjen me sollen me vatra.
6. NDRIÇIMI
Aspiratori ka nje systemd ndriçimi qe bazohet ne tekologjine LED.
LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradicionale dhe japin mundesine te kursehet 90% i energia elektrike.

Kujdes: Mos shiko drejt ne sy dritten LED.
Per nderrimin e llampave, kontaktoni qendrën e autorizuar për pjesë ndërrimi.
Ju lutemi, lexoni këtë udhëzues përpara se të përdorni këtë produkt. Ne kemi bërë çdo përpjekje për t'ju siguruar që produkti juaj të jetë i sigurt dhe i besueshëm, duke përdorur teknologji moderne që garantojnë funksionim të qëndrueshëm. Këto funksione mund të mos jenë të disponueshme në pajisje të tjera. Ju lutemi, kushtoni disa minuta për të lexuar këtë manual për të përfituar sa më shumë nga produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Sigurohuni për sigurinë, përdorimin, riparimin dhe informacionin për servisimin: www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration

Bleni pajisje shtesë, materiale harxhuese dhe pjesë rezervë origjinale për pajisjen tuaj: www.aeg.com/shop
KËSHILLA PËR MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin . Vendosni paketimin në kontejnerët përkatës për riciklim. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, si dhe në riciklimin e materialeve të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara me simbolin së bashku me mbeturinat shtëpiake. Kthejeni produktin në qendrën lokale të riciklimit ose në qendrën e grumbullimit komunal.
KËSHILLA PËR SIGURINË DHE SERVISIMIN
Rekomandojmë të përdorni pjesë rezervë origjinale. Për të shmangur rreziqet, kontrolloni që të keni të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën me të dhënat teknike. Modeli, numri i produktit (PNC), numri serial.

Përdorimi/paralajmërimet - udhëzime sigurie.

Informacione dhe këshilla të tjera
Informacione për mbrojtjen e mjedisit.
Ndryshimet janë të mundshme pa njoftim paraprak.