AWS8440AW - Frigorifer AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AWS8440AW AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer-ngrirës i kombinuar |
| Marka | AEG |
| Modeli | AWS8440AW |
| Klasa energjetike | A+ |
| Kapaciteti neto i frigoriferit | 194 L |
| Kapaciteti neto i ngrirësit | 71 L |
| Përmasat (L x G x T) | 177 x 54.5 x 54.5 cm |
| Pesha neto | 56 kg |
| Furnizimi me energji elektrike | 220-240 V, 50 Hz |
| Niveli i zhurmës | 42 dB(A) |
| Klasa klimatike | SN-T (temperate deri tropikale) |
| Funksioni NoFrost | Po (ngrirësi) |
| Ndriçimi i brendshëm | LED |
| Ftohje dinamike | Jo (konvekcion natyral) |
| Numri i rafteve të frigoriferit | 4 |
| Numri i sirtarëve të ngrirësit | 3 |
| Materiali i rafteve | Xham i kalitur |
| Mirëmbajtja | Pastrim i rregullt me një leckë të lagur dhe detergjent të butë |
| Shkrirja | Automatike (frigoriferi), manuale (ngrirësi) |
| Pjesë këmbimi | Të disponueshme në www.aeg.com/shop |
| Shërbimi pas shitjes | Kontaktoni shërbimin e klientit të AEG |
Pyetjet më të shpeshta - AWS8440AW AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth AWS8440AW AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AWS8440AW - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AWS8440AW e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT AWS8440AW AEG
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë - karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin: www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj: www.aeg.com/shop
PROBLEME, ZGJIDHJE, MJEDIS
Ricikloni materialet me simbolin dhe vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin në mbeturinat shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Aparati Projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:
. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.
. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.
. EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit ambiental:
Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.
KUJDES DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.
! Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. UDHËZIME PËR SIGURINË
! Kujdes! Zbatoni me përpikëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. ! Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Gjatë gjithë veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të shmanget patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kujdes! Kur supi është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për
Nxjerrja e tymit duhet të zbatohet me përpikmëri sipas rregulloreve të ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (të paktën një herë në muaj, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual). Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet, për të shmangur kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.
Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion, midis variantit thithës me
nxjerrje jashtë tymrave se filtrues
me riciklim të brendshëm

3. MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurie që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 45 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jo gërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOL!
! Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjent jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

4.2 Filtri prej karboni aktiv që NUK lahet Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

5. KOMANDIMET
Oxhaku është pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pilakës së gatimit. Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

6. NDRICIMI
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike. ! Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur. Përdorni llamba halogjene 12V - 20W, max. - G4, dhe kini kujdes që të mos i prekni me duar.

1 ON/OFF dritat 2 OFF motorët 3 Fuqia thithëse minimale 4 Fuqia thithëse mesme 5 Fuqia thithëse maksimale

Obezbente sa vete u vezi sa korisničkim priručnikom, brošurom, rešenjem za probleme, informacije o servisiranju:
www.aeg.com

Registrujte svoj proizvod radi bolje usluge: