BOSCH PIF645DE1E - Furre

PIF645DE1E - Furre BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PIF645DE1E BOSCH në format PDF.

📄 146 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BOSCH PIF645DE1E - page 127
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Tavolinë gatimi e integruar
Marka Bosch
Modeli PIF645DE1E
Numri i zonave 4 zona (vlerësim)
Lloji i gatimit Induksioni
Sensor i temperaturës pa tel Po, me sondë dhe patch silikoni
Furnizimi elektrik 220-240 V ~ 50/60 Hz
Dimensionet (G x T x L) Përafërsisht 60 x 52 x 5 cm (vlerësim)
Pesha Përafërsisht 10 kg (vlerësim)
Funksionet kryesore Gatim i asistuar me sensor temperature, kontroll i saktë i temperaturës
Mirëmbajtja dhe pastrimi Pastroni sensorin me një leckë të lagur; patch silikoni i përputhshëm me lavastovilje
Siguria Zbulimi i tenxheres, ndalimi automatik, siguria për fëmijët
Pjesë këmbimi dhe riparueshmëria Bateri CR2032, patch silikoni ref. 00577921, sensor ref. HEZ39050 në dispozicion
Informacione të përgjithshme Udhëzimet e përdorimit dhe montimit të përfshira; i përputhshëm me tenxheret me fund të përshtatshëm

Pyetjet më të shpeshta - PIF645DE1E BOSCH

Si të përdoret sensori i temperaturës pa tel?
Ngjiteni patch-in e silikonit në tenxhere, futni sensorin duke orientuar sondën nga jashtë, dhe zgjidhni funksionin e gatimit të asistuar në tavolinë.
Si të zëvendësohet bateria e sensorit?
Hiqni kapakun e silikonit, zhvidhosni vidhat, hapni kutinë, zëvendësoni baterinë e përdorur me një bateri CR2032 duke respektuar polaritetin, pastaj montoni përsëri.
Si të pastrohet sensori i temperaturës?
Pastrojeni me një leckë të lagur. Mos e zhytni në ujë dhe mos e vendosni në lavastovilje.
A mund të vendoset patch-i i silikonit në lavastovilje?
Po, patch-i i silikonit është i përputhshëm me lavastoviljen. Hiqeni nga tenxherja para se të lani.
Si të ngjitet patch-i i silikonit në një tenxhere?
Pastroni zonën, hiqni yndyrën me alkool, hiqni filmin mbrojtës, ngjiteni patch-in duke përdorur shabllonin e dhënë, shtypni mirë dhe lëreni të thahet 1 orë pa përdorur tenxheren.
Çfarë të bëni nëse sensori nuk ndizet?
Kontrolloni nëse bateria nuk është e konsumuar. Zëvendësojeni me një bateri të re CR2032. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin pas shitjes.
Cilat lloje tenxheresh janë të përputhshme?
Tenxheret me fund të përshtatshëm për induksion (ferromagnetike) janë të përputhshme. Patch-i i silikonit fiksohet në murin anësor.
Si të hidhet sensori në fund të jetës?
Hiqni baterinë dhe hidheni veçmas në një pikë grumbullimi. Sensori mund të riciklohet si mbetje elektronike.
A ka rrezik për mbajtësit e stimuluesit kardiak?
Sensori është magnetik. Mbani një distancë minimale prej 10 cm midis sensorit dhe çdo implanti elektronik.
Ku të gjehen pjesë këmbimi?
Patch-at e silikonit (ref. 00577921) dhe sensori i plotë (ref. HEZ39050) janë në dispozicion te shitësit e autorizuar ose në faqen e Bosch.

Pyetjet e përdoruesve rreth PIF645DE1E BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PIF645DE1E - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PIF645DE1E e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT PIF645DE1E BOSCH

Përdorimi sipas përcaktimit .. 127

BOSCH PIF645DE1E - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie 3

BOSCH PIF645DE1E - 2

Mbrojtja e Mjedisit ..... 128

Hedhja sipas normave ekologjike. . 128

BOSCH PIF645DE1E - 3

Sensor temperature pa kabull 129

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës ..... 129

Pastrimi....131

Deklarata e konformitetit. ..... 131

Informata tjera mbi prodhimet, pajisjet shtesë, pjesët shtesë dhe servisimin i gjeni në internet në:

www.bosch-home.com dhe shitoren

Online: www.bosch-eshop.com

BOSCH PIF645DE1E - 4

Përdorimi sipas përcaktimit

Lexoni me vëmendje udhëzimet. Ruajeni manualin e përdorimit dhe atë të montimit për një përdorim të mëvonshëm ose për personin që mund të blejë pajisjen tuaj në një moment tjetër.

Kontrollojeni pajisjen pas nxjerrjes nga ambalazhi. Nëse pajisja dëmtohet gjatë transportit, nuk duhet të përdoret. Informoni shërbimin teknik të klientit dhe dokumentoni me shkrim dëmtimet, në të kundërt pretendimet për dëmshpërblim nuk do të merren në konsideratë.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe në ambientet e shtëpisë. Përdoreni pajisjen vetëm për përgatitjen e gatesave dhe pijeve. Procesi i gatimit duhet kontrolluar. Një proces gatimi i shkurtër duhet kontrolluar pa ndërprerje. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.

Ky aparat mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjet dhe personave me aftësi të reduktuar fizike, sensorike ose mentale apo me mungesë përvoje ose dije, nëse janë të mbikëqyrur nga një person, i

sq

cili është përgjegjës për sigurinë e tyre, ose të cilët janë të udhëzuar për përdorim të sigurt të aparatit dhe të cilët i kanë kuptuar rreziqet që rezultojnë nga kjo.

Fëmijët nuk lejohet të luajnë me aparatin. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk lejohet të bëhet nga fëmijët, nëse ato, janë 8 vjet dhe më të vjetër dhe janë të mbikëqyrur.

Kur përdorni funksionet e gatimit, vatra e rregulluar duhet të përkojë me vatrën mbi të cilën ndodhet ena me sensorin e temperaturës.

BOSCH PIF645DE1E - sq - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie

⚠️ Paralajmërim Rreziku nga magnetizimi!

Sensori pa kabull i temperaturës është magnetik. Elementët magnetikë mund të dëmtojnë implantet elektronike p.sh stimuluesit kardiak ose pompat e insulinës. Prandaj ata persona që mbajnë implante elektronike nuk duhet ta mbajnë në xhepat e rrobave sensorin e temperaturës dhe të ruajnë një distancë minimale prej 10 cm midis stimuluesve kardiakë apo pajisjeve të njëjta mjekësore dhe këtij sensori.

⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje!

■ Bateria tek sensori pa kabull i temperaturës mund të dëmtohet ose shpërthejë, nëse nxehet shumë. Pas gatimit hiqni sensorin nga vatra dhe mos e vendosni në afërsi të burimeve të nxehtësisë.
■ Sensori i temperaturës mund të jetë shumë i nxehtë, kur e hiqni nga ena e gatimit. Kur ta hiqni nga ena e gatimit përdorni doreza kuzhine ose një pecete kuzhine.

BOSCH PIF645DE1E - ⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje! - 1

Mbrojtja e Mjedisit

Hedhja sipas normave ekologjike

Hidheni paketimin sipas normave ekologjike.

BOSCH PIF645DE1E - Hedhja sipas normave ekologjike - 1

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit 2012/19/EU (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura në të gjithë BE.

Sensori pa kabull i temperaturës është i pajisur me një bateri. Eliminoni bateritë e konsumuara pa ndotur mjedisin.

BOSCH PIF645DE1E - Hedhja sipas normave ekologjike - 2

Sensor temperature pa kabull

Për informacion të detajuar shihni kapitullin "Funksionet e asistencës në gatim" tek manuali i përdorimit të furrës. Lexoni manualin deri në fund.

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës

Në këtë paragraf ju do të informoheni si më poshtë:

■ Ngjitja e kapakut të silikonit
- Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës
- Ndërrimi i baterisë

Sensori i temperaturës dhe kapaku i silikonit mund të porositen më pas në dyqanet e specializuara ose përmes shërbimit tonë teknik të klientit. Jepni numrin përkatës të referencës.

00577921 Set me 5 kapakë silikoni

HEZ39050 Sensor temperature dhe set me 5 kapakë silikoni

Ngjitja e kapakut të silikonit

Kapaku i silikonit fikson sensorin e temperaturës tek ena e gatimit.

Nëse ena e gatimit përdoret për herë të parë me funksionet e gatimit, ju duhet të vendosni një kapak silikoni.

Veproni si më poshtë:

  1. Pjesa e tenxheret ku ai do ngjitet nuk duhet të jetë me yndyrë. Pastroni tenxheren, thajeni mirë dhe vendin e ngjitjes p.sh lyejeni me spiritus.

  2. Hiqni qesen mbrojtëse nga kapaku i silikonit. Me anë të shablonëve që keni marrë bashkë me pajisjen ngjitni kapakun e silikonit në lartësinë e duhur në tenxhere.

BOSCH PIF645DE1E - Ngjitja e kapakut të silikonit - 1

  1. Shtypni kapakun e silikonit, edhe pjesën e brendshme. Që ngjitësi të thahet mirë duhet ta lini 1 orë. Gjatë kësaj kohe mos e përdorni apo pastroni enën e gatimit.

Udhëzime

■ Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Nëse kapaku i silikonit shkëputet, duhet të përdorni një të ri.

Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës

Lidheni sensorin e temperaturës në shiritin prej silikoni, duke e përputhur saktësisht.

BOSCH PIF645DE1E - Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës - 1

Sigurohuni që shiriti prej silikoni të jetë plotësisht i thatë, para se të vendoset sensori i temperaturës.
Vendosen enën e gatimit në mënyrë të tillë, që sensori i temperaturës të tregojë në drejtim të sipërfaqes së jashtme anësore të vatrës së gatimit.

sq

■ Sensori i temperaturës nuk duhet të vendoset mbi një enë tjetër gatimi të nxehtë, kështu mund të shmangni tejnxehjen.
■ Pas përfundimit të gatimit, hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Ndërrimi i baterisë

Nëse do shtypni simbolin tek sensori pa kabull i temperaturës dhe Ilamba LED nuk do të ndizet, atëherë ka rënë bateria.

Ndërrimi i baterisë:

  1. Hiqni kapakun e silikonit nga pjesa e poshtme e skeletit. Hiqni vidhat duke përdorur një kaçavidë.

BOSCH PIF645DE1E - Ndërrimi i baterisë - 1

  1. Hiqni pjesën e sipërme të skeletit. Hiqni baterinë e vjetër. Vendosni baterinë e re. Bëni kujdes me polarizimin.

BOSCH PIF645DE1E - Ndërrimi i baterisë - 2

Për të hequr baterinë mos përdorni objekte metali. Mos prekni kontaktet.

BOSCH PIF645DE1E - Ndërrimi i baterisë - 3

  1. Vendosni sërish pjesën e sipërme dhe të poshtme të skeletit. Tregoni vëmendje për të vendosur si duhet pjesët e kontaktit.

BOSCH PIF645DE1E - Ndërrimi i baterisë - 4

  1. Vendoni sërish kapakun e silikonit tek pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës.

BOSCH PIF645DE1E - Ndërrimi i baterisë - 5

Udhëzim: Përdorni vetëm bateri cilësore të tipit CR2032. Ato jetojnë më gjatë.

Pastrimi

Sensori i temperaturës

Pastroni sensorin e temperaturës me një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.

Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt, për shembull brenda në ambalazh dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Kapak silikoni

Pastrojeni dhe thajeni para se ta vendosni tek sensori i temperaturës. I përshtatshëm për lavastovilje.

Udhëzim: Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.

Dritarja e sensorit pa kabull të temperaturës

Dritarja e sensorit duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni si më poshtë:

■ Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat e yndyrës.
- Për pastrim përdorni një pecetë të butë ose tamponë pambuku dhe solucion me spruco për xhamat.

Udhëzime

■ Mos përdorni mjete pastrimi që gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe furça apo qumësht pastrues.
■ Mos e prekni me gishta dritaren e sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo të gërvishtet.

Deklarata e konformitetit

Këtu Robert Bosch Hausgeräte GmbH deklaron se pajisja me funksionin e sensorit pa kabull të temperaturës i përgjigjet kritereve bazë dhe përcaktimeve të tjera të direktivës 1999/5/EG.

Deklaratën e detajuar të konformitetit R&TTe gjeni në internet në www.bosch-home.com tek faqja e produktit të pajisjes suaj në dokumentet shtesë.

Logot dhe marka Bluetooth® janë simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i kësaj marke nga Robert Bosch Hausgeräte GmbH duhet të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat e tjera të markave janë pronë e firmave përkatëse.

Содржина

BOSCH PIF645DE1E - Содржина - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : PIF645DE1E

Kategori : Furre