AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Kapuçina kuzhine

DBK6980HG - Kapuçina kuzhine AEG-ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DBK6980HG AEG-ELECTROLUX në format PDF.

📄 168 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth DBK6980HG AEG-ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DBK6980HG - AEG-ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DBK6980HG e markës AEG-ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT DBK6980HG AEG-ELECTROLUX

Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - 2

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni broshurës tjetër "Udhëzimet për instalimin" për "Informacionin e sigurisë dhe instalimin". Lexoni me kujdes kapitujt e "Sigurisë" përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes.

2.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Përmbledhje e panelit të kontrollit - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
FunksioniPërshkrimi
1Ndez / FikNdez dhe fik aspiratorin.
2Shpejtësia e parëMotori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë.
3Shpejtësia e dytëMotori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.
4Shpejtësia e tretëMotori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.
5Shpejtësia maksimaleMotori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë.
6Nxitja e shpejtësisëMotori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 5 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.
7FilladAspiratori punon në shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash pajisja fiket.
8Njoftimi mbi filtrinJu kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
9Hob ^2 HoodTreguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.
10LlambaNdez dhe fik dritat.

3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

3.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

[0045]Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
[0704]Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Përdorimi i aspiratorit - 1dheGjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe.
Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivel zhurme shumë të ulët. Mund të aktivizhet dhe të çaktivizohet duke shtypur simbolin. Funksioni fiket automatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëm pas gatimit.

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.
i Paneli i kontrollit éshtë fushë me sensor. Prekni simbolet për 1 sekondë për të aktivizuar funksionet.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Ndizeni pajisjen duke shtypur simbolin Ⓗ.

Tani mund të aktivizoni funksionet.

  1. Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin.

  2. Nëse është nevoja prekni simbolin e dritës ⚡ për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit. Për të ndryshuar intensitetin e dritës, prekni dhe mbani shtypur simbolin sërish.

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish simbolin Ⓐ.

3.2 Hob ^2 Hood Funksioni 📋

Eäshtë një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

3.3 Aktivizimi i Shpejtësisë maksimale të motorit

Kur prekni 🚙, Shpejtësia maksimale e motorit fillon të punojë për 8 minuta. Pas kësaj kohe, pajisja kthehet në cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.

i Kur funksioni është i aktivizuar, prekja shtesë mbi nuk ka asnjë efekt.

3.4 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.
Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërrimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Për të rivendosur funksionin, prekni për 3 sekonda.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:

  1. Ndizni panelin e kontrollit.
  2. Sigurohuni që ikonat të jenë bërë të bardha.
  3. Për të aktivizuar funksionin, prekni për 3 sekonda.
    Nëse funksioni është i aktivizuar, ikona e filtrit 🌐 pulson pesë herë.

  4. Për të çaktivizuar funksionin, prekni

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin: - 1

për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i çaktivizuar, ikona

e filtrit 🌐 pulson tri herë.

4.1 Shënime mbi pastrimin

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Shënime mbi pastrimin - 1Agjentët e pastrimitMos përdorni detergjente gërryese dhe furça.Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Shënime mbi pastrimin - 2Mbajeni aspiratorin të pastërPastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra.Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Shënime mbi pastrimin - 3Filtri i karbonitKoha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk mund të rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh për përdorim veçanërisht të rëndë.

4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Mbajeni panelin në anë dhe shtyjeni pas (1).

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Për të hequr filtrin: - 1

text_image 1 2 1
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni.

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Për të hequr filtrin: - 2

Bëni kujdes! Filtri mbrohet nga zinxhiri pas rrëzimit aksidental. Çmontoni zinxhirët përpara se të pastroni filtrat.

  1. Çmontoni filtrin duke hequr vidat sipër filtrit.

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Për të hequr filtrin: - 3

  1. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Për të hequr filtrin: - 4

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - Ndërrimi i filtrit të karbonit - 1

PARALAJMËRIM!

Filtri i karbonit nuk mund të lahet!

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

AEG-ELECTROLUX DBK6980HG - PARALAJMËRIM! - 1

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
  2. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt. Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.

4.4 Ndërrimi i llambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.

5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin 📁. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni

pajisjet e shënuara me simbolin 📄 e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

СЪДЪРЖАНИЕ

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG-ELECTROLUX

Modeli : DBK6980HG

Kategori : Kapuçina kuzhine