BOSCH PXY875DE1E - Furre

PXY875DE1E - Furre BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PXY875DE1E BOSCH në format PDF.

📄 164 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BOSCH PXY875DE1E - page 130
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
MarkaBosch
ModeliPXY875DE1E
KategoriaSobë
Lloji i produktitTavë gatimi me induksion e integruar
Dimensionet (G x T x L)80 x 52 x 5 cm
Pesha neto15 kg
Furnizimi elektrik220-240 V / 50-60 Hz
Fuqia totale7,4 kW
Numri i zonave të gatimit5 zona gatimi me induksion
Funksionet kryesorePowerBoost, FlexInduction, Kontroll me prekje, Timer, Funksioni Mbajtja e ngrohtë
Mirëmbajtja dhe pastrimiPastroni me një leckë të butë dhe një produkt pastrimi për qeramikë të xhamit; mos përdorni sfungjer gërryes
SiguriaKyç për fëmijë, Ndalesë automatike sigurie, Drita e nxehtësisë së mbetur
Pjesë rezervë dhe riparueshmëriaPjesët janë të disponueshme përmes shërbimit pas-shitjes Bosch; indeksi i riparueshmërisë i shikueshëm në internet
Informacione të përgjithshmeManuali i përdorimit i disponueshëm në disa gjuhë; prodhuar në Gjermani

Pyetjet më të shpeshta - PXY875DE1E BOSCH

Si të ndizni tavën e gatimit?
Shtypni tastin Ndezje/Fikje për rreth 1 sekondë. Një sinjal zanor dëgjohet dhe ekrani ndizet.
Si të përdorni funksionin PowerBoost?
Zgjidhni një zonë gatimi, më pas shtypni tastin PowerBoost. Fuqia maksimale aktivizohet për një kohë të kufizuar.
Çfarë të bëni nëse ekrani tregon një kod gabimi?
Konsultoni seksionin 'Zgjidhja e problemeve' të manualit. Kodet e zakonshme përfshijnë E0 (mungesë tenxhere) ose E2 (mbinxehje). Fikeni dhe ndizni pajisjen përsëri.
Si të pastroni qeramikën e xhamit?
Përdorni një leckë të butë dhe një pastrues special për qeramikë të xhamit. Shmangni sfungjerët gërryes që gërvishtin sipërfaqen.
A funksionojnë të gjitha tenxheret në induksion?
Jo, vetëm tenxheret me fund ferromagnetik (që tërheq magnet) janë të përshtatshme. Përdorni një magnet për të kontrolluar.
Si të aktivizoni kyçjen për fëmijë?
Shtypni njëkohësisht tastet + dhe - për 4 sekonda. Shfaqet një simbol i kyçjes.
A mund të përdor një pllakë gatimi prej gize?
Po, nëse giza është e sheshtë dhe fundi është ferromagnetik. Shmangni rrëshqitjen e pllakës për të mos gërvishtur qeramikën e xhamit.
Si të vendosni kohën?
Zgjidhni një zonë gatimi, më pas shtypni tastin Timer. Përdorni tastet + dhe - për të caktuar kohën.
Çfarë do të thotë drita 'H' në ekran?
Drita H tregon nxehtësi të mbetur. Zona është ende e nxehtë edhe e fikur. Mos e prekni.
Ku të porosisni pjesë këmbimi?
Shkoni në faqen Bosch Service ose kontaktoni shërbimin pas-shitjes. Numri i modelit është PXY875DE1E.

Pyetjet e përdoruesve rreth PXY875DE1E BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PXY875DE1E - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PXY875DE1E e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT PXY875DE1E BOSCH

Përdorimi sipas përcaktimit. . 130

BOSCH PXY875DE1E - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie 131

BOSCH PXY875DE1E - 2

Mbrojtja e Mjedisit ..... 132

Hedhja sipas normave ekologjike . .132

BOSCH PXY875DE1E - 3

Sensor temperature pa kabull 132

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës .....132 Pastrimi .....134 Deklarata e konformitetit .....134

Informata tjera mbi prodhimet, pajisjet shtesë, pjesët shtesë dhe servisimin i gjeni në internet në:

www.bosch-home.com dhe shitoren

Online: www.bosch-eshop.com

BOSCH PXY875DE1E - 4

Përdorimi sipas përcaktimit

Lexoni me vëmendje udhëzimet. Ruajeni manualin e përdorimit dhe atë të montimit për një përdorim të mëvonshëm ose për personin që mund të blejë pajisjen tuaj në një moment tjetër.

Kontrollojeni pajisjen pas nxjerrjes nga ambalazhi. Nëse pajisja dëmtohet gjatë transportit, nuk duhet të përdoret. Informoni shërbimin teknik të klientit dhe dokumentoni me shkrim dëmtimet, në të kundërt pretendimet për dëmshpërblim nuk do të merren në konsideratë.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe në ambientet e shtëpisë. Përdoreni pajisjen vetëm për përgatitjen e gatesave dhe pijeve. Procesi i gatimit duhet kontrolluar. Një proces gatimi i shkurtër duhet kontrolluar pa ndërprerje. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.

Ky aparat mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjet dhe personave me aftësi të reduktuar fizike, sensorike ose mentale apo me mungesë përvoje ose dije, nëse janë të mbikëqyrur nga një person, i cili është përgjegjës për sigurinë e tyre, ose të cilët janë të udhëzuar për përdorim të sigurt të aparatit dhe të cilët i kanë kuptuar rreziqet që rezultojnë nga kjo.

Fëmijët nuk lejohet të luajnë me aparatin. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk lejohet të bëhet nga fëmijët, nëse ato, janë 8 vjet dhe më të vjetër dhe janë të mbikëqyrur.

Kur përdorni funksionet e gatimit, vatra e rregulluar duhet të përkojë me vatrën mbi të cilën ndodhet ena me sensorin e temperaturës.

BOSCH PXY875DE1E - Përdorimi sipas përcaktimit - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie

⚠️ Paralajmërim Rrezik asfiksimi!

Materiali ambalazhues është i rrezikshëm për fëmijët. Mos i lini asnjëherë fëmijët të luajnë me materialet ambalazhues.

⚠️ Paralajmërim Rreziku nga magnetizimi!

Sensori pa kabull i temperaturës është magnetik. Elementët magnetikë mund të dëmtojnë implantet elektronike p.sh stimuluesit kardiak ose pompat e insulinës. Prandaj ata persona që mbajnë implante elektronike nuk duhet ta mbajnë në xhepat e rrobave sensorin e temperaturës dhe të ruajnë një distancë minimale prej 10 cm midis stimuluesve kardiakë apo pajisjeve të njëjta mjekësore dhe këtij sensori.

⚠️ Paralajmërim Rrezik lëndimi!

■ Sensori pa kabillo i gatimit është i pajisur me një bateri që mund të dëmtohet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta. Hiqni sensorin nga ena e gatimit dhe ruajeni në një vend larg nga çdo burim nxehtësie.

■ Sensori i temperaturës mund të jetë shumë i nxehtë, kur e hiqni nga ena e gatimit. Kur ta hiqni nga ena e gatimit përdorni doreza kuzhine ose një pecete kuzhine.

BOSCH PXY875DE1E - ⚠️ Paralajmërim Rrezik lëndimi! - 1

Mbrojtja e Mjedisit

Hedhja sipas normave ekologjike

Hidheni paketimin sipas normave ekologjike.

BOSCH PXY875DE1E - Hedhja sipas normave ekologjike - 1

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit 2012/19/EU (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura në të gjithë BE.

Sensori pa kabull i temperaturës është i pajisur me një bateri. Eliminoni bateritë e konsumuara pa ndotur mjedisin.

BOSCH PXY875DE1E - Hedhja sipas normave ekologjike - 2

Sensor temperature pa kabull

Për informacion të detajuar shihni kapitullin "Funksionet e asistencës në gatim" tek manuali i përdorimit të furrës. Lexoni manualin deri në fund.

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës

Në këtë paragraf ju do të informoheni si më poshtë:

■ Ngjitja e kapakut të silikonit
■ Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës
- Ndërrimi i baterisë

Sensori i temperaturës dhe kapaku i silikonit mund të porositen më pas në dyqanet e specializuara ose përmes shërbimit tonë teknik të klientit. Jepni numrin përkatës të referencës.

00577921 Set me 5 kapakë silikoni

HEZ39050 Sensor temperature dhe set me 5 kapakë silikoni

Ngjitja e kapakut të silikonit

Kapaku prej silikoni fikson sensorin e temperaturës tek ena e gatimit.

Nëse përdorni një tenxhere për herë të parë me funksionet e gatimit, ju duhet të vendosni një kapak silikoni direkt mbi tenxhere. E rëndësishme për:

  1. Pjesa e tenxheret ku ai do ngjitet nuk duhet të jetë me yndyrë. Pastroni tenxheren, thajeni mirë dhe lyeni vendin e ngjitjes p.sh me solucion.
  2. Hiqni qesen mbrojtëse nga kapaku prej silikoni. Me anë të shabllonëve që keni marrë bashkë me pajisjen, ngjitni kapakun prej silikoni në lartësinë e duhur jashtë në tenxhere.

BOSCH PXY875DE1E - Ngjitja e kapakut të silikonit - 1

  1. Shtypni sipërfaqen e përgjithshme të kapakut prej silikoni, edhe në pjesën e brendshme.

Që ngjitësi të thahet mirë duhet ta lini 1 orë. Gjatë kësaj kohe mos e përdorni apo pastroni tenxheren.

Udhëzime

■ Tenxheren me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Nëse kapaku prej silikoni lirohet, duhet të përdorni një të ri.

Lidhni sensorin e temperaturës pa kabëll

Lidheni sensorin e temperaturës në shiritin prej silikoni, duke e përputhur saktësisht.

BOSCH PXY875DE1E - Lidhni sensorin e temperaturës pa kabëll - 1

■ Sigurohuni që shiriti prej silikoni të jetë plotësisht i thatë, para se të vendoset sensori i temperaturës.
■ Vendosen enën e gatimit në mënyrë të tillë, që sensori i temperaturës të tregojë në drejtim të sipërfaqes së jashtme anësore të vatrës së gatimit.
■ Sensori i temperaturës nuk duhet të vendoset mbi një enë tjetër gatimi të nxehtë, kështu mund të shmangni tejnxehjen.
■ Pas përfundimit të gatimit, hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Ndërrimi i baterisë

Nëse sensori i temperaturës nuk ndizet, nëse do shtypni simbolin, do të thotë se ka rënë bateria.

Ndërrimi i baterisë:

  1. Nxirni kapakun prej silikoni nga pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës dhe hiqni dy vidat me një vidator.

BOSCH PXY875DE1E - Ndërrimi i baterisë - 1

  1. Hapni kapakun e sensorit të temperaturës. Nxirrni baterinë nga pjesa e poshtme e skeletit dhe vendosni një bateri të re (bëni kujdes polaritetin e duhur të baterisë).

BOSCH PXY875DE1E - Ndërrimi i baterisë - 2

Për të hequr baterinë mos përdorni objekte prej metali. Mos i prekni pikat lidhëse të baterisë.

BOSCH PXY875DE1E - Ndërrimi i baterisë - 3

  1. Mbyllni kapakun e sensorit të temperaturës (vrimat për vidat tek kapaku duhet të mbulohen me dhëmbëzimet në pjesën e poshtme të skeletit). Vidhosni vidat me kaçavidë.

BOSCH PXY875DE1E - Ndërrimi i baterisë - 4

  1. Vendoni sërish kapakun prej silikoni tek pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës.

BOSCH PXY875DE1E - Ndërrimi i baterisë - 5

Udhëzim: Përdorni vetëm bateri cilësore të tipit CR2032, për të garantuar një jetëgjatësi më të madhe.

Pastrimi

Sensori i temperaturës

Pastroni sensorin e temperaturës me një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.

Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt, për shembull brenda në ambalazh dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Kapak silikoni

Pastrojeni dhe thajeni para se ta vendosni tek sensori i temperaturës. I përshtatshëm për lavastovilje.

Udhëzim: Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.

Dritarja e sensorit pa kabull të temperaturës

Dritarja e sensorit duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni si më poshtë:

■ Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat e yndyrës.

Për pastrim përdorni një pecetë të butë ose tamponë pambuku dhe solucion me spruco për xhamat.

Udhëzime

■ Mos përdorni mjete pastrimi që gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe furça apo qumësht pastrues.

■ Mos e prekni me gishta dritaren e sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo të gërvishtet.

Deklarata e konformitetit

Këtu Robert Bosch Hausgeräte GmbH deklaron se pajisja me funksionin e sensorit pa kabull të temperaturës i përgjigjet kritereve bazë dhe përcaktimeve të tjera të direktivës 2014/53/BE.

Deklaratën e plotë të konformitetit me direktivën për pajisjet radio (RED) e gjeni në internet në adresën www.bosch-home.com në faqen e produktit të pajisjes suaj te dokumentet shtesë.

Logot dhe marka Bluetooth® janë simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i kësaj marke nga Robert Bosch Hausgeräte GmbH duhet të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat e tjera të markave janë pronë e firmave përkatëse.

Содржина

BOSCH PXY875DE1E - Содржина - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : PXY875DE1E

Kategori : Furre