UE40K5100 - Televizioni SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas UE40K5100 SAMSUNG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizioni në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj UE40K5100 - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. UE40K5100 e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT UE40K5100 SAMSUNG
2016-07-11 오후 1:22:36
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie (Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.)
KUJDES Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi).
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Tensioni AC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i
shënuar me simbolin është tensioni AC Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.
Tensioni DC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i shënuar me simbolin është tensioni DC.
Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Kujdes; drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme ose të poshtme shërbejnë për ajrimin e nevojshëm. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë. -- Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur. -- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. -- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar. Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin. Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike. Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja. Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike. Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike. Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike. Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar. Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura. Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 2
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara). -- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese. Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë. Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet. -- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.) Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Sigurohuni t'i mbani në pozicion praktik spinën dhe prizën. Ruajini aksesorët (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët. Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni nga priza dhe kontaktoni qendrën e shërbimit. Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes. Mos i hidhni bateritë në zjarr. Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë. Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini vetëm me bateri tipi të ngjashëm ose të njëvlershëm. Kur përdorni spinën AC, e cila është spinë e dedikuar ushqyes e ofruar nga "Samsung", bëni kujdes për sa më poshtë: Futeni spinën AC në ushqyes derisa të dëgjoni një tingull kërcitës. Mos e hiqni më spinën AC pasi të jetë futur në prizë. (Nuk mund të hiqet) Mos futni vetëm spinën AC në prizë. Mos e përdorni me pajisje të tjera spinën e ofruar AC. Mos futni në ushqyes spina të tjera të ndryshme nga spina e ofruar AC. Tërhiqeni vertikalisht trupin e ushqyesit gjatë heqjes nga priza. Mos e futni ushqyesin në prizë të montuar në tavan. Mos i hidhni objekte dhe mos ushtroni forcë mbi ushqyesin. Mos e gradoni përtej diapazonit të shënuar në ushqyes. Mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Hiqni mbulesën e vinilit nga ushqyesi përpara se ta përdorni. Përndryshe mund të shkaktohet zjarr. * Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja reale e produktit. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar. Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së. Apparatus shall not be exposed to dripping or splashing and no objects filled with liquids, such as vases, shall not be placed onthe apparatus.
2016-07-11 오후 1:22:37
Çfarë përmban kutia? Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni me shitësin tuaj. Telekomandën dhe bateritë (AAA x 2)
Kordoni elektrik (Në varësi të shtetit dhe të modelit)
Udhëzuesin rregullator
Kartën e garancisë (nuk jepet në disa vende)
Manualin e përdorimit
KONVERTIMI I SPINËS AC (Në varësi të shtetit dhe modelit)
Ushqyesi (Në varësi të shtetit dhe të modelit)
Rregullimi i këndit të spinës tek ushqyesi
-- Mos e ktheni kurrë spinën më shumë se ç'lejon ushqyesi. -- Ngjyrat dhe format e artikujve ndryshojnë sipas modelit. -- Kabllot që nuk ofrohen me këtë produkt mund të blihen veçmas. -- Hapni kutinë dhe kontrolloni për aksesorë të fshehur pas ose brenda materialeve të paketimit. Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi: (a) Thirret inxhinier pas kërkesës suaj, por produkti nuk ka defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e përdorimit). (b) E sillni njësinë në pikën e riparimit, por produkti nuk paraqet ndonjë defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e përdorimit). Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Vini re: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet.
Mos e prekni këtë ekran!
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 4
Përdorimi i pultit Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit poshtë televizorit dhe në vijim përdorni Menyja e komandimit. "Menyja e komandimit" shfaqet kur butoni shtypet ndërsa televizori është ndezur. Për më shumë rreth përdorimit të tij, shihni figurën më poshtë.
Pulti i televizorit / Sensori i telekomandës Shtyp: Lëviz Shtyp dhe mbaj: Zgjidh Pulti i televizorit gjendet në pjesën e poshtme të televizorit.
2016-07-11 오후 1:22:38
Telekomanda -- Kjo telekomandë ka pika Braille te butonat e Rryma, Kanali, Volumi dhe Fut dhe mund të përdoret nga personat me vështirësi shikimi. (Energjia): Ndez dhe fik televizorin. SOURCE: Shfaq dhe zgjedh burimet e disponueshme të videos. numri: Mundëson hyrjen e drejtpërdrejtë te kanalet. TTX/MIX: Përndryshe, zgjidhni Teleteksti AKTIV, Dyfish, I përzier ose JOAKTIV. PRE-CH: Kthehet në kanalin e mëparshëm. y: Rregullon volumin. MUTE: Ndez/fik zërin. z: Ndryshon kanalin aktual. CH LIST: Hap Lista e kanaleve. MEDIA.P: Shfaq Media Play. MENU: Shfaq menynë kryesore virtuale. GUIDE: Shfaq guidën elektronike të programeve (EPG). TOOLS: Zgjidhni shpejt funksionet më të përdorura. INFO: Shfaq informacion rreth programit ose artikullit aktual. (Fut): Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. u d l r: Lëviz kursorin, zgjedh artikujt e menysë në ekran dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit. RETURN: Kthehet në menynë ose kanalin e mëparshëm. EXIT: Del nga menyja. Përdorini këta butona sipas udhëzimeve në ekranin e televizorit. E-MANUAL: Shfaq udhëzuesin e e-Manual. PIC SIZE: Mundëson zgjedhjen e Madhësi figure. AD/SUBT.: Zgjedhja e përshkrimit të zërit. (Nuk disponohet në disa vende) / Shfaq titrat dixhitale. ': Ndalon luajtjen e materialit. Përdorini këta butona me funksione specifike. Përdorini këta butona sipas udhëzimeve në ekranin e televizorit. -- Emrat e butonave më lart mund të ndryshojnë nga emrat konkretë.
Vendosja e baterive në telekomandë 1 2 3
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 6
2016-07-11 오후 1:22:39
Ndryshimi i burimit të hyrjes Burimi Përdoreni për të zgjedhur TV ose burime të tjera hyrjesh të jashtme si p.sh. luajtës për DVD, për Blu-ray / marrës kabllorë / dekodues / marrës satelitorë të lidhur me televizorin. 1. Shtypni butonin SOURCE në telekomandë. 2. Zgjidhnji burimin e dëshiruar të jashtëm. -- TV / HDMI1 / HDMI2/DVI / AV / Komponenti -- Në listën e shfaqur Burimi, hyrjet e lidhura do të theksohen. -- Hyrja PC(D-Sub) nuk mbështetet. Nëse dëshironi ta lidhni kompjuterin me televizorin, mund të lidhni kabllon HDMIDVI me folenë HDMI IN 2(DVI) në televizor.
Përdorimi i Shto Emrin Te Burimi, shtypni butonin TOOLS dhe mund të caktoni një emër burimi të jashtëm sipas dëshirës. -- Kur lidhni kompjuter me folenë HDMI IN 2(DVI) nëpërmjet kablloje HDMI, duhet ta caktoni televizorin në modalitet PC nën Shto Emrin. -- Kur lidhni kompjuterin me folenë HDMI IN 2(DVI) me kabllo HDMI-DVI, duhet ta caktoni televizorin në modalitet DVI PC në Shto Emrin. -- Kur lidhni pajisjet AV në folenë HDMI IN 2(DVI) me kabllo HDMI-DVI, duhet ta caktoni televizorin në modalitet Pajisjet DVI nën Shto Emrin.
Informacion Mund të shikoni informacion të hollësishëm rreth pajisjes së jashtme të lidhur.
2016-07-11 오후 1:22:39
Lidhja në folenë e NDËRFAQES SË PËRBASHKËT (foleja e kartës së shikimit të televizorit) -- Në varësi të shtetit dhe të modelit. -- Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI.
Përdorimi i kartës "CI ose CI+" Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet karta "CI ose CI+". •
Nëse nuk futni kartën "CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin mesazhin "Sinjal i koduar".
Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefoni, ID-ja e kartës "CI ose CI+", ID-ja e pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi "Përditësimi u krye", duke treguar se lista e kanaleve tashmë është përditësuar.
-- Figura mund të ndryshojë në varësi të modelit.
SHËNIM -- Duhet të merrni një kartë "CI ose CI+" nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor. -- Kartën "CI ose CI+" hiqeni duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë. -- Futeni kartën "CI ose CI+" në drejtimin që tregohet në kartë. -- Vendndodhja e folesë "COMMON INTERFACE" mund të ndryshojë në varësi të modelit. -- Karta "CI ose CI+" nuk mbështetet në disa shtete dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar. -- Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi. -- Futni kartën "CI ose CI+" që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Figura do të shformohet ose nuk do të mund të shihet.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 8
Manuali elektronik MENUm → Mbështet → e-Manual → ENTERE Udhëzimet rreth funksioneve të televizorit mund t'i gjeni në e-Manual në televizor. Për ta përdorur, shtypni butonin E-MANUAL në telekomandë. Lëvizeni kursonin me anë të butonave lart/poshtë/djathtas/ majtas për të vënë në dukje një kategori, më pas një subjekt dhe më pas shtypni butonin ENTERE. e-Manual shfaq faqen që dëshironi të shikoni. Mund dhe ta hapni nëpërmjet menysë: -- Për t'u kthyer në menynë kryesore e-Manual, shtypni butonin E-MANUAL në telekomandë.
Ekrani Videoja, programi televiziv etj. i shfaqur aktualisht.
Lista e kategorive. Shtypni butonin l ose r për të zgjedhur kategorinë që dëshironi.
Veçoritë bazë Ndryshimi i modalitetit të paracaktuar të figurës Rregullimi i cilësimeve të figurës Ndryshimi i opsioneve të figurës Ndryshimi i modalitetit të paracaktuar të zërit Rregullimi i cilësimeve të zërit
Shfaq listën e nënmenyve. Përdorni butonat me shigjetë në telekomandë për të lëvizur kursorin. Shtypni butonin ENTERE për të zgjedhur nënmenynë që dëshironi.
} Treguesi E Fut e Dalje
Butonat e veprimeve } Treguesi: Shfaq ekranin e treguesit. -- Ofrohet tregues në varësi të gjuhës. E Fut: Zgjedh një kategori ose nënmeny. e Dalje: Dilni nga e-Manual. <Shfaqja e materialeve> a Provo tani: Shfaq menynë OSD që i përkon subjektit. Për t'u kthyer në ekranin e-Manual, shtypni butonin E-MANUAL. b Baza: Kalon në ekranin kryesor të e-Manual. L Faqja: Kaloni në faqen e mëparshme ose vijuese. { Zmadh: Zmadhon ekranin. -- Shtypni butonin { (Zmadh) për të zmadhuar ekranin. Mund të lëvizni nëpërmjet ekranit të zmadhuar me anë të butonave u ose d. Për ta kthyer ekranin në madhësi normale, shtypni butonin RETURN.
Si të ndërroni midis subjektit të e-Manual dhe menyve përkatëse. -- Ky funksion nuk është aktiv në disa meny. -- Funksionin Provo tani nuk mund ta përdorni nëse menyja nuk aktivizohet. Mënyra 1
1. Nëse dëshironi të përdorni menynë që i korrespondon një subjekti e-Manual, shtypni butonin e kuq për të zgjedhur Provo tani.
1. Shtypni butonin ENTERE kur shfaqet një subjekt. Shfaqet "Do ta ekzekutosh këtë?". Zgjidhni Po dhe shtypni butonin ENTERE. Shfaqet dritarja OSD.
2. Për t'u kthyer në ekranin e-Manual, shtypni butonin E-MANUAL.
2. Për t'u kthyer në ekranin e-Manual, shtypni butonin E-MANUAL.
Kërkimi për subjekte në faqen e treguesit -- Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të gjuhës. 1. Nëse dëshironi të kërkoni për term, shtypni butonin blu për të zgjedhur Treguesi. 2. Shtypni butonin l ose r për të zgjedhur renditjen e germave sipas dëshirës. 3. Shtypni butonin u ose d për të zgjedhur termin që dëshironi të shikoni dhe shtypni butonin ENTERE. 4. Mund të shfaqni ekranin përkatës të udhëzimeve të e-Manual. -- Për të mbyllur ekranin Treguesi, shtypni butonin RETURN.
Konfigurimi fillestar Kur sapo ndizet televizori, do të shfaqet një sekuencë dritaresh në ekran për t'ju ndihmuar të konfiguroni cilësimet bazë. Shtypni butonin POWERP. "Konfig." disponohet vetëm kur burimi është caktuar në "TV". -- Nëse lidhni pajisje në HDMI IN 1(STB) përpara se të nisni instalimin, Burimi i kanalit do të ndryshojë automatikisht në Kutia konfiguruese e sipërme. Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, zgjidhni Antena.
Nëse dëshironi ta rivendosni këtë funksion... Zgjidhni Sistemi - Konfig. (konfigurimi fillestar). Jepni numrin 4-shifror PIN. Numri PIN i parazgjedhur është “0-0-0-0”. Nëse dëshironi të ndryshoni numrin PIN, përdorni funksionin Ndrysho PIN. Duhet të bëni sërish Konfig. (MENU → Sistemi) në shtëpi, edhe sikur ta keni bërë më parë në dyqan. -- Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat në rendin vijues në modalitet pritjeje, çka e rivendos PIN-in në "0-0-0-0": MUTE → 8 → 2 → 4 → POWER (aktiv)
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 10
2016-07-11 오후 1:22:41
Veçoria e teletekstit Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ju jep informacion në lidhje me përdorimin e shërbimit. Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen. -- Faqet e teletekstit mund t'i ndryshoni duke shtypur butonat e numrave në telekomandë. 1
0 (modaliteti): Zgjedh modalitetin e teletekstit (LIST/FLOF). Nëse shtypet gjatë modalitetit LIST, kalon në modalitetin e ruajtjes së listës. Në modalitetin e ruajtjes së listës, faqen e teletekstit mund ta ruani në listë duke përdorur butonin 8(ruaj).
/ (TTX i plotë/TTX dyfish/i përzier/joaktiv): Aktivizon modalitetin e teletekstit për kanalin aktual. Shtypeni butonin dy herë për të mbivendosur modalitetin e teletekstit me ekranin aktual të transmetimit. Shtypeni edhe një herë për të dalë nga teleteksti.
1 (nënfaqja): Shfaq nënfaqen e disponueshme.
8 (ruaj): Ruan faqet e teletekstit.
6 (treguesi): Shfaq faqen e treguesit (materialet) në çdo kohë gjatë shfaqjes së teletekstit.
4 (madhësia): Shfaq teletekstin në gjysmën e sipërme të ekranit në madhësi të dyfishuar. Shtypeni përsëri për ta lëvizur tekstin në gjysmën e poshtme të ekranit. Shtypeni një herë për ta shfaqur normalisht.
9 (mbaj): Mban shfaqjen e faqes aktuale kur ka disa faqe të tjera dytësore që pasojnë automatikisht. Për ta zhbërë, shtypeni sërish.
2 (faqe lart): Shfaq faqen tjetër të teletekstit.
3 (faqe poshtë): Shfaq faqen e mëparshme të teletekstit.
5 (shfaq): Shfaq tekstin e fshehur (për shembull, përgjigjet për gjëzat). Shtypeni sërish për të shfaqur ekranin normal.
7 (anulo): Zvogëlon dritaren e teletekstit për t'ia mbivendosur transmetimit aktual.
Butonat me ngjyrë (të kuqe, të gjelbër, të verdhë, blu): Nëse kompania e transmetimit përdor sistemin FASTEXT, temat e ndryshme në një faqe teleteksti janë të renditura sipas ngjyrave dhe mund të zgjidhen duke shtypur butonat me ngjyra. Shtypni butonin me ngjyrën përkatëse sipas subjektit që dëshironi. Shfaqet një faqe e re me renditje sipas ngjyrave. Artikujt mund të zgjidhen në të njëjtën mënyrë. Për të shfaqur faqen e mëparshme ose faqen tjetër, shtypni butonin me ngjyrën përkatëse.
Faqet e teletekstit janë organizuar sipas gjashtë kategorive. Materialet
A A Numri i faqes së zgjedhur.
B Identiteti i kanalit të transmetimit.
C Numri i faqes aktuale ose treguesit e kërkimit.
Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja Zgjidhja e problemeve Nëse televizori shfaq ndonjë problem, provoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe shtypni "Mbështetja" ose telefononi qendrën e shërbimit për klientin të Samsung-ut.
Fillimisht kryeni Testi i figurës dhe konfirmoni që televizori e shfaq siç duhet figurën e testit. (shkoni te MENU - Mbështet - Vetë-diagnostikim - Testi i figurës). Nëse figura e testit shfaqet siç duhet, figura e dobët mund të jetë shkaktuar nga burimi ose sinjali.
Figura e televizorit nuk duket aq mirë sa dukej në dyqan. •
Nëse keni marrës kabllor/dekodues analog, merrni një dekodues dixhital. Përdorni kabllo "HDMI" ose "Component" për të nxjerrë cilësi figure "HD" (rezolucion i lartë).
Pajtimtarë në kabllor/satelitor: Provoni kanalet dixhitale nga renditja e kanaleve.
Lidhja me antenë: Provoni kanalet HD pasi të kryeni sintonizimin automatik.
Shumë kanale HD janë të përshkallëzuara nga materiale SD (rezolucion standard).
Rregulloni rezolucionin e daljes së figurës së kabllorit/dekoduesit në 1080i ose 720p.
Sigurohuni që po shikoni televizor në largësinë minimale të rekomanduar sipas madhësisë dhe rezolucionit të sinjalit.
Figura del e shformuar: gabim makroblloku, kuadrate të vogla, njolla, gabim pikëzimi. •
Ngjeshja e materialeve video mund të shkaktojë shformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt, si sportet dhe filmat aksion.
Sinjali i dobët ose cilësia e dobët mund të shkaktojë shformim të figurës. Ky nuk është problem i televizorit.
Celularët që përdoren pranë televizorit (deri brenda 1 m) mund të shkaktojnë zhurmë të figurës në kanalet analoge dhe dixhitale të televizorit.
Ngjyra është e gabuar ose mungon. •
Nëse përdorni lidhje Component, sigurohuni që kabllot Component janë lidhur në foletë e duhura. Lidhjet e pasakta ose të lirshme mund të shkaktojnë probleme me ngjyrat ose ekran pa figurë.
Ngjyra ose ndriçimi është i dobët. •
Rregulloni opsionet Figurë në menynë e televizorit. (shkoni te Regjim figure / Ngjyra / Ndriçimi / Mprehtësia)
Rregulloni opsionin Kursim energjie në menynë e televizorit. (shkoni te MENU - Sistemi - Zgjidhja eko - Kursim energjie)
Provoni të rivendosni figurën për të shfaqur cilësimet bazë të figurës. (shkoni te MENU - Figurë - Rivendos figurën)
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 12
2016-07-11 오후 1:22:41
Në skaj të ekranit ka një kontur me pika. •
Nëse madhësia e figurës është caktuar në Përsht. Ekr., ndryshojeni në 16:9.
Ndryshoni rezolucionin e marrësit kabllor/satelitor.
Figura është bardhezi. •
Nëse po përdorni hyrje Composite AV, lidheni kabllon e videos (e verdhë) me folenë e gjelbër të hyrjes Component 1 në televizor.
Gjatë ndërrimit të kanaleve figura ngrin, shformohet ose vonohet. •
Nëse është e lidhur me marrësin kabllor, përpiquni të rivendosni marrësin kabllor. Rilidhni kordonin AC dhe prisni derisa marrësi kabllor të rindizet. Kjo mund të zgjasë deri në 20 minuta.
Caktojeni rezolucionin e daljes së marrësit kabllor në 1080i ose 720p.
Fillimisht kryeni Test i ting. për të konfirmuar që zëri i televizorit funksionon siç duhet. (shkoni te MENU - Mbështet Vetë-diagnostikim - Test i ting.)
Nëse zëri është në rregull, problemi i zërit mund të shkaktohet nga burimi ose sinjali.
Nuk ka zë ose zëri është shumë i ulët në maksimumin e volumit. •
Kontrolloni volumin e pajisjes (marrës kabllor/satelitor, DVD, Blu-ray etj.) së lidhur me televizorin.
Figura është në rregull, por nuk ka zë. •
Caktoni opsionin Zgjedhje altopar. në Altopar. TV në menynë e zërit.
Nëse përdorni pajisje të jashtme, sigurohuni që kabllot e zërit të jenë lidhur me foletë e duhura të hyrjes së zërit në televizor.
Nëse përdorni pajisje të jashtme, kontrolloni opsionin e daljes së zërit të pajisjes (p.sh. mund t'ju nevojitet ta ndryshoni opsionin e zërit të marrësit kabllor në HDMI kur keni kabllo HDMI të lidhur në televizor).
Nëse përdorni kabllo DVI në HDMI, kërkohet një kabllo e veçantë zëri.
Rindizeni pajisjen e lidhur duke e rivendosur në prizë.
Altoparlantët lëshojnë një zhurmë të çuditshme. •
Kontrolloni lidhjet e kabllove. Sigurohuni që në hyrjen e zërit nuk është lidhur kablloja e figurës.
Për lidhjet me antenë ose kabllore, kontrolloni fuqinë e sinjalit. Niveli i ulët i sinjalit mund të shkaktojë prishje të zërit.
Nuk ka figurë, nuk ka video Televizori nuk ndizet. -- Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor. -- Sigurohuni që priza funksionon. -- Provoni të shtypni butonin POWER në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtohuni tek "Telekomanda nuk punon" më poshtë.
Televizori fiket automatikisht. -- Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar në Fik. në menynë Ora. Shqip
-- Nëse kompjuteri është i lidhur me televizorin, kontrolloni cilësimet e energjisë së kompjuterit. -- Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor. -- Nuk ka sinjal energjie e fik televizorin nëse nuk ka marrë sinjal për një periudhë të caktuar kohore. Fikja automat. e fik televizorin nëse nuk ka pasur komanda nga përdoruesi për katër orë.
Kontrolloni lidhjet e kabllove (hiqni dhe rilidhni të gjitha kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme).
Caktojini daljet e figurës së pajisjes së jashtme (marrësi kabllor/dekoduesi, DVD, Blu-ray etj.) që t'u përshtaten lidhjeve në hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse dalja e pajisjes së jashtme është HDMI, ajo duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.
Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të televizorit duke shtypur butonin SOURCE në telekomandë.
Rindizeni pajisjen e lidhur duke e rivendosur në prizë.
Lidhja me antenë (antenë/kabllor) (kabllor: në varësi të shtetit) Televizori nuk i merr të gjitha kanalet. •
Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur mirë.
Provoni Konfig. (Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanalet e disponueshme në listën e kanaleve. Shkoni te MENU Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen të gjitha kanalet e disponueshme.
Verifikoni që antena është pozicionuar siç duhet.
Figura del e shformuar: gabim makroblloku, kuadrate të vogla, njolla, gabim pikëzimi. •
Ngjeshja e materialeve video mund të shkaktojë shformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt si sportet dhe filmat aksion.
Sinjali i dobët mund të shkaktojë shformim të figurës. Ky nuk është problem i televizorit.
Të tjera Figura nuk shfaqet në ekran të plotë. •
Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në secilën anë të ekranit kur shfaqen materiale të përshkallëzuara SD (4:3).
Në pjesën e sipërme dhe të poshtme do të shfaqen shirita të zinj gjatë filmave me raport pamjeje të ndryshëm nga televizori.
Rregullojini opsionet e madhësisë së figurës së pajisjes së jashtme ose të televizorit në ekran të plotë.
Telekomanda nuk punon. -- Ndërroni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur. -- Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë. -- Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.
Telekomanda e kabllorit/dekoduesit nuk e ndez apo fik televizorin ose nuk e rregullon volumin. •
Programojeni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të përdorimit të kabllorit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.
Shfaqet mesazhi "Regjimi nuk pranohet". •
Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të televizorit dhe rregulloni përkatësisht rezolucionin e daljes së pajisjes së jashtme.
Televizori lëshon një aromë plastike. •
Aroma është normale dhe do të largohet me kalimin e kohës.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 14
Informacioni i sinjalit i televizorit nuk disponohet në menynë e testit Vetë-diagnostikim. •
Ky funksion disponohet vetëm me kanalet dixhitale, nga lidhja me antenë/RF/koaksiale.
Televizori anohet djathtas ose majtas. •
Hiqni mbajtësen nga televizori dhe rimontojeni.
Ka vështirësi në montimin e mbajtëses. •
Sigurohuni që televizori është vendosur mbi një sipërfaqe të sheshtë. Nëse nuk mund t'i hiqni vidat nga televizori, përdorni kaçavidën e magnetizuar.
Menyja Transmetimi shfaqet në ngjyrë të zbehtë (e padisponueshme). •
Menyja Transmetimi disponohet vetëm kur është zgjedhur burimi i televizorit.
Cilësimet humbasin pas 5 minutash ose sa herë që fiket televizori. •
Nëse televizori është në modalitet Ruaj demo, ai do t'i rivendosë cilësimet e zërit dhe të figurës çdo 5 minuta. Nëse dëshironi t'i ndryshoni cilësimet nga modaliteti Ruaj demo në Në shtëpi, shtypni butonin SOURCE për të zgjedhur modalitetin TV dhe kaloni në MENU - Mbështet - Regj. i përdor..
Ka humbje sporadike të zërit ose të figurës. •
Kontrolloni lidhjet e kabllove dhe rilidhini.
Humbja e zërit ose e figurës mund të shkaktohet nga përdorimi i kabllove shumë të forta ose të trasha. Sigurohuni që kabllot janë elastike sa duhet për përdorim afatgjatë. Nëse e montoni televizorin në mur, rekomandojmë përdorimin e kabllove me bashkues në kënd 90 gradë.
Vëreni grimca të vogla kur shikoni nga afër skajet e ekranit të televizorit. •
Kjo është pjesë e modelit të produktit dhe nuk përbën defekt.
Menyja FNF nuk disponohet. •
Funksioni FNF disponohet vetëm kur përdorni burim HDMI ose Component.
E fikët televizorin para 45 minutash dhe ai u rindez. •
Kjo gjë është normale. Televizori e kryen vetë funksionin OTA (me antenë) për të përmirësuar firmuerin e shkarkuar gjatë shikimit të televizorit.
Ka probleme të përsëritura me figurën/zërin. •
Kontrolloni dhe ndryshoni sinjalin/burimin.
Mund të ketë fërkim midis gominave të mbajtëses dhe sipërfaqes së mobilieve. •
Për ta parandaluar këtë, përdorni tapa shajaku mbi çdo sipërfaqe të televizorit që prek drejtpërdrejt mobilien.
Shfaqet mesazhi "This file may not be playable properly." (Ky skedar mund të mos luhet siç duhet.). •
Kjo mund të ndodhë për shkak të shpejtësisë së lartë të bitëve të materialit. Në përgjithësi, materiali do të luhet, por mund të ketë probleme gjatë luajtjes.
Mund ta mbani televizorin në gjendje optimale funksionimi duke e përmirësuar në firmuerin më të fundit (www.samsung. com → mbështetja) me USB. Ky panel TFT LED përdor një panel të përbërë nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, në ekran mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit. Disa nga funksionet dhe figurat e shfaqura në këtë manual disponohen vetëm për modele të caktuara. Shqip
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 15
2016-07-11 오후 1:22:42
Paralajmërim për figurat fikse Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë: •
Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.
Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin •
Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje elektrike.
Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në ekran me leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin e televizorit me një leckë të butë e të njomur me pak ujë. Mos përdorni lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucione pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi ekrani.
Rekomandim - vetëm për BE-në
Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE. Deklarata zyrtare e pajtueshmërisë gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te "Mbështetja > Kërko mbështetje për produktin" dhe jepni emrin e modelit. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 16
Instalimi i televizorit Montimi i televizorit në mur Nëse e montoni produktin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet duke lënduar rëndë fëmijët apo të rriturit dhe duke dëmtuar rëndë produktin. Televizorin mund ta montoni në mur me mbajtëse muri (shitet veçmas). Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
Mbërthyesja për montim në mur
C Shënimet dhe specifikimet e bazamentit për mur VESA Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth. Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën e mëposhtme. Nëse po instaloni mbajtëse muri pale të tretë, kini parasysh se gjatësia e vidave që mund të përdorni për të mbërthyer televizorin në mbajtësen e murit tregohet në kolonën "C" në tabelën e mëposhtme. Madhësia e televizorit në inçë
Specifikimet e vrimave të vidhosjes VESA (A * B) në milimetra
2016-07-11 오후 1:22:43
Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike. Mos përdorni vida më të gjata se gjatësia standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit. •
Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
Samsung nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose për lëndimet kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo VESA, ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.
Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej së paku 10 cm midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme. Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij. Instalimi me mbajtëse
Instalimi me bazament për mur 10 cm
2016-07-11 오후 1:22:44
Montimi i televizorit te mbajtësja Sigurohuni t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë. PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si •
Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij.
Nëse po ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër. -- Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni bazamentin.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit 1. Vendosni vidat në një grup kapësesh dhe më pas shtrëngojini mirë në mur. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur. -- Në varësi të llojit të murit, mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. mbërthyese. 2. Vendosni vidat në grupin e dytë të kapëseve dhe më pas shtrëngojini në televizor. -- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
-- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
3. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.
-- Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 19
2016-07-11 오후 1:22:44
Përdorimi i siguresës Kensington kundër vjedhjes Siguresa Kensington nuk ofrohet nga Samsung. Ajo është një pajisje që përdoret për fiksimin fizik të sistemit kur ky përdoret në ambient publik. Pamja dhe mënyra e kyçjes mund të ndryshojnë nga figura, në varësi të prodhuesit. Për informacione të mëtejshme mbi përdorimin e duhur, drejtojuni manualit që vjen me siguresën Kesington. -- Gjeni ikonën "K" në pjesën e pasme të televizorit. Foleja Kensington ndodhet në krah të ikonës "K". -- Pozicioni dhe ngjyra mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
<Opsionale> Për ta kyçur produktin, ndiqni këta hapa: 1. Silleni kabllon e siguresës Kesington rreth një objekti të madh të palëvizshëm, si p.sh. tryezë ose karrige. 2. Futeni skajin me siguresë nëpër skajin me lak të kabllos së siguresës Kesington. 3. Futeni pajisjen e kyçjes në folenë Kesington në produkt. 4. Kyçeni siguresën. -- Këto janë udhëzime të përgjithshme. Për udhëzime të sakta, shihni manualin e përdorimit që vjen me pajisjen e kyçjes. -- Pajisja e kyçjes duhet të blihet veçmas.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 20
2016-07-11 오후 1:22:45
Specifikimet dhe informacione të tjera Specifikimet Faktorët mjedisorë Temperatura e përdorimit
10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F)
Lagështia e përdorimit
10%-80%, jokondensuese
Temperatura e ruajtjes
-20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F)
Lagështia e ruajtjes
5%-95%, jokondensuese
Rrotulluesi i mbajtëses (majtas/ djathtas)
Madhësia e ekranit (diagonale)
Me mbajtëse Emri i modelit Madhësia e ekranit (diagonale)
2016-07-11 오후 1:22:46
Faktorët mjedisorë Temperatura e përdorimit
10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F)
Lagështia e përdorimit
10%-80%, jokondensuese
Temperatura e ruajtjes
-20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F)
Lagështia e ruajtjes
5%-95%, jokondensuese
Rrotulluesi i mbajtëses (majtas/ djathtas) Emri i modelit Madhësia e ekranit (diagonale)
-- Disenjimi dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak. -- Për informacion rreth furnizimit dhe konsumit të energjisë, drejtojuni etiketës së ngjitur mbi produkt. -- Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
Ulja e konsumit të energjisë Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 22
Formatet e mbështetura të figurës Prapashtesa e skedarit *.avi
Shpejtësia e kuadrove (k/s)
Shpejtësia e bitëve (Mbps)
DTS (Core) G.711(A-Law, μ-Law)
*.flv *.vob *.svi *.divx -- Kufizime të tjera •
Materialet video nuk luhen fare ose nuk luhen saktë nëse ka gabim në material ose në kontejner.
Zëri ose figura mund të mos funksionojnë nëse materialet kanë shpejtësi standarde të bitëve/kuadrove mbi klasifikimet shpejtësive të mbështetura sipas tabelës.
Nëse tabela e treguesit ka ndonjë gabim, funksioni Seek (Jump) (Kërko (Kërce)) nuk mbështetet.
Disa pajisje USB/aparate dixhitale fotografike mund të mos përputhen me lexuesin.
Nëse videoja ka shpejtësi mbi 10 Mbps (shpejtësia e bitëve), menyja mund të shfaqet vonë. •
Dekoduesi i figurës Mbështet deri në H.264, Level 4.1 (nuk mbështet FMO/ASO/RS)
Dekoduesi i zërit WMA 10 Pro mbështet deri në 5.1 kanale dhe deri në profilin M2.
shpejtësia e kuadrove:
Zëri WMA pa humbje cilësie nuk mbështetet.
-- Nën 1280 x 720: 60 kuadro maks.
Vorbis mbështet deri në 2 kanale.
-- Mbi 1280 x 720: 30 kuadro maks.
DD+ mbështet deri në 5.1-kanalësh.
VC1 AP L4 nuk mbështetet.
GMC 2 e lart nuk mbështetet.
Formatet e mbështetura të titrave •
Formatet e mbështetura të fotove Formatet e mbështetura të muzikës Prapashtesa e skedarit *.jpg *.jpeg *.bmp *.mpo
-- Skedari i llojit MPO nuk i mbështet funksionet Zmadhim, Rrotullim dhe Efekti me fotoseri.
Mbështet deri në 2 kanale. Mbështet deri në 2 kanale. WMA 10 Pro mbështet deri në 5.1 kanale dhe deri në profilin M2. (Zëri WMA pa humbje cilësie nuk mbështetet.)
Rezolucioni i plotë i disponueshëm Rezolucioni optimal në modelet e serisë 4 është:1366 x 768 në 60 Hz / në modelet e serisë 5: 1920 x 1080 në 60 Hz. Shikoni faqen e specifikimeve për rezolucionin e plotë që ofrohet. Polariteti i Frekuenca e pikëzave sinkronizimit (MHz) (H / V)
Modaliteti Interlace (me alternim) nuk mbështetet.
Pajisja mund të mos funksionojë mirë nëse zgjidhni format jostandard figure.
Adapter information Përdorni përshtatësin e mëposhtëm për të evituar rreziqet Manufacturer: Solum Manufacturer: Powernet Adaptor model: A5919_KPNL(59W); A5919N_KPNL(59W)
2016-07-11 오후 1:22:49
Licencat Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories. Dolby dhe simboli me dy D janë marka tregtare të Dolby Laboratories. For DTS patents, see http://patents.dts.com. Manufactured under license from DTS, Inc. DTS, the Symbol, DTS in combination with the Symbol, DTS Premium Sound|5.1, DTS Digital Surround, DTS Express, and DTS Neo2:5 are registered trademarks or trademarks of DTS, Inc. in the United States and/or other countries. © DTS, Inc. All Rights Reserved. The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries. This DivX Certified® device has passed rigorous testing to ensure it plays DivX® video. To play purchased DivX movies, first register your device at vod.divx.com. Find your registration code in the DivX VOD section of your device setup menu. DivX Certified® to play DivX® video up to HD 1080p, including premium content. DivX®, DivX Certified® and associated logos are trademarks of DivX, LLC and are used under license. Covered by one or more of the following U.S. patents: 7,295,673; 7,460,668; 7,515,710; 8,656,183; 8,731,369; RE45,052. Open Source License Notice Open Source used in this product can be found on the following webpage. (http://opensource.samsung.com) Open Source License Notice is written only English. Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar) Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor. Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes. Hedhja e duhur e baterive të produktit (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar) Kjo shenjë mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin. Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/ data_corner.html
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Notice Facile