PXX921DX6E - Furre BOSCH - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PXX921DX6E BOSCH në format PDF.
| Marka | BOSCH |
| Modeli | PXX921DX6E |
| Lloji i produktit | Sobë me induksion me funksion gatimi të asistuar |
| Teknologjia e gatimit | Induksioni |
| Sensor i temperaturës pa tel | Po, i lëvizshëm dhe i zëvendësueshëm (referenca HEZ39050) |
| Komunikimi pa tel | Bluetooth® |
| Bateria e sensorit | CR2032, e zëvendësueshme nga përdoruesi |
| Patch silikoni | I përfshirë, për fiksimin e sensorit në tenxhere (referenca 00577921) |
| Përdorimi | Shtëpiak, brenda ambienteve |
| Publiku i autorizuar | Të rriturit dhe fëmijët nga 8 vjeç nën mbikëqyrje |
| Pastrimi i sensorit | Vetëm leckë e lagur, mos zhytni dhe mos vendosni në pjatalarëse |
| Pastrimi i patch silikonit | I përshtatshëm për pjatalarëse |
| Pastrimi i dritares së sensorit | Leckë e butë ose shtupë pambuku me pastrues xhami |
| Siguria | Rrezik mbytjeje (ambalazh), rrezik magnetik (implante), rrezik djegieje (sensor i nxehtë) |
| Pajtueshmëria | Direktiva Evropiane RED 2014/53/BE |
| Pjesë këmbimi | Sensori HEZ39050, patch silikoni 00577921, bateria CR2032 |
| Informacione shtesë | www.bosch-home.com |
Pyetjet më të shpeshta - PXX921DX6E BOSCH
Pyetjet e përdoruesve rreth PXX921DX6E BOSCH
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PXX921DX6E - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PXX921DX6E e markës BOSCH.
MANUAL I PËRDORUESIT PXX921DX6E BOSCH
Përdorimi sipas përcaktimit. . 130

Udhëzime të rëndësishme sigurie 131

Mbrojtja e Mjedisit ..... 132
Hedhja sipas normave ekologjike . .132

Sensor temperature pa kabull 132
Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës .....132 Pastrimi .....134 Deklarata e konformitetit .....134
Informata tjera mbi prodhimet, pajisjet shtesë, pjesët shtesë dhe servisimin i gjeni në internet në:
www.bosch-home.com dhe shitoren
Online: www.bosch-eshop.com

Përdorimi sipas përcaktimit
Lexoni me vëmendje udhëzimet. Ruajeni manualin e përdorimit dhe atë të montimit për një përdorim të mëvonshëm ose për personin që mund të blejë pajisjen tuaj në një moment tjetër.
Kontrollojeni pajisjen pas nxjerrjes nga ambalazhi. Nëse pajisja dëmtohet gjatë transportit, nuk duhet të përdoret. Informoni shërbimin teknik të klientit dhe dokumentoni me shkrim dëmtimet, në të kundërt pretendimet për dëmshpërblim nuk do të merren në konsideratë.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe në ambientet e shtëpisë. Përdoreni pajisjen vetëm për përgatitjen e gatesave dhe pijeve. Procesi i gatimit duhet kontrolluar. Një proces gatimi i shkurtër duhet kontrolluar pa ndërprerje. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.
Ky aparat mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjet dhe personave me aftësi të reduktuar fizike, sensorike ose mentale apo me mungesë përvoje ose dije, nëse janë të mbikëqyrur nga një person, i cili është përgjegjës për sigurinë e tyre, ose të cilët janë të udhëzuar për përdorim të sigurt të aparatit dhe të cilët i kanë kuptuar rreziqet që rezultojnë nga kjo.
Fëmijët nuk lejohet të luajnë me aparatin. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk lejohet të bëhet nga fëmijët, nëse ato, janë 8 vjet dhe më të vjetër dhe janë të mbikëqyrur.
Kur përdorni funksionet e gatimit, vatra e rregulluar duhet të përkojë me vatrën mbi të cilën ndodhet ena me sensorin e temperaturës.

Udhëzime të rëndësishme sigurie
⚠️ Paralajmërim Rrezik asfiksimi!
Materiali ambalazhues është i rrezikshëm për fëmijët. Mos i lini asnjëherë fëmijët të luajnë me materialet ambalazhues.
⚠️ Paralajmërim Rreziku nga magnetizimi!
Sensori på kabull i temperaturës është magnetik. Elementët magnetikë mund të dëmtojnë implantet elektronike p.sh stimuluesit kardiak ose pompat e insulinës. Prandaj ata persona që mbajnë implante elektronike nuk duhet ta mbajnë në xhepat e rrobave sensorin e temperaturës dhe të ruajnë një distancë minimale prej 10 cm midis stimuluesve kardiakë apo pajisjeve të njëjta mjekësore dhe këtij sensori.
⚠️ Paralajmërim Rrezik lëndimi!
■ Sensori pa kabillo i gatimit është i pajisur me një bateri që mund të dëmtohet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta. Hiqni sensorin nga ena e gatimit dhe ruajeni në një vend larg nga çdo burim nxehtësie.
■ Sensori i temperaturës mund të jetë shumë i nxehtë, kur e hiqni nga ena e gatimit. Kur ta hiqni nga ena e gatimit përdorni doreza kuzhine ose një pecete kuzhine.

Mbrojtja e Mjedisit
Hedhja sipas normave ekologjike
Hidheni paketimin sipas normave ekologjike.

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit 2012/19/EU (waste electrical and electronic equipment - WEEE).
Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura në të gjithë BE.
Sensori pa kabull i temperaturës është i pajisur me një bateri. Eliminoni bateritë e konsumuara pa ndotur mjedisin.

Sensor temperature pa kabull
Për informacion të detajuar shihni kapitullin "Funksionet e asistencës në gatim" tek manuali i përdorimit të furrës. Lexoni manualin deri në fund.
Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës
Në këtë paragraf ju do të informoheni si më poshtë:
■ Ngjitja e kapakut të silikonit
■ Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës
■ Ndërrimi i baterisë
Sensori i temperaturës dhe kapaku i silikonit mund të porositen më pas në dyqanet e specializuara ose përmes shërbimit tonë teknik të klientit. Jepni numrin përkatës të referencës.
00577921 Set me 5 kapakë silikoni
HEZ39050 Sensor temperature dhe set me 5 kapakë silikoni
Ngjitja e kapakut të silikonit
Kapaku prej silikoni fikson sensorin e temperaturës tek ena e gatimit.
Nëse përdorni një tenxhere për herë të parë me funksionet e gatimit, ju duhet të vendosni një kapak silikoni direkt mbi tenxhere. E rëndësishme për:
- Pjesa e tenxheret ku ai do ngjitet nuk duhet të jetë me yndyrë. Pastroni tenxheren, thajeni mirë dhe lyeni vendin e ngjitjes p.sh me solucion.
- Hiqni qesen mbrojtëse nga kapaku prej silikoni. Me anë të shabllonëve që keni marrë bashkë me pajisjen, ngjitni kapakun prej silikoni në lartësinë e duhur jashtë në tenxhere.

- Shtypni sipërfaqen e përgjithshme të kapakut prej silikoni, edhe në pjesën e brendshme.
Që ngjitësi të thahet mirë duhet ta lini 1 orë. Gjatë kësaj kohe mos e përdorni apo pastroni tenxheren.
Udhëzime
■ Tenxheren me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Nëse kapaku prej silikoni lirohet, duhet të përdorni një të ri.
Lidhni sensorin e temperaturës pa kabëll
Lidheni sensorin e temperaturës në shiritin prej silikoni, duke e përputhur saktësisht.

■ Sigurohuni që shiriti prej silikoni të jetë plotësisht i thatë, para se të vendoset sensori i temperaturës.
■ Vendosen enën e gatimit në mënyrë të tillë, që sensori i temperaturës të tregojë në drejtim të sipërfaqes së jashtme anësore të vatrës së gatimit.
■ Sensori i temperaturës nuk duhet të vendoset mbi një enë tjetër gatimi të nxehtë, kështu mund të shmangni tejnxehjen.
■ Pas përfundimit të gatimit, hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.
Ndërrimi i baterisë
Nëse sensori i temperaturës nuk ndizet, nëse do shtypni simbolin, do të thotë se ka rënë bateria.
Ndërrimi i baterisë:
- Nxirni kapakun prej silikoni nga pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës dhe hiqni dy vidat me një vidator.

- Hapni kapakun e sensorit të temperaturës. Nxirrni baterinë nga pjesa e poshtme e skeletit dhe vendosni një bateri të re (bëni kujdes polaritetin e duhur të baterisë).

Për të hequr baterinë mos përdorni objekte prej metali. Mos i prekni pikat lidhëse të baterisë.

- Mbyllni kapakun e sensorit të temperaturës (vrimat për vidat tek kapaku duhet të mbulohen me dhëmbëzimet në pjesën e poshtme të skeletit). Vidhosni vidat me kaçavidë.

- Vendoni sërish kapakun prej silikoni tek pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës.

Udhëzim: Përdorni vetëm bateri cilësore të tipit CR2032, për të garantuar një jetëgjatësi më të madhe.
Pastrimi
Sensori i temperaturës
Pastroni sensorin e temperaturës me një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.
Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt, për shembull brenda në ambalazh dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.
Kapak silikoni
Pastrojeni dhe thajeni para se ta vendosni tek sensori i temperaturës. I përshtatshëm për lavastovilje.
Udhëzim: Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Dritarja e sensorit pa kabull të temperaturës
Dritarja e sensorit duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni si më poshtë:
■ Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat e yndyrës.
■ Për pastrim përdorni një pecetë të butë ose tamponë pambuku dhe solucion me spruco për xhamat.
Udhëzime
■ Mos përdorni mjete pastrimi që gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe furca apo gumësht pastrues.
■ Mos e prekni me gishta dritaren e sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo të gërvishtet.
Deklarata e konformitetit
Këtu Robert Bosch Hausgeräte GmbH deklaron se pajisja me funksionin e sensorit pa kabull të temperaturës i përgjigjet kritereve bazë dhe përcaktimeve të tjera të direktivës 2014/53/BE.
Deklaratën e plotë të konformitetit me direktivën për pajisjet radio (RED) e gjeni në internet në adresën www.bosch-home.com në faqen e produktit të pajisjes suaj te dokumentet shtesë.
Logot dhe marka Bluetooth® janë simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i kësaj marke nga Robert Bosch Hausgeräte GmbH duhet të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat e tjera të markave janë pronë e firmave përkatëse.
Содржина
