AEG DCE5260HM - Kapuçina kuzhine

DCE5260HM - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DCE5260HM AEG në format PDF.

📄 168 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG DCE5260HM - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth DCE5260HM AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DCE5260HM - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DCE5260HM e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT DCE5260HM AEG

Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

AEG DCE5260HM - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support

AEG DCE5260HM - 2

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

AEG DCE5260HM - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI

AEG DCE5260HM - INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni broshurës tjetër "Udhëzimet për instalimin" për "Informacionin e sigurisë dhe instalimin". Lexoni me kujdes kapitujt e "Sigurisë" përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes.

2.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

AEG DCE5260HM - Përmbledhje e panelit të kontrollit - 1

FunksioniPërshkrimi
1LlambaNdez dhe fik dritat.
2Shpejtësia e parë / FikurMotori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.
3Shpejtësia e dytëMotori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.
4Shpejtësia e tretëMotori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.
5Shpejtësia maksimaleMotori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 5 minutash pajisja kalon te shpejtësia e tretë.
6Njoftimi i filtritJu kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
7Hob ^2 HoodTreguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura. Për disa modele, simboli i paraqitur në panelin e kontrollit.

3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

3.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

AEG DCE5260HM - Përdorimi i aspiratorit - 1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
AEG DCE5260HM - Përdorimi i aspiratorit - 2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
AEG DCE5260HM - Përdorimi i aspiratorit - 3Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.
[GATA]Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe.

AEG DCE5260HM - Përdorimi i aspiratorit - 4

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë 0-1 për të ndezur pajisjen.
  2. Nëse është nevoja shtypni butonin e dritës për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit. Intensiteti i dritës mund të ulet me reostat. Shtypni sërish butonin për të ndryshuar intensitetin e dritës nga:

a. Maksimale,
b. Mesatare,
c. E ulët,
d. Fikur.

  1. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë 📋0-1.

3.2 Hob ^2 Hood Funksioni 📋

Eäshtë një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

AEG DCE5260HM - Hob ^2 Hood Funksioni 📋 - 1

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

3.3 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni

filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

AEG DCE5260HM - Njoftimi i filtrit - 1

Shikoni “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në kapitullin “Kujdesi dhe pastrimi”.

AEG DCE5260HM - Njoftimi i filtrit - 2

Shikoni pjesën “Pastrimi i filtrit të yndyrës” ose “Ndërrimi i filtrit të karbonit” (në varësi të llojit të filtrit).

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:

  1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin ⚙2 për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i aktivizuar, treguesi i filtrit ⚙ pulson dy herë.

  1. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni butonin ⚙2 për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i çaktivizuar, treguesi i filtrit 🌐 pulson një herë.

Për të rivendosur funksionin, shtypni butonin 🌿3 për 3 sekonda.

3.4 Telekomanda

Pajisja është e pajisur me telekomandë. Lidhja fillimisht është e aktivizuar.

Për të lidhur ose shkëputur telekomandën:

  1. Fikni pajisjen.
  2. Shtypni ⚙ për 3 sekonda.

Treguesi në panelin e kontrollit pulson dy herë nëse funksioni është i aktivizuar dhe një herë nëse është i çaktivizuar.

4.1 Shënime mbi pastrimin

AEG DCE5260HM - Shënime mbi pastrimin - 1Agjentët e pastrimitMos përdorni detergjente gërryese dhe furça.Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
AEG DCE5260HM - Shënime mbi pastrimin - 2Mbajeni aspiratorin të pastërPastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra.Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përidtshëm”.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
AEG DCE5260HM - Shënime mbi pastrimin - 3Filtri i karbonitKoha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri i karbonit mund të lahet, pastrojeni ose rigjenerojeni filtrin rreth çdo dy muaj. Shikoni fletëpalosjen e përfshirë në aksesor.

4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të pastruar filtrin:

  1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.

AEG DCE5260HM - Për të pastruar filtrin: - 1

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

AEG DCE5260HM - Për të pastruar filtrin: - 2

text_image 1 2
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

AEG DCE5260HM - Për të pastruar filtrin: - 3

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.

Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt.

Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

4.3 Pastrimi i filtrit të karbonit

Për të hequr filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Hiqni kapëset që mbajnë shtratin e filtrit (1), më pas shtratin e filtrit (2).

AEG DCE5260HM - Pastrimi i filtrit të karbonit - 1

  1. Lajeni shtratin e filtrit me ujë të ngrohtë pa përdorur detergjent apo përdorni një lavastovilje.

AEG DCE5260HM - Pastrimi i filtrit të karbonit - 2

Vendosni lavastoviljen pa përdorur shkëlqyes ose detergjente të tjera.

Lavastovilja nuk mund të mbushet me enë.

  1. Lëreni shtratin e filtrit të thahet ose përdorni një furrë.

AEG DCE5260HM - Pastrimi i filtrit të karbonit - 3

Vendoseni furrën për 7 minuta në temperaturë maksimale prej 60°C.

  1. Për të instaluar filtrin, kryeni hapat në rend të kundërt. Filtri duhet të thahet plotësisht përpara se ta instaloni përsëri në pajisje.

Ndërrojeni shtratin e filtrit çdo 2 vjet ose kur është dëmtuar pëlhura.

4.4 Ndërrimi i llambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.

5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin 📁. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni

pajisjet e shënuara me simbolin 📄 e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

СЪДЪРЖАНИЕ

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : DCE5260HM

Kategori : Kapuçina kuzhine