NoStop Professional Eco - Hekurosje IMETEC - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NoStop Professional Eco IMETEC në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth NoStop Professional Eco IMETEC
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NoStop Professional Eco - IMETEC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NoStop Professional Eco e markës IMETEC.
MANUAL I PËRDORUESIT NoStop Professional Eco IMETEC
I dashur klient, IMETEC Ju falënderon për blerjen e ketij produkti. Jemi të sigurt që Ju do të vlerësoni cilësinë dhe sigurinë e kësaj pajisjeje, e projektuar dhe prodhuar, duke vënë në vend të parë kënaqësinë e klientit. Ky manual përdorimi është redaktuar në përputhje me normën europiane EN 62079.

KUJDES!
Udhezime dhe keshilla për një përdorim të sigurt.
Para përdorimit të pajisjes, lexoni me vëmendje udhëzimet e përdorimit dhe, në veçanti, rregullat e sigurimit, duke ju përmbajtur atyre. Ruajeni këte manual, bashkë me udhezimet ilustruese, për gjithë periudhën e përdorimit të pajisjes, për konsultimet e nevojshme. Në rast se u jepni pajisjen personave të tjerë, duhet t'u dorëzoni edhe dokumentacionin e plotë përkatës.
Ne qofte se gjate leximit te ketij manuali udhezimesh hasni ne disa pjese me veshtiresi kuptimi, apo nese paraqiten dyshime, para perdorimit te pajisjes kontaktoni nderrmarjen prodhuese ne adresen qe ndodhet ne faqen e fundit.
PERMBAJTJA
UDHEZIME PERDORIMI faqe 65
RREGULLAT E SIGURIMIT faqe 66
LEGJENDA E SIMBOLEVE faqe 68
PERSHKRIMI I PAJISJES DHE I AKSESOREVE faqe 68
PERGATITJA faqe 69
PERDORIMI fage 69
- Mbushja e rezervuarit faqe 69
• Hekurosja faqe 69 - Funksioni ECO faqe 69
- Mbushja e rezervuarit gjate hekurosjes faqe 70
MIREMBAJTJA faqe 70
- Pastrimi i kaldajes faqe 70
- Pastrimi i pajisjes faqe 71
MBAS PERDORIMIT faqe 71
- Kjo pajisje mund të përdoret nga të mitur me moshë mbi 8 vjeç, nga persona me aftësi fizike, shqisore apo mendore të kufizuara, sikurse edhe nga persona pa përvojë, vetëm nëqoftëse janë instruktuar paraprakisht rreth përdorimit të sigurt dhe janë informuar rreth rreziqeve lidhur me pajisjen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijë pa mbikëqyrjen e një të rrituri. Mbani pajisjen dhe kabllin ushqyes larg nga femije nen 8 vjec ne periudhen kur pajisja eshte e ndezur apo ne fazen e ftohjes.

MOS lini hekurin pa mbikeqyrje kur eshte i lidhur me korentin.

KUJDES!
rfaqe e nxehte.
- Hiqni gjithnje spinen e korentit para pastrimit apo sherbimit, si edhe ne rastin e mos perdorimit te pajisjes.
- Hekuri duhet perdorur dhe te qendroje mbi nje siperfaqe te qendrueshme. Kur hekuri eshte i vendosur ne mbajtesen a tij, sigurohuni qe ajo te jete e quendrueshme. Hekuri nuk duhet perdorur
SQ ne qofte se me pare eshte rrezuar, po te kete shenj te dukshme demtimi, apo ne qofte se ka rrjedhje uji.
- Mbasi te nxirmi pajisjen nga ambalazhi, sigurohuni që pajisja të jetë e paprekur, sipas vizatimit, dhe në se ka pësuar dëme gjatë transportit. Në rast se keni ndonjë dyshim, mos vini në përdorim pajisjen dhe drejtohuni qendrës së autorizuar për asistencën
- Materiali i ambalazhit nuk éshtë lodër për fëmijë! Mbani qesen plastike larg fëmijëve; përbën rrezik mbytjeje!
- Para se të lidhni pajisjen, kontrolloni që të dhënat e tensionit të rrjetit elektrik në dispozicion, të përkojnë me ato që gjinden mbi targën e identifikimit. Targa e identifikimit ndodhet mbi pajisjen.
- Pajisja ne fjale duhet përdorur vetëm për qëllimin e të cilit është projektuar, domethënë si hekur me avull për qëllim shtëpijak. Çdo lloj tjetër përdorimi është i papërshtatshëm, prandaj edhe i rrezikshëm.
- Në rast difekti apo keqfunksionimi të pajisjes, fikeni dhe mos e prekni. Për riparimet e rastit, drejtojuni vetëm një qendre të autorizuar për asistencën.

MOS përdorni pajisjen me duar te lagura apo me këmbë të zbathur ose te njoma.

MOS tërhiqni kabllin ushqyes apo vete pajisjen, për të stakuar spinën nga priza e korentit.

MOS ekspozoni pajisjen karshi lagështirës apo veprimit të agjentëve atmosferikë (shi, diell).
- Nëqoftëse kablli ushqyes është i dëmtuar, duhet zëvendësuar pranë një qendre të autorizuar asistence, për të parandaluar çdo rrezik.
- Sigurimi elektrik i kesaj pajisjeje eshte i mundur vetem ne qofte se eshte i lidhur ne menyre korrekte me nje impiant te efektshem tokezimi sipas normave ne fuqi mbi sigurimin elektrik. Eshte e domosdoshme te verifikohet ky kusht baze sigurimi dhe ne rast dyshimi kerkoni nje kontroll te kujdeshmen te impiantit nga nje teknik i kualifikuar.

MOS futni kurre hekurin, kabllin dhe spinen ne ndonje leng.

MOS lini hekurin e nxehte ne kontakt me stofra ose siperfaqe qe mund te digjen lehtesisht.

MOS leshoni avull kur hekuri eshte i vendosur mbi tapetin e tij te posacem.

MOS perdorni lende kimike, lende aromatike ose produkte per zhgelqerim.
SQ
UDHEZIME TE RENDESISHME
Pajisja eshte projektuar qe te funksonoje me uje rubineti, por ne qofte se uji i zones ku banoni permban shume gelqere perzieni ujin e rubinetit (50%) me uje te distiluar dhe/ose te demineralizuar (50%); ne disa zona prane detit, pergendrimi i kripes ne uje eshte shume i larte: ne keto raste eshte i domosdoshem perdorimi i “ujit te demineralizuar per hekur” qe mund te gjeni ne shitje. Ne rast dyshimi perdorni vetem uje te demineralizuar per hekur. Mos futni tretes kimike, lende aromatike apo lende per zhgelgerim: perdorimi i ketyre lendeve mund te demtoje pajisjen. Mos perdorni ujin e thareseve, ujin e kondicionereve dhe uje shiu.
Kaldaja mund te permbaje fillimisht nje sasi uji nga qe kolaudohet para se te vihet ne shitje. Per hekurosjen e pare keshillohet te vihet nje lecke ndermjet hekurit dhe stofit qe duhet hekurosur.
Para se te fillohet hekurosja keshillohet te drejtohet nje dalje avulli ne ajer per te nxjerre ujin e kondensuar te mbetur.
LEGJENDA E SIMBOLEVE

KUJDES

E E NDALUAR
PËRSHKRIMI I PAJISJES DHE I AKSESORËVE
Konsultoni figurën në seksionin e ilustrimeve ne fillim te ketij manuali, për të verifikuar aksesorët në dotacion. Të gjitha ilustrimet ndodhen në faqet mbuluese.
- Dericka e rezervuarit te ujit
- Rezervuari i ujit
- Celesi ECO
- Doreza a regjistrimit te avullit
- Llambe kontrolli e avullit te gatshem (e gjelber)
- Llambe kontrolli e pastrimit te kaldajes (e verdhe)
- Llambe kontrolli e mbarimit te ujit (blu)
- Tapeti i vogel per vendosjen e hekurit
- Niveli maksimal i mbushjes MAX
- Folè per mbeshtjelljen e kabllit
- Mbulesa e tapes
- Tapa e pastrimit
- Celesi i ndezjes
- Spina
- Piastra me shume vrima
- Buton per nxjerrjen e avullit
- Doreze per regjistrimin e temperatures se hekurit
- Llambe kontrolli e temperatures se piastres
- Zone kalimtare e kabllit
PERGATITJA
Seleksiononi rrobat per te hekurosur duke ndjekur simbolet nderkombetare qe ndodhen mbi etiketat e veshjeve ose, ne mungese, simbas llojit te stofit.
Filloni duke hekurosur veshjet qe kerkojne temperature me te ulet ne menyre te tille qe mos te humbisni kohe (duhet me pak kohe qe te nxhet hekuri se sa te ftohet) dhe per te menjanuar djegien e stofrave.

Sintetike, akrilik, najlon, poliester: temperatura te ulta.

Lesh, mendafsh: temperatura mesatare.

Pambuk, lino: temperatura te larta.

Stofra qe nuk hekurosen.
PERDORIMI
Mbushja e rezervuarit
Ngreni dericken e rezervuarit te ujit (1) dhe mbushni me uje rezervuarin (2), duke mos lejuar derdhje. Pas mbushjes ulni dericken (1).
HEKUROSJA
- Futini spinen (14) ne nje prize te pershtatshme te rrjetit ushqyes elektrik;
- Shtypni celesin e ndezjes (13). Ndizet llama e kontrollit.
- Regjistroni temperaturen e hekurit (17) simbas Ilojit te stofrave dhe prisni qe te fiket llama e kontrollit e temperatures se piastres (18).
• Rrotulloni dorezen e regjistrimit te avullit (4) per te perftuar sasine e deshiruar te avullit; - Filloni hekurosjen, kur llamba e kontrollit te avullit te gatshem (5) nga drite, me nderprerje behet fikse. Gjate hekurosjes, llamba e kontrollit e temperatures se piastres (18) ndizet e fiket, gje qe tregon se temperatura qendron ne nivele optimale.
- Per te hekurosur me avull, shtypni butonin e nxjerrjes se avullit (16).
- Per te hekurosur ne te thate mos shtypni butonin e nxjerrjes se avullit (16).

KUJDES!
Per te menjanuar daljen e pikave te ujti nga piastra, perdorni butonin nxjerrjes se avullit (16) vetem ne temperatura te larta (Fig. E).
e
Funksioni Eco
Pajisja eshte prodhuar me nje teknollogji ne gjendje te optimizoje prodhimin e avullit, dhe si rrjedhoje,te kurseje harxhimin e energjise.
Per te vene ne veprim funksionin ECO, shtypni celesin ECO (3). Do te ndizet llama e kontrollit ECO.
Keshillohet te perdoret funksioni ECO per hekurosjen e stofrave delikate (mendafsh, lesh e pambuge te lehta).
Funksioni ECO çaktivizohet automatikisht sa here fiket pajisja.
SQ
Mbushja e rezervuarit me uje gjate hekurosjes
- Kur uji ne rezervuar ka zbritur nen nivelin minimal, ndizet llama e kontrollit e mbarimit te ujit (7) dhe hekuri nderpret nxjerrjen e avullit.
- Ngreni dericken (1) e rezervuarit (2) dhe mbusheni me uje, duke menjanuar derdhjet. Pas mbushjes ulni plotesisht dericken (1).
- Pajisja eshte serish e gatshme per te filluar hekurosjen.
MIREMBAJTJA
Pastrimi i kaldajes
Per te parandaluar formimin e bigorrit, kaldaja duhet pastruar rregullisht kur ndizet llama e kontrollit e pastrimit te kaldajes (6) ose cdo 3 muaj.
Kur kaldaja duhet pastruar, llama e kontrollit e pastrimit te kaldajes (6) ndizet. Me vone llama jep drite fikse dhe mund te fillohet hekurosja. Llamba e kontrollit e pastrimit te kaldajes (6) do te qendroje e ndezur deri sa te mos kryhet pastrimi i saj.

KUJDES!
Pastroni kaldajen vetem kur ajo te jete teresisht e ftohte.
KUJDES:
- Moskryerja e rregullt e ketij veprimi ben te bjere garancia mbi pajisjen.
Ndjekja e veprimeve:
• Fikni celesin e ndezjes (13).
• Hiqni spinen (14) nga priza e korentit.
- Lini kaldajen te ftohet per te pakten 4 ore.
• Vendosni kaldajen mbi nje lavaman.
- Tundeni bazen, per te lehtesuar shqitjen e petezave te bigorrit (Fig. B).
- Hiqni mbulesen e tapes (11), qe ndodhet ne pjesen e prasme te kaldajes, duke e zhvidhosur ne drejtim te kundert me akrepat e ores (Fig. C).
- Zhvidhosni tapen e pastrimit (12) ne drejtim te kundert me akrepat e ores, duke perdorur nje monedhe (Fig. D).
- Lini te dalin nga vrima uji dhe petezat e bigorrit.
• Tundeni perseri kaldajen, per te bere qe te dalin mbetje te tjera te ujit e te bigorrit.
- Vidhosni tapen e pastrimit (12) ne drejtim te akrepave te ores, duke perdorur nje monedhe.
- Vendosni mbulesen e tapes (11), duke e vidhosur ne drejtim te akrepave te ores.
- Mbushni serish rezervuarin (2) me uje, para se te perdorni kaldajen.

Sigurohuni qe tapa e pastrimit (12) te jete e vidhosur mire.
Mos pastroni kaldajen me detergjente, produkte kunder bigorrit, uthull apo ndonje Iloj lende tjeter.
Para pastrimit, fikni pajisjen, me ane te celesit (13) dhe shkeputni spinen (14) nga priza e korentit. Neqoftese nevojitet pastroni pajisjen me nje lecke te njome. Mos perdorni tretes apo detergjent agressive ose gerryes. Ne rast te kundert, rrezikohet demtimi i siperfaqes. Para perdorimit serish te pajisjes, sigurohuni qe te gjitha pjeset e pastruara me lecke te njome te jene plotesisht te thara.
MBAS PERDORIMIT
Fikni pajisjen me ane te celesit (13).
• Shkeputni spinen (14) nga priza e korentit.
- Prisni ftohjen e plote te pajisjes, para se ta vendosni per pushim; nuk eshte e nevojshme qe te boshatiset rezervauri nga uji.
KUJDES:
- Neqofte se parashikohet qe pajisja te mos perdoret per shume jave, boshatisni plotesisht rezervuarin (2) nga uji; prisni qe pajisja te jete ftohur plotesisht dhe duke e permbysur, beni te dale i gjithe uji i pranishem ne rezervuar (2).
PROBLEME E ZGJIDHJE
Ne kete kapitull paraqiten problemet me te zakonshme, lidhur me perdorimin e pajisjes. Neqoftese nuk arrini te zgjidhni problemet me informacionet e meposhme, ju lutemi t'i drejtoheni nje Qendre te Autorizuar per Asistencen.
| Problemi Arsyeja e mundshme Zgjidhje | ||
| Pajisja nuk ndizet. Pajisja nuk eshte e ndezur. | Verifikoni nese pajisja eshte e lidhur ne menyre korrekte me prizen e korentit, qe celesi (13) te jete i ndezur dhe llamba e kontrollit te jete e ndezur. | |
| Llamba e kontrollit e temperatures se piastres (18) ndizet e fiket. | Procedure normale. | Ndezja dhe fikja e llambes se kontrollit (18) tregojne fazen e ngrohjes se hekurit. Sapo te jete arritur temperatura e vendosur, llamba ne fjale fiket. |
| Pas ndezjes per here te pare te pajisjes, verehet dalje tymi. | Eshte normale dhe eshte rrjedhoje e zgjerimit te pjeseve plastike. | Mbas pak fenomeni nuk ndodh me. |
| Nga piastra (15) e hekurit dalin papasterti. | Eshte normale ne rastin e nje hekuri te ri. | Keto pjeseza jane te pademshme dhe zhduken mbas perdorimit te hekurit per disa here. |
| Nga piastra (15) dalin buleza uji. | Doreza e regjistrimit e temperatures se hekurit (12) eshte e vendosur ne nje temperature shume te ulet per hekurosjen me avull. | Rregulloni temperaturen e pershtatshme per hekurosjen me avull (shih kapitullin “HEKUROSJA”). |
| Pajisja nuk prodhon avull. | Pajisja nuk eshte e ndezur. Shtypni celesin e ndezjes (13). | |
| Nuk jeni duke shtypur butonin e nxjerrjes se avullit (16). | Mbani te shtypur butonin per nxjerrjen e avullit (16) gjate fazes se hekurosjes. | |
| Ka mbaruar uji ne rezervuar (2) dhe llamba e kontrollit te mbarimit te ujit (7) eshte e ndezur. | Mbushni rezervuarin (2) me uje (shihni kapitullin “Mbushja e rezervaurit gjate hekurosjes”). | |
| Piastra (15) eshte e ndotur: ka papasterti ose mbeturina bigorri. | Papastertite ose lendet kimike te pranishme ne uje jane depozituar mbi siperfaqen e piastres. | Prisni qe piastra te ftohet dhe pastrojeni me nje lecke te njome. |
| Jeni duke hekurosur ne nje temperature shume te larte. | Prisni qe piastra te ftohet dhe pastrojeni me nje lecke te njome. | |
| Ne brendi te kaldajes eshte grumbulluar nje sasi e tepert bigorri dhe mineralesh. | Kryeni pastrimin e kaldajes (shih Kap. PASTRIMI I KALDAJES). | |
SQ
| Llamba e kontrollit e avullit te gatshem (5) nuk ndizet apo tapa e pastrimit te kaldajes (12) rrjedh uje. | Tapa e pastrimit (12) nuk eshte e vidhosur ne menyre korrekte. | Sigurohuni qe tapa e pastrimit te jete e vidhosur mire; perdorni nje monedhe per te shtrenguar mire tapen e pastrimit (12). |
| Gjate hekurosjes mbeten zona te lagura mbi stofra. | Ndonjehere paraqiten zona te njoma mbi stofrat mbas hekurosjes me avull, meqenese avulli kondensohet mbi tavolinen e hekurosjes. Kaloni disa here hekurin mbi zonat e lagura, pa nxjerre avull, per t'i thare. Neqoftese pjesa e poshtme e tavolines per hekurosje eshte e lagur, thajeni me nje lecke te thate. | Per te menjanuar qe avulli te kondensohet mbi tavolinen e hekurosjes, perdorni nje tavoline me siperfaqe prej rrjete. |
| Nuk mundem te vendos hekurin ne pozicionin vertikal. | Hekuri eshte prodhuar per te qendruar vetem ne pozicionin horizontal. | Vendosni hekurin mbi tapetin termorezistent. |
LIKUIDIMI I PAJISJES


Ambalazhi i pajisjes eshte i perbere nga materiale të riciklueshme. Likuidoni pajisjen në përputhje me normat e mbrojtjes së mjedisit.
Në mbështetje me normën europiane 2002/96/CE, pajisja jashtë përdorimit duhet likuiduar në mënyrë të rregullt. Materialet e riciklueshme të pajisjes rekuperohen, për të mënjanuar ndotjen e mjedisit. Per informacione më të detajuara, drejtohuni entit likuidues vendor ose shitësit të pajisjes.
Për riparimin apo blerjen e pjesëve të këmbimit, drejtohuni qendrës së autorizuar për asistencën e klientëve IMETEC, duke përdorur numrin telefonik të mëposhtëm, apo duke konsultuar sitin internet. Pajisja është e siguruar nga garancia e prodhuesit. Për detaje më të hollësishme, shihni fletën e garancisë bashkëngjitur. Mosndjekja e udhëzimeve që përmbahen në këtë manual, përsa i përket përdorimit dhe shërbimit të pajisjes, mënjanojnë të drejtën e garancisë karshi prodhuesit.
IMETEC
www.imetec.com
Tenacta Group S.p.A. Via Piemonte 5/11 24052 Azzano S. Paolo (BG) ITALY