EC67385RW - Sobë GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EC67385RW GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Sobë elektrike |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | EC67385RW |
| Dimensionet (Lartësia x Gjerësia x Thellësia) | 85 cm x 60 cm x 60 cm (vlerësim) |
| Pesha | 55 kg (vlerësim) |
| Furnizimi me energji | 230 V ~ 50 Hz |
| Lloji i komandimit | Prekje sensitive |
| Ekrani | Ekran dixhital me ikona |
| Programator | Elektronik, rregullim i kohëzgjatjes dhe përfundimit të gatimit, sinjalizues zanor |
| Siguria e fëmijëve | Bllokimi i programatorit |
| Ndalimi automatik | Po, i programueshëm |
| Funksionet e furrës | Gatim, pjekje (jo e detajuar) |
| Pastrimi | Muri i brendshëm i smaltuar (vlerësim) |
| Pjesë të ndara | Në dispozicion |
| Riparueshmëria | Nuk specifikohet |
| Informacione të përgjithshme | Udhëzuesi në dispozicion në disa gjuhë |
Pyetjet më të shpeshta - EC67385RW GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth EC67385RW GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EC67385RW - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EC67385RW e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT EC67385RW GORENJE
- Me prekjen radhazi të butonit (A) përzgjidhni rregullime të ndryshme. Simboli i përzgjedhur në indikator rreh shpejt dhe mund ta rregulloni ose ndryshoni funksionin. Pas 5 sekondash, simboli rreh me ngadalë dhe shfaq kohën e rregulluar. Simbolet që janë të ndryshuara, janë të përzgjedhura, por nuk shihen në indikator (6). Gjithmonë shihet rregullimi i përzgjedhur me se fundi.
- Në çdo prekje të butonit, paraqitet sinjal i shkurtër zanor.
- Në qoftë se prekni butonat për rregullimin e vlerave (B) ose (C) me gjatë kohë, përshpejtohet shpejtësia e ndryshimit të vlerave.
- Kur e kyçni aparatin në rrjetë ose në qoftë se dështon furnizimi me energji elektrike, për kohë të shkurtër fillimisht shfaqet >META « ose »GLAS «, pastaj në indikator rreh ca kohë. Që të funksionojë furra, me butonat (B dhe C) fillimisht rregulloni kohën e ditës.
- Në dështimin e energjisë elektrike për më pak se dy minuta, të gjitha rregullimet e orës ruhen.

Që të përgjigjen më mirë butonat, ata prekni me sipërfaqe më të madhe të gishtave.
Rregullimi i kohës ditore
- Orën e rregulloni në kohën e faktë ditore ashtu, që të prekni butonin për përzgjedhjen e rregullimeve (A). Përzgjidhni simbolin (4).
- Me prekjen e butonave (B dhe C) rregulloni kohën e faktë ditore.
- Rregullimin e konfirmoni me prekjen e sërishme të butonit (A), respektivisht, pas ca sekondash automatikisht përzgjidhet vetë.
Me orën programuese mund të programoni funksionimin e furrës në 3 mënyra:
- Rregullimi i zgjatjes së funksionimit - fillimi i menjëhershëm i funksionimit të furrës dhe pas një kohe të caktuar, ndërprerja automatike e funksionimit.
- Rregullimi i përfundimit të funksionimit - përfundimi i funksionimit të furrës në kohën e caktuar.
- Rregullimi i kyçjes me vonesë - në kohën e caktuar fillimi dhe përfundimi automatik i furrës.
Rregullimi i zgjatjes së funksionimit të furrës
Në këtë mënyrë programimi, caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit). Mundësia më e lartë e rregullimit është 10 orë!
- Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Pas skadimit të kohës së rregulluar, furra automatikisht ndërpret funksionimin (përfundimi i pjekjes). Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrethin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e zgjatjes.
Rregullimi i përfundimit të funksionimit të furrës
Në këtë mënyrë e rregulloni kohën se kur të ndërpresë furra funksionimin. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë, duke shikuar kohën momentale të ditës.
- Kontrolloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
- Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (2). Në indikator shfaqet koha momentale e ditës. Me shtypjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën e përfundimit të funksionimit.
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon menjëherë funksionimin dhe ndërpret funksionimin në kohën e përzgjedhur. Paraqitet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund të ndërprisni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrethin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës, rregulloni kohën e zgjatjes.
Rregullimi i kyçjes së furrës me vonesë
Në mënyrën në fjalë të programimit caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit) dhe në cilën orë të ndërpresë funksionimin (përfundimi i funksionimit).
Përfundimin e pjekjes mund ta vononi më së shumti 24 orë në bazë të kohës momentale të ditës.
- Kontrolloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
- Rregullimi i kohës së funksionimit: Me shtypjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
- Rregullimi i përfundimit të funksionimit: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (2). (Në indikator automatikisht shfaqet shuma e kohës ditore dhe kohës së zgjatjes së funksionimit të furrës). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën se kur të përfundojë pjekja.
- Ora pret fillimin e kyçjes së pjekjes - ndriçojnë të dy simbolet (1 dhe 2).
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon automatikisht në kohë të saktë të funksionojë (atëherë simboli (2) shuhet) dhe ndërpret funksionimin në kohën e përzgjedhur. Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e zgjatjes.
Rregullimi i vërejtësit
Orën mund ta përdorni si të pavarur (pavarësisht nga funksionimi i furrës) si vërejtës, i cili ju tërheq vërejtjen pas skadimit të kohës së rregulluar.
- Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (3). Me prekjen e butoneve sensorike (B) dhe (C) rregulloni kohën e vërejtësit. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë.
- Pasiqë skadon koha e rregulluar, shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë. Simboli (3) shuhet.

Minuta e fundit te skadimi i vërejtësit është e shfaqur në intervalin sekondar.
Rregullimi i lartësisë së sinjalit zanor
Lartësinë e sinjalit zanor mund ta rregulloni kur nuk është i aktivizuar asnjë funksion kohor (shfaqet vetëm koha ditore).
- Prekni butonin (B) rreth 3 sekonda, që të shfaqet indikacioni i lartësisë së zërit dhe tingulli përkatës. «o○○« është zëri më i lartë, respektivisht «o« është lartësia minimale. Me prekjen rradhëshe të butonit (B) përzgjidhni ndërmjet të katër niveleve të lartësisë së zërit.
- Lartësinë e përzgjedhur konfirmoni me prekjen e butonit (A), respektivisht pas ca sekondash automatikisht përzgjidhet.
Rregullimi i mbylljes
Oren mund ta mbyllni vetëm atëherë kur keni të pararregulluar ndonjë funksion kohor (zgjatja e funksionimit, përfundimi i funksionimit ose vërejtësi). Furra do të funksionojë normalisht, por nuk do të mund të ndryshoni rregullimin.
Kyçja: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (5). Me prekjen e butonit (B ose C) aktivizohet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet "ON". Rregullimin e konfirmoni me shtypjen e butonit (A).
Shkyçja: Me prekjen e butonit (B ose C) shkyçet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet "OFF". Rregullimin nevojitet ta konfirmoni me shtypjen e butonit (A).
Ulja e ndriçueshmërisë së indikatorit
Një minutë pas shkyçjes së aparatit, ndriçueshmëria e indikatorit ulet.
Shënimi i rregullimeve kohore
- Të gjitha rregullimet kohore mund t'i shënoni kurdo me shtypjen e njëkohshme dhe mbajtjen 3 sekondëshe të butonave sensorikë (B dhe C). Programet e rregulluara automatikisht ndërpriten dhe ora rregullohet në gjendje të indikacionit të kohës ditore.
- Rregullimin kohor individual mund ta shënoni ashtu, që së pari e përzgjidhni me shtypjen e butonit (A), pastaj me shtypjen dhe mbajtjen e njëkohshme të butonave (B dhe C) i shënoni rregullimet. Rregullimin mund ta shënoni edhe me rregullimin në vlerën 0.00.